❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e të riut pas aksidentit në Klos

TIRANË, 11 janar/ATSH/ PolumbarĂ«t e Regjimentit tĂ« Operacioneve Speciale dhe Forcat e Armatosura janĂ« angazhuar nĂ« njĂ« operacion kĂ«rkim-shpĂ«timi pĂ«r gjetjen e tĂ« riut qĂ« dyshohet se u mor nga rrjedhja e lumit Mat nĂ« Klos ditĂ«n e djeshme.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura po vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit Mat pas një aksidenti me makinë.

Vengu tha se “me ndihmĂ«n e dronĂ«ve dhe pajisjeve tĂ« specializuara, çdo metĂ«r terreni po kontrollohet, nga ura e DarsĂ«s nĂ« Klos deri nĂ« bashkinĂ« e Matit”.

Ngjarja e rĂ«ndĂ« u shĂ«nua gjatĂ« natĂ«s sĂ« djeshme nĂ« Klos, ku njĂ« automjet tip “Audi” me targa angleze doli nga rruga dhe ra nĂ« pĂ«rroin e fshatit Dars.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit, 24-vjeçari me iniciale A. L., u largua nga vendngjarja pa njoftuar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit që ndodhej me të në makinë.

Policia arriti ta identifikonte dhe ta arrestonte të riun pak kohë pas ngjarjes.

Situata mbetet kritike për pasagjerin e mjetit, shtetasin J. K., 30 vjeç, për të cilin vijojnë prej orësh kërkimet e specializuara.

/e.i/j.p/

The post Operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e të riut pas aksidentit në Klos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pirro Vengu krenar pĂ«r kĂ«rkimet por trupi i tĂ« zhdukurit s’ështĂ« gjetur akoma!

MesnatĂ«n e mbrĂ«mjes sĂ« 9 janarit njĂ« makinĂ« “Audi” doli nga rruga dhe ra nĂ« pĂ«rroin e fshatit Dars nĂ« Klos. NĂ« tĂ« udhĂ«tonin 2 persona nga fshati Fullqet, shoferi Andi Losha, 24 vjeç, i cili mundi tĂ« dalĂ« nga makina dhe tĂ« mbijetojĂ« ndĂ«rsa pasagjeri Jurgen Karaj, 30 vjeç, dyshohet se e ka marrĂ« [
]

The post Pirro Vengu krenar pĂ«r kĂ«rkimet por trupi i tĂ« zhdukurit s’ështĂ« gjetur akoma! appeared first on BoldNews.al.

Vazhdojnë pa ndërprerje kërkimet për të riun e zhdukur në lumin Mat



Kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit Mat, pas një aksidenti me makinë në zonën e Klosit, po vazhdojnë pa ndërprerje.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se operacioni i kërkimit po zhvillohet me përkushtim maksimal, duke përfshirë polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale si dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura.

Sipas njoftimit, në operacion po përdoren edhe dronë dhe pajisje të specializuara, ndërsa çdo metër i terrenit po kontrollohet në detaje, nga ura e Darsës në Klos e deri në territorin e bashkisë së Matit.

Autoritetet shprehen se po bëjnë përpjekje maksimale për gjetjen e të riut, ndërsa shpresojnë në një përfundim sa më të shpejtë të operacionit. /Telegrafi/

Përmbytjet, evakuime gjatë natës në Kuçovë e Dimal

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Evakuimi i banorĂ«ve tĂ« prekur nga pĂ«rmbytjet nĂ« KuçovĂ« e Dimal, ka vijuar edhe pĂ«r gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s, si masĂ« parandaluese pĂ«r garantimin e sigurisĂ«.

Kështu bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili vlerësori Regjimentin e Këmbësorisë së Jugut për angazhimin.

“NjĂ« tjetĂ«r natĂ« sprove dhe sakrifice pĂ«r djemtĂ« e Regjimentit tĂ« KĂ«mbĂ«sorisĂ« sĂ« Jugut, tĂ« angazhuar nĂ« tĂ« dy anĂ«t e lumit Seman”, u shpreh Vengu.

