Policia e KosovĂ«s ka iniciuar raste pĂ«r âFalsifikim tĂ« parasĂ«â dhe âPosedim tĂ« paautorizuar tĂ« narkotikĂ«veâ pas njĂ« incidenti tĂ« raportuar mĂ« 6 shkurt rreth orĂ«s 19:30, nĂ« fshatin Prelez i Jerlive, nĂ« Ferizaj.
Sipas njoftimit zyrtar, në një pompë të derivateve është dyshuar përdorimi i një kartëmonedhe të falsifikuar prej 20 eurosh. Patrulla policore ka identifikuar tre persona të dyshuar: Sh. V. (27), shtetas i Kosovës, si dhe dy shtetas palestinezë, N. Z. (30) dhe M. O. (28). Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar kartëmonedhën e dyshuar, një sasi të vogël substance narkotike dhe dy mulli.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, janë iniciuar procedurat penale, ndërsa dy shtetasit e huaj janë ndaluar për 48 orë. I dyshuari kosovar është liruar pas intervistimit.
Më 7 shkurt 2026, gjatë vazhdimit të hetimeve, policia ka identifikuar banesën me qira të të dyshuarve në Ferizaj, ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumente identifikimi të shteteve të ndryshme. Po ashtu, është konstatuar se njëri nga të dyshuarit, M. O., ishte subjekt i një urdhërarresti ndërkombëtar.
Gjatë veprimeve hetimore është identifikuar edhe një e mitur kosovare, A. T. (17), e cila shoqëronte të dyshuarin. Në kontrollin e banesës së saj në Kaçanik janë gjetur 39 kartëmonedha prej 50 dollarësh amerikanë të dyshuara si të falsifikuara, një sasi e vogël narkotikësh dhe dokumente të huaja. Sipas policisë, substanca narkotike i përkiste E. D. (19).
Të gjitha veprimet janë zhvilluar në koordinim me Njësitin e Hetimeve të Kufirit dhe Prokurorinë Themelore në Ferizaj. E mitura është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, ndërsa ajo dhe E. D. janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/
Rreth orës 13:40, një person mashkull dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri derisa ishte duke drejtuar veturën e tij.
Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari ka pësuar lëndime në këmbën e majtë, në afërsi të gjurit.
Rasti ka ndodhur në Drenas.
Në vendin e ngjarjes, si prova materiale, janë konfiskuar një pistoletë, pesë fishekë dhe një gëzhojë.
Rasti Ă«shtĂ« iniciuar si âMbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«veâ dhe âPĂ«rdorimi i armĂ«s apo mjetit tĂ« rrezikshĂ«mâ.
Autoritetet kompetente janë duke e hetuar rastin për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit. /Telegrafi/
Gjykimi ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Ălirimtare tĂ« KosovĂ«s (UĂK) Ă«shtĂ« nĂ« kilometrin e fundit, dhe pak hapa kanĂ« mbetur deri te vendimi i trupit gjykues tĂ« Dhomave tĂ« Specializuara tĂ« KosovĂ«s, nĂ« HagĂ«, pĂ«r akuzat ndaj tyre pĂ«r krime lufte dhe krime kundĂ«r njerĂ«zimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.
Ata akuzohen për veprat penale që përbëjnë krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje.
Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.
NĂ« fillim tĂ« javĂ«s sĂ« ardhshme pritet tĂ« nisin deklaratat pĂ«rmbyllĂ«se tĂ« ZyrĂ«s sĂ« Prokurorit tĂ« Specializuar, MbrojtĂ«sit tĂ« Viktimave dhe tĂ« ekipeve mbrojtĂ«se tĂ« ish-eprorĂ«ve tĂ« UĂK-sĂ«, tĂ« cilĂ«t ndodhen nĂ« qendrĂ«n e paraburgimit tĂ« asaj qĂ« njihet si Gjykata Speciale, nĂ« HolandĂ«, qĂ« nga nĂ«ntori i vitit 2020.
ĂfarĂ« ka ndodhur deri mĂ« tani?
Aktakuza pĂ«r krime lufte dhe krime kundĂ«r njerĂ«zimit ndaj katĂ«rshes sĂ« UĂK-sĂ« u konfirmua mĂ« 26 tetor tĂ« vitit 2020. Me tâu bĂ«rĂ« publike, mĂ« 5 nĂ«ntor tĂ« po atij viti, tĂ« akuzuarit u dĂ«rguan nĂ« qendrĂ«n e paraburgimit nĂ« HagĂ«.
Pastaj nisi procedura paraprake, kur u mbajtën një sërë konferencash statusore, e u prezantuan materiale dhe prova të ndryshme. Gjykimi nuk filloi deri më 3 prill të 2023-tës.
Për tri ditë rresht, palët mbajtën deklaratat e tyre hyrëse. Fillimisht, prokurorët dhe mbrojtësit e viktimave.
