Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

06:45 Plas grushti në burgun e Reçit/ Dy të burgosurit nisen drejt Tiranës, plagosën rëndë njëri-tjetrin

Një tjetër rrahje ka ndodhur në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe. Shtetasit Astmer Bilali dhe Mikel Thani janë përfshirë në një konflikt fizik mes njëri-tjetrit duke përfunduar në spitalin e burgut në Tiranë.
Të dy të burgosurit kanë pësuar dëmtime të rënda duke bërë që të përfundojnë në spitalin e burgut.
Bilali dhe Thani kanë qenë duke ngrënë drekë sëbashku me disa persona të tjerë dhe në ato momente ka lindur një konflikt mes tyre që përfundoi me sherr fizik.

Bilali dhe Thani pasi kanë nisur të godasin njëri tjetrin, ky i fundit është ndihmuar edhe nga disa persona të tjerë, shokë të tij në burg. Pas rrahjes mes tyre, kanë ndërhyrë rojet e burgut duke bërë ndarjen mes të dëmtuarve.

Pas sherrit Astmer Bilali dhe Mikel Thani u transportuan drejt Tiranës për të marrë mjekim të specializuar në spitalin e burgut pas dëmtimeve të rënda që kanë pësuar në trup. Mikel Thani u arrestua në 2015 pasi ishte i dyshuar për plagosjen e prindërve të ish të fejuarës dhe mbesës së tyre ndërsa Astmer Bilali është arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

Pak kohë më parë në burgun e Reçit pati një tjetër sherr mes Safet Bajrit dhe Sokol Sanxhaktarit teksa ky i fundit u godit duke u dëmtuar fizikisht./K.M

06:30 Lëvizja “Bashkë” refuzon ftesën e PD/ Qori: Me Ramën dhe Berishën nuk na bashkon asgjë

Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori i ftuar në emisionin  “Të Paekspozuarit” ka folur për ftesën e bërë nga Berisha ndaj partive të vogla për tryezën e 9 janarit.

Qori ka thënë se ftesa është refuzuar nga Lëvizja “Bashkë” pasi bëhet fjalë për një parti fund e krye të korruptuar.

Më tej, kreu i Lëvizjes “Bashkë” u shpreh se me Ramën dhe Berishën nuk do i bashkojë asgjë.

Qori deklaroi se po përgatiten për protesta të reja që kërkojnë bashkimin e qytetarëve për të krijuar një alternativë ndryshe nga ajo e tanishmja, që është me pazare.

Shoqëria shqiptare nuk ka pëfituar asgjë nga politika e pandershme dhe as nga politika e kompromiseve të pamoralshne. Mendoj se ato kanë qenë dhe do të jenë të dëmshme, fshehin interesat meskine të drejtuesve të partive për të bërë plaçkë. Ideja e qeverisë teknike, është ftesë për pazar. Mendoj se në të gjithë ftesat e Berishës, ftesën për “Lëvizjen Bashkë” e ka paraditur se do ta refuzonim, bëhet fjalë për parti fund e kryer të korruptuar, parti ku drejtuesit janë objekte të hetimeve dhe parti sevile të oligarkisë.

Ajo që më bën çudi, është që të ndikuar nga pozicioni i “Lëvizja Bashkë”, edhe parti që kanë dalë ose nga partia e Berishës ose nga çadra e Bashës, kanë refuzuar Berishën. Berisha dhe disa parti të vogla janë në koalicion për Bashkinë e Tiranës, mbështetëse të Florian Binaj, de facto kandidat i Berishës.

Ne me Berishën, Ramën, oligarkinë ekonomike nuk ka bashkuar asgjë dhe nuk do të na bashkojë ndonjëherë.

Po organizohemi për protesta të reja përpara Kuvendit të Shqipërisë, që kërkojnë shkarkimin dhe heqjen e imunitetit të Ballukut dhe shkarkimin e Ramës.

Mendoj se na duhet bashkimi i qytetarëve të ndershëm, përmes një alternative që reflekton të kundërtën e asaj me të cilën jemi mësuar, pazaret. Unë sa herë kam mundësi do t’i bëjë thirrje qytetarëve t’i bashkohen aksionit tonë protestues ndaj një qeverie të korruptuar dhe të diskretituar”, tha Qori./K.M

Intervista/ Skandalet e reja të korrupsionit që denoncoi Arben Ahmetaj

Në intervistën e katërt radhazi në “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj doli publikisht më i përgatitur se herët e tjera, duke sjellë për publikun denoncime të hartuara në formën e dosjeve të gatshme për të nisur hetime. Kjo ishte intervista e një ish-zyrtari të lartë që pretendon se gjatë muajve të …

Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut

Që prej 16 dhjetorit, ditë kur Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) kërkoi autorizim nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, debatet kanë qenë të vazhdueshme.

Sonte në studion e “Opinion”, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi erdhi me relacionin e SPAK me vete, duke pretenduar se po shkelet në mënyrë flagrante ligji me zvarritjen e çështjes. Nga ana tjetër u diskutua edhe teza e persekutimit politik, nëse gjen hapësirë te ky rast.

Sipas analistit Baton Haxhiu, nuk është aspak profesionale nga ana e prokurorëve që kanë publikuar bisedat apo përgjimet, duke thyer kështu edhe kriterin moral. Madje, ai iu drejtua Bylykbashit duke i thënë troç se “fakti që ai ka në dorë dosjen, përbën në vetvete kërcënim publik”.

Kjo deklaratë u pasua me një debat mes tyre, ku Bylykbashi doli jashtë ‘petkut’ të politikanit, duke folur si jurist.

