Këto janë zgjedhjet e dyta parlamentare që mbahen brenda një viti në Kosovë, pas dështimit për të formuar Qeverinë e re nga zgjedhjet e shkurtit. Asnjëra nga partitë nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme për ekzekutivin e ri. Për shkak të ngërçit politik dhe pamundësisë për marrëveshje, Kuvendi u shpërnda dhe u shpallën zgjedhje të parakohshme.
Â
Nga Prishtina. Fatos Shala
Â
Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë të sot, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan.
TĂ« shtunĂ«n nĂ« mĂ«ngjes, ekipe tĂ« Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve (KQZ), kanĂ« shpĂ«rndarĂ« materialin zgjedhor, pĂ«rfshirĂ« fletĂ«votimet pĂ«r nĂ« 38 komunat e KosovĂ«s. QĂ« nga ora 7:00, 1 milion e 999 mijĂ« e 24 shtetas kanĂ« tĂ« drejtĂ« tâu drejtohen vendvotimeve, pĂ«r ta zgjedhur legjislaturĂ«n e dhjetĂ«.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se të gjitha përgatitjet janë bërë në mënyrë që procesi i votimit të nisë me kohë.
âNumri i qendrave tĂ« votimit qĂ« do tĂ« hapen mĂ« 28 dhjetor Ă«shtĂ« 948, prej tĂ« cilave 910 pĂ«r votimin e rregullt me 2,557 vendvotime. Po ashtu, do tĂ« hapen edhe 38 qendra tĂ« votimit me gjithsej 57 vendvotime pĂ«r tĂ« mundĂ«suar votimin me kushtâ.
Për zgjedhjet e së dielës, garojnë 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë. Nga to, 8 subjekte politike janë të shqiptarëve me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve që garojnë për 20 ulëset e garantuara.
Zgjedhjet e muajit shkurt e edhe këto të dhjetorit do të organizohen konform ndryshimeve ligjore, sipas të cilave deri në orën 7:00 kur të hapen vendvotimet, subjektet politike kanë të drejtë të bëjnë fushatë. Ndryshimet kërkojnë që pasi të mbyllen kutitë në orën 19:00, numërimi i votave në vendvotime të bëhet vetëm për partitë, ndërsa për kandidatët për deputetë procedura do të zhvillohet nga e hëna.
âKQZ-ja ka bĂ«rĂ« pĂ«rgatitjet qĂ« mĂ« 28 dhjetor tĂ« publikohen rezultatet preliminare tĂ« subjekteve politike nga zgjedhjet pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s. Rezultatet nga vendvotimet e para, do tĂ« fillojnĂ« tĂ« publikohen duke filluar para orĂ«s 20:00 dhe ato do tĂ« pĂ«rditĂ«sohen vendvotim pas vendvotimiâ, ka thĂ«nĂ« ai. âPra, brenda njĂ« kohe tĂ« shkurtĂ«r pasi numĂ«rohen fletĂ«votimet e njĂ« vendvotimi, do tĂ« publikohen tĂ« dhĂ«nat nĂ« platformĂ«n e rezultateveâ.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, pati dështuar platforma për publikimin e rezultateve në kohë reale. Zyrtarë të KQZ-së patën thënë se ka pasur ndërhyrje të jashtme në sistem.
Por, në vjeshtë, në zgjedhjet lokale dhe në balotazhin që pasoi, platforma ka funksionuar dhe që në orën e parë pas mbylljes së votimit, ka nisur të publikohen rezultatet.
Përveç rezultateve, KQZ-ja do të publikojë në pesë orare të ndryshme edhe të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve: 09:00, 11:00, 13:00, 15:00, 17:00 dhe 19:00.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, u ka bërë apel të gjithë anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore dhe të këshillave të vendvotimeve që të jenë në nivel të detyrës, të respektojnë ligjin dhe rregullat zgjedhore të KQZ-së.
âNa pret njĂ« ditĂ« e gjatĂ« nesĂ«r, njĂ« ditĂ« ku duhet tâi ofrojmĂ« qytetarĂ«ve tĂ« drejtĂ«n e votĂ«s, andaj shpresojmĂ« qĂ« tĂ« gjithĂ« janĂ« nĂ« nivel tĂ« detyrĂ«s dhe tĂ« respektojnĂ« rregullat dhe ligjinâ, ka thĂ«nĂ« Radoniqi, nĂ« konferencĂ«n e KQZ-sĂ«, tĂ« organizuar nĂ« orĂ«t e mbrĂ«mjes.
Edhe në institucione të tjera kanë thënë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet, për ta garantuar një proces të drejtë votimi.
Policia ka hartuar dhe e ka në zbatim urdhrin operativ për ditën e zgjedhjeve dhe një ditë më parë në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë janë mbajtur dy takime koordinuese lidhur me planifikimin, zbatimin dhe koordinimin e këtij urdhri.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, ka kërkuar nga të gjithë menaxherët rajonalë e ata qendrorë mbikëqyrje dhe ka dhënë porosinë që policia të kryejë këtë aktivitet me profesionalizëm e integritet sa më të lartë.
Apel të njëjtë ka bërë edhe Prokuroria.
Zyra e Prokurorit të Shtetit ka ftuar qytetarët, subjektet politike, institucionet dhe organizatat e ndryshme që të denoncojnë çdo rast për të cilin dyshohet se ka keqpërdorim apo manipulim të votës, në çfarëdo forme dhe nga kushdo qoftë.
Në njoftimin e këtij institucioni është thënë se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet me qëllim të mbrojtjes së votës së lirë të qytetarëve dhe garantimi i integritetit të procesit zgjedhor.
Mbarëvajtja e këtij procesi zgjedhor do të monitorohet edhe nga vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë. Të shtunën mbrëma, në zyrat e KQZ-së janë pritur edhe vëzhguesit nga Shqipëria. Në cilësinë e vëzhguesve të këtyre zgjedhjeve, pos organizatave joqeveritare e disa të tjerave ndërkombëtare, i akredituar është edhe Këshilli i Evropës me 23 vëzhgues.
Para zgjedhjeve pati fushatë 11-ditore. Grupi i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), ka vlerësuar se fushata ka qenë konkurruese, por e përqendruar te liderët, dhe ka pasur nivel të zbehtë të entuziazmit qytetar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi gjithsej 24 subjekte politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Në mesin e tyre janë 18 parti politike, tri koalicione parazgjedhore, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.
Në garë për ulëse në Kuvendin e Kosovës janë 1.146 kandidatë për deputetë, të certifikuar nga KQZ-ja nga të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse.
Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, ndërsa 61 mandate janë të nevojshme për të siguruar shumicën parlamentare dhe formimin e Qeverisë.
The post Vit i zgjedhjeve: Qytetarët e Kosovës sot sërish drejt kutive të votimit appeared first on Revista Monitor.