ProkurorĂ«t e specializuar njoftuan se do tĂ« paraqisnin dĂ«shmi se tĂ« akuzuarit ishin anĂ«tarĂ« tĂ« asaj qĂ« e konsiderojnĂ« ândĂ«rmarrje e pĂ«rbashkĂ«t kriminaleâ, qĂ« gjoja kishte shĂ«njestruar kundĂ«rshtarĂ«t e perceptuar tĂ« UĂK-sĂ«. NĂ« deklaratat hyrĂ«se, ata thanĂ« se ajo kishte udhĂ«hequr njĂ« âluftĂ« specialeâ kundĂ«r atyre qĂ« i konsideronte âkolaboracionistĂ«â dhe âtradhtarĂ«â.
NĂ« fjalimin e tij hapĂ«s nĂ« nisje tĂ« gjykimit, prokurori i specializuar, Alex Whiting, deklaroi se âshumica e viktimave tĂ« tĂ« pandehurve ishin bashkĂ«kombĂ«s shqiptarĂ« tĂ« KosovĂ«sâ.
âNĂ« zellin e tyre pĂ«r tĂ« goditur dhe eliminuar ata qĂ« i konsideronin kundĂ«rshtarĂ«, tĂ« pandehurit mbĂ«shtetĂ«n dhe zbatuan njĂ« politikĂ« qĂ« shpesh i viktimizonte edhe tĂ« vetĂ«t e tyreâ, tha Whiting.
NdĂ«rkaq, pĂ«rmes deklaratave tĂ« tyre hyrĂ«se, pĂ«r dy ditĂ« me radhĂ«, duke nisur nga 4 prilli i vitit 2023, ekipet mbrojtĂ«se argumentuan se UĂK-ja sâkishte njĂ« komandĂ« fikse, duke hedhur poshtĂ« akuzĂ«n se ata ishin pjesĂ« e ândĂ«rmarrjes sĂ« pĂ«rbashkĂ«t kriminaleâ, siç pretendon Prokuroria.
NĂ« seancĂ«n e 4 prillit, u deklarua edhe vetĂ« Thaçi. Ai tha se Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar se UĂK-ja nuk ka kryer veprĂ«n e trafikimit tĂ« organeve, akuzĂ« qĂ« ishte bĂ«rĂ« nga ish-senatori zviceran, Dick Marty, qĂ« u konkretizua nĂ« njĂ« raport tĂ« KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s mĂ« 2011. PikĂ«risht ky raport shĂ«rbeu si pikĂ«nisje pĂ«r krijimin e Dhomave tĂ« Specializuara dhe tĂ« ZyrĂ«s sĂ« Prokurorit tĂ« Specializuar tĂ« KosovĂ«s, me seli nĂ« HagĂ«.
âBota tani e di sot, si rezultat i kĂ«tij procesi, se nuk kishte trafikim organesh dhe se ShtĂ«pia e VerdhĂ« nuk ka ekzistuar kurrĂ«. Tani e dimĂ« se edhe unĂ«, edhe UĂK-ja, populli i KosovĂ«s dhe gjithĂ« shqiptarĂ«t, jemi shfajĂ«suar nga kĂ«to akuza. E vĂ«rteta Ă«shtĂ« thĂ«nĂ«, dhe reja e zezĂ« mbi KosovĂ«n Ă«shtĂ« hequr. Pra, kjo sakrificĂ« ia ka vlejturâ, u shpreh Thaçi.
Që nga prilli i vitit 2023, e deri në dhjetorin e vitit 2025, palët paraqitën prova e thirrën dëshmitarë në gjykatore.
NĂ« rastin ndaj katĂ«rshes sĂ« UĂK-sĂ« vlerĂ«sohet se janĂ« 155 viktima pjesĂ«marrĂ«se. Zyra e Prokurorit tĂ« Specializuar ftoi nĂ« gjykatore 125 dĂ«shmitarĂ«, ndĂ«rkaq 117 tĂ« tjerĂ« dorĂ«zuan dĂ«shmitĂ« e tyre me shkrim.
NjĂ« nga dĂ«shmitarĂ«t e ProkurorisĂ« ishte edhe Fadil Geci, i cili nĂ« tetor tĂ« vitit 2024 dĂ«shmoi nĂ« HagĂ« se âThaçi ka menduar tĂ« na shfarosĂ«â.
âKjo Ă«shtĂ« e vĂ«rteta⊠me krejt familjen, qĂ«llimi i tij ka qenĂ« tĂ« na shfarosĂ«â, shprehej Geci.
Në prill të vitit 2025, Prokuroria e Specializuar përmbylli fazën e prezantimit të dëshmitarëve, ndërkaq më vonë, gjatë atij muaji, e përmbylli paraqitjen e provave, duke prezantuar mijëra prova materiale, që tha se mbështesnin akuzat e saj.
Dy viktima u thirrën në gjykatore nga mbrojtësit e viktimave, ndërkaq shtatë dëshmitarë u ftuan nga ekipet mbrojtëse.
Dëshmitarët e mbrojtjes
Në shtator, ekipet mbrojtëse të Thaçit dhe Krasniqit nisën thirrjen e dëshmitarëve, dhe paraqitjen e provave të tyre. Ekipi i Veselit dhe ai Krasniqit zgjodhën të mos paraqisnin as prova, e as të thërrisnin dëshmitarë.
