❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

KRU Mitrovica konfirmon se uji mund të përdoret për pije



Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Mitrovica" njofton qytetarët se, pas kryerjes së analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit të pijshëm, të gjithë parametrat janë brenda kritereve të përcaktuara me ligj.

“Rezultatet tregojnĂ« se uji i furnizuar nga UjĂ«sjellĂ«si Rajonal MitrovicĂ« Ă«shtĂ« i sigurt dhe mund tĂ« pĂ«rdoret pa asnjĂ« kufizim, si pĂ«r pije ashtu edhe pĂ«r pĂ«rdorim shtĂ«piak”, bĂ«ri tĂ« ditur KRU Mitrovica.

Sipas njoftimit, kompania mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit, duke garantuar shëndetin publik dhe sigurinë e konsumatorëve. /Telegrafi/


Handikos Mitrovicë njofton për shpërndarjen e mjeteve ortopedike



Handikos njofton të gjithë anëtarët që kanë aplikuar për karroca dhe mjete të tjera ortopedike në QKUK, se së shpejti do të kontaktohen nga zyra e Handikos Prishtina për marrjen e mjeteve të përfituara.

“NĂ« pritje tĂ« shpĂ«rndarjes sĂ« mjeteve ortopedike, bĂ«jmĂ« thirrje qĂ« tĂ« gjithĂ« pĂ«rfituesit tĂ« qĂ«ndrojnĂ« tĂ« gatshĂ«m pĂ«r komunikim dhe tĂ« kontrollojnĂ« rregullisht kontaktet e tyre”, thuhet nĂ« njoftimin e Handikos MitrovicĂ«.

Përfituesit do të kontaktohen direkt nga zyra e Handikos Prishtina, ku do të marrin udhëzime të detajuara mbi marrjen e mjeteve të tyre. /Telegrafi/


Në Kamenicë ndizen flakadanët e kujtesës për heronjtë Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Kadri Zeka



NĂ« kuadĂ«r tĂ« manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, Komuna e KamenicĂ«s organizoi aktivitetin simbolik tĂ« ndezjes sĂ« flakadanĂ«ve, nĂ« nderim tĂ« heronjve tĂ« kombit.

Në ceremoni mori pjesë Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Behar Hyseni, i cili së bashku me zyrtarë të drejtorisë dhe qytetarë ndezën flakadanët që simbolizojnë sakrificën dhe qëndresën e heronjve të Kamenicës.

Drejtori Hyseni pĂ«rkujtoi natĂ«n e 11–12 janarit tĂ« vitit 1984, kur heronjtĂ« Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala ranĂ« gjatĂ« pĂ«rleshjes me forcat policore serbe nĂ« KodrĂ«n e Trimave nĂ« PrishtinĂ«.

“Nata mes 11–12 janarit na rikthen nĂ« kujtesĂ« guximin dhe sakrificĂ«n e heronjve tĂ« KamenicĂ«s, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, si dhe veprimtarin dhe patriotin e madh Kadri Zeka. PikĂ«risht nĂ« kĂ«tĂ« natĂ«, Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala ranĂ« heroikisht. Me ndezjen simbolike tĂ« flakadanĂ«ve, ne i nderojmĂ« Rexhep MalĂ«n, Nuhi BerishĂ«n dhe Kadri ZekĂ«n, jo vetĂ«m si heronj tĂ« KamenicĂ«s, por si shtylla tĂ« njĂ« kombi qĂ« jeton sepse dikush zgjodhi tĂ« mos jetojĂ« i pĂ«rulur. Ata janĂ« krenari e mbarĂ« kombit shqiptar, dĂ«shmi se sakrifica nuk shuhet, por shndĂ«rrohet nĂ« kujtesĂ«, e kujtesa nĂ« udhĂ«rrĂ«fyes”, tha Hyseni.

Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë përkujtimore, duke përcjellë mesazhin e respektit dhe mirënjohjes së përhershme ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin kombëtar. /Telegrafi/


Ahmeti emëron Rasim Hasanin, Drejtor të Arsimit në Lipjan



Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka emëruar Rasim Hasanin në pozitën e Drejtorit të Arsimit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryetari Ahmeti përmes një njoftimi publik.

