Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Evakuohen mbi 40 familje në Durrës! Emergjencat Civile, FA dhe Ushtria në terren

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar kaos në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se si pasojë e përmbytjeve mbi 40 familje janë evakuuar nga shtabi Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura. Ushtria ndodhet në Durrës që prej orëve të para të paradites me katër pompa te fuqishme, pasi janë shkaktuar përmbytje të mëdha. […]

The post Evakuohen mbi 40 familje në Durrës! Emergjencat Civile, FA dhe Ushtria në terren appeared first on BoldNews.al.

Ashensorët rrezik për qytetarët! ISHMT ngre alarmin për sigurinë në pallate dhe ambiente pune

Ashensorët, që çdo ditë përdoren nga mijëra qytetarë në pallate banimi dhe ambiente pune, vijojnë të përbëjnë një rrezik serioz kur nuk janë të regjistruar, nuk mirëmbahen dhe nuk inspektohen sipas ligjit. Për këtë arsye, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ka dalë me një apel publik, duke kujtuar se siguria e ashensorëve nuk […]

The post Ashensorët rrezik për qytetarët! ISHMT ngre alarmin për sigurinë në pallate dhe ambiente pune appeared first on BoldNews.al.

Detaje nga dhuna te “Mbretëresha Geraldinë”: Mjeku kapi për fyti kryeinfermieren pas debatit për…/ EMRI

Policia e Tiranës arrestoi sot mjekun Julian Habibaj, 53 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Ai ushtronte detyrën në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ndërsa është kallëzuar nga kryeinfermierja se pasi i ka kërkuar atij që të merrte dhe të plotësonte protokollin që duhet të ndiqte për një paciente, mjeku e ka kundërshtuar, e […]

The post Detaje nga dhuna te “Mbretëresha Geraldinë”: Mjeku kapi për fyti kryeinfermieren pas debatit për…/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Kaos në Kakavijë, emigrantët qëndrojnë mbi 3 orë në doganë

Radha kilometrike vijon edhe sot në pikën kufitare të Kakavijës, ku emigrantët shqiptarë po kthehen drejt vendeve të tyre të punës pas festave. Kolonat e automjeteve arrijnë deri në 7 kilometra, ndërsa pritja në doganë shkon mbi 3 orë. Situata e rënduar është shkaktuar kryesisht nga pala greke, e cila po punon vetëm me dy […]

The post Kaos në Kakavijë, emigrantët qëndrojnë mbi 3 orë në doganë appeared first on BoldNews.al.

Ministri i Drejtësisë vesh çizmet dhe viziton burgun e përmbytur të politikanëve “VIP” në Durrës

Përmbytjet në Durrës kanë sjellë edhe probleme në burgun e këtij qyteti ku vuajnë dënimin disa politikanë, si kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ish ministri Ilir Beqaj apo edhe ish deputeti socialist, Jurgys Çyrbja. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i ujit shkon deri afër gjurit. Ndërkohë shihet edhe ministri i Drejtësisë, Besfort […]

The post Ministri i Drejtësisë vesh çizmet dhe viziton burgun e përmbytur të politikanëve “VIP” në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren

Policia ka arrestuar në flagrancë J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pas dyshimeve se ka goditur kryeinfermiren e spitalit ku punojnë të dy në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ndodhi pasi kryeinfermierja kishte kundërshtuar mjekun për zbardhjen e protokollit mjekësor, duke sjellë reagimin fizik të tij. Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota […]

The post Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren appeared first on BoldNews.al.

Inspektoriati i Mbikëqyrjes: Ashensorët e paregjistruar po rrezikojnë jetën e shqiptarëve

Nga Gazeta ‘SI’ – Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, ISHMT, ka bërë një apel publik për rrezikun e përdorimit të ashensorëve të paregjistruar, të cilët mund të rrezikojnë qytetarët dhe të përfundojnë në fatalitet.

