❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Turistët vijnë në Shqipëri për pushime dimërore, bllokohen nga bora, asnjë ndërhyrje nga autoritetet

Disa turistĂ« tĂ« huaj kanĂ« mbetur tĂ« izoluar kĂ«tĂ« tĂ« diel, nĂ« aksin rrugor Librazhd – BulqizĂ«, si pasojĂ« e reshjeve tĂ« dĂ«borĂ«s. Sipas raportimeve, segmenti qĂ« pĂ«rshkon mes pĂ«r mes fshatin turistik FushĂ« Studen, nĂ« NjĂ«sinĂ« Administrative SteblevĂ« tĂ« bashkisĂ« Librazhd, deri nĂ« mesditĂ«n e sĂ« dielĂ«s ka qenĂ« pothuajse i pakalueshĂ«m, pĂ«r shkak [
]

The post Turistët vijnë në Shqipëri për pushime dimërore, bllokohen nga bora, asnjë ndërhyrje nga autoritetet appeared first on BoldNews.al.

Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

TIRANË, 5 janar/ATSH/ Me mbylljen e vitit 2025, ShqipĂ«ria thyen rekordin e njĂ« viti mĂ« parĂ«, duke kapĂ«rcyer shifrĂ«n e 12 milionĂ« vizitorĂ«ve me pasaportĂ« tĂ« huaj.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi sot këtë shifër një rezultat që konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik gjithëvjetor.

Gonxhja tha se “ShqipĂ«ria ka interes tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«rtej sezonit veror dhe me oferta tĂ« larmishme nĂ« turizĂ«m kulturor, natyror, kulinar, sportiv dhe jo vetĂ«m, duke forcuar pozicionin e saj nĂ« hartĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« turizmit”.

Shqipëria është shndërruar në një ofertë turistike të turizmit gjithëvjetor, me atraksione të të gjitha llojeve.

Në jug, plazhet me gurë e ujë të pastër tërheqin numrin më të madh të vizitorëve, ndërkohë që në veri shumë vizitorë drejtohen për në Theth e Valbonë. Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj., janë destinacione të kërkuara në çdo stinë për turizëm historik dhe kulturor.

Gjithashtu muzetë dhe parqet kombëtare tërhoqën qindra-mijëra turistë gjatë vitit 2025.

/a.f/r.e/

The post Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sako për ATSH: Investimet që po e transformojnë Durrësin në qytet turistik evropian

TIRANË, 3 janar/ATSH/ Nga menaxhimi i territorit dhe investimet infrastrukturore, te pĂ«rballimi i fluksit turistik dhe pĂ«rmirĂ«simi i shĂ«rbimeve publike, DurrĂ«si mbetet njĂ« hapĂ«sirĂ« ku vendimmarrja lokale ka ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme tĂ« qytetarĂ«ve.

Kryebashkiakja e qytetit bregdetar, Emiriana Sako, ndan në një intervistë për ATSH-në, vizionin e saj për drejtimin e qytetit, prioritetet e institucionit që ajo drejton dhe politikat e ndjekura për një zhvillim të qëndrueshëm.

Në një bisedë që prek dimensionin ekonomik, social dhe urban, Sako flet për projektet strategjike në zbatim, sfidat e administrimit të një qyteti të madh si Durrësi, dhe përgjegjësinë për shërbime cilësore për komunitetin.

Sako u shpreh se prioritetet janë të ndërtuara mbi vizionin për ta shndërruar Durrësin në një qytet modern, dhe plotësisht të harmonizuar me standardet bashkëkohore dhe një qytet turistik evropian. Në thelb të këtij vizioni qëndrojnë disa shtylla kryesore si zhvillimi ekonomik dhe fuqizimi i bizneseve lokale, turizëm gjithëvjetor, fuqizimi dhe integrim i të rinjve në ekonominë e qytetit, mbështetje sociale për familjet në nevojë, një qytet modern, të qëndrueshëm dhe me standarde bashkëkohore.

“DurrĂ«si Ă«shtĂ« njĂ« qytet me potencial tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m urban, ekonomik dhe social, dhe kjo na motivon çdo ditĂ« tĂ« punojmĂ« mĂ« fort pĂ«r ta zhvilluar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme. Sot, situata urbane paraqet njĂ« pĂ«rzierje progresi dhe sfidash. Ne kemi realizuar ndĂ«rhyrje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« infrastrukturĂ« dhe kemi rikualifikuar disa zona qĂ« kishin nevojĂ« pĂ«r vĂ«mendje. Po realizojmĂ« projekte tĂ« rĂ«ndĂ«sishme infrastrukturore qĂ« synojnĂ« pĂ«rmirĂ«simin e cilĂ«sisĂ« sĂ« jetĂ«s, forcimin e lidhjeve brenda qytetit dhe rritjen e hapĂ«sirave publike”, tha Sako.

“NĂ« aspektin social, jemi tĂ« fokusuar te rritja e shĂ«rbimeve komunitare, pĂ«rfshirja e tĂ« rinjve dhe mbĂ«shtetja e shtresave nĂ« nevojĂ«. Gjithsej janĂ« 400 familje qĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga skema e ndihmĂ«s ekonomike. Ne kemi 7 qendra qĂ« ofrojnĂ« shĂ«rbime ditore, shĂ«rbime tĂ« specializuara dhe qendra multifunksionale pĂ«r moshĂ«n e tretĂ«, pĂ«r fĂ«mijĂ« etj. JanĂ« mesatarisht 1700 qytetarĂ« çdo vit qĂ« marrin shĂ«rbime nga tĂ« gjitha kĂ«to qendra”, shtoi ajo.

Sipas Sakos, Durrësi është qendra e investimeve strategjike kombëtare, një destinacion për investitorët e huaj, sidomos në aspektin e investimeve infrastrukturore, industriale, turistike dhe kulturore.

Sako u shpreh se aktualisht po zhvillohen projekte tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, me rĂ«ndĂ«si strategjike pĂ«r infrastrukturĂ«n dhe qarkullimin rrugor si, dy unazat e qytetit: unaza Spital-Currila dhe ajo SpitallĂ«-Currila, pĂ«rfundimi i shĂ«titores sĂ« plazhit, duke filluar nga Ura e Dajlanit deri tek Konvaleshenca, rikonstruksioni i pallatit tĂ« kulturĂ«s “AleksandĂ«r Moisiu”, rikonstruksioni i “Mauzoleut tĂ« DĂ«shmorĂ«ve” etj.

Durrësi, si qyteti i dytë më i madh pas Tiranës, po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen e Qeverisë në aspektin e investimeve dhe projekteve të ndryshme, si Akademia Sportive e Manchester City dhe akademia e Rafael Nadal.

Sipas Sakos, tërheqja e investimeve sportive vjen pasi Durrësi ofron një kombinim faktorësh strategjikë që pak zona të tjera në vend i kanë, si qyteti i dytë më i madh në Shqipëri dhe porta kryesore detare e vendit.