“Sot kam emĂ«ruar Rasim Hasanin nĂ« pozitĂ«n e Drejtorit tĂ« Arsimit. I uroj suksese dhe punĂ« tĂ« mbarĂ«â€, ka deklaruar Ahmeti.

Emërimi i drejtorit të ri vjen në kuadër të funksionimit të rregullt të institucioneve komunale dhe organizimit të sektorit të arsimit në Komunën e Lipjanit. /Telegrafi/


Haliti shpreh shqetësim për vjedhjet në shkollat e Vitisë: Brenda një jave tri raste



Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka reaguar lidhur me rastet e fundit të thyerjeve dhe vjedhjeve në institucionet arsimore të kësaj komune, duke shprehur shqetësim të thellë për situatën e krijuar.

Sipas tij, vetĂ«m gjatĂ« njĂ« jave janĂ« shĂ«nuar tri raste tĂ« tilla nĂ« tri shkolla tĂ« ndryshme. “Shpreh shqetĂ«simin tim tĂ« thellĂ« lidhur me rastet e fundit tĂ« thyerjeve dhe vjedhjeve nĂ« institucionet arsimore tĂ« komunĂ«s sonĂ«. VetĂ«m brenda njĂ« jave janĂ« shĂ«nuar tri raste tĂ« tilla nĂ« tri shkolla tĂ« ndryshme”, ka deklaruar Haliti.

Ai ka bërë thirrje që organet kompetente të angazhohen për zbardhjen e plotë të rasteve dhe ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët.

“Ftoj organet kompetente qĂ« tĂ« punojnĂ« nĂ« zbardhjen e plotĂ« tĂ« rasteve dhe u bĂ«j thirrje tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve qĂ« kanĂ« informacione lidhur me kĂ«to raste tĂ« njoftojnĂ« organet kompetente, me qĂ«llim qĂ« pĂ«rgjegjĂ«sit tĂ« dalin para organeve tĂ« drejtĂ«sisĂ«â€, ka theksuar kryetari i VitisĂ«.

Haliti ka njoftuar se Komuna e VitisĂ« pritet qĂ« sĂ« shpejti tĂ« bĂ«jĂ« evidentimin e plotĂ« tĂ« dĂ«meve tĂ« shkaktuara, ndĂ«rsa do tĂ« ndĂ«rmerren masat e nevojshme pĂ«r sanimin dhe kompensimin e tyre. “QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ« procesi mĂ«simor tĂ« vazhdojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rregullt dhe pa pengesa”, ka shtuar ai.

Në fund, kryetari Haliti u ka bërë thirrje qytetarëve për përgjegjësi në mbrojtjen e pronës publike, veçanërisht të shkollave.

“Shkollat janĂ« pasuri e pĂ«rbashkĂ«t dhe themel i sĂ« ardhmes sĂ« fĂ«mijĂ«ve tanĂ«. Çdo veprim qĂ« i dĂ«mton ato, dĂ«mton drejtpĂ«rdrejt komunitetin tonĂ«â€, ka deklaruar Haliti, duke theksuar se Komuna e VitisĂ« dhe Drejtoria e Arsimit mbesin tĂ« pĂ«rkushtuara pĂ«r garantimin e sigurisĂ« dhe kushteve tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r nxĂ«nĂ«sit dhe stafin arsimor, nĂ« bashkĂ«punim me institucionet kompetente. /Telegrafi/

Rikthehet në operim të plotë linja që lidh Suharekën me Ferizajn



Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka bërë të ditur se linja e tensionit të lartë LP 179/2, e cila lidh Nënstacionin e Suharekës me Nënstacionin Ferizaj 3, është rikthyer në operim të plotë pas ndërhyrjeve teknike në terren.

Sipas njoftimit të KOSTT-it, gjatë gjithë periudhës së punimeve furnizimi me energji elektrike për konsumatorët është siguruar përmes alternativave të rrjetit, pa pasur ndërprerje apo kufizime në këtë pjesë të vendit.