Sipas tij, evakuimi i banorëve në fshatrat buzë lumit të bashkive Kuçovë dhe Dimal ka vazhduar gjatë gjithë natës.                   Vengu theksoi se Forcat e Armatosura në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, mbeten të angazhuara në terren, krah për krah me strukturat vendore, për menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.                   Vendi prej disa ditësh u përfshi nga reshje të dendura që sollën prurje të mëdha të lumenjve. j.p

/m.q/

The post Përmbytjet, evakuime gjatë natës në Kuçovë e Dimal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lumi Seman del nga shtrati/ Ministri Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se forcat e Regjimentit tĂ« KĂ«mbĂ«sorisĂ« sĂ« Jugut vazhduan gjatĂ« natĂ«s operacionet e tyre nĂ« tĂ« dy anĂ«t e lumit Seman. “ËshtĂ« njĂ« tjetĂ«r natĂ« sprove dhe sakrifice pĂ«r djemtĂ« tanĂ« nĂ« terren,” tha ai.

Evakuimi i banorëve nga fshatrat pranë lumit, në bashkitë Kuçovë dhe Dimal, ka vijuar gjatë gjithë natës si masë parandaluese për të garantuar sigurinë e tyre.

Forcat e Armatosura, në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, mbeten të angazhuara në terren, duke punuar krah për krah me strukturat vendore, për menaxhimin e situatës dhe për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Autoblindat ushtarake “Shota” pritet tĂ« prodhohen edhe nĂ« KosovĂ«



Autoblindat ushtarake tĂ« prodhimit shqiptar “Shota”, tani do tĂ« prodhohen edhe nĂ« KosovĂ«. NjohĂ«sit e sigurisĂ« thonĂ« se kjo marrĂ«veshje Ă«shtĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« plotĂ«simit tĂ« normave pĂ«r t’u anĂ«tarĂ«suar Kosova nĂ« AleancĂ«n Veriatlantike, NATO.

PĂ«rveç nĂ« ShqipĂ«ri, tashmĂ« autoblinda ushtarake “SHOTA” do tĂ« prodhohet edhe nĂ« KosovĂ«.

Kjo pajisje ushtarake do t’i shtohet stokut tĂ« ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s, pas marrĂ«veshjes sĂ« darkorduar mes ministrave tĂ« Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Pirro Vengu.

Këtë e konfirmoi për Tëvë1, zëdhënësja e Ministrisë në detyrë të Mbrojtjes, Liridona Gashi.

“KonfirmojmĂ« se autoblinda ushtarake ‘Shota’ e dizajnuar nĂ« ShqipĂ«ri do tĂ« prodhohet edhe nĂ« KosovĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« bashkĂ«punimit nĂ« industri tĂ« mbrojtjes tĂ« arritur pĂ«rmes marrĂ«veshjes trelatare ndĂ«rmjet KosovĂ«s-ShqipĂ«risĂ« dhe KroacisĂ« qĂ« u nĂ«nshkrua nĂ« mars tĂ« vitit 2025. Sa i pĂ«rket fillimit tĂ« prodhimit, ende jemi nĂ« fazĂ«n e aspektit logjistik tĂ« implementimit tĂ« kĂ«saj marrĂ«veshje, megjithatĂ« lajm i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« fakti qĂ« kemi dakordim me ShqipĂ«rinĂ« qĂ« tĂ« fillojĂ« prodhimi dhe nĂ« KosovĂ«â€, deklaroi ajo.

Këtë marrëveshje e sheh të dobishme ish-deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli.

“MarrĂ«veshjet e bashkĂ«punimit me ShqipĂ«rinĂ« janĂ« shumĂ« tĂ« dobishme, shumĂ« tĂ« nevojshme sepse pĂ«rveç qĂ« Ă«shtĂ« shtet amĂ«, qĂ« jemi njĂ« popull njĂ« komb, Ă«shtĂ« edhe shtet anĂ«tar i NATO-s dhe pĂ«rvojat e tyre janĂ« shumĂ« tĂ« nevojshme dhe shumĂ« tĂ« dobishme pĂ«r RepublikĂ«n e KosovĂ«s
 Ne pretendojmĂ« qĂ« tĂ« jemi edhe anĂ«tarĂ« tĂ« NATO-s nĂ« njĂ« afat sa mĂ« tĂ« shpejt, dhe kĂ«to elemente janĂ« njĂ« plus i madh”, deklaroi ai.

