Ditën e djeshme, Atalanta mposhti dje Torinon me rezultatin 2-0 në shtëpi. Tashmë i gjithë fokusi është te Berat Gjimshiti, pasi mbrojtësi i Kombëtares u largua mes lotësh në pjesën e parë.
“Sky Sport” dha detaje, ndërsa lajmi i vetëm i mirë është se Gjimshiti nuk ka fraktura.
Ky dëmtim, ndërkohë mbetet kompleks dhe nuk është klasik në muskulin fleksor, siç u mendua fillimisht.
Vetëm rezonanca do e përcaktojë në vijim se çfarë do të ndodhë. Tek Atalanta shprehen se shpresa qëndron që Gjimshiti të jetë përlotur nga shoku dhe dhimbja e momentit, më tepër se nga shkalla e rëndë e dëmtimit.
Fakt është se përplasja me Zapatën e Torinos nuk e lejoi të vazhdojë më tej. Vetëm 41 minuta u regjistruan në këmbët e tij.
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, u lëndua gjatë fitores së Atalantas me 2-0 ndaj Torinos në javën e 20-të të Serie A.
Gjimshiti u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 44-t, pas një përplasjeje të ashpër me sulmuesin e Torinos, Duvan Zapata.
Zëvendësimi i tij u bë me suedezin Isak Hien, ndërsa mediat italiane raportojnë se mbrojtësi shqiptar është dërguar në spital për analiza më të hollësishme.
Lëndimi nuk dukej i lehtë dhe Gjimshiti pritet të qëndrojë për disa javë jashtë fushave.
Golat për Atalantan u shënuan nga Charles De Ketelaere në minutën e 13-të dhe Mario Pasalic në minutën e 95-të.
Te Torino, ndeshjen e përfundoi mbrojtësi Ardian Ismajli, ndërsa Kristjan Asllani qëndroi në stol.
Pas këtij rezultati, Atalanta renditet e shtata me 31 pikë, ndërsa Torino ndodhet në mesin e tabelës me 23 pikë. /Telegrafi/
Nuk mund të jetë çdo javë në maksimum. Berat Gjimshiti nuk mundi të përsëriste këtë mesjavë mrekullinë që realizoi në sfidën ndaj Romës, por gjithsesi nuk u turpërua.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare luftoi fort në ndeshjen që Atalanta e fitoi bindshëm në kampionatin italian në fushën e Bolonjës, e pavarësisht ndonjë gabimi, u vlerësua mjaft mirë.
Mbrojtësi kuqezi e pati të vështirë ndaj lojtarëve ofensivë vendas, ndonjëherë në pjesën e parë e në të dytën, dhe I qëlloi të bënte ndonjë gabim kur pati topin në këmbë, por sidoqoftë, u mbajt fort deri në fund.
Mediat sportive në Itali i dhanë atë që i takonte. “La Gazeta delo Sport” theksoi se përveç sulmuesit Krstoviç që shënoi dy gola, dhe portierit Karnezeki, u dallua edhe I gjithë reparti I mbrojtjes, pra edhe shqiptari.
“Skaj Sport” i dha një notë që duhet cilësuar shumë e mirë, 6.5, duke konfirmuar atë që komentoi “La Gazeta”.
Agjencia e statistikave “Sofaskor” i jep një notë tepër të lartë, 7.5, duke e nxjerrë më të mirin e mbrojtjes, dhe më të mirin në fushë pas Krstoviçit e Bernaskonit.
Për “Eurosportin” është disi më pak i mirë me vlerësimin 6, ndonëse kjo nuk është aspak për t’u hedhur poshtë.
Atalanta ia doli 2-0 në stadiumin “Dal Ara”, dhe u ngjit në kuotën e 28 pikëve. Zona Champions është ende 8 pikë larg, por siç thuhet “shpresa vdes e fundit”./abcnews.al
Paraqitja e fundit bëri që të gjithë të kujtoheshin se për cilin lojtar bëhet fjalë. Berat Gjimshiti tregoi ndaj Romës se nuk ka humbur thuajse asgjë nga klasi i tij si futbollist, edhe pse vitet kalojnë dhe ai është tani 32 vjeç.
Mbrojtësi i qendrës që dy herë u diskutua për t’u larguar nga Atalanta, mund të mburret jo vetëm me këtë paraqitje, në fitoren 1-0 në Serinë A në Bergamo, por edhe për më shumë se kaq.
