Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Viti 2025: Shëndetësia mes propagandës dhe kolapsit

Viti 2025 dëshmoi një sistem shëndetësor të mbingarkuar, me mungesë shërbimesh bazë, financim të pamjaftueshëm dhe boshllëqe menaxheriale. Raportime të Citizens.al treguan se pacientët dhe mjekët u përballën vazhdimisht me pasiguri dhe vonesa të rrezikshme në trajtime.

Nga onkologjiku, deri te shërbimet për personat me aftësi të kufizuara, qytetarët hasën burokraci, pengesa madje dhe pabarazi sociale në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Onkologjiku dhe “Tetori i zi”

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi mungesë barnash, personeli dhe aparaturash në Spitalin Onkologjik, qendrën më kryesore të trajtimit të kancerit në Shqipëri.

Ky ishte dhe lajmi më shqetësues i vitit sa i takon shëndetësisë, pasi konfirmoi një varg raportimesh të ardhura nga denoncime dhe gazetarë hulumtues.

Sipas KLSH-së, gjendja solli vonesa të rënda në trajtim dhe rrezik jete për pacientët duke nxjerrë në pah nevojën për reformë urgjente dhe rritje kapacitetesh.

Në këtë kontekst, tetori, që zakonisht shënjon muajin e ndërgjegjësimit për kontrollin dhe parandalimin e kancerit të gjirit, u kthye në një muaj protestash.

Qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile, por dhe gazetarë të angazhuar, ngritën zërin për situatën me të cilën përballen gratë me kancer në Shqipëri.

Ata kërkuan trajtim dhe shërbim dinjitoz teksa simbolikisht e quajtën këtë muaj si “tetori i zi”, për faktin se ndërgjegjësimi nuk mjafton kur spitalet nuk kanë barna, pajisje dhe personel.

Investimet në rënie, qytetarët vuajnë pasojat

Sipas një raporti të organizatës “Together for Life”, shpenzimet për shëndetësinë zbritën në nivelin më të ulët që nga viti 2017, duke vijuar prirjen tkurrëse të dy viteve më përpara (2022, 2023).

Për vitin 2024 ato zunë vetëm 9.6% të fondeve të buxhetuara nga qeveria duke bërë që Shqipëria të renditet e fundit në rajon sa i takon këtij sektori.

Përveç mungesës së investimeve, përqendrimi i kontratave publike të shëndetësisë në pak operatorë dhe gabimet, apo vonesat në procedurat tenderuese shihen si shqetësues në raport me mbulimin e nevojave të qytetarëve.

Citizens.al raportoi për rastin e rindërtimit të Spitalit të Dibrës, premtuar që prej vitit 2023, por që mbetet ende i pakryer duke reflektuar kështu për mungesë serioze planifikimi strategjik në infrastrukturë shëndetësore.

Në këtë gjendje, pasojat bien mbi qytetarët. Gjatë vitit, pati protesta para Ministrisë së Shëndetësisë për neglizhencë trajtimi teksa përkrahja për personat me aftësi të kufizuara mbetet e papërfillshme.

5 vite nga pandemia e COVID-19, ende asnjë bilanc

Viti 2025 shënoi edhe 5-vjetorin e rasteve të para zyrtare me infeksionin viral që tronditi botën për rreth tre vite me radhë.

Citizens.al tregoi sesi Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, por edhe Universiteti i Mjekësisë nuk kishin studime apo të dhëna të reja rreth mënyrës se si u kalua pandemia në Shqipëri.

Përkundrazi, bilanci zyrtar ishte hequr nga faqet e institucioneve, ndërsa vendi nuk ka datë zyrtare se kur ka dalë nga emergjenca e pandemisë.

Përveç kësaj, në statistika mbeten shifrat propagandistike e raportuara nga qeveria se në Shqipëri gjatë pandemisë pati vetëm 3,625 vdekje nga COVID-19. Ndërkohë mbi 17,500 vdekje (periudha 2020-2023) mbi mesataren vjetore, të reflektuara në regjistrat e gjendjes civile, janë ende pa arsye zyrtare.

