Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Berisha: “Lubi” Balluku hajdutja më e madhe, u dërgua në Kuvend nga Rama për të provokuar

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në Foltoren e mbajtur para Kryeministrisë, falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen duke u shpreh se kjo protestë dëshmon qëndresën për t’u përballur me narkoqeverinë. Një organizatë kriminale e cilësuar Berisha dhe një armike e betuar e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në fjalën e tij, Berisha u ndal edhe te seanca parlamentare, […]

The post Berisha: “Lubi” Balluku hajdutja më e madhe, u dërgua në Kuvend nga Rama për të provokuar appeared first on BoldNews.al.

Zvarritja e Imunitetit të Ballukut/ Zhupa: Rama po i trajton socialistët si kartona!

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka deklaruar këtë të hënë se Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, duhet të mblidhet sipas rregullores. Në mbledhjen e Kryetarëve, Zhupa u shpreh se opozita ka kërkuar disa herë mbledhjen por kjo e fundit është zvarritur nga pala socialiste. […]

The post Zvarritja e Imunitetit të Ballukut/ Zhupa: Rama po i trajton socialistët si kartona! appeared first on BoldNews.al.

Kushtoi 260 mln euro, rruga e Ballukut Qukës-Qafë Plloçë e mbuluar nga balta e inertet edhe pas rihapjes

Pas dy javë e mbyllur, është hapur këtë të diel rruga Qukës-Qafë Plloçë, e cilësuar si rruga e “artë” e ministres Belinda Balluku, pasi ka kushtuar 260 mln euro. Megjithatë rruga sërish është e mbuluar nga balta dhe inertet edhe pas rihapjes. Sot ka filluar qarkullimi vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e Pogradecit […]

The post Kushtoi 260 mln euro, rruga e Ballukut Qukës-Qafë Plloçë e mbuluar nga balta e inertet edhe pas rihapjes appeared first on BoldNews.al.

Konfliktet për aeroportin e Vlorës/ Pacolli akuzon Ballukun për anësi ndaj aksionerit me 2%

Konfliktet rreth projektit të Aeroportit të Vlorës po thellohen, ndërsa kompania “Mabco Construction”, e drejtuar nga biznesmeni Behgjet Pacolli dhe aksionere mazhoritare në shoqërinë koncensionare VIA, akuzon hapur Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për qëndrim të njëanshëm dhe përjashtim të paligjshëm nga vendimmarrja. Në një letër drejtuar zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, me […]

The post Konfliktet për aeroportin e Vlorës/ Pacolli akuzon Ballukun për anësi ndaj aksionerit me 2% appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Në 6 mijë mesazhe të dosjes ‘Balluku’, shumica lidhen me Palloshin e gjatë!

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka denoncuar lidhjet direkte të kryeministrit Edi Rama me dosjen e Belinda Ballukut, duke theksuar se shumica dërrmuese e 6 mijë mesazheve lidhen personalisht me të. Sipas Berishës, në tre rreshta të asaj dosje, dy janë akuzë direkt për Edi Ramën “Dosja Balluku në fakt është dosja Rama. Ne 6 mijë mesazhe […]

The post Berisha: Në 6 mijë mesazhe të dosjes ‘Balluku’, shumica lidhen me Palloshin e gjatë! appeared first on BoldNews.al.

Imuniteti i Ballukut, Berisha: Rama po përdor deputetët për t’i mbyllur rrugën drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se kryeministri Edi Rama se po përdor pushtetin politik për të penguar drejtësinë, në lidhje me çështjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Gjatë një takimi me kryetarët e degëve të PD-së në rrethe, Berisha tha se zhvillimet e fundit kanë treguar, sipas tij, se premtimet për reformën […]

The post Imuniteti i Ballukut, Berisha: Rama po përdor deputetët për t’i mbyllur rrugën drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

Rama sulmon gazetarët për të shmangur llogaridhënien për korrupsionin qeveritar

Kryeministri Edi Rama përdori të mërkurën një koment të gazetares Klodiana Lala në profilin e saj në Facebook për ta sulmuar atë publikisht me një gjuhë fyese dhe intimiduesе. Ndërsa Lala, duke komentuar qëndrimin e Ramës për përmbytjet, ku fajësonte qytetarët për hedhjen e plehrave rrugëve, pyeste se pse nuk kishte funksionuar inceneratori i Tiranës, […]

The post Rama sulmon gazetarët për të shmangur llogaridhënien për korrupsionin qeveritar appeared first on Reporter.al.