I pari qĂ« doli para gjykatores ishte James Rubin, ish-ndihmĂ«si i sekretarit amerikan tĂ« Shtetit, i cili pĂ«r tri ditĂ« rresht, nĂ« shtatorin e 2025-tĂ«s, dĂ«shmoi nĂ« mbrojtje tĂ« Thaçit. Ai tha se ish-presidenti i KosovĂ«s kishte rol kryesisht politik nĂ« UĂK, dhe sâkishte kompetenca pĂ«r vendime ushtarake, duke shtuar se pĂ«r çdo vendim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m ai duhej tĂ« merrte miratimin e komandantĂ«ve tĂ« zonave. Rubin dĂ«shmoi se nuk kishte informacione qĂ« e lidhnin Thaçin dhe Krasniqin me pretendimet pĂ«r vrasje.
NĂ« gjykatore u paraqit edhe Christopher Hill, diplomat i pensionuar amerikan, qĂ« kishte qenĂ« i dĂ«rguar i Uashingtonit gjatĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ«. Edhe ai ishte nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n linjĂ« se Thaçi nuk ishte pĂ«rgjegjĂ«s nĂ« UĂK, duke theksuar se nuk kishte informacione se Thaçi kishte urdhĂ«ruar aktivitete tĂ« paligjshme.
Ish-komandanti suprem i forcave aleate tĂ« NATO-s, Wesley Cark, ishte dĂ«shmitari i fundit i mbrojtjes sĂ« Thaçit. PĂ«r dy ditĂ« resht, nĂ« nĂ«ntorin e 2025-tĂ«s, ai dĂ«shmoi pĂ«r rolin e UĂK-sĂ« dhe tĂ« Thaçit. Sipas gjeneralit tĂ« pensionuar amerikan, Thaçi nuk mban pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r aktet e dhunĂ«s nĂ« KosovĂ«.
Njeriu kryesor i fushatĂ«s sĂ« NATO-s ndaj caqeve serbe dĂ«shmoi se UĂK-ja nuk kishte zinxhir komandues funksional, e as hierarki tĂ« plotĂ«, dhe nĂ«se do tĂ« kishte diçka tĂ« tillĂ«, sipas tij, do tĂ« ishte e pamundur qĂ« SHBA-ja dhe NATO-ja tĂ« mos ishin nĂ« dijeni.
Ai i tha trupit gjykues se UĂK-ja nuk ishte terroriste dhe se pjesĂ«tarĂ«t e saj luftuan pĂ«r lirinĂ« e tyre.
Deklaratat përmbyllëse
Me përmbylljen e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes, gjykimi kaloi në fazën tjetër: Dorëzimi i dosjeve përfundimtare nga palët, deri në fund të janarit.
Ndërkaq, nga 9 deri më 18 shkurt, palët do të mbajnë deklaratat përmbyllëse.
Fillimisht do të ketë radhën Prokuroria, ekipet e mbrojtësve të viktimave, dhe më pas nga 11 shkurti do të jetë radha e ekipeve mbrojtëse të të pandehurve.
ĂĂ«shtja te trupi gjykues
Pas përmbylljes së deklaratave, çështja kalon te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen dhe ta shpallin atë.
Nga Gjykata në Hagë më herët kanë treguar se gjykatësit mund të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit edhe për dy muaj, dhe në raste të jashtëzakonshme edhe më gjatë.
Teksa ky gjykim po shkon drejt fundit, Thaçi pritet të ketë ende punë me Dhomat e Specializuara, pasi ndaj tij pritet që së shpejti të nisë gjykimi për një rast të ndarë kundër administrimit të drejtësisë.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar u themeluan në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.
Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara tĂ« pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« UĂK-sĂ«, tĂ« kryera kundĂ«r pakicave etnike dhe rivalĂ«ve politikĂ« qĂ« nga janari i vitit 1998 deri nĂ« dhjetor tĂ« vitit 2000. /REL/
Një person mashkull është gjetur pa shenja jete rreth orës 12:00 në Gjilan. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe mbetet nën hetime nga organet kompetente./Telegrafi/
Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, megjithatë nuk do të mungojnë kthjellime të herëpashershme kryesisht përgjatë vijës bregdetare e lokalisht në jug gjatë orëve të pasdites.
Nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra.
Gjatë ditës reshjet do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata në veri deri në orët e pasdites. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet kryesisht të ulët
Era do tĂ« fryjĂ« verilindje â veriperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 4 m/s, pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe nĂ« zonat luginore era me shpejtĂ«si deri nĂ« 9 m/s. Deti â ValĂ«zimi forcĂ«s 1-2 ballĂ«.
Situatë e tensionuar në mes zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe shitësve ilegal ka ndodhur në hapësirat përreth tregut të automjeteve në Prishtinës, pasi shitësit tentojnë ta bllokojnë rrugën si protestë që nuk po u lejohet të shesin asgjë tjetër përveç pjesëve të automjeteve në treg.
Komuna e Prishtinës, përkatësisht Inspektorati i Kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut, që nga ora 05:00 po zhvillojnë një aksion të përbashkët në terren, në lokacionin e tregut të automjeteve dhe në hapësirat përreth.
