Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Greqi/ I burgosuri shqiptar vritet brenda qelisë

Një sherr mes dy të burgosurve, një greku dhe një shqiptari, ka përfunduar me vrasjen e këtij të fundit në burgun e Koridhalos. Sipas mediave greke, dy të dënuarit janë përfshirë fillimisht në një konflikt banal, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura. Gjatë përleshjes, i burgosuri grek ka nxjerrë një mjet prerës […]

The post Greqi/ I burgosuri shqiptar vritet brenda qelisë appeared first on BoldNews.al.

Rama përgënjeshtron veten: S’kam thënë që RTSH duhet të mbyllet

Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar deklaratat që vetë bëri pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së për Radiotelevizioni Shqiptar, duke i cilësuar si interpretime publike të shtrembëruara dhe të pavërteta. Në reagimin e tij, Rama shprehet se po krijohet një model shqetësues i “përtacisë intelektuale” në këtë epokë të re, ku njerëzit  sipas tij  nuk […]

The post Rama përgënjeshtron veten: S’kam thënë që RTSH duhet të mbyllet appeared first on BoldNews.al.

OKB ngre alarmin: Dënimi me vdekje po rikthehet fuqishëm në mbarë botën

Përdorimi i dënimit me vdekje në nivel global po rritet me një ritëm alarmant, ka paralajmëruar OKB përmes Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk. Në një deklaratë të publikuar nga Gjenevë, Türk shprehu shqetësim të veçantë për situatën në Iran, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara, mes vendeve të tjera ku […]

The post OKB ngre alarmin: Dënimi me vdekje po rikthehet fuqishëm në mbarë botën appeared first on BoldNews.al.

Ryshfet dhe abuzime me lejet për armë në Kosovë, 4 të arrestuar në Prishtinë

Katër persona, mes tyre dy zyrtarë të Ministria e Punëve të Brendshme, janë arrestuar të hënën në Prishtinë, nën dyshimet për ryshfet dhe abuzime në procesin e lëshimit të lejeve për armë. Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se dy zyrtarët e MPB-së dyshohet se kanë lëshuar certifikata për armëmbajtje duke shpërfillur procedurat ligjore, për çka […]

The post Ryshfet dhe abuzime me lejet për armë në Kosovë, 4 të arrestuar në Prishtinë appeared first on BoldNews.al.

Kërcënimet e Trump mbi vendosjen e tarifave, ushtria gjermane largohet nga Grenlanda

Ushtria gjermane është larguar nga Grenlanda me nxitim disa orë pas kërcënimeve të Trump. Bild flet për largimin e papritur të ushtarëve gjermanë që mbërritën në Grenlandë vetëm 44 orë pas mbërritjes së tij në ishullin Arktik, duke publikuar foton përkatëse nga aeroporti. Berlini tha se 15 ushtarët do të qëndronin në Grenlandë më gjatë […]

The post Kërcënimet e Trump mbi vendosjen e tarifave, ushtria gjermane largohet nga Grenlanda appeared first on BoldNews.al.

Bashkëshortja e Erik Lloshit: Nuk isha dakord të bëhej pjesë e BBV, i thashë do iki

Bashkëshortja e këngëtarit Erik Lloshi, Romina, ka folur për herë të parë publikisht për marrëdhënien mes tyre, pas aludimeve se çifti po kalon një krizë për shkak të pjesëmarrjes së artistit në Big Brother VIP Albania. E ftuar në emisionin “Fan Club”, Romina sqaroi se nuk ka qenë aspak dakord me vendimin e Erik Lloshit […]

The post Bashkëshortja e Erik Lloshit: Nuk isha dakord të bëhej pjesë e BBV, i thashë do iki appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Gaza! Foshnja 27-ditëshe humb jetën nga i ftohti ekstrem

