❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fotografim i votës, presion mbi votuesit - Policia raporton disa incidente gjatë procesit zgjedhor në Kosovë



Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh lidhur me zhvillimet gjatë procesit të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare, ku janë evidentuar disa shkelje të ligjit lidhur me fshehtësinë dhe integritetin e votës.

Në Drenas, rreth orës 14:30, është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka kryer veprën e cenimit të fshehtësisë së votimit. Rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

Në Gjilan, një rast pengimi i procesit zgjedhor dhe cenimi i fshehtësisë së votimit u regjistrua rreth orës 11:08, raporton.

I dyshuari mashkull, pasi e kishte plotësuar fletëvotimin, e ekspozoi atë para se ta depozitonte në kutinë e votimit. Pas intervistimit, ai u lirua në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Në Ranillug, gjatë datave 26-27 dhjetor, një e dyshuar femër kosovare u arrestua për dyshimin se kishte ushtruar ndikim mbi votuesit e partive të tjera. Pas marrjes në pyetje, ajo u lirua po ashtu në procedurë të rregullt.

Policia ka raportuar gjithashtu disa incidente të asgjësimit të dokumenteve të votimit. Në Shtime, rreth orës 16:25, një i dyshuar mashkull gris fletëvotimin e tij dhe të një votueseje tjetër. Rasti po trajtohet në përputhje me urdhër të prokurorit.

Në Prizren dhe Suharekë janë regjistruar ngjarje të ngjashme: një i dyshuar gris fletëvotimin, ndërsa një tjetër fotografoi votën e tij dhe e publikoi në rrjetet sociale; të dy rastet janë në procedurë të rregullt.

Një incident tjetër u regjistrua në Pejë rreth orës 20:00, ku u raportua se një fletëvotim kishte vulën e ndryshme nga fletëvotimet e tjera të KQZ-së.

Rasti, i cili ka përfshirë falsifikim të mundshëm të rezultateve të votimit, është nën hetim nga prokuroria, ndërsa fletëvotimi është sekuestruar. /Telegrafi/

Nga 9 shkurti te 28 dhjetori, VV rritet nga 48 në 56 ulëse - LDK humb pesë mandate



Lëvizja Vetëvendosje është fituese e Zgjedhjet të Jashtëzakonshme Parlamentare të 28 dhjetorit 2025, duke arritur të marrë 49,30 për qind apo 429, 979 vota, kur janë numëruar 99,26 për qind e kutive, përjashtuar këtu votat e diasporës, ato me kushte dhe me asistencë.

Në këtë situatë, VV me partnerët e saj e ka të hapur rrugën për të formuar qeverinë, e cila nuk ishte e mundur nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ku vendi u fut në një bllokadë mbi nëntëmujore.

Por, si ndahen ulëset në Kuvendin e Kosovës në situatën aktuale?


Rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit 2025/ Prsc: kqz-ks.org telegrafi.com

Sipas projeksioneve tĂ« mandateve, LĂ«vizja VetĂ«vendosje, me 49,30 pĂ«r qind tĂ« votave tĂ« fituara, pritet tĂ« ketĂ« 56 deputetĂ« nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s. Bazuar nĂ« shpĂ«rndarjen e mandateve sipas formulĂ«s “D’Hondt”, Partia Demokratike e KosovĂ«s, me 21,01 pĂ«r qind tĂ« votave, siguron 23 ulĂ«se parlamentare.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet me 15 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës arrin të sigurojë 6 mandate.

Në raport me zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025, Vetëvendosje shënon rritje prej tetë ulësesh, nga 48 që kishte në përbërjen e kaluar të Kuvendit. Në anën tjetër, PDK-ja regjistron humbje të një mandati, ndërsa LDK-ja pëson rënie më të madhe, duke humbur pesë ulëse nga 20 sa kishte më parë. AAK-ja, e cila në zgjedhjet e kaluara ishte në koalicion me Nismën, kishte siguruar gjithsej 8 mandate.

Përveç mandateve të partive parlamentare, 20 ulëse janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, prej të cilave 10 i takojnë komunitetit serb dhe 10 komuniteteve të tjera.