Nëse shikon faqen e specializuar të statistikave dhe vlerësimeve, “sofaskor”, lexon se nota mesatare e kapitenit të kombëtares shqiptare këtë sezon është 7.09.
Këtu përfshihen, Seria A, Champions dhe Kupa e Italisë, ndërsa për ekipin përfaqësues është edhe më lart. Kjo është diçka më poshtë sesa sezonin e kaluar, por gjithsesi, mbi mesataren e Atalantës që arrin në 6.85.
Vetëm lojtarë si portieri Karnezeki, mbrojtësi De Ron apo mesfushori De Keteler, mund të mburren se kanë vlerësim më të lartë sesa djali nga Presheva. Natyrisht, ka pasur edhe skaje në këto nota, nga 6.1 apo 6.2 që kanë qenë më të ulëtat, deri në 7.6, 7.7, 7.8 apo 8.9 siç ndodhi në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Romës. Gjimshiti ka shënuar një gol këtë edicion, dhe pikërisht në sfidën e Kupës së Italisë fituar 3-1 kundër Gjenovës./abcnews.al
TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka mbyllur sezonin për këtë vit pas një dëmtimi në këmbën e djathtë.
Shqiptari u zëvendësua në pjesën e dytë të ndeshjes së fundit të kampionatit Seria A kundër Cagliarit, ku ndjeu shqetësime fizike.
Testet mjekësore kanë konfirmuar një lëndim muskulor të shkallës së parë, që nuk paraqitet serioz, por do ta mbajë Gjimshitin jashtë fushave për disa javë.
Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi shqiptar do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Genoas më 21 dhjetor dhe ndaj Interit më 28 dhjetor.
Në dyshim mbetet pjesëmarrja e tij në sfidën ndaj Romës, që është planifikuar për më 3 janar.
Dy ditë më parë, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”, kapiteni Berat Gjimshiti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares”, për të dytin vit radhazi.
Çmimin e veçantë ia dorëzoi Kryeministri Edi Rama.
Berat Gjimshiti udhëhoqi Kombëtaren shqiptare drejt një tjetër arritjeje historike, duke siguruar kualifikimin në fazën play-off të Kupës së Botës, ku Shqipëria, për herë të parë në histori, në mars të vitit 2026 do të tentojë të sigurojë një vend në Botëror.
Përzgjedhja e tij si “Lojtari i Vitit i Kombëtares” u bë përmes votave të vetë futbollistëve të Kombëtares shqiptare.
Atalanta ka arritur një fitore të madhe 2-1 kundër Chelseat në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, një përballje ku nuk munguan tensioni, rastet e shumta dhe ndërhyrjet vendimtare të VAR-it.
Chelsea e nisi ndeshjen më mirë dhe në minutën e 25-të arriti të zhbllokojë rezultatin.
Pas një situate të ndërlikuar dhe ndërhyrjes së sistemit VAR për të vërtetuar pozicionin e Joao Pedro, goli u pranua, duke i dhënë londinezëve epërsinë prej 1-0.
Atalanta u përgjigj disa minuta më pas me një tentativë të rrezikshme nga Lookman, ndërsa De Roon gjuajti mbi traversë nga jashtë zonës.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Chelseat dhe me një karton të verdhë për Trevoh Chalobah pas një ndërhyrjeje të ashpër.
Pjesa e dytë nisi me një rast të madh për Chelsean, kur Reece James pati dy mundësi të njëpasnjëshme për të dyfishuar epërsinë, por pa sukses.
Atalanta reagoi në minutën e 53-të me një gol të Lookman, por ai u anulua për pozicion jashtë loje.
Presioni i vendasve u shpërblye dy minuta më vonë, kur Gianluca Scamacca shënoi me kokë pas një krosimi të bukur të De Ketelaeres, duke barazuar shifrat në 1-1.
Chelsea u përpoq të rikthehej në epërsi, por Scamacca iu afrua sërish golit në minutën e 62-të, kur goditja e tij me kokë u neutralizua në mënyrë fantastike nga portieri Robert Sanchez.
Atalanta vazhdoi të kërkonte përmbysjen dhe në minutën e 83-të e gjeti atë. De Ketelaere mori topin në zonë dhe gjuajti, me goditjen e tij që u devijua dhe përfundoi në rrjetë, duke vendosur rezultatin final 2-1.