E njëjtë mendojnë edhe ekspertë të sigurisë.

Njohësi i kësaj fushe, Fatjon Softa nënvizoi se kjo bëhet edhe për të parandaluar çdo tentativë të Serbisë për destabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“NĂ« krijimin e njĂ« bashkĂ«punimi pĂ«r njĂ« mbrojtje edhe kolektive nĂ« rast tĂ« ndonjĂ« situate tĂ« mundshme qĂ« mund tĂ« agravoj nĂ« vendin Ballkanik. Dhe kjo shĂ«rben mĂ« parĂ«, Mbrojtja Ă«shtĂ« alternimi i doktrinave dhe i aleancĂ«s nĂ« kuadĂ«r tĂ« NATO-s pĂ«r tĂ« pĂ«rgatitur edhe KosovĂ«n qĂ« nĂ« njĂ« moment tĂ« dytĂ« tĂ« anĂ«tarĂ«sohet jo vetĂ«m pĂ«r dĂ«shirĂ«n e saj por edhe qenien e saj, qĂ« tĂ« jetĂ« pjesĂ« e AleancĂ«s Euroatlantike”.

Autoblinda ushtarake ‘’Shota’’, e projektuar si mjet MRAP (Mine Resistant Ambush Protected), ofron kapacitet transport 2 anĂ«tarĂ« ekuipazhi + deri nĂ« 8 ushtarĂ«, blindim balistik BR7, rezistent ndaj municioneve 7.62mm.

ËshtĂ« i projektuar pĂ«r mbrojtje tĂ« lartĂ« ndaj minave dhe ndaj shpĂ«rthimeve deri nĂ« 6kg TNT nĂ«n mjet.

Gjithashtu është i përshtatshëm për terrene të vështira, ka ulëse anti-shpërthim, xhama balisitkë dhe sistem modern sigurie.

Mbi 100 efektivë të Forcave të Armatosura në terren në ndihmë të qytetarëve

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bĂ«ri tĂ« ditur se nĂ« kushtet e reshjeve intensive dhe dĂ«borĂ«s, efektivĂ«t e Forcave tĂ« Armatosura po garantojnĂ« sigurinĂ« e banorĂ«ve nga veriu nĂ« jug.

Sipas ministrit, ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po koordinojnë dhe menaxhojnë situatën, ndërsa skuadrat xheniere po riparojnë infrastrukturën dhe sigurojnë lëvizshmërinë në të gjitha zonat e prekura.

“I gjithĂ« aparati i mbrojtjes Ă«shtĂ« i angazhuar maksimalisht nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« strukturave lokale. Aktualisht, mbi 100 efektivĂ« dhe dhjetĂ«ra mjete janĂ« angazhuar nĂ« qarqet VlorĂ«, DurrĂ«s, GjirokastĂ«r, ShkodĂ«r dhe Kurbin, si dhe nĂ« çdo zonĂ« ku ka qenĂ« e nevojshme ndĂ«rhyrja, me qĂ«llim garantimin e sigurisĂ« sĂ« banorĂ«ve dhe menaxhimin e situatave emergjente”, u shpreh Vengu.

Sipas tij, në Durrës janë angazhuar 62 efektivë, 18 mjete, 5 motogomone, 12 agregate, 7 motopompa, nga të cilat 4 janë me fuqi të lartë thithëse, 1 me fuqi të mesme dhe 2 me fuqi të vogël.

NĂ« GjirokastĂ«r janĂ« angazhuar 34 efektivĂ«, ndĂ«rsa njĂ« motopompĂ« po ndihmon forcat pĂ«r normalizimin e situatĂ«s nĂ« lagjen “GranicĂ«â€.

Në fshatin Obot, në Shkodër, po punojnë 9 efektivë me 2 mjete dhe një varkë, në ndihmë të komunitetit.

Ndërkohë, në Kurbin u zhvillua një operacion xhenier për pastrimin e rrugëve, me angazhimin e 3 efektivëve dhe 2 mjeteve.

Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, vijojnë punën në terren për garantimin e sigurisë së banorëve dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

Ministri Vengu theksoi se strukturat janë të bashkuara dhe gati për të reaguar në çdo situatë emergjente.

/e.xh/r.e/

The post Mbi 100 efektivë të Forcave të Armatosura në terren në ndihmë të qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FA-të të angazhuar edhe gjatë natës për stabilizim të situatës në banesa dhe akse rrugore

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Forcat e Armatosura kanĂ« vijuar gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s operacionet pa ndĂ«rprerje nĂ« disa zona tĂ« vendit, pĂ«r stabilizimin e plotĂ« tĂ« situatĂ«s pas problematikave tĂ« krijuara nga kushtet e motit.

Ministri i Mbrojtjes bën me dije se, angazhimi i strukturave ushtarake është përqendruar në zonat e Lezhës, Mirditës, Selenicës, Novoselës, Ferrasit dhe Durrësit, ku falë punës intensive është bërë i mundur çlirimi i një numri të konsiderueshëm banesash dhe aksesh rrugore.

Në orët e para të mëngjesit është realizuar edhe hapja e plotë e rrugës në zonën e Jubës, duke lehtësuar qarkullimin dhe aksesin për banorët dhe shërbimet emergjente. Ndërkohë, operacionet do të vijojnë pa ndërprerje deri në normalizimin e plotë të situatës dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.

Forcat e Armatosura, nĂ« bashkĂ«punim me strukturat e tjera shtetĂ«rore, mbeten nĂ« terren dhe nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur çdo nevoje, theksoi Vengu.

/gj.m/a.f/

The post FA-të të angazhuar edhe gjatë natës për stabilizim të situatës në banesa dhe akse rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Forcat e Repartit të Gërhotit në terren, situata drejt normalizimit në Gjirokastër

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bĂ«ri tĂ« ditur sot se, situata nĂ« qytetin e GjirokastrĂ«s po shkon drejt normalizimit tĂ« plotĂ« falĂ« edhe angazhimit tĂ« strukturave tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes.

17 efektivë dhe 1 mjet i kalueshmërisë së lartë nga Reparti i Gërhotit janë të angazhuar në terren për çlirimin e akseve të transportit dhe garantimin e lëvizjes së sigurt, theksoi Vengu.

Prej disa ditĂ«sh, forcat ndodhen pranĂ« banorĂ«ve tĂ« lagjes “18 Shtatori”, duke ofruar mbĂ«shtetje tĂ« vazhdueshme dhe duke kontribuar nĂ« pĂ«rballimin e situatĂ«s.

Ministri i Mbrojtjes thekson se Forcat e Armatosura vijojnë të jenë pranë qytetarëve në çdo situatë, me reagim të shpejtë, profesionalizëm dhe koordinim institucional.

/gj.m/a.f/

The post Vengu: Forcat e Repartit të Gërhotit në terren, situata drejt normalizimit në Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: 500 efektivë të FA të angazhuar në përballimin e problemeve nga reshjet

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot nĂ« njĂ« intervistĂ« televizive se, Forcat e Armatosura kanĂ« dislokuar rreth 500 efektivĂ« nĂ« terren pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar situatat me pĂ«rmbytjet e shkaktuara nga reshjet intensive.

Duke folur për situatën e përmbytjeve në vend, Vengu u shpreh se, është momenti për të garantuar angazhim të plotë në terren, ashtu siç është bërë gjatë gjithë këtyre ditëve, dhe se ky angazhim do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Sipas tij, Forcat e Armatosura kanë dislokuar rreth 500 efektivë në terren, nga Shkodra, Lezha, Kurbini dhe Durrësi, ku është përqendrimi më i madh i forcave.

Rreth gjysma e këtij kontingjenti ndodhet aktualisht në Durrës dhe Shijak, si dhe në Katund të Ri dhe Sukth, ku vijojnë evakuimet dhe tërheqja e ujërave.

Forcat e Armatosura po vijojnë gjithashtu mbështetjen për Fierin dhe Vlorën, veçanërisht në zonën e grykëderdhjes së Vjosës, ku vërshimet masive të ditëve të fundit, përfshirë prurjet e shtuara nga Greqia, kanë krijuar situatë të vështirë. Për pasojë, janë kryer evakuime në fshatrat Ferras, Fitore, Bishan dhe Novoselë.

