❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bislimi: Rezoluta mbi të drejtat e shqiptarëve në Luginë merr bekimin e Komitetit të Punëve të Jashtme të SHBA-së



Nga Capitol Hill në Washington, zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës u dëgjua si kurrë më parë, këtë herë si qëndrim zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo u bë e ditur nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe aktivist për të drejtat e shqiptarëve në SHBA, Faton Bislimi.

Në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA u miratua rezoluta H.R. 6411, e iniciuar nga Kongresisti Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, mbi të drejtat etnike dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Rezoluta, e mbështetur në mënyrë bipartizane nga Kryetari Brian Mast dhe Nënkryetari Gregory Meeks, tashmë ka marrë bekimin e Komitetit dhe pritet shumë shpejt të aprovohet nga vetë Kongresi.

Ajo kërkon përgjegjësi ligjore dhe politike nga Beogradi për diskriminimin sistematik të shqiptarëve në këtë rajon.

Bislimi e cilĂ«soi kĂ«tĂ« ngjarje si “ditĂ« tĂ« bardhĂ« pĂ«r shqiptarĂ«t dhe njĂ« sinjal tĂ« qartĂ« pĂ«r çdo regjim qĂ« mendon se padrejtĂ«sia mund tĂ« zgjasĂ« pafund.”

Ai shtoi se ky moment është për të realizuar vizionin e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili promovoi aleancën me Amerikën dhe besimin në forcën morale të kauzës shqiptare.

“ShumĂ« flasin pĂ«r rugovizĂ«m. Por rugovizmi nuk shpallet – jetohet. Nuk promovohet me fjalĂ« – dĂ«shmohet me vepra,” tha Bislimi.

Ai theksoi se marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara është e pazëvendësueshme dhe se liria dhe pavarësia e Kosovës duhet të shtrihet edhe te shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Qëndrimet ndër vite të Kurtit për Ibrahim Rugovën



Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës në 18-vjetorin e vdekjes së presidentit historik të Kosovës. Po ashtu, ai vizitoi edhe familjen Rugova, prej ku dha lajmin se Qeveria të cilën drejton do të nisë një projekt për restaurimin e rezidencës së presidentit Rugova.

Kurti e vlerĂ«soi figurĂ«n e ish-presidentit, duke thĂ«nĂ« se Rugova kishte ndikim “nĂ« ndĂ«rkombĂ«tarizimin e çështjes sĂ« KosovĂ«s dhe nĂ« kombĂ«tarizimin e rezidencĂ«s sĂ« vjetĂ«r”.

Për herë të parë për homazhe te varri i Rugovës Kurti kishte shkuar në vitin 2020, kur për herë të parë mori drejtimin e Qeverisë së vendit, më 17 shkurt, në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Si KryeministĂ«r i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, sot teksa shĂ«nojmĂ« dhe festojmĂ« 12 vjetorin e PavarĂ«sisĂ«, kujtojmĂ« Presidentin e parĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Ibrahim RugovĂ«n, tĂ« zgjedhur me votĂ« popullore me 24 maj 1992. NjĂ« dekadĂ« mĂ« vonĂ« me 4 mars tĂ« vitit 2002, nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s, doktor Ibrahim Rugova rizgjidhet sĂ«rish President i KosovĂ«s, kĂ«saj radhe President i parĂ« nĂ« KosovĂ«n e çliruar” – kishte deklaruar Kurti.

Përgjatë viteve, Albin Kurti nuk kishte shkuar për homazhe te varri i Rugovës. Për këtë, ai kishte dhënë edhe një shpjegim.

“Jam takuar dy herĂ« me Ibrahim RugovĂ«n. Jemi pajtuar por nuk kemi pasur qĂ«ndrime tĂ« njĂ«jta pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si do tĂ« kundĂ«rshtonim. AtĂ«herĂ« isha student” – kishte thĂ«nĂ« Kurti para pesĂ« viteve.

“Nuk mendoj se besimi nuk duhet tĂ« jetĂ« pĂ«r atĂ« gjest [shkuarjen te varr]. NĂ«se e shihni se kush sot po shkon te varri i Ibrahim RugovĂ«s, atĂ«herĂ« shihet se sa vlerĂ« ka ajo. Kur Ă«shtĂ« njeriu aktual ne kemi kritika tĂ« mĂ«dha. Sot kur nuk Ă«shtĂ« mes nesh, nuk mund ta kem qĂ«ndrimin e njĂ«jtĂ« si nĂ« vitin ’97, por s’mund tĂ« kaloj nga njĂ« ekstrem deri nĂ« njĂ« tjetĂ«r” – deklaronte Kurti.

Mospajtimet me Rugovën, Kurti kishte thënë që i kishte në fund të viteve të 90-ta. Por, ai deklaronte se kishte edhe disa pajtime në qëndrime me ish-presidentin.

“UnĂ« me presidentin Rugova jemi takuar dy herĂ«, edhe takimet i kemi pasur konstruktive edhe kur s’jemi pajtuar, jemi pajtuar pĂ«r qĂ«llimet nuk jemi pajtuar nĂ« fund tĂ« viteve 90-ta pĂ«r mjetet. UnĂ« nuk e fsheh as pajtimin qĂ« kam pasur me presidentin, as mospajtimin, por e vlerĂ«soj nĂ« veçanti pĂ«r vitet 1989-1992 pĂ«r njĂ« deklaratĂ« qĂ« shumĂ« veta mundohen ta heshtin, si vijon: “PavarĂ«sia Ă«shtĂ« kompromis” – ka thĂ«nĂ« Ibrahim Rugova” – kishte thĂ«nĂ« nĂ« tetor 2019 gjatĂ« njĂ« interviste nĂ« “Syri Tv”

Në shkurt të vitit 2002, disa muaj pasi ishte liruar nga burgu serb, Kurti ishte pyetur se çfarë mendon për Ibrahim Rugovën dhe partinë e tij, LDK-në, raporton Kallxo.