Për konstituimin e Kuvendit, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe më pas formimin e Qeverisë, kërkohet mbështetja e së paku 61 deputetëve.

Vlen të cekte se në prill të vitit 2026, Kosova do të ketë edhe zgjedhjen e presidentit/es, andaj Lëvizja Vetëvendosje do të shpresoj që nuk do të ketë bllokadë për zgjedhjen e të parit të vendit.

Formula D’Hondt Ă«shtĂ« njĂ« metodĂ« matematikore pĂ«r shpĂ«rndarjen e mandateve nĂ« zgjedhje parlamentare ose lokale, e pĂ«rdorur nĂ« shumĂ« vende, pĂ«rfshirĂ« edhe KosovĂ«n. Ajo synon qĂ« numri i ulĂ«seve nĂ« Kuvend t’u ndahet partive nĂ« pĂ«rpjesĂ«tim me numrin e votave tĂ« fituara.

Afër 430 mijë vota deri më tani, VV drejt thyerjes së rekordit të vitit 2021



Lëvizja Vetëvendosje ka fituar sërish Zgjedhjet Parlamentare, pas atyre të 9 shkurtit të këtij viti, ku nuk u arrit krijimi i qeverisë, ndonëse u votua kryeparlamentari.

VV po shkon drejt një momenti historik si parti, duke vendosur një rekord të ri në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë.

Partia e drejtuar nga Albin Kurtit, kur janë numëruar 99,26 për qind sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, ka marrë plotë 429,979 vota, përkthyer në përqindje 49.30.

telegrafi.com

Kjo i bie që Vetëvendosje do ta thyej rekordin e saj të vendosur më 14 shkurt të vitit 2021, ku kishte marrë 438,335 vota.

Në rezultatin e 28 dhjetorit ende nuk janë përfshirë votat nga diaspora, ato me kusht dhe me asistencë, që do ta bëjnë dallimin e madh.

Andaj, në këto rrethana, Vetëvendosje me partnerët në koalicion mund ta krijojnë qeverinë, duke përfshirë edhe komunitetet. /Telegrafi/

KQZ shpall rezultatet paraprake, LVV fituese me 49,79%

PRISHTINË, 28 dhjetor /ATSH/ Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet paraprake tĂ« zgjedhjeve tĂ« sotme nĂ« KosovĂ«.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar për përqindjet e secilës parti veç e veç.

“LĂ«vizja VetĂ«vendosje 49.79 pĂ«r qind apo 421 mijĂ« e 129 vota. Partia Demokratike e KosovĂ«s 21.18 pĂ«r qind apo 179 mijĂ« e 158 vota. Lidhja Demokratike e KosovĂ«s 13.77 pĂ«r qind apo 116  mijĂ« e 502 vota. Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s ka 5.74 pĂ«r qind apo 48 mijĂ« e 551 vota. Lista Serbe ka 3.87 pĂ«r qind apo 32 mijĂ« e 719 vota. Nisma Socialdemokrate ka 1.72 pĂ«r qind apo 14 mijĂ« e 513 vota”, deklaroi Radoniqi.

Këto rezultate përfshijnë numërimin e 95.93 për qind të vendvotime të numëruara dhe nuk përfshihen votat me postë dhe as votat që janë dhënë në përfaqësi diplomatike.

Radoniqi tha se shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pas numërimit të votave nga diaspora, të personave me nevoja veçanta dhe votat me kusht. /KosovaPress/

The post KQZ shpall rezultatet paraprake, LVV fituese me 49,79% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ publikon rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë

PRISHTINË, 28 dhjetor /ATSH/ Kosova sot ka pĂ«rmbyllur me sukses procesin zgjedhor tĂ« votimit tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme parlamentare.

Në platformën e KQZ-së për procesimin e rezultateve ka nisur dalja e rezultateve të para.

Nga 100 vendvotimet e para të procesuara apo 3.91% të tyre, LVV kryeson me 7 mijë e 535 vota apo 43.28% e pasuar nga PDK me 18.40% të votave apo 3204 vota, LDK me 12.96% apo 2 mijë e 256 vota dhe AAK me 8.28% apo 1442 vota.

