❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përparojnë negociatat mes palëve, Valon Berisha do t'i bashkohet gjigantit boshnjak



Valon Berisha pritet të largohet nga futbolli austriak dhe për herë të parë në karrierën e tij do të luaj në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Klubi i futbollit boshnjak Zeljeznicar po shënon përparim të ndjeshëm në negociatat për nënshkrimin e mesfushorit kosovar Valon Berishës, raporton burimi i brendshëm Lorenzo Lepore.

Pas diskutimeve pozitive në nivel verbal, klubi nga Sarajeva thuhet se ka dorëzuar tashmë një propozim zyrtar për mesfushorin kosovar.

Berisha aktualisht është pjesë e LASK-ut dhe gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 12 paraqitje në të gjitha garat me skuadrën e elitës austriake.

Mesfushori me përvojë, i cili aktivizohet kryesisht në krahun e majtë, ka kontratë me LASK që skadon pas pesë muajsh, çka e bën transferimin të realizueshëm në një afat të afërt.

Berisha ka lindur nĂ« Malmö dhe hapat e parĂ« nĂ« karrierĂ« i ka bĂ«rĂ« te Egersund, pĂ«r t’u transferuar mĂ« pas te Viking. Performancat e tij e çuan te Salzburgu, ndĂ«rsa nĂ« vitin 2018 u ble nga Lazio pĂ«r shumĂ«n 7.6 milionĂ« euro.

MĂ« pas, karriera e tij ka vazhduar te Fortuna DĂŒsseldorf, Reims, Melbourne City, ndĂ«rsa nĂ« janar tĂ« vitit 2024 iu bashkua LASK-ut si lojtar i lirĂ«.

Sa i pĂ«rket karrierĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare, Berisha ka regjistruar 20 paraqitje me pĂ«rfaqĂ«suesen e NorvegjisĂ«, ndĂ«rsa qĂ« nga viti 2016 pĂ«rfaqĂ«son KosovĂ«n. Me “DardanĂ«t” ai ka zhvilluar 52 ndeshje dhe ka shĂ«nuar katĂ«r gola. /Telegrafi/

Gabriel Jesus flet i emocionuar pas paraqitjes spektakolare ndaj Interit



Gabriel Jesus ishte heroi i Arsenalit, duke realizuar dy gola nĂ« fitoren 3:1 nĂ« udhĂ«tim ndaj Interit, nĂ« njĂ« mbrĂ«mje tĂ« paharrueshme nĂ« “Giuseppe Meazza”.

Ylli brazilian, i cili ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak të lëndimeve, nuk i fshehu emocionet pas paraqitjes së shkëlqyer dhe golave të shënuar në një nga stadiumet më ikonike të futbollit evropian.

“ËshtĂ« njĂ« natĂ« Ă«ndrrash. GjithmonĂ« kam Ă«ndĂ«rruar tĂ« bĂ«hem futbollist. Kur isha fĂ«mijĂ«, e shikoja shumĂ« Serie A. TĂ« jem kĂ«tu nĂ« kĂ«tĂ« stadium dhe tĂ« shĂ«noj Ă«shtĂ« diçka qĂ« mĂ« mbush sytĂ« me lot, sepse gjithmonĂ« kam Ă«ndĂ«rruar tĂ« jem kĂ«tu”, u shpreh Gabriel Jesus.

Braziliani foli edhe për periudhën e gjatë jashtë fushës.

“GjithmonĂ« ka njĂ« arsye pse ndodhin gjĂ«rat, qofshin tĂ« mira apo tĂ« vĂ«shtira. KĂ«tĂ« e kam mĂ«suar gjatĂ« 11 muajve qĂ« kam qenĂ« jashtĂ« fushĂ«s”.

Duke analizuar ndeshjen, ai tha se është gjithmonë vështirë të përballesh me Interin dhe se morën tre pikë të merituara.

“ËshtĂ« gjithmonĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« luash kundĂ«r Interit. Sezonin e kaluar humbĂ«m kĂ«tu. Sonte luajtĂ«m mĂ« mirĂ« se ata, e kontrolluam lojĂ«n, edhe pse Interi Ă«shtĂ« njĂ« ekip i shkĂ«lqyer dhe shumĂ« i rrezikshĂ«m nĂ« sulm. ShĂ«nuam nĂ« fund dhe morĂ«m tre pikĂ«t. Duhet tĂ« vazhdojmĂ«, sepse kemi njĂ« tjetĂ«r ndeshje nĂ« fundjavĂ«â€.

