Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama: Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me lajmet që janë shpërndarë në disa medie mbi ftesën që i është bërë Shqipërisë për të qenë pjesëmarrëse si vend anëtar themelues i Bordit të Paqes në Rripin e Gazës.

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë, duke i cilësuar gënjeshtra, pretendimet e disa medieve, sipas të cilave “në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së, apo se Shqipëria do të paguajë 1 miliard euro dhe këtu do të vijnë palestinezët”.

“Tenxheret politike e medietike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme të Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht”, u shpreh Rama.

Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit Rama:

Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!

🌪Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB
❌GËNJESHTËR

🌪Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO
❌GËNJESHTËR

🌪Palestinezët do të vijnë në Shqipëri
❌GËNJESHTËR

E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë:

Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurmshme të Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.

Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë.

Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani”.

/m.m/r.e/

The post Rama: Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliard euro për Bordin e Paqes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

TIRANË, 18 janar/ATSH-Maela Marini/ Dorian Potka, i cili prej 13 vitesh ka hapur Akademinë e Arteve Marciale në Korçë, ishte sot i ftuari i radhës i kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”.

Në Qqendrën e tij sportive, të cilën e menaxhon bashkë me bashkëshorten, Anxhelën, ushtrohen mbi 100 persona të grupmoshave të ndryshme.

Doriani tregoi se si u kthye nga emigrimi në Greqi dhe vendosi që aftësitë që kishte fituar atje me artet marciale t’i vinte në dispozicion për krijimin e kësaj qendre sportive.

E krijuar në fund të vitit 2013, Akademia e Arteve Marciale në Korçë është bërë si pikë referimi për ushtrimin e këtij sporti nga grupmosha të ndryshme.

/r.e/

The post Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dashnor Bushi truke magjie në podkastin “Flasim”

TIRANË, 18 janar/ATSH-Maela Marini/ Finalisti i “Albania’s Got Talent”, Dashnor Bushi ishte i ftuari i radhës në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama.

Dashnor Bushi i lindur dhe rritur në Kavajë, ka emigruar më pas në Itali, vend ku lindi dhe djali i tij Nikolas, i cili u trajnua si ventrilok dhe ishte fitues i “Albania’s Got Talent”.

Në Kavajë ata jetuan disa vite e më pas të gjithë bashkë si familje emigruan në SHBA, ku Dashnori ushtroi artin e iluzionizmit, ndërsa djali i tij Nikolas u trajnua si ventrilok.

I njohur për truket e magjisë, ai ushtroi po ashtu disa nga numrat e tij edhe në studion e podkastit “Flasim”, duke befasuar kryeministrin Rama dhe të ftuarin tjetër në studio.

Dashnor Bushi tha se loja me letra ka qenë pasioni i tij që në rini.

“Truket me letra janë pasioni im, pasi kërkon aftësi dhe shumë punë”, tha Bushi.

Ai tregoi se është larguar drejt SHBA-së në vitin 2013, ndërsa u shpreh se “ka disa gjëra që po ndryshojnë në Shqipëri edhe për artin e magjisë. “Kemi një popull të vështirë për këtë lloj arti, por unë e adhuroj punën time dhe e bëj për të kënaqur publikun”, tha ai.

/r.e/

The post Dashnor Bushi truke magjie në podkastin “Flasim” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Rishikim i ligjit të arsimit të lartë në funksion të ndërkombëtarizimit të universiteteve

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e rishikimit të ligjit të arsimit të lartë në funksion të ndërkombëtarizimit të universiteteve.

Gjatë podkastit “Flasim”, Kryeministri vlerësoi rëndësinë e mbledhjes së Konferencës së Rektorëve gjatë javës që lamë pas, të cilën e cilësoi si një takim të rëndësishëm për vazhdimin e përpjekjes së përbashkët mes qeverisë dhe universitetit, botës akademike, në funksion të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë.

“Ky diskutim i hapur është zhvilluar në funksion të ndërkombëtarizimit të arsimit tonë të lartë dhe në funksion të racionalizimit të burimeve dhe potencialeve në arsimin tonë të lartë”, tha Rama.