/KosovaPress/

The post KQZ publikon rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga Thaçi te Kurti, sa vota i siguruan qeveritë e Kosovës në Kuvend që nga viti 2008



Për formimin e një qeverie në Kosovë nevojiten të paktën 61 vota të deputetëve nga gjithsej 120 sa ka Kuvendi.

Të dhënat tregojnë se, që nga shpallja e pavarësisë, shumica e qeverive janë formuar me mbështetje më të madhe se minimumi i kërkuar, ndërsa në disa raste shumica ka qenë e ngushtë.

Qeveria e parë e pasluftës, e udhëhequr nga Hashim Thaçi në janar të vitit 2008, u votua me 85 vota pro, duke qenë një nga qeveritë me mbështetjen më të gjerë parlamentare. Edhe mandati i dytë i Thaçit në vitin 2011 siguroi shumicën e nevojshme, me 65 vota pro.

Në dhjetor të vitit 2014, qeveria e Isa Mustafës u formua me 73 vota, ndërsa opozita numëroi 38 vota kundër. Ndërkohë, qeveria e Ramush Haradinajt në vitin 2017 u votua me shumicën minimale prej 61 votash, duke reflektuar një situatë më të brishtë parlamentare.

Në shkurt të vitit 2020, qeveria e parë e Albin Kurtit mori 66 vota pro, por ajo u rrëzua pas pak javësh. Pas saj, qeveria e Avdullah Hotit u formua në qershor të vitit 2020 me 61 vota, sërish me shumicë minimale.

Qeveria Kurti II, e dalë pas zgjedhjeve të vitit 2021, u votua me 67 vota pro, duke siguruar një shumicë më stabile krahasuar me disa nga qeveritë e mëparshme.

Të dhënat tregojnë se, ndonëse Kushtetuta kërkon vetëm 61 vota për formimin e qeverisë, mbështetja parlamentare për ekzekutivin në Kosovë ka luhatur ndjeshëm ndër vite, duke reflektuar fragmentimin politik dhe koalicionet e ndryshme qeverisëse./Telegrafi.

GRAFIKA / REL

Arrestohet Millosh Steviq, dyshohet për presion dhe shantazh për orientimin e votës



Policia e Kosovës ka arrestuar sot Millosh Steviq, nën dyshimet për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes detyrimit dhe shantazhit.

Burime të KosovaPress-it brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se Steviq është shoqëruar në stacionin policor në Graçanicë, ku aktualisht po intervistohet në lidhje me këto dyshime.

Sipas të njëjtave burime, rasti lidhet me përpjekje për të ndikuar në vullnetin e qytetarëve gjatë procesit zgjedhor, përmes presionit dhe shantazhit. Po ashtu, thuhet se Steviq është i afërt me kryetarin e Komunës së Graçanicës, Novak Ziviq.

Gjatë aksionit, Policia e Kosovës ka sekuestruar edhe një fletore me shënime, ku sipas burimeve përmbahen emra kandidatësh të Listës Serbe. KosovaPress ka siguruar edhe fotografinë e fletorës së sekuestruar.

Atij i janë gjetur edhe para, të gjitha në kartëmonedha 20-she dhe 50-she.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë dhe se ndaj të dyshuarit priten veprime të mëtejme procedurale në koordinim me organet e drejtësisë.



Mianmari mban zgjedhjet e para në 5 vjet mes luftës civile



Votuesit në Mianmar i janw drejtuar sot kutive të votimit të dielën për fazën e parë të zgjedhjeve të para të përgjithshme të vendit në pesë vjet, të zhvilluara nën mbikëqyrjen e qeverisë ushtarake, ndërsa lufta civile përfshin pjesën më të madhe të kombit.

Votimi po zhvillohet në 102 nga 330 komunat e Mianmarit, me kuti votimi të vendosura në shkolla të mesme, ndërtesa qeveritare dhe objekte fetare në Yangon, Naypyitaw dhe zona të tjera.

Zgjedhjet përfaqësojnë përpjekjen e ushtrisë për të kaluar në një sundim civil nominal pas grusht-shtetit të shkurtit 2021, që rrëzoi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi, transmeton Telegrafi.

