❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama uron Vitin e Ri 2026: Pa ndalim drejt Shqipërisë në BE në 2030-ën

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama iu drejtua sot qytetarĂ«ve me mesazhin e fundvitit, duke reflektuar mbi arritjet e ShqipĂ«risĂ« gjatĂ« vitit qĂ« po mbyllet dhe pĂ«rgjatĂ« dekadĂ«s sĂ« fundit.

Në fjalën e tij drejtuar bashkëqytetarëve kudo ku ndodhen, Rama theksoi transformimin e vendit në shumë sektorë kyç, nga integrimi europian dhe infrastruktura, te digjitalizimi, energjia dhe turizmi, ndërsa nënvizoi se e ardhmja e Shqipërisë është më e sigurt dhe më premtuese se kurrë më parë.

Mesazhi i Kryeministrit Edi Rama për Vitin e Ri 2026 

Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, kudo ku jeni,

Ja edhe një vit tjetër mbërriti tek dera për të dalë, duke e lënë Shqipërinë më lart, se në ditën kur hyri.

Gjatë rrugëtimit të këtij viti, shumica prej jush, në Shqipëri, Europë, gjetkë nëpër botë, e bekoi përpjekjen e përbashkët të dekadës së fundit, duke i dhënë qeverisë sonë, fuqinë e jashtëzakonshme të 83 mandateve.

Faleminderit edhe njëherë nga unë sot, për atë fuqi me të cilën falë jush, unë dhe të zgjedhurit tuaj do të bëjmë për Shqipërinë, në katër vitet e ardhshme, gjithçka duhet që ta ngremë flamurin tonë kombëtar, në oborrin e Shtëpisë së Bashkimit Europian.

Në një dekadë kemi bërë çfarë nuk imagjinohej kur nisi numërimi i viteve tona në qeverisje.

Kemi bërë realitet një Shqipëri tjetër, ku këtë vit u mblodhën krejt udhëheqësit e Europës Demokratike, nga Parisi në Ankara, dhe nga Kievi në Londër për të diskutuar të nesërmen e kontinentit tonë.

NjĂ« ShqipĂ«ri tjetĂ«r, ku pĂ«r 18 muaj do tĂ« mblidhen tĂ« gjithĂ« udhĂ«heqĂ«sit e NATO-s, pĂ«r Samitin vjetor tĂ« AleancĂ«s, qĂ« plot vende tĂ« tjera, tĂ« cilat kanĂ« hyrĂ« nĂ« NATO, kohĂ« pĂ«rpara nesh, ende s’e kanĂ« patur privilegjin ta mikpresin.

Një Shqipëri tjetër, e cila ndryshe nga jo shumë vite më parë, nuk ia ul më kokën asnjë shqiptari kur del jashtë kufijve të saj, prej ku tanimë vërshojnë drejt këtij vendi miliona e miliona turistë.

NjĂ« Shqiperi tjetĂ«r, mĂ« e prekshme se kurrĂ« nĂ« çdo skaj tĂ« saj, me DibrĂ«n e kthyer nĂ« zgjatim tĂ« TiranĂ«s, falĂ« rrugĂ«s sĂ« Arbrit; me Vermoshin, Thethin e ValbonĂ«n, tĂ« kthyera nĂ« destinacione turistike, falĂ« kthimit tĂ« shtigjeve tĂ« vjetra tĂ« dhive nĂ« akse me standarte europiane; me ShkodrĂ«n e rilindur, falĂ« kthimit tĂ« shpresĂ«s dhe rikthimit tĂ« turizmit si burim ekonomie i tharĂ« qysh prej viteve ’30; me LezhĂ«n, Beratin, Korçën, Pogradecin, GjirokastrĂ«n, PĂ«rmetin, TepelenĂ«n, KolonjĂ«n, e me radhĂ«, tĂ« kthyera nĂ« qytete tĂ« rilindura e fshatra rrotull tyre, ku vejevijnĂ« njerĂ«z nga ShqipĂ«ria e mbarĂ« bota dhe hapen pĂ«r t’i mikpritur, dyer pas dyersh, e ku numrat e turistĂ«ve, kanĂ« arritur nĂ« shifra qĂ« nuk imagjinoheshin kur nisi kjo dekadĂ«; me luginĂ«n e Lumit tĂ« VlorĂ«s, tĂ« kthyer nĂ« njĂ« aks panoramik i ShqipĂ«risĂ« tjetĂ«r, ku tĂ« tjera e tĂ« tjera akse tĂ« reja, autostradash, rrugĂ«sh, tunelesh tĂ« hapur nĂ« veri e nĂ« jug, me standarde europiane e ritĂ«m tĂ« pandalur gjatĂ« kĂ«tyre viteve, i kanĂ« dhĂ«nĂ« kĂ«saj ShqipĂ«rie, jo thjesht infrastrukturĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«, po energjinĂ« ripĂ«rtĂ«ritĂ«se tĂ« njĂ« vendi nĂ« ngjitje.

Të gjithë këtë transformim, që vazhdon e do të vazhdojë pa ndalim, me kantiere të hapura e projekte të reja, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian, nuk e solli koha siç thonë disa, nuk e sollën as alienët apo bandat siç bërtasin disa të fantaksur të tjerë, po e solli forca jonë qeverisëse, besimi juaj tek ne dhe besimi ynë i përbashkët tek Shqiperia, e solli puna pa orar e mijëra e mijëra njerëzve, e ministrisë, agjencive shtetërore dhe kompanive private, përpjekja e madhe në shumë frontet e betejës për Shqipërinë Europiane, ku të metat, dobësitë, gabimet apo edhe rrëshqitjet ose mëkatet e disave brenda nesh, nuk e zvogëlojnë dot kurrsesi përmasën historike të një transformimi të tillë.

Kjo është një Shqipëri tjetër, edhe falë kthimit të infrastrukturës digjitale nga një dorë kioskash me internet, në një shtyllë qeverisëse me maturitet të lartë, siç e vlerësojnë organizmat më prestigjozë ndërkombëtarë të fushës.

Një Shqipëri që tre vitet e fundit ka ngjitur plot 54 vende, duke u renditur e 14-ta ndër 197 vende të botës për qeverisjen digjitale dhe duke vendosur në dispozicion të qytetarëve, një platformë shërbimesh publike në kohë reale, falas nga çdo cep i globit.

E-Albania u ka kursyer shqiptarëve 620 milione euro dhe 7500 vjet radha nëpër sportele, ose e thënë ndryshe, një radhë të gjatë sa 25 mijë rrotullime rreth tokës.

Kjo është një Shqipëri tjetër, e cila pas sulmit terrorist kibernetik mbi pikërisht këtë infrastrukturë moderne digjitale, ngriti një nga muret më të fortë të mbrojtjes kibernetike në Europë, ku deri më sot kanë dështuar të gjitha sulmet e vazhdueshme që kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë më pas e askush nuk flet për to.

NjĂ« ShqipĂ«ri tjetĂ«r, e shĂ«rbyer nĂ« kĂ«to vite transformimi me dijen dhe pĂ«rkushtimin e skuadrave tĂ« AKSHI-t e tĂ« AKCESK-ut, ku vajza e djem tĂ« talentuar, e kanĂ« rritur vit pas viti aftĂ«sinĂ« e kĂ«tij shteti pĂ«r t’u shĂ«rbyer njerĂ«zve dhe vendit, duke e bĂ«rĂ« ShqipĂ«rinĂ« njĂ« histori suksesi edhe ndĂ«rkombĂ«tarisht.