Baton HaxhiuU fol për një çështje shumë të rëndësishme të persekutimit politik. As është rasti i Ballukut i tillë, e para imuniteti nuk kërkohet me 60 faqe. Me një model politik e të drejtësisë, kërkohet me 1 ose dy faqe të mjaftueshme për të treguar se kush është krimi për të cilin duhet hequr imuniteti. Fakti që janë 14 mijë faqe tregon jo seriozitet të prokurorisë dhe se aty ka persekutim politik. Bisedat, gjëra që janë private vendosen në dosje, është problem serioz se nuk e ka kryer detyrën siç duhet. I lexon ti?

Bylykbashi: Për mua jo thejsht si jurist, por edhe si qytetar, mjafton të lexosh 63 faqe, dhe një përmbledhje, dhe nëse nuk jam në gjendje të kuptoj vetëm kaq….Jam dakord që Parlamenti nuk duhet të shqyrtojë provat. Doktrina e thotë që nuk cenohet Parlamenti, jo deputeti, se ai mund ta ketë bërë veprën penale. Imuniteti ka dy pjesë, për votën e deklaratat që deputeti bën dhe paprekshmëria, mos arrestim, mos kontroll fizik dhe mos kontroll banese. Nuk e ndan dot Parlamenti, vetëm jep leje, thotë shko...

Haxhiu: Ky po mban monolog! Mos ma shpjego fare, nuk po më duhet! Po fare!

Bylykbashi: Gjykata do ta vendosë, nuk kemi ne punë fare me këtë pjesë. Ata thonë po na cenohen hetimet. Sa ditë do të kishte Balluku në dispoziocn si qytetarem 48 orë, kanë kaluar 3 javë!

HaxhiuE para unë fola për një koncept që e tha Neritani (Sejamini) këtu, a është Balluku e persekutuar apo jo? Nëse Gjykata bashkë me Prokurorinë kanë kërkuar ose kanë marrë vendimin që ajo është e pandehur, atëherë zonja Balluku moralisht duhet të kishte një qëndrim për çështjen, të japë dorëheqjen  ose të luftojë proceduralisht. Meqë ka vendosur këtë të dytën, gjykata merr vendim tjetër, arrestimin! Kur një gjykatë të merr këto dy vendime për një kohë të shkurtër, Kushtetuesja gjithashtu merr një vendim që të mos pezullohet, atëherë ne kemi një proces. A do të ballafaqohet Balluku pas datës 19, nuk i bën punë opozitës. Opozita po e bën presionin për të arritur qëllimin. Legjitime është! Ju do të vendosni kriterin politik moral mbi mazhorancën. Për faktin që bisedat ose përgjimet janë vendosur si kriter moral publik, unë jam kundër, është model i arrogancës së Prokurorisë. E ka tepruar!!

Arsenali kalon gjashtë pikë përpara pas barazimit pa gola me Liverpoolin –

✇27.al
By: 27

Arsenali dhe Liverpooli ndajnë barazim pa gola në Premier League. Topçinjtë shkojnë gjashtë pikë përpara në krye të tabelës pas një ndeshjeje me pak raste. Liverpooli mbetet i katërti, tetë pikë pas Aston Villas së vendit të tretë.

Liverpooli i rezistoi stuhisë në 20 minutat e para. Pas kësaj, ritmi i tyre i punës, sa këmbëngulës ishin, ishte një performancë me shumë përvojë dhe ata treguan pse janë kampionë.

Liverpooli ishte i mirë në atë pjesë të dytë. Ata e kontrolluan lojën, mesfusha ishte e shkëlqyer, Florian Wirtz i bashkoi gjërat dhe Jeremie Frimpong ishte i gjallë në të djathtë.

Ata do të donin të krijonin një ose dy raste të tjera, por skuadra e Arne Slot e zgjati serinë e tyre pa humbje në 10 ndeshje dhe kjo është një performancë mbi të cilën duhet të ndërtohet.

Pika negative është një dëmtim shqetësues i Conor Bradley në fund të ndeshjes.

Slot tregoi pse është ende një menaxher i mirë duke ndryshuar taktikat për pjesën e dytë, por gjithashtu tregoi pse tifozët janë shumë të frustruar që nuk bëjnë asnjë ndryshim.

Liverpooli ishte skuadra më e mirë në atë pjesë të dytë deri në kohën shtesë. Ndryshe nga ndeshjet e fundit, ata nuk dukeshin të lodhur dhe zëvendësimet gjithmonë rrezikojnë të prishin ritmin e një skuadre.

gijotina.com/

Goditje në frymën e fundit, Milani ndalet në shtëpi përballë Genoas –

✇27.al
By: 27

Milani ka lënë Interin t’i largohet në kreun e renditjes së Serisë A, pasi ka barazuar sot ndeshjen ndaj Xhenoas në shtëpi me shifrat 1-1 pas një fundi dramatik.

Kuqezinjtë kishin kontrollin e lojës por u goditën shpejt nga një gol i ish-it Kolombo që në pjesën e parë. Ata krijuan disa raste të pastra për shënim, ndërsa gjetën edhe rrjetën, por goli u anulua për prekje të topit me dorë nga Pulishiç.

Goli do të vinte në minutën e dytë të shtesës së ndeshjes, kur Leao me kokë barazoi shifrat. Megjithatë, kjo nuk ishte drama e vetme e takimit, pasi një faull i Bartesagit në anën tjetër solli penallti për Xhenoan.

Stançiu u paraqit te pika e bardhë por gaboi gjuajtën e tij, duke bërë që Milani të merrte të paktën një pikë nga kjo ndeshje, për të ruajtur vendin e dytë e duke parë Interin tashmë 3 pikë larg.