Këto zgjedhje zhvillohen në një sfond shtypjeje të rëndë politike dhe dhunës së vazhdueshme që ka vrarë mbi 7,600 civilë, dhe ka zhvendosur 3.6 milion njerëz që nga marrja e pushtetit nga ushtria në vitin 2021.

Rezultatet do të përcaktojnë nëse Partia e Solidaritetit dhe Zhvillimit të Bashkimit e mbështetur nga ushtria mund të pretendojë legjitimitet demokratik për vazhdimin e sundimit, duke ndikuar potencialisht në marrëdhëniet ndërkombëtare me fqinjët si Kina, India dhe Tajlanda, të cilët mund ta përdorin zgjedhjen si justifikim për mbështetje të vazhdueshme.

Vendet perëndimore mbajnë sanksione kundër gjeneralëve në pushtet të Mianmarit, duke i parë zgjedhjet si thelbësisht të gabuara.

Zgjedhjeve u mungojnë partitë kryesore të opozitës pasi Lidhja Kombëtare për Demokraci e Suu Kyi u shpërbë në vitin 2023, për shkak se refuzoi të regjistrohej sipas rregullave të reja ushtarake.

Suu Kyi, 80 vjeç, mbetet e burgosur duke vuajtur një dënim me 27 vjet burg për akuza që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht.

Më shumë se 22,000 njerëz janë aktualisht të ndaluar për vepra penale politike, sipas Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Kosova sot në zgjedhje të parakohshme/ Mbi 2 mln qytetarë i drejtohen kutive të votimit

Mbi 2 milionë qytetarë të Kosovës do të shfrytëzojnë mundësinë për të votuar këtë të diel, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këto zgjedhje u shpallën pas dështimit të legjislaturës së kaluar, që nuk arriti të miratojë asnjë kabinet qeveritar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë materialet zgjedhore për të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë [
]

The post Kosova sot në zgjedhje të parakohshme/ Mbi 2 mln qytetarë i drejtohen kutive të votimit appeared first on BoldNews.al.

Të dielën zgjedhjet parlamentare, qytetarët i drejtohen kutive të votimit për të katërtën herë brenda vitit



TĂ« dielĂ«n, mĂ« 28 dhjetor qytetarĂ«t e KosovĂ«s do tĂ« t’i drejtohen kutive tĂ« votimit pĂ«r zgjedhjet parlamentare.

Kjo do të jetë hera e katërt që brenda këtij viti qytetarët i drejtohen kutive të votimit, më 9 shkurt në zgjedhjet parlamentare, në zgjedhjet lokale më 12 tetor, balotazhi më pas dhe këtë herë sërish për zgjedhjet parlamentare, më 28 dhjetor.

E ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me të dhëna zyrtare për procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

2,076,290 persona me të drejtë vote janë regjistruar për votim, ndërkaq brenda vendit votimi do të organizohet në 948 qendra votimi me 2,614 vendvotime.

Jashtë Kosovës, votimi fizik është parashikuar në 16 ambasada dhe 13 konsullata, ndërsa mbahen një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, pra sot më 27 dhjetor.

MPJD tashmë ka njoftuar se janë hapur qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të çdo shteti.

Procesi i votimit do të zhvillohet në 40 vendvotime që u përkasin 16 ambasadave dhe 13 konsullatave të Kosovës në 18 shtete të ndryshme.

Ndryshe, për këto zgjedhje janë certifikuar gjithsej 22 subjekte politike, duke përfshirë 18 parti, 3 koalicione parazgjedhore, 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat të pavarur. Komisioni gjithashtu ka akredituar rreth 860 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë për të monitoruar procesin.

Institucionet përgjegjëse kanë paraparë mekanizma mbikëqyrës dhe procedura standarde për të garantuar transparencë dhe integritet zgjedhor.

Procesi i votimit nis në orën 07:00 të mëngjesit me hapjen e vendvotimeve në të gjithë territorin e Kosovës. Qytetarët me të drejtë vote identifikohen përmes dokumenteve zyrtare dhe votojnë në mënyrë të fshehtë.