Kjo është një Shqipëri tjetër, e dalë nga errësirat kronike të ikjes së dritave, falë vizionit, projekteve e punës këmbëngulëse të mbështetur nga investime të vazhdueshme, që kanë transformuar krejt panoramën e sektorit, duke rritur kapacitetet prodhuese, diversifikuar burimet e energjisë së rinovueshme, ulur çmimin për konsumatorët familjarë, e duke u ngjitur vit pas viti drejt majës së sovranitetit energjetik, të cilën do ta mbërrijmë brenda këtij mandati për të mos harxhuar më asnjë qindarkë për të importuar energji nga jashtë.

Kjo Shqipëri tjetër, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë e pikënisjes së kësaj dekade, kur ishim të shpërfillurit e damkosur të Europës.

Ky vit mbyllet për Shqipërinë, jo vetëm me negociatat e anëtarësimit të hapura në çdo kapitull, po edhe me ngjitjen e Shqipërisë në pozicionin e të ashtuquajturit front-runner, pararendës, i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

As këtë rezultat shembullor, fantastik për emrin e vendit tonë dhe për dinjitetin e kombit tonë, nuk e solli koha, por përkushtimi i ekipit kombëtar të negociatave dhe dija, puna, këmbëngulja e më shumë se 1000 patriotëve publikë në ministritë e në institucionet e pavarura të shtetit shqiptar.

Dekada e fundit ka qenë për Shqipërinë dhe shqiptarët, një kohë me një shpejtësi të re shqiptare, një përpjekje e madhe për të fituar kohën e humbur të një tranzicioni të çartur përplasjesh me muret e prapambetjes, një projekt kombëtar reformash transformuese për të hapur rrugën e të vërtetës sonë si popull europian, që meriton të ulet në sofrën e përbashkët europiane.

Nuk Ă«shtĂ« sot gjĂ«kundi koha pĂ«r njĂ« nga ato fjalimet e mia tĂ« gjata. Ky Ă«shtĂ« momenti pĂ«r mua qe t’ju siguroj se kohĂ«n e re tĂ« ShqipĂ«risĂ« nuk e kthen dot mĂ« mbrapsht askush dhe se mĂ« e mira Ă«shtĂ« e gjitha pĂ«rpara pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« dhe shqiptarĂ«t; qĂ« t’ju garantoj se viti i ardhshĂ«m e ata pas tij, do tĂ« sjellin edhe me shumĂ« frute se sa ka sjellĂ« deri mĂ« sot puna transformuese e kĂ«saj dekade dhe qĂ« t’ju uroj gĂ«zuar, kudo ku jeni, me kĂ«do qĂ« keni pranĂ«, e me shĂ«ndet dhe mbarĂ«si nĂ« vitin qĂ« po hyn nĂ« derĂ«.

Gëzuar!

/gj.m/a.f/r.e/

The post Rama uron Vitin e Ri 2026: Pa ndalim drejt Shqipërisë në BE në 2030-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Gjatë 2026-ës intensifikim i kontakteve me diasporën

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste dhe drejtues politik pĂ«r diasporĂ«n, Taulant Balla ka pĂ«rcjellĂ« sot njĂ« urim me video pĂ«r shqiptarĂ«t kudo qĂ« ndodhen, nga sheshi “SkĂ«nderbej” nĂ« TiranĂ«, vetĂ«m pak orĂ« para ndĂ«rrimit tĂ« viteve.

Në mesazhin e tij, Balla uroi Gëzuar Vitin e Ri 2026 për shqiptarët në Shqipëri, në trojet etnike dhe veçanërisht për bashkatdhetarët në diasporë, duke theksuar rolin historik të votës së emigrantëve gjatë vitit 2025.

“U takon vĂ«llezĂ«rve e motrave tanĂ« nĂ« diasporĂ« njĂ« urim i veçantĂ«, edhe pĂ«r shkak se gjatĂ« vitit 2025 ata patĂ«n mundĂ«sinĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« kĂ«to 35 vite demokraci tĂ« shprehen me votĂ« pĂ«r drejtimin qĂ« ata duan tĂ« ecĂ« ShqipĂ«ria. Vota e bashkatdhetarĂ«ve nĂ« diasporĂ« nĂ« vitin 2025 ishte pa dyshim njĂ« moment historik pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«â€, tha ai.

Sipas Ballës, gjatë vitit 2026 do të intensifikohen kontaktet me diasporën, si dhe angazhimet për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar.

“Ne dimĂ« ta lexojmĂ« shumĂ« mirĂ« votĂ«n e tyre dhe padyshim qĂ« gjatĂ« vitit 2026 do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« intensifikojmĂ« kontaktet tona me gjithĂ« shqiptarĂ«t qĂ« jetojnĂ« nĂ« diasporĂ« dhe tĂ« sigurojmĂ« qĂ« çdo fĂ«mijĂ« shqiptar qĂ« lind nĂ« diasporĂ« tĂ« ketĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« mĂ«sojĂ« gjuhĂ«n shqipe”, u shpreh Balla.

Mesazhi u shoqĂ«rua me pĂ«rqafime vĂ«llazĂ«rore dhe mirĂ«njohje nĂ« prag tĂ« Vitit tĂ« Ri nga sheshi “SkĂ«nderbej”, simboli i unitetit kombĂ«tar.

“Dua qĂ« shqiptarĂ«ve nĂ« Itali, nĂ« Greqi, nĂ« Gjermani, nĂ« BritaninĂ« e Madhe, nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, nĂ« Kanada, apo kudo gjetkĂ« nĂ«pĂ«r botĂ«, t’i uroj: GĂ«zuar Festat e Fundvitit, me mirĂ«njohjen mĂ« tĂ« thellĂ« dhe me pĂ«rqafime vĂ«llazĂ«rore nga sheshi i shqiptarĂ«ve, sheshi ‘SkĂ«nderbej’!”, theksoi Balla.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Balla: Gjatë 2026-ës intensifikim i kontakteve me diasporën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sporti shqiptar nĂ« 2025: nga Ă«ndrra e KombĂ«tares pĂ«r BotĂ«rorin te Giro d’Italia, njĂ« vit mes suksesesh dhe emocionesh

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Viti 2025 do tĂ« mbetet njĂ« nga vitet mĂ« domethĂ«nĂ«se nĂ« historinĂ« e sportit shqiptar, njĂ« vit ku rezultatet sportive, organizimi i ngjarjeve madhore dhe emocionet kolektive u ndĂ«rthurĂ«n pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« mozaik tĂ« pasur suksesi.

Nga fushat e futbollit te pistat e skive, nga podiumet e peshëngritjes te tapetet e mundjes, Shqipëria jo vetëm që u përfaqësua denjësisht, por në shumë raste shkroi histori.

Kombëtarja e futbollit dhe ëndrra e Botërorit 2026

Momenti mĂ« simbolik i vitit ishte pa dyshim goli i Rei Manajt ndaj SerbisĂ«, qĂ« i dha ShqipĂ«risĂ« njĂ« fitore historike dhe e futi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« garĂ« reale pĂ«r njĂ« vend nĂ« “play-off”-in e Kampionatit BotĂ«ror 2026. NjĂ« gol qĂ« u kthye nĂ« simbol shprese, krenarie dhe bashkimi kombĂ«tar, duke ndezur festĂ« nĂ« rrugĂ«t e TiranĂ«s, PrishtinĂ«s dhe nĂ« dhjetĂ«ra qytete tĂ« tjera shqiptare.

Kualifikimi në fazën vendimtare të eliminatoreve i dha Kombëtares një status të ri, ndërsa skuadra tregoi pjekuri, karakter dhe besim se ëndrra e Botërorit nuk është më utopi.