Kryeministri bëri të ditur se në këtë takim ka paraqitur sfidat mbi të cilat duhet të vendosen piketat e reja, duke filluar nga një rishikim i ligjit “Për arsimin e lartë”.

“Ka ardhur koha, pasi tanimë është krijuar një eksperiencë. Ligji na mundësoi një përmbysje të madhe, por sot është e qartë që, mbi bazën e eksperiencës dhe, natyrisht, të sfidave të reja, ligji duhet të rishikohet dhe këtë gjë do ta bëjmë së bashku, pa diskutim, me universitetet. Nga ligji, pra, deri te rritja e përpjekjeve për të shtuar zinxhirin që tanimë ka filluar të shtrihet në territor, të ndërkombëtarizimit përmes partneriteteve të ngushta me universitete të njohura në Evropë dhe botë dhe përmes programeve të përbashkëta”, u shpreh Rama.

Po ashtu, Kryeministri theksoi se “një aspekt tjetër është edhe qasja ndaj financimit. Për këto do të flasim më hollësisht në takimin që ne mbajmë rregullisht si një këshill i përbashkët, po themi joformal, por shumë efikas, mes qeverisë dhe përfaqësuesve të universiteteve, ku këtë radhë do të jenë ftuar të gjithë përfaqësuesit, pa dallim të universiteteve publike dhe atyre private, ose më saktë, universiteteve publike me financim shtetëror dhe universiteteve publike me financim privat”.

/m.m/r.e/

The post Rama: Rishikim i ligjit të arsimit të lartë në funksion të ndërkombëtarizimit të universiteteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Nderimi me medaljen “Zayed” vlerësim i paharrueshëm, krenar për Shqipërinë

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot të paharrueshëm vlerësimin me medaljen “Zayed”, nga presidenti i Emirateve të Bashkuara, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Gjatë podkastiti “Flasim”, Kryeministri theksoi se ky vlerësim e ka prekur dhe njëkohësisht e ka bërë shumë krenar për Shqipërinë.

“Ky moment më ka prekur personalisht dhe më ka lënë pa fjalë, për hir të së vërtetës, gjë që nuk më ndodh shpesh, siç edhe mund ta merrni me mend, se te fjalët nuk mbetem ndonjëherë mangut përgjithësisht, por këtë herë kam mbetur mangut. Ishte momenti kur një mik i madh i Shqipërisë, një mik i vjetër i shqiptarëve dhe një personalitet i madh i politikës botërore, që jam i nderuar ta quaj mik, më ka bërë një surprizë në Pallatin Presidencial, duke më akorduar medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve, Sheikh Zayed.”

Rama theksoi se presidenti Mohammed bin Zayed Al Nahyan, i ka bërë një vlerësim që realisht, për nga mënyra, vendi dhe, mbi të gjitha, për nga pesha që ka, është absolutisht i paharrueshëm.

“Nuk e di sa unë e meritoj, por di që të qenit në radhë me ata që e kanë marrë më parë këtë vlerësim më bën shumë krenar për Shqipërinë si kryeministër shqiptar dhe, njëkohësisht, më ngarkon edhe me më shumë, si të thuash, përgjegjësi, nëse mund të ketë akoma, në raport me çuarjen përpara të këtij misioni që më kanë besuar shqiptarët, që është Shqipëria në Bashkimin Evropian dhe një Shqipëri krenare, dinjitoze, kryelartë kudo në botë”, u shpreh Kryeministri.

/m.m/r.e/

The post Rama: Nderimi me medaljen “Zayed” vlerësim i paharrueshëm, krenar për Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Energjia e gjelbër do t’i japë Shqipërisë avantazh të rëndësishëm strategjik

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot bindjen se Shqipëria do të ketë sovranitet energjetik brenda këtij mandati qeverisës.