Mënyrat për të plotësuar formularin për votim janë këto: Sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur në pjesën e pasme, në anën e majtë, shënjoni vetëm një subjekt politik, në anën e djathtë, shënjoni deri në dhjetë kandidatë të atij subjekti politik dhe paloseni fletëvotimin dhe vendoseni në kutinë e votimit. /Telegrafi/

Zogaj prezanton planin ekonomik: Rritje 5–7 pĂ«r qind dhe investime kapitale



Sipas Alban Zogajt, programi ekonomik i LDK-së synon rritje ekonomike prej 5 deri në 7 për qind gjatë katër vjetëve.

Ai ka deklaruar se buxheti i Kosovës do të arrijë në 5 miliardë euro në fund të mandatit të parë.

Zogaj ka shtuar se investimet kapitale do të jenë mbi 1 miliard euro në vit, ndërsa një nga vendimet e para do të jetë rritja e koeficientit të pagave.

Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK-së (123), me numrin 22 në këto zgjedhje, dr. Alban Zogaj.


Institucioni i Avokatit të Popullit do të vëzhgojë zgjedhjet parlamentare më 28 dhjetor



Institucioni i Avokatit të Popullit njofton se do të vëzhgojë procesin e Zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025, që do të mbahen më 28 dhjetor, duke u fokusuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe standardeve demokratike të votimit.

Duke theksuar rëndësinë e monitorimit të pavarur dhe të paanshëm, IAP do të mbulojë të gjitha qendrat e votimit në vend.

“PĂ«rveç qendrave tĂ« zakonshme tĂ« votimit, do tĂ« vĂ«zhgojmĂ« edhe institucionet ku mbahen personat e privuar nga liria, shtĂ«pitĂ« pĂ«r persona tĂ« moshuar dhe pa pĂ«rkujdesje familjare, si dhe shtĂ«pitĂ« integruese nĂ« komunitet”, thuhet nĂ« njoftim.

IAP gjithashtu do të mbajë të hapur Zyrën Qendrore në Prishtinë gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve, për të pranuar çdo ankesë lidhur me shkelje të të drejtave të garantuara me ligj.

“QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« tĂ« sigurojmĂ« njĂ« proces tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« paanshĂ«m, ku çdo qytetar tĂ« ketĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« ushtrojĂ« tĂ« drejtĂ«n e tij pĂ«r votĂ« nĂ« kushte tĂ« sigurta dhe tĂ« respektuara”, theksohet mĂ« tej.

Institucioni i Avokatit të Popullit bën thirrje që të gjitha palët të respektojnë ligjin dhe të bashkëpunojnë me vëzhguesit gjatë gjithë procesit zgjedhor, duke garantuar kështu një mbarëvajtje transparente të zgjedhjeve. /Telegrafi/


​NesĂ«r votohet nĂ« 29 pĂ«rfaqĂ«si diplomatike tĂ« KosovĂ«s nĂ« 18 shtete



Më 27 dhjetor do të zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës në 18 shtete të ndryshme të botës.

Procesi i votimit do të nisë në orën 07:00 të mëngjesit në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll, e cila do të jetë përfaqësia e parë diplomatike që hap dyert për votim, ku janë të regjistruar paraprakisht 116 votues, raporton KosovaPress.

Pas TurqisĂ«, votimi do tĂ« vazhdojĂ« nĂ« 15 shtete tĂ« EvropĂ«s, ku janĂ« tĂ« regjistruar gjithsej 17 mijĂ« e 761 votues, pĂ«rfshirĂ« GjermaninĂ«, ZvicrĂ«n, MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, FrancĂ«n, BelgjikĂ«n, NorvegjinĂ«, AustrinĂ«, SuedinĂ«, SlloveninĂ«, DanimarkĂ«n, ItalinĂ«, KroacinĂ«, HolandĂ«n, RepublikĂ«n Çeke dhe HungarinĂ«.

Në fund, procesi i votimit do të zhvillohet edhe në kontinentin amerikan, për 1 mijë e 310 votues të regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Për këtë qëllim, do të hapen përfaqësitë diplomatike në Uashington, Nju Jork, Otavë dhe Toronto.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka deklaruar për KosovaPress se për votimin në përfaqësi diplomatike janë organizuar gjithsej 40 vendvotime.