Paralelisht, edhe KombĂ«tarja e femrave shkroi historinĂ« e saj, duke arritur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« “play-off”-in e Kampionatit Europian dhe duke u ngjitur nĂ« LigĂ«n B tĂ« Nations League, njĂ« arritje qĂ« pasqyron zhvillimin e vazhdueshĂ«m tĂ« futbollit tĂ« femrave nĂ« vend.

Giro d’Italia nĂ« ShqipĂ«ri, njĂ« vitrinĂ« botĂ«rore

NjĂ« nga momentet kulmore tĂ« vitit ishte organizimi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri i etapave tĂ« “Giro d’Italia”. Ky event madhor i çiklizmit botĂ«ror e vendosi vendin nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes ndĂ«rkombĂ«tare, duke promovuar jo vetĂ«m sportin, por edhe turizmin dhe imazhin e ShqipĂ«risĂ«. Pamjet nga qytetet shqiptare u transmetuan nĂ« dhjetĂ«ra vende, ndĂ«rsa organizimi u vlerĂ«sua si profesional dhe nĂ« standarde europiane.

Mundja, nga surprizë në fuqi botërore

Viti 2025 shënoi një kthesë historike për mundjen shqiptare. Për herë të parë, Shqipëria u ngjit në podiumet më të rëndësishme botërore falë rezultateve të jashtëzakonshme të sportistëve të saj. Chermen Valiev u shpall kampion Europe dhe fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror, duke vendosur emrin e Shqipërisë mes elitës së mundjes së lirë.

Po aq tĂ« rĂ«ndĂ«sishme ishin edhe medaljet e Zelimkhan Abakarov, i cili siguroi tĂ« bronztĂ«n europiane, si dhe triumfi i Islam Dudaev nĂ« turneun prestigjioz “Grand Prix” nĂ« SpanjĂ«. KĂ«to rezultate e kthyen ShqipĂ«rinĂ« nĂ« njĂ« referencĂ« tĂ« re nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« kĂ«tij sporti.

Atletika, një ringritje e qëndrueshme

Edhe atletika shqiptare pati një vit të suksesshëm. Luiza Gega, kampione e Europës në vitet e mëparshme, vijoi të jetë një pikë referimi duke fituar medalje të arta në 5 mijë metra në Kampionatin Europian të Kategorisë së Tretë. Krahas saj, Franko Burraj dhe David Nikolli u dalluan me medalje në garat europiane, duke dëshmuar se atletika shqiptare po ndërton një brez të ri konkurrues.

Skitë, nga përjashtim në histori suksesi

Sportet dimërore, dikur thuajse inekzistente në panoramën shqiptare, u shndërruan në një nga historitë më frymëzuese të vitit. Lara Colturi, vetëm 19 vjeçe, shkëlqeu në arenën ndërkombëtare duke fituar medalje në Kampionatin Botëror për të Rinj dhe duke u renditur disa herë në podiumet e Kupës së Botës. Renditja e saj mes 10 skiatoreve më të mira në botë përbën një arritje historike për Shqipërinë.

Sukseset u plotĂ«suan edhe nga LojĂ«rat Olimpike Speciale DimĂ«rore “Torino 2025”, ku ShqipĂ«ria fitoi 8 medalje, pĂ«rfshirĂ« dy tĂ« arta nga Elizon Kacanja dhe Stela Salla, duke shĂ«nuar debutimin mĂ« tĂ« suksesshĂ«m tĂ« vendit nĂ« kĂ«tĂ« kompeticion.

Peshëngritja, traditë që vazhdon

Peshëngritja konfirmoi edhe një herë se mbetet një nga sportet më të qëndrueshme për Shqipërinë. Krahas emrave të njohur si Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, vëmendjen e morën sportistët e rinj. Enkilejda Carja shkëlqeu me tri medalje ari në Kampionatin Europian për të rinj dhe medalje të tjera në Botëror, ndërsa Ertjan Kofsha u ngjit në podium me medalje argjendi dhe bronzi në garat kontinentale.

Projekti “Ekipet sportive nĂ« shkolla”, investim pĂ«r tĂ« ardhmen

Një nga zhvillimet më domethënëse të viteve të fundit në sportin shqiptar është zbatimi i projektit për krijimin dhe forcimin e ekipeve sportive në shkolla. Ky program ka për qëllim ta kthejë sportin në pjesë të përditshme të jetës shkollore, duke nxitur aktivitetin fizik, frymën e garës dhe disiplinën që në moshë të hershme. Përmes kampionateve ndërshkollore në basketboll dhe volejboll mijëra nxënës në të gjithë vendin janë përfshirë në aktivitete të strukturuara sportive, duke krijuar një bazë të gjerë talentesh për klubet dhe federatat. Projekti po shërben gjithashtu si një mekanizëm edukimi dhe integrimi social, duke promovuar vlerat e fair-play-it, bashkëpunimit dhe respektit. Në afatgjatë, ky investim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të sportit shqiptar duke përfshirë dhe sporte të tjera dhe në ndërtimin e një kulture të qëndrueshme sportive që nis që në bankat e shkollës.

Një vit që u mbyll me dhimbje

Mes sukseseve sportive, viti 2025 shënoi edhe një humbje të madhe për sportin shqiptar. Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, zërit legjendar të sportit shqiptar, mbylli një epokë të artë të gazetarisë sportive. Për dekada me radhë, ai ishte ura që lidhte emocionet e stadiumit me shtëpitë e shqiptarëve, duke u kthyer në simbol të pasionit dhe profesionalizmit. Trashëgimia e tij mbetet frymëzim për brezat e rinj të gazetarëve dhe sportdashësve.

Një vit që ngriti standardet

Në tërësi, 2025-a ishte një vit që tregoi se sporti shqiptar ka hyrë në një fazë të re pjekurie. Nga sukseset individuale tek organizimet madhore, nga emocionet e Kombëtares te medaljet ndërkombëtare, Shqipëria dëshmoi se ka potencial, talent dhe vizion për të synuar më lart. Një vit që nuk ishte thjesht i suksesshëm, por që vendosi themele të forta për të ardhmen.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Sporti shqiptar nĂ« 2025: nga Ă«ndrra e KombĂ«tares pĂ«r BotĂ«rorin te Giro d’Italia, njĂ« vit mes suksesesh dhe emocionesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Paraburgimi ka nevojë për ndërhyrje, nuk prekim thelbin e reformës në drejtësi

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se reforma nĂ« drejtĂ«si Ă«shtĂ« njĂ« realitet i pakthyeshĂ«m, por pranoi se sistemi i drejtĂ«sisĂ« nĂ« ShqipĂ«ri vijon tĂ« ketĂ« probleme serioze, tĂ« cilat kĂ«rkojnĂ« reflektim dhe ndĂ«rhyrje.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e fundvitit të mbajtur në Kryeministri, Rama u shpreh se ligjet e reformës janë miratuar dhe funksionojnë, por kjo nuk do të thotë se drejtësia është pa probleme.

“Ligjet e reformĂ«s nĂ« drejtĂ«si janĂ« aty, reforma nĂ« drejtĂ«si Ă«shtĂ« aty. Por qĂ« drejtĂ«sia nĂ« ShqipĂ«ri ka probleme tĂ« mĂ«dha, kjo nuk diskutohet”, u shpreh Kryeministri.

Ai theksoi se reforma ka vetëm dhjetë vite që është në zbatim dhe se kjo periudhë është shumë e shkurtër në raport me historinë e institucioneve shtetërore.