“Ekipet teknike tĂ« KOSTT kanĂ« qenĂ« tĂ« angazhuara intensivisht nĂ« terren dhe brenda njĂ« afati shumĂ« tĂ« shkurtĂ«r kanĂ« realizuar largimin e shtyllĂ«s sĂ« rrĂ«zuar, ndĂ«rtimin e shtyllĂ«s sĂ« re kĂ«ndore T30 dhe rikthimin e linjĂ«s nĂ« operim tĂ« plotĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me standardet e sigurisĂ« dhe kĂ«rkesat teknike”, thuhet nĂ« njoftimin zyrtar.

KOSTT ka theksuar se ndërhyrjet janë kryer me sukses dhe se funksionimi i rrjetit të transmisionit është stabil dhe i sigurt. /Telegrafi/


Komuna e Mitrovicës hap procesin e aplikimit për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet



Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se nga sot, më 12 janar 2026, ka filluar procesi i aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit, në ekonomitë familjare dhe në biznese.

Sipas njoftimit zyrtar, tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e prekur nga vĂ«rshimet ftohen qĂ«, brenda afatit tĂ« pĂ«rcaktuar, tĂ« paraqesin kĂ«rkesĂ«n e tyre pranĂ« ZyrĂ«s PritĂ«se – QendrĂ«s pĂ«r ShĂ«rbime tĂ« QytetarĂ«ve nĂ« KomunĂ«n e MitrovicĂ«s.

“QytetarĂ«t e dĂ«mtuar nga vĂ«rshimet duhet tĂ« dorĂ«zojnĂ« aplikacionin me dokumentacionin pĂ«rkatĂ«s, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« realizohet procesi i vlerĂ«simit tĂ« dĂ«meve nĂ« terren”, thuhet nĂ« njoftimin e komunĂ«s.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim përfshin formularin e aplikimit, të dhënat personale të aplikuesit, kopjen e letërnjoftimit, numrin e anëtarëve të familjes, adresën e objektit të dëmtuar, fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve, konfirmimin e llogarisë bankare si dhe çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë ose dëmin e pësuar.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 26 janari 2026, ndërsa aplikimet pranohen në Zyrën Pritëse të Komunës së Mitrovicës, në katin e parë. /Telegrafi/


Kryetari i Fushë Kosovës zhvillon takime me komunitetet pakicë pas vërshimeve



Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka zhvilluar sot takime zyrtare me përfaqësuesit e komuniteteve pakicë që jetojnë në komunë, përkatësisht komunitetin ashkali, egjiptian, serb dhe rom.

Gjatë takimeve, Prebreza theksoi rëndësinë e diskutimit mbi gjendjen e komuniteteve pas vërshimeve të fundit, duke përfshirë nevojat emergjente dhe sfidat aktuale me të cilat përballen banorët e prekur.

Po ashtu, në kuadër të këtyre konsultimeve, u diskutua edhe procesi i zgjedhjes së Nënkryetarit të Komunës nga radhët e komuniteteve pakicë, sipas kornizës ligjore në fuqi.

“KĂ«to takime u zhvilluan nĂ« frymĂ« bashkĂ«punimi institucional dhe dialogu konstruktiv, parime qĂ« do tĂ« udhĂ«heqin edhe tĂ« gjitha proceset dhe vendimmarrjet e ardhshme”, ka shkruar Prebreza nĂ« Facebook.

Takimet pasqyrojnë angazhimin e komunës për integrimin e komuniteteve pakicë në vendimmarrje dhe adresimin e nevojave emergjente pas situatave të jashtëzakonshme. /Telegrafi/


Komuna e Malishevës hap afatin për raportimin e dëmeve nga vërshimet



Drejtoria pĂ«r Mbrojtje dhe ShpĂ«tim nĂ« KomunĂ«n e MalishevĂ«s ka njoftuar qytetarĂ«t, si dhe personat fizikĂ« dhe juridikĂ« tĂ« kĂ«saj komune, qĂ« kanĂ« pĂ«suar dĂ«me si pasojĂ« e reshjeve atmosferike – vĂ«rshimeve, se mund tĂ« paraqesin kĂ«rkesat pĂ«r vlerĂ«simin e dĂ«meve.

Sipas njoftimit zyrtar, tĂ« gjithĂ« tĂ« dĂ«mtuarit duhet t’i lajmĂ«rojnĂ« dĂ«met pranĂ« Komisionit Komunal pĂ«r VlerĂ«simin e DĂ«meve nga FatkeqĂ«sitĂ« Natyrore dhe fatkeqĂ«sitĂ« e tjera.