“ÇfarĂ« mendoj pĂ«r Lidhjen Demokratike tĂ« KosovĂ«s? Mendoj atĂ« çfarĂ« kam menduar gjithmonĂ« duke qenĂ« se LDK-ja ndĂ«rkohĂ« nuk ka ndryshuar. UnĂ« mendoj qĂ« LDK-ja Ă«shtĂ« demokratike vetĂ«m nĂ« atĂ« epitetin e saj, sa i pĂ«rket strukturĂ«s sĂ« brendshme, sa i pĂ«rket veprimtarisĂ«, nuk mendoj qĂ« Ă«shtĂ« demokratike, ajo Ă«shtĂ« njĂ« parti autoritare e cila e ka nĂ« krye njĂ« njeri qĂ« 12 vite, z. Rugova, i cili nuk Ă«shtĂ« dĂ«shmuar me suksese nĂ« politikĂ«â€ – kishte thĂ«nĂ« Kurti.

AtĂ« kohĂ«, ai ishte pyetur edhe pĂ«r atĂ« se pse Rugova nuk e ka pranuar UÇK-nĂ«.

“Mendoj se pse nuk e ka pranuar Ă«shtĂ« e qartĂ« nga vetĂ« sjellja e RugovĂ«s nĂ« vitet e 90-ta. Ideja e RugovĂ«s ka qenĂ« qĂ« tĂ« bllokoj çfarĂ«do dinamizimi tĂ« jetĂ«s dhe çfarĂ«do lĂ«vizje çlirimtare aktive” – kishte thĂ«nĂ« Kurti.

Kurti: Ibrahim Rugova zë vend më vete në historinë e politikës dhe kulturës në Kosovë



Sot është shënuar 20-vjetori i vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit të Parë të Kosovës, liderit të shquar politik, intelektualit të angazhuar dhe studiuesit të spikatur të letërsisë.

Në këtë ditë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe dhe përkujtime për figurën që shënoi historinë e shtetndërtimit të vendit.

Dr. Rugova ishte kryetari i parë dhe më jetëgjatë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nga themelimi i saj më 23 dhjetor 1989 deri në vdekjen e tij më 21 janar 2006.

Ai u zgjodh President i Kosovës më 24 maj 1992, duke udhëhequr një Republikë të shpallur më 7 shtator 1990, në një kohë kur Serbia ia kishte suprimuar autonominë vendit.

Gjatë kësaj periudhe, Rugova arriti të imponojë praninë e Kosovës edhe në skenën ndërkombëtare, duke u takuar me liderë botërorë, përfshirë edhe Presidentin e SHBA-së, Bill Clinton.

Konsistenca e tij në rrugën e rezistencës paqësore dhe urtësia në veprim e mendim i hapën rrugë Kosovës në shumë forume ndërkombëtare.

Ai ka merita të veçanta për orientimin e vendit drejt Perëndimit dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, duke mbetur një figurë kyçe në historinë politike dhe kulturore të vendit.

I lindur më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut, Rugova ndoqi studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku doktoroi në vitin 1984.

Para angazhimit të tij politik, ai punoi si studiues i letërsisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku botoi dhjetëra studime dhe libra.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e trashëgimisë së Rugovës dhe ndikimin e tij të pashlyeshëm në jetën politike dhe institucionale të Kosovës, duke e konsideruar atë një udhëheqës model dhe një simbol të rezistencës dhe shtetndërtimit.

Lirohet Hazir Haziri, i arrestuar në Serbi në shtator të vitit të kaluar, flet Koci



Hazir Haziri, qytetari shqiptar i arrestuar në Serbi më 8 shtator 2025 në pikën kufitare të Merdarës, është liruar nga autoritetet serbe.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook.

Sipas avokatit, lirimi i Hazirit tregon se arrestimi ishte i pabazuar dhe mbështetej mbi pretendime pa fakte.

Koci nënvizon rëndësinë që qytetarët e Kosovës të kenë mbështetje juridike të menjëhershme çdo herë që përballen me ndalime të padrejta jashtë vendit.

“Si avokat, do tĂ« vazhdoj tĂ« angazhohem qĂ« asnjĂ« qytetar i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s tĂ« mos mbetet i pambrojtur nĂ« burgjet e SerbisĂ«, pavarĂ«sisht rrethanave apo akuzave tĂ« pabazuara. Kjo Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si profesionale dhe njerĂ«zore”, tha ai.

Gjendja shëndetësore e Hazirit raportohet të jetë e mirë.

​"Rasti tragjik nĂ« RestelicĂ«, flasin fqinjĂ«t pĂ«r dorasin



Banorët e Restelicës u zgjuan mëngjesin e sotëm të tronditur nga lajmi se fqinji i tyre, një 30-vjeçar, dyshohet se ka vrarë nënën e tij.

Sipas banorëve të zonës, nënë e bir jetonin të vetëm në shtëpi.

KosovaPress ka mësuar se në natën kritike bashkëshorti i viktimës ndodhej në Mal të Zi për arsye pune, ndërsa djali tjetër i familjes, mbi të 20-tat, jeton në Gjermani. Gjatë kohës sa KosovaPress po qëndronte në vendin e ngjarjes, në shtëpi ka arritur edhe kryefamiljari, i cili ka refuzuar të japë deklaratë për media.

Fqinjët e familjes kanë deklaruar se 30-vjeçari, i dyshuar për vrasjen e nënës së tij, kishte probleme të shëndetit mendor. Sipas tyre, ai nuk kishte shkaktuar telashe në lagje dhe problemet i shfaqte vetëm brenda familjes, kryesisht ndaj nënës së tij.

Nesim Hoxha, njĂ« nga fqinjĂ«t, ka deklaruar se mes nĂ«nĂ«s dhe djalit kishte telashe tĂ« shpeshta. Sipas tij, nĂ«na shpesh dilte nga shtĂ«pia dhe shkonte nĂ« punĂ«torinĂ« e tij, si mĂ«nyra e vetme pĂ«r t’u larguar nga situata e vĂ«shtirĂ« me djalin, i cili vuante nga probleme shĂ«ndetĂ«sore.

“KĂ«ta fqinj kanĂ« pasur telashe çdo ditĂ«, nĂ«na dilte nga shtĂ«pia, vinte te ne nĂ« punĂ«tori, nĂ« njĂ« formĂ« ishte e vetme pĂ«rballĂ« njeriut tĂ« sĂ«murë KanĂ« qenĂ« vetĂ«m kĂ«ta nĂ«nĂ« e birĂ«, tĂ« gjithĂ« fqinjtĂ« janĂ« jashtĂ« vendit”, tha ai.