“MĂ« 27 dhjetor, procesi i votimit nĂ« zgjedhjet pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s do tĂ« zhvillohet nĂ« 16 ambasada dhe 13 konsullata, tĂ« vendosura nĂ« 18 shtete tĂ« ndryshme tĂ« botĂ«s. Nga 77,086 votuesit jashtĂ« KosovĂ«s, tĂ« drejtĂ« vote nĂ« kĂ«to pĂ«rfaqĂ«si diplomatike kanĂ« vetĂ«m 19,187 shtetas tĂ« KosovĂ«s, tĂ« cilĂ«t janĂ« regjistruar paraprakisht dhe kanĂ« pĂ«rzgjedhur votimin fizik nĂ« kĂ«to 29 misione. Materialet zgjedhore janĂ« dĂ«rguar nĂ« kĂ«to pĂ«rfaqĂ«si dhe ato janĂ« gati pĂ«r votuesit”, tha Elezi.

Ai ka bërë të ditur se në të njëjtën kohë kur përfundon votimi në përfaqësi diplomatike, do të përmbyllet edhe procesi i votimit përmes postës, i cili ka nisur rreth dy javë më parë dhe të gjitha votat e grumbulluara do të dërgohen në Kosovë për numërim.

“Para ditĂ«s sĂ« zgjedhjeve nĂ« KosovĂ« do tĂ« pĂ«rfundojĂ« edhe votimi jashtĂ« vendit pĂ«r rreth 57 mijĂ« e 899 votuesit e regjistruar pĂ«r tĂ« votuar pĂ«rmes postĂ«s, proces i cili ka nisur mĂ« 16 dhjetor. TĂ« gjithĂ« kĂ«ta votues, kanĂ« pasur kohĂ« 12 ditĂ« qĂ« pakon me fletĂ«votim, tĂ« cilĂ«n e kanĂ« pranuar nga KQZ, ta dĂ«rgojnĂ« nĂ« ndonjĂ«rĂ«n nga kutitĂ« postare tĂ« hapura nĂ« 23 shtete tĂ« ndryshme tĂ« botĂ«s, pĂ«rfshirĂ« dhe KosovĂ«n. FletĂ«votimet qĂ« i takojnĂ« votimit nĂ« pĂ«rfaqĂ«si diplomatike dhe votimit me postĂ«, do tĂ« tĂ«rhiqen dhe numĂ«rimi i tyre do tĂ« bĂ«het nĂ« KosovĂ«â€, tha Elezi.

Sipas tij, është detyrim ligjor i KQZ-së që të gjithë shtetasit e Kosovës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit të largohen nga lista e votuesve brenda Kosovës, e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.

Ndërkaq, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, por që nuk janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, mbesin në listën e votuesve brenda Kosovës dhe mund të votojnë në vendvotimin e tyre, nëse ndodhen fizikisht në Kosovë në ditën e zgjedhjeve.

Rreth 100 prokurorë të Shtetit në gatishmëri për zgjedhjet parlamentare



Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen të dielën më 28 dhjetor 2025.

Në këto zgjedhje, rreth 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial do të jenë të angazhuar në gjithë territorin e Kosovës, duke monitoruar procesin dhe duke siguruar procedimin e çdo parregullsie që mund të ndodhë gjatë votimit.

Prokurori i Shtetit i bën thirrje qytetarëve, subjekteve politike, institucioneve dhe organizatave që të raportojnë çdo dyshim për manipulim ose keqpërdorim të votës tek prokuroritë përkatëse, për të mbrojtur zgjedhjet dhe votën e lirë të qytetarëve. /Telegrafi/

Abdixhiku: PĂ«r njĂ« mandat, kjo qeveri ka blerĂ« mbi 800 milionĂ« euro rrymĂ« dhe s’ka investuar asgjĂ«



Kryetari i Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Lumir Abdixhiku, ka thĂ«nĂ« se qeveria nĂ« detyrĂ« ka dĂ«shtuar t’i sigurojĂ« siguri energjetike vendit.

Sipas tij, vetëm për gjatë këtij mandati, Kosova ka blerë rrymë jashtë vendit mbi 800 milionë euro.

