Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Befason Unai Emery: Chelsea favorit për titull në Ligën Premier



Trajneri i Aston Villa, Unai Emery, ka folur para udhëtimit të skuadrës në “Stamford Bridge”, duke e cilësuar përballjen ndaj Chelseat si një nga testet më të vështira të sezonit në Ligën Premier.

Tekniku spanjoll ka theksuar respektin maksimal për rivalin londinez, duke vlerësuar cilësinë e lojtarëve, stafin teknik dhe formën në rritje të skuadrës së Enzo Marescas.

“Ne e respektojmë shumë vështirësinë e Ligës Premier dhe faktin se po luajmë kundër Chelseat. Ata janë favoritë për të qenë në top katër dhe favoritë për të luftuar për titullin në Ligën Premier, sepse kanë lojtarë shumë të mirë, një trajner shumë të mirë dhe janë duke u përmirësuar vazhdimisht”.

“Ata janë kampionët e Botërorit të Klubeve dhe kjo do të thotë shumë. Tani janë pas nesh në renditje, por ndihen shumë të fortë dhe po luajnë me vetëbesim. Po konkurrojnë shumë mirë ndaj skuadrave më të mira”.

“Ata e kanë mposhtur Liverpoolin në shtëpi, kanë konkurruar në mënyrë fantastike kundër Arsenalit duke barazuar, e kanë mposhtur Barcelonën në Ligën e Kampionëve dhe fituan edhe ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Evertonit”.

“Ata ndihen shumë të fortë në shtëpi. Ajo që ka shumë rëndësi është se si ndihemi ne tani, me momentumin që kemi. Nesër është një test shumë i madh për ne. Një test i madh në Chelsea, një test i madh si mysafir, një test i madh për mënyrën se si do të reagojmë jashtë fushe kundër një skuadre si Chelsea”.

“Jemi shumë të motivuar dhe të emocionuar për mënyrën se si do t’i përballim nesër. Jemi të fokusuar maksimalisht në këtë ndeshje për të provuar të japim më të mirën tonë”, deklaroi ai.

Përballja mes Chelseas dhe Villas do të zhvillohet të shtunën prej orës 18:30./Telegrafi

Superkompjuteri jep verdiktin: Kampioni dihet, Liverpooli jashtë top 4, Tottenhami rrezikon, bie klubi legjendar



Tabela përfundimtare e Ligës Premier është simuluar dhe tifozët e Arsenalit kanë arsye të mëdha për festë.

Sipas parashikimeve më të fundit, pritja e gjatë për titullin kampion duket se më në fund po merr fund. Skuadra e Mikel Artetës ka qenë shumë pranë suksesit për disa sezone radhazi, por Manchester City dhe Liverpool kanë qenë gjithmonë një hap përpara.

Këtë herë, megjithatë, gjithçka duket ndryshe. Sipas analizës së fundit, Topçinjtë pritet ta ndërpresin “agjërimin” e gjatë dhe ta fitojnë titullin këtë sezon.

Arsenali në krye, City në vendin e dytë

Në krye të tabelës parashikohet një festë e madhe për Arsenalin dhe tifozët e tij besnikë. Superkompjuteri i fundit i përdorur nga CasinoHawks parashikon që liderët aktualë do ta fitojnë titullin me pesë pikë diferencë ndaj skuadrës së Pep Guardiolës.

Sipas këtij simulimi, Arsenali do ta përfundojë sezonin me 87 pikë, ndërsa Manchester City do të duhet të kënaqet me vendin e dytë me 82 pikë.

Lufta për Evropën

Lajme shumë pozitive ka edhe për Aston Villën, e cila parashikohet të përfundojë sezonin në vendin e tretë, duke siguruar një rikthim në Ligën e Kampionëve, kompeticioni më fitimprurës evropian për klube.

Katërshja e parë do të plotësohet nga Chelsea, nën drejtimin e Enzo Marescas, ndërsa kampionët e sezonit të kaluar, Liverpool, dhe Manchester United, parashikohet të renditen në vendin e pestë dhe të gjashtë, përkatësisht.

Kush bie nga liga?

Në fund të tabelës, panorama është dukshëm më e errët. Wolves, të cilët ende nuk kanë regjistruar asnjë fitore këtë sezon, parashikohen të kenë një edicion katastrofik.

Sipas simulimit, ata mund të thyejnë rekordin famëkeq për numrin më të ulët të pikëve të mbledhura ndonjëherë në Ligën Premier.

Wolves pritet të përfundojnë sezonin me vetëm 10 pikë, duke regjistruar vetëm dy fitore.