Plotësimi i formularit përkatës bëhet në zyrën e pritjes në objektin e ri të Komunës së Malishevës.

Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave është 16 janar 2026, deri në ora 16:00.

Autoritetet komunale u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të prekur që të respektojnë afatin e caktuar, në mënyrë që të mundësohet trajtimi dhe vlerësimi i dëmeve në kohë.

Njoftimi është bërë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, përkatësisht nga ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të Sektorit për Emergjenca, Halit Mazreku. /Telegrafi/


Kabineti i ri qeverisës në Vushtrri, Idrizi emëron 14 drejtorë



Sot u zhvillua mbledhja e parë e qeverisjes komunale në Vushtrri, ku kryetari Ferit Idrizi prezantoi përbërjen e re të kabinetit qeverisës, duke theksuar se ekipi do të punojë me përgjegjësi, transparencë dhe vizion të qartë për realizimin e projekteve dhe premtimeve për qytetarët.

“Jam i lumtur qĂ« katĂ«r vitet e ardhshme do tĂ« punoj bashkĂ« me kĂ«tĂ« ekip ekspertĂ«sh tĂ« pĂ«rzgjedhur me kujdes, profesionalizĂ«m dhe pĂ«rkushtim pĂ«r t’i shĂ«rbyer qytetarĂ«ve tĂ« komunĂ«s tonĂ«. Mandati i ri Ă«shtĂ« vazhdimĂ«si e punĂ«ve tĂ« mira dhe projekteve tĂ« mĂ«dha”, ka shkruar Idrizi.

Kabineti i ri qeverisës përbëhet nga:

  • ShpĂ«tim Zhegrova – NĂ«nkryetar i KomunĂ«s;
  • Bujar Shatrolli – Shef i Kabinetit tĂ« Kryetarit;
  • Hyrie Uka-Hoxha – DrejtoreshĂ« e AdministratĂ«s;
  • Naile Bekteshi – DrejtoreshĂ« e Arsimit;
  • Medina Bunjaku – DrejtoreshĂ« pĂ«r KulturĂ«, Rini dhe Sport;
  • Drilon Jusufi – Drejtor pĂ«r UrbanizĂ«m dhe Mbrojtje tĂ« Mjedisit;
  • Remzi Ahmeti – Drejtor pĂ«r Inspektime;
  • Lorik Maxhuni – Drejtor pĂ«r ShĂ«ndetĂ«si dhe PĂ«rkujdesje Sociale;
  • Ilmi Azemi – Drejtor i Prokurimit;
  • Isuf Jashari – Drejtor pĂ«r Buxhet, Financa dhe Thesar;
  • Benjamin Shala – Drejtor pĂ«r ShĂ«rbime Publike;
  • Maliq Ferizi – Drejtor pĂ«r Zhvillim Ekonomik dhe Investime Kapitale;
  • Agron PĂ«rçuku – Drejtor pĂ«r DiasporĂ«;
  • Isa Hajrizi – Drejtor pĂ«r Mbrojtje dhe ShpĂ«tim;
  • Bedri Dobra – Drejtor pĂ«r Gjeodezi, KadastĂ«r dhe PronĂ«;
  • Besim Shyti – Drejtor pĂ«r BujqĂ«si dhe Zhvillim Rural.

Kryetari Idrizi u shpreh se ekipi i ri do tĂ« punojĂ« me pĂ«rkushtim pĂ«r tĂ« avancuar projektet e komunĂ«s dhe pĂ«r t’i shĂ«rbyer komunitetit me efikasitet.

“Na priftĂ« e mbara!”, pĂ«rfundoi ai, duke uruar fillimin e mandateve tĂ« reja me sukses. /Telegrafi/


Vjedhje dhe shkatĂ«rrim prone nĂ« SHFMU “DĂ«shmorĂ«t e 5 Prillit” nĂ« SmirĂ« tĂ« VitisĂ«, Policia nis hetimet



NĂ« ShkollĂ«n Fillore dhe tĂ« Mesme tĂ« UlĂ«t “DĂ«shmorĂ«t e 5 Prillit” nĂ« fshatin SmirĂ« tĂ« komunĂ«s sĂ« VitisĂ« janĂ« regjistruar raste tĂ« shkatĂ«rrimit dhe vjedhjes sĂ« pronĂ«s shkollore, tĂ« cilat kanĂ« shkaktuar shqetĂ«sim tek stafi arsimor dhe komuniteti lokal.