Balluku krah Van Horn/ Preçi: Sfidë e hapur dhe poshtërim për opinionin publik

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi komentoi praninë e zv/kryeministres së pandehur Belinda Balluku, afër të Ngarkuarës me Punë të SHBA-së, Nancy Vanhorn, gjatë një aktiviteti dy ditë më parë. I ftuar në News 24, ai theksoi se daljet publike të zëvendës kryeministres, ndaj së cilës SPAK ka kërkuar edhe arrestimin e saj, janë një “sfidë […]

The post Balluku krah Van Horn/ Preçi: Sfidë e hapur dhe poshtërim për opinionin publik appeared first on BoldNews.al.

Si digjet, përmbytet dhe vidhet Shqipëria “pas krahëve” të Ramës

Java që lamë pas ishte një tjetër provë e trishtë se sa i brishtë është ky vend dhe sa pak e mban shtetin në këmbë qeverisja e Ramës. Përmbytjet përfshirën shtëpi, biznese dhe rrugë, duke e kthyer Durrësin në një mini-Venecia të padëshiruar, ku mbi 80% e pjesës urbane u zhyt nën ujë. Fatkeqësisht, përveç […]

The post Si digjet, përmbytet dhe vidhet Shqipëria “pas krahëve” të Ramës appeared first on BoldNews.al.

“Ndryshoni dëshminë”, denoncimi i Berishës: Si po kërcënohen dëshmitarët për të mbrojtur Ballukun!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat bëri denoncim të fortë në lidhje me çështjen Balluku. Ai tha se po intimidohen dhe kërcënohen dëshmitarët për çështjen Balluku, që të ndryshojnë dëshmitë e tyre. Berisha tha se Rama duhet të japë dorëheqjen. “Ka një seri aferash shumë të rënda me miliarda euro […]

The post “Ndryshoni dëshminë”, denoncimi i Berishës: Si po kërcënohen dëshmitarët për të mbrojtur Ballukun! appeared first on BoldNews.al.

Imuniteti i Ballukut/ Avokati: Standardi i dyfishtë me autorësi të Edi Ramës!

Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar në lidhje me zvarritjen që Kuvendi po i bën kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të mandatit të deputetes, Belinda Balluku, dhe arrestimin e saj. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gjokutaj shkruan se me rastin e Belinda Ballukut po luhet një standard i dyfishtë, sipas tij, me urdhër […]

The post Imuniteti i Ballukut/ Avokati: Standardi i dyfishtë me autorësi të Edi Ramës! appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet/ Balluku në Fier: Do të kompensohen të gjithë banorët e prekur, skuadrat janë në terren

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve në Fier. Ajo është takuar me banorë në Asturkas, ndërsa nënvizon se strukturat janë në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

“Jemi në një stad më të përmirësuar të situatës. Lumi Seman është kthyer në shtratin e tij. Evakuimi i qytetarëve është bërë i plotë. Kishim një situatë me barinjtë që nuk po arrinin të kontaktonin, ata janë gjetur dhe janë të sigurt. Ndërsa në dy tre ditët në vijim nuk parashikohet reshje dhe kjo do jetë koha për të rikuperuar. Do të kompensohen të gjithë banorët e prekur nga përmbytjet”, u shpreh Balluku.