Pas kësaj humbje Chelsea zbret në pozitën e dhjetë dhe ka pikërisht dhjetë pikë të grumbulluara./Telegrafi/
Sot (e martë), tifozët e futbollit evropian do të përballen me një nga mbrëmjet më dramatike. Në programin e xhiros së gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shumë skuadra kryesore luajnë për kualifikim dhe për disa prej tyre edhe për mbijetesë në garë.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes së sotme padyshim se do të zhvillohet në “Giuseppe Meazza”, me Interin që është nikoqir i Liverpoolit.
Për skuadra si Barcelona dhe Atletico Madrid, kjo natë është thuajse “jetë a vdekje”: një fitore apo mundësi për të shpëtuar sezonin evropian.
Barça pret Eintracht Frankfurt në “Camp Nou”, me presion maksimal për pikë, ndërsa Atletico luan në udhëtim te PSV Eindhoven.
Ndeshje interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Bayern Munich-Sporting Lisbona dhe Atalanta-Chelsea.
Për adhuruesit e skuadrave më të vogla nga Kairat Almaty deri te Union Saint-Gilloise, ky mund të jetë shansi i fundit për të befasuar Evropën dhe siguruar pozita që kurrë më parë nuk dukeshin të mundshme. Të parët presin Olympiacosin, teksa të dytët e presin Marseille.
Në ndeshjet tjera të mbrëmjes, Monaco është nikoqir i Galatasarayt, ndërsa Tottenhami e pret Slavia Pragën. /Telegrafi/
Barcelona po përgatitet për një afat veror shumë të ngarkuar në vitin 2026, teksa drejtuesit e klubit synojnë ta përforcojnë skuadrën e Hansi Flick.
Prioritetet kryesore pritet të jenë një qendërmbrojtës, një anësor i majtë i sulmit dhe një sulmues qendror, por në agjendë mund të përfshihet edhe afrimi i një mesfushori të ri.
Sipas Pete O’Rourke (përmes CaughtOffside), ylli i Atalantas dhe i Kombëtares së Brazilit, Ederson dos Santos, është nën vëzhgimin e Barcelonës. Megjithatë, katalanasit do të përballen me konkurrencë të fortë nga disa klube të Liga Premier, përfshirë Liverpoolin, Manchester Cityn dhe Newcastle United.
“Ai ka qenë i lidhur me Liga Premier prej disa vitesh tani. Është një lojtar i jashtëzakonshëm, Ederson, për këtë s’ka asnjë dyshim. Duket se Liverpooli ka nevojë për më shumë fizik dhe energji në mesfushë dhe në skuadër në përgjithësi, ndaj jam i sigurt se ai është një nga emrat që janë në listën e tyre”.
Manchester City është përmendur gjithashtu si i interesuar, Newcastle po ashtu, ndërsa edhe Barcelona është admiratore e madhe e tij. Në tregun aktual, ai mund të jetë i disponueshëm për rreth 40 deri në 50 milionë funte (50-60 milionë euro)”.
Barcelona ishte ofruar më herët me Edersonin
Muajin e kaluar, Barcelona kishte pasur mundësinë ta nënshkruante Edersonin, pasi kjo ide iu ofrua klubit nga agjenti Andre Cury, me të cilin katalanasit kanë marrëdhënie shumë të mira.
26-vjeçari vlerësohet si një futbollist i nivelit të lartë, por gjasat janë të vogla që kampionët aktualë të La Ligës të shpenzojnë shuma të mëdha për një mesfushor.
Arsyeja kryesore lidhet me nevojën urgjente për të transferuar një qendërmbrojtës të ri dhe një numër nëntë, çka do të thotë se pjesa dërrmuese e buxhetit do të kanalizohet drejt këtyre dy pozicioneve.
Për më tepër, Hansi Flick tashmë ka në dispozicion disa opsione shumë cilësore në mesfushë, si Pedri, Frenkie de Jong, Marc Bernal dhe Gavi, çka lë shumë pak hapësirë për një përforcim të shtrenjtë në këtë repart./Telegrafi
Atletico Madrid është bërë një nga klubet potenciale që po ndjek mesfushorin e Atalantës, Ederson.
Mesfushori brazilian ka kontratë me Atalantën deri në qershor 2027, por duket i rezervuar për ta zgjatur atë, duke preferuar të eksplorojë mundësinë e një transferimi në një klub më të madh.