MILAN-XHENOA 1-1
90’+2′ Leao / 28′ Kolombo

Penalltia e humbur nga Stanciu (VIDEO)

Penalltia e akorduar për Xhenoan (VIDEO)

Goli i Leao (VIDEO)

Goli i anuluar i Pulishiç (VIDEO)

Goli i Kolombo (VIDEO)

gijotina.com/

Zjarri në magazinat e tregut te “5 Maji” drejt shuarjes

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Zjarri masiv që përfshiu mbrëmjen e sotme magazinat e tregut të rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë është drejt shuarjes.

Shërbimi zjarrfikës aktualisht po vijon punën intensive për eliminimin e të gjitha vatrave më të vogla.

Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit, për shuarjen e tyre u angazhuan edhe zjarrfikëset e qyteteve të Vorës dhe Elbasanit, si dhe forcat e ushtrisë.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anduela Ristani konfirmoi nga vendngjarja se zjarri u përhap në dy kapanone por nuk pati rrezik për zonat e banuara përreth.

Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro, bëri të ditur se ndërhyrja ishte vështirë për shkak të sipërfaqes së gjerë dhe materialeve të djegshme që ndodheshin në magazina, ndërsa në operacion u angazhuan rreth 60 forca zjarrfikëse.

Në vendngjarje ishin të pranishme edhe forca të shumta policie, të cilat vendosën një perimetër sigurie, ndërsa situata u monitorua në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat e emergjencave civile.

Edhe Ministria e Mbrojtjes dislokoi dy automjete zjarrfikëse dhe forca shtesë nga reparti i Zall-Herrit, për të mbështetur përpjekjet e forcave civile në terren.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për të mos penguar ndërhyrjen e mjeteve të emergjencës.

Paraprakisht u raportua se nuk ka persona të lënduar, ndërsa dyshohet se ka dëme të mëdha materiale.

Ende nuk është i qartë shkaku i zjarrit. /j.p/

The post Zjarri në magazinat e tregut te “5 Maji” drejt shuarjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ahmetaj rrëfen zinxhirin e aferave: Terminale, aeroporte, tuneli dhe KAYO, jashtë kontrollit publik

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar mbrëmjen e sotme me rrëfimin e tij të katërt për atë që ai i quan aferat më të mëdha ekonomike të qeverisë Rama. Në intervistën për “Çim Peka LIVE”, Ahmetaj akuzoi kryeministrin dhe kabinetin e tij për shpërdorim masiv të pasurive publike përmes koncesioneve, investimeve strategjike, marrëveshjeve të pafishta dhe […]

The post Ahmetaj rrëfen zinxhirin e aferave: Terminale, aeroporte, tuneli dhe KAYO, jashtë kontrollit publik appeared first on BoldNews.al.

PD kujton “8 Janarin”/ Bejko: Njolla e turpit për Berishën, e ka kthyer PD si strehë për të mbrojtur veten e familjen

Analisti politik Roland Bejko ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike, duke e cilësuar 8 Janarin si një “njollë turpi” për PD-në dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, Bejko u shpreh se Berisha është përgjegjësi kryesor për ndarjen e demokratëve dhe rrudhjen e vazhdueshme të partisë gjatë katër viteve të fundit, duke theksuar se PD është shndërruar në një forcë politike pa ide dhe vizion.

Sipas tij, rikthimi i Berishës në PD u bë në mënyrë të dhunshme, jo për interesat e partisë, por për të mbrojtur interesat personale dhe familjare, në kushtet e shpalljes “non grata” dhe përballjes me disa çështje të hapura gjyqësore, ndërsa historia politike e tij, sipas Bejkos, rrezikon ta mbajë mend për keq.

“8 Janari, është një njollë turpi për PD dhe Sali Berishës. Berisha i ndau demokratët. Pas katër vitesh jemi në këtë gjendje, ku PD sa po vjen dhe po rrudhet. Ky është suksesi më i madh i Sali Berishës. PD është kthyer në një parti pa ide. Berisha në një intervistë televizive e dinte që PD do ndahej dhe përsëri i bëri. Berisha u kthye në PD dhunshëm sepse parti i duhej si strehë për të mbrojtur interesat e veta, nga “non grata’ dhe ndërkombëtarët.

Berisha sot nuk ka çështje thjesht karrigen, Berisha ka hallet familjare, sepse ka një proces gjyqësor që është e përfshirë e gjithë familja e tij, siç është dosja “Partizani”. Nga ana tjetër janë dy dosje të tjera “21 Janari” dhe “Gërdeci”. Berishës nuk i interesojnë fare paratë, por raporti i tij me historinë. Dhe raporti i tij me historinë është që do të mbahet mend për keq. Kanë filluar punët e këqija që ta vënë poshtë, sepse po bëhet një plak i bezdisshëm në PD, ka rënë si gjyle dhe nuk po lë demokratët që të ecin përpara”, tha Bejko.

Zjarri te tregu te “5 Maji”/ Softa: Zjarrët u përhapën shpejt, shtëllungat dukeshin nga çdo cep i Tiranës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e së enjtes, më 8 janar, tregun e rrobave të përdorura në lagjen “5 Maji” në Tiranë, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme dhe afërsisë së dyqaneve me njëri-tjetrin, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse bëri të mundur neutralizimin e zjarrit.

Sipas ekspertit të sigurisë Fatjon Softa, fatmirësisht ngjarja ndodhi gjatë natës dhe nuk pati persona të pranishëm në ambientet e tregut, duke shmangur rrezikun për jetën e qytetarëve.