Fertilizimi “in vitro”: Shpresa që kushton shumë

Përmes rrëfimeve të disa çifteve, Citizens.al tregoi realitetin e ashpër mes dëshirës dhe mundësive që janë në Shqipëri për ata që duan të bëhen prindër.

Diagnostikimi i shtrenjtë, apo i vonuar, udhëtime të pafundme nëpër klinika dhe kosto që e shtyjnë fertilizimin “in vitro” jashtë mundësive për shumicën e çifteve.

Mjekët shpesh i drejtojnë pacientët drejt sektorit privat, ndërsa mbështetja publike mbetet minimale.

Disa familje zgjedhin emigrimin për të përfituar politika sociale më të aksesueshme, si në disa vende të Bashkimit Evropian. Por edhe kur procedura nis, procesi është i gjatë, emocionalisht i vështirë dhe pa garanci suksesi.

Ndërkohë, rasti i programeve shtetërore për stimulimin e lindshmërisë tregon kontrastin në këtë drejtim: fondet ekzistojnë, por nuk përkthehen në akses real për çiftet që kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar.

The post Viti 2025: Shëndetësia mes propagandës dhe kolapsit appeared first on Citizens.al.

Albanity, surrogat i kulturës

Pyetjes “çfarë ke parë apo lexuar gjë të mirë këto kohë?”, i përgjigjem sipas interesave të personit, nëse është më afër librit apo arteve. Kur nuk ka lidhje dhe pyet për aperitiv apo për respekt të ndërsjelltë profesional, i përshkruaj diçka jo larg përditshmërisë për të nënkuptuar se e bukura megjithatë ekziston dhe një nga […]

The post Albanity, surrogat i kulturës appeared first on Reporter.al.

Organizatat e medias dënojnë kërcënimet ndaj gazetarit Osman Stafa

Kërcënimet ndaj gazetarëve po shndërrohen në praktikë shqetësuese në Shqipëri, veçanërisht kur ndodhin pas raportimeve që prekin institucionet publike dhe mungesën e llogaridhënies.

Rasti i fundit ndaj gazetarit Osman Stafa, pas raportimeve nga Onkologjiku, rikthen në qendër të vëmendjes cenueshmërinë e gazetarëve në terren dhe mangësitë në garantimin e sigurisë së tyre.

Rasti i gazetarit Osman Stafa

Një kërcënim me jetë iu dërgua gazetarit Osman Stafa në “Instagram”, pas raportimeve të tij për kushtet në Spitalin Onkologjik. Mesazhi i kërkonte të mos shfaqej më në spital, me paralajmërimin se nëse do të bënte të kundërtën do të kishte pasoja.

Stafa e cilësoi kërcënimin përpjekje për ta trembur dhe tërhequr nga raportimet, të cilat kanë qenë të vazhdueshme duke ekspozuar vështirësitë që përballin pacientët e sëmurë në trajtimin e kancerit. Ai tha për Citizens.al se do ta vijojë punën në spital pa asnjë ndryshim.

“Nëse unë do të përballem me ata që janë pas kësaj gjësë [mesazhit], ose do të më rrihnin, ose do të më vrisnin,” tregoi Stafa për përmbajtjen e mesazhit duke shtuar se për të ka pasur “zero ndikim”.

Sipas tij, profili që i dërgoi mesazhin është hapur vetëm dy muajt e fundit. Rasti është denoncuar në polici, e cila ka nisur procedurat për identifikimin e autorëve.

“Kjo është sfida që po u bëj këtyre personave, që çfarëdo që të bëni, mua nuk më intimidoni me kërcënime të tilla,” theksoi Stafa.

Gazetari u shpreh se procedurat për identifikimin e personave që kërcënojnë ngjashëm në rrjetet sociale zgjasin 3-4 muaj, por që sidoqoftë autorët mundet të identifikohen.