Burnley parashikohet gjithashtu të bjerë nga kategoria, duke vazhduar reputacionin e tij si një klub që shpesh ngjitet dhe bie mes ligave. Rënia më befasuese, megjithatë, pritet të jetë ajo e West Ham.

Edhe pse 40 pikë zakonisht konsiderohen të mjaftueshme për mbijetesë, këtë sezon nuk do të jenë të tilla për “Hammers”, të cilët parashikohet t’u bashkohen Wolves dhe Burnley në rënien drejt Championshipit.

Surpriza në mes të tabelës

Një element interesant i këtij simulimi është mbijetesa e parashikuar për dy nga tre ekipet e sapongjitura në elitë. Sunderland pritet të ketë një sezon shumë pozitiv rikthimi, duke përfunduar në një vend të respektueshëm, të 11-in.

Leeds United gjithashtu pritet ta shmangë rënien nga kategoria, por me shumë vështirësi. Ata parashikohen të përfundojnë në vendin e 17-të, vetëm pesë pikë larg zonës së rënies.

Nga ana tjetër, Tottenham pritet të ketë edhe një sezon zhgënjyes. Pavarësisht një përmirësimi të lehtë sezonin e kaluar nën drejtimin e Ange Postecoglou, Spurs parashikohet të mbyllin sezonin në vendin e 15-të, një rezultat veçanërisht i dhimbshëm duke pasur parasysh suksesin e madh të rivalëve të tyre në veri të Londrës. /Telegrafi/

Man Utd dëshiron ta shesë përfundimisht yllin e huazuar



Edhe pse është i huazuar te Aston Villa, e ardhmja e Jadon Sancho mbetet e paqartë dhe Manchester United nuk përjashton shitjen e tij që në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi anglez po kalon një sezon pa stabilitet të plotë, ndërsa javët në vazhdim pritet të jenë vendimtare për drejtimin e karrierës së tij, si në Ligën Premier ashtu edhe jashtë saj.

Situata është e ndërlikuar dhe lidhet me interesa të ndryshme.

Aston Villa dëshiron ta mbajë Sanchon deri në fund të sezonit, duke besuar se ai ende mund të jetë i dobishëm në fazën vendimtare të garave.

Në të kundërt, Manchester United nuk dëshiron që një lojtar me vlerë të humbasë peshë në treg pa minuta të rregullta dhe pa rol kryesor.

Për këtë arsye, klubi po shqyrton seriozisht mundësinë e një transferimi të përhershëm në janar.

Në Old Trafford vazhdon të shihet si problem i hapur çështja Sancho.

I transferuar si yll dhe i projektuar për të udhëhequr repartin ofensiv, ai kurrë nuk arriti të përshtatej plotësisht.

Pas konflikteve të brendshme dhe largimit në formë huazimi, drejtuesit e klubit kanë një prioritet të qartë: të shmangin devalvimin e lojtarit dhe rrezikun e largimit falas në verë.

Nëse Aston Villa nuk i garanton vazhdimësi dhe protagonizëm, United është i gatshëm të dëgjojë oferta dhe ta mbyllë shitjen që në janar.

Nga ana e Aston Villas, besimi ekziston, por realiteti në fushë nuk ka qenë bindës.

Borussia Dortmund, Monaco dhe Como kanë shfaqur interes për situatën e Sanchos, duke e parë janarin si një mundësi të artë.

Dortmund mbetet opsioni më emocional, pasi aty lojtari përjetoi vitet më të mira të karrierës dhe mund të rilindë larg presionit të Ligës Premier.

Monaco dhe Como, nga ana tjetër, përfaqësojnë projekte ambicioze që synojnë të rriten dhe e shohin Sanchon si investim strategjik dhe mediatik.

Manchester United dëshiron ta mbyllë këtë çështje sa më shpejt dhe të sigurojë të ardhura, në mënyrë që të mos e humbasë lojtarin pa përfitim financiar në verë, kur i përfundon kontrata.

Për Jadon Sanchon, një ndryshim ambienti shihet si domosdoshmëri për të rikthyer besimin, vazhdimësinë dhe formën që dikur e bënë një nga talentet më të mëdhenj të futbollit evropian. /Telegrafi/

Aston Villa regjistron fitoren e 7-të radhazi, mund Manchester United dhe ëndërron titullin

Aston Villa mori një sukses 2-1 ndaj Manchester United në ndeshjen e javës së 17-të të Premier League, të luajtur në “Villa Park”. Me këtë fitore, vendasit ngjiten në vendin e tretë në renditje, vetëm 3 pikë prapa Arsenalit dhe 1 pikë pas Manchester Cityt. Ndeshja nisi me dominim të Aston Villas në gjysmën e […]

The post Aston Villa regjistron fitoren e 7-të radhazi, mund Manchester United dhe ëndërron titullin appeared first on BoldNews.al.