Sako e cilësoi Durrësin kryeqytet të turizmit dhe shpjegoi vizionin për rritjen e cilësisë së shërbimeve turistike si edhe promovimin e destinacioneve apo atraksioneve turistike. Sipas saj, edhe sezoni i fundit veror i tejkaloi pritshmëritë.

“Vitin e kaluar ishin mbi 1 milion turistĂ« qĂ« e kanĂ« vizituar qytetin tonĂ«, ndĂ«rsa kĂ«tĂ« vit duke parĂ« fluksin e lartĂ« mendojmĂ« se ky numĂ«r mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 1 milion e 500 mijĂ« vizitorĂ«â€, tha Sako.

Në Portin e Durrësit vetëm për 9-mujorin e vitit 2025 numërohen 403.554 hyrje në total, rreth 7% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“MbĂ«shtetja vit pas viti e qeverisĂ« sĂ« kryeministrit Rama me projekte madhore qĂ« e kanĂ« transformuar dhe do tĂ« vijojnĂ« ta transformojnĂ« qytetin krijon njĂ« klimĂ« tĂ« favorshme pĂ«r zhvillimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« turizmit, qĂ« Ă«shtĂ« motori ekonomik i DurrĂ«sit. Kemi filluar njĂ« investim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m siç Ă«shtĂ« projekti i hyrjes sĂ« DurrĂ«sit e cila do tĂ« jetĂ« njĂ« hyrje e denjĂ« pĂ«r njĂ« qytet turistik”, pohoi Sako.

Investime të tjera janë faza e dytë e shëtitores së plazhit, zgjerimi i brezit të rërës si dhe ndërtimi i dy unazave në qytet.

“TĂ« tjera investime nĂ« infrastrukturĂ« do tĂ« kryhen gjatĂ« vitit 2026 me synim sektorin turistik. DurrĂ«sin e pret njĂ« zhvillim i mĂ«tejshĂ«m falĂ« projekteve madhore si projekti i MarinĂ«s Turistike, projekti i Portit Tregtar nĂ« Porto Romano, projekti i Amfiteatrit dhe rivitalizimi i gjithĂ« qendrĂ«s historike, rijetĂ«simi i monumenteve tĂ« kulturĂ«s, akademia e Manchester City dhe ajo e tenisit Rafael Nadal”, vijoi ajo.

Ndërkaq, vetëm gjatë 10 muajve të vitit 2025, numri i vizitorëve vetëm në Amfiteatër dhe tek Torra Veneciane ishte 50.129 vizitorë, nga ku shënohet një rritje prej 39% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Sako informoi se bashkia ka ndërmarrë hartimin e Planit Vendor të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane, në kuadër të angazhimit si anëtarë të Konventës së Bashkive të Ballkanit Perëndimor.

“NjĂ« risi e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« procesi pilot i evadimit nĂ« burim, ku mbetjet zbrazen direkt nga koshat familjarĂ« nĂ« disa lagje, me synimin pĂ«r tĂ« rritur efikasitetin dhe pĂ«r tĂ« eliminuar pikat problematike. Paralelisht, kryejmĂ« kontroll tĂ« rregullt tĂ« pajisjeve dhe zĂ«vendĂ«sim tĂ« kontejnerĂ«ve tĂ« dĂ«mtuar, si dhe vendosje tĂ« koshave shtesĂ« nĂ« zonat qĂ« e kĂ«rkojnĂ«. NĂ«pĂ«rmjet kĂ«tyre masave dhe zbatimit tĂ« planit vendor, DurrĂ«si po ndĂ«rton njĂ« sistem mĂ« efikas, mĂ« tĂ« pastĂ«r dhe mĂ« tĂ« orientuar drejt standardeve moderne tĂ« menaxhimit tĂ« mbetjeve, duke garantuar shĂ«rbim mĂ« cilĂ«sor pĂ«r çdo lagje dhe çdo banor tĂ« qytetit”, tha Sako.

Kryetarja e bashkisĂ« DurrĂ«s, nĂ« fund u shpreh se “vizioni ynĂ« Ă«shtĂ« tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« qytet modern, tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« drejtĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€.

“Ne po investojmĂ« nĂ« infrastrukturĂ« mĂ« moderne, nĂ« hapĂ«sira publike mĂ« cilĂ«sore, nĂ« njĂ« urbanistikĂ« qĂ« respekton historinĂ« dhe mbron tĂ« ardhmen, shĂ«rbime mĂ« tĂ« mira, investime qĂ« sjellin zhvillim afatgjatĂ«, si dhe nĂ« projekte qĂ« rrisin mirĂ«qenien e qytetarĂ«ve”, pĂ«rfundoi Sako.

Foto nga aktivitete ku e pranishme është edhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako
1 nga 10

/e.i/j.p/r.e/

The post Sako për ATSH: Investimet që po e transformojnë Durrësin në qytet turistik evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e parë e 2026-ës në Korçë

TIRANË, 1 janar/ATSH/ NĂ« ditĂ«n e parĂ« tĂ« vitit 2026, Korça Ă«shtĂ« mbushur nga gjallĂ«ria e turistĂ«ve, qytetarĂ«ve vendas dhe atyre tĂ« huaj qĂ« kanĂ« zgjedhur kĂ«tĂ« qytet pĂ«r tĂ« kaluar natĂ«n e ndĂ«rrimit tĂ« viteve.

Korça vazhdon të mbetet destinacioni i preferuar i qindra qytetarëve që zgjedhin këtë qytet për të kaluar festat e fundvitit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Korça, plot me turistë të huaj e qytetarë të shumtë.

Dekori shumëngjyrësh i shtrirë në lagjet kryesore të qytetit, shtëpizat e drurit, pista e patinazhit për fëmijët dhe të rinjtë, janë vetëm disa prej atraksioneve që ofron Korça për festa.

Qytetarët kanë zgjedhur Pazarin e Vjetër, Pedonalen e qytetit si dhe zonën përreth Katedrales, për të shijuar bukuritë magjepsëse të Korçës për festat e fundvitit.

/e.i/j.p/

The post Dita e parë e 2026-ës në Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Korça e turistëve në çdo stinë

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/ Festat e fundvitit e gjejnĂ« Korçën plot jetĂ«, me aktivitete kulturore qĂ« sjellin gĂ«zim, muzikĂ« dhe atmosferĂ« festive nĂ« çdo cep tĂ« qytetit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarĂ« mbrĂ«mjen e tĂ« dielĂ«s foto nga atmosfera e festave shoqĂ«ruar me diçiturĂ«n: “Korça e turistĂ«ve nĂ« çdo stinĂ«â€.

Bashkia e Korçës ka përgatitur një program të pasur argëtues për të gjitha moshat për ditët e fundit të vitit dhe ditët e para të vitit të ri 2026.

The post Korça e turistëve në çdo stinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkodra sot, të dielën e fundit të vitit

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Festat e fundvitit e kanĂ« kthyer ShkodrĂ«n nĂ« njĂ« nga destinacionet mĂ« tĂ« preferuara nĂ« vend pĂ«r kĂ«tĂ« dhjetor.