Jesus komentoi edhe konkurrencën në repartin ofensivë te Arsenali.

“TĂ« gjithĂ« duan tĂ« jenĂ« titullarĂ«. UnĂ« jam njĂ« djalĂ« shumĂ« i respektueshĂ«m dhe e kuptoj futbollin, nuk jam mĂ« fĂ«mijĂ«, jam 28 vjeç. Jam shumĂ« i lumtur qĂ« Gyokeres hyri dhe shĂ«noi gol, po aq sa jam i lumtur pĂ«r golat e mi. Jam i bindur se edhe Kai do tĂ« shĂ«nojĂ« kur t’i vijĂ« momenti”.

Ky dygolësh mund të shënojë fillimin e rikthimit të vërtetë të Gabriel Jesus pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit, duke e bërë atë një faktor të rëndësishëm në garën e Arsenalit për titull.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, edhe Viktor Gyokeres realizoi gol tĂ« martĂ«n mbrĂ«ma, ndĂ«rsa Kai Havertz po rikthen gradualisht formĂ«n, duke krijuar njĂ« konkurrencĂ« tĂ« fortĂ« dhe tĂ« shĂ«ndetshme nĂ« repartin ofensiv tĂ« “Topçinjve”./Telegrafi/

Zyrtare: Ter Stegen huazohet te Girona



Girona FC ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen e huazimit me FC Barcelona për portierin Marc-Andre ter Stegen, i cili do të mbrojë portën bardhekuqe deri në fund të sezonit aktual.

Portieri gjerman transferohet te Girona pas humbjes së rolit të tij kryesor te Barcelona, në një përpjekje të qartë për të siguruar minuta të rregullta loje dhe për të qenë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë në Kupën e Botës.

33-vjeçari e ka nisur karrierĂ«n nĂ« akademinĂ« e Borussia Monchengladbach, ku debutoi nĂ« Bundesliga nĂ« moshĂ«n 18-vjeçare. FalĂ« pjekurisĂ« dhe qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« tij, ai u konsolidua shpejt si njĂ« nga portierĂ«t mĂ« premtues nĂ« Gjermani, pĂ«rpara se t’i bashkohej BarcelonĂ«s nĂ« vitin 2014.

👋 BENVINGUT TER STEGEN

🔗 https://t.co/cS7FBBhmDY pic.twitter.com/FBDM2vOvDx
— Girona FC (@GironaFC) January 20, 2026

Gjatë periudhës së tij te klubi katalanas, Ter Stegen ka zhvilluar 423 paraqitje zyrtare, duke fituar një Ligë të Kampionëve, gjashtë tituj të La Ligës, gjashtë Kupa të Mbretit, një Superkupë Evropiane dhe një Kupë Bote për Klube.

I vlerësuar gjerësisht si një nga portierët më të mirë në botë, Ter Stegen shquhet për stilin e tij modern të lojës: shpërndarje të shkëlqyer me këmbë, reflekse të shpejta, pozicionim të sigurt, dominim në lojën ajrore dhe inteligjencë të lartë taktike./Telegrafi/

PSG nuk ia del, mposhtet në Portugali nga Sportingu



Paris Saint Germain ka pësuar humbje befasuese në udhëtim te Sporting Lisbona me rezultat 2-1.

Asgjë nuk ka shkuar në të mirë të parisienëvë në këtë përballje, pasi tre gola iu anuluan nga VAR, dy në pjesën e parë dhe një në fillim të pjesës së dytë.

Gjithsesi të gjithë golat u shënuan në 15 minutat e fundit të ndeshjes, kur Luis Suarez në kaloi vendasit në epërsi 1-0.

Vetëm pesë minuta zgjati epërsia e portugezëve, pasi Kvicha Kvaatskhelia barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 79-të pas asistimit nga Ousmane Dembele.

Por kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, në skenë doli sërish sulmuesi vendas Luis Suarez që realizoi golin e fitores 2-1.

