❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Jam nipi Arben Ndokës/ Konflikt mes disa personave në një lokal në Lezhë, plagoset njëri prej tyre, i përfshirë edhe vëllai i ish-deputetit të PS-së

✇Albeu
By: V K

Një konflikt ka ndodhur në një lokal në qytetin e Lezhës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në konflikt është përfshirë edhe Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka.

Sipas burimeve paraprake, në ambientet e lokalit kanë hyrë rreth pesë persona të maskuar, disa prej tyre të armatosur, të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanë kërcënuar klientët.

Njëri prej tyre, sipas dëshmive, është prezantuar si nipi i Arben Ndokës.

Gjatë incidentit, Nikolin Marku dhe një person tjetër janë goditur dhe kanë mbetur të lënduar. Marku ka akuzuar Gëzim Ndokën si të përfshirë në konflikt.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e personave të përfshirë dhe sqarimin e motiveve të konfliktit.

The post Jam nipi Arben Ndokës/ Konflikt mes disa personave në një lokal në Lezhë, plagoset njëri prej tyre, i përfshirë edhe vëllai i ish-deputetit të PS-së appeared first on Albeu.com.

Jeta luksoze dhe pushimet ekzotike/ Gjykata e Tiranës rrëzon Prokurorinë për sekuestrimin e 50 milionë euro pasuri të Elman Abules dhe Kristian Boçit

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Tiranës, ka rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë për vendosjen e sekuestros preventive të disa pasurive që kapin vlerën e 50 milionë eurove, ku të përfshirë janë edhe biznesmeni Elman Abule dhe influenceri i njohur, Kristian Boçi.

Në tetor të vitit 2024, Prokuroria kërkoi vendosjen e sekuestrimit preventiv mbi pasuritë dhe asetet e personave të dyshuar, me qëllim parandalimin e tjetërsimit të tyre gjatë vijimit të hetimeve, raporton Birn.

Megjithatë, në një vendim të pazakontë për raste të tilla, Gjykata e Tiranës, rrëzoi kërkesën e organit të akuzës.

Vendimi u mor në shtator të vitit 2025 nga gjyqtari Altin Abdiu, i cili e cilësoi kërkesën e prokurorisë si të paplotë, joproporcionale dhe të pabazuar.

Sipas gjykatës, mungonte një analizë e thelluar kontabël, si dhe prova konkrete për përfshirje të mëparshme në veprimtari penale.

Burime pranë hetimit e përshkruan këtë vendimmarrje si jo të zakonshme.

“Ka indicie se palĂ«t kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« tjetĂ«rsuar pasuritĂ«â€, deklaroi njĂ« prokuror nĂ«n kushte anonimiteti, duke theksuar se hetimi Ă«shtĂ« ende nĂ« zhvillim.

NĂ« publik Kristian Boçi bie nĂ« sy pĂ«r jetĂ«n e tij tĂ« luksit tĂ«, makinat e shtrenjta dhe pushimet ekzotike, tĂ« gjitha kĂ«tu tĂ« postuara nĂ« faqen e tij nĂ« “Instagram” me mĂ« shumĂ« se 100 mijĂ« ndjekĂ«s.

Por për Prokurorinë ka dyshime se pas gjithë këtyre fshihet një skemë e sofistikuar pastrimi parash, me burim të dyshuar nga krimi i organizuar.

Sipas hetimeve, bëhet fjalë për një mekanizëm kompleks financiar me vlerë rreth 50 milionë euro, i ndërtuar përmes huave fiktive dhe qarkullimit të parave cash.

Në këtë skemë dyshohet se janë të përfshirë shtatë persona dhe 14 subjekte tregtare.

Përveç Kristian Boçit, në qendër të hetimit ndodhet edhe biznesmeni Elman Abule, i njohur publikisht për lidhjet e tij të afërta me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe bashkëshortja e tij, Mariza Nito.

Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës të Elman Abules, Kristian Boçit dhe të personave të tjerë të përfshirë, i kanë mohuar kategorikisht akuzat.

Ata kanë argumentuar se pasuritë e klientëve të tyre nuk kanë origjinë kriminale dhe se pretendimet e prokurorisë nuk mbështeten në prova konkrete dhe lidhje shkakësore.

Prokuroria e Tiranës, konfirmoi për BIRN se procedimi penal ndaj personave të dyshuar vijon dhe se hetimet janë ende në fazë aktive.

Prokuroria dyshon se skema nis me biznesmenin Elman Abule, i cili furnizon fillimisht me para cash dhe hua njĂ« zinxhir shoqĂ«rish tregtare qĂ« i kontrollon pĂ«rmes kompanisĂ« “Fidalba”, e cila shĂ«rben si kompani mĂ«mĂ«.

KĂ«to shoqĂ«ri, tĂ« ngarkuara me kredi dhe detyrime financiare, ia qarkullojnĂ« mĂ« pas fondet njĂ«ra-tjetrĂ«s, duke krijuar nĂ« dokumente njĂ« burim tĂ« ri financiar, i cili kthehet sĂ«rish te “Fidalba” nĂ« formĂ«n e huave.

Me paratë e marra hua nga shoqëritë bija, kompania mëmë blen apartamente në rrugën e Kavajës në qershor 2023.

Elman Abule dhe bashkëshortja e tij, Marisa Nito, janë dy emra tashmë të njohur për drejtësinë. Abule, përveç këtij hetimi, akuzohet për pastrim parash edhe nga Prokuroria e Posaçme, në të njëjtën dosje me kryebashkiakun Erion Veliaj.

The post Jeta luksoze dhe pushimet ekzotike/ Gjykata e Tiranës rrëzon Prokurorinë për sekuestrimin e 50 milionë euro pasuri të Elman Abules dhe Kristian Boçit appeared first on Albeu.com.