Inspektorati thekson se siguria e ashensorëve nuk është zgjedhje, por detyrim ligjor që duhet të kryejë çdo administrator rezidence dhe kompani. Ata duhet të regjistrojnë çdo ashensor pranë ISHMT-së, të sigurojnë kontrata mirëmbajtjeje me specialistë të kualifikuar dhe të kryejnë inspektime teknike periodike. Ashensorët në pallate duhet të kontrollohen të paktën një herë në vit, ndërsa ata në ambiente pune më shpesh. Pa këto masa, përdorimi i ashensorit konsiderohet i paligjshëm dhe i rrezikshëm.

Apeli vjen ndërsa një pjesë e konsiderueshme e ashensorëve në vend janë të vjetër ose nuk menaxhohen sipas ligjit. Qytetarët dhe administratorët duhet të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi, pasi siguria e ashensorëve është çështje jetike për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit. ISHMT paralajmëron se çdo shkelje mund të çojë në masa administrative, përfshirë ndalimin e përdorimit të ashensorëve.

The post Inspektoriati i Mbikëqyrjes: Ashensorët e paregjistruar po rrezikojnë jetën e shqiptarëve appeared first on Gazeta Si.

Shembet masivi i dheut, bllokohet aksi Tepelenë–Gjirokastër

Aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër është bllokuar në vendin e quajtur Shkalla e Zezë, pas rënies së një masivi shtufor në rrugë. Ngjarja ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh në të dyja anët e aksit. Në vendngjarje kanë shkuar Policia Rrugore dhe punonjësit e firmës kontraktore, të cilët po punojnë për të evakuuar balten dhe shkëmbin që […]

The post Shembet masivi i dheut, bllokohet aksi Tepelenë–Gjirokastër appeared first on BoldNews.al.

Durrësi nën pushtetin e ujit, i riu “bën sërf” në rrugët e qytetit

Përmbytjet në Durrës kanë sjellë jo vetëm kaos, por edhe skena të pazakonta. Mes rrugëve të mbuluara nga uji, qytetarët janë detyruar të improvizojnë për të lëvizur. Në një nga pamjet që po qarkullon, një qytetar shihet duke “lundruar” mbi një dërrasë sërfi, i pajisur me një lopatë, mes makinave të zhytura në ujë.

The post Durrësi nën pushtetin e ujit, i riu “bën sërf” në rrugët e qytetit appeared first on BoldNews.al.

Zbuloni tre shenjat e zodiakut më fatlume të këtij muaji

Janari na gjen rreth një të tretën e stinës së Bricjapit, e cila sjell mësime, arritje dhe vendosje të qëllimeve për tre shenja të zodiakut. Kjo periudhë na bën thirrje të ndjekim një recetë për sukses, por në një mënyrë që e bën tonën. Ndërsa hyjmë në vitin e ri, merrni pak kohë për të […]

The post Zbuloni tre shenjat e zodiakut më fatlume të këtij muaji appeared first on BoldNews.al.

Përmbytet autostrada Tiranë–Durrës, qytetarët të bllokuar për orë të tëra në trafik

Në autostradën Tiranë-Durrës qarkullimi është vështirësuar prej disa orësh për shkak të reshjeve intensive të shiut. Duhet minimalisht 1 orë për të lëvizur nga kryeqyteti drejt zonës së Durrësit. Vetëm pak më herët mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit paralajmëroi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm nëse do të lëvizin në këtë aks rrugor, i cili […]

The post Përmbytet autostrada Tiranë–Durrës, qytetarët të bllokuar për orë të tëra në trafik appeared first on BoldNews.al.

Bardhi: Do kallëzojmë për shpërdorim detyre Niko Peleshin

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se po përgatisin një kallëzim penal për shpërdorim detyre për kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Sipas Bardhit nuk ka asnjë arsye apo alibi që Peleshi të mos thërrasë Këshillin e Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut. Ai thekson se Peleshi nuk mund të tallet me Kuvendin […]

The post Bardhi: Do kallëzojmë për shpërdorim detyre Niko Peleshin appeared first on BoldNews.al.