Me këtë fitore, Sporting barazohet me PSG-në me nga 13 pikë dhe ndajnë pozitat pesë dhe gjashtë. PSG ndeshjen e radhës e luan ndaj Newcastle United, derisa Sporting përballet në Spanjë me Athletic Bilbaon. /Telegrafi/

Mbappe dhe Vini Jr dhurojnë spektakël, Reali i pamëshirshëm për Monacon



Real Madridi është rikthyer te fitorja në Ligën e Kampionëve, teksa ka mposhtur Monacon me rezultat të thellë 6-1.

Ka qenë një ndeshje ku kanë shkëlqyer dy yjet më të mëdha të Realit, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.

Vetëm pas pesë minutash lojë, Kylian Mbappe realizoi për 1-0 pas asistimit nga Fede Valverde. 21 minuta më vonë, francezi shënoi golin e dytë personal, ku kësaj radhe u asistua nga Vini Jr.

✌ ÂżAlguien sabe cĂłmo se dice doblete en francĂ©s? pic.twitter.com/Q0wzi2v4zC
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 20, 2026

45 minutat e para të kësaj ndeshje u mbyllën me epërsinë e dyfishtë të Realit 2-0.

Reali e nisi furishëm pjesën e dytë, ku Vini Jr asistoi fillimisht te Franco Mastantuono që shënoi për 3-0, derisa braziliani ishte asistues edhe te autogoli i Kehrer për 4-0.

Në minutën e 63-të, Vini Jr shënoi golin e parë personal në këtë takim për 5-0, derisa Monaco realizoi golin e nderit me Tezen në minutën e 72-të.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Jude Bellingham që shënoi për 6-1 pas asistimit nga Valverde.

Me këtë fitore Reali ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 15 pikë, derisa ndeshjen e radhës e luan në udhëtim te Benfica. /Telegrafi/

Kosova i la pa përzgjedhës, legjenda sllovene tani merr frenat e Kombëtares



Kombëtarja e Sllovenisë mbeti pa përzgjedhës pas humbjes nga Kosova, pasi Matjaz Kek u shkarkua.

Ish-lojtari i kombëtares sllovene, Bostjan Cesar (43), është emëruar zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares së Sllovenisë në futboll.

Cesar është rekordmen i paraqitjeve me fanellën kombëtare, me gjithsej 102 ndeshje të zhvilluara, ndërsa për shumë vite mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Ai ishte pjesë e përfaqësueses sllovene në Kupën e Botës 2010, duke kontribuar në kualifikimin e Sllovenisë në skenën më të madhe të futbollit botëror për herë të dytë në histori.

Pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist e kaloi në Itali, kryesisht te Chievo Verona, ku gjatë një periudhe dhjetëvjeçare zhvilloi 247 ndeshje zyrtare dhe realizoi nëntë gola.

Përvoja e tij ndërkombëtare përfshin gjithashtu angazhime në Francë, me Marseille dhe Grenoble, si dhe në Angli me West Bromwich Albion, çka i dha një njohje të gjerë të shkollave të ndryshme të futbollit evropian.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Cesar u orientua drejt trajningut. Ai fillimisht drejtoi kombëtaren U-19 të Sllovenisë, ndërsa në janar të vitit 2022 iu bashkua stafit të ekipit kombëtar A si asistenti i parë i Matjaz Kek.

Cesar ishte pjesë e stafit teknik edhe gjatë suksesit më të madh të futbollit slloven në vitet e fundit, kur përfaqësuesja u kualifikua dhe arriti deri në fazën e 1/8 së finales në Kampionatin Evropian 2024.

Në mungesë të Matjaz Kekut, ai ka drejtuar me sukses edhe ekipin kombëtar A. Gjatë kësaj periudhe, nën drejtimin e tij, Sllovenia mbeti e pamposhtur në pesë ndeshje, përfshirë edhe fitoren bindëse 2:0 në një miqësore ndaj Portugalisë. /Telegrafi/

Barcelona qysh tani mendon për sezonin e ardhshëm, ka tre objektiva të mëdha



Barcelona ka nisur tashmë planifikimin për sezonin e ardhshëm, me drejtuesit e klubit që synojnë të përforcojnë të paktën tre pozicione kyçe në skuadër.

Strategjia e katalanasve është e qartë: afrimi i lojtarëve të afirmuar, të gatshëm për të dhënë kontribut të menjëhershëm në nivelin më të lartë.