E RËNDË/ FĂ«mija goditet nga mushka nĂ« kokĂ«, niset me helikopter drejt spitalit sepse rruga Ă«shtĂ« e prishur

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, shembja e rrugës në fshatin Bashaj, në një aks rrugor rreth 500 metra, ka detyruar Forcat Ajrore të ndërhyjnë me helikopter për të shpëtuar një fëmijë, i cili kishte pësuar një goditje në kokë dy ditë më parë nga mushka.

Fëmija ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u transportua me helikopter drejt spitalit të Vlorës, pasi ambulanca nuk mundi të shkonte në zonë për shkak të mungesës së rrugës.

Aksi rrugor rezulton i shembur prej pesë ditësh, së bashku me një pjesë të malit, problematikë për të cilën është raportuar edhe ditët e fundit.

The post E RËNDË/ FĂ«mija goditet nga mushka nĂ« kokĂ«, niset me helikopter drejt spitalit sepse rruga Ă«shtĂ« e prishur appeared first on Albeu.com.

PD dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit

✇Albeu
By: V K

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Partia Demokratike, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese ankimin për shfuqizimin e votimit për Avokatin e Popullit.

Sipas pretendimeve të PD, Endri Shabani, është në shkelje të kushtetutës dhe rregullores së kuvendit dhe kërkon shfuqizimin e votimit në kuvend.

Parlamenti votoi më 11 dhjetor Endri Shabanin si Avokat të Popullit, i cili mori 85 vota pro të deputetëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate dhe tre kundër.

Partia Demokratike dhe Partia Mundësia, nuk morën pjesë në votim.

Opozita kundërshtoi procedurën e ndjekur, duke deklaruar se kishte tërhequr firmat mbështetëse për kandidaturat për Avokat të Popullit dhe se Endri Shabani nuk ishte kandaturë e mbështetur nga PD.

The post PD dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit appeared first on Albeu.com.

Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në SPAK por pritet në zbardhen në vijim.

Këlliçi është paraqitur edhe më herët në SPAK. Hera e fundit ka qenë në shtator 2025, ku u pyet lidhur me kallëzimet që ai ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme.

Ai ka depozituar disa padi në SPAK për abuzime sipas tij në Bashkinë e Tiranës.

KĂ«lliçi ishte ndĂ«r denoncuesit e parĂ« sa i takon aferĂ«s “5D”, duke çuar mĂ« pas nĂ« arrestimin e ish-zyrtarĂ«ve tĂ« BashkisĂ«.

The post Belind Këlliçi paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Braktisja e 3 fĂ«mijĂ«ve nĂ« DurrĂ«s, zbardhet dĂ«shmia e nĂ«nĂ«s: Kam punuar dy turne, s’kisha mbĂ«shtetje, me ish-bashkĂ«shortin


✇Albeu
By: V K

Blerina Basha, bashkë me tre fëmijët e mitur vijon të qëndrojë në pediatrinë e spitalit të Durrësit. 33-vjeçarja, e cila shprehet se ka punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, pasi nuk kishte asnjë mbështetje familjare.

Ajo thotë se dje u ka blerë fëmijëve rroba, komplet pizhamash të ngrohta, dhe batanije për të kaluar natën në spital dhe askush nuk u ka dhënë veshmbathje, ndryshe nga sa ka deklaruar mbrëmjen e kaluar Ministria.

Kam punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, sepse nuk kam pasur asnjë mbështetje familjare. Prindërit e mi jetojnë në Francë dhe nuk kam asnjë të afërm këtu që të më ndihmojë për kujdesin ndaj tyre.

Në vitin 2025, ish-bashkëshorti më propozoi të bashkoheshim për të ikur në Itali. U bashkuam dhe ai u përgatiti dokumentet fëmijëve.

NĂ« shtator mĂ« tha se nuk do tĂ« qĂ«ndronte mĂ« nĂ« Itali dhe m’i la fĂ«mijĂ«t mua. MĂ« kĂ«rkoi tĂ« rrija me tĂ«, duke thĂ«nĂ« se nuk i mbante dot vetĂ«m.

UnĂ« qĂ«ndrova rreth tre muaj nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r procedurat e dokumenteve dhe, sepse nuk mund tĂ« rrija pa fĂ«mijĂ«t, i mora me vete pĂ«r t’u kthyer.

Diskutuam qĂ« fĂ«mijĂ«t tĂ« qĂ«ndronin me tĂ« atin nĂ« Itali, por unĂ« nuk mund t’i lija larg, ndaj i mora dhe i regjistrova nĂ« shkollĂ« kĂ«tu.

NĂ« nĂ«ntor vjet, shkolla mĂ« njoftoi se dy djemtĂ« nuk po shkonin nĂ« shkollĂ«, pasi nuk kisha mundĂ«si t’i çoja çdo ditĂ«. NĂ« atĂ« periudhĂ«, fĂ«mijĂ«t rezultuan edhe me zgjebe. U komunikova situatĂ«n dhe kĂ«rkova ndihmĂ« nga bashkia, duke kĂ«rkuar ndĂ«rhyrjen e shĂ«rbimeve sociale qĂ« tĂ« merrnin masa pĂ«r rastin tim.

Bashkia nuk ka vepruar. Më thirrën në shkollë për mungesat e fëmijëve dhe u shpjegova se nuk kam mundësi të qëndroj e mbyllur në shtëpi me ta, pa punuar. U thashë se, nëse do të më ndihmonin konkretisht me shërbime sociale, do të qëndroja me fëmijët, por në kushtet kur nuk kishte ndihmë reale, isha e detyruar të punoja.

Nuk qĂ«ndrova tek ish-bashkĂ«shorti, sepse nuk mund tĂ« jetoj me njĂ« person nga i cili jam e ndarĂ«. Ai mĂ« ka dhĂ«nĂ« vetĂ«m 180 mijĂ« lekĂ« tĂ« vjetra si ndihmĂ« pĂ«r tre fĂ«mijĂ«t, njĂ« shumĂ« qĂ« nuk mĂ« mjaftonte, ndaj nuk kisha zgjidhje tjetĂ«r veçse tĂ« shkoja nĂ« punĂ«â€, ka deklaruar ajo.