Manchester United humbet përsëri

Aston Villa kundër Manchester United përmbylli raundin e 17-të të Premier League, me ekipin vendas që triumfoi me rezultatin 2-1 në Villa Park.

Të besuarit e Emery zhbllokuan sfidën në minutën e 45-të me anë të Rogers, i ndjekur nga një gol i menjëhershëm barazimi nga Cunha (48′) para përfundimit të pjesës së parë.

Rogers ishte protagonist përsëri në pjesën e dytë, duke kompletuar dopietën në minutën e 57-të për të vulosur fitoren. Aston Villa është në ve d të tretë, tri pikë pas liderit Arsenal dhe një pikë pas Manchester City-t të vendit të dytë.

Nga ana tjetër, Manchester United mbetet i bllokuar në 26 pikë, me zonën e Ligës së Kampionëve që po i largohet gjithnjë e më shumë.

The post Manchester United humbet përsëri appeared first on Albeu.com.

Aston Villa e fiton derbin ndaj Man Utd



Aston Villa e ka fituar derbin kundër Manchester United, në kuadër të xhiros së 17-të në Ligën Premier.

Villa i arkëtoi pikët e plota me rezultat të ngushtë 2-1, sfidë që ishte tepër e baraspeshuar.

Vendasit e nisën për mrekulli për të rrezikuar me John McGinn dhe Morgan Rogers por që fillimisht dështuan t’i finalizojnë.

Ishte Rogers që pastaj e zhbllokoi epërsinë ku pasi mori një pasim të bukur, me një goditje të fuqishme e la të shtangur portierin (45+1’).

Sidoqoftë, vetëm dy minuta më vonë, Matheus Cunha përfitoi nga një top i humbur për ta barazuar rezultatin (45+3’).

Villa ishte më e mirë edhe në fillimin e pjesës së dytë, ku Rogers me një goditje të fortë e riktheu epërsinë dhe njëkohësisht vulosi fitoren (58’).

Villa tani “blindon” pozitën e tretë me 36 pikë, derisa Man Utd zë pozitën e shtatë me 26 sosh./Telegrafi/

Barcelona po i mban nën vëzhgim dy yje si objektiva të mundshëm në mbrojtje



Përveç Nico Schlotterbeck të Borussia Dortmund, Barcelona ka identifikuar edhe qendërmbrojtësin e Aston Villa, Pau Torres, si një objektiv të mundshëm transferimi.

Mbrojtësi spanjoll, i cili luan për Aston Villa nën drejtimin e Unai Emery që prej vitit 2023, raportohet se është i hapur për një rikthim në La Liga nëse klubi katalanas konkretizon interesimin.

Barcelona kishte tentuar ta afronte Torres edhe gjatë kohës kur ai ishte pjesë e Villarrealit.

Megjithatë, Schlotterbeck mbetet objektivi kryesor i trajnerit Hansi Flick, pasi mbrojtësi gjerman po kërkon një sfidë të re dhe nuk është i prirur të pranojë rinovimin e kontratës me Borussia Dortmund.

Pavarësisht interesit për përforcime, Barcelona duhet së pari të përmirësojë gjendjen financiare për të mundësuar afrime gjatë verës.

Largimi i emrave të mëdhenj, si Robert Lewandowski sezonin e ardhshëm, do t’i lejonte klubit të lironte hapësirë në buxhetin e pagave dhe të përshtatej me rregullat e Fair Play Financiar të La Ligës.

Nevoja për përforcime në mbrojtje është bërë edhe më urgjente pas vendimit të Ronald Araujo për të marrë një pushim të pacaktuar, me qëllim përqendrimin në shëndetin e tij mendor. /Telegrafi/

Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun - ata po e rikthejnë talentin nga huazimi



Liverpooli mund të bëjë një lëvizje befasuese nga afati kalimtar i dimrit, duke rikthyer në Anfield, Harvey Elliott, i cili aktualisht është i huazuar te Aston Villa.

Lajmi vjen në një moment kur Reds po vuajnë nga forma nën drejtimin e Arne Slot, ndërsa situata komplikohet edhe më tej pas deklaratës publike të Mohamed Salah, i cili tha se nuk ka marrëdhënie me trajnerin dhe se klubi po përpiqet ta fajësojë për rezultatet e dobëta, shkruan TEAMtalk.

