Gjiknuri: Reforma zgjedhore kërkon dakordësi, por mund të ecet më tej edhe pa opozitën
TIRANĂ, 16 janar /ATSH/ BashkĂ«kryetari i Komisionit tĂ« Posaçëm pĂ«r Realizimin e ReformĂ«s Zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi sot nĂ« mbledhjen e grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste se Komisioni i ReformĂ«s Zgjedhore u formua nĂ« tetor tĂ« vitit tĂ« kaluar pas njĂ« procesi dialogu me opozitĂ«n, ku u dakordĂ«suan parimet bazĂ« qĂ« kanĂ« udhĂ«hequr punĂ«n e tij.
Gjiknuri theksoi se, ky komision Ă«shtĂ« njĂ« strukturĂ« âsui generisâ, pasi funksionon mbi bazĂ«n e bashkĂ«dakordĂ«sisĂ« dhe bashkĂ«drejtimit, dhe jo tĂ« vullnetit tĂ« njĂ«anshĂ«m tĂ« njĂ«rĂ«s palĂ«.
Sipas tij, kjo traditë është ndjekur që prej vitit 2001, me periudha ku janë realizuar reforma të suksesshme, por edhe raste kur mungesa e konsensusit ka çuar në dështim të reformës zgjedhore.
Ai përmendi reformat e viteve 2008, 2012 dhe 2020 si reforma të thella dhe të suksesshme të Kodit Zgjedhor, ndërsa ndryshimet e vitit 2024, sipas tij, nuk mund të konsiderohen një reformë e plotë.
âSot jemi pĂ«rballĂ« faktit qĂ« Komisioni ka zhvilluar dy mbledhje, ka pĂ«rcaktuar prioritetet e punĂ«s, njĂ« agjendĂ« dhe njĂ« program qĂ« pĂ«rputhet me rekomandimet e ODIHR-it dhe me prioritetet qĂ« rrjedhin nga procesi i integrimit europian, pĂ«rfshirĂ« âinterim benchmarksââ, u shpreh Gjiknuri.
Si prioritet kryesor, Komisioni ka vendosur trajtimin e ligjit për financimin e partive politike.
Gjiknuri bëri të ditur se ka nisur një proces pozitiv me dakordësi edhe me palën tjetër dhe me përfshirjen e faktorëve ndërkombëtarë, por aktualisht procesi është ngrirë për shkak të situatës politike pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe zhvillimeve të tjera politike.
âSot kemi njĂ« draft teknik pĂ«r financimin e partive politike, por procesi ka mbetur i pezulluarâ, tha ai, duke shtuar se mbetet pĂ«r tâu parĂ« sesi do tĂ« ecet mĂ« tej dhe nĂ«se do tĂ« merret njĂ« vendimmarrje politike pĂ«r tĂ« vazhduar edhe pa mbĂ«shtetjen e opozitĂ«s.
Gjiknuri nënvizoi se, Komisioni ka të gjitha kapacitetet dhe ekspertët kanë nisur punën, ndërsa drafti për partitë politike është gati dhe pritet të përcaktojë edhe trendin e miratimit të paketës së parë të reformës zgjedhore.
Sa i përket Kodit Zgjedhor, ai tha se ka më shumë kohë në dispozicion dhe synimi është që puna të përfundojë deri në qershor-korrik.
/gj.m/r.e/a.f/
The post Gjiknuri: Reforma zgjedhore kërkon dakordësi, por mund të ecet më tej edhe pa opozitën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