Ndërsa, Avzir Hoxha pronar i një marketi që ndodhet shumë pranë shtëpisë ku ndodhi vrasja për KosovaPress thotë se në përgjithësi si familje kanë qenë e urtë, por djali 30 vjeçar ka pas probleme të shëndetit mendor.

Megjithatë, sipas tij ai nuk u ka sjell telashe asnjëherë atyre si fqinj, përkundër që dyqanin e tij e frekuentonte çdo ditë.

“Familja e urtĂ« djali ka pas probleme mendore.. jo askujt nuk i ka bĂ«rĂ« asgjĂ«, vetĂ«m kjo tragjedi na ka çuditur tĂ« gjithĂ«ve
. ka qenĂ« e vĂ«shtirĂ« kur e kemi marr vesh
pĂ«r dite kanĂ« ardhur çdo mĂ«ngjes, çdo mbrĂ«mje kanĂ« ardhur
 Ai u kanĂ« me probleme mendore ne e kemi kuptuar tĂ« gjithĂ«â€, tha ai.

F.B i cili dyshohet se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm vrau nënën e tij është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë. Ndërsa, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

F.B ishte i njohur edhe më parë për organet e rendit dhe drejtësisë pasi për dhunë në familje ishte akuzuar për dy raste në vitin 2021 dhe për një rast në vitin 2023, dhe kishte edhe aktgjykime dënuese.

​“DrejtĂ«si, jo politikĂ«â€, mĂ« 17 shkurt protestohet nĂ« mbrojtje tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«



NjĂ« tjetĂ«r protestĂ« do tĂ« organizohet nĂ« mbrojtje tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (UÇK).

Me moton “DrejtĂ«si, jo politikĂ«â€ do tĂ« protestohet nĂ« sheshin “SkĂ«nderbeu” nĂ« PrishtinĂ« nĂ« pĂ«rvjetorin e 18-tĂ« tĂ« shpalljes sĂ« PavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s, raporton KosovaPress.

Kjo protestĂ« kĂ«saj radhe organizohet nga organizata “Liria ka emĂ«r”, e cila pret qĂ« tĂ« ketĂ« pjesĂ«marrje masive.

NĂ« konferencĂ« pĂ«r media, Ismail Tasholli nga kjo organizatĂ« tha se procesi gjyqĂ«sor nĂ« HagĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rcjell me “procedura tĂ« ndĂ«rlikuara e informacione kontradiktore”.

“NĂ« ditĂ«n kur Kosova shpalli pavarĂ«sinĂ« e saj mĂ« 17 shkurt, nĂ«n udhĂ«heqjen e shpallĂ«sit tĂ« saj Hashim Thaçi, ne paralajmĂ«rojmĂ« njĂ« protestĂ« paqĂ«sore pĂ«r drejtĂ«si nĂ« PrishtinĂ«. Sepse pikĂ«risht tani kur pas mĂ« shumĂ« se 5 vitesh, procesi nĂ« HagĂ« ka hyrĂ« nĂ« fazĂ«n pĂ«rmbyllĂ«se, Ă«shtĂ« momenti qĂ« tĂ« ngrihet zĂ«ri i qytetarĂ«ve nĂ« mbrojtje tĂ« çlirimtarĂ«ve dhe tĂ« vet parimit tĂ« drejtĂ«sisĂ«. Prandaj, sot jemi kĂ«tu pĂ«r tĂ« njoftuar rreth kĂ«saj proteste dhe pĂ«r tĂ« shpjeguar shkurtazi pse ajo Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e domosdoshme. Procesi nĂ« HagĂ« Ă«shtĂ« krijuar pĂ«r tĂ« sjell drejtĂ«si, siç e dini, por me kalimin e viteve nĂ« opinionin publik Ă«shtĂ« krijuar pĂ«rceptimi i mjegullt. Proces i gjatĂ«, i zvarritur, procedura tĂ« ndĂ«rlikuara, informacione kontradiktore, ndikim i diskursit politik dhe njĂ« ndjenjĂ« qĂ« drejtĂ«sia po humb fokusin e saj juridik”, deklaroi ai.

Tasholli ndër tjera përmendi edhe pranimin nga ana e Gjykatës Speciale të dokumenteve prej autoriteteve të Serbisë, në cilësinë e provave materiale.

“Vet origjina e saj [GjykatĂ«s Speciale] ka prodhuar debat publik, a Ă«shtĂ« kjo drejtĂ«si e pastĂ«r apo drejtĂ«si e ndikuar nga rrethana politike. Kjo pyetje sot nuk Ă«shtĂ« propagandĂ« e as retorikĂ« Ă«shtĂ« shqetĂ«sim real qytetar. QytetarĂ«t kanĂ« pa ndĂ«r vitet rrjedhje dokumentesh qĂ« vijnĂ« nga Serbia, ankesa pĂ«r tĂ« drejtat e mbrojtjes, zvarritje tĂ« proceseve, mungesĂ« komunikimit tĂ« qartĂ« me opinionin publik dhe njĂ« diskurs ku politika shpesh flet mĂ« shumĂ« se ligji”, theksoi ai.

Edhe Eliza Hoxha nga kjo organizatë tha se në këtë protestë do të kërkohet drejtësi për çlirimtarët.

“Ne as nuk marshojmĂ« as nuk protestojmĂ« kundĂ«r drejtĂ«sisĂ«, thjesht ne protestojmĂ« dhe kĂ«rkojmĂ« drejtĂ«si reale. ProtestojmĂ« sepse nuk duam standarde tĂ« dyfishta. Nuk duam procese pafund, nuk duam gjykime qĂ« duken tĂ« porositura, nuk duam drejtĂ«si selektive. Ne kĂ«rkojmĂ« verdikt juridik dhe jo verdikt politik. KĂ«rkojmĂ« vendime tĂ« bazuara nĂ« prova dhe jo nĂ« agjenda. Prandaj, mesazhi ynĂ« Ă«shtĂ« i qartĂ« sepse kĂ«rkojmĂ« drejtĂ«si pa presion, drejtĂ«si pa ndikim, drejtĂ«si pa skenar. DrejtĂ«si pĂ«r tĂ« gjithĂ«. Ne kĂ«rkojmĂ« qĂ« procesi nĂ« fund tĂ« mbyllet me vendim ligjor tĂ« respektojĂ« parimin e gjykimit tĂ« drejtĂ« dhe mos mbetet peng i politikĂ«s. Prandaj me 17 shkurt, ju ftojmĂ« tĂ« gjithĂ«ve tĂ« na bashkoheni me marshim e protestĂ« paqĂ«sore dhe dinjitoze me mesazhin tonĂ« tĂ« qartĂ«â€, tha Hoxha.