Aston Villa i jep fund huazimit

Liverpooli e kishte dërguar Elliott në huazim te Aston Villa këtë verë, me një klauzolë për blerjen e përhershme në rast se ai bënte dhjetë paraqitje. Megjithatë, Elliott ka luajtur vetëm pesë ndeshje, dhe trajneri i Aston Villës, Unai Emery, ka konfirmuar se klubi po kërkon një zgjidhje për largimin e tij dhe se nuk ka "asnjë shans" për një marrëveshje të përhershme.

Për shkak të rregullave të FIFA-s, Elliott nuk mund të luajë për një klub të tretë këtë sezon, pasi ka luajtur tashmë për Liverpoolin dhe Aston Villan. Si pasojë, të dy klubet kanë nisur negociatat për një rikthim të hershëm në Anfield në janar, në vend të verës siç ishte planifikuar fillimisht.

Mundësi për Elliott pas largimit të Salah

Një nga arsyet kryesore për huazimin e Elliott ishte kërkesa për më shumë minuta loje, të cilat nuk mund t’i merrte për shkak të konkurrencës me Mohamed Salahun dhe yjet e tjerë të sulmit të Liverpoolit.

Me largimin e mundshëm të Salah në janar, kjo hap një mundësi ideale për Elliott.

Duke u rikthyer, ai do të ketë shansin të luftojë për një vend në ekipin që e njeh shumë mirë, para se të kërkojë një mundësi afatgjatë për karrierën e tij në verë. /Telegrafi/

Aston Villa fiton në shtesë trilerin ndaj Arsenalit



Arsenali është mposhtur në fund nga Aston Villa me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ligën Premier.

Ekipi i Unai Emeryt ka arritur fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke mposhtur ekipin e Mikel Artetës i cili vinte nga një seri pa humbje prej 18 ndeshjesh.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm vendasit që gjeten golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 36-të me anë të Matty Cash, i cili shënoi për epërsinë e vendasve 1-0.

Taking a one-goal advantage into the break 💪 pic.twitter.com/3U9YqQbe6f
— Aston Villa (@AVFCOfficial) December 6, 2025

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më e mirë dhe më kërkuese, teksa arritën ta gjejnë edhe golin e barazimit, por nuk arritën ta mbajnë atë

Goli i barazimit erdhi në minutën e 52-të me anë të Leandro Trossard, i cili shënoi për 1-1 dhe me këtë rezultat pritej të mbyllej ndeshja, përkundër shumë raste.

Megjithatë, në minutën e pestë shtesë, në skenë doli rezervisti i Emiliano Buendia, i cili shënoi një gol të bukur për fitoren 2-1.

Full-time at Villa Park.

Attention turns to Wednesday night in the Champions League. pic.twitter.com/c1asCqUc9X
— Arsenal (@Arsenal) December 6, 2025


Pas kësaj fitore, Aston Villa ngjitet në pozitën e dytë me 30 pikë apo vetëm tri më pak se Arsenali i pari.

Në ndeshjen e ardhshme, Topçinjtë e presin Wolvesin, ndërsa Aston Villa udhëton te West Hami. /Telegrafi/

🚨🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 EMILIANO BUENDIA HAS WON IT IN THE 94TH MINUTE FOR ASTON VILLA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Aston Villa 2-1 Arsenal.pic.twitter.com/DPnTZASGoP
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) December 6, 2025

Sancho i gatshëm të përgjysmojë pagën e tij për të nënshkruar me gjigantin evropian



Jadon Sancho është i gatshëm të përgjysmojë pagën e tij për të siguruar një rikthim të përhershëm te Borussia Dortmund, sipas raportimeve të gazetës Bild.

Anësori anglez ka vendosur kushte të qarta për rikthimin e tij, duke përfshirë një rol të garantuar titullar, komunikim të rregullt me menaxhmentin sportiv dhe mundësinë për të garuar në gara evropiane.

Sancho ndodhet aktualisht në huazim te Aston Villa nga Manchester United, por Djajtë e Kuq thuhet se janë të etur ta shesin atë përgjithmonë sa më shpejt të jetë e mundur, edhe nëse kjo nënkupton që të largohet si transferim i lirë, pasi kontrata e tij skadon në verë.

telegrafi.com

Financiarisht, një transferim dimëror pritet të përfshijë një tarifë të moderuar, duke pasur parasysh kontratën që po shkon drejt fundit në Old Trafford. Klubet e interesuara për 25-vjeçarin gjithashtu do të duhet të marrin në konsideratë një bonus nënshkrimi të konsiderueshëm.