Një foshnjë vetëm 27 ditëshe ka ndërruar jetë në Gaza si pasojë e të ftohtit ekstrem, duke nxjerrë edhe një herë në pah gjendjen e rëndë humanitare në rajon. Sipas burimeve mjekësore dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, foshnja, e identifikuar si Aisha Ayesh al-Agha, u dërgua për ndihmë mjekësore në spital në qytetin Khan […]

The post E rëndë në Gaza! Foshnja 27-ditëshe humb jetën nga i ftohti ekstrem appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti me një viktimë në kantierin e ndërtimit në Himarë, arrestohet shoferi i fadromës

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Himarës, ku një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një fadromë gjatë punës në një kantier ndërtimi. Për ngjarjen është arrestuar drejtuesi i mjetit të rëndë. Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Palasë–Dhërmi”, ku gjatë një manovre të gabuar me eskavator, […]

The post Aksidenti me një viktimë në kantierin e ndërtimit në Himarë, arrestohet shoferi i fadromës appeared first on BoldNews.al.

Kush e dekonspiroi operacionin e Call Center-ave?/ SPAK jep detajet: Pronarët u paralajmëruan

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë në njoftim zyrtar për operacion e zhvilluar në Tiranë kundër disa Call Center-ëve që dyshohet se mashtronin shtetas të huaj. Call Center funksiononte në godinën Atti Tower, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Nga aty, mashtroheshin kryesisht qytetarë italianë, duke u bindur nga operatorët të […]

The post Kush e dekonspiroi operacionin e Call Center-ave?/ SPAK jep detajet: Pronarët u paralajmëruan appeared first on BoldNews.al.

E zuri poshtë porta e banesës, i mituri në Tiranë niset me urgjencë drejt spitalit

Një 12-vjeçar është transportuar në spital pasi është plagosur aksidentalisht në oborrin e banesës së tij, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 17 janarit, teksa i mituri po tentonte të mbyllte portën e jashtme të oborrit. Sipas informacionit paraprak, porta e hekurit ka dalë nga shinat dhe ka rënë mbi trupin e të miturit, […]

The post E zuri poshtë porta e banesës, i mituri në Tiranë niset me urgjencë drejt spitalit appeared first on BoldNews.al.

Rama sulmon mediat: Tenxhere që shpërndajnë gënjeshtra

Në vazhdën e reagimeve për letrën e presidentit Trump për Bordin e Paqes, kryeministri Edi Rama ka sulmuar mediat për raportimet e tyre, duke i akuzuar për manipulim dhe dezinformim. Ndërkohë që në media, mëngjesin e sotëm, qarkulloi një artikull i Bloomberg, i cili theksonte se anëtarësimi në Bordin e Paqes kërkon 1 miliard dollarë, […]

The post Rama sulmon mediat: Tenxhere që shpërndajnë gënjeshtra appeared first on BoldNews.al.

Socialistët që hanë bar duke shkelur edhe parimet!  

Nga Boldnews.al I mbytur nga zullumet e llumshme të hajnisë të qeverisjes në formë dhe ide të qeverisë së tij, kryeministri Edi Rama nuk ka qoftë edhe një zë të vetëm kundër brenda strukturave të PS-së. Të paktën publikisht! Shumë prej tyre, Rilindas të zhgënjyer a socialistë të hershëm të anashkaluar, nën zë apo në […]

The post Socialistët që hanë bar duke shkelur edhe parimet!   appeared first on BoldNews.al.

Goditi bashkëfshatarin me thikë, zbardhet sherri në Fier

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim çështjen penale ndaj Lulzim Muça, i cili akuzohet se në qershor të vitit të kaluar ka tentuar të vrasë bashkëfshatarin e tij, Ferit Balkiu, në zonën e Divjakës. Ngjarja ka ndodhur më 9 qershor 2025, rreth orës 15:30, në fshatin Çermë Sektor. Sipas hetimeve, pas një debati verbal […]

The post Goditi bashkëfshatarin me thikë, zbardhet sherri në Fier appeared first on BoldNews.al.

Izraeli kundër planit amerikan për Gazën!