Në nisje të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama informoi mbi pjesëmarrjen në Javën e Qëndrueshmërisë 2026 në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Në një prej paneleve, së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, ne iu përgjigjëm një sërë pyetjesh që shprehnin interesimin, pikërisht, për përpjekjet që po bëjmë në sensin e zhvillimit të qëndrueshëm, të rritjes së kapaciteteve energjetike dhe, patjetër, edhe në sensin e shfrytëzimit maksimal të teknologjisë, si një instrument shumë i rëndësishëm në funksion edhe të procesit të anëtarësimit”, informoi Rama.

Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin trilateral mes Emirateve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Italisë, ku Shqipëria ka një rol kyç, si vendi ku do të krijohet një kapacitet gjenerimi i energjisë së gjelbër.

Rama tha se përmes kabllit nënujor që do të lidhë Shqipërinë me Italinë, kjo energji do të transmetohet në Itali dhe në vende të tjera, duke i dhënë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm strategjik.

“Por më e rëndësishmja, kam përcjellë edhe një mesazh për të cilin unë personalisht, po edhe e gjithë shumica jonë qeverisëse, ka krenarinë të jetë bartëse – Shqipëria sovrane në energji. Pasi, sipas programit dhe sipas të gjitha hapave që po i hedhim mbi planin e detajuar për këtë program, Shqipëria do të ketë sovranitet energjetik brenda këtij mandati të qeverisë sonë, mandatit të 83 mandateve”, tha Rama.

/m.m/r.e/

The post Rama: Energjia e gjelbër do t’i japë Shqipërisë avantazh të rëndësishëm strategjik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Parku eolik në Tropojë, hap i rëndësishëm për sovranitetin energjetik

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se projekti për ndërtimin e parkut të energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë do të thellojë diversifikimin e portofolit energjetik të vendit.

Në nisje të podkastit “Flasim”, kryeministri Rama u ndal te zhvillimet kryesore të javës, ku veçoi projektin madhor të parkut me energji të rinovueshme me erë në Tropojë.

“Kjo javë ka qenë e rëndësishme edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik, pasi kemi hedhur edhe një hap tjetër të rëndësishëm në drejtim të sovranitetit energjetik, duke fuqizuar kështu themelet e ekonomisë dhe duke iu afruar atij momenti kur Shqipëria nuk do të ketë më nevojë të paguajë nga taksat e shqiptarëve për të importuar energji nga jashtë”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama vlerësoi hapin e hedhur për fazën e dytë të projektit madhor të parkut me energji të rinovueshme me erë në Tropojë, me një kapacitet prodhimi prej 600 megavat.

Sipas Kryeministrit ky është një hap dhe një fazë e re që shënon finalizimin e një përpjekjeje të përbashkët rreth dyvjeçare me kompaninë amerikane, lidere në energjinë e rinovueshme në Europë, CWP.

“Në këtë mënyrë, falë një procesi parapërgatitor që është faktikisht më i shkurtër se vetë procesi i ndërtimit, kam bindjen se në një kohë 12 muaj punë, pa llogaritur periudhat kur dimri është realisht në fazën që e bën të pamundur punën normale në terren, ne do të kemi parkun me energji të erës, që do të hyjë në rrjetin e prodhimit tonë kombëtar dhe do të bëjë që, në këtë mënyrë, Shqipëria të thellojë diversifikimin e portofolit të vet energjetik”, u shpreh Rama.

/m.m/r.e/

The post Rama: Parku eolik në Tropojë, hap i rëndësishëm për sovranitetin energjetik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: SHBA nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë, por për 75 vende është bërë një pezullim i përkohshëm për sa i përket lejeve të punës në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë podkastit “Flasim”, Kryeministri reagoi ndaj dezinformimit të opinionit publik lidhur me këtë lajm, të cilin e cilësoi të pavërtetë.