“VetĂ«m pĂ«r kohĂ«n e qeverisjes sĂ« Albin Kurti, Kosova i ka ble 800 milionĂ« euro rrymĂ«. VetĂ«m kĂ«tĂ« vit 250 milionĂ«. As s’kemi kapacitete tĂ« reja, as nuk janĂ« duke u ndĂ«rtuar kapacitete tĂ« reja. Derisa s’ka kapacitete tĂ« reja do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« blejmĂ« rrymĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Abdixhiku.

Me këto miliona sipas Abdixhiku, do të përfundonin shumë projekte të mëdha e të nevojshme në Kosovë.

“Me kĂ«to para do tĂ« mund tĂ« rregullohej Unaza e Jashtme e PrishtinĂ«s, do tĂ« ndĂ«rtohej spitali i ri, do tĂ« ndĂ«rtohej centrali me gaz, do tĂ« realizohej mĂ«simi tĂ«rĂ«ditor nĂ« tĂ« gjithĂ« KosovĂ«n”, ka thĂ«nĂ« Abdixhiku nĂ« emisionin Pressing nĂ« T7.

Konjufca: Rinia, shtylla e fitores sonë



Glauk Konjufca ishte dje në Mitrovicë, ku takoi qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se tashmĂ« po ndihet energjia e fitores, prapa sĂ« cilĂ«s qĂ«ndrojnĂ« tĂ« bashkuar populli pĂ«r t’i mbĂ«shtetur, pĂ«rmes votĂ«s mĂ« 28 dhjetor.

Nga aty, vazhdoi në Vushtrri, ku së bashku me kandidatët për deputetë të kësaj komune, takoi vullnetarët dhe të rinjtë nga Vushtrria.

Konjufca tha se rinia është shtyllë kyçe e arritjeve dhe fitoreve të përbashkëta.

Bashkë me kryetarin e Fushë Kosovës, Valon Prebreza, si dhe qytetarët e kësaj komune, Glauk Konjufca bisedoi për të arriturat e Qeverisë Kurti.

Qytetarët e kanë ndjerë këtë qeverisje, prandaj vullneti dhe mbështetja e tyre është garantues për fitoren e numrit 116 dhe Lëvizjes Vetëvendosje.


Abdixhiku: Prishtina kërkon zhvillim dhe projekte konkrete, LDK premton 1.5 miliard euro investime



Kryetari i Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur njĂ« tubim zgjedhor nĂ« shkollĂ«n “Ismail Qemali” nĂ« Bregun e Diellit, organizuar nga Dega e TretĂ« e LDK-sĂ«.

Gjatë tubimit, Abdixhiku theksoi se Prishtina kërkon zhvillim dhe projekte konkrete, duke prezantuar një plan investimesh me vlerë 1.5 miliardë euro, që përfshin Unazën e Jashtme, Qendrën Sportive, teatrot dhe parkun teknologjik.

Ai shtoi se qytetarët e kryeqytetit kanë zgjedhur ndryshimin e parë, duke theksuar se LDK-ja, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, synon të sjellë normalitet dhe projekte konkrete për qytetarët.

Abdixhiku prezantoi gjithashtu kandidatët e Degës së Tretë për zgjedhjet e ardhshme, të cilët përfaqësojnë një ekip me përvojë institucionale, energji qytetare dhe përkushtim ndaj vlerave rugoviane dhe shërbimit publik.

Kandidatët përfshijnë: Alban Zogaj (22), Ukë Rugova (10), Adelina Thaqi Meta (12), Doruntinë Maloku (21), Elmire Nikçi Rexha (42), Myzejene Selmani (48), Sokol Havolli (49), Arta Metaj Govori (53), Lumbardh Salihu (77), Bejtush Gashi (83) dhe Nazmije Krasniqi Jusufi (84). /Telegrafi/


Kurti nga Hajvalia: Siguria e begatia, jetesë dinjitoze për qytetarët



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, e përmbylli të hënën në një tubim në Hajvali.

Në prani të banorëve, mbështetësve, miqve e aktivistëve, ai e theksoi edhe një herë se siguria dhe begatia nuk kufizohen vetëm te sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, por përfshijnë edhe një sistem modern energjetik, furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes dhe infrastrukturë rrugore dinjitoze.