“Zjarret të vështira për shkak edhe të materialeve që ndodhen. Për zjarret nuk ka masa parandalësues, megjithëse se tregjet dhe dyqanet janë afër me njëra-tjetrën. Fakti që zjarri është mundur që të neutralizohet është falë punës së forcave të zjarrfikësve. Shtëllungat e zjarrit, ishim masive, u përhapësh shpejt dhe dukeshin nga çdo cep i Tiranës. Fatmirësisht ngjarja ka ndodhur natën, dhe në ambientet e dyqaneve nuk ka pasur punonjës, tregtarë apo qytetarë”, tha Softa.

E rëndë në burgun e Reçit/ Astmer Bilali dhe Mikel Thani konfliktohen me njëri-tjetrin

Një sherr fizik raportohet se ka ndodhur këtë të enjte në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe. Astmer Bilali dhe Mikel Thani janë konfliktuar me njëri-tjetrin, saqë kanë përfunduar më pas në spitalin e burgut.

Mikel Thani u arrestua në vitin 2015 pasi ishte i dyshuar për plagosjen e prindërve të ish të fejuarës dhe mbesës së tyre ndërsa Astmer Bilali është arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

Kujtojmë se pak kohë më parë në burgun e Reçit pati një tjetër sherr fizik, mes Safet Bajrit dhe Sokol Sanxhaktarit, i cili u dëmtua rëndë fizikisht.

Digjet tregu te “5 Maji”/ Zjarri vihet në kontroll. Shkak dyshohet një defekt elektrik

Gazetari Ervin Leka, raporton nga vendi ngjarjes se zjarri i madh që përfshiu tregun te “5 Maji” është vë nën kontroll nga zjarrfikësit.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar, megjithëse se zjarri që zgjati për gati dy orë dhe që përfshiu një ndërtesë tregtare dy katëshe, ka shkrumbuar gjithçka, ku dëmet materiale janë kolosale.

Dyshohet paraprakisht që shkak i këtij zjarri masiv të jetë bërë një defekt elektrik, gazetari i ABC News ka mësuar se dyshohet që nga dyqanet të ketë harruar një ngrohëse hapur, megjithatë do të jenë hetimet e mëtejshme ato të cilat do përcaktojnë qartë shkakun.

Paqja dhe fshirja e detyrimeve krijon konfuzion te bizneset, tatimet vijojnë mbledhjen e detyrimeve

Faza tranzitore, ku ligjet e reja për Marrëveshjen e Paqes Fiskale dhe për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana u miratuan nga Kuvendi, por ende nuk janë në fuqi zyrtarisht, pasi nuk janë dekretuar dhe botuar në Fletoren Zyrtare, me sa duket po shfrytëzohet nga administrata tatimore për të vijuar mbledhjen me forcë të detyrimeve të papaguara para 2024-s.

Por kjo situatë ka krijuar konfuzion dhe shqetësim tek bizneset që kanë detyrime të papaguara para vitit 2024, por ndërkohë po presin faljen e tyre, sipas afateve të miratuara në ligj.

Sipas bizneseve, Administrata Tatimore vijon të marrë masa për mbledhjen e detyrimeve të papaguara, teksa ligjet për Marrëveshjen e Paqes Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana janë ende në pritje të hyrjes në fuqi.

Konkretisht disa prej tyre pohojnë se gjatë muajit dhjetor 2025 dhe janar 2026 kanë marrë njoftime zyrtare për masa konfiskimi edhe për detyrimet e papaguara para vitit 2024, ndonëse ligji  “Për fshirjen e detyrimeve në tatime dhe dogana përcakton fshirjen e plotë të detyrimeve të papaguara deri në 31 dhjetor 2014.

Ligji parashikon edhe faljen e pjesshme të detyrimeve të papaguara për periudhën nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, me kushtin nëse paguhet 50 deri 75% e principalit. Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026.

Një nga bizneset pohon se kishte gjobë tatimore (jo detyrim principal) për tatim fitimi dhe TVSH të papaguar që nga viti 2022. Më datë 24 dhjetor 2025, subjekti ka marrë me postë një njoftim zyrtar me lëndë: “Njoftim për Konfiskim të Qarkullimit Ditor”. Më parë ndaj këtij biznesi administrata tatimore ka zbatuar edhe masën ligjore për bllokim të llogarive.

Sakaq sipas njoftimit zyrtar të Administratës Tatimore dërguar më 24 dhjetor 2025, biznesi është vënë përballë masës së konfiskimit të qarkullimit ditor, ku parashikohet sekuestrimi i jo më pak se 50% të xhiros së përditshme, deri në shlyerjen e plotë të detyrimit. Dokumenti citon nenin 89 të ligjit “Për procedurat tatimore” dhe parashikon vijimin e llogaritjes së interesave deri në shlyerjen e borxhit, pavarësisht se Kuvendi ka miratuar ligjin e paqes fiskale, i cili ndodhet ende në pritje të hyrjes në fuqi.

“Nëse nuk keni paguar vlerën e plotë të detyrimit tatimor, edhe pasi ne kemi filluar mbledhjen me forcë të tij, në përputhje me nenin 89 të ligjit nr. 9920, “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), ndaj jush do të zbatohet procedura e konfiskimit. Në fund të çdo dite do të konfiskohet një shumë prej së paku 50% të qarkullimit ditor të realizuar. Interesi i borxhit do të vazhdojë të llogaritet dhe grumbullohet deri në shlyerjen e plotë të tij. Interesi përfundimtar do të pasqyrohet në urdhrin e pagesës”, thuhet në njoftimin dërguar nga administrate tatimore.