Sancho ka pasur më parë periudha shumë produktive te Dortmund, ku shënoi 53 gola dhe dha 67 asiste në 158 ndeshje zyrtare.

Ndërsa rikthimi i tij shihet si një sfidë për “Zi dhe të Verdhët”, klubi vazhdon ta monitorojë situatën nga afër. Këtë sezon, deri më tani, Sancho ka luajtur në tetë ndeshje pa kontribuar me gol ose asistim. /Telegrafi/

Gjiganti italian synon transferimin e Emiliano Martínez



Interi ka nisur tashmë operacionin për të gjetur pasuesin ideal të Yann Sommer dhe emri që spikat në listë është ai i Emiliano “Dibu” Martinez, portieri i Aston Villës dhe kampion bote me Argjentinën.

Në një kohë kur shumë klube të mëdha të Evropës po përgatiten për lëvizje të forta në afatin e janarit, Interi e sheh këtë periudhë si momentin e së vërtetës.

Pas një fundsezoni të kaluar ku u pa rënie fizike dhe mungesë thellësie në skuadër, drejtuesit zikaltër janë të vendosur të mos përsërisin të njëjtat gabime dhe kërkojnë të forcojnë një nga pozitat më të rëndësishme: portën.

Sipas TyC Sports, Interi ka vënë në shënjestër Emiliano Martinez, 33 vjeç, i cili ka kontratë me Aston Villën deri në vitin 2029.


Performancat e tij të qëndrueshme në Ligën Premier dhe paraqitjet vendimtare me Argjentinën e bëjnë atë një kandidat ideal për skuadrën e Cristian Chivut.

Martinez, i shpallur kampion bote në Katar 2022, shihet si profili perfekt për t’i dhënë Interit stabilitet afatgjatë në portë.

Edhe pse Aston Villa e ndali largimin e tij gjatë verës, zikaltërit janë të gatshëm të testojnë vendosmërinë e klubit anglez me një ofertë konkrete.

Interi po e konsideron këtë transferim si prioritet absolut, me qëllimin që gardiani i ri të mbërrijë sa më shpejt në Milano për të nisur një epokë të re në portën zikaltër. /Telegrafi/

Emiliano Martinez lidhet me një transferim befasues te gjiganti italian



Gjiganti Italian Inter raportohet se po shqyrtojnë mundësinë për të nënshkruar me portierin e Aston Villas, Emiliano Martinez, në afatin kalimtar të janarit.

Portieri i Argjentinës vazhdon të lidhet me një transferim të madh larg ‘Villa Park’, pasi humbi një kalim të mundshëm drejt Manchester United në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sipas një raporti të ri nga Football Insider, Interi, një ndër skuadrat më të mëdha italiane, është i interesuar të sigurojë shërbimet e Martinez kur të rihapet afati kalimtar pas më shumë se një muaji.

Raporti pretendon se Villa është e gatshme të përfitojë nga shitja e 33-vjeçarit, nëse arrin një ofertë e përshtatshme në fillim të vitit të ardhshëm.

Emiliano Martinez

Më tej, raporti shton se Interi i Cristian Chivu ka dyshime mbi portierin aktual titullar, Yann Sommer, dhe për këtë arsye po vlerëson opsionet përpara afatit kalimtar të janarit.

‘Nerazzurrët’ aktualisht kryesojnë Serie A me 24 pikë, duke lënë pas Romën e vendit të dytë falë golaverazhit më të mirë.

Ndërsa mbetet për t’u parë nëse Martinez do të largohet në janar, thashethemet vazhdojnë pas dështimit të transferimit të tij te Manchester United i Ruben Amorim në verë.

Ish-portieri i Arsenalit raportohet se qëndroi pranë telefonit duke pritur të mësonte nëse Villa dhe United kishin arritur një marrëveshje ditën e fundit të afatit kalimtar, vetëm që “Djajtë e Kuq” të firmosnin në vend të tij me të riun Senne Lammens./Telegrafi/

Pa lënë gjurmë edhe te Aston Villa, Jadon Sancho do të largohet në janar



Jadon Sancho po kalon një periudhë të pasigurt në karrierën e tij dhe duket se situata e tij te Aston Villa nuk ka përmirësime.

25-vjeçari është i pakënaqur me rolin e tij aktual dhe largimi në afatin kalimtar të janarit tashmë është një skenar real. Bisedimet paraprake për një transferim kanë nisur.

