Kupa e Botës në ski alpine zhvendoset në Flachau, Lara Colturi garon në slalom
TIRANĂ, 12 janar /ATSH/ Etapa e radhĂ«s e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s nĂ« Ski Alpine pĂ«r femra, gara e 20-tĂ« e sezonit 2025â2026, do tĂ« zhvillohet nĂ« Flachau tĂ« AustrisĂ«.
Në qendër të vëmendjes do të jetë skiatorja shqiptare Lara Colturi, e cila do të garojë në disiplinën e slalomit më 13 janar. Lëshimi i parë është planifikuar të nisë në orën 17:45, ndërsa i dyti në 20:45, bën të ditur Federata Shqiptare e Skive.
Colturi vjen në këtë garë pas paraqitjeve të saj në Kranjska Gora të Sllovenisë, ku në dy garat e Kupës së Botës për femra u rendit në vendin e 6-të në slalomin gjigant, ndërsa në slalom nuk arriti ta përfundojë provën.
Pas përfundimit të 17 etapave nga 37 gjithsej të sezonit, skiatorja 19-vjeçare mban vendin e 8-të në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës me 402 pikë të grumbulluara. Performanca e saj më e fortë mbetet slalomi, ku ka siguruar 280 pikë dhe renditet në vendin e tretë, ndërsa në slalomin gjigant ka 122 pikë.
NjĂ« tjetĂ«r tregues i progresit tĂ« saj tĂ« vazhdueshĂ«m Ă«shtĂ« kryesimi i renditjes sĂ« kategorisĂ« âYjet e sĂ« ardhmesâ, ku Colturi Ă«shtĂ« shkĂ«putur ndjeshĂ«m nga rivalet, duke konfirmuar statusin e saj si njĂ« nga talentet mĂ« premtuese tĂ« skive alpine nĂ« arenĂ«n botĂ«rore.
Gara e Flachaut pritet të jetë një tjetër test i rëndësishëm për shqiptaren, e cila synon të konsolidojë pozicionet e saj në renditjet e përgjithshme dhe të disiplinës, si dhe të vijojë trendin pozitiv të këtij sezoni.
/gj.m/j.p/
The post Kupa e Botës në ski alpine zhvendoset në Flachau, Lara Colturi garon në slalom appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