 

Tatimet: Po mbledhim detyrimet e papaguara të vitit 2025

Administrata Tatimore sqaroi për “Monitor” se aktualisht është duke zbatuar mbledhjen me forcë të detyrimeve, dhe po zbaton masat të përcaktuara në ligjin për procedurat tatimore vetëm për detyrimet e papaguara të vitit 2025, që nuk përfshihen në ligjet e miratuara për paqen fiskale dhe fshirjen e detyrimeve.

Për ekspertët fiskalë, kjo fazë konsiderohet tranzitore, pasi ligjet janë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, por zbatimi i tyre do të nisë vetëm pas dekretimit dhe botimit në Fletoren Zyrtare, si dhe pas miratimit të udhëzimeve përkatëse nga Ministria e Financave. Për rrjedhojë, procesi i mbledhjes me forcë të detyrimeve nga tatimet është ligjërisht korrekt.

Megjithatë, për një zbatim të drejtë dhe të qëndrueshëm, këto ligje duhet të interpretohen edhe në frymën e qëllimit të tyre. Në të kundërt, krijohet pasiguri te tatimpaguesit që duan të lidhin marrëveshjen e paqes fiskale me administratën tatimore apo që kërkojnë të kryejnë pagesa të pjesshme për faljen e pjesës së mbetur të detyrimeve.

“Në administrimin modern fiskal, zbatimi i ligjit nuk reduktohet në lexim strikt literal të normës, por duhet të niset nga fryma e qëllimi i ligjit, proporcionaliteti dhe parimi i besimit të ligjshëm. Veprime që bien në kundërshtim me frymën e një reforme tashmë të miratuar rrezikojnë të krijojnë pasiguri, të dëmtojnë klimën e pajtueshmërisë dhe, në praktikë, të minojnë efektivitetin e vetë reformës”, pohon eksperti fiskal Julian Saraçi.

 

Çfarë parashikojnë ligjet e Marrëveshjes së Paqes Fiskale dhe fshirjes së detyrimeve

Ligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” përcakton fshirjen e plotë të detyrimeve e papaguara në Tatime dhe Dogana deri më 31 dhjetor 2014.

Në falje nuk do të përfshihen detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për kontributet ligji përcakton vetëm fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave të krijuara deri më 31 dhjetor 2014. Kategori përfituese do të jenë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi.

Përveç fshirjes së plotë të detyrimeve mbi 10 vite të papaguara, ligji parashikon  edhe falje të detyrimeve më të reja, por me kushtin të paguhet një pjesë e detyrimit.

Për detyrimet që i përkasin periudhës nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë shuarje të pjesshme me kushtin nëse paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, pjesa tjetër fshihet. Nëse do të paguajnë 75% të detyrimit deri më 31 dhjetor 2026 me këste mujore, 25% e mbetur fshihet automatikisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026. E njëjta skemë zbatohet edhe për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, përfshirë vetëpunësuarit në bujqësi, me kusht që të paguhet 100% e kontributit brenda afatit të përcaktuar.

Ligji përcakton se shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi me kushtin që të paguhet 100% kontributi, brenda datës 31.12.2026.

Nga bizneset në tatime dhe dogana deri në vitin 2014 rezultojnë se janë 100 mln lekë apo rreth 1 mld euro detyrime të papaguara. Shifra me detyrimin e papaguar nga bizneset deri në 2014 që parashikohet të fshihet plotësisht u bë publike nga ministri i Financave Petrit Malaj në mbledhjen e mëparshme të Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore.

Ligji “Për marrëveshjen e paqes Fiskale”, mundëson nënshkrimin e një marrëveshje mes biznesit të madh me të ardhura bruto mbi 14 mln lekë në vit dhe administratës tatimore për parapagimin e tatimfitimit.

Vullnetarisht në këtë marrëveshje me administratën tatimore, mund të hyjë çdo biznes i rregullt qoftë persona fizik apo entitet. Të përjashtuar nga e drejta për të hyrë në marrëveshje me administratën tatimore janë bizneset që ndaj tyre është hapur çështje penale për mashtrim apo evazion fiskal.

Gjatë kësaj marrëveshje me afat 1 vjeçar (me të drejta rinovimi deri 2 herë),  biznesit me të ardhura bruto mbi 14 mln lekë në vit, do t’i llogaritet parapagimi i tatimit mbi një bazë të tatueshme të rritur. Pra biznesi nuk do të parapaguajë një tatim të çfarëdoshëm, por që do të llogaritet mbi bazën e tatueshme e përbërë nga fitimi i tatueshëm i vitit të mëparshëm plus 18% rritje. Nëse fitimi i vërtetë në fund të vitit tejkalon kufirin (duke llogaritur fitimin e vitit të mëparshëm plus një marzh shtesë prej 18%), mbi këtë shtesë do të paguhet 5%.

Pra në thelb marrëveshja nuk e ndryshon normën e tatim fitimit që është 23% për bizneset me të ardhura neto mbi 14 mln lekë , por rrit bazën e tatueshme, pasi tatimi do të llogaritet mbi fitimin e vitit të kaluar plus një marzhi shtesë prej 18% . Vetëm për fitimin që tejkalon këtë nivel të vlerësuar, paguhet një tatim shtesë 5%.

Në këmbim, bizneset do të përfitojnë moskryerje të kontrolleve tatimore për periudhën e zbatimit të marrëveshjes.

Por bizneset që do të kërkojnë të hyjnë vullnetarisht në marrëveshje me administratën tatimore për parapagimin e tatimit dhe korrigjimin e pasqyrave financiare  fillimisht do të duhet të dorëzojnë kërkesë online përmes platformës e-Filing.