“Dua të them dy fjalë për ata që u hodhën përpjetë, ose më saktë, për ata që jetojnë të hedhur përpjetë dhe që, në përpjetësinë e tyre, i shtuan hedhjeve edhe një hedhje të radhës dhe të së njëjtës natyrë: dezinformim, çoroditje e opinionit publik, helmim i të gjithë atyre që kanë akoma fuqinë t’i dëgjojnë, duke thënë që Amerika i ndaloi vizat për Shqipërinë”, tha Rama.

Kjo, sipas Kryeministrit, është e pavërtetë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata aktuale, nën orientimin e qartë prej kohësh të presidentit Trump për politikën e re lidhur me emigracionin, ka vendosur që për 75 vende të botës, ndër të cilat edhe disa vende të Ballkanit, ku përfshihet edhe Kosova, të bëhet një pezullim i përkohshëm për sa i përket lejeve të punës në Shtetet e Bashkuara. Jo vizave për në Amerikë, por lejeve të qëndrimit në Amerikë për punë, pasi për këtë kategori vendesh kanë vënë re fenomenin e marrjes së vizës për turizëm, marrjes së vizës për biznes dhe më pas të mosrespektimit të afateve, por të qëndrimit atje për të filluar një punë”, sqaroi Rama.

Kjo, sipas tij, “është diçka që shkon në linjën krejt normale të politikës së re të presidentit Trump dhe që nuk ka pikën e lidhjes me të gjitha ato që u thanë nga ata që hidhen përpjetë dhe që, përsëri, kur të bien në tokë, do të shohin se terreni mbi të cilin qëndrojnë është gjithmonë më i rrëshqitshëm”.

“Pra, do të humbin thellë e më thellë dhe do të hidhen përpjetë lart e më lart”, shtoi Kryeministri.

/m.m/r.e/

The post Rama: SHBA nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama publikon ftesën e Trump për Bordin e Paqes: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot tekstin e letrës që mori dje nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, i cili e ka ftuar personalisht për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes për Rripin e Gazës.

Ndërsa falënderon shqiptarët për privilegjin e besimit që i kanë dhënë, Kryeministri siguron se “do të bëj deri në fund gjithçka duhet për ta lartësuar emrin e Shqipërisë e dinjitetin e shqiptarëve”.

Bordi i Paqes është një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej presidentit Trump, ku Shqipëria ftohet si anëtare themeluese.

“Arritja jonë sjell së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të paqes së përhershme, një nder i rezervuar për ata që janë të përgatitur të udhëheqin me shembullin e tyre, dhe të përkushtohen me mjeshtëri për një të ardhme të sigurt e të begatë për brezat që do të vijnë. Në një të ardhme të afërt, ne do t’i mbledhim partnerët tanë të mrekullueshëm e të përkushtuar, shumica e të cilëve janë Udhëheqës Botërorë shumë të respektuar”, thuhet ndër të tjera në letrën e presidentit Trump.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të enjten formimin e “Bordit të Paqes” për Rripin e Gazës.

Pjesë e Bordit do të jenë edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, i dërguari special për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, ish-i dërguari special i OKB-së, Nickolay Mladenov, miliarderi Marc Rowan, presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga, dhe zëvendëskëshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, Robert Gabriel.

Më poshtë përkthimi i letrës së presidentit Trump:

“16 Janar, 2026

Shkëlqesia e Tij

Edi Rama

Kryeministër i Shqipërisë

Tiranë

I nderuar Kryeministër,

Është një nder i madh për mua t’ju ftoj ju, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, të më bashkoheni në një përpjekje Historike dhe Madhështore për forcimin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe, njëkohësisht, të ndërmarrim një qasje të re plot guxim për zgjidhjen e Konfliktit Global!

Më 29 shtator 2025, shpalla Planin Gjithëpërfshirës për fundin e konfliktit në Gaza, një plan veprimi me 20 pika, i mbështetur menjëherë nga të gjithë Udhëheqësit Botërorë, përfshirë edhe Krerët kryesorë në Botën Arabe, Izrael, dhe Europë. Në vijim të këtij Plani, më 17 Nëntor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë mbizotëruese Rezolutën 2803, duke mirëpritur dhe mbështetur këtë plan.