Edhe pse ecuria e sezonit aktual do të ketë ndikim në vendimet përfundimtare, menaxhmenti sportiv ka filluar punën me objektivin për të përforcuar skuadrën në tri zona specifike të fushës.

Sipas Mundo Deportivo, pas disa takimeve me stafin teknik, klubi ka rënë dakord për nevojën e transferimit të një qendërmbrojtësi me këmbë të majtë, një anësori ofensivë dhe një sulmuesi që në të ardhmen mund të zëvendësojë Robert Lewandowskin. Në të gjitha rastet, Barcelona synon lojtarë të provuar, me eksperiencë në elitën e futbollit evropian.

Sa i pĂ«rket mbrojtjes, Ă«ndrra e madhe e “BlaugranĂ«ve” mbetet kroati Josko Gvardiol (Manchester City, 23 vjeç). MegjithatĂ«, duke marrĂ« parasysh vĂ«shtirĂ«sitĂ« e mĂ«dha financiare pĂ«r realizimin e kĂ«tij transferimi, nĂ« listĂ«n e alternativave ndodhen edhe italiani Alessandro Bastoni (Inter, 26 vjeç) dhe gjermani Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund, 26 vjeç).

Ndërkohë, objektivat për dy pozicionet e tjera janë më të qarta. Për krahun e sulmit, Barcelona po shqyrton seriozisht aktivizimin e opsionit të blerjes prej 30 milionë eurosh për Marcus Rashford (Manchester United, 28 vjeç), i cili aktualisht është i huazuar.

Sa i përket pozicionit të sulmuesit qendror, katalanasit janë të vendosur të bëjnë maksimumin për të siguruar shërbimet e argjentinasit Juliån Alvarez (Atlético Madrid, 25 vjeç). /Telegrafi/

Liverpooli e ka caktuar tanimë kapitenin e ardhshëm pas largimit të Van Dijk



Virgil Van Dijk pritet të largohet nga Liverpooli, në fund të sezonit ose më së largu në vitin 2027.

Sipas The Guardian, Liverpool e sheh Dominik Szoboszlain si një figurë kyçe për të ardhmen e klubit dhe një kandidat serioz për shiritin e kapitenit pas largimit të Virgil van Dijk, qoftë në një të ardhme të afërt apo më vonë.

Mesfushori 25-vjeçar ka qenĂ« pa dyshim njĂ« nga lojtarĂ«t mĂ« tĂ« spikatur tĂ« “Reds” nĂ« njĂ« sezon tĂ« vĂ«shtirĂ« pas fitimit tĂ« titullit, duke marrĂ« rol lideri nĂ« fushĂ« dhe jashtĂ« saj.

Szoboszlai ka konfirmuar se bisedimet për rinovimin e kontratës me klubin kanë nisur, megjithatë ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Kontrata aktuale e tij me Liverpoolin skadon në qershor të vitit 2028, çka nënkupton se gjatë verës ai do të hyjë në dy vitet e fundit të marrëveshjes, duke e bërë çështjen e së ardhmes së tij edhe më të rëndësishme për klubin. /Telegrafi/

Lojtari kërkoi t'i bashkohet PSG-së, Barcelona e përjashton nga stërvitja talentin e tyre



Futbollisti i konsideruar si njĂ« nga talentet mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« BarcelonĂ«s, Dro Fernandez (18), Ă«shtĂ« detyruar tĂ« stĂ«rvitet i vetĂ«m, pasi Ă«shtĂ« larguar nga aktiviteti me skuadrat e klubit pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« tij pĂ«r t’u transferuar.

Të premten e kaluar, Dro i bëri të qartë trajnerit Hansi Flick dhe drejtorit sportiv të Barcelonës se dëshironte të largohej menjëherë nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit. Pas këtij vendimi, ai u përjashtua nga ekipi i parë dhe aktualisht nuk stërvitet me asnjë skuadër të klubit, as nën mbikëqyrjen e stafit të akademisë.

Edhe pse në klub ka pakënaqësi për mënyrën se si lojtari i ri e ka trajtuar situatën, Flick dhe drejtuesit e Barcelonës nuk ia kanë ndaluar përdorimin e ambienteve stërvitore. Megjithatë, Dro po zhvillon stërvitje vetëm individuale, pa qenë pjesë e ndonjë grupi.