Aktualisht, sipas ministrit, janë rreth 50 banorë të evakuuar në bashkitë Fier dhe Vlorë.

Në total, numri i personave të evakuuar në rang vendi është rreth 500, të cilët janë akomoduar në shtëpitë e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës, në struktura të Ministrisë së Brendshme, si dhe në struktura hoteliere.

Vengu theksoi se strukturat do të vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë, pasi pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, veçanërisht për shkak të erërave të forta në bregdet.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që në zonat bregdetare nga Durrësi deri në Vlorë të respektojnë kufizimet e lëvizjes, të shmangin qarkullimin me mjete dhe të qëndrojnë pranë banesave, me qëllim shmangien e aksidenteve.

Sa i përket shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ministri u shpreh se, pavarësisht mënyrës se si klasifikohet ajo, në nivel bashkiak, rajonal apo kombëtar, Forcat e Armatosura do të vijojnë të kryejnë detyrën e tyre me gatishmëri maksimale në terren, si dhe në procesin e konstatimit të dëmeve.

Ai shtoi se strukturat bashkiake do të angazhohen në vlerësimin e dëmeve, ndërsa, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, po përgatitet një paketë e konsiderueshme dëmshpërblimesh, si për sektorin bujqësor, ashtu edhe për banesat e dëmtuara.

Ministri bëri me dije se nesër, në orët e para të mëngjesit, do të zhvillohet një mbledhje e Emergjencave Civile Kombëtare, nën drejtimin e Kryeministrit, ku do të vlerësohen parametrat në mbarë vendin dhe përqendrimi i forcave për ditët në vijim, për shkak të situatës dinamike.

Ai theksoi se të shtunën priten reshje në të gjithë basenin e Vjosës, ndërsa menaxhimi i Kaskadës së Drinit do të vijojë të kryhet sipas protokolleve të përcaktuara. /j.p/

The post Vengu: 500 efektivë të FA të angazhuar në përballimin e problemeve nga reshjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Evakuohet familja bashkë me qenushin në Vlorë

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe Policia e Shtetit po vazhdojnĂ« operacionin e transportit tĂ« banorĂ«ve nĂ« zonat e rrethuara nga uji nĂ« NovoselĂ« drejt konviktit tĂ« qytetit tĂ« VlorĂ«s.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau pamje nga puna e strukturave të Emergjencave Civile në terren në Novoselë. Nga pamjet vihet re se strukturat kanë evakuuar, edhe një familje bashkë me qenin e tyre.

Familja mbeti e izoluar në banesë për shkak të rritjes së nivelit të ujit, i cili përmbyti rrugët dhe oborret përreth. Në ndihmë u angazhuan forcat e Emergjencave Civile, Policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët ndërhynë me mjete lundruese për të nxjerrë anëtarët e familjes dhe katërputroshin e tyre.

Autoritetet lokale në Vlorë, apelojnë për kujdes të shtuar dhe shmangie të lëvizjeve në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, ndërsa strukturat e emergjencave vijojnë të jenë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme.

/e.i/r.e/a.f/

The post Evakuohet familja bashkë me qenushin në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Vijon evakuimi i banorëve në Ferras dhe bashkinë Dimal

TIRANË, 8 janar/ATSH/ NĂ« fshatin Ferras tĂ« Fierit dhe nĂ« bashkinĂ« e Dimalit po vijon evakuimi i banorĂ«ve qĂ« rrezikohen nga pĂ«rmbytjet.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot momente nga ndërhyrjet që po kryejnë efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut.

“EfektivĂ«t e Regjimentit tĂ« KĂ«mbĂ«sorisĂ« sĂ« Jugut janĂ« nĂ« vijĂ«n e parĂ« tĂ« angazhuar nĂ« evakuime dhe pĂ«rballimin e emergjencave civile nĂ« Ferras tĂ« Fierit dhe BashkinĂ« e Dimalit”, u shpreh Vengu.