The post Braktisja e 3 fĂ«mijĂ«ve nĂ« DurrĂ«s, zbardhet dĂ«shmia e nĂ«nĂ«s: Kam punuar dy turne, s’kisha mbĂ«shtetje, me ish-bashkĂ«shortin
 appeared first on Albeu.com.

Plagosja e dy shqiptarëve me armë zjarri në Greqi, zbardhen detaje nga atentati (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Detaje të reja janë mësuar nga atentati me armë zjarri në Greqi. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, u plagosën dy shtetas shqiptar në zonën e Agiou Dimitriou në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur nĂ« orĂ«n 02.40 tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sotĂ«m, kur njĂ« person ka hyrĂ« brenda lokalit “O gyros tou asyrmatou” qĂ« ndodhet nĂ« rrugĂ«n “Politexniou 70” nĂ« pronĂ«si tĂ« shtetasit Negri Sinovarfaj, 39-vjeç dhe ka hapur zjarr ndaj tij dhe babait tĂ« tij 70-vjeçar.

Autori i ka qëlluar të dy personat në këmbë duke i lënë të plagosur me nga një plumb secilin. Pas kësaj ai është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes.

Dy të plagosurit janë transportuar drejt spitalit në Paleo Faliro, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Negri Sinovarfaj

Policia po heton pĂ«r rrethanat e ngjarjes, pa pĂ«rjashtuar pistĂ«n e rivalitetit mes tifozĂ«ve tĂ« ekipeve tĂ« futbollit, pasi Sinovarfaj Ă«shtĂ« pjesĂ« e grupimit tĂ« organizuar tĂ« tifozĂ«ve tĂ« ekipit “A.E.K”.

The post Plagosja e dy shqiptarëve me armë zjarri në Greqi, zbardhen detaje nga atentati (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Parku eolik, Rama: Koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit, deri në fund të dekadës do ta eksportojmë

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, në fjalën e tij në parkun eolik të Tropojës, kryeministri Edi Rama, tha se Shqipëria është drejt objektivit strategjik për ta bërë vendin tonë sovran në prodhimin e energjisë.

Gjithashtu, kreu i qeverisë deklaroi se koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg, për të blerë energji po shkon drejt fundit.

Sipas kryeministrit, parku me kapacitet të pritshëm prej 600 MW, që po zhvillohet nga kompania amerikane CWP, është dëshmi se Shqipëria po ecën drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme

“Edhe ky investim shkon nĂ« atĂ« drejtim strategjik dhe nĂ« rrugĂ«n e pĂ«rmbushjes sĂ« atij objektivi tĂ« madh strategjik pĂ«r ta bĂ«rĂ« ShqipĂ«rinĂ« vend sovran nĂ« prodhimin e energjisĂ«.

Kur na ka munguar shiu na është dashur të dalim në tregun ndërkombëtar dhe të blejmë energji me çmime të kripura, ndërsa kur shiu ka ardhur me shumicë shumë nga kjo vlerë potenciale që është uji të derdhet. Koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit. Do të jemi në kategorinë e atyre vendeve që gëzojnë pavarësi të plotë kur vjen puna të prodhimi i kësaj lënde vitale për organizmin e një shteti.

Uji do tĂ« mbetet burimi kryesor, por kur energjia e diellit dhe erĂ«s kanĂ« filluar tĂ« zĂ«nĂ« vendin e tyre, vend qĂ« deri nĂ« fund tĂ« kĂ«saj dekade do tĂ« jetĂ« 30%, Me kĂ«tĂ« 30% do kemi tĂ« garantuar qĂ« sistemi ynĂ« do tĂ« jetĂ« i vetĂ«mjaftueshĂ«m dhe cdo gjĂ« e prodhuar pĂ«rtej nevojave tona do ta eksportojmĂ«. Kjo do tĂ« thotĂ« jo mĂ« para pĂ«r tĂ« blerĂ« energji, por energji e shitur pĂ«r tĂ« sjellĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« ardhura”, tha Rama.

Rama deklaroi se sektori energjetik, është sektori i garave të hapura dhe i një pranie masive të kompanive me reputacion ndërkombëtar në pjesëmarrjen në këto gara.

“Meqe jemi nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« historisĂ« tonĂ« kur fjala korrupsion Ă«shtĂ« si ato kĂ«pucĂ«t e modĂ«s, qĂ« po nuk e nxori njeriu nga goja nuk Ă«shtĂ« nĂ« mode, nĂ« kĂ«tĂ« sektor kjo fjalĂ« ka marrĂ« njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« vazhdueshme sistematike dhe nuk ka njĂ« kompani tĂ« vetme serioze qĂ« ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« kĂ«to gara qĂ« tĂ« ketĂ« shprehur njĂ« rezerve sado tĂ« vogĂ«l lidhur me integritetin e garave dhe proceset e stabilizuar nĂ« kĂ«tĂ« sektor. TĂ« njĂ«jtĂ«n dĂ«shmi mund ta japin amerikanĂ«t e sektorit privat bashkĂ« me tĂ« tjerĂ«t, sepse jo vetĂ«m qĂ« nuk kanĂ« ndeshur nĂ« TiranĂ« asnjĂ« pengesĂ«, por e kanĂ« pasur qeverinĂ« nĂ« krah pĂ«r tĂ« kapĂ«rcyer edhe burokracitĂ« absurde nĂ« nivelin vendor”, tha kryeministri.

The post Parku eolik, Rama: Koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit, deri në fund të dekadës do ta eksportojmë appeared first on Albeu.com.

Prezantohet investimi/ Belinda Balluku: Parku eolik i Tropojës, një transformim drejt një ekonomie të qëndrueshme

✇Albeu
By: V K

Parku me kapacitet tĂ« pritshĂ«m prej 600 MW, qĂ« po zhvillohet nga kompania amerikane CWP, Ă«shtĂ« “dĂ«shmi se ShqipĂ«ria po ecĂ«n drejt njĂ« tĂ« ardhmeje energjetike tĂ« fortĂ«â€.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me zëvendës kryeministren, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndodhen në aktivitetin që po mbahet sa i takon parkut eolik të Tropojës.