Përmes një njoftimi publik, drejtuesit e shkollës kanë bërë të ditur se persona të panjohur kanë dëmtuar dhe vjedhur pronën e institucionit arsimor, duke i cilësuar këto veprime si të papranueshme.

“KĂ«to veprime dĂ«mtojnĂ« drejtpĂ«rdrejt kushtet e mĂ«simit dhe edukimit tĂ« nxĂ«nĂ«sve tanĂ«â€, thuhet nĂ« reagimin e shkollĂ«s, duke theksuar se objekti shkollor Ă«shtĂ« pasuri e pĂ«rbashkĂ«t e komunitetit.



Nga shkolla Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« apel pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«si qytetare dhe bashkĂ«punim, me qĂ«llim qĂ« raste tĂ« tilla tĂ« mos pĂ«rsĂ«riten. “Ruajtja e shkollĂ«s Ă«shtĂ« detyrĂ« e pĂ«rbashkĂ«t dhe pĂ«rgjegjĂ«si qytetare”, thuhet mĂ« tej nĂ« njoftim.

Lidhur me rastin, për Telegrafin ka folur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka dhënë detaje për vjedhjen. Sipas tij, rasti është raportuar nga drejtori i shkollës.

“Drejtori i ShkollĂ«s Fillore ‘DĂ«shmorĂ«t e 5 Prillit’ nĂ« fshatin SmirĂ« ka raportuar se persona tĂ« panjohur, me pĂ«rdorim force, kanĂ« depĂ«rtuar brenda objektit shkollor dhe nga kabineti i informatikĂ«s kanĂ« vjedhur 11 laptopĂ«, njĂ« projektor dhe njĂ« zmadhues zĂ«ri, me vlerĂ« tĂ« konsiderueshme”, ka deklaruar Hashani.

Ai ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se njĂ«sitet policore, pĂ«rfshirĂ« hetimet dhe forenzikĂ«n, kanĂ« dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjes, ndĂ«rsa me vendim tĂ« prokurorit rasti Ă«shtĂ« cilĂ«suar si “vjedhje e rĂ«ndĂ«â€ dhe po hetohet nga hetuesit e Stacionit Policor nĂ« Viti.

Policia ka njoftuar se hetimet janë në vazhdim dhe se po punohet për identifikimin e personave të dyshuar. /Telegrafi/

Rikthehet në funksion Sistemi i Tatimit në Pronë



Pas disa ditĂ«sh jashtĂ« funksionit, Sistemi i Tatimit nĂ« PronĂ« Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« funksion, duke u mundĂ«suar qytetarĂ«ve qĂ« t’i kryejnĂ« obligimet e tyre financiare ndaj komunave pĂ«rmes platformĂ«s eKosova.

Rikthimi i shërbimit është konfirmuar përmes njoftimeve zyrtare të publikuara nga disa komuna të Kosovës.

Në mesin e tyre është edhe Komuna e Kamenicës, e cila ka bërë të ditur se nga sot, më 12 janar 2026, sistemi është plotësisht funksional dhe të gjitha shërbimet që lidhen me Tatimin në Pronë mund të realizohen në mënyrë të rregullt.

“Zyra Komunale e Tatimit nĂ« PronĂ« njofton se Sistemi i Tatimit nĂ« PronĂ« Ă«shtĂ« funksional duke filluar nga sot (12.01.2026)”, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s sĂ« KamenicĂ«s, ku njĂ«kohĂ«sisht qytetarĂ«t ftohen qĂ« tĂ« kryejnĂ« pagesat e tyre.

QytetarĂ«t kishin qenĂ« tĂ« paralajmĂ«ruar edhe para pĂ«rfundimit tĂ« vitit 2025 qĂ« t’i kryenin obligimet pĂ«r Tatimin nĂ« PronĂ«, me qĂ«llim shmangien e penaliteteve eventuale.