PesĂ« protesta nĂ« mbrojtje tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s janĂ« organizuar nga kategoritĂ« e dala nga lufta. MegjithatĂ«, KosovaPress mĂ«son se OVL-UÇK Ă«shtĂ« tĂ«rhequr kĂ«saj radhe dhe nuk do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e bashkĂ«organizimit.

Tasholli tha se e kanë ftesën për pjesëmarrje, ashtu si partitë politike.

“Edhe ata do tĂ« jenĂ«, sepse ftesa Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«, pĂ«r tĂ« gjitha ata qĂ« janĂ« pjesĂ« e qĂ«llimit dhe vullnetit pĂ«r mbrojtjen e vlerave. Pjesa e OVL-sĂ« Ă«shtĂ« pjesa mĂ« e dinjitetshme e kohĂ«rave tĂ« zorshme tĂ« kĂ«saj shoqĂ«rie, dhe gjithsesi kanĂ« marrĂ« organizimin e shumĂ« protestave tĂ« suksesshme siç e dini. Ftesa Ă«shtĂ« e hapur pĂ«r tĂ« gjithĂ«, madje ne nuk kemi kursyer nga ftesat tĂ« gjitha partitĂ« politike, qĂ« tĂ« qojmĂ« mesazh tĂ« pĂ«rbashkimit sepse mendojmĂ« qĂ« edhe Haga edhe tema e UÇK-sĂ« nuk Ă«shtĂ« tema e ndarjes, por Ă«shtĂ« tema e unifikimit”, u pĂ«rgjigj Tasholli.

Vitin e kaluar janĂ« organizuar pesĂ« protesta me thirrjet "DrejtĂ«si pĂ«r ÇlirimtarĂ«t".

Protesta e parë është mbajtur në Prishtinë, më pas në Hagë, Tiranë, Strasburg e në Shkup.

Gjyqi i madh pĂ«r katĂ«rshen e UÇK-sĂ« Ă«shtĂ« para fazĂ«s pĂ«rfundimtare. Nga data 9 deri mĂ« 18 shkurt, do tĂ« dĂ«gjohen deklarimet pĂ«rmbyllĂ«se, e me pĂ«rfundimin e kĂ«saj faze, procesi gjyqĂ«sor konsiderohet zyrtarisht i mbyllur.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po pĂ«rballen me akuza tĂ« ngritura nga Zyra e Prokurorit tĂ« Specializuar, tĂ« cilat ata i kanĂ« cilĂ«suar si tĂ« pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtĂ« kĂ«to akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturĂ« tĂ« organizuar komanduese.

Ish-eprorĂ«t e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen nĂ« paraburgim nĂ« HagĂ« prej nĂ«ntorit tĂ« vitit 2020. Gjykimi ndaj tyre ka nisur mĂ« 3 prill 2023 - gati tri vjet pas konfirmimit tĂ« aktakuzĂ«s prej kur ish-krerĂ«t e UÇK-sĂ« mbahen nĂ« qendrĂ«n e paraburgimit nĂ« HagĂ«.

Petkoviq vazhdon me narrativa të njëanshme dhe pretendime të pavërteta për Kosovën



Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, theksoi se Serbia, përkundër refuzimit zyrtar për ta njohur Kosovën, e kupton më mirë se kurrë që vendi ynë është shtet i pavarur.

Kurti identifikoi gjithashtu Federatën Ruse si një kontribuues kryesor të destabilitetit në rajon përmes ndikimit të saj mbi Serbinë.

Ai theksoi se nga katër fqinj të Kosovës, tre e njohin shtetin, ndërsa Serbia mbetet e vetmja që nuk e ka bërë këtë.

“Realiteti ka ndryshuar shumĂ« dhe Ă«ndrra e SerbisĂ« pĂ«r kthim nĂ« KosovĂ« duhet tĂ« shuhet”, u shpreh Kurti.

Pas këtyre deklaratave, Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, reagoi me komente njëanshme, duke tentuar të delegjitimojë shtetin dhe institucionet e Kosovës.

Ai e pĂ«rshkroi KosovĂ«n si “krijim tĂ« improvizuar dhe tĂ« dĂ«shtuar” qĂ« pretendon se nuk njihet nga mĂ« shumĂ« se gjysma e botĂ«s.

Ndërkaq, Bahamet - vendi ishullor i Oqeanit Atlantik, u bë vendi 121-të i botës që e njeh Kosovën.

Deklaratat e Petkoviq pasqyrojnë një tendencë të vazhdueshme për të prodhuar narrativa negative mbi pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet ndëretnike në veri, duke qenë pjesë e strategjisë së Beogradit për të mbajtur presion mbi institucionet e vendit dhe për të minuar integrimin e komunitetit serb në strukturat shtetërore.

Duhet theksuar se Serbia, në mënyrë të vazhdueshme, përdor deklarata të qëllimshme dhe të tendencioze kur bëhet fjalë për Kosovën.

Fushata e Serbisë për çnjohje

Që kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, Serbia e ka kundërshtuar atë dhe ka tentuar që të bindë shtetet që të mos e njohin Kosovën, ose të tërheqin njohjen.

Pavarësisht se Serbia shpesh ka njoftuar për tërheqjen e njohjes, ekspertët kanë thënë se sipas normave ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare nuk mund të tërhiqen njohjet.

Serbia ka nisur fushatën për çnjohje që nga viti 2017. Ndërkaq, që nga pavarësia, tenton të bllokojë Kosovën që të anëtarësohet në organizata dhe mekanizma ndërkombëtarë.