Balluku në krah të Van Horn/ Ish-prokurori: Zyrtarët e pandehur s’mund të kenë kontakt me SHBA

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar pjesëmarrjen e të Ngarkuarës me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, në një aktivitet ku ishin të pranishëm Edi Rama dhe Belinda Balluku, e cila aktualisht ka statusin e të pandehurës. I ftuar në News 24, Beci theksoi se marrja zyrtarisht e Ballukut si e […]

The post Balluku në krah të Van Horn/ Ish-prokurori: Zyrtarët e pandehur s’mund të kenë kontakt me SHBA appeared first on BoldNews.al.

Hetimet për Unazën e Madhe, gazetarja: Arbër Abazi lidhje nepotike me Ballukun

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me kontrollet e SPAK, për hetimet e Unazës së Madhe. Sipas Lalës, kontrollet e kryera te biznesmenët dhe emrat e tyre, erdhën nga sekuestrimi i telefonave të Evis Berberit, në të cilët janë zbuluar të dhëna të rëndësishme. Sipas gazetares, biznesmeni Arbër Abazi ka lidhje […]

The post Hetimet për Unazën e Madhe, gazetarja: Arbër Abazi lidhje nepotike me Ballukun appeared first on BoldNews.al.

EDITORIAL / SPAK bën gati prangat, Balluku vazhdon shfaqjet publike

nga Albeu.com

Ndërkohë që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka bërë zyrtarisht kërkesë Kuvendit për heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për akuza të rënda për shkelje të barazisë në procedurat e tenderëve publikë, përfshirë projektin e tunelit të Llogarasë dhe segmentet e Unazës së Madhe, ajo vazhdon sërish të shfaqet në evente publike, herë me çizme e herë me taka, sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ajo sot ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të parkut eolik të Tropojës.

Ky akt nuk është vetëm një pjesëmarrje në një aktivitet zhvillimor — është një shfaqje politike në mes të një hetimi penal për një skandal të madh dhe një procesi që mund të çojë në heqjen e imunitetit të saj si deputete, që pritet të shqyrtohet nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin më 28 janar.

Sfidimi i drejtësisë me aksione publike si kjo e parkut eolik në Tropojë nuk ndihmon transparencën apo qeverisjen e hapur, por një tentativë për të rikthyer normalitet politik në funksione që janë nën “thikë” ligjore. Ndërkohë që SPAK ka evidentuar dyshime serioze rreth shkeljeve të procedurave të prokurimit, dhe kjo çështje është në fazë përcaktimi nga organet parlamentare dhe gjyqësore, pjesëmarrja në aktivitete të tilla jep mesazhe mospërfilljeje ndaj Drejtësisë dhe përcjell në popull mesazhin se shkeljet penale nuk kanë pasoja reale kur bëhet fjalë për elitat politike.

Në një demokraci funksionale, zyrtarët nën hetim serioz duhet të shmangin shfaqjet publike që duken si kultivim imazhi politik, veçanërisht kur legjitimiteti i tyre për të ushtruar funksionet publike është në diskutim. Pjesëmarrja e Ballukut në eventin e Tropojës ndërkohë që procedurat për heqjen e imunitetit vijojnë të shtyhen, krijon përshtypjen e një sistemi ku llogaridhënia është vetëm për qytetarët e zakonshëm — jo për ata në pushtet.

Shfaqje të këtilla zhvendosin vëmendjen nga debati substancial për drejtësinë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës, duke krijuar një teatër politik ku zyrtarët vazhdojnë “si gjithmonë” edhe kur janë nën hetim penal. Ndërkohë që vendi pret nga institucionet të sqarojnë përgjegjësitë e individëve — qofshin ata ministra apo deputetë — shfaqjet publike si kjo nuk i shërbejnë askujt përveç riciklimit të imazhit publik të të pandehurve.