“Në momentin që bëj kallëzim për kërcënim jete për shkak të detyrës, policia ia referon prokurorisë, prokuroria e çon në gjykatë dhe me vendim gjykate i shkohet kompanisë Meta, e cila sjell më pas të dhënat në çfarë e-maili është adresa dhe me çfarë numër telefoni”, përfundoi Stafa.

Organizatat e medias solidaritet dhe apel për hetim të menjëhershëm

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (SafeJournalists) përshëndeti denoncimin e menjëhershëm dhe vlerësoi raportimet e Stafës për Onkologjikun, që sipas tyre kanë rritur ndërgjegjësimin publik dhe kërkesën për llogaridhënie.

Ajo i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë që ta trajtojnë rastin me prioritet, të identifikojnë autorin dhe të garantojnë që gazetarët të raportojnë lirisht pa frikë në punën e tyre.

“[…] gazetarët të kenë mundësi të raportojnë lirisht për çështje me interes publik, përfshirë funksionimin e institucioneve shëndetësore, pa pasur frikë nga hakmarrja”, u tha në deklaratë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkoi hetim të posaçëm, duke theksuar se kërcënimi lidhet me një cikël të gjatë investigimesh në institucionin kryesor spitalor të vendit.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e quajti rastin sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe theksoi se intimidimet anonime synojnë heshtjen e zbulimit të abuzimeve që dëmtojnë pacientët më vulnerabël.

Organizatat kërkuan garantimin e sigurisë për çdo gazetar që ushtron detyrën në interes publik.

Lexoni gjithashtu:

The post Organizatat e medias dënojnë kërcënimet ndaj gazetarit Osman Stafa appeared first on Citizens.al.

Rrjeti për Gazetarë të Sigurt dënon kërcënimet online ndaj gazetarit Osman Stafa

Gazetari i News 24, Osman Stafa, është kërcënuar nëpëmjet një mesazhi anonim në rrjetin social të Instagramit, një veprim që haptazi lidhet me denoncimet e tij ndaj situatës në Spitalin Onkologjik. Rrjeti për Gazetari të Sigurtë në Ballkanin Perëndimor (Safe Journalists) reagoi lidhur me këtë episod, duke dënuar aktin dhe duke bërë thirrje për hetim […]

The post Rrjeti për Gazetarë të Sigurt dënon kërcënimet online ndaj gazetarit Osman Stafa appeared first on Reporter.al.

SafeJournalists dënon kërcënimin ndaj gazetarit Osman Stafa pas raportimeve për Onkologjikun

Rrjeti SafeJournalists ka dënuar ashpër mesazhin kërcënues që i është dërguar gazetarit shqiptar Osman Stafa. Kërcënimi vjen pas raportimeve të tij mbi gjendjen dhe mangësitë e shërbimit në Spitalin Onkologjik të Tiranës. Ky reagim thekson rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve. Pas denoncimeve të vazhdueshme për mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve në Onkologjik, gazetari Stafa mori një mesazh anonim…

Source

Denoncimet për Onkologjikun, kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa

Pas denoncimeve të vazhdueshme për mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve në Spitalin Onkologjik, në adresë të Gazetarit Osman Stafa ka mbërritur një mesazh kërcënues, me qëllim intimidimin, frikësimin dhe tërheqjen e tij nga investigimet në këtë spital. Gazetarit Stafa i është kërkuar me një gjuhë banale, fyese dhe kërcënuese të mos paraqitet më në ambientet […]

The post Denoncimet për Onkologjikun, kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa appeared first on BoldNews.al.

Mungesë e ilaçeve dhe rimbursimit, trajtimi i kancerit në Onkologjik bëhet privilegj për të pasurit

Gazetari Osman Stafa ka publikuar denoncimin e një qytetareje që tregon gjendjen dramatike në shërbimin onkologjik të QSUT-së. Sipas denoncimit bashkëshorti i saj, i prekur nga kanceri i veshkave, detyrohet të paguajë 2500 euro çdo tre javë për imunoterapinë me pembrolizumab, sepse shteti nuk e rimburson këtë diagnozë. Ky ilaç rimbursohet vetëm për kancerin e […]

The post Mungesë e ilaçeve dhe rimbursimit, trajtimi i kancerit në Onkologjik bëhet privilegj për të pasurit appeared first on BoldNews.al.