Përmbytet burgu i Durrësit, hyn uji në 8 qeli

Situatë kritike paraqitet në Burgun e Durrësit për shkak të motit të keq ku është regjistruar prezencë uji brenda ambienteve të institucionit. Raportohet se 8 qeli janë përmbytur, ndërsa autoritetet kanë marrë masat për të ngjitur të burgosurit në katet e sipërme të objektit. Ende nuk ka njoftime zyrtare për dëme të tjera ose për […]

The post Përmbytet burgu i Durrësit, hyn uji në 8 qeli appeared first on BoldNews.al.

Skandali me verën e Agasit, qeveria masa për prodhuesit dhe shitësit: Raportim për çdo shishe që pihet e ‘humbet’

Nga Gazeta ‘SI’ – Një skandal në prag të festave të fundvitit, ka detyruar qeverinë të marrë një vendim të ri…për të monitoruar prodhimin dhe shishet e verës.

Sipas vendimit të sapopublikuar, në një regjistër të ministrisë së Bujqësisë do të mbahet shënim çdo lëvizje e produkteve të verës nga prodhimi ose importi, magazinimi, transporti dhe shitja apo humbja. Urdhri detyron prodhuesit, përpunuesit, mbushësit e shisheve dhe tregtarët e verës të mbajnë regjistra të posaçëm, fizikë ose elektronikë.

Ligji i ri thekson se prodhuesit duhet të shënojnë edhe konsumin personal e të familjes, e cila nuk mund të jetë më shumë se 10 hektolitër në vit. 

Çdo humbje, konsum apo tërheqje duhet të deklarohet brenda 3 ditëve, ndryshe do të nisë një hetim nga autoritetet përgjegjëse.

Vendimi vjen pas një skandali në Agjencinë e Informacionit, AKSHI, me personazh kyç, Ergys Agasin, i cili është shpallur në kërkim. Agasi, biznesmen që dikur ka shërbyer në qeveri, dyshohet se ka zhdukur brenda natës një 900 shishe verë me vlerë miliona euro, pak orë pasi SPAK vendosi sekustrimin. Koleksioni ishte prodhim i limituar dhe sipas burimeve, ishte kontrabandë.

Për shkak të pengesave logjistike, drejtoria e Hetimit Doganor kishte planifikuar marrjen e mallit ditën pasuese, ndërsa verërat ishin bllokuar në ambientet ku ruheshin. Të nesërmen, përveç verës, rezultuan të zhdukura edhe kamerat e sigurisë së qilarit, në një zonë rurale në lindje të Tiranës.

Për Ergys Agasin ka një urdhër-arrest të paekzekutuar, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, pastrim parash, pengmarrje me dhunë dhe shkelje e barazisë në tender. Me të njëjtat akuza kërkohet dhe ortaku i tij Ermal Beqiri. Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Pjesë e të njëjtit grup, sipas Prokurorisë, është në arrest shtëpie.

The post Skandali me verën e Agasit, qeveria masa për prodhuesit dhe shitësit: Raportim për çdo shishe që pihet e ‘humbet’ appeared first on Gazeta Si.

Ndreu: Prani uji në 20% të territorit, pezullohet mësimi në dy shkolla

TIRANË, 6 janar/ATSH-Maela Marini/ Moti i keq me reshje intensive shiu ka shkaktuar problematikat e para në bashkinë e Lezhës, ku për shkak të pranisë së ujit është pezulluar mësimi në dy shkolla.

Në një prononcim për ATSH-në, kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu bëri të ditur se aktualisht ka prezencë uji në 20% të territorit të qytetit.

“Një pasqyrë të saktë se sa hektarë tokë bujqësore janë nën ujë ende nuk kemi, por ne ndodhemi në terren për të monitoruar nga afër situatën. Aktualisht është pezulluar mësimi në dy shkolla për shkak të prezencës së ujit në qendër të qytetit. 20% e territorit të qytetit është i zënë me ujë”, u shpreh Ndreu.

Sipas tij, ka fryrje të lumenjve për shkak të prurjeve dhe prezencë uji në disa toka bujqësore, por jo në banesa.