Arsyeja e këtij aksioni është që të mos bllokohet hapësira publike dhe të mos shiten shpezët ilegalisht.
ShitĂ«sit tĂ« cilĂ«ve nuk po u lejohet tĂ« shesin sot nĂ« kĂ«tĂ« treg qĂ« mbahet gjithmonĂ« tĂ« dielave, janĂ« ankuar qĂ« tâu lejohet tĂ« shesin, pasi qĂ« kanĂ« ardhur nga qytete tĂ« ndryshme.
Ata po qëndrojnë para Policisë së Kosovës si shenjë proteste./KP/
Organizata amerikane për të Drejtat e Njeriut "Human Rights Watch ", 27 vjet më parë publikoi raportin me titull "Java e terrorit në Drenicë" .
Në këtë raport, i cili u publikua më 8 shkurt 1999, përshkruhet se si forcat speciale serbe kah fundi i shtatorit 1998 masakruan 21 civilë në Abri e Epërme, dhe vranë 13 burra në fshatin e afërt Golluboc.
Ekstrakt nga Raporti i Vëzhguesve për të Drejtat e Njeriut - Java e terrorit në Drenicë: Shkeljet e ligjeve humanitare në Kosovë
Luftimet nĂ« Abri tĂ« EpĂ«rme. Kah mesi i Korrikut, 1998, armata jugosllave dhe policia serbe filluan njĂ« ofensivĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme kundĂ«r UĂK-sĂ«.
Ajo pothuaj kishte humbur kontrollin, sipas njĂ« vlerĂ«simi, nĂ« mbi njĂ« tĂ« tretĂ«n e territorit tĂ« KosovĂ«s. Ofensiva qĂ« shoqĂ«rohej nga artileria e rĂ«ndĂ«, tanket, forcat ajrore, pati efekt tĂ« lartĂ« nĂ« detyrimin e forcave tĂ« UĂK-sĂ« pĂ«r t'u tĂ«rhequr nga shumica e pozicioneve tĂ« tyre drejt maleve mes drunjsh.
Dhe nĂ« fund tĂ« kĂ«saj ofensive, vetĂ«m pak luftĂ«tarĂ« tĂ« UĂK-sĂ« u vranĂ« apo u zunĂ« rob. Vuajtjet mĂ« tĂ« mĂ«dha i pĂ«rjetoi popullata civile shqiptare, qĂ« jetonte nĂ« zonat e luftimeve. MĂ« shumĂ« se dyqind fshatra janĂ« shkatĂ«rruar dhe sĂ« pakut 300 mijĂ« njerĂ«z kanĂ« mbetur pa strehĂ«. Shumica e mĂ« se 2000 tĂ« vrarĂ«ve gjatĂ« shtatorit janĂ« civilĂ«.
Rreziku që u kanosej civilëve në Kosovë ishte artikuluar në një qëndrim publik të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq lëshuar në shtator: "Në momentin e tanishëm mbretëron gjendje e rënd dhe e pandryshueshme për disa javë me radhë. Dhjetëra e mijëra civilë janë në rreth të hekurt të sulmeve dhe të zhvendosur nga trojet e veta. Ata i janë ekspozuar dhunës, madje u kërcënohet edhe jeta, shkatërrimi i shtëpive, ndarja nga familjet dhe abduksioni.
MijĂ«ra sish nuk kanĂ« vend ku tĂ« strehohen as tĂ« kĂ«rkojnĂ« vetĂ«mbrojtje..."Nga mesi i shtatorit, presioni ndĂ«rkombĂ«tar ndaj Millosheviqit pĂ«r tĂ« ndĂ«rprerĂ« kĂ«tĂ« ofensivĂ« ishte rritur. Por, tashmĂ« qeveria kishte arritur tĂ« shkatĂ«rrojĂ« qendrat dhe vendqĂ«ndrimet e UĂK-sĂ«, duke i shtyrĂ« ata drejt maleve. Veprimet shkatĂ«rruese kishin ngelur pambaruar edhe nĂ« njĂ« zonĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme; DrenicĂ«n, pjesĂ«n qendrore tĂ« KosovĂ«s, ku kishin zĂ«nĂ« vend luftimet mĂ« tĂ« shumta mes UĂK-sĂ« dhe forcave tĂ« qeverisĂ«. Dyshohej se ditĂ«t finale tĂ« ofensivĂ«s ishin kalkuluar me kujdes.
Millosheviq dhe krerët e tij ushtarak e dinin se kishin pak kohë për ta kompletuar objektivin e tyre në Kosovë e pastaj për të manipuluar me një kërkesë për tërheqje rapide të forcave nga Kosova, siç kërkon perëndimi. Fshati Abri e Epërme gjendet në territorin e komunës së Gllogovcit të Drenicës. Fshat i vjetër 500-vjeçar, që kishte rreth 300 shtëpi të ndara në disa komponime (lagje) të mëdha familjare, me fusha dhe drunj në mes tyre, llogaritur edhe lagjen Deliu dhe atë Hysenaj, të cilat zënë vend të posaçëm në këtë raport.