Në konferencën për shtyp, Balluku theksoi se ky park përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt transformimit të sektorit energjetik dhe ndërtimit të një ekonomie të qëndrueshme.

Ajo u shpreh se parku eolik i Tropojës nuk është thjesht një investim energjetik, por një dëshmi konkrete e ndryshimit që po përjeton Shqipëria.

Sipas saj, sektori energjetik shqiptar po hyn në një fazë të re zhvillimi dhe vendi nuk është më i varur nga një burim i vetëm energjie.

“Po ecim drejt njĂ« ekonomie tĂ« qĂ«ndrueshme, ku tranzicioni energjetik nuk Ă«shtĂ« mĂ« vetĂ«m njĂ« ide apo premtim, por njĂ« realitet qĂ« po merr formĂ« çdo ditĂ«. Kjo skemĂ« e re energjetike bazohet nĂ« zhvillimin e burimeve alternative”, tha Balluku.

Ajo theksoi se investimet e huaja janë tregues i qartë i besimit strategjik ndaj Shqipërisë, duke bërë të ditur se aktualisht janë në proces rreth 1.5 miliardë euro investime private në sektorin energjetik.

Parku me kapacitet tĂ« pritshĂ«m prej 600 MW, qĂ« po zhvillohet nga kompania amerikane CWP Ă«shtĂ« “dĂ«shmi se ShqipĂ«ria po ecĂ«n drejt njĂ« tĂ« ardhmeje energjetike tĂ« fortĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrueshme”.

Kujtojmë se në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë, kompania e mirënjohur CWP Europe nënshkroi një Deklaratë të Përbashkët Mbështetjeje për ndërtimin e Parkut të Erës në Tropojë, një nga projektet më të mëdha të energjisë së rinovueshme në Shqipëri.

Nënshkrimi u zhvillua në prani të kryeministrit Edi Rama dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila theksoi rëndësinë e investimeve të reja në energjinë e pastër për të ulur koston e energjisë dhe për të forcuar pavarësinë energjetike të rajonit.

“Sot po nĂ«nshkruani disa investime qĂ« do ta bĂ«jnĂ« pikĂ«risht kĂ«tĂ«. Nga prodhimi i energjisĂ« sĂ« pastĂ«r nĂ« tĂ« gjashtĂ« partnerĂ«t e Ballkanit PerĂ«ndimor. Te ruajtja e energjisĂ« nĂ« Mal tĂ« Zi. Ato do tĂ« ulin koston e energjisĂ« elektrike. Dhe gjithashtu do tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« pavarĂ«sinĂ« tonĂ« kolektive energjetike. Ju po ndĂ«rtoni njĂ« shtyllĂ« tĂ« re energjetike jo vetĂ«m pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor. Por pĂ«r tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n”, tha shefja e BE-sĂ«.

Projekti i Tropoja Wind Farm, me kapacitet 600 MW, synon të rrisë ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë së pastër dhe të mbështesë strategjinë kombëtare të tranzicionit drejt burimeve të qëndrueshme.

Ky investim, do të ndihmojë Shqipërinë të shfrytëzojë potencialin e saj të madh natyror për energjinë e erës dhe të forcojë bashkëpunimin rajonal në kuadër të transformimit të gjelbër të Ballkanit Perëndimor.

“Me TropojĂ«n dhe MonteçevĂ«n, ne po zhbllokojmĂ« potencialin e madh tĂ« energjisĂ« sĂ« rinovueshme tĂ« rajonit dhe po forcojmĂ« bashkĂ«punimin nĂ« tĂ« gjithĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor. Ne e vlerĂ«sojmĂ« shumĂ« mbĂ«shtetjen e Komisionit Evropian, AgjencisĂ« Shqiptare tĂ« Zhvillimit tĂ« Investimeve dhe AgjencisĂ« sĂ« Promovimit tĂ« Investimeve tĂ« Malit tĂ« Zi nĂ« avancimin e kĂ«tij vizioni tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme energjitike tĂ« pastĂ«r, ekonomikisht konkurruese dhe tĂ« sigurt tĂ« rajonit dhe tĂ« EvropĂ«s nĂ« tĂ«rĂ«si”, tha Dimitar Enchev, Drejtor Ekzekutiv nĂ« CWP Europe.

NjĂ« park gjigant ere nĂ« zonĂ«n e TropojĂ«s pritet tĂ« vendoset nĂ« qendĂ«r tĂ« strategjisĂ« kombĂ«tare pĂ«r energjinĂ« e gjelbĂ«r, njĂ« investim qĂ« qeveria e cilĂ«son si “njĂ« prej mĂ« tĂ« mĂ«dhenjve nĂ« kontinent”.

Lajmin e bĂ«ri publik mĂ« 9 shtator zĂ«vendĂ«skryeministrja dhe ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, gjatĂ« konferencĂ«s sĂ« ambasadorĂ«ve “Diplo 2025”.

“NĂ« muajt nĂ« vijim po pĂ«rgatitemi pĂ«r njĂ« nga projektet mĂ« tĂ« mĂ«dha eolike nĂ« kontinent. Parku i erĂ«s nĂ« TropojĂ«, i financuar nga njĂ« prej kompanive mĂ« tĂ« mĂ«dha amerikane, do t’i shtojĂ« kurorĂ«s sonĂ« energjetike njĂ« tjetĂ«r komponent tĂ« gjelbĂ«r”, deklaroi Balluku.