Mes koncerteve, muzikës, dekorit shumëngjyrësh, atmosfera festive ndihet në çdo shesh dhe rrugë të qytetit duke përfshirë të gjitha grup-moshat.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, foto nga Shkodra sot, ku qytetarë të shumtë, por edhe turistë të huaj kanë mbushur rrugët e qytetit.

FĂ«mijĂ«t shijojnĂ« eksperiencĂ«n nĂ« pistĂ«n e patinazhit tĂ« akullit tĂ« ndĂ«rtuar nĂ« sheshin qendror tĂ« ShkodrĂ«s, ndĂ«rsa shtĂ«pizat e drurit, ofrojnĂ« produkte artizanale dhe krijime tĂ« tjera, tĂ« cilat menaxhohet nga tĂ« rinjtĂ« e “Act4Shkodra”. KĂ«to hapĂ«sira nuk janĂ« vetĂ«m festive, por edhe solidarizuese, pasi tĂ« ardhurat e mbledhura shkojnĂ« pĂ«r bamirĂ«si pĂ«r shtresat nĂ« nevojĂ«.

/e.i/r.e/

The post Shkodra sot, të dielën e fundit të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkodra, qyteti që di të festojë

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH–Ermira Isufaj/

Dritat e fundvitit kanë ndezur Shkodrën dhe bashkë me to edhe ritmin e qytetit. Në sheshin para bashkisë, ku muzika dëgjohet deri në rrugicat përreth, turistë dhe qytetarë ndalen, fotografojnë dhe bëhen pjesë e festës që këtë fundvit e ka kthyer Shkodrën në një nga destinacionet më të kërkuara në vend.

Sheshi është epiqendra e festimeve, ku çdo mbrëmje ngjiten artistë të njohur, duke e shndërruar qytetin në një skenë të hapur. Kalendari festiv do të kulmojë në natën e ndërrimit të viteve me performanca nga Arilena Ara, Noizy, Elvana Gjata, Sidrit Bejleri dhe spektaklin e fishekzjarreve.

Drejtoresha e Kulturës në Bashkinë Shkodër, Sara Smaja, thotë për ATSH-në se ky fundvit ka ardhur ndryshe, jo vetëm për shkodranët, por edhe për turistët e shumtë që kanë zgjedhur qytetin për të festuar. Risia e këtij viti është shtrirja e atmosferës festive në disa pika kryesore të qytetit.

PĂ«r fĂ«mijĂ«t Ă«shtĂ« krijuar njĂ« hapĂ«sirĂ« e posaçme pranĂ« lulishtes sĂ« bashkisĂ«, ndĂ«rsa pĂ«rgjatĂ« pedonales “KolĂ« Idromeno” rinia ka ngritur shtĂ«pizat e saj festive. TĂ« menaxhuara nga tĂ« rinjtĂ« e “Act4Shkodra”, kĂ«to hapĂ«sira nuk janĂ« vetĂ«m festive, por edhe solidarizuese, pasi tĂ« ardhurat e mbledhura shkojnĂ« pĂ«r bamirĂ«si pĂ«r shtresat nĂ« nevojĂ«.

Smaja thekson se ky është viti i tretë që bashkia e ka çuar festën në një tjetër dimension, duke dyfishuar numrin e turistëve. Strukturat akomoduese janë pothuajse të mbushura dhe gjetja e vendeve të lira për ditët e fundvitit është gjithnjë e më e vështirë.

Atmosfera festive shtrihet edhe nĂ« institucionet kulturore tĂ« qytetit. Teatri “Migjeni” ka sjellĂ« premiera dhe varietetin e humorit dhe kĂ«ngĂ«s “KartolinĂ«n ta dĂ«rgova”, ndĂ«rsa Orkestra Simfonike ka mbajtur koncert me tĂ« ftuar sopranon e njohur ndĂ«rkombĂ«tare Marigona Qerkezi. Muzeu Historik dhe Galeria e Arteve ofrojnĂ« ekspozita dhe veprimtari qĂ« pasqyrojnĂ« trashĂ«giminĂ« dhe krijimtarinĂ« bashkĂ«kohore tĂ« ShkodrĂ«s.

Krahas festës, bashkia ka ndërmarrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë. Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit janë të pranishme në sheshe dhe në akset kryesore për menaxhimin e trafikut dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve.

Përtej muzikës dhe dritave, turistët po shfrytëzojnë edhe atraksionet historike dhe natyrore të qarkut Shkodër. Kalaja e Rozafës, liqeni i Shkodrës, Buna, Thethi, Valbona dhe malet përreth mbeten pjesë e itinerarit edhe në dimër.

NĂ« kĂ«to ditĂ« festash, Shkodra jo vetĂ«m feston, por edhe mirĂ«pret, duke i dhĂ«nĂ« kuptim ftesĂ«s sĂ« saj tradicionale pĂ«r vizitorĂ«t: “Ardhshi tĂ« bardhĂ«â€.

Festat në Shkodër; Foto: Florjan Abazaj
1 nga 27

/e.i/r.e/

The post Shkodra, qyteti që di të festojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Bllofi” i turistĂ«ve, nuk nxitĂ«n konsumin nĂ« verĂ«

Me turisttĂ«t qĂ« sa vijnĂ« e bĂ«hen mĂ« koprracĂ« dhe popullsinĂ« vendase qĂ« Ă«shtĂ« tkurrur pĂ«r shkak tĂ« emigracionit, bizneset vendase ankohen pĂ«r konsum tĂ« dobĂ«t edhe nĂ« kulmin e sezonit tĂ« verĂ«s, çka bĂ«ri qĂ« shumĂ« mallrat tu mbeteshin stok. Ky perceptim i tyre tashmĂ« konfirmohet dhe nga tĂ« dhĂ«nat e INSTAT. Sipas INSTAT [
]

The post “Bllofi” i turistĂ«ve, nuk nxitĂ«n konsumin nĂ« verĂ« appeared first on BoldNews.al.

Turistë të huaj në kryeqytet për festat

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Tirana Ă«shtĂ« njĂ« prej destinacioneve mĂ« tĂ« vizituara nĂ« rajon, duke tĂ«rhequr mijĂ«ra turistĂ« tĂ« huaj nga e gjithĂ« bota qĂ« zgjedhin kryeqytetin pĂ«r tĂ« pĂ«rjetuar festat e fundvitit.

Isabell Mathersx dhe Lydia Bright janë dy vajza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë të parën vizitë të tyren në vendin tonë.

Ato shprehen se Shqipëria është një vend i bukur, me njerëz mikpritës, ndërsa e etiketojnë Tiranën si një qytet ideal për të kaluar disa ditë pushimesh.

“Kjo Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« vijmĂ« nĂ« ShqipĂ«ri. Jemi kĂ«tu nisur nga kurioziteti, pasi kemi dĂ«gjuar shumĂ« tĂ« flitet pĂ«r vendin tuaj. Na pĂ«lqen kultura, tradita, ushqimi. Kemi vizituar qytetin e Beratit, kemi parĂ« shpellĂ«n e PĂ«llumbasit nĂ« TiranĂ«, qĂ« ishte njĂ« eksperiencĂ« e jashtĂ«zakonshme. Ju keni shumĂ« vende tĂ« bukura, por sidomos natyra Ă«shtĂ« fantastike”, u shprehĂ«n ato.