Agjenti i Edersonit ka kontaktuar disa klube të rëndësishme, duke njoftuar se lojtari është gati për një hap të ri në karrierën e tij.
Klubi i Bergamos mund të jetë i detyruar ta shesë 26-vjeçarin në janar ose gjatë verës për të siguruar një fitim të konsiderueshëm financiar.
Sipas raportimeve, Atletico mund të preferojë ta transferojë Edersonin gjatë verës, në vend të janarit, ndërsa gjithashtu po kërkon një zëvendësues për Conor Gallagher, i cili është lidhur me një rikthim në Ligën Premier për shkak të mungesës së minutave të rregullta në fushë. /Telegrafi/
Milani arriti të bëjë rreth 175 milionë euro shitje lojtarësh gjatë verës dhe ky numër pritet të rritet ndërsa klubet po shqyrtojnë mundësinë e aktivizimit të opsioneve të tyre të blerjes për lojtarët e huazuar nga Rossonerët.
Sipas analizës më të fundit nga MilanNews.it, dy përfitimet më të mëdha duket se do të vijnë nga kampionati anglez, Liga Premier.
Bournemouth duket i vendosur ta bëjë qëndrimin e përhershëm të Alex Jimenez në Angli, ndërsa performancat e përmirësuara të Samuel Chukwueze te Fulham kanë filluar ta bindin klubin londinez.
Të parët mund ta blejnë Jimenezin për 25 milionë euro, ndërsa Fulham mund ta bëjë Chukwuezen të qëndrojë përgjithmonë për 28 milionë euro.
Genoa është në prag ta bëjë qëndrimin të përhershëm për Tommaso Pobega dhe Lorenzo Colombo, me të parin që ka një lirim të detyrueshëm që është afër të aktivizohet, ndërsa sulmuesi do të gjenerojë 10 milionë euro të ardhura nëse Genoa shmang rënien nga kategoria.
Filippo Terracciano pritet të përfundojë një transferim të përhershëm te Cremonese, duke u siguruar Rossonerëve edhe 4 milionë euro.
Megjithatë, Yunus Musah ka të ngjarë të kthehet në Milan pasi ka pasur vështirësi deri më tani te Atalanta, ndërsa Ismael Bennacer ka bërë përshtypje në Kroaci me Dinamo Zagreb, por kërkesat e tij për pagë thuhet se e bëjnë të pamundur një marrëveshje të përhershme. /Telegrafi/
Atalanta “thyen” me “poker” golash Genoa-n, “fluturon” në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë aty ku do të përballet me Juventus.
Berat Gjimshiti, kapiteni kuqezi, ishte protagonist absolut i këtij takimi ku në minutën e 19-te, i pa shqetësuar në zonë, me kokë dërgoi topin në rrjetë duke zhbllokuar rezultatin.
Ky ishte goli i tij i parë sezonal. Jo vetëm kaq, por Gjimshiti flirtoi edhe me golin e dytë.
Rrjedha e këtij takimi mori një kthesë të fortë në minutën e 36-të, ku Fini u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Genoa-n me dhjetë lojtarë.
Në fraksionin e dytë ishte De Roon që me një goditje fantastike realizoi një super gol, duke dyfishuar shifrat.
Paladino ndërhyri menjëherë në formacion duke kryer tre zëvendësime të shpejta, mes tyre uli në stol edhe Gjimshitin.
Atalanta menaxhoi me kujdes pjesën e mbetur të këtij takimi, madje në fund kishte kohë dhe për dy gola të tjera, duke firmosur suksesin e pastër 4-0.
Pas ndeshjes, Berat Gjimshiti rezultoi një nga lojtarët më të vlerësuar sipas mediave italiane: “Zhbllokon takimin me një goditje të bukur me kokë, madje flirton dhe me golin e dytë”, nota 7 për Gjimshitin shkruajnë mediat italiane.
Atalanta mposht 4-0 Genoan në ndeshjen e vlefshme për 1/8-at e finales së Kupës së Italisë, falë golave të Djimsitit, De Roon, Pasalic dhe Ahanor. Në çerekfinale, skuadra nga Bergamo do të presë Juventusin, sërish në stadiumin e saj. Përballja vinte pas rezultateve pozitive për të dyja skuadrat: Atalanta kishte mposhtur 2-0 Fiorentinën në kampionat, ndërsa Genoa i ishte rikthyer fitores në Marassi…
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimishiti ka gjetur golin e parë në këtë sezon me skuadrën e Atalantas.