Ministri i Financave Petrit Malaj më herët në takimin me sipërmarrjen për paketën fiskale 2026 tha se kërkesa e biznesit për marrëveshjen e paqes fiskale me administratën tatimore pasi të shqyrtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT), do t’i delegohet drejtorive rajonale tatimore. Procedura nis në muajin janar, ndërsa pritet që Ministria e Financave të miratojë udhëzimet përkatëse për zbatimin e procedurave.

Përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të kenë mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.

Tatimi 5% do të aplikohet për ndryshime të tilla si: rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të pa treguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividentë.

Për të gjitha këto raste nuk do të ketë gjoba, interesa apo kamatëvonesa, me kusht që tatimpaguesi të deklarojë paraprakisht se do të përfitojë nga marrëveshja.

Përjashtim për hyrjen në marrëveshje me tatimet, në këmbim të moskryerjes së kontrollit, do të bëjnë bizneset ndaj të cilëve janë hapur çështje penale për mashtrim apo evazion./ D.Azo

 

The post Paqja dhe fshirja e detyrimeve krijon konfuzion te bizneset, tatimet vijojnë mbledhjen e detyrimeve appeared first on Revista Monitor.

Nga ngricat te përmbytjet, bujqësia përballet me dëme të rënda në disa qarqe

Ngricat në ditët e para të vitit të ri dhe tani përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkatërruar një pjesë të madhe të prodhimit dhe fidanëve të sapombjellë në zonat me bujqësi intensive.

Emergjencat civile raportuan dje se mijëra hektarë tokë në Lezhë, Shkodër, Berat, Lushnjë dhe Durrës janë përmbytur, ku, veç të tjerash, kanë krijuar një dëm të madh në bujqësi.

Mariglen Ziu, një fermer në zonën e Beratit, pohoi se një pjesë e madhe e serrave u dëmtuan rëndë nga ngricat e ditëve të para të vitit dhe ato që shpëtuan janë zhytur poshtë ujit.

Ervin Resuli, një ekspert i çështjeve të bujqësisë, tha se i gjithë vendi po përballet me humbje këto ditë. Dëmet kanë përfshirë edhe ushqimin e gjësë së gjallë.

Këto ditë të vështira nuk janë humbje vetëm për fermerët, por për të gjithë ekonominë tonë. Një pjesë e serrave ishin në kulmin e prodhimit të sezonit të dytë dhe disa të tjera sapo kishin mbjellë fidanët për sezonin e hershëm të pranverës 2026.

Dëmtimi i prodhimit do të sjellë kufizim të furnizimit në tregje. Përvoja ka treguar se në këto raste, çmimet rriten. Përmbytjet në bujqësi nga humbje individuale kthehen në çekuilibrues të ekonomisë kombëtare, me rënie të prodhimit dhe rritje të inflacionit.

Dëmet e krijuara do të mbarten për një kohë të gjatë, pasi në shumë sera, bashkë me prodhimin, janë dëmtuar skeletet dhe plasmasët. Gjithashtu, hyrja e llumit në sera do të vështirësojë rifillimin e punës dhe mbjelljeve gjatë periudhës në vijim.

Fermerët shqiptarë nuk kanë kapacitete për të përballuar fatkeqësitë natyrore, të cilat janë shtuar vitet e fundit, ndërsa qeveria shqiptare ofron mbështetje shumë të ulët në raport me rajonin dhe BE-në.

Gjithashtu, fermat tona nuk i aplikojnë skemat e sigurimit privat, teksa nuk funksionon as mekanizmi i kompensimit nga fatkeqësitë natyrore.

Emergjencat civile pohuan se rreth 3000 ha tokë bujqësore janë nën ujë në Lezhë. Në Berat, rreth 95 ha tokë bujqësore ishte nën ujë dhe rreth 200 ha tokë bujqësore e përmbytur ishte në Fier. Në zonën e Shkodrës, uji ka mbuluar edhe rrugën nacionale dhe tokat me histori përmbytjeje./ B.Hoxha

 

The post Nga ngricat te përmbytjet, bujqësia përballet me dëme të rënda në disa qarqe appeared first on Revista Monitor.

Fondi për emergjencat civile, një pikë ujë në detin e madh të përmbytjeve

Fondet për emergjencat civile po vijnë në rritje me rreth 5.8 miliardë lekë këtë vit (58 milionë euro), me rritje 45 për qind në raport me vitin 2025, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, por duke marrë në konsideratë gamën e gjerë të kompetencave që ka ky institucion, ato janë një pikë uji në gamën e gjerë të nevojave.

Sipas ligjit aktual për emergjencat civile, ky institucion ngarkohet të identifikojë, vlerësojë dëmet që shkaktohen nga (tërmete, përmbytje, zjarre, rrëshqitje toke, aksidente industriale, etj.).

Harton planet e mbrojtjes civile në nivel kombëtar dhe vendor. Koordinon ndërhyrjet, merr masa për evakuimin e popullsisë, strehimin emergjent dhe mbrojtjen e jetës e pronës. Vlerëson dëmet njerëzore, materiale dhe ekonomike, koordinon ndihmën humanitare dhe logjistike dhe mbështet proceset e rikuperimit dhe rindërtimit pas fatkeqësive.

Llogaritë e qeverisë në Planin Kombëtar për Përshtatjen ndaj Rreziqeve Klimatike tregojnë se vetëm nga përmbytjet, dëmet që iu krijuan vendit nga 1990–2023 janë 2,3 miliardë dollarë amerikanë, shumë herë më të larta se fondet buxhetore për parandalimin e tyre. Në të njëjtin dokument thuhet se duhen së paku 8–9 miliardë euro për të zbutur dëmet që mund të vijnë nga rreziqet që po krijojnë ndryshimet e klimës.