 

The post Prezantohet investimi/ Belinda Balluku: Parku eolik i Tropojës, një transformim drejt një ekonomie të qëndrueshme appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

✇Albeu
By: V K

KĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« rreth orĂ«s 06:50, njĂ« aksident me vdekje ka ndodhur nĂ« TiranĂ«. Ngjarja Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« rrugĂ«n “Gjeneral Nikols”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37-vjeç ka aksidentuar njĂ« shtetas ende tĂ« paidentifikuar, kĂ«mbĂ«sor, i cili pĂ«r pasojĂ« ka humbur jetĂ«n.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin appeared first on Albeu.com.

I dehur në timon dhe shkaktoi aksident/ AMP arreston punonjësin e policisë

✇Albeu
By: V K

Agjencia e MbikĂ«qyrjes Policore (Rajoni ShkodĂ«r – LezhĂ«) ka arrestuar nĂ« flagrancĂ« punonjĂ«sin e policisĂ« I.D., me detyrĂ« Shef i LogjistikĂ«s pranĂ« DVKM KukĂ«s. Pasi dyshohet pĂ«r kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit nĂ« gjendje tĂ« dehur” dhe “Shkelja e rregullave tĂ« qarkullimit rrugor”.

Arrestimi i tij u krye pasi mbrĂ«mjen e djeshme rreth orĂ«s 20:00, duke drejtuar mjetin e tij nĂ« aksin rrugor Milot – MorinĂ«, Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« aksident, ku si pasojĂ« janĂ« dĂ«mtuar pasagjerĂ«t e automjetit tjetĂ«r, shtetasja XH.H., dhe fĂ«mijĂ«t e mitur shtetasit Z.B., dhe S.B., tĂ« cilĂ«t ndodhen nĂ« Spitalin e TraumĂ«s, jashtĂ« rrezikut pĂ«r jetĂ«n.

Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.00 mg/l dhe 0.98 mg/l.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Lezhë.

The post I dehur në timon dhe shkaktoi aksident/ AMP arreston punonjësin e policisë appeared first on Albeu.com.

Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

✇Albeu
By: V K

Pronari shqiptar i një restoranti në Greqi dhe djali i tij, mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Mediat greke, raportojnë se ngjarja ka ndodhur Agios Dimitrios në Athinë, ndërsa të plagosurit janë pronari 70 vjeç dhe djali i tij 39 vjeç.

Sipas informacioneve, autorët e sulmit me armë ishin tre persona që mbërritën me makinë në orën 2:40 në biznesin që ndodhej në rrugën Agoniston Polytechneiou .

Sipas të njëjtave informacione, pronari 70-vjeçar i biznesit, me origjinë nga Shqipëria, u qëllua në këmbë. Djali i tij 39-vjeçar u plagos në kofshë dhe pulpë.

Oficerët e policisë që mbërritën në zonë mblodhën gjithsej 4 gëzhoja. Pas të shtënave, tre autorët u larguan me makinë në drejtim të panjohur, ndërsa FBI-ja greke ka marrë përsipër hetimin e rastit.

The post Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij appeared first on Albeu.com.

Situatë e vështirë në Qarkun e Korçës/ Rrëshqitje dherash, bllokime rrugore dhe mungesë energjie

✇Albeu
By: V K

Në Qarkun e Korçës vijon situata e vështirë, për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe kushteve të pafavorshme të motit.

NĂ« BashkinĂ« Pogradec, disa familje u evakuan nĂ« fshatrat CĂ«rravĂ« dhe Dardhas, ndĂ«rsa rruga Trebinjë–DunicĂ« dhe rruga Zall–Torra mbeten tĂ« bllokuara.

Njësitë administrative dhe specialistët e Shërbimit Gjeologjik, po monitorojnë situatën dhe po hartojnë hapat e mëtejshëm të ndërhyrjes.

Në rrjetin rrugor, disa akse po pastrohen dhe kriposen pas reshjeve të borës, ndërsa qarkullimi në shumë zona kryhet normalisht me goma dimërore.

Problem mbeten aluvionet nĂ« Lozhan dhe reshjet e vazhdueshme nĂ« Libonik–RĂ«mbec–PlasĂ«.

Në sektorin e energjisë elektrike, disa fiderë ruralë vijojnë të jenë pjesërisht pa energji, por të gjitha zonat me rëndësi kritike janë funksionale. Ekipet operative të OSSHEE janë në terren për riparime dhe monitorim të situatës.

The post Situatë e vështirë në Qarkun e Korçës/ Rrëshqitje dherash, bllokime rrugore dhe mungesë energjie appeared first on Albeu.com.

I ftohti “mbĂ«rthen” qarkun Elbasan, temperatura deri nĂ« –15 °C, disa zona probleme me furnizimin me energji

✇Albeu
By: V K

Qarku i Elbasanit, Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga kushte tĂ« motit tĂ« ftohtĂ«, tĂ« shoqĂ«ruara me temperatura shumĂ« tĂ« ulĂ«ta, veçanĂ«risht nĂ« zonat malore, ku termometri ka zbritur nĂ«n –10 gradĂ« Celsius.

NĂ« disa akse rrugore malore, temperaturat kanĂ« arritur deri nĂ« –15 gradĂ« Celsius, duke kĂ«rkuar ndĂ«rhyrje tĂ« vazhdueshme pĂ«r garantimin e qarkullimit normal tĂ« mjeteve.

NĂ« aksin nacional Elbasan–QafĂ« ThanĂ«, janĂ« regjistruar reshje dĂ«bore, por rruga Ă«shtĂ« pastruar dhe trajtuar me kripĂ«, duke qenĂ« e hapur pĂ«r qarkullim.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« akset Elbasan–Gjinar dhe Elbasan–TiranĂ« (aksi i vjetĂ«r nga Krraba), nuk ka pasur prezencĂ« dĂ«bore, ndĂ«rsa kriposja ka vijuar nĂ« pikat problematike pĂ«r tĂ« shmangur ngricat.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, problematika janë evidentuar në fidrin që furnizon Njësinë Administrative Tunjë, si dhe zonat Kushovë e Skënderbegas të bashkisë Gramsh.

Sipas njoftimeve zyrtare, defektet janë në proces riparimi dhe pritet të zgjidhen në orët në vijim.