Kurti tha se prioritet e qeverisjes së tij mbeten kujdesi për nënat dhe fëmijët, forcimi i ushtrisë, zhvillimi i veriut dhe bujqësisë, si dhe investimet në infrastrukturë, por edhe ndërlidhja e vendit e qytetarëve përmes urave të reja.




Pal Lekaj: Do të qëndrojmë krah fëmijëve, rinisë dhe çdo qytetari



Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur sonte zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit gjatë një tubimi në Prishtinë.

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, tha se partia po prezanton planin e saj për zhvillimin e Kosovës në çdo sektor, duke përfshirë mbështetjen për fëmijët, rininë dhe të gjithë qytetarët që punojnë dhe meritojnë një jetë dhe pagë dinjitoze.

Lekaj theksoi rëndësinë e ekipit të përkushtuar të AAK-së dhe lidershipin e kryetarit Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër, duke theksuar se qytetarët duhet të votojnë për listën e partisë me numrin 129.

“Me listĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« zgjedhore, me ekipin tonĂ« dhe me kryetarin Ramush Haradinaj, prezantuam planin tonĂ« pĂ«r zhvillimin e KosovĂ«s. Do tĂ« qĂ«ndrojmĂ« krah fĂ«mijĂ«ve, krah rinisĂ« dhe krah secilit qytetar qĂ« punon dhe meriton njĂ« jetĂ« tĂ« dinjitetshme. Aleanca Ă«shtĂ« krah teje KosovĂ«, gjithmonĂ«!”, shkroi Lekaj nĂ« postimin e tij nĂ« Facebook.

Tubimi shënoi fillimin e një faze intensive të fushatës së AAK-së, ku do të prezantohen objektivat dhe programi zgjedhor për qytetarët e Kosovës.


Prezantimi i programit qeverisës, Kurti: Siguri dhe begati për Kosovën



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka prezantuar programin qeverisës për mandatin e ardhshëm si dhe zotimet e reja.

Në fjalën e tij hyrëse Kurti tha që plani i qeverisjes së ardhshme do të jetë i fokusuar në dy shtylla kryesore dhe vendimtare: Sigurinë dhe Begatinë.

“Pa begati nuk ka dinjitet, dhe pa tĂ« dyja nuk ka shtet tĂ« fortĂ«â€, tha ai, teksa theksoi si njĂ« nga arritjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« shtetit tonĂ« nĂ« vitet e fundit, shtrirjen e sovraniterit nĂ« territorin e vendit. Rritja e buxhetit pĂ«r mbrojtjen ka shtuar kapacitet tona mbrojtĂ«se gjersa ka ndikuar nĂ« rritjen e sigurisĂ« sĂ« qytetarĂ«ve tanĂ« dhe besueshmĂ«rinĂ« nĂ« shtetin tonĂ«. Teksa premtoi se buxheti pĂ«r mbrojtjen nĂ« mandatin qĂ« vjen do tĂ« jetĂ« njĂ« miliard euro, Kryeministri Kurti theksoi se Forca e SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s do tĂ« jetĂ« mĂ« e fuqishme dhe mĂ« e pĂ«rgatitur se kurrĂ« mĂ« parĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Kurti.

Ndërkaq, Kurti po ashtu premtoi siguri më të madhe të vendit përmes ndërtimit të fabrikës për prodhimin e municioneve dhe dronëve pa pilot, implementimit të programit të rezervës kombëtare në kuadër të Planit për Mbrojtje Gjithëpërfshirëse që përfshin çdo qytetar, si dhe investimit në energji e bujqësi.

“Prodhim tĂ« energjisĂ« me mĂ« pak ndotje pĂ«rmes gazifikimit, sigurim tĂ« ujit tĂ« pijes pĂ«rmes ndĂ«rtimit tĂ« pesĂ« digave tĂ« reja KuqicĂ«, PolatĂ«, Dragaci, FirajĂ« dhe DecivojĂ« nĂ« vlerĂ« prej 400 milion euro, dhe rritje tĂ« prodhimit vendor nĂ« 12 miliard euro pĂ«r vitin e ardhshĂ«m, ishin zotimi qĂ« vendit i garanton siguri dhe zhvillim ekonomik”. /Telegrafi/



❌