Më herët, Serbia kishte pretenduar se Kosovën e kishin çnjohur këto shtete: Sao Tome dhe Principe, Surinami, Guinea Bisao, Burundi, Liberia, Papua Guineja e Re, Lesoto, Komonuelthi i Dominikës, Grenada, Unioni i Komoreve, Ishujt Solomon, Madagaskari, Palau, Togo, Republika Qendrore e Afrikës, Gana, Siera Leone dhe Nauru.

Por, të gjitha këto pretendime ishin demantuar nga institucionet e Kosovës./Telegrafi.

IKSHPK: Në këto zona të Kosovës uji nuk rekomandohet për pije



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se po vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit për pije në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit të publikuar më 20 janar 2026, në disa zona uji nuk rekomandohet për pije, për shkak të rezultateve nga analizat laboratorike.

Zonat ku uji nuk rekomandohet për pije janë:

Rajoni i Prishtinës

  • Fabrika pĂ«r trajtimin e ujit Badoc
  • Vragoli

Rajoni i Gjilanit

  • KamenicĂ« – Stacioni i pompimit nr. 2
  • Bahqja
  • Fshati BerivojcĂ«

Rajoni i Pejës

  • KlinĂ« – rrjeti nga puset
  • KlinĂ« – rrjeti nga burimi JarinĂ«

Rajoni i Gjakovës

  • Burimet: Hoçë e Madhe, OpterushĂ« dhe ZaqishtĂ«

Rajoni i Prizrenit

  • MalishevĂ«

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve në këto zona që të mos e përdorin ujin për pije deri në një njoftim të radhës dhe thekson se monitorimi i cilësisë së ujit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Ndërron jetë gazetarja Qefsere Nishevci



Ka ndërruar jetë gazetarja kosovare Qefsere Nishevci, një emër i njohur i gazetarisë në Kosovë, e cila me përkushtim dhe profesionalizëm kontribuoi në zhvillimin e këtij profesioni për dekada me radhë.

Nishevci i përkiste brezit të gazetarëve që lanë gjurmë të rëndësishme në informimin dhe edukimin e opinionit publik.

Ajo ishte e diplomuar nĂ« GjuhĂ« dhe LetĂ«rsi Shqipe, ndĂ«rsa karrierĂ«n gazetareske e kishte nisur nĂ« vitin 1982 si gazetare nĂ« tĂ« pĂ«rditshmen “ZĂ«ri i RinisĂ«â€.

Gjatë angazhimit të saj profesional, ajo u shqua për seriozitet, etikë dhe përkushtim ndaj profesionit, duke ndikuar edhe në formimin e brezave të rinj të gazetarëve.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e saj, duke vlerësuar kontributin e Nishevcit në gazetarinë kosovare.

KEK: Njësia B2 rikthehet në operim, garanton stabilitetin me energji elektrike



Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia B2 ka përfunduar me sukses procesin e sanimeve dhe ekzaminimeve të pajisjeve kryesore, në përputhje me planin dhe dinamikën e parashikuar.

Sipas njoftimit të KEK-ut, njësia është startuar me sukses dhe është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 20:26, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e sistemit.

“Ky rezultat dĂ«shmon pĂ«rkushtimin e KEK sh.a. pĂ«r operim tĂ« sigurt, efikas dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« kapaciteteve prodhuese, si dhe aftĂ«sinĂ« e ekipeve teknike dhe menaxhuese pĂ«r tĂ« kryer ndĂ«rhyrje preventive dhe riparime tĂ« domosdoshme nĂ« kohĂ« optimale”, thuhet nĂ« komunikatĂ«n e KEK-ut.

KEK ka falënderuar stafin teknik dhe punonjësit për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, duke theksuar se falë punës së tyre, rifillimi i operimit të Njësisë B2 u realizua pa vonesa dhe në përputhje me standardet më të larta operacionale.

Ndërkohë, të martën në mëngjes, një pjesë e vendit u përball me reduktime të energjisë elektrike.

Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike (KESCO) njoftoi se reduktimet u rikthyen për shkak të kushteve të vështira dimërore, temperaturave të ulëta dhe rritjes së konsiderueshme të konsumit të energjisë për ngrohje.

Vetura e një polici përfshihet nga flakët në Pejë



Rreth orĂ«s 20:00, tĂ« sĂ« martĂ«s njĂ« veturĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga flakĂ«t nĂ« rrugĂ«n “Papa Klementi” nĂ« PejĂ«.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sonte rreth orĂ«s 20:00 kemi pranuar informatĂ«n se nĂ« rrugĂ«n ‘Papa Klementi’ njĂ« veturĂ« ishte kapluar nga zjarri. MenjĂ«herĂ« nĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« njĂ«sitet policore dhe zjarrfikĂ«sit. Nuk ka persona tĂ« lĂ«nduar, ndĂ«rsa janĂ« shkaktuar vetĂ«m dĂ«me materiale,” tha Gashi.

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori i shtetit dhe eksperti i zjarrit për të hetuar shkaqet e incidentit.

Sipas tij, vetura ishte private dhe në pronësi të një pjesëtari të Policisë së Kosovës.

Hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit janë në vazhdim.

Kosova dhe Bahamet nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e ndërsjellë të vizave



Kosova dhe Bahamet kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve.

Kjo u bë e ditur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook.

Ajo theksoi se pas njohjes së Kosovës nga Bahamet dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në dhjetor, ky ishte hapi i radhës për forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve.

“MarrĂ«veshja dĂ«shmon pĂ«rkushtimin e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r forcimin e lidhjeve ndĂ«rmjet qytetarĂ«ve tanĂ«, duke i afruar ata edhe mĂ« shumĂ« me njĂ«ri-tjetrin”, tha Osmani.

Marrëveshja do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe Bahamasit, duke përforcuar lidhjet ekonomike, kulturore dhe diplomatike mes dy vendeve.

Bahamet - vendi ishullor i Oqeanit Atlantik – u bĂ«nĂ« vendi 121-tĂ« i botĂ«s qĂ« e njeh KosovĂ«n.

Ky vend në Karaibe deri tani ka qenë në mesin e 106 vendeve të botës ku kosovarët detyrohen të pajisen me vizë para se të udhëtojnë për ta vizituar.

Tani, Bahamet janë vendi i 53-të në botë ku kosovarë mund të udhëtojnë lirshëm./Telegrafi.