Një tjetër grup prej tre të rinjsh, thanë për ATSH se kanë ardhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë nga Indonezia.

“Do tĂ« qĂ«ndrojmĂ« kĂ«tu njĂ« javĂ« dhe mezi presim tĂ« eksplorojmĂ« TiranĂ«n dhe disa qytete tĂ« tjera tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€.

Gerjan Duri, udhërrëfyes i një kompanie turistike në Tiranë, teksa shoqëron një grup prej 37 turistësh izraelitë, shprehet se ka interes të shtuar dhe grupe të mëdha të huajsh që zgjedhin ta vizitojnë Tiranën, sidomos gjatë festave.

Ai tha se ky grup turistësh do të zhvillojë një tur pesëditor në Tiranë gjatë të cilit do të vizitojnë edhe Shkodrën, Beratin dhe Krujën.

“Sipas Durit, turistĂ«t shprehen tĂ« kĂ«naqur me TiranĂ«n dhe qytetet e tjera, veçanĂ«risht gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« festave tĂ« dhjetorit. Ata vizitojnĂ« pikat kryesore turistike dhe konsumojnĂ« gatimet tradicionale.”

Tirana po konsolidohet si një destinacion i sigurt dhe mikpritës, ndërsa rritja e numrit të turistëve të huaj po e forcon profilin e kryeqytetit si destinacion turistik gjithëvjetor.

/e.i/a.f/r.e/

The post Turistë të huaj në kryeqytet për festat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rreth 100 mijĂ« vizitorĂ« nĂ« muzeun “Onufri” nĂ« Berat

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ – Me pasurinĂ« e tij unike tĂ« artefakteve kishtare dhe ikonografisĂ« bizantine Muzeu KombĂ«tar Ikonografik “Onufri” nĂ« Berat edhe nĂ« kĂ«tĂ« dhjetor Ă«shtĂ« i mbushur me vizitorĂ«.

Drejtori i QendrĂ«s Muzeore Berat, Miklor Pasku, tha sot pĂ«r ATSH-nĂ« se “edhe pse jemi drejt fundit tĂ« vitit, çdo ditĂ« muzeun e vizitojnĂ« grupe turistĂ«sh tĂ« huaj, por edhe vizitorĂ« vendas”.

“Nga janari deri tani muzeu Ă«shtĂ« vizituar nga rreth 100 mijĂ« vizitorĂ«, 75% prej tĂ« cilĂ«ve janĂ« tĂ« huaj, kryesojnĂ« polakĂ«t, francezĂ«t, italianĂ«t, gjermanĂ«t, spanjollĂ«t izraelitĂ«t, etj.”, tha Pasku.

Muzeu i IkonografisĂ« “Onufri” Ă«shtĂ« organizuar nĂ« ambientet e kishĂ«s “Fjetja e ShĂ«n MarisĂ«â€, nĂ« KalanĂ« e Beratit, prej 27 shkurtit tĂ« vitit 1986.

Muzeu mban emrin e Onufrit, kryemjeshtrit tĂ« pikturĂ«s ikonografike shqiptare nĂ« shekullin XVI. Katedralja – sipas mbishkrimeve qĂ« mbart – rezulton tĂ« jetĂ« rindĂ«rtuar nĂ« vitin 1797 mbi themelet e njĂ« kishe mĂ« tĂ« vjetĂ«r tĂ« periudhĂ«s bizantine.

Ajo përfaqëson një nga arkitekturat më tipike pasbizantine në qytetin e Beratit. Koleksioni i muzeut përbëhet nga 196 ikona dhe objekte liturgjike.

/k.s/j.p/r.e/

The post Rreth 100 mijĂ« vizitorĂ« nĂ« muzeun “Onufri” nĂ« Berat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump ashpërson hyrjet për turistët, kërkohet historiku 5-vjeçar i rrjeteve sociale

TuristĂ«ve nga dhjetĂ«ra vende, pĂ«rfshirĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, do t’u kĂ«rkohet tĂ« dorĂ«zojnĂ« historikun e rrjeteve sociale tĂ« pĂ«rdorura gjatĂ« pesĂ« viteve tĂ« fundit si kusht pĂ«r hyrje nĂ« Shtetet e Bashkuara, sipas njĂ« propozimi tĂ« ri tĂ« bĂ«rĂ« publik nga zyrtarĂ«t amerikanĂ«. Kushti i ri do tĂ« zbatohet pĂ«r shtetasit e vendeve qĂ« kanĂ« [
]

The post Trump ashpërson hyrjet për turistët, kërkohet historiku 5-vjeçar i rrjeteve sociale appeared first on BoldNews.al.

Turistë koprracë, vijnë më shumë, por shpenzojnë më pak

Turet kulturore të vjeshtës arritën të kompensonin rënien e ritmit turistik veror, duke e mbajtur këtë vit sërish në krye për numrin e vizitorëve të huaj. Deri në tetor, Shqipëria ka pritur 11.1 milionë turistë, një shifër që tregon rritje, edhe pse të moderuar. Pavarësisht numrave, bizneset e sektorit nuk janë të kënaqura. Të ardhurat rezultojnë më të ulëta nga sa pritej dhe operatorët turistikë e lidhin këtë me një ndryshim të qartë në profilin e turistit: sot mbizotërojnë të rinjtë që vijnë të frymëzuar nga rrjetet sociale, të cilët synojnë të shpenzojnë minimalisht. Operatorët turistikë nuk presin surpriza për vitin 2026. Ai shihet si një vijim i natyrshëm i këtij viti. Ajo që vihet në dyshim është qëndrueshmëria. Për të garantuar këtë duhet të merren masa konkrete në përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike, garantimin e furnizimit me ujë dhe energji, si dhe në përmirësimin e shërbimit.

 

Nertila Maho

Thuajse në mbyllje të vitit, bizneset në sektorin e turizmit nuk e thonë dot qartësisht nëse 2025-a ishte një vit suksesi apo zbehjeje.

Operatorët turistikë pohojnë se në shifër vizitorësh, ky vit mbetet i mirë, me një rritje të moderuar që ka ardhur si rrjedhojë e tureve kulturore të pranverës dhe vjeshtës.

NĂ« raport me tĂ« ardhurat e gjeneruara, bizneset e sektorit janĂ« skeptikĂ«. Tipologjia e turistit, kryesisht e re, nĂ« kĂ«rkim tĂ« eksperiencave por pa shpenzuar shumĂ«, ka sjellĂ« mĂ« pak tĂ« ardhura pĂ«r ta. Ky rezultat vjen si efekt i njĂ« “marketingu” qĂ« s’mund ta kontrollosh.

ËshtĂ« viraliteti i videove nĂ« rrjete sociale qĂ« ka bindur njĂ« pjesĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« turistĂ«ve se ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« pĂ«r t’u provuar dhe mbi tĂ« gjitha, shumĂ« e lirĂ« dhe pikĂ«risht ata kanĂ« kĂ«rkuar opsionet mĂ« tĂ« lira tĂ« mundshme.