Tri kilometra nĂ« veri, nĂ« maje tĂ« bregut gjendet Likoci, qĂ« ishte nĂ« shĂ«rbim tĂ« UĂK-sĂ«, por qĂ« nga 13 shtatori (1998 - Sh.B) ri-okupohet nga forcat jugosllave. GjatĂ« muajit shtator, forcat e qeverisĂ« morĂ«n njĂ« ofensivĂ« nĂ« regjionin e DrenicĂ«s qĂ« kishte pĂ«r qĂ«llim tĂ« dislokojĂ« UĂK-nĂ« nga kjo trevĂ« e fuqishme. Policia dhe ushtria sulmuan nga drejtimi i KlinĂ«s, nĂ« jugperĂ«ndim tĂ« Gllogovcit, pastaj edhe nga Qyçavica, malet nĂ« lindje dhe me efikasitet do t'i rrethojnĂ« forcat e UĂK-sĂ« nĂ« bregun e AbrisĂ«.
Duke iu referuar Naim Malokut, njĂ« komandues i UĂK-sĂ« dhe ish-oficer i armatĂ«s jugosllave i intervistuar nga "Nju Jork Times", forcat jugosllave hasĂ«n nĂ« rezistencĂ« tĂ« UĂK-sĂ« mes AbrisĂ« dhe Likocit... Pas pushtimit tĂ« Likocit, forcat e serbe ishin nisur drejt AbrisĂ«. Sipas Zejnije Deliut, qĂ« ishte me familjen e saj nĂ« Abri, nĂ« fillim tĂ« ofensivĂ«s, forcat e qeverisĂ« filluan tĂ« bombardojnĂ« lagjen Deliu nga Likoci qĂ« nĂ« mĂ«ngjes, rreth orĂ«s tetĂ«, tĂ« premten, mĂ« 26 shtator, nga llojet mĂ« tĂ« ndryshme tĂ« artilerisĂ« dhe mortajave. Shumica e banorĂ«ve tĂ« lagjes ishin strehuar nĂ« pyll, pĂ«r t'u ikur granatimeve.
I vetmi civil që kishte ngelur në Lagje gjatë granatimeve ishte Bashkim Deliu, 21 vjeçar, që duhej të kujdesej për babanë e tij Fazliun, 94 vjeçar dhe invalid. Bashkimi sqaron se sulmet vazhduan sërish të shtunën në mëngjes, pasi në mbrëmjen e së premtes policët sërish ishin kthyer në Likoc. Gjysma e konvojit të tankeve në Likoc, që ishin rreth 68 gjithsej, kishin lëvizur në drejtim të lagjes Deliu.
Ata hidhnin pandërprerë gjyle nga topat e tankeve mbi lagjen tonë. Këmbësorët vinin pas tankeve dhe shumica e tyre kishin mjekra. Unë vazhdoja të qëndroja me babanë tim, që kishte nevojë për ndihmën time, për ujë dhe ushqim. Ishim duke tymosur nga një cigare, kur granata ra në kulm të shtëpisë.
Kërceva jashtë nga kati i dytë i shtëpisë dhe vrapova nëpër oborr. Shikova nga një vrimë e derës së oborrit dhe pashë se në shtëpinë e fqinjit ishin futur ushtarë e paramilitarë. I pashë ushtarët tek vinin drejt shtëpisë sime jo më larg se tridhjetë metra. Kishin uniforma ushtarake ngjyrë kafeje dhe shumë prej tyre kishin thika të mëdha ose sëpata të vogla, përveç armëve të zjarrta. Vazhdova të vrapoj me sa forcë që kisha drejt Badërlakëve (Lagjes fqinje)... Për disa ditë me radhë pastaj forcat jugosllave do të mbajnë nën kontroll Abrinë, duke kryer keqbërjet e cekura në këtë raport. /KP/
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast grabitjeje të ndodhur më 3 shkurt në Prizren, ndërsa i katërti po kërkohet nga organet e rendit.
Sipas njoftimit, me datë 03.02.2026, rreth orës 01:10, Policia ka pranuar një ankesë nga dy viktima (një mashkull dhe një femër) lidhur me një rast të grabitjes. Viktimat kanë deklaruar se tre persona të maskuar dhe të armatosur me thikë dhe pistoleta, duke i kanosur, u kanë marrë një shumë parash që ata kishin me vete.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka intervistuar viktimat dhe hetuesi kujdestar është konsultuar me Prokurorin e Shtetit, me urdhër të të cilit ka filluar procedimi i rastit.
Pas një pune intensive hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, janë identifikuar katër persona të dyshuar. Tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa i katërti është në arrati.
Sipas njoftimit, i dyshuari Nr.1 është arrestuar pranë një lokali në Prizren, dhe gjatë bastisjes në trupin e tij është gjetur një armë. Në automjetin e tij janë gjetur edhe një armë tjetër, dy maska, doreza dhe rroba që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes. Me një plan taktik të mbështetur nga njësitë tjera, edhe dy të dyshuar të tjerë janë arrestuar në një lokacion tjetër në Prizren.
Po ashtu, me urdhër të Prokurores së rastit, janë realizuar bastisje në shtëpitë e njërit prej të dyshuarve dhe në një lokal, ku janë gjetur prova shtesë.