The post I ftohti “mbĂ«rthen” qarkun Elbasan, temperatura deri nĂ« –15 °C, disa zona probleme me furnizimin me energji appeared first on Albeu.com.

Ndryshime në polici/ Emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin

✇Albeu
By: V K

Ndryshime janë bërë në nivel drejtuesish në Policinë e Shtetit. Raportohet se Vilson Bala, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Islor Islami, caktohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Afrim Tafa, caktohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Drejtorit të DVP Elbasan, Drejtues Fatmir Hoxha, për rezultatet e larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në DVP Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda i ka revokuar dorëheqjen e tij, dhe për këtë fakt do të vijojë në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

The post Ndryshime në polici/ Emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin appeared first on Albeu.com.

Temperatura ekstreme, akull dhe ngrica/ Bllokohen disa fshatra në Dibër, probleme edhe me furnizimin me ujë të pijshëm

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, i ftohti, ngricat dhe akulli kanë përfshirë qarkun e Dibrës. Në disa zona të thella, temperaturat gjatë natës kanë zbritur deri në -10 gradë Celsius.

Si pasojë, janë shfaqur probleme në furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra të thella. Të bllokuara nga bora mbeten fshatra në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Muhurr, Selishtë, si dhe disa fshatra në njësitë Trebisht dhe Ostren.

Në këto zona, trashësia e borës arrin mbi 40 centimetra.

Prezencë e madhe bore dhe akulli, raportohet në rrugët rurale. Bashkitë Dibër dhe Bulqizë, janë në terren dhe po punojnë për hapjen e akseve rrugore.

NdĂ«rkohĂ«, ura e Çerenecit nĂ« aksin Çerenec-Librazhd, Ă«shtĂ« e pakalueshme pĂ«r qarkullim.

Sa i përket lëvizjes në akset kryesore:

Peshkopi Tirane qarkullimi kryhet pa zinxhirë

Peshkopi-Kukës: qarkullimi kryhet vetëm me zinxhirë

Gjithashtu, probleme janë raportuar edhe në zonën e Martaneshit, ku bora dhe ngricat vijojnë të vështirësojnë lëvizjen.

The post Temperatura ekstreme, akull dhe ngrica/ Bllokohen disa fshatra në Dibër, probleme edhe me furnizimin me ujë të pijshëm appeared first on Albeu.com.

Korridor strategjik dalës nga Amerika Latine drejt Atlantikut/ Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

✇Albeu
By: V K

Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani, kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokainës, arrestimeve dhe procedurave gjyqësore që janë përfunduar ose që janë ende në zhvillim.

Këto grupe janë identifikuar nga organizata ndërkombëtare, si EUROPOL dhe INTERPOL, si ndër aktorët kryesorë në trafikimin e kokainës nga shtetet e Amerikës Latine drejt Evropës.

Venezuela ka ardhur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, si një shtet transit për trafikimin e kokainës pas arrestimit të udhëheqësit të rrëzuar, Nicolas Maduro, nga forcat e Shteteve të Bashkuara në fillim të janarit.

Maduro do tĂ« pĂ«rballet me gjykim nĂ« SHBA nĂ« bazĂ« tĂ« njĂ« aktakuze qĂ« e ngarkon me mbikĂ«qyrje tĂ« njĂ« rrjeti tĂ« tregtisĂ« me kokainĂ«, qĂ« ka bashkĂ«punuar me grupe tĂ« dhunshme, pĂ«rfshirĂ« kartelet meksikane Sinaloa dhe Zetas, rebelĂ«t majtistĂ« kolumbianĂ« tĂ« FARC‑ut dhe bandĂ«n venezuelase Tren de Aragua.

Maduro në seancën e parë dëgjimore të mbajtur në një gjykatë në Nju Jork i mohoi akuzat.

Cili është rëndësia e Venezuelës për grupet kriminale nga Ballkani?

Siç thekson pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«, Sasha Gjorgjeviq nga Nisma Globale pĂ«r Luftimin e Organizatave Kriminale Transnacionale (GI-TOC), Venezuela Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r kontrabandĂ«n e kokainĂ«s, nĂ« tĂ« cilĂ«n janĂ« tĂ« pĂ«rfshira rrjete kriminale nga Ballkani PerĂ«ndimor, sepse ajo pĂ«rbĂ«n “korridor strategjik dalĂ«s nga Amerika Latine drejt Atlantikut”. Nga atje, shumica e kokainĂ«s shkon ose direkt nĂ« EvropĂ«, ose pĂ«rmes AfrikĂ«s PerĂ«ndimore nĂ« EvropĂ«.

Sipas tij, për grupet kriminale nga Ballkani, Venezuela është e rëndësishme, por jo destinacioni kryesor për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.

Në këtë kuptim, vendet si Kolumbia dhe Brazili, janë shumë më të rëndësishme dhe në vitet e fundit edhe Ekuadori.

Arrestimi i Maduros dhe veprimet e SHBA-së kundër grupeve kriminale që merren me trafikimin e kokainës, sipas Gjorgjeviqit nuk do të kenë shumë ndikim te këto grupe, anëtarët e të cilave janë me origjinë nga vendet e Ballkanit.

“Duke pasur parasysh se kĂ«to grupe gjithmonĂ« kanĂ« qenĂ« fleksibile, supozoj se ato grupe qĂ« kanĂ« pĂ«rdorur VenezuelĂ«n do tĂ« gjejnĂ« rrugĂ« alternative nĂ« kĂ«to vende ku, sipas meje, ekzistojnĂ« baza shumĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme”, vlerĂ«son ai.

Kush janë aktorët kryesorë?

Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën u zbuluan përmes sekuestrimit të kokainës pranë bregut të Arubës, afër Venezuelës, në shkurt të vitit 2020.

NĂ« atĂ« rast, marina holandeze ndaloi anijen “Aressa”, e cila mĂ« parĂ« ishte ankoruar nĂ« portin venezuelas tĂ« Guaranos. NĂ« bordin e anijes u sekuestruan 5 tonĂ« kokainĂ«.