Në akomodim kanë mbizotëruar apartamentet apo hostel, kurse në konsum blerjet në supermarket apo dyqanet e ushqimit të shpejtë. Sigurisht kjo nuk vlen për të gjithë turistët, por tipologjia mbizotëruese ka qenë kjo.

Balancimin e kanĂ« bĂ«rĂ« turistĂ«t qĂ« vijnĂ« nĂ« ture kulturore dhe ata tĂ« moshĂ«s sĂ« tretĂ« nga Europa PerĂ«ndimore, tĂ« cilĂ«t eksperiencĂ«n e ShqipĂ«risĂ« nuk e shohin si njĂ« “check in” por si njĂ« periudhĂ« çlodhjeje me mĂ« shumĂ« zgjedhje nga oferta turistike.

 

Turistë ka, por janë kursimtarë, ecuria e vitit 2025

Deri nĂ« fund tĂ« tetorit, ShqipĂ«rinĂ« e vizituan 11.1 milionĂ« tĂ« huaj. TĂ« paktĂ«n kjo ishte shifra qĂ« raportoi Ministria e Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit me njĂ« rritje 7% nĂ« raport me janar – tetor 2024.

Gjasat janë që ky vit të regjistrojë një rritje disi më të ulët se ajo e një viti më parë, por në total të tejkalojë rezultatin 11.7 milionë vizitorë që u regjistrua deri në fund të 2024-s.

Pavarësisht një numri më të lartë të hyrjeve të të huajve, konsumi ka qenë më i zbehtë duke lënë kështu më pak para në ekonomi.

Si numër vizitorësh jemi te pritshmëritë që kishim, pra që ky vit do të ishte njësoj si viti 2024. Ndoshta mund të cilësohet pak më i zbehtë sezoni veror. Kanë qenë turistë me kosto të ulët, të cilët kanë zgjedhur Tiranën, vendet rurale, agroturizmet.

KarakteristikĂ« e kĂ«tij sezoni veror ishte rĂ«nia e turistĂ«ve cilĂ«sorĂ«, pra atyre qĂ« paguajnĂ« mĂ« shumĂ« dhe kĂ«rkojnĂ« mĂ« shumĂ« shĂ«rbime. Kishte rĂ«nie tĂ« kĂ«tij grupi nĂ« raport me vitin 2024”, shprehet Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa.

Ndryshimi i tipologjisë së turistit duket se lidhet drejtpërdrejt me formën që ka ndikuar zgjedhjen e këtyre të huajve për të ardhur në Shqipëri dhe pjesa më e madhe u janë referuar rrjeteve sociale.

Viraliteti qĂ« mori vendi ynĂ« nĂ« rrjete sociale, qĂ« fillimisht lidhej me bukuritĂ« natyrore, ushqimin e mirĂ« dhe koston e lirĂ« duket se u kthye nĂ« njĂ« bumerang qĂ« ka tĂ«rhequr gjithmonĂ« e mĂ« shumĂ« “kursimtarĂ«â€ nĂ« njĂ« lloj “gare” pĂ«r eksperiencĂ«n sa mĂ« tĂ« lirĂ«.

“Nuk Ă«shtĂ« se nuk patĂ«m turistĂ« kĂ«tĂ« verĂ«. Ndoshta patĂ«m njĂ«soj ose mĂ« shumĂ« por ajo qĂ« bĂ«ri diferencĂ«n Ă«shtĂ« tipologjia e turistit.

Kjo është një tipologji e re ku dominojnë kryesisht moshat e reja që parapëlqejnë të shpenzojnë pak dhe të krijojnë eksperienca.

KĂ«rkojnĂ« alternativat mĂ« tĂ« lira. Kjo moshĂ« kĂ«shtu sillet kudo jo vetĂ«m nĂ« ShqipĂ«ri”, – pohon Arben Çipa, nga “Sipa Tours”.

 

Burimi: INSTAT

 

Vjeshta korrigjon verën, turet kulturore gjithmonë e më shumë interes

Teksa vera shfaqi një situatë të zbehtë për turizmin, pranvera dhe tani edhe vjeshta përmirësuan bilancin turistik të vitit.

Operatorët turistikë shprehen se kjo periudhë ka qenë me një ecuri pozitive dhe të huajt po parapëlqejnë gjithmonë e më shumë që në formë të organizuar në periudha kryesisht njëjavore të vizitojnë qytetet më të rëndësishme në aspektin kulturor.

“Vjeshta Ă«shtĂ« shumĂ« mirĂ«. Ka njĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme dhe grupe tĂ« shumta qĂ« vijnĂ« me ture kulturore nĂ« formĂ« tĂ« organizuar. Po kĂ«shtu, ka edhe shumĂ« turistĂ« individualĂ« qĂ« shpenzojnĂ« pak dhe zgjedhin tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ«pĂ«r AirBNB.

Turet kulturore kanë qenë më të qëndrueshëm. Janë turistë që edhe shpenzojnë pak më shumë dhe zgjedhin të qëndrojnë deri në shtatë net duke lëvizur dhe duke eksploruar vende të ndryshme.

VizitojnĂ« Veriun, pra ValbonĂ«n dhe Thethin, vizitojnĂ« vendet historike siç Ă«shtĂ« Berati dhe Gjirokastra dhe ndalen edhe nĂ« SarandĂ«. Deri mĂ« tani mund tĂ« themi qĂ« numrat janĂ« tĂ« kĂ«naqshĂ«m”, – nĂ«nvizon z. Kasa.

TĂ« njĂ«jtĂ«n tendencĂ« konfirmon edhe z. Çipa, i cili nga muajt e vjeshtĂ«s veçon shtatorin i cili bĂ«ri diferencĂ«n edhe pĂ«r atĂ« bilancin e turizmit tĂ« rĂ«rĂ«s dhe detit.

Turet kulturore të përqendruara sidomos në tetor dhe nëntor mbeten në nivele të kënaqshme.

“ËshtĂ« vĂ«nĂ« re njĂ« miks i turistit tĂ« pavarur, pra qĂ« vjen individualisht dhe operatorĂ«ve turistikĂ« qĂ« sjellin nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« organizuar vizitorĂ« pĂ«r ture kulturore.

KĂ«to tĂ« fundit kanĂ« pasur ritĂ«m tĂ« kĂ«naqshĂ«m dhe akoma edhe sot qĂ« jemi nĂ« nĂ«ntor, shifrat e tureve kulturore mbeten nĂ« nivele tĂ« mira”, pohon ai.

 

Burimi: INSTAT

 

Nga shërbimi te mungesa e ujit dhe infrastruktura, pikat ku duhet të reflektojmë

Gjatë këtij viti, shërbimi në sektorin e turizmit ka vijuar të shfaqë presionin që sjell mungesa e fuqisë punëtore të thjeshtë, por sidomos asaj të kualifikuar.

Z. Çipa shprehet se shĂ«rbimi te ne mbetet ende elementar.

Ai gjykon se ndoshta viti tjetër do ta gjejë më të përgatitur sektorin sepse po rekrutohen vazhdimisht punonjës të huaj.