“Për momentin po ikim shtëpi më shtëpi, po komunikojmë me të gjithë kryetarët e fshatrave për të evidentuar nëse do të ketë ndonjë rast që duhet të evakuohet, por deri tani nuk kemi ndonjë problematikë të tillë”, u shpreh Ndreu për ATSH.

Më herët bashkia Lezhë informoi se për shkak të reshjeve të shumta dhe shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, situata në territor pritet të rëndohet.

Autoritete vendore u kërkojnë të gjithë banorëve që, në rast emergjence apo nëse konstatojnë prezencë uji në banesat e tyre, të kontaktojnë menjëherë në numrat e emergjencës të vendosur në dispozicion: +355 68 367 8727

Bashkia Lezhë është në gatishmëri të plotë dhe po ndjek nga afër situatën për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme dhe mbështetje për qytetarët.

/m.m/r.e/a.f/

The post Ndreu: Prani uji në 20% të territorit, pezullohet mësimi në dy shkolla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Vijojnë shkarkimet e kontrolluara nga kaskada e Drinit


TIRANË, 6 janar/ATSH/ Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, po vijojnë shkarkimet e kontrolluara nga HEC-i Koman dhe HEC-i Vau i Dejës.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se “bashkia e Shkodrës është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë”.

Kryeministri theksoi se deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë.

“Aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve”, u shpreh Rama.

Moti i keq me reshje intensive shiu që ka përfshirë vendin gjatë orëve të fundit ka shkaktuar problematika në disa qarqe të vendit. Në Durrës dhe Lezhë si pasojë e pranisë së ujit është pezulluar mësimi në disa shkolla.

Po ashtu reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

/m.m/a.f/r.e/

The post Rama: Vijojnë shkarkimet e kontrolluara nga kaskada e Drinit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmbyten 3 banesa nga reshjet e shiut në Durrës, evakuohen 8 familje

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të tre banesave në Durrës. Për pasojë tetë familje po evokohen, ku tre prej tyre janë nga Shijaku. Ato do të sistemohen në Konvaleshencën e Ministrisë së Brendshme, ku deri tani janë strehuar tre familje.

The post Përmbyten 3 banesa nga reshjet e shiut në Durrës, evakuohen 8 familje appeared first on BoldNews.al.

Publiku largon nga shtëpia e “BBVK” Eduart Kuçin, arsyeja

Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova u shoqërua me tensione të forta, pas një bisede në ambientet e lavanderisë mes Arditit, Edit dhe disa banorëve të tjerë, e cila përfundoi në paralajmërime serioze. Gjithçka nisi pas një provokimi të Arditit ndaj Edit, i cili nuk u prit aspak mirë. Shprehja “Mos […]

The post Publiku largon nga shtëpia e “BBVK” Eduart Kuçin, arsyeja appeared first on BoldNews.al.

Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Pasditen e 5 nëntorit 2020, ndërsa rrugët qëndronin të mbyllura për shkak të masave kundër pandemisë së Covid-19, dy burra shqiptarë me banim në Belgjikë shkëmbyen një seri mesazhesh të shkurtra nëpërmjet aplikacionit të koduar Sky ECC – të deshifruara vite më vonë nga autoritetet ligjzbatuese europiane. “E gjetëm mallin,” shkruante i kënaqur një prej […]

The post Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës appeared first on BoldNews.al.

Alba Pollozhani akuza të rënda ndaj Fjolla Morinës: Përdor lëndë narkotike/ VIDEO

Alba Pollozhani ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pas një përplasjeje të fortë me këngëtaren Fjolla Morina, një situatë që ka ndezur debatet brenda dhe jashtë formatit. Gjatë gjithë javës, dyshja janë përfshirë në përplasje të vazhdueshme verbale, duke u konfliktuar për çështje të ndryshme që lidhen me lojën, qëndrimet dhe interpretimet e […]

The post Alba Pollozhani akuza të rënda ndaj Fjolla Morinës: Përdor lëndë narkotike/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

❌