Dy nga të dyshuarit, në prezencë të avokatëve mbrojtës, kanë pranuar veprën e kryer. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit K.K. (20 vjeç), Sh.G. (20 vjeç) dhe L.G. (36 vjeç) janë ndaluar për 48 orë. I dyshuari i katërt, V.S., nuk është hasur në shtëpi dhe aktualisht gjendet në arrati.
Rasti vazhdon tĂ« hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve â Prizren, nĂ« bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me ProkurorinĂ« e Shtetit. /Telegrafi/
Në rastin ku Hashim Thaçi së bashku me Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, mbrojtja e Thaçit ka njoftuar se në fillim të gjykimit, nuk do të japë deklaratë hyrëse.
KĂ«tĂ« njoftim, mbrojtja e Thaçit e pĂ«rfaqĂ«suar nga Sophie Menegon e ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur pĂ«rmes njĂ« parashtrimi tĂ« datĂ«s 2 shkurt 2026, raporton âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ.
Megjithatë, mbrojtja ka njoftuar se e rezervon të drejtën për të dhënë një deklaratë hyrëse pas përfundimit të çështjes nga ana e Prokurorisë dhe para hapjes së çështjes së tyre.
Ndryshe, fillimi i gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smkajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, është caktuar më 27 shkurt 2026.
Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe më 2024 i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.
Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.
Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.
Kurse, Hajredin Kuçit i Ă«shtĂ« dorĂ«zuar aktakuza e konfirmuar dhe fletĂ«thirrja pĂ«r tâu paraqitur para gjykatĂ«ses sĂ« procedurĂ«s paraprake pĂ«r paraqitjen e parĂ«, e cila u mbajt 9 dhjetor.
Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe FahriFazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.
Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.
Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës. Në këtë rast, Prokuroria ka dorëzuar dosjen paraprake. Po ashtu, dosjen e tij për këtë fazë të procedurës e ka dorëzuar edhe Fadil Fazliu. /BetimipërDrejtësi/
Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilia Rexhepi, e cila vjen nga Partia e Re Demokratike që përfaqëson komunitetin boshnjak, ka thënë se do ta respektojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i jep të drejtë Listës Serbe që ta ketë nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb.
Ajo tha se nuk kanë vendosur ende se a do të kenë votë për kandidatët e Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.
âUnĂ«, si deputete vazhdimisht i respektoj tĂ« gjitha vendimet e GjykatĂ«s Kushtetuese. Duhet tĂ« respektohet Kushtetuta. Tash nuk e di se çfarĂ« qĂ«ndrimi si grup do ta kemi, por patjetĂ«r, si deputetĂ«, duhet ta respektojmĂ« KushtetutĂ«n e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe vendimet e GjykatĂ«sâ, tha Rexhepi pĂ«r RTV21.
âPĂ«r ne Ă«shtĂ« mĂ« mirĂ« tĂ« mos shkohet nĂ« pako votimi pĂ«r nĂ«nkryetarĂ«t e Kuvendit nga komunitetet, por tĂ« votohet veç e veç pĂ«r nĂ«nkryetarin nga komuniteti serb dhe pĂ«r atĂ« nga komunitetet joserbe. Do ta shohim nĂ« Parlament, nĂ« rendin e ditĂ«s, se si do tĂ« shkojĂ« situata. Ndarja nga pako Ă«shtĂ« nĂ« rregull dhe nuk pĂ«rbĂ«n shkelje kushtetuese, sepse unĂ« e kam vendimin e GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«r nĂ«nkryetarĂ«t nga komunitetet e tjera. Mundemi tĂ« votojmĂ« edhe veç e veç.â, tha Rexhepi.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se do të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit, e cila zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ku Presidenti Donald Trump pritet të mbajë fjalim kryesor.
Kjo ngjarje, e cila bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota, përfaqëson një moment të rëndësishëm të unitetit, besimit dhe vlerave të përbashkëta.
Haradinaj ka theksuar se është shumë domethënëse që Kosova të jetë e pranishme në këtë aktivitet, duke riafirmuar miqësinë dhe partneritetin e qëndrueshëm me SHBA-në.
"ĂshtĂ« shumĂ« domethĂ«nĂ«se qĂ« Kosova tĂ« pĂ«rfaqĂ«sohet nĂ« kĂ«tĂ« ngjarje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, duke riafirmuar miqĂ«sinĂ« e bekuar dhe partneritetin e qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« vendit tonĂ« me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s", ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/
Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka zhvilluar një takim me Papa Leon XIV.
Edhe gjatë këtij takimi Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tij.
Sipas një deklarate me shkrim nga Vatikani, Papa priti kryeministrin Rama këtë mëngjes në Vatikan.
Më pas u zhvillua një takim në Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë me kardinalin Pietro Parolin dhe Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare (Ministri i Jashtëm), Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher.
Në deklaratën e Vatikanit u nda informacioni se "Gjatë diskutimeve të përzemërta, u vu theksi në marrëdhëniet e mira dypalëshe midis dy vendeve, si dhe u trajtuan çështje me interes të përbashkët në lidhje me marrëdhëniet midis kishës dhe shoqërisë civile në vend".