As Aston Villa, ku ai është i huazuar, dhe as Manchester United, klubi që zotëron kartonin e tij, nuk e shohin Sanchon si pjesë të planeve afatmesme. Për këtë arsye, ai është i disponueshëm në treg dhe huazimi aktual mund të mbyllet më herët se sa ishte planifikuar.

Sipas raportimeve të ‘CaughtOffside’, Sancho e ka shfrytëzuar pushimin ndërkombëtar për të udhëtuar në Stamboll, ku është takuar me përfaqësues të tri klubeve kryesore turke: Besiktas, Fenerbahçe dhe Galatasaray.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte të shqyrtonte mundësinë e një transferimi të menjëhershëm në Superligën turke.

Sancho është i gatshëm të ulë një pjesë të pagës së tij për të realizuar transferimin, por në këmbim kërkon një vend titullari të garantuar si dhe komunikim të rregullt me drejtuesit e klubit për të siguruar qartësi për rolin e tij.

Ai kërkon stabilitet dhe garanci sportive, gjë që nuk e ka gjetur në Angli.

Një tarifë e mundshme transferimi nuk pritet të jetë e lartë, pasi kontrata e tij me Manchester United skadon në fund të sezonit.

Ndërkohë, Borussia Dortmund po e konsideron një rikthim të mundshëm të lojtarit, edhe pse Sancho do të duhet të pranojë një ulje më të madhe page nëse dëshiron të kthehet në Bundesligë. /Telegrafi/

Ylli i Aston Villas merr vendimin e madh në jetë, lë alkoolin pas problemeve të shumta



Ylli i Aston Villas, Ross Barkley, ka marrë një vendim të madh në jetë, i cili është të ndalojë së piri alkool.

Në një intervistë me The Athletic, mesfushori i Aston Villas foli për problemet që e kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij dhe vendimin e tij për ta kaluar pjesën tjetër të karrierës së tij profesionale pa alkool.

"Nuk kam pirë asnjë pije që nga vera. Alkooli po më fuste në situata që nuk doja më të ndodhnin. Kur u bëra baba në dhjetor të vitit të kaluar, kuptova se duhej të ndaloja së piri”.

“Alkooli, për shumicën e njerëzve, mund të krijojë probleme dhe unë e kuptoj këtë tani. Ka shumë përfitime nga mospirja dhe nga të pasurit një mendje të kthjellët", ka thënë Barkley.

Ross Barkley’s career has had more ups and downs than most.

In an exclusive interview, the Aston Villa midfielder speaks to @J_Tanswell about:

🔹 Going teetotal
🔹 Seeking therapy
🔹 A challenging upbringing
🔹 Duncan Ferguson having tea at his family home
🔹 Feeling “he… pic.twitter.com/b4escVI59S
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) November 12, 2025

Karriera e Barkleyt u shënua nga një sërë incidentesh të lidhura me alkoolin, dhe ai shpesh bënte bujë në media, që datojnë që nga koha kur luante për Everton dhe Chelsea.

Ndoshta incidenti më i famshëm që ai bëri ndodhi në vitin 2021 kur u përlesh me një rojet e hotelit The May Fair të Londrës.

Gjithashtu, në vitin 2019, ai u grind me një shofer taksie pasi derdhi patate të skuqura në makinë dhe refuzoi të paguante për udhëtimin, duke pretenduar se nuk kishte para, gjë që kërkoi ndërhyrjen e policisë.

Ai gjithashtu, në mes të pandemisë së coronavirusit, festoi ditëlindjen e tij të 27-të duke shkelur masat e distancës sociale.

Barkley është qartësisht i lumtur me këtë vendim të jetës. Ai tashmë është paraqitur në pesë paraqitje në Ligën Premier, duke shënuar një gol në fitoren e javës së kaluar kundër Bournemouth (4-0). /Telegrafi/

Të lodhur me situatën e tij, Man Utd merr vendimin për Jadon Sanchon



Manchester United ka vendosur të mos e ushtrojë opsionin për të zgjatur kontratën e Jadon Sanchos përtej vitit 2026, duke e lejuar sulmuesin të largohet falas.

Transferimi i tij nga Borussia Dortmund për 85 milionë euro shihej si një goditje strategjike, por ka rezultuar një nga marrëveshjet më problematike financiare dhe sportive për klubin.

Sulmuesi 25-vjeçar nuk ka arritur të përsërisë versionin e tij të shkëlqyer të Dortmundit, pjesërisht për shkak të lëndimeve, duke humbur shpërthimin tipik të shpejtësisë dhe efektivitetin në krah. Trajnerët e United po përpiqen ta adaptojnë atë në pozicione më qendrore, por pa sukses të qëndrueshëm.

