FOKUS â Norvegjia i bashkohet sanksioneve tĂ« BE-sĂ« kundĂ«r Iranit
OSLO, 30 janar /ATSH-DPA/ â Norvegjia i Ă«shtĂ« bashkuar sanksioneve tĂ« Bashkimit Evropian kundĂ«r âaktorĂ«veâ iranianĂ«, pas vrasjes sĂ« protestuesve antiqeveritarĂ« nĂ« Iran, njoftoi sot Ministria e Jashtme norvegjeze.
BE-ja e shpalli dje Gardën Revolucionare Islamike të Iranit organizatë terroriste, për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave.
Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, mijëra, e ndoshta dhjetëra mijëra persona, besohet se janë vrarë.
Vendimi i BE-së për Gardën Revolucionare pasoi një hap formal për vendosjen e sanksioneve ndaj 31 individëve dhe entiteteve të tjera iraniane.
Ata akuzohen se mbajnë përgjegjësi për represionin brutal të protestave dhe për mbështetjen e vazhdueshme të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide, tha se Oslo e ka dënuar dhunën ndaj civilëve, si publikisht ashtu edhe në kontakte të drejtpërdrejta me autoritetet iraniane.
âNe kemi theksuar se pĂ«rdorimi i gjerĂ« i ekzekutimeve, arrestimeve, torturĂ«s dhe ndĂ«rprerjeve tĂ« gjata tĂ« internetit si instrumente kontrolli Ă«shtĂ« plotĂ«sisht i papranueshĂ«mâ, deklaroi Barth Eide.
âRikonfirmojmĂ« thirrjen tonĂ« ndaj autoriteteve iraniane pĂ«r tĂ« respektuar tĂ« drejtat e njeriut dhe pĂ«r tĂ« garantuar qasje tĂ« lirĂ« dhe tĂ« papenguar nĂ« informacionâ, shtoi ai.
Norvegjia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por është e lidhur ngushtë me bllokun evropian./  /Ad.Ab./ a.jor.
The post FOKUS â Norvegjia i bashkohet sanksioneve tĂ« BE-sĂ« kundĂ«r Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.