Reshjet intensive të shiut në ditët e fundit kanë krijuar problematikë të shtuar në disa qarqe të vendit, kryesisht në Durrës, Vlorë dhe Fier.

Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin në disa zona të këtyre qarqeve, konkretisht në Novoselë të Vlorës, në Ferras të Fierit, si dhe në Sukth dhe Katundin e Ri në Durrës.

/m.m/a.f/r.e/

The post Vengu: Vijon evakuimi i banorëve në Ferras dhe bashkinë Dimal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Në Kurbin, 50 qytetarë të evakuuar nga situata e reshjeve

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet nĂ« VlorĂ« nĂ« monitorimin e situatĂ«s sĂ« shkaktuar nga reshjet e dendura.

Në një intervistë për mediet, Vengu bëri të ditur se në Kurbin janë evakuuar 8 familje dhe 50 qytetarë për shkak të situatës së krijuar.

“NĂ« Kurbin kemi 8 familje dhe 50 qytetarĂ« tĂ« cilĂ«t janĂ« evakuuar dhe akomoduar”, tha ai.

Vengu theksoi se grupet e bashkisë dhe emergjencave civile pas konstatimit të dëmeve, do të kryejnë dëmshpërblimin e banorëve për shtëpitë, blegtorinë dhe bletarinë, sipas detyrimeve ligjore.

“PĂ«r sa i pĂ«rket evidencave pĂ«r bagĂ«tinĂ« dhe gjĂ«nĂ« e gjalle Ă«shtĂ« herĂ«t ta themi, sepse duhet tĂ« bĂ«jmĂ« verifikimet e duhura”, vuri nĂ« dukje ai.

“Grupet e konstatimit tĂ« dĂ«meve nga bashkitĂ« dhe Emergjencat Civile sapo tĂ« tejkalohet situata e emergjencĂ«s dhe patjetĂ«r kĂ«to dĂ«mshpĂ«rblehen pĂ«r sa i pĂ«rket banesave, blegtorisĂ« dhe bletarisĂ«, kĂ«to janĂ« tre zĂ«ra qĂ« ligji parashikon, ku ne mund tĂ« veprojmĂ« menjĂ«herĂ« me dĂ«mshpĂ«rblimet, siç e kemi bĂ«rĂ« nĂ« fund tĂ« vitit tĂ« kaluar me dĂ«mshpĂ«rblimin e zjarreve, do tĂ« vijojmĂ« ta bĂ«jmĂ« dhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« ciklin e pĂ«rmbytjeve, janĂ« instrumentet financiarĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ«â€, tha ministri i Mbrojtjes.

“Dhe patjetĂ«r qĂ« tĂ« gjitha banesat e dĂ«mtuara nĂ« momentin qĂ« konstatohen nĂ« procesverbale evidentohen dhe financohen. Ky Ă«shtĂ« cikli qĂ« ndjekin dhe nuk ka arsye pse tĂ« bĂ«jĂ« pĂ«rjashtim dhe kjo situatĂ« aktuale”, tha ai.

/m.q/j.p/

The post Vengu: Në Kurbin, 50 qytetarë të evakuuar nga situata e reshjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

TIRANË, 7 janar /ATSH/ NĂ« DurrĂ«s, nĂ« zonĂ«n e njohur si ish-KĂ«neta, efektivĂ«t dhe mjetet e KomandĂ«s MbĂ«shtetĂ«se tĂ« Forcave tĂ« Armatosura vijojnĂ« punĂ«n nĂ« terren pĂ«r largimin e ujit nga banesat e pĂ«rmbytura si pasojĂ« e reshjeve tĂ« shiut gjatĂ« dy ditĂ«ve tĂ« fundit.

Për të monitoruar situatën në terren ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtes Pirro Vengu. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga momenti i ndërhyrjes së Forcave të Armatosura për largimin e ujit.

“Vijon puna nĂ« terren nga ekipet e bashkive, Emergjencat Civile lokale, Forcat e Armatosura, ekipet mjekĂ«sore, dhe Policia pĂ«r pĂ«rballimin e situatĂ«s sĂ« krijuar nga reshjet intensive tĂ« 48 orĂ«ve tĂ« fundit”, shkruan Rama.

