Korniza e bashkĂ«punimit me OKB 2027â2031, Balluku: PĂ«rqendrohemi nĂ« forcimin e kapitalit njerĂ«zor
TIRANĂ, 15 janar /ATSh/ NĂ« mbledhjen e Komitetit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t Ekzekutiv pĂ«r kuadrin e bashkĂ«punimit mes QeverisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe Kombeve tĂ« Bashkuara, u vlerĂ«sua pĂ«rmbushja e objektivave tĂ« kornizĂ«s 2022â2026 dhe rezultatet e arritura deri mĂ« tani.
ZĂ«vĂ«ndĂ«skryeministrja njĂ«herazi ministre e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjetikĂ«s, Belinda Balluku bĂ«ri tĂ« ditur se ndĂ«rsa 2026 Ă«shtĂ« viti pĂ«rmbyllĂ«s i programit aktual, po pĂ«rgatitet korniza e re 2027â2031, e cila synon tĂ« vazhdojĂ« forcimin e bashkĂ«punimit midis ShqipĂ«risĂ« dhe OKB-sĂ«.
âKy bashkĂ«punim do tĂ« pĂ«rqendrohet nĂ« forcimin e kapitalit njerĂ«zor, nxitjen e rritjes sĂ« qĂ«ndrueshme dhe konsolidimin e institucioneve demokratikeâ, tha Balluku.
Qeveria dhe partnerët e OKB-së theksuan angazhimin për të vijuar punën e përbashkët për një Shqipëri më moderne, më të fortë dhe më afër Bashkimit Europian, duke shfrytëzuar përvojat dhe mësimet e nxjerra nga korniza aktuale të bashkëpunimit.
Ministrja Balluku nënvizoi se rezultatet e arritura deri tani tregojnë një avancim të dukshëm në kapacitetet institucionale, implementimin e politikave sociale dhe ekonomike, si dhe mbështetjen e projekteve të qëndrueshme që fuqizojnë komunitetet lokale dhe rrisin mirëqenien e qytetarëve.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, i pranishĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« aktivitet bĂ«ri tĂ« ditur se pĂ«rmes konsolidimit fiskal, pĂ«rmirĂ«simit tĂ« menaxhimit tĂ« financave publike dhe zgjerimit tĂ« hapĂ«sirĂ«s buxhetore, garantohet qĂ« mĂ« shumĂ« fonde tâi dedikohen mbrojtjes sociale, mbĂ«shtetjes sĂ« pensioneve, shĂ«ndetĂ«sisĂ«, arsimit, punĂ«simit dhe zhvillimit tĂ« kapitalit njerĂ«zor.
Malaj po ashtu siguroi për angazhimin për adresimin e prioriteteve edhe në kuadër të agjendës së re 2027-2031, për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për proceset integruese drejt Bashkimit Evropian.
/e.xh/j.p/a.f/
The post Korniza e bashkĂ«punimit me OKB 2027â2031, Balluku: PĂ«rqendrohemi nĂ« forcimin e kapitalit njerĂ«zor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.