A njeh kanceri pushim?/ Shtyhen seancat e kimioterapive te Onkologjiku, pacientët mbeten pa trajtim

Gazetari Osman Stafa, ka denoncuar ditën e sotme një tjetër situatë në lidhje me Onkologjikun. Në një postim në rrjete sociale, Stafa thotë se seancat për kimioterapi për pacientët me kancer janë shtyrë për shkak të pushimeve të stafit mjekësor. Sipas tij një pacient me kancer, i cili duhej të kryente kimioterapinë në intervalin standard […]

The post A njeh kanceri pushim?/ Shtyhen seancat e kimioterapive te Onkologjiku, pacientët mbeten pa trajtim appeared first on BoldNews.al.

Onkologjiku në kolaps, ministrja Sala “udhëtime të rëndësishme pune” në Itali

Spitali Onkologjik është në kolaps total prej numrit të madh të pacientëve të cilët marrin kimioterapi. Gazetari Osman Stafa, teksa shikon nga afër situatën kaotike në Onkologjik, shprehet se ministrja Evis Sala duhet të shkojë të shohë nga afër se çfarë po ndodh në këtë spital pasi pacientët po mbahen për orë e orë të […]

The post Onkologjiku në kolaps, ministrja Sala “udhëtime të rëndësishme pune” në Itali appeared first on BoldNews.al.

Pacientët e Onkologjikut në kushte mbijetese

Në Spitalin Onkologjik, gratë që luftojnë kancerin përballen me kushte të papranueshme trajtimi. Gazetari Osman Stafa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar publikisht gjendjen, duke e cilësuar si një krizë të sistemit shëndetësor dhe përgjegjësi të shtetit. Sipas gazetarit, terapia jepet ende me gravitet, një metodë e viteve ’80, e cila sjell rrezik […]

The post Pacientët e Onkologjikut në kushte mbijetese appeared first on BoldNews.al.

Vijon skandali te Onkologjiku/ Mungesa e “Avastinës”, pezullon kimiot për pacientët me kancer

Një tjetër denoncim është publikuar paraditen e kësaj të marte, në lidhje me mungesën e ilaçeve për të sëmurët me kancer, në Spitalin e Onkologjikut. Në një video të publikuar nga gazetari Osman Stafa, një qytetare tregon se prej gjashtë javësh në spital mungon medikamenti i Avastinës i cili sipas saj është më i rëndësishmi […]

The post Vijon skandali te Onkologjiku/ Mungesa e “Avastinës”, pezullon kimiot për pacientët me kancer appeared first on BoldNews.al.

Urgjenca e QSUT në kolaps, asnjë barelë bosh për të pritur të sëmurët

Situata në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka arritur një pikë kritike. Gazetari Osman Stafa ka ndarë në rrjetet sociale një komunikim të brendshëm mes mjekëve të urgjencës, ku tregohet një realitet shqetësues: “Asnjë barelë bosh, asnjë vend i lirë për të pritur pacientë të rinj”, thuhet në një nga mesazhet e shpërndara […]

The post Urgjenca e QSUT në kolaps, asnjë barelë bosh për të pritur të sëmurët appeared first on BoldNews.al.

“Zëra”, Episodi 7: Gazetari Osman Stafa rrëfen sistemin që s’trajton kancerin

Në episodin e shtatë të sezonit të katërt të podkastit “Zëra”, gazetarja Erisa Kryeziu bisedoi me Osman Stafën, gazetar i zëshëm veçanërisht për çështjet e shëndetësisë.

Ndërsa ky episod përkon me Tetorin Rozë, si muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit që shoqërohet me thirrje te vijueshme ndaj vajzave dhe grave për të bërë kontrolle mjekësore, me qëllim që të parandalojnë këtë sëmundje.