"Takimi u përqendrua gjithashtu në çështjet kryesore rajonale, duke përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian" thuhet ndër të tjera deklaratë. /Telegrafi/
Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Ministrisë së Ekonomisë, përmes të cilit ka kundërshtuar paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, mungesën e saj si dhe faturat gjithnjë e më të papërballueshme për qytetarët e Kosovës.
Gjatë aksionit, të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës lanë para ministrisë një faturë simbolike të përmasave të mëdha, e cila, sipas tyre, pasqyron realitetin e rëndë të çmimeve të larta dhe jetesës me borxhe të shumë familjeve kosovare.
Në emër të Rinisë Demokratike të Kosovës, para mediave foli kryetari i Degës së RDK-së në Prishtinë, Trim Syla, i cili tha se aksioni është një thirrje për përgjegjësi institucionale dhe ndalje të goditjes ndaj qytetarëve.
âSot sâkemi ardhĂ« me pankarta. Kemi ardhĂ« me njĂ« faturĂ«. NjĂ« faturĂ« qĂ« po e ngulfatĂ« jetĂ«n e qytetarĂ«ve çdo muaj,â tha Syla, duke shtuar se ânjĂ« familje nĂ« KosovĂ«, me 1000 euro tĂ« ardhura mujore, ka 1085 euro shpenzime bazikeâ.
Ai theksoi se kjo faturë përfaqëson modelin e një familjeje të vogël me dy prindër të punësuar, duke vënë në pah vështirësitë e jetesës edhe për familjet me të ardhura më të ulëta.
Sipas Sylës, rritja e çmimit të energjisë elektrike po i shtyn qytetarët drejt varfërisë.
âRritja prej 21% e çmimit tĂ« energjisĂ« elektrike nuk Ă«shtĂ« reformĂ«. ĂshtĂ« goditje direkte ndaj familjes. ĂshtĂ« shtytje drejt varfĂ«risĂ«,â deklaroi ai.
Syla shtoi se pasojat e rritjes së çmimit të energjisë elektrike po reflektohen edhe në rritjen e çmimeve të produkteve bazike dhe shërbimeve të tjera, ndërkohë që pagat mbesin të njëjta.
âEnergjia nuk Ă«shtĂ« luks. ĂshtĂ« nevojĂ« bazike,â tha ai, duke theksuar se fatura simbolike do tĂ« mbetet para MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ« deri nĂ« marrjen e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« nga institucionet.
Në fund, Rinia Demokratike e Kosovës kërkoi ndaljen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, transparencë në menaxhimin e sektorit energjetik dhe politika publike që mbrojnë qytetarët nga varfëria dhe borxhet./Telegrafi/
Pjesëtarë të Njësisë së Ndërhyrjes së Policisë së Specializuar (NJPS) të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), së bashku me njësi të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar ushtrime të përbashkëta trajnimi për evakuim mjekësor ajror (Air MEDEVAC).
Ushtrimet janë mbajtur më 4 shkurt në Kampin Bondsteel dhe kanë përfshirë trajnime teorike dhe praktike, me qëllim të fuqizimit të bashkërendimit ndërmjet njësive dhe avancimit të gatishmërisë operacionale për reagim në raste emergjente.
Sipas njoftimit të EULEX-it, aktiviteti kishte për synim përgatitjen e pjesëtarëve për situata reale, duke rritur aftësitë për menaxhimin e emergjencave dhe ndërhyrjen e shpejtë përmes evakuimit mjekësor ajror.
EULEX thekson se ushtrime të tilla të përbashkëta kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në garantimin e një reagimi efikas dhe të koordinuar në raste të emergjencave në terren. /Telegrafi/
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me gra lidere, me nikoqire Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve.
Në një postim, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e këtij takimi dhe potencialin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
âNjĂ« pasdite nĂ« shoqĂ«rinĂ« e grave lidere, me nikoqire LartmadhĂ«rinĂ« e Saj, Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit tĂ« KulturĂ«s dhe Arteve", ka shkruar Osmani.
Ajo ka vĂ«nĂ« nĂ« pah se marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rmjet KosovĂ«s dhe Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe shkojnĂ« pĂ«rtej miqĂ«sisĂ« tradicionale. âKosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanĂ« mĂ« shumĂ« sesa miqĂ«si: kanĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r tĂ« hapur kapituj tĂ« rinj bashkĂ«punimi edhe nĂ« kulturĂ«, krijimtari, art dhe inovacionâ, ka theksuar Presidentja.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, veçanërisht në fushat e kulturës, artit dhe inovacionit, me fokus të veçantë në rolin e grave lidere në këto procese. /Telegrafi/
INPO ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në tenderin për shërbime me ushqim për Policinë e Kosovës, duke ngritur shqetësime serioze për ligjshmërinë, transparencën dhe integritetin e procesit të prokurimit publik.
âNĂ« vazhdĂ«n e monitorimit tĂ« tenderit pĂ«r ushqim pĂ«r PolicinĂ« e KosovĂ«s, INPO reagon ndaj zhvillimeve tĂ« fundit qĂ« thellojnĂ« shqetĂ«simet pĂ«r ligjshmĂ«rinĂ«, transparencĂ«n dhe integritetin e procesit tĂ« prokurimit publik", thuhet nĂ« komunikatĂ«n pĂ«r media.