Kurti në Davos: Kosova dhe Shqipëria janë një komb, krahasimi me Moldavinë nuk qëndron



Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka theksuar lidhjet e forta midis Kosovës dhe Shqipërisë, duke i cilësuar si një komb të vetëm.

Ai shtoi se, megjithëse ekzistojnë dy shtete dhe dy pasaporta, nuk ka dy kombe të ndryshme.

Duke komentuar krahasimet me Moldavinë dhe rrezikun rus, Kurti tha se situata nuk është e njëjtë për Kosovën dhe Serbinë, pasi nuk ekziston një kanton serb që kërcënon sovranitetin, siç ndodh me Transnistrinë.

"Në Kosovë, një gjë e tillë mund të kishte pasur rëndësi në pjesën veriore pesë ose dhjetë vite më parë, por tani kjo nuk ekziston", u shpreh Kurti.

Policia gjen armë me leje te shtëpia e Arianit Sllamnikut



Qytetari nga Gjilani, Arianit Sllamniku, Ă«shtĂ« arrestuar dhe ndaluar pĂ«r 48 orĂ«, pasi dyshohet se u ofronte fĂ«mijĂ«ve me autizĂ«m “terapi” me pretendimin se i shĂ«ronte, nĂ« vlerĂ« mijĂ«ra euro.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në pronat e Sllamnikut janë sekuestruar dy armë zjarri të gjata dhe dy të shkurtra (të gjitha me leje), municion, disa karikatorë, medikamente të ndryshme, libra protokolli dhe pajisje elektronike, përfshirë kompjuterë, telefona dhe microçipa.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë thirrje për qytetarët që kanë pranuar shërbime shëndetësore ose konsulta nga Sllamniku të paraqiten për intervistim, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të rastit.

“NĂ« kuadĂ«r tĂ« hetimeve, ftojmĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t qĂ« kanĂ« pĂ«rdorur ndonjĂ« terapi apo medikament nga personi nĂ« fjalĂ« dhe qĂ« konsiderojnĂ« se janĂ« dĂ«mtuar, qoftĂ« materialisht apo shĂ«ndetĂ«sisht, tĂ« paraqiten nĂ« ambientet e NjĂ«sisĂ« sĂ« Hetimeve Rajonale nĂ« Gjilan”, thuhet nĂ« njoftimin e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s.

Hetimet janë në vazhdim dhe policia paralajmëron marrjen e masave të mëtejshme sipas zhvillimeve./Telegrafi.

Përmbytja e Vlorës në 2024 nuk ishte nga reshjet



MĂ«ngjesi i 4 tetorit 2024 e gjeti VlorĂ«n tĂ« zhytur nĂ«n ujĂ«. Shiu i rrĂ«mbyer mbuloi lagje tĂ« tĂ«ra, aq sa nga dronĂ«t e mediave qyteti i ngjante “Venezias”, ku nĂ« vend tĂ« gondolave lundronin makinat.

Vlora u gjunjëzua nga reshjet për disa ditë, duke nxjerrë në pah dobësitë e një sistemi kullimi të amortizuar dhe mungesën e reagimit institucional. Mirëpo, kryeministri Edi Rama kishte një tjetër shpjegim për përmbytjen masive të qytetit bregdetar.

“E kemi parĂ« se çfarĂ« ndodhi nĂ« Austri dhe pamĂ« se çfarĂ« ndodhi nĂ« ditĂ«t kur kĂ«tu u pĂ«rmbyt Vlora, nĂ« BosnjĂ« ku humbĂ«n jetĂ«n shumĂ« njerĂ«z
 Ka njĂ« shpjegim tĂ« thjeshtĂ« pĂ«rtej analizave popullore dhe tendencioze qĂ« i bĂ«hen pĂ«rmbytjeve, qĂ« ka ndryshuar formacioni i reshjeve,” tha ai.

Kryeministri e vendosi theksin tek intensiteti i reshjeve, duke sugjeruar se edhe njĂ« infrastrukturĂ« “ekselente” nuk do tĂ« pĂ«rballonte goditjen e parĂ« pa organizim dhe trajnim tĂ« strukturave. Auditimet nxorrĂ«n nĂ« pah tĂ« kundĂ«rtĂ«n.

Përmbytja ishte e parandalueshme

NjĂ« raport i detajuar i Kontrollit tĂ« LartĂ« tĂ« Shtetit mbi pĂ«rmbytjet masive tĂ« vitit 2024 nĂ« VlorĂ«, i publikuar sĂ« fundmi, ka gjetje tĂ« cilat rrĂ«zojnĂ« narrativĂ«n e “formacionit tĂ« reshjeve”.

Shkaku kryesor i përmbytjeve sipas KLSH-së lidhet me mungesën e pastrimit të kanaleve kulluese prej dekadash, të cilat janë arteriet kryesore të kullimit të reshjeve për relievin e qytetit.

“Kanalet kulluese KK2 AkĂ«rni, KK3 AkĂ«rni dhe KUL Orikum, rezultuan mĂ« shumĂ« se 15 vjet tĂ« pa pastruara, ndĂ«rsa segmente brenda qytetit nuk janĂ« pastruar pĂ«r mbi 30 vite”- KLSH.

Pastrimi i kanaleve dhe rehabilitimi i sistemit kullues është një detyrë urgjente thekson Kontrolli i Lartë i Shtetit, sepse në të kundërt, qyteti është i rrezikuar gjithmonë nga përmbytjet.

Një tjetër problematikë sipas KLSH-së ka qënë mosfunksionimi në kapacitet të plotë të Hidrovorit të Akërnisë. Në ditën e përmbytjes ky hidrovor punoi vetëm me 45% të kapacitetit, pa pompa rezervë, pa gjenerator emergjence dhe me tension elektrik të ulët. KLSH shton se Këshilli i Qarkut nuk e shpalli gjendjen e emergjencës civile, ndërkohë që Bashkia nuk kërkoi kryerjen e vlerësimit të dëmeve për banesat.

“NĂ« pĂ«rfundim, nĂ«se e gjithĂ« infrastruktura dhe sistemi i kanaleve kulluese do tĂ« kishin qenĂ« funksionale dhe do tĂ« operonin me kapacitet tĂ« plotĂ«, rreziku qĂ« qyteti i VlorĂ«s tĂ« pĂ«sonte pĂ«rmbytje, si ajo e datĂ«s 04.10.2024, do tĂ« ishte i ulĂ«t”, argumenton Kontrolli i LartĂ« i Shtetit.