“Reforma 10 vjet ka, ndryshimet 10 vjet kanĂ«. 10 vjet janĂ« njĂ« hiç asgjĂ« nĂ« historinĂ« e njĂ« shteti dhe nĂ« historinĂ« e njĂ« pushteti. E kam thĂ«nĂ« dhe herĂ« tjetĂ«r, pushteti ekzekutiv ka mĂ« shumĂ« se 100 vjet, por pushteti ekzekutiv nĂ« ShqipĂ«ri nuk Ă«shtĂ« i pakritikueshĂ«m. Si mund tĂ« jenĂ« tĂ« pakritikueshĂ«m protagonistĂ«t e njĂ« pushteti qĂ« ka vetĂ«m 10 vjet. JanĂ« tĂ« kritikueshĂ«m qĂ« çke me atĂ« punĂ«. Dhe kritikat janĂ« tĂ« gjitha konstruktive”, tha Rama.

NdĂ«rkohĂ«, shtoi Rama, “çfarĂ« i takon atyre, i takon atyre, nuk na takon ne, çfarĂ« na takon ne nuk i takon atyre”.

Rama theksoi se, për paraburgimin sigurisht që ka nevojë për ndërhyrje.

“Shiheni çfarĂ« thotĂ« KĂ«shilli i EvropĂ«s qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«r definicion institucioni mĂ« i madh ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r liritĂ« dhe tĂ« drejtat e njeriut. E pranoni ju kĂ«tĂ«, ju duket bukur ju kjo, qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« jetĂ« e fundit fare nĂ« listĂ« dhe tĂ« ketĂ« vetĂ«m RusinĂ« mbrapa pĂ«r brutalitet dhe vrazhdĂ«si?!”, iu drejtua Rama gazetarĂ«ve.

Duke pĂ«rmendur rastin e njĂ« vrasjeje nĂ« burgun e Peqinit, kur njĂ« prokuror futi nĂ« burg tĂ« gjithĂ« rojat e burgut, Rama u shpreh se, “mentalitetet e vjetra, sĂ«mundjet e vjetra pak gjĂ« duan dhe zgjohen kur vjen puna tek mĂ«nyra si veprojnĂ« shtetet qĂ« nuk janĂ« akoma tĂ« konsoliduara”.

Por, shtoi Rama, “njĂ« gjĂ« Ă«shtĂ« e sigurt, ne nuk prekim thelbin nĂ« asnjĂ« rast dhe pĂ«r asnjĂ« arsye. Thelbi Ă«shtĂ« qĂ« ne jemi kĂ«tu pĂ«r ta garantuar kĂ«tĂ« proces, procesin e luftĂ«s sĂ« pavarur nga pushteti ekzekutiv kundĂ«r korrupsionit dhe krimit tĂ« organizuar”.

“Shpresoj qĂ« lufta kundĂ«r korrupsionit tĂ« sofisitikohet dhe tĂ« luftohet korrupsioni, jo prerja e pemĂ«ve, duke e kapur veshin mbrapsht, tĂ« futet nĂ« statistikĂ«. Pra duhet balancim, kjo Ă«shtĂ« pak, por Ă«shtĂ« e sigurt”, tha Rama.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Rama: Paraburgimi ka nevojë për ndërhyrje, nuk prekim thelbin e reformës në drejtësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Rama bllokoi kërkesën për imunitetin e Ballukut, akt antikushtetues

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot njĂ« konferencĂ« pĂ«r mediet, ku bĂ«ri njĂ« bilanc tĂ« vitit 2025, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« vit tĂ« shĂ«nuar nga problematika serioze nĂ« funksionimin e institucioneve dhe proceseve demokratike nĂ« vend.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ka bllokuar kërkesat e prokurorisë për pezullimin dhe heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Berisha tha se vendimi për të mos lejuar vijimin e procedurave ligjore përbën, sipas tij, një precedent të rrezikshëm dhe një provokim ndaj qytetarëve që paguajnë taksa dhe kërkojnë transparencë nga institucionet.

“Edi Rama nĂ« njĂ« vendim antikushtetues, antiligjor, nĂ« njĂ« provokacion tĂ« ulĂ«t pĂ«r çdo shqiptar, nĂ« njĂ« provokacion tĂ« padĂ«gjuar ndonjĂ«herĂ«, bllokoi kĂ«rkesat e prokurorisĂ« me gjykatĂ«s tĂ« padenjĂ«, tĂ« cilĂ«t shkelmojnĂ« KushtetutĂ«n njĂ«lloj sikur tĂ« ishin organizatĂ« partie”, tha Berisha.

“Dhe tani nga zyra e tij, deklaron se 16 mijĂ« faqet e sjella nga prokuroria nuk kanĂ« asgjĂ« pĂ«r Ballukun, prandaj kthejini mbrapsht se nuk hiqet imuniteti i saj”, u shpreh Berisha.

Ai deklaroi se viti 2025 është shoqëruar edhe me reagime dhe qëndrime ndërkombëtare, përmes rezolutave të miratuara nga forca politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në nivel europian dhe ndërkombëtar, të cilat, sipas tij, kanë kritikuar qeverinë shqiptare për funksionimin e demokracisë dhe proceset zgjedhore.

Sipas Berishës, këto qëndrime janë reflektuar edhe në institucione si Kongresi i SHBA-së, Parlamenti Europian, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe Asambleja Parlamentare e OSBE-së.

Berisha tha se gjatë këtij viti qytetarët shqiptarë janë përballur me vështirësi të mëdha ekonomike dhe sipas tij, me abuzime të shumta nga ana e qeverisë.

Ai deklaroi se proceset zgjedhore janë shoqëruar me parregullsi dhe se janë cenuar standardet demokratike, duke e cilësuar vitin që po mbyllet si një periudhë me tensione të forta politike.

Berisha tha se Partia Demokratike do të vijojë denoncimet dhe angazhimin e saj për forcimin e shtetit ligjor dhe të standardeve demokratike në vend.

Në përfundim, kreu i Partisë Demokratike uroi qytetarët për Vitin e Ri, duke shprehur dëshirën që viti i ardhshëm të sjellë, sipas tij, më shumë energji, angazhim dhe ndryshim për vendin.

Berisha gjithashtu u premtoi shqiptarëve në 2026-ën rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të reja.

“Premtoj rrĂ«zimin e kĂ«tij regjimi, qeverinĂ« teknike dhe zgjedhje tĂ« reja”, tha Berisha.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Berisha: Rama bllokoi kërkesën për imunitetin e Ballukut, akt antikushtetues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Greqisë

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Presidenti i RepublikĂ«s, Bajram Begaj ka pranuar sot letrat kredenciale tĂ« ambasadores sĂ« re tĂ« GreqisĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, Lambrini Komini.

Gjatë takimit, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje dhe avancimin e bashkëpunimit afatgjatë si vende partnere në NATO.

“Sot prita Letrat Kredenciale tĂ« Ambasadore sĂ« re tĂ« RepublikĂ«s Helene, Lambrini Komini. Diskutuam pĂ«r forcimin e marrĂ«dhĂ«nieve si vende fqinje dhe avancimin e bashkĂ«punimit tonĂ« afatgjatĂ« si partnerĂ« tĂ« NATO-s”, shkroi Begaj nĂ« platformĂ«n X.

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Lambrini Kombini zëvendëson në këtë pozicion ambasadoren Konstantina Kamitsi, e cila përfundoi shërbimin e saj në Shqipëri.