Tani është koha që t’i kthejmë gjithë ëndrrat në realitet. Bordi i Paqes është në zemër të këtij Plani dhe ky është Bordi më mbresëlënës dhe më me ndikim i krijuar ndonjëherë, i cili do të themelohet si një Organizatë e Re Ndërkombëtare dhe Administratë Qeverisëse Tranzitore.

Arritja jonë sjell së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të PAQES së PËRHERSHME, një Nder i rezervuar për ata që janë të përgatitur të udhëheqin me shembullin e tyre, dhe të përkushtohen me mjeshtëri për një të ardhme të sigurt e të begatë për brezat që do të vijnë. Në një te ardhme të afërt, ne do t’i mbledhim partnerët tanë të mrekullueshëm e të përkushtuar, shumica e të cilëve janë Udhëheqës Botërorë shumë të respektuar.

Si Kryetar i Bordit, ftoj zyrtarisht Republikën e Shqipërisë të përfaqësuar prej jush, të na bashkohet si Shtet Anëtar Themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes. Ky bord do të jetë aq i veçantë sa kurrë më parë nuk ka ekzistuar diçka e ngjashme me të!

Çdo Shtet Anëtar mund të caktojë një përfaqësues të autorizuar në emër të tij për të marrë pjesë dhe kontribuar në takime. Bashkëngjitur gjeni Planin Gjithëpërfshirës, dhe Statutin e Bordit, i cili tani është i disponueshëm për nënshkrimin tuaj dhe ratifikimin.

Me kënaqësi pres të punojmë së bashku, edhe për shumë gjatë në të ardhmen, drejt qëllimit të vendosjes së përhershme të PAQES BOTËRORE, MIRËQËNIES, DHE MADHËSHTISË PËR TË GJITHË!Me urimet më të mira, Unë jam,

Sinqerisht,

DONALD J. TRUMP

PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS”.

 

/m.m/r.e/

The post Rama publikon ftesën e Trump për Bordin e Paqes: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Regjistër kombëtar për donacionet dhe sponsorizimet, rregulla të posaçme për vlera mbi 500 mijë lekë

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Për herë të parë parashikohet që Shqipëria të ketë një regjistër elektronik kombëtar për donacionet dhe sponsorizimet. Ky regjistër do të jetë i aksesueshëm nga publiku në çdo kohë në faqen zyrtare në internet të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të dhënat që lidhen me donacionet dhe sponsorizimet e organeve publike.

Kjo është risia kryesore e projektligjit “Për donacionet dhe sponsorizimet”, hedhur për konsultim nga qeveria si pjesë e paketës së ligjeve në fushën e antikorrupsionit.

Ky projektligj përcakton rregullat dhe procedurat për mbështetjen me donacione dhe sponsorizime në realizimin e veprimtarive me interes publik.

Në lidhje me lehtësitë tatimore, projektligji parashikon se subjekteve, persona fizikë a juridikë, që paguajnë tatim mbi fitimin sipas ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, shuma e sponsorizuar u njihet si shpenzim i zbritshëm jo më pak se 3 për qind të tatimfitimit.

Gjithashtu, projektligji synon rregullimin e lehtësisë tatimore të dedikuar për sponsorizuesit që kontribuojnë në fushën e artit, sportit ose kulturës, përmes zbritjes direkte deri në masën 30 % nga tatimi mbi fitimin.

Projektligji vendos kufizime për të pranuar sponsorizime për disa organe publike për shkak të natyrës së tyre të veprimtarisë. Organet e sistemit të drejtësisë, Policia e Shtetit, organet që kanë kompetenca kontrolli dhe mbikëqyrëse në fushën e prokurimit publik, pastrimit të parave ose luftës ndaj korrupsionit nuk mund të pranojnë sponsorizime, nëse nuk i lejohet shprehimisht me ligj të posaçëm.

Në lidhje me donacionet e organeve publike, projektligji parashikon rregulla të posaçme për pranimin dhe administrimin e tyre kur vlera financiare është mbi 500 mijë lekë.