Manchester United ka tentuar ta largojë Sanchon përmes huazimeve te Chelsea, ku klubi londinez pagoi një penalitet për shërbimet e tij, dhe te Aston Villa, ku ai rrallëherë ishte në formacion nën drejtimin e Unai Emery. Përpjekjet nuk kanë dhënë rezultat, dhe drejtuesit e klubit e konsiderojnë situatën të lodhshme.

Problemet financiare përkeqësojnë situatën. Kontrata e Sanchos është një nga më të lartat në skuadër, me 200,000 paund në javë, dhe rinovimi i mundshëm për një vit tjetër do të ishte joefektiv për klubin.

Sezonin e kaluar, sulmuesi luajti 42 ndeshje, duke kombinuar paraqitjet për Chelsea dhe Manchester United, regjistroi mbi 2,300 minuta lojë, shënoi 5 gola dhe dha 8 asiste, por këto statistika nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar pagën e lartë dhe investimin e klubit.

Vendimi i bordit shënon fundin e një kapitulli të vështirë për United, i cili përballet me një nga periudhat më të vështira të fundit, duke mos u kualifikuar për garat evropiane dhe duke humbur finalen e UEFA Europa League ndaj Tottenham Hotspur.

Në këtë situatë, Jadon Sancho duhet të gjejë një ekip të ri para vitit 2026, në mënyrë që të shpëtojë karrierën e tij dhe Manchester United të shmangë humbje financiare të mëtejshme. /Telegrafi/

E ardhmja e Ansu Fatit pezull, tri klube të mëdha gati për lëvizjen e madhe



E ardhmja e Ansu Fatit pritet të vendoset mes AS Monaco, Barcelonës dhe disa klubeve të Ligës Premier që kanë shprehur interes të fortë për të.

Pas një periudhe të shkëlqyer në Ligue 1 me Monacon, sulmuesi spanjoll ka rikthyer formën e tij më të mirë dhe është bërë një nga emrat më të përfolur të tregut të ardhshëm të transferimeve.

Sipas mediave sportive, Sunderland AFC dhe Aston Villa janë dy skuadrat angleze që kanë shfaqur interes konkret për Fatin.

Të dy klubet e shohin si një mundësi të madhe të afatit kalimtar, veçanërisht nëse Monaco nuk e aktivizon opsionin e blerjes që e lejon ta transferojë për vetëm 11 milionë euro, një shumë e konsiderueshme e ulët duke parë nivelin e lojtarit.

Megjithatë, drejtuesit e klubit francez ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar.

Nga ana tjetër, Barcelona mbetet pjesë e rëndësishme e ekuacionit. Klubi katalanas ka ruajtur një klauzolë riblerjeje prej 28 milionë eurosh, e cila i mundëson ta rikthejë lojtarin në Camp Nou nëse Monaco vendos ta blejë.

Në Barcelonë po ndjekin me vëmendje ecurinë e Fatit dhe nuk përjashtohet mundësia që, nëse ai vazhdon me këtë ritëm, të aktivizojnë këtë klauzolë për ta rishitur më vonë me fitim.

Pas disa sezonesh të vështira të mbushura me dëmtime dhe pak minuta në fushë, Ansu Fati duket se ka gjetur stabilitetin dhe besimin e munguar.

Paraqitjet e tij me Monacon kanë rikthyer kujtimet e talentit të jashtëzakonshëm që spikati në hapat e parë me Barcelonën.

Në rast se Monaco nuk e bën të vetin, kalimi në Ligën Premier shihet si një mundësi shumë reale.

Aston Villa kërkon përforcime cilësore për të luftuar për zonën evropiane, ndërsa Sunderland e sheh Fatin si lojtarin ideal për të udhëhequr një projekt ambicioz në elitën e futbollit anglez.

Pavarësisht se cili do të jetë destinacioni i radhës, një gjë është e qartë: Ansu Fati ka rifituar formën dhe besimin, duke rikthyer emrin e tij në qendër të vëmendjes së futbollit evropian. /Telegrafi/

Liverpooli kthehet tek fitoret në kampionat, mposht Aston Villën



Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Aston Villës në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit anglez.

Mysafirët ishin më të mirë në fillimin e ndeshjes, duke rrezikuar dy herë me anë të Morgan Rogers dhe Matty Cash, por pa sukses.