“Ndoshta mund tĂ« evoluojmĂ« pak nĂ« shĂ«rbim, pasi pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« stafit po e marrim nga jashtĂ« dhe kjo do tĂ« na bĂ«jĂ« tĂ« mundur qĂ« tĂ« pĂ«rmirĂ«sohemi disi, por duhet tĂ« vihet theksi te profesionistĂ«t e sektorit qĂ« janĂ« pika kyçe”, – nĂ«nvizon z. Çipa.

Gjatë këtij viti, për rajone të ndryshme në vend, problemet ishin të theksuara dhe në shërbime bazë, të cilat për zonat turistike janë të pakonceptueshme.

Ndër to renditet mungesa e ujit në zonën e Golemit, mungesa e energjisë në disa zona, djegia e mbetjeve në Vlorë. Për z. Kasa këto janë elemente që përkeqësojnë vlerësimin e përgjithshëm turistik të Shqipërisë.

“Problem kryesor ka qenĂ« mungesa e shĂ«rbimit. TuristĂ«t kanĂ« pasur rezerva pĂ«r kĂ«tĂ« dhe nuk kanĂ« nguruar ta shprehin si ankesĂ« qoftĂ« tek agjencitĂ« e tyre, qoftĂ« nĂ« biseda.

Kur ti paguan një dhomë me çmimin 300-400 euro është e pakonceptueshme që të të duhet të presësh 20 minuta për një kafe që është gjëja më e thjeshtë.

Problemeve të tjera ne u kemi dhënë zë vazhdimisht. Kryesisht ankesat janë për kantieret e ndërtimit që mbeten hapur gjatë sezonit.

Pra subjektet ndërtojnë fare pranë strukturave akomoduese dhe kjo e kthen pushimin në një stres për turistët.

Zhurmat qĂ« shkakton ndĂ«rtimi orar pa orar, inertet por edhe pamja qĂ« kanĂ« objektet e papĂ«rfunduara nuk Ă«shtĂ« aspak mikpritĂ«se pĂ«r syrin e njĂ« turisti dhe nuk tĂ« jep pĂ«rshtypjen qĂ« je nĂ« njĂ« zonĂ« turistike”, – nĂ«nvizon z. Kasa.

 

Burimi: INSTAT

 

Viti 2026 pa surpriza, pritet të ketë të njëjtën ecuri si viti aktual

Viti 2025 pritet të mbyllet me një bilanc pozitiv për hyrjen e të huajve në Shqipëri, ku rritja pritet të jetë më e zbehtë se ajo e vitit paraardhës.

Operatorët turistikë shprehen se edhe për vitin tjetër nuk presin ndonjë surprizë, çka do të thotë se ecuria e sektorit pritet të mbetet pozitive, por ritmet e rritjes më të ngadalta.

Edhe tipologjia e turistit pritet që të mbetet e njëjtë me atë të këtij viti duke qenë se kryesimin e marketimit po e mbajnë rrjetet sociale.

Turizmi i organizuar do të dominohet sërish nga polakët teksa ai individual nga Kosova dhe Italia, edhe pse këto dy grupe po tregojnë luhatje herë pas here.

Duhet të shohim me kujdes këto tendenca, sepse shqiptarët e Kosovës dhe italianët janë dy grupet më të mëdha të turizmit të paorganizuar, kurse polakët më të mëdhenjtë në turizmin e organizuar dhe gjasat janë që kështu të mbetet tendenca edhe vitin tjetër.

Franca, nga ana tjetër, edhe pse me tendencë në rritje ka numër të vogël turistësh. Izraeli është një tjetër treg që ka pasur rritje. Janë të paktën 100 mijë turistë që kanë ardhur nga ky vend nga prilli e deri në tetor.

Ideja Ă«shtĂ« qĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« vijon tĂ« ketĂ« interes, por ne duhet tĂ« reflektojmĂ« dhe tĂ« bĂ«jmĂ« korrigjimet tona pĂ«r tĂ« mos humbur terren. Gjasat janĂ« qĂ« viti 2026 tĂ« jetĂ« i njĂ«jtĂ« si 2025-a”, – shprehet z. Kasa.

Edhe pĂ«r Arben ÇipĂ«n, pritshmĂ«ritĂ« janĂ« tĂ« njĂ«jta pĂ«r vitin e ardhshĂ«m si nĂ« tĂ« ardhura, edhe nĂ« tipologjinĂ« e turistit.

 

 

 

 

The post Turistë koprracë, vijnë më shumë, por shpenzojnë më pak appeared first on Revista Monitor.

Rama ndan pamje nga Alpet të mbuluara nga dëbora

TIRANË, 29 nĂ«ntor /ATSH/ ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« nga destinacionet mĂ« tĂ«rheqĂ«se gjatĂ« viteve tĂ« fundit.

Përveç bregdetit gjatë verës, pushuesit zgjedhin si destinacion edhe bukuritë natyrore të vendit gjatë dimrit.

Një prej tyre janë edhe Alpet Shqiptare, të cilat të mbuluara nga manteli i bardhë i dëborës ofrojnë peizazhe mahnitëse.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga madhĂ«shtia e Alpeve tona, tĂ« mbuluara nga manteli i bardhĂ« i dĂ«borĂ«s dhe tĂ« frekuentuara nga turistĂ«t e shumtĂ« vendas dhe tĂ« huaj nĂ« DitĂ«n e Çlirimit tĂ« vendit.

Alpet shqiptare me bukuritë e tyre natyrore mbeten një atraksion absolut i turizmit duke tërhequr pushues vendas dhe të huaj në çdo periudhë të vitit.

Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina lumenjsh me ujëra të kristalta, gryka dhe qafa malesh që të intrigojnë të vazhdosh më tej për të eksploruar natyrën, me një bimësi të pasur, Alpet përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë.

Majat e maleve në këtë territor duket sikur arrijnë qiellin. Bukuria mahnitëse e tyre pasqyrohet në ujërat e kthjellta të lumenjve si Shala, Valbona, Curraj, Cemi, Moraça, etj., si dhe në liqenet akullnajore të Pejës, Jezercës, Dobërdolit, Sylbicës etj., ofrojnë një qetësi përrallore dhe një nivel adrenaline, e cila ndryshon në çdo moment që shijon bukuritë e shumta të kësaj hapësire.

Male të tilla si Radohima, Maja e Hekurave, maja e Arapit, maja e Shkëlzenit ofrojnë një panoramë të ndryshme, e cila tundon shpirtin aventuror të çdo vizitori për të parë bukuritë natyrore përreth tyre.

/gj.m/r.e/

The post Rama ndan pamje nga Alpet të mbuluara nga dëbora appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Mbi 11 milionë turistë në 10 muaj

TIRANË, 17 nĂ«ntor/ATSH/ ShqipĂ«ria ka mirĂ«pritur 11,137,328 vizitorĂ« tĂ« huaj nga janari deri nĂ« tetor 2025, ose 7% mĂ« shumĂ« se nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024.