Gjatë aksionit u arrestuan 11 shtetas të Malit të Zi, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes. Sipas Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, sekuestrimi i kokainës në Arubë ishte si rezultat i bashkëpunimit mes Mali i Zi, Mbretërisë së Bashkuar, Serbisë dhe Holandës.

Para gjykatës në Arubë, shtetasit malazezë u dënuan në mars të vitit 2021 me dënime nga nëntë deri në 15 vjet burgim.

EUROPOL-i e lidhi kokainën e sekuestruar në Arubë me shtetasin serb Mirosllav Starçeviq, i arrestuar në maj të vitit 2023 së bashku me 12 persona të tjerë. Ata akuzohen nga autoritetet në Serbi për trafik ndërkombëtar të drogës.

Siç është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Gjykata e Lartë në Beograd, procesi gjyqësor kundër këtij grupi është drejt fundit.

Policia serbe e ka cilĂ«suar Starçeviqin si udhĂ«heqĂ«s kryesor “tĂ« organizatĂ«s mĂ« tĂ« madhe kriminale pĂ«r trafikim tĂ« drogĂ«s nga Ballkani” qĂ« u zbulua me ndihmĂ«n e EUROPOL-it.

Sipas Policisë serbe, karteli i udhëhequr nga Starçeviq qëndron pas dërgesave me shumë tonë kokainë që kanë mbërritur në Evropë nga Kolumbia, Brazili, Ekuadori, por edhe përmes Afrikës Perëndimore.

Grupi i Starçeviqit në raportet e GI-TOC lidhet me klanin Kavaç, klan kriminal me origjinë nga Mali i Zi.

Klanet Kavaç dhe Shkalar janë nga Mali i Zi. Bëhet fjalë për dy klane të armatosura, dhe gjatë përplasjeve që kanë pasur që nga viti 2014 kanë humbur jetën më shumë se 60 persona.

Pa përgjigje nga ministritë e Brendshme të Serbisë dhe Malit të Zi.

Nuk dihet nëse dhe sa janë të përfshira ende grupet kriminale, pjesëtarë të të cilave janë me origjinë nga Serbia dhe Mali i Zi, në trafikun e kokainës të lidhur me Venezuelën.

Për këto pyetje, deri në publikimin e këtij teksti, nuk janë përgjigjur Ministria e Brendshme e Serbisë, dhe as ajo e Malit të Zi.

Nga EUROPOL-i thanë shkurt për REL-in se organizata nuk ka bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Venezuelën, kështu që të dhënat për përfshirjen e grupeve kriminale nga Ballkani merren në mënyrë indirekte, nga policitë e këtyre shteteve.

Grupet kriminale nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në raportet e agjencive ndërkombëtare si EUROPOL dhe INTERPOL, cilësohen si të rëndësishme për trafikun e kokainës nga Amerika Latine, kryesisht drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Këtë pozicion, sipas raporteve të GI-TOC, ato e kanë ndërtuar për dekada, kryesisht përmes lidhjeve të drejtpërdrejta me vendet prodhuese dhe distributorë të kokainës.

Pse është e veçantë Venezuela?

Ajo që e bën Venezuelën interesante, thotë Gjorgjeviq nga GI-TOC, është përdorimi i transportit detar dhe ajror për kokainën që dërgohet nga ky shtet.

“JanĂ« avionĂ« tĂ« vegjĂ«l, pĂ«r tĂ« cilĂ«t kontrolli dhe monitorimi Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i ulĂ«t se pĂ«r fluturimet komerciale”, shpjegon ai.

Në Venezuelë nuk prodhohet kokainë, por sipas raporteve të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), Venezuela cilësohet si një nga shtetet kryesore transit për kokainën, e cila prodhohet kryesisht në Kolumbi dhe më pas shpërndahet drejt SHBA-së dhe Evropës.

Indikacionet e forta që pjesë të aparatit shtetëror venezuelas janë të përfshirë në aktivitetet kriminale vijnë nga gjetjet e Indeksit për Krim Global, sipas të cilit Venezuela renditet në dhjetë për qindëshin më të lartë të vendeve në botë për ndikimin e aktorëve kriminalë brenda vendit.

Raportet vjetore për këtë indeks i publikon GI-TOC, organizatë joqeveritare me seli në Gjenevë.

NĂ« raportin e fundit tĂ« publikuar nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 2025, thuhet se grupet guerile kolumbiane “menaxhojnĂ« zinxhirĂ«t e furnizimit nĂ« bashkĂ«punim me zyrtarĂ« tĂ« korruptuar venezuelas”.

“Grupet janĂ« integruar nĂ« komunitetet lokale, shpesh duke manipuluar tĂ« rinjtĂ« qĂ« tĂ« punojnĂ« pĂ«r ta nĂ«n maskĂ«n e punĂ«simit tĂ« ligjshĂ«m, dhe kanĂ« marrĂ« nĂ« dorĂ« sistemet lokale tĂ« drejtĂ«sisĂ« dhe strukturat e qeverisjes”, theksohet nĂ« raport.

Aty shtohet se marrĂ«dhĂ«nia simbiozĂ« midis grupeve guerile kolumbiane dhe zyrtarĂ«ve shtetĂ«rorĂ« venezuelas ka lehtĂ«suar operacionet e tyre, duke rezultuar nĂ« “dhunĂ« minimale, por kontroll tĂ« konsiderueshĂ«m mbi rajonet kufitare”./rel

The post Korridor strategjik dalës nga Amerika Latine drejt Atlantikut/ Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, 12 janar 2026, dollari amerikan blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.4 lekë.

Euro blihet me 96.1 lekë dhe shitet 97 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.8 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 59.1 lekë, ndërsa në shitje me 60.3 lekë

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 12 Janar 2026, temperatura deri në -3 gradë Celsius

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, priten kushte të paqëndrueshme atmosferike në territorin e vendit. Do kemi reshje të dobëta shiu do të përfshijnë qarqet Kukës, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të pakta deri lokalisht të dobëta.