Qeveria e Shqipërisë jep nga buxheti i shtetit për kanalet e kullimit dhe argjinaturat rreth 1,1 miliardë lekë në vit (12 mln euro), të cilat, ndryshe nga fondet e tjera buxhetore, realizohen në 100 për qind. Nevojat dhe kapacitetet për infrastrukturën e kullimit duket se janë shumë më të larta se fondet në dispozicion, që përbëjnë më pak se 1 për qind e fondeve buxhetore për investime.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se fondet e vëna në dispozicion për emergjencat civile në katër vitet e fundit janë 17 miliardë lekë, rreth 170 milionë euro, por ato janë ende shumë të ulëta për të plotësuar të gjithë infrastrukturën që duhet për të luftuar të gjitha llojet e fatkeqësive natyrore.

Përmbytjet, daljet e lumenjve nga shtrati, rrëshqitjet e tokës apo dëmtimet e infrastrukturës urbane dhe bujqësore shpesh prodhojnë humbje ekonomike që tejkalojnë disa herë fondet vjetore të vëna në dispozicion për parandalim, mbrojtje dhe rehabilitim.

Me gjithë rritjen, buxheti i vitit 2026 për emergjencat civile është i pamjaftueshëm për t’u orientuar drejt investimeve afatgjata në infrastrukturë dhe menaxhim të rrezikut klimatik, ndërkohë që kompensimi i dëmeve kërkon një angazhim ekstra.

Dëmet ekonomike totale globale nga katastrofat klimatike arritën rreth 328 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2024, me rritje krahasuar me vitin 2023, sipas të dhënave nga OECD. Në BE, sipas analizave të fundit, dëmet ekonomike vjetore nga rreziqet klimatike janë rritur ndjeshëm me rreth 45 miliardë dollarë në vit.

Burimi: Ministria e Financave

The post Fondi për emergjencat civile, një pikë ujë në detin e madh të përmbytjeve appeared first on Revista Monitor.

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara

Situata e ditëve të fundit anembanë Shqipërisë, por sidomos në pikat kritike të vendit ku ka pasur përmbytje si Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Tirana duke kërcënuar jetën e qytetarëve dhe dëmtuar rëndë pronën e tyre, nxiti një reagim të fortë nga Blendi Fevziu. Drejtuesi i “Opinion” në Tv Klan bëri një kritikë të hapur gjatë emisionit të së enjtes në drejtim të ministrave për sjelljen e tyre.

“Unë kam marrë me qindra video në 48 orët e fundit nga familjarët që më tregojnë shtëpitë e tyre të zhytura në ujë deri në 50-60 cm lartësi, kam marrë video nga biznese që iu janë përmbytur makineri dhe makineria nuk evakuohet dot se kërkon specialistë çmontimi dhe që nuk i vendosin dot në punë të paktën edhe 60 ditë të tjera pasi të thahen.

Ka disa ditë, më ka bërë shumë përshtypje, një lloj sjelljeje e njerëzve që janë ëprgjegjës për situatën në Shqipëri, çdo lloj përgjegjësie flas. Çdo njeri që është përgjegjës, paguhet me kontributet e taksapagauesve shqiptarë dhe duhet t’u shërbejë këtyre qytetarëve shqiptarë. Nuk janë as pashallarë të këtij vendi, as kapobanda që të sillen si të duan me qytetarët e këtij vendi. Ministra, njerëz të niveleve të larta, kanë mësuar këtë vitin e fundit që nuk përballen me gazetarët, nuk mbledhin gazetarët t’iu flasin, por dalin në ecje sikur dalin në xhiro dhe iu flasin kamerës së tyre që filmon çfarëdo, e monton si do dhe më pas e nxjerrin në transmetim në gjithë televizionet”, tha Fevziu.

Më pas, duke shfaqur një video nga konferencat e Donald Trump dhe njerëzve më të rëndësishëm të SHBA-ve para gazetarëve dhe pyetjeve të tyre, shoqëruar nga një montazh i ministrave shqiptarë duke folur para kamerës ku nuk shihet asnjë gazetar a televizion, Fevziu përdori ton të ashpër:

“Kush janë këta që rrinë si modelë para kamerës që e kanë sjellë vetë? Përballë kameramanit që e kanë sjellë vetë? Që nuk iu japin përgjigje gazetarëve, që iu ikin, që njëherë kthejnë kokën majtas dhe njëherë kthejnë kokën djathtas. Këta janë njerëz që paguhen me taksat e qytetarëve shqiptarë, duhet t’u japin llogari qytetarëve shqiptarë dhe duhet t’u shërbejnë qytetarëve shqiptarë! Nuk janë pashallarët as të Vlorës, as të Durrësit, as të Tiranës!”

Fevziu tha se kjo metodë nuk përdoret askund.

Kjo formë sjelljeje nuk është formë mediatike, nuk ka, ju garantoj, nuk ka asnjë vend të globit veç Kim Jong Un që të përdorë atë metodë mediatike, nuk ka asnjë qeveri në glob, ju sfidoj për këtë! Nuk ka asnjë vend të globit që të dalësh në xhiro dhe t’i flasësh kameramanit tënd pa pasur përballë përgjegjës!

Më tej, gazetari tha se ka të paktën 7 raste të skeduara të ministrave (jo atyre të përfshirë në video) që kanë transmetuar inspektime në ditët e fundjavës, në të vërtetë kanë qenë në udhëtime private.

