Reshje dëbore në qarkun e Shkodrës, 15 cm në Qafën e Thores
TIRANĂ, 2 janar/ATSH/ NĂ« territorin e qarkut ShkodĂ«r, kryesisht nĂ« zonat malore, kanĂ« filluar reshjet e dĂ«borĂ«s, ndĂ«rsa nĂ« zonat e ulĂ«ta vijojnĂ« reshjet e shiut.
Nga informacioni i siguruar nëpërmjet strukturave operacionale në terren Prefektura e Shkodrës informon se në Shkodër në zonat me fluks të lartë lëvizjeje dhe në akset rrugore ku ka prezencë dëbore dhe ngricash, është shtuar patrullimi nga shërbimet e Policisë rrugore.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë apelohet për drejtuesit e automjeteve të përdorin goma me zinxhirë ose goma dimërore, si dhe për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Në territorin e bashkisë Shkodër vijojnë reshje shiu, ndërsa në zonat malore ka reshje dëbore.
NĂ« aksin rrugor BogĂ«âTheth mjetet e firmĂ«s mirĂ«mbajtĂ«se ndodhen nĂ« terren dhe po kryejnĂ« hedhjen e kripĂ«s, megjithĂ«se nĂ« disa segmente rruga paraqitet me ngrica.
Në Qafë Thore trashësia e dëborës arrin rreth 15 cm, qarkullimi vijon pa probleme.
Në bashkinë Malësi e Madhe vijojnë reshje dëbore në qytetin e Koplikut, trashësia e dëborës arrin rreth 3 cm. Në fshatin Vrith ka pasur problematika në qarkullimin rrugor, ku është ndërhyrë për menaxhimin e fluksit.
NdĂ«rsa nĂ« bashkinĂ« FushĂ«-ArrĂ«z vazhdojnĂ« reshjet e dĂ«borĂ«s me intensitet tĂ« ulĂ«t, me trashĂ«si 5â8 cm. RrugĂ«t janĂ« tĂ« hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.
Në bashkinë Pukë ka reshje dëbore me intensitet të ulët, trashësia e dëborës arrin rreth 5 cm. Momentalisht nuk raportohen situata problematike.
NĂ« aksin rrugor BogĂ«âTheth po kryhet hedhja e kripĂ«s, nĂ« disa segmente ka prezencĂ« ngricash. BorĂ«pastrueset janĂ« nĂ« terren duke ndĂ«rhyrĂ« pĂ«rgjatĂ« aksit pĂ«r pastrimin e rrugĂ«s.
NĂ« aksin rrugor TamarĂ«âDogana Vermosh, tri borĂ«pastruese janĂ« nĂ« terren pĂ«r pastrim dhe hedhjen e kripĂ«s.
Në aksin rrugor Dedaj-Razëm dy borëpastruese aktualisht po punojnë në këtë segment, është hedhur sasi kripe dhe është pastruar në vendet kritike.
/k.s/j.p/r.e/
The post Reshje dëbore në qarkun e Shkodrës, 15 cm në Qafën e Thores appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.