Në fund, çështja nuk është vetëm për Ballukun — është për standardet e qeverisjes dhe fuqinë e drejtësisë së pavarur për të nxjerrë përpara ligjit edhe ata që janë më lart në piramidën politike. Nëse kjo mungon, atëherë çdo park eolik apo investim tjetër, sado i madh apo i vlefshëm, do të shërbejë vetëm si dekor i një sistemi ku mbrojtja e pushtetit rëndon mbi drejtësinë.

The post EDITORIAL / SPAK bën gati prangat, Balluku vazhdon shfaqjet publike appeared first on Albeu.com.

Prapaskenat/ Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA-së

Nga Armand Shkullaku Belinda Balluku ka lënë të kuptohet sot, se përveç mbështetjes pa kushte të kryeministrit Rama, ajo gëzon në mënyrë të tërthortë edhe një përkrahje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shfaqja publike live në krah të përfaqësues së SHBA dhe fjalimi me rastin e pajisjes me çertifikatë për prodhimin e energjisë eoliane […]

The post Prapaskenat/ Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA-së appeared first on BoldNews.al.

Rama i ra nga Kina!

Nga Boldnews.al Kryeministri Edi Rama në një fjalim të shkurtër bëri lëvizje të madhe. I kujtoi Amerikës se Kina është e interesuar për “investime në Shqipëri”, madje vendi ynë kaq i vogël, i copëtuar nga batërdia e korrupsionit qeveritar dhe oligarkisë, qenka “pikë mjalti” dhe me interes të madh. “…po mos të ishte Shqipëria kaq […]

The post Rama i ra nga Kina! appeared first on BoldNews.al.

Rama i vuri në krah Ballukun/ Nancy Van Horn i prish planet, mesazh Gjykatës Kushtetuese?

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy Van Horn, ka ndarë një mesazh këtë të hënë për Gjykatën Kushtetuese, gjatë një takimi të zhvilluar me kryetaren e sapoemëruar të këtij institucioni Fiona Papajorgji. Van Horn ka theksuar se Gjykata Kushtetuese duhet të mbajë përgjegjës ata që shkelin ligjet, duke […]

The post Rama i vuri në krah Ballukun/ Nancy Van Horn i prish planet, mesazh Gjykatës Kushtetuese? appeared first on BoldNews.al.

Bardhi: Bllokimi gjashtëjavor i kërkesës së SPAK për Ballukun është pengim i drejtësisë

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas vendimit të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për të thirrur mbledhjen për Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin më 28 janar, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për deputeten Belinda Balluku.

Bardhi thekson se “ky bllokim 6-javor është i paprecedent dhe një akt i lartë papërgjegjshmërie nga ana e mazhorancës socialiste”.

Sipas Bardhit, “pengimi i drejtësisë dhe bllokimi nga Kuvendi i shqyrtimit të kërkesës së SPAK për 6 javë, ka cenuar hetimet dhe i ka dhënë mundësi të pandehurës Balluku që të tentojë prishjen e provave/intimidimin e dëshmitarëve”.

Në emër të grupit parlamentar të PD, Bardhi dënoi me forcë “shkeljen e Rregullores nga Niko Peleshi dhe zbatimin prej tij të urdhrit politik të Edi Ramës për të zvarritur çështjen dhe për të penguar drejtësinë”.

/m.q/a.f/r.e/

The post Bardhi: Bllokimi gjashtëjavor i kërkesës së SPAK për Ballukun është pengim i drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbledhja për imunitetin e Ballukut/ PD: Precedent i rrezikshëm! I dhanë kohë të prishë provat

Partia Demokratike e ka cilësuar si precedent të rrezikshëm, zvarritjen e procesit të imunitetit të Belinda Ballukut, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë. Këtë të hënë u njoftua se Këshilli i Mandateve do të mblidhet më 28 janar ora 12:00, ndërkohë që PD, argumenton se janë plot 6 javë që nga kërkesa e SPAK dhe […]

The post Mbledhja për imunitetin e Ballukut/ PD: Precedent i rrezikshëm! I dhanë kohë të prishë provat appeared first on BoldNews.al.

❌