TIRANË, 10 nëntor /ATSH/ Për të garantuar transparencë dhe informim të plotë për qytetarët, Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. (UKT) ka publikuar tarifat zyrtare që zbatohen për lidhjen e kontratave të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimet për lidhjen e kontratave ndryshojnë në varësi të mënyrës së pajisjes me matës uji:
Kur matësi blihet pranë UKT (me rakorderi):
• ½” → 7,930 lekë
• ¾” → 8,720 lekë
• 1” → 10,494 lekë
Kur matësi blihet pa rakorderi pranë UKT:
• ½” → 6,286.6 lekë
• ¾” → 6,614.6 lekë
• 1” → 7,887.6 lekë
Kur matësi blihet nga abonenti dhe vendoset nga UKT:
• ½” → 3,628 lekë
• ¾” → 3,715 lekë
• 1” → 3,804 lekë
UKT bën të ditur se tarifat përfshijnë vlerën e kontratës dhe shërbimin teknik për instalimin e matësit, të vlefshme për abonentët familjarë dhe privat.
Kjo masë synon të garantojë transparencë, standarde të unifikuara dhe lehtësim të procedurave për qytetarët që lidhen për herë të parë me rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve në Tiranë. e.xh/j.p/
The post UKT publikon tarifat zyrtare për lidhjen e kontratave të reja të furnizimit me ujë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.