Në qarkun e Durrësit mbi 300 banorë janë evakuar si pasojë e përmbytjeve dhe mbi 900 banesa janë të prekura nga uji.

/m.q/j.p/

The post Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Nuk ka përkeqësim nga reshjet në Durrës, 5 skuadra shtëpi më shtëpi në zonën e ish-kënetës

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, pas pĂ«rfundimit tĂ« mbledhjes sĂ« Komitetit tĂ« Emergjencave Civile nĂ« DurrĂ«s, theksoi se kthimi i banorĂ«ve tĂ« evakuuar nĂ« banesa Ă«shtĂ« prioritet.

Ministri nënvizoi se nuk ka agravim të situatës në Durrës, por ka ende prezencë uji në oborre, ndërsa të gjithë hidrovorët janë në punë.

“Kemi krijuar njĂ« grup edhe me ekspertĂ« tĂ« ujĂ«sjellĂ«sve edhe me ndihmĂ« tĂ« bashkive tĂ« tjera dje dhe njĂ« grup forcash civile dhe ushtarake, nĂ« 5 zonat ku kemi ende prezencĂ« uji nĂ« banesa. Prioriteti janĂ« njerĂ«zit dhe zonat e banuara. Elementi i dytĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me zhbllokimin e kanaleve tĂ« ujĂ«rave tĂ« larta. Hidrovoret janĂ« nĂ« funksionim tĂ« plotĂ«, madje ne kemi aktivizuar edhe hidrovorin e vjetĂ«r”, informoi Vengu.

Sipas tij, 5 skuadra do tĂ« shkojnĂ« shtĂ«pi mĂ« shtĂ«pi nĂ« zonĂ«n e ish-kĂ«netĂ«s. “Do tĂ« jemi nĂ« terren, skuadra, qoftĂ« e pushtetit vendor, qoftĂ« e Forcave tĂ« Armatosura, shkon aty ku Ă«shtĂ« nevoja”, tha ministri i Mbrojtjes.

Po ashtu, Vengu tha se nuk ka kaluar rreziku në zonën e nën Shkodrës, ndërsa grupet e punës do të vijojnë që të jenë në terren.

“Presim njĂ« situatĂ« dinamike, pĂ«rqendrimi nĂ« rang vendi ka tĂ« bĂ«jĂ« me vijimin e menaxhimit tĂ« kaskadĂ«s sĂ« Drinit. Nuk ka kaluar ende rreziku nĂ« nĂ«n ShkodĂ«r. NĂ« Obot kemi pĂ«rforcime sepse ka prezencĂ« uji nĂ« zonat bujqĂ«sore, por jo nĂ« ato tĂ« banuara. Kemi shumĂ« prurje nĂ« basenin e VjosĂ«s, kemi pĂ«rforcime edhe nĂ« argjinatura”, tha Vengu.

/m.q/j.p/

The post Vengu: Nuk ka përkeqësim nga reshjet në Durrës, 5 skuadra shtëpi më shtëpi në zonën e ish-kënetës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Hidrovoret me kapacitet të plotë për thithjen e ujit në Durrës

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, sĂ« bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe kryetaren e bashkisĂ« DurrĂ«s, Emiriana Sako, ndodhen nĂ« terren nĂ« DurrĂ«s pĂ«r tĂ« ndjekur nga afĂ«r menaxhimin e situatĂ«s sĂ« krijuar nga reshjet intensive tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit.

Salla tha se strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë në terren dhe në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet intensive.

Ai theksoi se bashkëpunimi me Emergjencat Civile dhe pushtetin vendor është i vazhdueshëm, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe funksionimin normal të infrastrukturës bujqësore.

Ministri Salla bëri të ditur se hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë për thithjen e ujit në zonat ku është konstatuar prania e tij, ndërsa monitorimi i situatës po vijon në kohë reale. Sipas tij, prioritet mbetet menaxhimi i përmbytjeve në kushtet e reshjeve intensive që kanë prekur zonën.

Monitorimi i situatës do të vijojë edhe në orët dhe ditët në vijim, në varësi të kushteve të motit, ndërsa strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri për çdo ndërhyrje të nevojshme.