Për organizatat jofitimprurëse, organizatat sportive, shoqëritë sportive, subjektet tregtare dhe individët fshehja e të dhënave në regjistër ose deklarimi i pasaktë i sponsorizuesve përbën kundërvajtje administrative për organizatën dhe dënohet me gjobë nga organet tatimore nga përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga organet tatimore nga 100 mijë lekë deri 200 mijë lekë.

Pranimi i sponsorizimeve të paligjshme nga organizatat jofitimprurëse ndëshkohet me gjobë nga organet tatimore nga 200 mijë lekë deri në 300 mijë lekë.

Në rastin e pranimit të sponsorizimeve të paligjshme nga organizatat jofitimprurëse, organizatat sportive, shoqëritë sportive, subjektet tregtare dhe individët, është parashikuar se përbën kundërvajtje administrative dhe ndëshkohet me gjobë nga organet tatimore nga 200 mijë lekë deri në 300 mijë lekë.

Projektligji është hartuar në kuadër të detyrimeve që sjell procesi i integrimit evropian, ku Shqipëria ka marrë përsipër angazhimin për ndryshimin e kuadrit ligjor për donacionet dhe sponsorizimet brenda vitit 2027.

Shqipëria miratoi ligjin e parë për sponsorizimet në vitin 1994, por ligji ka nocione bazë të kufizuara për sa i përket llojeve të sponsorizimeve si dhe nuk ka parashikime për donacionet, transparencën, integritetin dhe masat antikorrupsion.

Në këto kushte, u konsiderua i vlefshëm hartimi i një projektligji të ri dhe jo amendimi i pjesshëm i ligjit të 1994-ës, në mënyrë që të adresohen këto boshllëqe.

Sindikatat dhe partitë politike nuk janë subjekt i këtij projektligji.

Nga ana tjetër, projektligji nuk krijon mbivendosje me kuadrin ligjor në fuqi për pastrimin e parave, luftën kundër terrorizimit apo parandalimin e konfliktit të interesave, por përforcon masat e integritetit dhe përmban një sërë rregullash që synojnë të rrisin transparencën dhe besimin e qytetarëve tek organet publike.

Në vazhdën e këtyre ndryshimeve ligjore, konsiderohen të domosdoshme ndryshimet për sponsorizimet e kryera në fushën e artit, kulturës dhe sportit.

/m.m/j.p/r.e/

The post Regjistër kombëtar për donacionet dhe sponsorizimet, rregulla të posaçme për vlera mbi 500 mijë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi, 18 janar/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

DASHI: Qielli po hapet, dhe Venusi po rindez miqësitë dhe lidhjet e reja. Kjo e diel me Hënën e re sjell një kthesë të rëndësishme në punë. Nga e marta do të keni më shumë mbështetje dhe do të ketë më pak vetmi, më shumë bashkëpunim. DEMI: Mund të ketë tensione mes zemrës dhe karrierës. Hëna […]

The post Horoskopi, 18 janar/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

Një 42-vjeçar është riarrestuar nga karabinierët italianë, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht, duke thyer urdhrin e gjykatës për dëbim 5-vjeçar. Oficerët e hasën të dyshuarin brenda një mjeti ‘Mercedes Benz C-Class’. Efektivët të cilët ndodheshin në Morolo për një operacion parandalues kundër mashtrimit dhe krimeve kundër pronës, urdhëruan drejtuesin të ndalonte. Brenda automjetit ndodhej […]

The post Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar appeared first on BoldNews.al.

“Blinte lule për dashnoret”, Miri i kërkon avokatit të ngrejë padi ndaj Keijsit

Disa debate të ashpra kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku protagonistët kryesorë ishin Miri dhe Keijsi. Të dy banorët kaluan në ofendime dhe përplasje, me Mirin që gjatë Prime-t të së shtunës i kërkoi avokatit të tij të ngrinte padi ndaj Keijsit për deklaratën e tij në Prime-t […]

The post “Blinte lule për dashnoret”, Miri i kërkon avokatit të ngrejë padi ndaj Keijsit appeared first on BoldNews.al.