Si pasojë e përmbytjeve, Bashkia e Vlorës evidentoi 375 familje të dëmtuara, për të cilat ndau një fond dëmshpërblimi prej 54 milionë lekësh.

Përgjegjësia është institucionale

Përmbytjet e Vlorës në tetor 2024 nxorën në pah jo vetëm dobësitë teknike të sistemit të kullimit, por edhe problemet e thella të qeverisjes.

Agron Haxhimali thekson se ato ishin “pasojĂ« e dĂ«shtimeve tĂ« akumuluara nĂ« menaxhimin e infrastrukturĂ«s sĂ« kullimit nĂ«ntoksore dhe mbitokĂ«sore dhe jo thjesht e reshjeve intensive”. “PĂ«rmbytja u pĂ«rshkallĂ«zua nga pastrimi i pamjaftueshĂ«m i kanaleve dhe kapaciteti i kufizuar i hidrovorit”, shton ai.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n linjĂ« kritike, Zef Preçi e sheh konstatimin e KLSH-sĂ« si dĂ«shmi tĂ« mĂ«nyrĂ«s se si qeveriset vendi. “Kanalet kulluese kanĂ« mĂ« shumĂ« se 15 vjet qĂ« nuk janĂ« pastruar, njĂ« tregues i paqartĂ«sisĂ« sĂ« kompetencave, korrupsionit dhe klientelizmit nĂ« rritje”, thotĂ« ai.

Preçi akuzon qeverinë për mungesë transparence dhe për tendera të dyshimtë.

“Qershia mbi tortë’ qeveria qĂ« nuk mban asnjĂ« pĂ«rgjegjĂ«si por ‘e kthen dhimbjen nĂ« forcë’ duke kryer tendera tĂ« rinj, edhe kĂ«ta shumica tĂ« dyshuar si korruptivĂ«â€, thekson Preçi.

Të dy ekspertët bien dakord se rrënja e problemit është neglizhenca institucionale dhe mungesa e mirëmbajtjes, duke kërkuar një reformë të thellë në menaxhimin e ujërave dhe një ndarje të qartë përgjegjësish mes institucioneve.

Përfundim

Përmbytja e 4 tetorit 2024 në Vlorë ishte e parandalueshme dhe nuk mund të justifikohet me reshje të pazakonta, por sepse sistemi i kullimit mungon. Dhe ky fakt e bën narrativën e qeverisë jo vetëm të pasaktë, por edhe të rrezikshme, sepse fsheh përgjegjësinë dhe vonon zgjidhjet që nevojiten me urgjencë në Vlorë.

Nisur nga tĂ« dhĂ«nat e mbledhura, deklaratĂ«n e kryeministrit Edi Rama se pĂ«rmbytja e VlorĂ«s nĂ« tetor tĂ« 2024 ishte pasojĂ« e “formacionit tĂ« reshjeve” e kategorizojmĂ« tĂ« pavĂ«rtetĂ«./Faktoje.

Partneriteti Iowa – FSK forcon bashkĂ«punimin ushtarak dhe gatishmĂ«rinĂ« operacionale



NĂ« fjalimin e tij vjetor “Condition of the Guard 2026”, Gjeneral Major Stephen Osborn, Adjutant Gjeneral i AjovĂ«s, vlerĂ«soi mysafirĂ«t e veçantĂ« qĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« partneritetin mes GardĂ«s KombĂ«tare tĂ« AjovĂ«s dhe ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s (FSK).

Në ngjarje ishin të pranishëm Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Komandant i FSK-së, Komandant Rreshter Major Bedri Zuka, udhëheqësi më i lartë nënoficer, si dhe Drilon Zogaj, konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Des Moines.

Njoftimi i Gardës Kombëtare të Ajovës thekson se ky bashkëpunim ka ndërtuar ndër vite kapacitete dhe besueshmëri të ndërsjellë, duke forcuar ndërveprimin dhe gatishmërinë e të dy forcave. Për më shumë se 15 vjet, ushtarët dhe aviatorët e Ajovës kanë bashkëpunuar ngushtë me FSK-në në fusha si manovrat, mjekësia ushtarake, logjistika, mbrojtja kibernetike dhe zhvillimi profesional.

VetĂ«m gjatĂ« vitit 2025, partneriteti pĂ«rfshiu 26 shkĂ«mbime bilaterale me mbi 500 pjesĂ«marrĂ«s. NjĂ« moment i veçantĂ« ishte pĂ«rfshirja e njĂ« kompanie kĂ«mbĂ«sorie tĂ« FSK-sĂ« nĂ« BrigadĂ«n e 2-tĂ« Luftarake tĂ« Divizionit tĂ« 34-tĂ« tĂ« KĂ«mbĂ«sorisĂ« sĂ« AjovĂ«s gjatĂ« rotacionit nĂ« “Joint Readiness Training Center”, duke shĂ«nuar pjesĂ«marrjen e parĂ« tĂ« KosovĂ«s nĂ« njĂ« stĂ«rvitje tĂ« pĂ«rmasave tĂ« mĂ«dha jashtĂ« vendit.

Po ashtu, në vitin 2025, Garda Kombëtare e Ajovës rekrutoi qytetarin e parë nga Kosova, Andren Gashi, i cili iu bashkua Krahut të 132-të të Gardës Ajrore të Ajovës si pjesëtar i Forcave të Sigurisë.

Ky partneritet tregon vazhdimësinë e bashkëpunimit mes dy forcave dhe përpjekjet për të rritur gatishmërinë dhe kapacitetet e tyre operacionale./Telegrafi.

Ushtarët letonezë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës



Ushtarët letonezë nga Komanda Rajonale e KFOR-it të udhëhequr nga NATO (RC-E) po zhvillojnë patrulla të rregullta në veri të Kosovës dhe përgjatë Vijës Kufitare Administrative (ABL).

Sipas njoftimit zyrtar, patrullimet kryhen në mënyrë të paanshme dhe të vazhdueshme, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit situativ dhe mbështetjen e stabilitetit në zonë.

“NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, ata kontribuojnĂ« nĂ« sigurimin e njĂ« ambienti tĂ« sigurt pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t nĂ« KosovĂ«â€, thekson njoftimi i KFOR-it.

Patrullimet e tilla konsiderohen thelbësore për të ruajtur një prani të dukshme ushtarake dhe për të mbështetur sigurinë përgjatë fushës së përgjegjësisë së RC-E.

Kurti, Mavraj, Lajçi – 30 prill 1998: Protesta e fundit studentore nĂ« PrishtinĂ«, me brohoritjen “UÇK, UÇK”



Një fotografi e realizuar nga fotografi i Telegrafit, Ridvan Slivova, ka rikthyer në vëmendje protestën e fundit studentore të mbajtur më 30 prill 1998 pranë fakulteteve teknike në Prishtinë, një nga momentet më domethënëse të rezistencës paqësore studentore në Kosovë.

Në fotografi shihen, Albin Kurti, Muhamet Mavraj,j Driton Lajçi dhe aktivistë të tjerë të lëvizjes studentore të asaj kohe.

Kjo protestë ishte zhvilluar në ditën kur, sipas aneks-marrëveshjes për normalizimin e arsimit shqip në Kosovë, ishte paraparë të niste kthimi i studentëve shqiptarë në objektet universitare.

Sipas marrĂ«veshjes, studentĂ«t e tri fakulteteve teknike – NdĂ«rtimtari dhe ArkitekturĂ«, Makineri dhe ElektroteknikĂ« – duhej tĂ« hynin nĂ« objektet e tyre pĂ«rkatĂ«se, bazuar nĂ« pĂ«rzgjedhjen e dakorduar nga palĂ«t negociuese.

Por, forcat tĂ« shumta policore serbe kishin bllokuar tĂ« gjitha rrugĂ«t qĂ« çonin drejt fakulteteve dhe nuk lejuan hyrjen e studentĂ«ve, po ashtu kishin vendosur kordone nĂ« tĂ« gjitha hyrjet duke i mbajtur studentĂ«t tĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ« disa pika, 200–300 metra larg objekteve universitare.

Protesta ishte mbyllur me brohoritje dhe thirrje “UÇK, UÇK”, qĂ« shĂ«nuan edhe momentin e fundit tĂ« kĂ«saj lĂ«vizjeje studentore.

Studentët dhe profesorët shqiptarë ishin shpërndarë në mënyrë paqësore, pavarësisht provokimeve, ofendimeve dhe gjuajtjeve me gurë nga studentë dhe civilë serbë.

Pas pengimit të hyrjes në fakultete, studentët, mësimdhënësit dhe punonjësit e fakulteteve teknike ishin ndaluar nga forca të mëdha policore serbe të hynin në objektet e tyre, pikërisht në ditën kur duhej të liroheshin ato.

Pavarësisht provokimeve, studentët treguan vendosmëri për të vazhduar aktivitetin e tyre paqësor deri në realizimin e plotë të kërkesave./Telegrafi.

AUV ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga disa rajone të Polonisë



Agjencia e Ushqimit dhe VeterinarisĂ« ka ndaluar importin e shpezĂ«ve tĂ« gjalla dhe produkteve tĂ« tyre nga Polonia pasi Ă«shtĂ« konfirmuar prania e sĂ«mundjes Avian Influenza (HPAI–H5N1).

AUV ka njoftuar se do ta monitorojë situatën në vazhdim dhe masa mbetet në fuqi deri në vlerësimin e mëtejmë.

AUV ka përjashtuar nga vendimi produkte që origjinë kanë fermat e paprekura nga sëmundja dhe që gjenden 50km larg zonave të prekura.

“NĂ« funksion tĂ« mbrojtjes sĂ« shĂ«ndetit tĂ« kafshĂ«ve dhe sigurisĂ« ushqimore nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s, AUV vendos ndalimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« importit tĂ« shpezĂ«ve tĂ« gjalla dhe produkteve tĂ« tyre nga zonat e prekura. PĂ«rveç nĂ«se ato kanĂ« origjinĂ«n nga ferma tĂ« paprekura nga sĂ«mundja, tĂ« cilat gjenden nĂ« njĂ« rreze prej 50 km larg zonave tĂ« prekura”, thuhet nĂ« njoftimin e AUV-it.

SĂ«mundja Ă«shtĂ« evidentuar nĂ« ferma komerciale, familjare dhe te shpezĂ«t e egra nĂ« regjionet Lubuskie, Ëielkopolskie, Kodzkie dhe Podlaskie.

"Kontratë vdekjeje", dalin detaje të reja nga vrasja e Jani Aliajt në një burg në Greqi



Një sulm me thikë i regjistruar këtë të hënë ka lënë të vdekur 49-vjeçarin shqiptar, Jani Aliaj.

Viktima humbi jetën teksa vuante dënimin në burgun e Koridhallos, në Greqi.

Autori është një grek 28-vjeçar, i cili me një thikë të improvizuar vrau shqiptarin brenda Krahut të 3-të të burgut më të madh të vendit.

Sipas informacioneve nga mediat greke, oficerĂ«t e policisĂ« qĂ« po merren me çështjen besojnĂ« se kjo Ă«shtĂ« njĂ« “kontratĂ« vdekjeje” ndaj 49-vjeçarit pasi dyshohet se 28-vjeçari e ka kryer vrasjen me urdhĂ«r tĂ« njĂ« tjetĂ«r krimineli shqiptar.

Sipas të njëjtave burime, trafiku i drogës në Athinë është një tjetër pistë e mundshme. 49-vjeçari kishte kryer dy vrasje në Shqipëri, për të cilat ishin lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare. E para ndodhi në qytetin e tij të lindjes, Tepelenë, në vitin 2005 dhe e dyta u krye në vitin 2016.

Ai ishte anëtar i një bande të fortë në jug të Shqipërisë të përfshirë në trafikun e drogës. Nga ana tjetët edhe 28-vjeçari grek ka kryer dy vrasje.

E para disa muaj më parë në Agios Panteleimonas, kur qëlloi me gjakftohtësi në kokë një burrë nga Shqipëria, i cili kishte qenë në shënjestër të policisë për grabitje dhe vjedhje me thyerje, raporton Euronewsal.

❌