“Gjysmat e këtyre ministrave që i shihni, jo ky filmim se nuk dua të them, por në gjysmat e rasteve kur shihni ministrat ditët e diela pasdite që dalin në televizione duke inspektuar apo të shtunave paradite, dijeni se i kam me fakte, të paktën 7 prej tyre i kam të skeduara janë në udhëtime jashtë shtetit, janë në udhëtime private. Lënë kasetat që janë në punë. Këtë jua garantoj! Kam 7 raste të skeduara dhe do të vazhdojmë t’i skedojmë. Kjo s’është vetëm arrogancë. Kjo s’është vetëm shpërfillje ndaj atyre që të paguajnë rrugën. Është model që po shkakton dhënien e përgjegjësisë në shoqërinë shqiptare”, përmbylli Fevziu.

Zjarri ‘përpin’ magazinat e tregut tek “5 Maji”, digjen të gjitha dyqanet. ja çfarë dyshohet –

✇27.al
By: 27

Zjarri në tregun e rrobave te “5 Maji” në Tiranë ka marrë përmasa të mëdha. Shrëbimet e Ushtrisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e zjarri është krijuar edhe një tjetër vatër, duke e bërë edhe më të vështirë menaxhimin e situatës.

Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit, sipas informacioneve paraprake është një shkëndijë elektrike. Megjithatë sipas autoriteteve është ende herët për të arritur në përfundim pasi pritet një zbardhje e plotë e ngjarjes. Sakaq të gjitha dyqanet janë djegur.

Gjithashtu pritet që në zonë të mbërrijnë edhe zjarrfikës nga Elbasani. Ndërsa policia më herët zgjeroi edhe perimetrin e sigurisë si pasojë e përhapjes së shpejtë të flakëve.

gijotina.com/

Situata alarmante/ Flakët përfshijnë magazinat tek tregu i rrobave në Tiranë, zgjerohet perimetri i flakëve –

✇27.al
By: 27

Zgjerohet perimetri i sigurisë në tregun e rrobave në Tiranë, i njohur si tregu i ish-uzinës “Dinamo” në rrugën “5 Maji”.

Situata vijon të jetë alarmante pasi flakët e zjarrit po përhapen më shumë, duke krijuar vatra të reja.

Prej më shumë se 1 orë, 60 efektivë dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët masive që kanë përfshirë disa magazina të tregut të rrobave të përdorura në lagjen 5 maji në Tiranë.

Siç duket edhe në pamjet nga vendi i ngjarjes, tregtarët kanë zbrazur magazinat e tjera që rrezikohen nga flakët, duke nxjerrë në rrugë ambiente të hapura mallrat që shesin.

Gjithashtu, policia po evakuon zonën përreth për shkak se pranë vatrës së flakëve raportohet të ketë bombola gazi.

gijotina.com/

I vështirë neutralizimi i flakëve, kemi kërkuar ndihmë nga Elbasani –

✇27.al
By: 27

Zjarri masiv që ka rënë tek magazinat e tregut të rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë, nuk po neutralizohet akoma, megjithëse prej më shumë se 1 ore forcat zjarrfikëse po tentojnë ta shuajnë.

Në vendngjarje ishte dhe prefekti i Tiranës, Afrim Qendro, i cili në një prononcim për mediat u shpreh se shuarja e flakëve është e vështirë pasi forcat zjarrfikëse janë të pamjaftueshme.

“Kemi një zjarr masiv te ish-uzina Dinamo. Në një magazinë goxha të madhe, po punojnë 11 makina zjarrfikës, 60 forca policie. Komplet efektivi i zjarrfikësve të Tiranës dhe Kamzës janë prezent. Botet e ujit të bashkisë janë duke ardhur për të furnizuar me ujë.

Po mundohemi ta ndërpresim të mos vazhdojë në pjesën fundore të magazinës. Dhe të ruhet dhe objekti. Është një magazinë e madhe që funksionojnë disa biznese. Deri për momentin janë rroba dhe materiale të tjera jo materiale të rrezikshme”, u shpreh Qendro.

gijotina.com/

Balluku: Argjinatura e Ferrasit nuk është çarë, përmbytja e banesave si pasojë e nivelit të lartë të ujit


TIRANË, 8 janar/ATSH/ Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se argjinatura e Ferrasit nuk është dëmtuar, dhe përmbytja e disa banesave ka ndodhur si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, jo për shkak të një çarjeje të argjinaturës.

Balluku bëri të ditur se në pikën e matjes që po përdoret aktualisht në Memaliaj niveli i ujit është 5,3 metra nga 8 metra që ishte në mëngjes, çka tregon për një rënie të qëndrueshme.

Balluku informoi edhe se ekipet e Emergjencave kanë ndërhyrë duke evakuuar banorët e rrezikuar, ndërsa po punohet në terren për normalizimin e situatës.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, theksoi se argjinatura është e qëndrueshme dhe me uljen e prurjeve edhe në grykderdhjen e Vjosës situata pritet të shkojë drejt përmirësimit.

Sipas tij, hidrovoret deri në Darëzezë janë në kapacitet të plotë dhe po përdoren për të krijuar rezerve në kanalet kulluese.

Sa i përket evakuimit të banorëve, ministri tha se janë krijuar akomodime edhe në Fier dhe Vlorë, në struktura shtetërore dhe hoteliere.

Sipas Vengut, janë evakuuar 20 persona në Bishan dhe 15 familje në Ferras.
Banorët e evakuuar janë strehuar në konvikte të gatshme.

Ndërkohë, një pjesë e banorëve kanë qëndruar në banesat e papërmbytura të zonës, afër banesave të tyre.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi, bëri të ditur se në orët në vijim pritet përmirësimi i situatës. /j.p/

The post Balluku: Argjinatura e Ferrasit nuk është çarë, përmbytja e banesave si pasojë e nivelit të lartë të ujit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