Me rikthimin e sistemit, qytetarët tashmë mund të kyçen sërish në platformën eKosova dhe të realizojnë pagesat përkatëse për Tatimin në Pronë. /Telegrafi/


Disa lagje të Mitrovicës pa ujë shkaku i intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit



Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Mitrovica” ka njoftuar se gjatĂ« ditĂ«ve nĂ« vijim do tĂ« realizohen punime tĂ« planifikuara nĂ« rrjetin e ujĂ«sjellĂ«sit dhe kanalizimit nĂ« disa zona tĂ« qytetit dhe rrethinĂ«s.

Sipas njoftimit, punime nĂ« rrjetin e ujĂ«sjellĂ«sit do tĂ« zhvillohen nĂ« rrugĂ«t “Sali Çeku”, “Artim Jashari”, “Bashkimi KombĂ«tarĂ«â€, “Mustaf Shyti”, “Adem Voca”, “Sitnica”, si dhe nĂ« lagjen “2 Korriku”.

NdĂ«rkaq, intervenime nĂ« rrjetin e kanalizimit do tĂ« realizohen nĂ« rrugĂ«t “Faruk Spahia” dhe “Rifat Tahiri”, si dhe nĂ« fshatrat FrashĂ«r i Madh dhe FrashĂ«r i VogĂ«l.

“GjatĂ« realizimit tĂ« punimeve nĂ« rrjetin e ujĂ«sjellĂ«sit, furnizimi me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m nĂ« zonat e pĂ«rfshira mund tĂ« ndĂ«rpritet pĂ«rkohĂ«sisht”, thuhet nĂ« njoftimin e KRU Mitrovica.

Nga kompania u bëhet thirrje konsumatorëve për mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të këtyre punimeve. /Telegrafi/


Rruga Siboc–Palaj–Obiliq e hapur pĂ«r qarkullim



Komuna e Obiliqit ka njoftuar se rruga Siboc–Palaj–Obiliq aktualisht Ă«shtĂ« e kalueshme pĂ«r qarkullimin e automjeteve.

Sipas njoftimit zyrtar të komunës, ekipet përkatëse ndodhen në terren dhe po e monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme, për të garantuar sigurinë e qarkullimit.

“Rruga Siboc–Palaj–Obiliq Ă«shtĂ« e kalueshme pĂ«r automjete, ndĂ«rsa ekipet janĂ« nĂ« terren dhe situata po pĂ«rcillet vazhdimisht”, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s sĂ« Obiliqit.

Nga komuna u bëhet thirrje qytetarëve që të vozisin me kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, ndërsa për çdo ndryshim eventual, autoritetet komunale kanë paralajmëruar se do të njoftojnë me kohë. /Telegrafi/


Intervenime në Obiliq për menaxhimin e pasojave nga moti i rëndë



NdĂ«rmarrja Publike Lokale “Kastrioti” nĂ« Obiliq ka njoftuar se ekipet e saj kanĂ« qenĂ« tĂ« angazhuara nĂ« terren edhe gjatĂ« ditĂ«ve me kushte tĂ« rĂ«nda atmosferike dhe gjatĂ« fundjavĂ«s, duke realizuar disa intervenime nĂ« funksion tĂ« sigurisĂ« dhe shĂ«rbimeve publike.

Sipas njoftimit, gjatë ditës së djeshme janë hapur pusetat dhe janë vendosur pengesa në rrugët e përmbytura nga uji, me qëllim të rritjes së sigurisë për qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik.

Po ashtu, gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme, me kĂ«rkesĂ« tĂ« KomunĂ«s sĂ« Obiliqit, punĂ«torĂ«t e NPL “Kastrioti” kanĂ« kryer pastrimin e trotuareve dhe shesheve nga bora, pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar qarkullimin e kĂ«mbĂ«sorĂ«ve.

Në kuadër të angazhimeve, ndërmarrja ka bërë të ditur se është realizuar edhe përgatitja e lëndëve djegëse në shkollat e komunës, në mënyrë që procesi mësimor të nisë në kushte të përshtatshme ngrohjeje.