Në zonat e Veriut, Lindjes dhe Juglindjes, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke sjellë kushte tipike dimërore, veçanërisht në zonat malore.

Sa i përket temperaturave, Instituti i Gjeoshkencavce thote se ato do të shënojnë vlera të ulëta. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale do të luhaten nga 0 deri në 5 gradë Celsius.

Në zonat e ulëta pritet që temperaturat të zbresin deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 5 gradë.

Në zonat malore, temperaturat do të jenë më të ulëta, me vlera minimale deri në -10 gradë dhe maksimale rreth -1 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat bregdetare dhe malore pritet të jetë mesatare deri e fortë.

The post Parashikimi i motit 12 Janar 2026, temperatura deri në -3 gradë Celsius appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 12 Janar 2026/ Ja si do influencojë hëna në jetën sentimentale të beqarëve, zbuloni surprizat e yjeve

✇Albeu
By: V K

Dashi

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni here pas here me personin qe keni ne krah dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do kenë një dite te bukur dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe mos kryeni shpenzime te pamenduara.

Demi

Partneri do ju përkëdhele dhe do ju dashuroje si kurrë me pare gjate kësaj dite. Gjithçka qe keni dashur do ju realizohet si me magji. Beqaret vetëm duhet te shprehin dëshirat sepse planetët do ju gjenden pranë dhe do ua plotësojnë. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë. Gjendja do stabilizohet sa hap e mbyll sytë. Do i shlyeni borxhet dhe do kryeni investime.

Binjaket

Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire pranë personit qe dashuroni dhe do debatoni ne çdo moment. Beqaret do fillojnë një histori dashurie pasionante dhe afatgjate. Gjithçka ka për te ndryshuar sot për ta. Ne plani financiar mos ndërmerrni shume rreziqe edhe sikur situata te jete e stabilizuar.

Gaforrja

Nëse doni me shume pavarësi nga partneri juaj gjate kësaj dite, gjeni mënyrën e duhur për ta kërkuar këtë. Po u treguat harbute do keni mosmarrëveshje. Hëna do influencoje negativisht tej jeta sentimentale e beqareve dhe ata do mbeten serish vetëm. Financat do jene me te mira kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

Luani

DĂ«gjojeni zemrĂ«n tuaj gjate kĂ«saj dite dhe do ndiheni shume mire. Emocionet sa do vijnĂ« e do shtohen kĂ«shtu qe shfrytĂ«zoni çdo sekonde. Beqaret me mire te qĂ«ndrojnĂ« vetĂ«m sot sesa te fillojnĂ« njĂ« lidhje e cila mund t’i beje te vuajnĂ« se tepĂ«rmi. Financat do jene mjaft delikate kĂ«shtu qe duhet te tregoheni shume te kujdesshĂ«m me çdo lloj shpenzimi.

Virgjeresha

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Nëse jeni beqaret mos u ndalni, por njihuni me sa me shume persona qe te mundeni. Ne këtë mënyrë do keni mundësi te bëni edhe zgjedhjet e duhura. Financat nuk do jene te shkëlqyera, megjithatë aq para sa te kryeni shpenzimet e nevojshme do i keni.

Peshorja

Gjate kësaj dite do ndiheni si ne ëndërr ne krahët e partnerit tuaj. Ai do mendoje edhe për detajet me te vogla dhe do ju beje ta dashuroni me tepër jetën. Beqaret nuk duhet te hallakaten kot, por duhet te marrin vendime nëse ju pëlqen shume dikush. Ne planin financiar do i gjykoni gjerat me kujdes dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Akrepi

Jeta sentimentale e te dashuruarve nuk do ketë aspak probleme. Do ndiheni mire ne krahët e partnerit dhe do bëni gjithçka mundeni qe te mbizotërojë ne çdo moment harmonia. Edhe beqaret do kenë fat ne dashuri dhe do e gjejnë princin e kaltër. Do jeni shume te organizuar sot ne planin financiar dhe gjerat do ecin sipas planeve qe keni bere.

Shigjetari

Do e luftoni me sa te keni mundësi sot rutinën e jetës suaj ne çift dhe do ndiheni shume me te qete se me pare. Beqaret do kenë mbështetjen e planetëve dhe do ju shtohen mundësitë për takime. Secili do ketë veçantinë e tij, kështu qe do e keni pak te vështirë te bëni zgjedhje. Financat do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni dhe se sa do shpenzoni.

Bricjapi

Mos ëndërroni shume sot ne jetën tuaj ne çift sepse ka rrezik te përballeni me zhgënjime te mëdha dhe do vuani tej mase. Ata qe janë ende vetëm, nuk do kërkojnë te bëjnë asgjë me ngulm. Edhe ashtu si janë nuk ndihen aspak keq. Financat do mbeten te qëndrueshme për aq kohe sa ju te shpenzoni me maturi dhe kursim. Nuk do keni për çfarë te ankoheni.

Ujori

Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e personit qe aq shume dashuroni. Beqaret duhet te bëjnë pak me tepër durim ne mënyrë qe te gjejnë personin i cili do ju përputhet ne çdo pike. Ne planin financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime te domosdoshme ne mënyrë qe te mos mbeteni pa para.

Peshqit

Tregohuni sa me te arsyeshëm gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale sepse përndryshe mund te keni probleme goxha serioze. Nëse jeni beqare te dëshpëruar ne kërkim te shpirtit binjak, nuk duhet te nxitoheni dhe te hidheni ne krahët e te parit qe do iu propozoje. Financat do jene katastrofike, kështu qe mos bëni gjera te nxituara për te cilat te pendoheni.

The post Horoskopi 12 Janar 2026/ Ja si do influencojë hëna në jetën sentimentale të beqarëve, zbuloni surprizat e yjeve appeared first on Albeu.com.

❌