/gj.m/j.p/

The post Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Greqisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD kërkon sërish mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Partia Demokratike njoftoi sot se do tĂ« kĂ«rkojĂ« sĂ«rish mbledhjen e KĂ«shillit tĂ« Mandateve pĂ«r shqyrtimin e kĂ«rkesĂ«s sĂ« SPAK pĂ«r heqjen e imunitetit tĂ« zv/ kryeministres Belinda Balluku.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se Partia Socialiste po vonon shqyrtimin e kërkesës, duke i dhënë përparësi kërkesave të Ballukut, ndërkohë që SPAK ka paralajmëruar se Balluku po tenton të prishë provat dhe të intimidon dëshmitarët.

“Prej dy javĂ«sh po presim pesĂ« anĂ«tarĂ«t e mazhorancĂ«s nĂ« kĂ«shill, tĂ« cilĂ«t duket se po i ikin pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« shqyrtuar kĂ«rkesĂ«n e prokurorisĂ«. SPAK ka kĂ«rkuar shqyrtimin brenda 3-5 ditĂ«ve nga marrja e kĂ«rkesĂ«s, por deri tani nuk Ă«shtĂ« kryer as dĂ«gjimi i prokurorisĂ« nĂ« Kuvend”, tha Bardhi.

Ai theksoi se akti i mazhorancës për vonesën e shqyrtimit është i paprecedentë dhe shtoi se PD do të rithërrasë mbledhjen e Këshillit të Mandateve më 6 janar në orën 11:00.

Bardhi apeloi gjithashtu tek kryetari i Kuvendit që të mos pengojë procesin dhe të mundësojë autorizimin për veprim të prokurorisë në përputhje me Kushtetutën.

/gj.m/j.p/

 

The post PD kërkon sërish mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Parlamenti nuk është zyrë noterie, SPAK u fut në territorin e ekzekutivit

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mazhoranca do tĂ« mbajĂ« qĂ«ndrimin e saj nĂ« KĂ«shillin e Mandateve pĂ«r kĂ«rkesĂ«n e ardhur nga SPAK pĂ«r heqjen e imunitetit ndaj zv.kryeministres, Belinda Balluku, por shtoi se parlamenti nuk noterizon kĂ«rkesat e SPAK.

I pyetur në konferencën e fundvitit me gazetarët, të mbajtur në Kryeministri lidhur me qëndrimin e mazhorancës për çështjen e zv.kryeministres, Belinda Balluku, Rama ngriti pyetjen.

“Keni dĂ«gjuar ndonjĂ« fjalĂ« tĂ« vetme avokatie pĂ«r rastin konkret nga ana jonĂ«? Pyetje e kam kĂ«tĂ«. Nuk besoj. As unĂ« dhe askush tjetĂ«r nuk ka hyrĂ« nĂ« pĂ«rmbajtjen e rastit”, tha Kryeministri.

“Por ky rast ndryshon nga rastet e tjera sepse ka ardhur tek ne, pra nuk Ă«shtĂ« njĂ« rast nĂ« rrugĂ«n e pushtetit gjyqĂ«sor, tĂ« cilin si shumĂ« raste tĂ« tjera pushteti gjyqĂ«sor nĂ« kĂ«tĂ« rast prokuroria e ndjek pa pasur nevojĂ« tĂ« ndalojĂ« nĂ« derĂ«n tonĂ«â€, tha Rama.

Dhe, theksoi Kryeministri, “kur rasti vjen nĂ« derĂ«n tonĂ«, flas tĂ« pushtetit legjislativ, atĂ«herĂ« pushteti legjislativ duhet tĂ« shprehet. Nuk Ă«shtĂ« noter i prokurorisĂ«â€.

“KĂ«shilli i Mandateve nuk Ă«shtĂ« njĂ« zyrĂ« noterie, Ă«shtĂ« njĂ« kuazi gjykatĂ«. Parlamenti nuk noterizon kĂ«rkesat qĂ« vijnĂ«. I merr, i sheh”, nĂ«nvizoi Rama.

Duke folur për 16 mijë faqet e paraqitura nga SPAK në Këshillin e Mandateve, Rama u shpreh se nuk janë produkt i hetimit.

“Nuk do tĂ« doja nĂ« fakt ta kishe pĂ«rmendur atĂ« 16 mijĂ« faqe me prova, se ajo mĂ« provokon. MĂ« ka provokuar qĂ« ditĂ«n e parĂ«. Po tĂ« isha unĂ« nĂ« KĂ«shillin e Mandateve do tĂ« thoja atyre qĂ« erdhĂ«n: çohuni ikni dhe kthehuni me njĂ« dosje pĂ«r parlamentin e ShqipĂ«risĂ«, pĂ«r deputetĂ«t. Nuk mund tĂ« vini kĂ«tu me 16 mijĂ« faqe qĂ« i quani prova”, tha Rama.

“E dini ju çfarĂ« janĂ« ato 16 mijĂ« faqe? Nuk janĂ« absolutisht produkt i hetimit, se s’ka si tĂ« jenĂ« produkt i hetimit. JanĂ« 16 mijĂ« faqe ku janĂ« futur brenda kontrata, studime, arkivi i MinistrisĂ« futur brenda. 16 mijĂ« faqe janĂ« njĂ« vandak me dokumente zyrtare dhe kjo Ă«shtĂ« afĂ«rmendsh, s’ka nevojĂ« fare ta shohĂ«sh”, theksoi Rama.

Kryeministri nĂ«nvizoi se, “USB-nĂ« e sjellĂ« nga prokuroria nuk e ka tĂ«rhequr asnjĂ« deputet i PS-sĂ« dhe nuk e ka tĂ«rhequr as ministrja, avokati. QĂ« tĂ« jemi shumĂ« tĂ« qartĂ«, pĂ«r tĂ« mos krijuar asnjĂ« shteg qĂ« pastaj tĂ« tjerĂ«t tĂ« thonĂ« i kanĂ« nxjerrĂ« kĂ«ta ato”.

Rama theksoi se, “nuk kemi tĂ« bĂ«jmĂ« kĂ«tu me ndryshim qĂ«ndrimi, kĂ«tu kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« qĂ«ndrim tĂ« duhur, shumĂ« korrekt nga ana jonĂ«, sepse rasti vjen nĂ« parlament”.

“Dhe pĂ«rpara se tĂ« vinte nĂ« parlament, rasti erdhi, u fut nĂ« territorin e pushtetit ekzekutiv brutalisht me njĂ« kĂ«rkesĂ« skandaloze pĂ«r pezullim e pandodhur nĂ« historinĂ« e botĂ«s”, tha Rama.

“Tani mund ta them me plot gojĂ«n, sepse e kemi kĂ«rkuar gjithandej. NĂ«se ka njĂ« tĂ« dytĂ«, nuk ka. Nuk ka ndodhur as nĂ« EuropĂ« jo e jo, por nuk ka ndodhur nĂ« asnjĂ« vend tĂ« botĂ«s qĂ« tĂ« mblidhen bashkĂ« njĂ« prokuror dhe njĂ« gjykatĂ«s dhe tĂ« thonĂ« pezullohet ky ministri se kĂ«shtu kemi vendosur ne”, theksoi kreu i qeverisĂ«.

“KĂ«shtu qĂ« erdhi aty rasti dhe duhej mbajtur njĂ« qĂ«ndrim patjetĂ«r. MbajtĂ«m njĂ« qĂ«ndrim institucional, shkuam nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese dhe pĂ«r kĂ«tĂ« nĂ« parlament do tĂ« mbajmĂ« patjetĂ«r qĂ«ndrim, nuk diskutohet”, shtoi Rama.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Rama: Parlamenti nuk është zyrë noterie, SPAK u fut në territorin e ekzekutivit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hetuesi i SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« TiranĂ« ka njoftuar se hetuesi i SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, Ă«shtĂ« diplomuar kĂ«tĂ« muaj nĂ« AkademinĂ« KombĂ«tare tĂ« FBI-sĂ«, duke shĂ«nuar njĂ« tjetĂ«r hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« forcimin e bashkĂ«punimit mes ShqipĂ«risĂ« dhe SHBA-sĂ« nĂ« fushĂ«n e zbatimit tĂ« ligjit.