Nga NPL “Kastrioti” theksojnĂ« se ekipet do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r pĂ«rmbushjen e obligimeve, sipas nevojave dhe kĂ«rkesave tĂ« institucioneve komunale. /Telegrafi/


Ndezet flakadani i manifestimit mbarĂ«kombĂ«tar “Flaka e Janarit 2026” nĂ« Gjilan



Me ndezjen simbolike tĂ« flakadanit Ă«shtĂ« hapur zyrtarisht Manifestimi Kulturor MbarĂ«kombĂ«tar “Flaka e Janarit 2026” nĂ« Gjilan, i cili i kushtohet kujtimit dhe nderimit tĂ« heronjve, dĂ«shmorĂ«ve dhe martirĂ«ve tĂ« kombit ndĂ«r breza.

Hapja e manifestimit u shënua me një defile simbolik të të rinjve në qendër të qytetit, ndërsa ceremonia qendrore dhe ndezja e flakadanit u zhvilluan në platonë e Teatrit të Qytetit.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues institucionalë, si dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta.

Programi artistik u pasurua me interpretimet e OrkestrĂ«s Frymore “Selman Vokshi”, e cila prezantoi vepra tĂ« pĂ«rzgjedhura nga kompozitorĂ« shqiptarĂ«, duke i dhĂ«nĂ« ceremonisĂ« njĂ« dimension solemn dhe artistik.

Manifestimi “Flaka e Janarit 2026” do tĂ« zgjasĂ« deri mĂ« 31 janar dhe do tĂ« pĂ«rfshijĂ« njĂ« sĂ«rĂ« aktivitetesh nĂ« katĂ«r shtyllat kulturore: artet pamore, letĂ«rsinĂ«, artet skenike dhe muzikĂ«n.

Gjatë kësaj periudhe, në Gjilan pritet të mblidhen artistë dhe artdashës nga e gjithë hapësira shqiptare. /Telegrafi/


Vërshime në qytet, borë në male - Peci monitoron situatën në Shalë të Bajgorës



Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se po përcjell nga afër punimet për pastrimin e rrugëve në zonat malore të Shalës së Bajgorës, përkundër temperaturave shumë të ulëta.

Sipas Pecit, në fshatin Kovaçicë temperaturat kanë zbritur deri në -14 gradë Celsius, ndërsa ekipet komunale po angazhohen për të siguruar qarkullim sa më normal në rrugë.

Ai theksoi se Komuna po përballet njëkohësisht me sfida të ndryshme në territorin e saj, përfshirë vërshimet në zonat urbane dhe pastrimin e borës në viset malore.

“NĂ« KovaçicĂ«, ku temperatura nĂ« kĂ«to momente po shĂ«non -14 gradĂ«, nga afĂ«r po e ndjek ecurinĂ« e pastrimit tĂ« rrugĂ«ve nĂ« ShalĂ«n e BajgorĂ«s, nĂ« kĂ«to ditĂ« tejet sfiduese ku nĂ« qytet po pĂ«rballemi me vĂ«rshime e nĂ« vise malore me pastrimin e borĂ«s”, ka deklaruar Peci.

Ai ka shtuar se institucionet komunale mbeten tĂ« angazhuara pĂ«r tĂ« qenĂ« pranĂ« qytetarĂ«ve nĂ« çdo rrethanĂ«. “NĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve nĂ« çdo situatĂ«â€, ka theksuar kryetari i MitrovicĂ«s.

Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se ekipet përkatëse janë në terren dhe po vazhdojnë punën për mirëmbajtjen e rrugëve dhe menaxhimin e situatës, në varësi të kushteve atmosferike. /Telegrafi/


Nga 9 janari fillon procesi i aplikimit për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Skenderaj



Komuna e Skenderajt ka njoftuar fillimin e procesit të aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit, për ekonomitë familjare dhe bizneset e prekura.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në Facebook, aplikimet do të fillojnë më 9 janar, ndërsa qytetarët e prekur ftohen që brenda afatit të caktuar të paraqesin kërkesat e tyre pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.

“Komuna e Skenderajt njofton tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t se nga data 9 janar fillon procesi i aplikimit pĂ«r vlerĂ«simin e dĂ«meve tĂ« shkaktuara nĂ« ekonomitĂ« familjare dhe biznese, si pasojĂ« e dĂ«mtimeve tĂ« evidentuara nga vĂ«rshimet”, thuhet nĂ« njoftim.