Shifra u bë e ditur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Gonxhja tha se “vetĂ«m nĂ« tetor 2025 janĂ« regjistruar 908,642 vizitorĂ«, njĂ« ritĂ«m qĂ« dĂ«shmon transformimin e turizmit gjithĂ«vjetor, duke lĂ«nĂ« pas modelin sezonal dhe afirmuar ShqipĂ«rinĂ« si njĂ« destinacion nĂ« zhvillim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ«rheqĂ«s nĂ« çdo stinĂ«â€.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë, etj., plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve, edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës.

Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj., janë destinacione të kërkuara në çdo stinë për turizëm historik dhe kulturor.

Po ashtu, vendi ynë ka kushte për turizëm gjithëvjetor, për shkak të relievit, që ofron mundësi për turizëm nga jugu, në veri. Fshatrat turistikë të veriut të vendit njohin së fundmi numër të lartë turistësh, ndërsa po zhvillohet edhe infrastruktura për turizmin e aventurës.

Shqipëria po ashtu ka lumenj të shumtë, laguna dhe parqe kombëtare, të cilat tërheqin me bukruinë natyrore të tyre turistë nga e gjithë bota.

/k.s/

The post Gonxhja: Mbi 11 milionë turistë në 10 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjirokastra bëhet destinacion kryesor turistik, 300,000 vizitorë dhe në rritje

Qyteti i GjirokastrĂ«s dhe atraksionet e tij turistike po tĂ«rheqin njĂ« numĂ«r gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madh vizitorĂ«sh vendas dhe tĂ« huaj. Kalaja e GjirokastrĂ«s ka shĂ«nuar njĂ« arritje tĂ« jashtĂ«zakonshme, duke mirĂ«pritur 300,000 vizitorĂ« deri tani nĂ« vitin 2025, njoftoi Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja. “Kjo shifĂ«r rekord tregon qartĂ« rritjen e pandĂ«rprerĂ« tĂ« interesit qĂ« vizitorĂ«t


Source

Gonxhja: 300 mijë vizitorë në kalanë e Gjirokastrës nga janari deri tani

TIRANË, 15 nĂ«ntor/ATSH/ Gjirokastra dhe atraksionet e shumta turistike qĂ« qyteti i gurtĂ« ofron po kthehen nĂ« zgjedhje absolute pĂ«r mijĂ«ra turistĂ« vendas dhe tĂ« huaj.

Kalaja e Gjirokastrës është një pjesë e ofertës turistike që prej kohësh po vizitohet nga një numër rekord turistësh.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vuri sot në dukje se Kalaja e Gjirokastrës ka shënuar një arritje mbresëlënëse, duke mirëpritur 300,000 vizitorë deri në këtë moment të vitit 2025.

“Kjo shifĂ«r rekord tregon qartĂ« rritjen e pandĂ«rprerĂ« tĂ« interesit qĂ« vizitorĂ«t vendas dhe tĂ« huaj po tregojnĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« monument mahnitĂ«s tĂ« trashĂ«gimisĂ« sonĂ« kulturore. Kjo shifĂ«r rekord tregon qartĂ« rritjen e pandĂ«rprerĂ« tĂ« interesit qĂ« vizitorĂ«t vendas dhe tĂ« huaj po tregojnĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« monument mahnitĂ«s tĂ« trashĂ«gimisĂ« sonĂ« kulturore”, u shpreh Gonxhja nĂ« postimin nĂ« rrjetet sociale.

Kalaja e GjirokastrĂ«s Ă«shtĂ« e vendosur mbi njĂ« kodĂ«r pak tĂ« shkĂ«putur nga Mali i GjerĂ«, e ngritur nĂ« njĂ« pikĂ« vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit. Krahasuar me kalatĂ« mjesjetare tĂ« tjera tĂ« vendit, kjo kala Ă«shtĂ« mĂ« e vogĂ«l nga sipĂ«rfaqja dhe ruhet nĂ« gjendje mĂ« tĂ« mirĂ«. GjerĂ«sia e saj Ă«shtĂ« 75 metra dhe gjatĂ«sia 500 metra. PĂ«r t’u shtuar rezistencĂ«n mureve tĂ« kalasĂ« janĂ« ngritur pesĂ« kulla tĂ« fuqishme.

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga pikat më të rëndësishme të turizmit kulturor në jug të vendit, me një numër vizitorësh që rritet nga viti në vit.

Investimet në ruajtjen dhe promovimin e saj po e kthejnë këtë monument kulture në një destinacion referencë për turistët vendas dhe të huaj.

/e.i/j.p/

The post Gonxhja: 300 mijë vizitorë në kalanë e Gjirokastrës nga janari deri tani appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës

TIRANË, 1 nĂ«ntor/ATSH/ Qyteti i njĂ« mbi njĂ« dritareve zgjon kureshtjen e turistĂ«ve nĂ« çdo stinĂ« tĂ« vitit, ku rrugicat e kalldrĂ«mta tĂ« kalasĂ« dhe lagjet historike tĂ« tij gjallĂ«rojnĂ« edhe nĂ« kĂ«tĂ« ditĂ« tĂ« parĂ« nĂ«ntori.

Turistët, veçanërisht ata të huaj, nuk largohen pa u ndalur në qytetin historik të Beratit, që është kthyer në një ndër qytetet më të vizituar në vend.

Për këtë sezon turistik vendet më të vizituara kanë qenë: Kalaja, Mangalemi dhe Gorica. Pa lënë pa përmendur këtu dhe thesaret që këto lagje mbajnë: muze, kisha dhe xhami.

Drejtori i Turizmit dhe Aktiviteteve nĂ« bashkinĂ« e Beratit, Marius Çepele tha sot pĂ«r ATSH-nĂ« se “nga fillimi i janarit deri nĂ« fund tĂ« tetorit Berati u vizitua nga 750 mijĂ« turistĂ« vendas e tĂ« huaj. NdĂ«rkohĂ« qĂ« vetĂ«m nĂ« muajt shtator-tetor numri i turistĂ«ve qĂ« kanĂ« vizituar qytetin e njĂ« mbi njĂ« dritareve Ă«shtĂ« 280 mijĂ«â€.

Sipas tij, në periudhën janar-tetor 2025, 85% e vizitorëve ishin të huaj dhe 15% vendas.

Një interes të veçantë turistët shfaqin edhe për muzeumet e qytetit, ku njihen me historinë dhe trashëgiminë kulturore të Beratit, por jo vetëm.

“Numri i vizitorĂ«ve nĂ« muzeumet e qytetit ka arritur nĂ« 94 204 vizitorĂ«â€, tha Çepele.

Por, turistët vendas e të huaj që vizitojnë Beratin, përveç turizmit historik po tregojnë interes edhe për turizmin natyror dhe atë të aventurës.

“Po tĂ« dalim jashtĂ« qendrĂ«s sĂ« qytetit kemi fshatrat turistikĂ«, me agroturizme tĂ« zhvilluara, malin e Tomorit, ujĂ«varĂ«n e BogovĂ«s, kanionet e Osumit etj.”, tha Çepele.