Sipas njoftimit, çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë.

Ambasada e SHBA përgëzoi hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

“Eduarti i bashkohet grupit tĂ« shquar tĂ« ish-studentĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ« tĂ« FBI-sĂ«, duke sjellĂ« aftĂ«si dhe ekspertizĂ« tĂ« re e tĂ« vlefshme nĂ« pĂ«rpjekjet e vendosura tĂ« SPAK nĂ« luftĂ«n kundĂ«r korrupsionit dhe krimit tĂ« organizuar”, thekson ambasada amerikane.

Sipas ambasadës së SHBA, arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

/gj.m/j.p/

The post Hetuesi i SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Diplomohen 27 trajnerë në kursin për licencën UEFA C

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ ËshtĂ« mbyllur edicioni i radhĂ«s i kursit UEFA C pĂ«r zonĂ«n e TiranĂ«s.
NĂ« total u diplomuan 27 kursantĂ«, mes tyre edhe 2 vajza. Ceremonia e diplomimit u mbajt nĂ« “ShtĂ«pinĂ« e Futbollit”, ku morĂ«n pjesĂ« anĂ«tari i Komitetit Ekzekutiv, Abdyl Kuriu, si edhe stafi i DrejtorisĂ« sĂ« Edukimit, Sulejman Starova, Alban Tafaj dhe Erion Stavri, tĂ« cilĂ«t pĂ«rgĂ«zuan tĂ« diplomuarit dhe u uruan suksese nĂ« rrugĂ«n e tyre tĂ« mĂ«tejshme profesionale.

Në këtë edicion morën pjesë edhe disa emra të njohur të futbollit shqiptar, si Alban Hoxha, Klajdi Kuka dhe Shkëlzen Ruçi, por edhe raste të veçanta frymëzuese, si ai i Sabail Gjylit nga komuniteti i fëmijëve jetimë.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« sociale, Federata Shqiptare e Futbollit i ka dhĂ«nĂ« mundĂ«sinĂ« Sabail Gjylit tĂ« ndjekĂ« falas kursin UEFA C, duke mbĂ«shtetur pasionin dhe dĂ«shirĂ«n e tij pĂ«r t’u formuar si trajner futbolli.

“Jam Sabail Gjyli nga DurrĂ«si, nga komuniteti i fĂ«mijĂ«ve jetimĂ«. Kam ardhur nĂ« kĂ«tĂ« kurs pĂ«r pasionin dhe dashurinĂ« qĂ« kam pĂ«r futbollin. FalĂ«nderoj shumĂ« Departamentin e Edukimit nĂ« FSHF qĂ« mĂ« dha kĂ«tĂ« mundĂ«si pĂ«r certifikimin si trajner. Duke qenĂ« se disponoj edhe statusin e fĂ«mijĂ«s pa pĂ«rkujdes prindĂ«ror, ky kurs u sigurua falas nga Federata Shqiptare e Futbollit. Jam shumĂ« i kĂ«naqur nga stafi, trajnerĂ«t dhe kolegĂ«t e kursit. Synimi im Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« ndjek edhe kursin UEFA B, pĂ«r tĂ« ecur pĂ«rpara drejt Ă«ndrrĂ«s qĂ« kam pasur qĂ« i vogĂ«l pĂ«r tĂ« drejtuar njĂ« ekip futbolli”, u shpreh Sabail Gjyli pĂ«r fshf.org.

Të diplomuarit me licencën UEFA C mund të ushtrojnë profesionin e trajnerit në futbollin amator, si edhe të punojnë si zëvendëstrajnerë në ekipet e moshave që marrin pjesë në garat e organizuara nga FSHF.

/a.f/r.e/

The post Diplomohen 27 trajnerë në kursin për licencën UEFA C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tepelena e veshur me ngjyrat festive

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Tepelena Ă«shtĂ« veshur me ngjyrat festive kĂ«tĂ« dhjetor, me qytetin tĂ« zbukuruar me drita dhe instalacione ndriçuese, qĂ« sjellin gĂ«zim pĂ«r banorĂ«t dhe turistĂ«t.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e festave, duke shfaqur qytetin të mbushur me ngjyra, drita dhe dekorime të ndryshme që i japin një pamje unike qytetit gjatë sezonit të fundvitit.

“Dhjetori i festave TepelenĂ«â€, shkruan Rama, teksa nĂ« videon e shpĂ«rndarĂ« prej tij shfaqet bredhi i rrethuar nga fĂ«mijĂ« tĂ« veshur me kapuçët e Babagjyshit, duke i dhĂ«nĂ« atmosferĂ«s edhe mĂ« shumĂ« shkĂ«lqim dhe magji.

Turistë vendas e të huaj kanë zgjedhur Tepelenën gjithnjë e më shumë si destinacionin e tyre turistik. Atraksionet janë të shumta si, Vjosa, lumi i fundit i egër i Europës; Kalaja e Ali Pashë Tepelenës; Ujësjellësi i Aliut në Bënçë; Uji i Ftohtë; Kanionet dhe Ujëvara e Nivicës si dhe vende të shenjta si xhami, kisha dhe teqe.

1 nga 3

/gj.m/r.e/a.f/

The post Tepelena e veshur me ngjyrat festive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbërrijnë në Rinas pajisjet për riparimin e defektit në ujësjellësin e Vlorës

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Pajisjet e nevojshme pĂ«r riparimin e defektit tĂ« ujĂ«sjellĂ«sit nĂ« VlorĂ« kanĂ« mbĂ«rritur nĂ« aeroportin e Rinasit nga Turqia.

Ministria e Mbrojtjes ndau sot pamje nga mbërritja në Rinas e materialeve për sistemin e ujit të pijshëm, teksa bëri të ditur se, materialet janë nisur menjëherë për në Vlorë.

Më herët edhe Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një postim në Twitter për situatën e krijuar në Vlorë, ku prej 4 ditësh mungon uji. Kreu i qeverisë njoftoi se pajisjet ishin nisur nga Stambolli për në vendin tonë.

Rama u shpreh se “nĂ« vitin 2009-2010 janĂ« instaluar pjesĂ« hidraulike jashtĂ« standardeve, qĂ« nuk e kanĂ« mbajtur dot mĂ« presionin e ujit dhe pĂ«r pasojĂ« tubacioni ka shpĂ«rthyer”.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Mbërrijnë në Rinas pajisjet për riparimin e defektit në ujësjellësin e Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Kthimi i pasurive të konfiskuara në shërbim të viktimave të dhunës e trafikimit

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Kthimi i pasurive tĂ« konfiskuara nga krimi nĂ« mundĂ«si reale pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« sigurt pĂ«r viktimat e dhunĂ«s dhe trafikimit mbetet njĂ« nga prioritetet kryesore tĂ« institucioneve shqiptare.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, së bashku me ekipin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, vizitoi një nga shembujt më domethënës të kësaj nisme: një objekt i përfituar nga veprimtari kriminale, i cili sot funksionon si strehë e sigurt për viktimat e dhunës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Ky model dëshmon se pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme mund të rikthehen në shërbim të shoqërisë, duke u shndërruar në mbështetje konkrete për kategoritë më të ndjeshme.