/k.s/j.p/

The post Salla: Hidrovoret me kapacitet të plotë për thithjen e ujit në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria nga jugu në veri nën ujë, politikanët show me çizme në rrjetet sociale

Prej ditĂ«s sĂ« djeshme, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« zhytur nĂ«n reshje tĂ« dendura shiu dhe njĂ« valĂ« pĂ«rmbytjesh qĂ« ka prekur pothuajse çdo qark tĂ« vendit. ShtĂ«pi nĂ«n ujĂ«, toka tĂ« dĂ«mtuara, qindra njerĂ«z tĂ« evakuuar dhe rrugĂ« tĂ« pakalueshme janĂ« realiteti i pĂ«rditshĂ«m i mijĂ«ra qytetarĂ«ve. NdĂ«rsa situata nĂ« terren Ă«shtĂ« e zymtĂ« dhe dramatike, rrjetet [
]

The post Shqipëria nga jugu në veri nën ujë, politikanët show me çizme në rrjetet sociale appeared first on BoldNews.al.

Durrës, situata drejt përmirësimit/ Ikën uji, numërohen pasojat

Të paktën 800 banesa janë përmbytur dhe 304 persona janë evakuuar nga banesat e tyre.

Ky është bilanci paraprak i përmbytjeve në Durrës, qyteti që është goditur më së shumti nga moti i keq dhe reshjet intensive të ditëve të fundit.

Ndonëse krahasuar me një ditë më parë situata paraqitet disi më e qetë, problemet mbeten të theksuara në disa zona, kryesisht në periferi të qytetit, ku uji vijon të jetë prezent në oborre dhe banesa.

Banorët tregojnë se nuk kishin përjetuar kurrë përmbytje të këtyre përmasave, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Pavarësisht përpjekjeve për të mbrojtur shtëpitë, banorët thonë se vërshimi i ujit ishte i pandalshëm.

Pas mbledhjes së shtabit të emergjencave civile në Durrës, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se po punohet intensivisht për zhbllokimin e kanaleve të ujërave të larta, me synim rikthimin sa më të shpejtë të banorëve në shtëpitë e tyre.

Ka tërheqje të ujit në ish-Kënetë dhe Shkozet, por ende ka prezencë uji në oborre dhe banesa. Kemi edhe mjete shtesë në ndihmë dhe nuk kemi probleme me hidrovoret.

Autoritetet iu bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës, ndërsa puna për përballimin e situatës vijon pa ndërprerje.

Vengu: Të konstatohen dëmet edhe në banesat e qytetarëve në emigracion

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka ndjekur nga afĂ«r situatĂ«n e pĂ«rmbytjeve nĂ« qytetin e DurrĂ«sit, ku reshjet e dendura tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit kanĂ« shkaktuar dĂ«me tĂ« konsiderueshme.

Vengu ka qenë i pranishëm në zonën e Unazës së Durrësit, një nga pikat më problematike, ku vijon puna intensive e mjeteve dhe efektivëve të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura për menaxhimin e situatës.

Gjatë inspektimit, ministri kërkoi që bashkia të angazhojë skuadra për të kryer konstatimin e dëmeve edhe në banesat e qytetarëve që ndodhen në emigracion, ose me pushime dhe nuk janë aktualisht të pranishëm në shtëpitë e tyre.

Një ditë më parë, Vengu theksoi se situata në Durrës mbetet problematike, duke bërë me dije se rreth 800 banesa janë përmbytur si pasojë e reshjeve, ndërsa 180 banorë janë evakuar për arsye sigurie. Ata janë akomoduar pranë dy konvaleshencave në qytet, ku po u ofrohet ushqim dhe shërbim mjekësor.

Autoritetet po vijojnë monitorimin e situatës dhe po bashkëpunojnë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në zonat e prekura.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Vengu: Të konstatohen dëmet edhe në banesat e qytetarëve në emigracion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Të konstatohen dëmet edhe në banesat e qytetarëve në emigracion

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve në qytetin e Durrësit, ku reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Vengu ka inspektuar zonën e Unazës së Durrësit, një nga pikat më problematike, ku vijon puna intensive e mjeteve dhe efektivëve të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura për menaxhimin e situatës.

Source

❌