Osman Stafa, prej disa vitesh ka nisur një angazhim përtej atij profesional, duke u kthyer në një aktivist për më shumë shërbime mjekësore, jo vetëm për gratë që vuajnë nga kanceri, por në tërësi për sistemin shëndetësor shqiptar.

Në këtë muaj, përpos se të dëgjuarit historitë personale të secilës prej vajzave dhe grave që janë duke luftuar betejat e tyre është e rëndësishme të flasim për sistemin.

Mirëpo, sistemi dukshëm është një strukturë e cila po dështon të mbajë premtimin themelor: të kujdeset dhe mbrojë jetën.

Në këtë bisedë Osman Stafa ndau zanafillën e tij ndërsa nisi të raportojë për raste të qytetarëve që vuanin nga kanceri dhe sëmundjet tumorale, ndërsa përballeshin me një sistem që nuk i përgjigjet qytetarit.

“Kishte gra të ndryshme që nuk bënin dot trajtimet për mungesë pajisjesh dhe ilaçesh, dhe nga ana tjetër ti shikoje me një lloj arrogance të frikshme dhe ç’njerëzore shtetarët që bënin thirrje që diagnostikohuni”, u shpreh Stafa.

Një javë më parë, Stafa bashkë me të tjerë aktivistë organizuan një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë duke e quajtur “Tetori i Zi”. Sipas tij ky cilësim u bë pasi në të vërtetë gjendja është tragjike.

Stafa është i mendimit se premtimi i qeverisë për shëndetësi falas është i paarritur, për aq kohë sa qytetarët paguajnë dy herë për këtë sistem.

Të reaguarit çdo ditë për problematikat e shëndetësisë, mungesa e infrastrukturës, barnave, poltronëve për pacientët dhe shërbimi jo dinjitoz i tyre, megjithëse shpesh krijon edhe një narrativë dezinformuese nga ana e institucioneve.

“Nuk ka punuar brakiterapia 12 vite në Shqipëri. Punoi gjashtë muaj, tani është prishur prapë,” tha Stafa teksa kujtoi një rast ku ministria u përpoq ta përgënjeshtronte në një situatë denoncuese.

Mes të tjerash gazetari shprehet se edhe kur i janë dashur informacione zyrtare nga drejtoritë spitalore, nuk ka arritur ta marrë atë edhe kur ka venë në lëvizje Komisionierin për të Drejtën e Informacionit.

Duke paraqitur institucione shëndetësore të mbyllura dhe jo transparente për publikun.

Denoncimet dhe raportimet e tij të përditshme janë pasqyruar edhe në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Raporti i cili nxori në pah një sistem publik në kolaps.

Me barna të skaduara, aparatura që nuk punojnë, mungesë shtretërish, raportesh dhe protokollesh klinike, krizë kjo e cila zgjat prej vitesh.

Ndër elementët më problematikë ishte fakti se thuajse gjysma e listës së barnave antitumorale të autorizuara për tregtim nuk ishin importuar kurrë teksa 600 gra u lanë pa trajtim prej problemeve me pajisjet.

Më gjithë këtë, pyetjes nëse e gjithë kjo punë gazetareske dhe angazhimi publik ia vlen përballë shurdhërisë së institucioneve ai shprehet: Po.

“Ia vlen sepse ndoshta tani nuk do të ketë reagim, por do të vijë një moment që do të plasë,” theksoi Stafa me urimin që njerëzit të ndërgjegjësohen.

Lexo gjithashtu:

The post “Zëra”, Episodi 7: Gazetari Osman Stafa rrëfen sistemin që s’trajton kancerin appeared first on Citizens.al.

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

Gazetari Osman Stafa, në “Top Story” solli shqetësimin për kushtet që përballen pacientët e prekur me kancer në spitalin e Onkologjikut. Teksa e cilësoi spitalin si “kamp përqendrimi”, Stafa tha se pacientët paguajnë para edhe për t’u ulur në poltron, madje disa prej tyre, i marrin kimiot edhe në karrige. “Është kamp përqendrimi te Onkologjiku. […]

The post “Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige appeared first on BoldNews.al.