Deri në vitin 2025 janë realizuar mbi 15 projekte të ngjashme, janë mbështetur më shumë se 20 institucione dhe janë ndihmuar drejtpërdrejt rreth 300 viktima të dhunës dhe trafikimit, përmes shërbimeve të mbrojtjes, rehabilitimit dhe riintegrimit.

GjatĂ« vizitĂ«s, ministrja Koçiu u shpreh se kĂ«to pasuri pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« njĂ« mundĂ«si reale pĂ«r t’u kthyer nĂ« shĂ«rbime sociale dhe publike nĂ« dobi tĂ« komunitetit.

Ajo theksoi se objekti i vizituar, njĂ« vilĂ« dykatĂ«she, i krijon mundĂ«si shoqatĂ«s “TĂ« NdryshĂ«m, tĂ« BarabartĂ«â€ tĂ« ofrojĂ« shĂ«rbime pĂ«r gra dhe fĂ«mijĂ« viktima tĂ« dhunĂ«s nĂ« familje apo trafikimit.

Ministrja nënvizoi se institucionet do të vijojnë punën për të rikthyer çdo pasuri të përfituar në mënyrë të paligjshme në shërbim të komunitetit, duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore.

Ajo shprehu dëshirën që ky projekt të shërbejë si një model i suksesshëm, i cili do të replikohet edhe në asete të tjera të konfiskuara në të ardhmen.

Gjithashtu, Koçiu vlerësoi rolin e rëndësishëm të shoqatave që ofrojnë shërbime sociale, duke theksuar se mbështetja ndaj tyre është e domosdoshme, gjë që dëshmohet edhe nga numri i lartë i përfituesve. Sipas saj, edhe vendndodhja e këtyre qendrave është thelbësore, pasi shërbimet duhet të ofrohen në ambiente të sigurta, diskrete dhe të mbrojtura, për të garantuar mirëqenien dhe privatësinë e përfituesve.

/gj.m/r.e/

The post Koçiu: Kthimi i pasurive të konfiskuara në shërbim të viktimave të dhunës e trafikimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO dërgon në gjyq mjekun Edvin Prifti për dy akuza

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur dĂ«rgimin nĂ« gjyq tĂ« çështjes penale ndaj mjekut Edvi Prifti, i akuzuar pĂ«r disa vepra penale, pĂ«rfshirĂ« korrupsionin pasiv, vjedhjen duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n dhe pastrimin e produkteve tĂ« veprĂ«s penale.

Në njoftimin zyrtar për mediat, bëhet e ditur se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), më 9 shkurt 2024, ka paraqitur kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit në ngarkim të Priftit.

Në seancën paraprake të zhvilluar sot, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri, pas shqyrtimit të pretendimeve të palëve, vendosi pranimin e kërkesës së SPAK dhe dërgimin e çështjes për gjykim.

Sipas vendimit tĂ« GJKKO-sĂ«, Edvin Prifti do tĂ« gjykohet pĂ«r veprat penale: “Vjedhja e kryer duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”, “Fshehja e tĂ« ardhurave”, “Korrupsioni pasiv i personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike”, nĂ« 7 episode, “Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”.

Gjykata urdhëroi gjithashtu formimin e fashikullit të gjykimit, i cili do të përmbajë të gjitha aktet dhe provat e administruara gjatë hetimit, duke përjashtuar deklarimet dhe aktet e marra në seancën paraprake.

Çështja do tĂ« shqyrtohet nga njĂ« tjetĂ«r trup gjykues i pĂ«rbĂ«rĂ« nga tre gjyqtarĂ«.

/gj.m/a.f/

The post GJKKO dërgon në gjyq mjekun Edvin Prifti për dy akuza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Federata e Basketbollit vlerëson më të mirët e vitit 2025

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Federata Shqiptare e Basketbollit zhvilloi mbrĂ«mjen e djeshme eventin pĂ«rmbyllĂ«s tĂ« vitit 2025, njĂ« aktivitet i rĂ«ndĂ«sishĂ«m ku u pasqyruan tĂ« gjitha nismat, projektet dhe aktivitetet e realizuara gjatĂ« kĂ«tij viti nĂ« shĂ«rbim tĂ« zhvillimit tĂ« basketbollit nĂ« vend.

Eventi shërbeu si një moment reflektimi dhe bilanci mbi punën e bërë, arritjet sportive dhe organizative, si dhe ndikimin pozitiv që kanë pasur programet e zbatuara nga federata, veçanërisht në rritjen e cilësisë së garave dhe përfshirjen e të rinjve në basketboll.

Gjatë aktivitetit u prezantuan programet kryesore zhvillimore, kampionatet kombëtare, pjesëmarrjet në gara ndërkombëtare, projektet për të rinjtë dhe iniciativat me fokus social, duke vënë në pah kontributin e sportistëve, trajnerëve, arbitrave dhe të gjithë aktorëve të përfshirë në ekosistemin e basketbollit shqiptar.

Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje, Federata Shqiptare e Basketbollit ndau çmime për individë që janë dalluar për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të veçantë gjatë vitit 2025.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua çmimeve individuale MVP, ku u vlerësuan sportistët më të spikatur të sezonit në të gjitha kategoritë.

Fituesit e titujve MVP për sezonin 2025 janë:
Antea Filopati – MVP U14 Vajza
Aurora Dhedhes – MVP U16 Vajza
Izabel Kaçorri – MVP U18 Vajza
Etien Xhixho – MVP U14 Djem
Gleid Mema – MVP U16 Djem
Noel Heba – MVP U18 Djem
Brikena Muçenji – MVP Femra
Vinsent Grazhdani – MVP Meshkuj

Me këtë event përmbyllës, Federata Shqiptare e Basketbollit konfirmoi angazhimin për të vijuar investimet dhe projektet zhvillimore edhe në vitin 2026, me synimin për të rritur nivelin konkurrues dhe për të zgjeruar më tej bazën e basketbollit shqiptar.

1 nga 4

/gj.m/a.f/

The post Federata e Basketbollit vlerëson më të mirët e vitit 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vora fiton 4-1 ndaj Bylisit, portieri Vachoux braktis fushën

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Vora ka marrĂ« njĂ« fitore bindĂ«se 4-1 ndaj Bylisit, nĂ« takimin e vlefshĂ«m pĂ«r javĂ«n e 18-tĂ« tĂ« KategorisĂ« Superiore.

Përballja u karakterizua nga një episod i diskutueshëm në fundin e pjesës së parë.

Në minutën e 42-të, kur vendasit kryesonin 2-0, portieri i Bylisit, Jeremy Vachoux, braktisi fushën e lojës pa asnjë kërkesë apo zëvendësim nga stafi teknik. Veprimi i tij u interpretua si një akt revolte, ndërsa arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, Vora e nisi fuqishëm takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të me golin e Ruzgis. Epërsia u dyfishua në minutën e 24-t nga Geci, duke i dhënë siguri skuadrës vendase përpara pushimit.

Në pjesën e dytë, Bylisi reagoi dhe ngushtoi diferencën me golin e Mustapha në minutën e 54-t, duke rihapur përkohësisht ndeshjen. Megjithatë, në minutat e fundit, Vora vulosi fitoren me dopietën e Kasallës në minutat 77 dhe 81, duke mbyllur sfidën me rezultatin përfundimtar 4-1.

Falë këtij suksesi, Vora ngjitet në kuotën e 19 pikëve dhe pozicionohet në vendin e shtatë të renditjes. Nga ana tjetër, Bylisi zbret në vendin e tetë me 18 pikë të grumbulluara pas 18 javësh kampionat.