Liverpooli filloi eventualisht ta marrë ndeshjen nën kontroll, duke rrezikuar në dy raste të njëpasnjëshme me Dominik Szoboszlai, i cili u ndal nga Emiliano Martinez.

‘Të Kuqtë’ ia dolën të kalojnë në epërsi në minutat shtesë të pjesës së parë, me Mo Salah që realizoi për 1-0 pas një gabimi të portierit.

Me të filluar pjesa e dytë Liverpooli shënoi edhe golin e dytë dhe për t’i shuar shpresat e mysafirëve për rezultat pozitiv.

Ishte Ryan Gravenberch ai i cili në minutën e 58-të realizoi për 2-0 pas një asistimi nga Alexis Mac Allister.

Ross Barkley i mysafirëve pati një mundësi në minutën e 79-të, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.

Me këtë fitore Liverpooli ngjitet në pozitën e tretë në tabelë me 18 pikë të grumbulluara./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Gabon Man City, pëson humbje te Aston Villa



Aston Villa ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Manchester Cityt, në kuadër të xhiros së nëntë në Ligën Premier.

Villa fitoi me rezultat minimal 1-0, sfidë që u dominua nga City në periudhën më të madhe të lojës.

Villa e nisi më mirë për të kaluar në epërsi me Matty Cash, që shënoi një gol të bukur për ta zhbllokuar rezultatin (19’).

Vetëm tre minuta më vonë, City rrezikoi me Erling Haaland, megjithatë Emiliano Martinez bëri super pritje për t’ia mohuar golin.

City vazhdoi të dominojë në periudhën më të madhe, por edhe Villa bëri një kundëraksion fantastik, por që Jadon Sancho s’ia doli ta mposhtë Donnarumman.

Mysafirët në fakt shënuan përmes Erling Haaland në minutën e fundit të kohës së rregullt, por goli i norvegjezit u anulua për pozitë jashtë loje.

Kësisoj, City bie në pozitën e katërt me 16 pikë ndërsa Villa zë pozitën e shtatë me 15 sosh./Telegrafi/

Top tre klubet e Ligës Premier rivalizojnë Barcelonën për Fisnik Asllanin



Tri skuadra të Ligës Premier si Aston Villa, Chelsea dhe Tottenham Hotspur – i janë bashkuar garës për nënshkrimin e yllit të Hoffenheimit Fisnik Asllanit.

Megjithatë, ata do të përballen me konkurrencë të fortë nga Barcelona, që po kërkon zëvendësuesin afatgjatë të Robert Lewandowskit.

“TBR Sports” raporton se të tre klubet angleze po e pëlqejnë qendërsulmuesin dhe besojnë se mund të përshtatet më së shumti në kampionatin anglez.

Performanca e tij mbresëlënëse ka bërë që skautët dhe analistët të jenë “të mahnitur”. Sipas gazetarit Graeme Bailey, Asllani ka dalë në pah në raportet e të dhënave analitike dhe pastaj i ka konfirmuar cilësitë e tij në terren.

“Barcelona është jashtëzakonisht e impresionuar, por nuk është e vetme. Klubet angleze dhe të tjera tashmë po e ndjekin nga afër. Asllani është një emër që do ta dëgjojmë shumë më shpesh”, – tha Bailey për TBR Football.

Asllani, 23 vjeç, është në një formë të shkëlqyer këtë sezon, me katër gola në shtatë ndeshje të Bundesligës, si dhe dy gola me Kosovën në pesë paraqitje.

Sezoni i kaluar në huazim te SV Elversberg rezultoi vendimtar për të: ai shënoi 18 gola në 33 ndeshje, ndihmoi ekipin të luftonte për ngjitjen në Bundesliga dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Nëse Asllani e vazhdon këtë formë, një transferim te ndonjë gjigant evropian që luan në Evropë mund të bëhet realitet shumë më shpejt nga sa pritet./Telegrafi/

Skënderbeu U-19 i mori një barazim historik, Aston Villa i denoncon në UEFA! Akuza e klubit anglez

Skënderbeu U19 mori një barazim historik 1-1 ndaj Aston Villas në Korçë, në ndeshjen e Youth League, të luajtur pak ditë më parë. Klubi nga Birmingham, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar se do dërgojë korçarët në UEFA, pasi gjatë ndeshjes ka patur thirrje raciste drejtuar futbollistëve dhe stafit, nga një pjesë e […]

The post Skënderbeu U-19 i mori një barazim historik, Aston Villa i denoncon në UEFA! Akuza e klubit anglez appeared first on BoldNews.al.

❌