Për aplikim, qytetarët duhet të dorëzojnë të dhënat personale, kopjen e letërnjoftimit, konfirmimin e llogarisë bankare, fotografi që dëshmojnë dëmet e shkaktuara, si dhe çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë apo dëmin e pësuar.

Afati për dorëzimin e kërkesave është tetë ditë pune nga data e publikimit të njoftimit, ndërsa aplikimet dorëzohen personalisht në sportelin numër 13, në objektin e Komunës së Skenderajt.

Nga Komuna bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se pĂ«r informata shtesĂ«, qytetarĂ«t mund t’u drejtohen zyrave komunale gjatĂ« orarit zyrtar tĂ« punĂ«s. /Telegrafi/


Përfundon gjendja emergjente në Malishevë, qytetarët ftohen të raportojnë dëmet



Komuna e Malishevës ka njoftuar se është hequr gjendja e situatës emergjente e shpallur pas reshjeve të fundit, të cilat kishin shkaktuar vërshime dhe dëme të konsiderueshme në disa zona të komunës.

Vendimi është marrë pas mbledhjes së Shtabit Emergjent Komunal, ku u vlerësua gjendja aktuale në terren. Sipas komunës, niveli i ujërave ka shënuar rënie dhe situata tani paraqitet stabile, ndonëse shërbimet emergjente do të vazhdojnë të mbesin në gatishmëri të shtuar.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka theksuar se situata e krijuar ditëve të fundit ka qenë e rëndë dhe ka lënë pasoja të mëdha.

“Situata ka qenĂ« emergjente dhe Ă«shtĂ« pĂ«rcjellĂ« me dĂ«me tĂ« konsiderueshme, veçanĂ«risht nĂ« infrastrukturĂ«, ekonomi familjare, biznese dhe prona private”, ka deklaruar Kastrati gjatĂ« mbledhjes sĂ« Shtabit Emergjent.

Ai ka bërë të ditur se tashmë është formuar Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve dhe ka ftuar qytetarët e prekur nga vërshimet që të paraqesin kërkesat e tyre për vlerësim.

“FtojmĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e dĂ«mtuar qĂ« t’i parashtrojnĂ« kĂ«rkesat pĂ«r vlerĂ«simin e dĂ«meve pranĂ« ZyrĂ«s sĂ« Pritjes nĂ« KomunĂ«n e MalishevĂ«s”, ka shtuar ai.

Në përmbyllje, kryetari Kastrati, në emër të Shtabit Emergjent dhe në emrin e tij personal, ka falënderuar të gjitha ekipet emergjente dhe institucionet e përfshira për angazhimin gjatë menaxhimit të situatës. /Telegrafi/

Karaliti për bastisjet në BKS: 39 persona të arrestuar, rreth 400 zyrtarë policorë të angazhuar në aksion



Prokuroria Themelore në Prizren ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme në lidhje me basisjet që janë bërë në pronat e ish-zyrtarëve të Byrosë Kosovare e Sigurimit.

Në këtë konferencë u bënë të ditura detajet në lidhje me bastisjet, ku Kryeprokurori Petrit Kryeziu dhe Kapiteni Fatmir Karaliti treguan se çfarë kanë sekuestruar, derisa janë bllokuar edhe xhirollogari bankare në vlerë monetare mbi 1.3 milion euro.

“ËshtĂ« rast specifik, ku Prokuroria e Prizrenit ka angazhuar disa prokurorĂ«, dhe disa hetues nĂ« disa lokacione nĂ« nivel vendi”, ka thĂ«nĂ« Karaliti, pĂ«rcjell Telegrafi.

“Ky operacion ka pĂ«rfshirĂ« rreth 400 zyrtarĂ« policorĂ«, ky janĂ« arrestuar 39 persona edhe pse kemi pasur kushte tĂ« vĂ«shtira atmosferike, operacioni Ă«shtĂ« kryer me sukses”.

“JanĂ« kryer kontrolle dhe bastisje nĂ« disa lokacione”, ka pĂ«rfunduar ai. /Telegrafi/

❌