Atalanta është nikoqir i Genoas në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-tës të Kupës së Italisë, e cila ka filluar nga ora 15:00, e ditës së sotme (e mërkurë).
Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me epërsinë e vendasve me rezultat 1-0.
Liverpooli ka shfaqur interes të fortë për mesfushorin brazilian të Atalantas, Ederson, i cili gjithashtu ishte në listën e objektivave të Barcelonës.
26-vjeçari ka treguar konsistencë dhe performanca të larta në Serie A dhe në kompeticionet evropiane, duke u bërë një nga mesfushorët më të kërkuar në kontinent.
Ederson shquhet për kombinimin e forcës fizike, inteligjencës taktike dhe aftësisë për të mbuluar hapësira të mëdha në mesfushë.
Tek Atalanta është një element kyç në mbrojtje dhe në organizimin e daljes së topit, duke siguruar ekuilibër dhe vendimmarrje të saktë në lojë.
Liverpooli duket se ka marrë avantazhin në garën për nënshkrimin e tij. Klubi anglez synon të përforcojë mesfushën me energji dhe forcë, të përshtatshme për stilin e lojës me presion të lartë, ndërsa oferta mund të luhatet mes 30 dhe 40 milionë eurosh.
Barcelona, për shkak të kufizimeve financiare, po humbet terren në këtë afat kalimtar dhe po eksploron alternativa më të përballueshme për të forcuar mesfushën, duke përfshirë huazime me opsion blerjeje.
Nëse Liverpooli finalizon marrëveshjen, Ederson mund të bëhet një nga transferimet më të rëndësishme të dimrit dhe të ndryshojë ekuilibrin e mesfushës në nivele të larta evropiane. /Telegrafi/
Marco Palestra po vazhdon të dëshmojë se është një talent i jashtëzakonshëm, një mbrojtës i djathtë i fuqishëm dhe një nga shpresat më të mëdha të futbollit italian.
Ai shkëlqeu në paraqitjen e tij me Cagliarin kundër Juventusit të shtunën mbrëma, dhe eksperti i Football Italia, Alfredo Pedulla, shpjegon arsyen pse Atalanta nuk pranoi ta lëshonte te “Zonja e Vjetër” gjatë verës.
Mbrojtësi 20-vjeçar ndaj Juventusit, ka treguar cilësi, personalitet dhe intensitet të lartë, sidomos në pjesën e parë, ku shpesh dominoi krahun e djathtë në “Allianz Stadium”.
Palestra tashmë është një emër shumë i kërkuar nga klubet e mëdha në Itali, dhe gjatë verës u raportua se Atalanta kishte refuzuar një ofertë konkrete nga Juventusi.
Atalanta mori një vendim të qartë në korrik: ta dërgojë në huazim te Cagliari në një marrëveshje të pastër për një sezon, me qëllimin që ta rikthejnë në maj me më shumë përvojë.
Klubi nga Bergamo e ka ditur gjithmonë se në duart e tyre kanë një diamant të ri, ndaj nuk kishin asnjë synim ta largonin përfundimisht.
Deri tani, zhvillimi i Palestrës po ecën me ritëm shumë të shpejtë – një arsye më shumë pse Atalanta nuk kishte ndërmend ta linte të bashkohej me Juventusin. /Telegrafi/
Atalanta i është rikthyer fitores në kampionat pas një periudhe prej dy muajsh, që nga 31 shtatori, duke triumfuar 2-0 ndaj Fiorentinës. Golat e Kossounou dhe Lookman i dhanë frymëmarrje skuadrës nga Bergamo, ndërsa fundosën edhe më tej ekipin vjollcë, i cili po kalon një moment të vështirë në Serie A. Ndeshja nisi me Fiorentinën që pati mundësinë e parë të artë, kur pas një gjuajtjeje të Kean…
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes së dytë të raundit të 5 të Champions League, ra në sy triumfi në transfertë 0-3 I Atalantës ndaj gjermanëve të Frankfurt. Bergamaskët zgjidhën gjithçka në pjesën e dytë, teksa Lookman, Ederson dhe De Ketelare realizuan brenda 5 minutave lojë.
Berat Djimsiti u aktivizua në këtë përballje për 74 min lojë. Kjo ishte fitorja e pare e zikaltërve në drejtimin e Rafaelle Paladinos.