BE thërret takim urgjent pas kërcënimeve të Trump për tarifa

Bashkimi Evropian është vënë në lëvizje urgjente përballë përshkallëzimit të tensioneve me Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti amerikan Donald Trump u zotua për një valë të re tarifash ndëshkuese ndaj vendeve anëtare të BE-së, me pretekstin se Uashingtoni nuk po lejohet të blejë Groenlandën. Të shtunën në mbrëmje, Qiproja, që mban aktualisht presidencën gjashtëmujore të […]

The post BE thërret takim urgjent pas kërcënimeve të Trump për tarifa appeared first on BoldNews.al.

Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinj/ EMRAT

Dy të rinj të moshës 21 dhe 22 vjeç kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën  “Karl Topia”, ku automjeti tip “Toyota” me targa AB 054 SH me drejtues Ervin Oruçi  nga Ksamili, ka humbur  kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si […]

The post Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinj/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Paralajmërimi i Trump/ Von der Leyen: Rrezikohen marrëdhëniet transatlantike dhe sovraniteti i Groenlandës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kanë paralajmëruar se vendosja e tarifave nga presidenti i SHBA, Donald Trump ndaj vendeve që dërgojnë trupa në Groenlandë do të dëmtonte marrëdhëniet transatlantike dhe do të krijonte një “spirale të rrezikshme në rënie”. Në një deklaratë të përbashkët gjatë […]

The post Paralajmërimi i Trump/ Von der Leyen: Rrezikohen marrëdhëniet transatlantike dhe sovraniteti i Groenlandës appeared first on BoldNews.al.

Pas 25 vitesh negociata, BE dhe Mercosur nënshkruajnë marrëveshje tregtare

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe të bllokut të Amerikës së Jugut, Mercosur, kanë nënshkruar të shtunën në Paraguai një marrëveshje të tregtisë së lirë, duke hapur rrugën për marrëveshjen më të madhe tregtare të arritur ndonjëherë nga BE-ja pas 25 vitesh negociatash. Marrëveshja synon uljen e tarifave dhe forcimin e shkëmbimeve tregtare mes […]

The post Pas 25 vitesh negociata, BE dhe Mercosur nënshkruajnë marrëveshje tregtare appeared first on BoldNews.al.

“10 punonjës policie dhunojnë barbarisht të dënuarin 26-vjeçar në Reç”

E afërmja e një të dënuari që vuan dënimin në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe (IEVP Reç) ka denoncuar për JOQ se 26-vjeçari me iniciale R.Z.,  është dhunuar fizikisht për herë të dytë nga rreth 10 punonjës policie, për arsye që ende nuk dihen. E afërmja shprehet se herën e parë i dënuari […]

The post “10 punonjës policie dhunojnë barbarisht të dënuarin 26-vjeçar në Reç” appeared first on BoldNews.al.

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra u është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

Edi Rama njoftoi sot i ekzaltuar se ka marrë një ftesë personale nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes të ngritur për rindërtimin e Gazës. Këshilltarja e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, ka bërë një shpjegim se çfarë është Bordi i Paqes, i ngritur për rindërtimin […]

The post Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra u është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës appeared first on BoldNews.al.

Trump paralajmëroi tarifa për Evropën, reagon Macron: E papranueshme

Presidenti Francez Emmanuel Macron ka reaguar në përgjigje të kërcënimit të sotëm nga Presidenti Donald J. Trump për tarifa kundër Francës dhe vendeve të tjera në Evropë, mbi stërvitjen ushtarake të vazhdueshme të udhëhequr nga Danimarka në Atlantikun e Veriut dhe refuzimin e Danimarkës për të shitur Groenlandën. Macron shprehet se kërcënimet me tarifa janë […]

The post Trump paralajmëroi tarifa për Evropën, reagon Macron: E papranueshme appeared first on BoldNews.al.

❌