Qeveria izraelite ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj përbërjes së bordit ekzekutiv për Gazën, të ngritur nga administrata e Donald Trump, duke argumentuar se ky mekanizëm nuk është koordinuar me Izraelin dhe bie ndesh me politikën zyrtare të qeverisë izraelite. Në një deklaratë zyrtare, autoritetet izraelite bënë të ditur se ministri i Jashtëm i Izraelit, […]

The post Izraeli kundër planit amerikan për Gazën! appeared first on BoldNews.al.

Sanchez paralajmëron për Groenlandën: Çdo veprim ushtarak i SHBA-së do të dëmtonte NATO-n

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka deklaruar se një pushtim i mundshëm i Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara do të kishte pasoja serioze për aleancën transatlantike dhe do të përfitonte drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin. Në një intervistë për gazetën La Vanguardia, Sanchez tha se çdo veprim ushtarak kundër Groenlandës – territor autonom i Danimarka – […]

The post Sanchez paralajmëron për Groenlandën: Çdo veprim ushtarak i SHBA-së do të dëmtonte NATO-n appeared first on BoldNews.al.

Qarkullonte i armatosur, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një 24-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak. I arrestuari është Ç.K banues në Kavajë. Sipas Policisë së Shtetit, ndalimi u krye në lagjen nr. 13 të Durrës, në zonën e shëtitores së plazhit, ku 24-vjeçari po lëvizte me motomjet. Gjatë kontrollit, në sediljen e mjetit […]

The post Qarkullonte i armatosur, arrestohet 24-vjeçari në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Korporata e Investimeve po përdoret për dhënie pronash publike

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC), duke i cilësuar krahasimet me modelin italian si të pasakta dhe të pjesshme. Sipas Tabakut, ndryshe nga Italia, ku institucionet publike të investimeve funksionojnë si banka zhvillimi që menaxhojnë rrezikun financiar dhe financojnë projekte strategjike, […]

The post Tabaku: Korporata e Investimeve po përdoret për dhënie pronash publike appeared first on BoldNews.al.

Rama: BE-ja e vështirë, shpresa te marrëveshjet me Italinë dhe Emiratet

Kryeministri  Edi Rama, në podcastin e tij Flasim, foli për premtimin e tij zgjedhor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2027. Ndryshe nga deklaratat e mëparshme optimiste, Rama u shfaq më realist, duke pranuar se procesi i anëtarësimit është i vështirë dhe se përpara vendit qëndron një volum i madh legjislativ që […]

The post Rama: BE-ja e vështirë, shpresa te marrëveshjet me Italinë dhe Emiratet appeared first on BoldNews.al.

Furnizonte farmacitë me ilaçe të skaduara dhe kontrabandë, arrestohet 42-vjeçari në Fier

Një 42-vjeçar nga Fieri është arrestuar pasi dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore ka hedhur në treg ilaçe të skaduara dhe medikamente të futura kontrabandë, të cilat i shpërndante në farmacitë e qytetit me qëllim përfitimi financiar. Sipas hetimeve, shtetasi me inicialet B. B. magazinonte në banesën e tij sasi të mëdha medikamentesh, […]

The post Furnizonte farmacitë me ilaçe të skaduara dhe kontrabandë, arrestohet 42-vjeçari në Fier appeared first on BoldNews.al.

Flokët e bardhë nuk tregojnë gjithmonë plakjen: pse shfaqen thinjat herët

Flokët e bardhë apo gri nuk janë domosdoshmërisht shenjë e plakjes. Shkaku kryesor i zbardhjes së flokëve lidhet me uljen ose ndalimin e prodhimit të melaninës, pigmentit që i jep ngjyrë flokut. Kur rrënjët e flokëve nuk prodhojnë më mjaftueshëm melaninë, shfaqen thinjat. Zakonisht, ky proces nis rreth moshës 30-vjeçare, por nuk është e pazakontë […]

The post Flokët e bardhë nuk tregojnë gjithmonë plakjen: pse shfaqen thinjat herët appeared first on BoldNews.al.

❌