Përgjysmohen shkarkimet/ Ulet niveli i prurjeve në Kaskadën e Drinit
Shkarkimet e ujit nga hidrocentrali i Komanit janë përgjysmuar duke mos përbërë asnjë rrezik për përmbytje në zonën e nënshkodrës.Korporta Elektroenergjitike Shqiptare raporton se ulja e temperaturave dhe nisja e borës ka stabilizuar prurjet në Kaskadën e Drinit .
Shkarkimet nga hidrocentarli i Komanit aktualisht janë vetëm 300 mkub në sekond nga 700 që ishin më herët. Ndërsa në Vaun e Dejës vijojnë të jenë 700 metër kub në sekond, por impakti mbetet minimal për përmbytje .
Përmirësimi i situatës ka ardhur pas uljes së prurje nga lumenjtë në 1200 m3 në sekond.
Niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka arritur në mbi 290 metra nga rreth 296 që është pika maksimale. Por përtej permbytjeve reshjet e shiut kanë përmirësuar ndjeshëm situatën energjitike në vend dhe në liqenin e fierzës niveli i ujit është rritur me gati 10 metra vetëm në ditët e fundit. Në hidrocentralin e Komanit niveli i ujit rezultoi 172 metra ndërsa në Vaun në Dejës niveli i ujit është 74.5 metra duke pësuar një ulje të lehtë.
Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare përmirësimi i kuotave në Kaskadën e Drinit është një element pozitiv për situatën energjitke në vendin tonë..Aktualisht prodhimi ditor i energjisë elektrike rezulton se është dyfishuar duke arritur në 24 mijë megavator si një mënyrë për të shfrytëzuar prurjet e larta ujore në kaskadë.
Nisur nga prodhimi i lartë KESH ka realizuar një tjetër procedurë për shitje energjie për periudhën 12- 18 janar. Energjia elektrike është shitur me një çmim prej 59.82 euro për megavator dhe në total nga kjo shitje janë arkëtuar 3.5 milionë euro ndërsa vetëm një ditë më parë Kesh finalizoi shitjen e energjisë me vlerë 1 mln euro.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vijon të monitorojë me kujdes situatën hidrike në kaskadë për të garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore./abcnews.al