Atalanta ndodhet në vendin e 10 me 10 pikë, duke shtuar shpresat për një vend në 8 e pare.
Sukses i rëndësishëm edhe për Sporting Lisbonën, që në “Jose Alvalade” mundi pastër 3-0 belgët e Club Brugge.
Quenda, Suarez dhe Trincao ishin autorët e golave për vendasit, që e shohin veten në vendin e 8 me 10 pikë, ndërsa Brugge ndodhet jashtë play off me vetëm 4 pikë.
Ndërkohë në dy sfidat e para të së mërkurës të zhvilluara në orën 18:45 FC Kopenhagen mundi 3-2 modestët e Kairat Almaty, ndërsa qipirotët e Phafos vijojnë të suprizojnë sërish, teksa në shtëpi arritën të merrnin 1 pikë tepër të çmuar ndaj Monaco 2-2.
Të dyja skuadrat ndodhen për momentin të pozicionuara në dy vendet e fundit të Play Off me nga 6 pikë.
Agjenti i mesfushorit brazilian të Atalantës, Ederson, ka sinjalizuar se klubi italian është i gatshëm të ulë ndjeshëm kërkesat financiare për kartonin e lojtarit, duke e bërë atë një objektiv të prekshëm për Barcelonën.
Ai deklaroi se vlera e 26-vjeçarit mund të zbresë në vetëm 30-40 milionë euro, nga shifra fillestare prej 60-75 milionë euro.
Ederson ka zgjuar interes të madh në tregun evropian, me Juventusin, Interin, Manchester Unitedin dhe Chelsean që kanë tentuar ta transferojnë gjatë verës së kaluar. Mirëpo Atalanta refuzoi të hiqte dorë nga një tjetër element kyç i skuadrës.
Tani situata duket ndryshe, pasi kontrata e tij skadon në qershor 2027 dhe sipas agjentit Andre Cury, i cili foli për Cadena SER çmimi mund të ulet ndjeshëm në afatin e ardhshëm kalimtar.
“Ederson është një lojtar që do t’i përshtatej shumë mirë Barcelonës, me fizikalitet dhe qëndrueshmëri. Me kontratën që po i afron fundit, Atalanta mund të pranojë ta shesë në janar ose verë për një çmim rreth 30-50 milionë euro", u shpreh Cury.
Mbetet të shihet nëse Barcelona do të futet në garë për brazilianin, apo do të jenë klube të tjera që do t'i fitojnë shërbimet e tij. /Telegrafi/
Java e pestë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve solli dy ndeshje shumë të rëndësishme, ku Atalanta dhe Sporting morën fitore të sigurta.
Atalanta e kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, shënoi fitore të madhe në udhëtim duke mposhtur Eintracht Frankfurt me rezultat bindës 0-3.
Pjesa e dytë ishte vendimtare për italianët. Ademola Lookman zhbllokoi sfidën në minutën e 60-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Ederson dyfishoi rezultatin.
Serinë e golave e mbylli Charles De Ketelaere në minutën e 65-të, duke vulosur një fitore të pastër që e mban Atalantën mes ekipeve më në formë të grupit. Gjimshiti udhëhoqi sërish prapavijën me një paraqitje shumë solide, pa i lejuar vendasit të rrezikojnë seriozisht. Ai u zëvendësua në minutën e 76-të.
Në ndeshjen tjetër, Sporting CP triumfoi para tifozëve të vet me rezultat 3-0 ndaj Club Brugge. Goli i parë erdhi nga Matheus Quenda në minutën e 24-t, më pas Rúben Suárez e dyfishoi avantazhin në të 31-n, ndërsa fitoren e vulosi Francisco Trincão në minutën e 70-të.
⏹️ 𝐌𝐀́𝐆𝐈𝐂𝐎 𝐒𝐏𝐎𝐑𝐓𝐈𝐍𝐆! 🌟 Grande vitória Leonina frente ao Club Brugge KV na 5.ª jornada da UEFA Champions League! 👏
Pas pesë javësh garë, Sporting dhe Atalanta kanë nga 10 pikë, duke mbajtur respektivisht vendin e 10-të dhe 12-të në renditjen e përgjithshme të fazës së ligës.
Club Brugge qëndron në vendin e 26-të me 4 pikë, po aq sa ka edhe Eintracht Frankfurt, i cili renditet i 28-ti. /Telegrafi/