Sipas INPO-s, organizata kishte reaguar që në nëntor të vitit të kaluar për problematikat e identifikuara në tenderin e hapur për shërbime ushqimore për Policinë e Kosovës, me vlerë të parashikuar 2.7 milion euro për 36 muaj, i cili u anulua në dhjetor 2025.
INPO bën të ditur se, pavarësisht kësaj, Policia e Kosovës ka lidhur një kontratë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, në vlerë prej 650 mijë euro për vetëm tre muaj.
âPas anulimit tĂ« tenderit tĂ« hapur dhe derisa çështja Ă«shtĂ« ende nĂ« shqyrtim nĂ« OShP, Policia e KosovĂ«s ka lidhur njĂ« kontratĂ« tĂ« negociuar pa publikim tĂ« njoftimit pĂ«r kontratĂ«, nĂ« vlerĂ« 650 mijĂ« euro pĂ«r vetĂ«m 3 muaj, pĂ«r tĂ« njĂ«jtin objekt kontrate dhe pĂ«r tĂ« njĂ«jtat nevoja tĂ« parashikueshmeâ, thuhet nĂ« njoftim.
Sipas INPO-s, kjo procedurë ka pasoja të drejtpërdrejta financiare për buxhetin publik.
âKontrata e negociuar i kushton PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s rreth 216 mijĂ« euro nĂ« muaj, ndĂ«rkohĂ« qĂ« tenderi i hapur i planifikuar pĂ«r 36 muaj parashihte njĂ« kosto mesatare prej rreth 75 mijĂ« euro nĂ« muajâ, thekson organizata, duke shtuar se âprocedura e negociuar rezulton tĂ« jetĂ« gati trefish mĂ« e shtrenjtĂ« nĂ« baza mujore sesa njĂ« procedurĂ« e rregullt konkurrueseâ.
INPO shpreh shqetësim të veçantë edhe për operatorin ekonomik të përzgjedhur.
âEdhe mĂ« shqetĂ«sues Ă«shtĂ« fakti se kjo kontratĂ« e negociuar Ă«shtĂ« lidhur pikĂ«risht me operatorin ekonomik qĂ« nĂ« procedurĂ«n e hapur ishte shpallur i papĂ«rgjegjshĂ«m,â thuhet nĂ« komunikatĂ«, duke vlerĂ«suar se ky kontrast âminon besueshmĂ«rinĂ« e vlerĂ«simit institucional dhe krijon dyshime tĂ« bazuara pĂ«r trajtim selektiv dhe favorizimâ.
Organizata vlerĂ«son se rreziku qĂ« kontratat e negociuara tĂ« kthehen nĂ« praktikĂ« Ă«shtĂ« real. âKjo krijon njĂ« rrezik real qĂ« kontrata e negociuar tĂ« mos mbetet pĂ«rjashtim i pĂ«rkohshĂ«m, por tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« praktikĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur", paralajmĂ«ron INPO.
Në fund, INPO thekson se do të vazhdojë të ndjekë rastin.
âINPO do tĂ« vazhdojĂ« monitorimin e kĂ«saj procedure dhe do tâi adresojĂ« gjetjet e saj tek institucionet mbikĂ«qyrĂ«se dhe ato tĂ« zbatimit tĂ« ligjit, me qĂ«llim tĂ« mbrojtjes sĂ« interesit publik, parasĂ« publike dhe integritetit tĂ« prokurimit publik", thuhet mes tjerash nĂ« komunikatĂ«. /Telegrafi/
Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh.
Sipas njoftimit, Frangesh në këtë takim ishte i shoqëruar nga ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
âSĂ« bashku diskutuan rreth zhvillimeve nĂ« vend dhe situatĂ«s nĂ« rajon,â thuhet nĂ« komunikatĂ«.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Ai vuri nĂ« pah se âmbetet me rĂ«ndĂ«si formimi sa mĂ« parĂ« i qeverisĂ« sĂ« re pas zgjedhjeve tĂ« jashtĂ«zakonshme tĂ« 28 dhjetorit, dhe votimi nĂ« Kuvend mes tjerash edhe i marrĂ«veshjeve ndĂ«rkombĂ«tare dhe Planit tĂ« Rritjes me Bashkimin Evropianâ.
NĂ« pĂ«rfundim tĂ« takimit, Bislimi falĂ«nderoi pĂ«rfaqĂ«suesin e posaçëm slloven pĂ«r vizitĂ«n dhe bisedĂ«n, duke i uruar atij âqĂ«ndrim tĂ« frytshĂ«m nĂ« KosovĂ«â./Telegrafi/
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të enjten nuk u deklarua për media se a synon koalicion qeverisës.
"Jam shumë vonë per takimet e radhës", ka thënë Kurti para gazetarëve.
Ai sot mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian - Dita e Biznesit Francez në Kosovë".
Ndryshe një ditë më parë, Kurti tha se janë duke u përgatitur që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe të formohet Qeveria e re, meqë sipas tij ekziston urgjencë për miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.