Kirurgu-Urdhrit të Mjekut: Majlinda Ikonomi, përgjegjëse për vonesa serioze në analizat e biopsive. Asnjë hetim

Gazetari Osman Stafa deklaron se kirurgu Helidon Nina (punon në Spitalin Onkologjik) në një shkresë zyrtare në vitin 2022, drejtuar Urdhrit të Mjekut, ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj Shefes së Anatomisë Patologjike, Majlinda Ikonomi. Pretendimet e ngritura nga kirurgu lidhen drejtpërdrejt me pacientët me kancer dhe laboratorin që përpunon biopsitë e tyre. Sipas […]

The post Kirurgu-Urdhrit të Mjekut: Majlinda Ikonomi, përgjegjëse për vonesa serioze në analizat e biopsive. Asnjë hetim appeared first on BoldNews.al.

Skandal në QSUT/ Biopsitë vonoheshin mbi 1 muaj se kështu e kërkonte Majlinda Ikonomi (Dokumentat)

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një pretendim, i cili nëse rezulton i vërtetë është skandali më i madh dhe më çnjerëzor në QSUT. Sipas disa dokumentave që mbajnë datën 25.07.2019, 10 mjekë e specializantë të Shërbimit të Anatomi Patologjisë në QSUT, (vendi ku bëhen biopsitë) i kanë dërguar një ankesë Drejtorit të QSUT-së së kohës […]

The post Skandal në QSUT/ Biopsitë vonoheshin mbi 1 muaj se kështu e kërkonte Majlinda Ikonomi (Dokumentat) appeared first on BoldNews.al.

Abuzimet tek Onkologjiku, Stafa: Miliona euro të zhdukura, pacientët lihen 8 orë në karrige për të marrë trajtim

Gazetari Osman Stafa ishte i pranishëm në protestën e zhvilluar përpara Onkologjikut, ku qytetarë dhe aktivistë ngritën zërin kundër mungesës së medikamenteve për trajtimin e kancerit. Protestuesit mbanin tullumbace të zeza si simbol i dhimbjes dhe revoltës për situatën alarmante në sistemin shëndetësor. Stafa theksoi se fondi prej 43 milionë eurosh, i destinuar për medikamentet […]

The post Abuzimet tek Onkologjiku, Stafa: Miliona euro të zhdukura, pacientët lihen 8 orë në karrige për të marrë trajtim appeared first on BoldNews.al.

“Situata në Onkologjik skandaloze”/ Gazetari: Pacientët nuk marrin terapi, se nuk është bërë tenderi

Gazetari Osman Stafa duke folur në Mcn, e konsideroi situatën në Spitalin Onkologjik si skandaloze. Ai theksoi se gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik nuk marrin imunoterapinë pembrolizumab.  Po ashtu Stafa bën me dije se është jashtë funksionit pajisja e pazëvendësueshme brakiterapi, pasi s’është bërë tenderi i mirëmbajtjes. Gazetari tha se ministrja e re e Shëndetësisë, […]

The post “Situata në Onkologjik skandaloze”/ Gazetari: Pacientët nuk marrin terapi, se nuk është bërë tenderi appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i gazetarit: Urgjenca Pediatrike në QSUT është kthyer si sportel banke

Gazetari Osman Stafa ka ngritur alarmin për gjendjen shqetësuese në Urgjencën Pediatrike të QSUT-së, duke e krahasuar atë me një sportel banke. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Stafa shkruan se prindërit e fëmijëve të sëmurë detyrohen të marrin biletë tek një makineri numrash dhe të presin radhën, në vend që fëmijët të trajtohen menjëherë […]

The post Denoncimi i gazetarit: Urgjenca Pediatrike në QSUT është kthyer si sportel banke appeared first on BoldNews.al.

❌