Turistët tashmë nuk ndalen vetëm një ditë për të shijuar bukuritë e tij, por qëndrojnë edhe me ditë të tëra. Zgjerimi i paketave turistike përtej qytetit, duke përfshirë fshatra me vlera natyrore dhe agroturizmet, ka shtuar ndjeshëm kohëqëndrimin e tyre.

Kjo gjë vihet re edhe në shtimin e strukturave akomoduese në Berat dhe rrethinat e tij.

“NĂ« vitin 2025, numri i strukturave akomoduese nĂ« Berat Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«. Kjo lidhet me rritjen e vazhdueshme tĂ« fluksit turistik qĂ« qyteti ka pĂ«rjetuar, sidomos pas pĂ«rmirĂ«simeve nĂ« infrastrukturĂ« dhe promovimit si destinacion kulturor. GjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« banesa tradicionale janĂ« kthyer nĂ« bujtina, shtĂ«pi pritĂ«se dhe apartamente pĂ«r turistĂ«â€, theksoi Çepele.

Gjithashtu, vijoi ai, vërehet se në periferitë e qytetit dhe fshatrat afër tij janë shtuar edhe vila e agroturizme.

Numri i njĂ«sive akomoduese Ă«shtĂ« rritur me rreth 40–45% krahasuar me 2024-Ă«n, duke reflektuar kĂ«rkesĂ«n nĂ« rritje pĂ«r qĂ«ndrime nĂ« qytetin-muze dhe zonat pĂ«rreth.

“NĂ« 2024 kishim 1 milion vizitorĂ«, me njĂ« rritje 35% duke e krahasuar me vitin 2023. NĂ« vitin 2025 kemi 300 struktura akomoduese, hotele, bujtina, shtĂ«pi pritĂ«se ose 25% mĂ« shumĂ« se 2023-shin. NdĂ«rsa nĂ« vitin 2025 kemi 10 mijĂ« shtretĂ«r nĂ« funksion tĂ« turizmit”, theksoi Çepele.

NĂ« Berat, shtoi Çepele, vihet re edhe rritja e numrit tĂ« bizneseve me 93% krahasuar me 2023, rritja e vlerĂ«s sĂ« pronave me 45% krahasuar me 2023 si dhe rritja e numrit tĂ« kredive pĂ«r biznese turistike, tĂ« cilat zĂ«nĂ« 65% tĂ« totalit tĂ« kredive nĂ« bankat e nivelit tĂ« dytĂ«.

Bashkia e Beratit vijon organizmin e aktiviteteve të ndryshme që tërheqin mijëra vizitorë gjatë gjithë vitit.

“NĂ« funksion tĂ« turizmit organizohet edhe paketa e aktiviteteve, ku kemi njĂ« stacion datash vjetore qĂ« janĂ« kthyer nĂ« aktivitete kombĂ«tare dhe ndĂ«rkombĂ«tare me rreth 35 mijĂ« vizitorĂ« tĂ« pranishĂ«m si Festivali i VerĂ«s, Mangalem Shades, Christmass Market dhe Festat e Dhjetorit, Maratona e GjelbĂ«r, Festat e fshatrave: Festa e QershisĂ«, Festa e Fikut nĂ« Roshnik, Festa e Ullirit nĂ« Bilçë, Festa e SinjĂ«s, Festivali i XixĂ«llonjave, Festivali i Teatrit KombĂ«tar pĂ«r FĂ«mijĂ«, Fundjavat e VerĂ«s nĂ« Berat etj.”, tha Çepele.

Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte që janë funksionale. Prej tyre 60 janë monumente të Kategorisë së Parë dhe të tjerat të Kategorisë së Dytë të mbrojtjes.

/k.s/r.e/

The post Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pushuesit vijojnë të shijojnë plazhin në Vlorë

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Vlora mirĂ«priti kĂ«tĂ« verĂ« turistĂ« nga e gjithĂ« bota, tĂ« cilĂ«t zgjodhĂ«n tĂ« zbulojnĂ« bukuritĂ« e fshehura tĂ« bregdetit, por edhe kulinarinĂ« e mikpritjen vendase.

Por edhe pse jemi në ditët e fundit të tetorit, fluksi i turistëve po vijon në bregdetin e Vlorës, favorizuar edhe nga temperaturat e larta në vend.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale disa foto nga plazhet përgjatë Lungomares, të mbushura me qytetarë që shijojnë diellin, por edhe ujërat e kristalta të Adriatikut.

“NdĂ«rsa po hyn nĂ«ntori nĂ« VlorĂ«â€Šâ€, shkruan Rama, krahas pamjeve.

Edhe pse sezoni i plazhit ka përfunduar zyrtarisht, nga fotot e publikuara nga kreu i qeverisë, vihet re se shumë vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur Vlorën për të shijuar rrezet e diellit, duke u larë edhe në det.

Shëtitorja buzë detit në Vlorë është plot edhe në këto ditë fundtetori, ndërsa qytetarë të tjerë zgjedhin të shijojnë rrezet e diellit në bregdet duke shijuar kaltërsinë e detit në distancë.

Bregdeti i Vlorës po shndërrohet në një destinacion gjithëvjetor falë rezervimeve nga turistët e huaj.

Përveç bregdetit, Vlora ofron edhe turizmin malor, si dhe atë të aventurës. Po ashtu, pjesë e ofertës turistike janë muzetë, kultura, kulinaria, tradita e ruajtur dhe promovuar me mjaft kujdes.

/m.m/r.e/

The post Pushuesit vijojnë të shijojnë plazhin në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga plazhi i Ksamilit

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Plazhi i Ksamilit, mbetet njĂ« ofertĂ« turistike jo vetĂ«m gjatĂ« sezonit turistik, por gjatĂ« gjithĂ« vitit.

Falë detit të kristaltë e ishujve me plazhe mahnitëse që arrihen lehtësisht nga bregu, si dhe afërsisë me qytetin antik të Butrintit, Ksamili tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot nĂ« rrjetet sociale pamje nga ky plazh, teksa shkruan “Ksamili sot”.

Pavarësisht se jemi në javën e fundit të muajit tetor, pushues të shumtë shijojnë motin e ngrohtë dhe plazhin me ujërat e pastra të Jonit.

Ksamili është një qytet i vogël në brezin bregdetar jugor, të quajtur zakonisht Riviera Shqiptare, që shtrihet në detin Jon me ujëra ngjyrë bruz dhe përballë ishullit grek të Korfuzit.

/e.i/r.e/

The post Rama ndan pamje nga plazhi i Ksamilit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ShkodĂ«r – Pasi darkuan, 8 turistĂ«t spanjollĂ« ‘zhduken’ nga lokali pa paguar faturĂ«n/ VIDEO

Pronari i një lokali në Shkodër ka denoncuar një rast të pakëndshëm, ku një grup turistësh të huaj, dyshohet spanjollë, janë larguar nga lokali i tij pa paguar faturën. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në momentin kur lokali ishte i mbushur plot me klientë. Ai ka treguar se bëhej fjalë për tetë persona që udhëtonin [
]

The post ShkodĂ«r – Pasi darkuan, 8 turistĂ«t spanjollĂ« ‘zhduken’ nga lokali pa paguar faturĂ«n/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

❌