/gj.m/a.f/

 

The post Vora fiton 4-1 ndaj Bylisit, portieri Vachoux braktis fushën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia Rrugore në Elbasan shton masat për menaxhimin e fluksit rrugor

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Policia Rrugore e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« Elbasan ka intensifikuar masat dhe ndodhet nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« pĂ«r menaxhimin e qarkullimit rrugor, pĂ«r shkak tĂ« fluksit tĂ« shtuar tĂ« automjeteve nĂ« akset kryesore qĂ« lidhin TiranĂ«n me Korçën dhe VlorĂ«n, si edhe nĂ« drejtim tĂ« kundĂ«rt.

Si pasojë e këtij fluksi, parashikohet trafik i rënduar dhe qarkullim i ngadalësuar në disa segmente rrugore.

Patrulla shtesë janë vendosur në pikat me ngarkesë të lartë trafiku, me qëllim parandalimin e bllokimeve dhe garantimin e një qarkullimi sa më të rrjedhshëm dhe të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Vlorës dhe Gjirokastrës që, kur është e mundur, të përdorin rrugë alternative, për të shmangur vonesat dhe ngarkesën e lartë të trafikut.

Njëkohësisht, drejtuesit e mjeteve ftohen të tregojnë durim, të respektojnë distancën e sigurisë, të qëndrojnë në radhë dhe të shmangin parakalimet e gabuara, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë dhe të shkaktojnë bllokime apo aksidente.

Masat parandaluese kundër aksidenteve rrugore janë forcuar përmes monitorimit të akseve me automjete inteligjente, radarë automatikë dhe patrulla të lëvizshme, me synim rritjen e nivelit të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e Policisë, si dhe të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

/gj.m/a.f/

The post Policia Rrugore në Elbasan shton masat për menaxhimin e fluksit rrugor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Rama nuk heq imunitet, do vazhdojmë me protestat

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka dalĂ« hapur kundĂ«r heqjes sĂ« imuniteteve dhe arrestimit tĂ« personave tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« krim tĂ« organizuar, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« si njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« bllokuar zbatimin e ligjit dhe vendimeve tĂ« institucioneve tĂ« drejtĂ«sisĂ«.

Në deklaratën e tij, Berisha u shpreh se, sipas tij, qeveria po pengon veprimet e prokurorisë dhe gjykatave, ndërsa theksoi se përgjegjësia kryesore, sipas opozitës, qëndron tek kryeministri.

Ai shtoi se zgjidhja e vetme për situatën aktuale është reagimi qytetar përmes një proteste të qëndrueshme dhe paqësore.

Berisha theksoi se sheshi dhe bulevardi, duhet t’u pĂ«rkasin qytetarĂ«ve dhe se protestat, sipas tij, nuk duhet tĂ« jenĂ« tĂ« pĂ«rkohshme, por tĂ« vazhdojnĂ« deri nĂ« arritjen e qĂ«llimit politik tĂ« opozitĂ«s, qĂ« Ă«shtĂ« largimi i kryeministrit nga pushteti.

“Pra, sot pĂ«r largimin e tij nuk kĂ«rkohet asgjĂ« tjetĂ«r pĂ«rveç guximit, vendosmĂ«risĂ« dhe vullnetit tĂ« qytetarĂ«ve shqiptarĂ« nĂ« njĂ« protestĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme gjer nĂ« largimin e tij”, tha Berisha.

“Prova u bĂ«, revolta u dĂ«shmua. Por kjo duhet tĂ« jetĂ« e qĂ«ndrueshme. Bulevardi duhet tĂ« jetĂ« i qytetarĂ«ve. Sheshi duhet tĂ« jetĂ« i qytetarĂ«ve. Jo njĂ« ditĂ«, dy apo tre, por aq kohĂ« sa duhet pĂ«r ta larguar”, theksoi kreu i PD.

“Ndaj dhe ne do punojmĂ« fort, opozita do punojĂ« fort pĂ«r tĂ« bindur qytetarĂ« tĂ« gatshĂ«m pĂ«r sakrifica nĂ« njĂ« revoltĂ« paqĂ«sore”, shtoi Berisha.

Në vijim, kreu i PD-së u ndal edhe te ajo që e cilësoi si dosja e AKSHI-t, duke deklaruar se kjo agjenci, sipas tij, është përfshirë në praktika të dyshimta financiare.

Berisha kërkoi hetim të plotë institucional dhe transparencë mbi procedurat dhe përfitimet financiare të disa subjekteve private.

Berisha kritikoi gjithashtu mediat për mungesë vëmendjeje ndaj këtyre çështjeve dhe u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë pa ndikime politike, ndërsa opozita, sipas tij, do të vijojë përpjekjet për mobilizimin e qytetarëve në një reagim të gjerë dhe paqësor.

/gj.m/a.f/

The post Berisha: Rama nuk heq imunitet, do vazhdojmë me protestat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ NĂ« ambientet e MinistrisĂ« sĂ« DrejtĂ«sisĂ« u zhvillua tryeza e 24 konsultative pĂ«r draftin e Kodit tĂ« ri Penal, me pjesĂ«marrjen e ministrit tĂ« DrejtĂ«sisĂ«, Besfort Lamallari, dhe zv/ministres sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale, Eugena Tomini.

Fokus i diskutimeve ishte mbrojtja e fëmijëve, familjes dhe martesës, si elemente thelbësore për një shoqëri që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Në këtë kontekst, u theksua se familja duhet të jetë një hapësirë sigurie dhe mbrojtjeje, dhe se dhuna ose shkelja e të drejtave të fëmijëve nuk mund të tolerohet.

Pjesëmarrësit e tryezës diskutuan mënyrat për të reflektuar këto parime në dispozitat e reja të Kodit Penal, duke mbledhur përvojat dhe praktikat më të mira në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, që synon harmonizimin me standardet europiane të të drejtave të njeriut.

Për draftin e Kodit të ri Penal janë parashikuar që të zhvillohen rreth 25 tryeza konsultimi publik.

Drafti i parë i Kodit të ri Penal u paraqit më 25 korrik, pas një pune disavjeçare nga një grup ekspertësh i udhëhequr nga drejtori i Shkollës së Magjistraturës, prof. Arben Rakipi.

Drafti u hodh për konsultim nga Ministria e Drejtësisë me aktorët e sistemit të drejtësisë, partnerët ndërkombëtarë, universitetet, shoqërinë civile, mediet dhe qeverinë si pjesë e angazhimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe një domosdoshmëri për forcimin e Shtetit të së Drejtës.

Tryeza për Kodin e ri Penal
1 nga 6

/gj.m/a.f/

The post Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Krishtlindjen e ardhshme ta festojmë në liri dhe dinjitet

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot njĂ« konferencĂ« pĂ«r mediat, ku pĂ«rcolli njĂ« mesazh urimi me rastin e Krishtlindjeve.

Berisha uroi besimtarët shqiptarë që kremtojnë lindjen e Jezu Krishtit, duke e përshkruar atë si figurë që, me mësimet dhe udhëzimet e tij, ka kontribuar në vlerat e qytetërimit perëndimor dhe të mbarë njerëzimit.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për klerin e besimit të krishterë, duke vlerësuar rolin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e vlerave shpirtërore dhe morale.

Në përfundim, Berisha u shpreh se shpreson që Krishtlindjet e ardhshme të festohen në liri, dinjitet, shpresë dhe besim tek e ardhmja, duke theksuar rëndësinë e një atmosfere paqësore dhe harmonike për të gjithë qytetarët.

/gj.m/a.f/

The post Berisha: Krishtlindjen e ardhshme ta festojmë në liri dhe dinjitet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