Situata e tij kontraston ndjeshëm me rastin e Marc-Andre ter Stegen, i cili vazhdoi të stërvitej normalisht me ekipin gjatë negociatave me Gironën dhe madje u lejua të mos udhëtonte në Pragë për të finalizuar huazimin. Ndryshe nga ai rast, situata e Dro Fernandez po menaxhohet shumë më ashpër.

Vendimi i mesfushorit të ri ka prekur veçanërisht Hansi Flick. Trajneri gjerman e konsideronte 18-vjeçarin si një nga lojtarët më të talentuar të La Masias dhe kishte plane konkrete për ta aktivizuar rregullisht këtë sezon.

PĂ«r shkak tĂ« kĂ«mbĂ«nguljes sĂ« tij pĂ«r t’u larguar, Flick e largoi menjĂ«herĂ« nga seancat e pĂ«rbashkĂ«ta stĂ«rvitore dhe qĂ« prej sĂ« premtes Dro nuk Ă«shtĂ« mĂ« pjesĂ« e asnjĂ« skuadre.

Sipas burimeve të Mundo Deportivo brenda klubit, trajneri është thellësisht i zhgënjyer dhe i pakënaqur me veprimet e lojtarit.

Megjithatë, duke qenë se Dro nuk ka nënshkruar ende me ndonjë klub tjetër dhe ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në qershor të vitit 2027, atij nuk i ndalohet hyrja në qendrën stërvitore apo përdorimi i infrastrukturës së klubit. Pavarësisht kësaj, ai vazhdon të stërvitet ekskluzivisht në mënyrë individuale.

Dro ka marrë oferta nga disa klube të mëdha evropiane, kryesisht nga Gjermania, Anglia dhe Franca. Aktualisht, Paris Saint-Germain shihet si klubi më afër një marrëveshjeje, me PSG-në e drejtuar nga Luis Enrique që i ka ofruar një kontratë deri në vitin 2030.

Negociatat janë në një fazë të avancuar, por transferimi ende nuk është finalizuar.

Për këtë arsye, Dro vazhdon të paraqitet në Qendrën Stërvitore të Barcelonës, por largimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë.

Klubi nuk ka ndërmend ta lehtësojë ndarjen, as në aspektin sportiv dhe as në atë financiar, ndërsa dera e stërvitjes kolektive mbetet e mbyllur për të për momentin.

PĂ«r sa i pĂ«rket profilit tĂ« tij, Dro Fernandez ka baba spanjoll dhe nĂ«nĂ« filipinase. Ai ka pĂ«rfaqĂ«suar SpanjĂ«n nĂ« tĂ« gjitha kategoritĂ« e moshave tĂ« “FurisĂ« sĂ« Kuqe” dhe aktivizohet si mesfushor ofensiv ose nĂ« krahun e majtĂ« tĂ« sulmit. /Telegrafi/

Vini Jr, nga tensionet me Alonson te lojtari kyç me Arbeloan



Për një periudhë të gjatë, Vinicius Jr. kishte një marrëdhënie të tensionuar me ish-trajnerin e Real Madridit, Xabi Alonso, e cila karakterizohej nga mungesa e mbështetjes publike dhe një tension i vazhdueshëm në fushë.

Sulmuesi brazilian shpesh përfundonte në stol, zëvendësohej herët në ndeshje të mëdha ose dukej i kufizuar në lojën e tij, çka krijoi një distancë të dukshme mes tij dhe trajnerit.

Situata arriti kulmin gjatë El Clasicos së sezonit të kaluar, kur Vinicius u zëvendësua dhe shfaqi hapur frustrimin e tij në vijën anësore ndaj Alonsos, duke e bërë përçarjen mes palëve të dukej e pakthyeshme.

Megjithatë, pas largimit të Alonsos, gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm nën drejtimin e trajnerit të ri, Álvaro Arbeloa.

Sipas një raporti nga AS, nëpërmjet Madrid Xtra, Arbeloa i beson plotësisht Viniciusit dhe e sheh atë si një nga shtyllat kryesore të projektit të tij.

telegrafi.com

Vinicius ka qenĂ« titullar nĂ« tĂ« dyja ndeshjet nĂ«n drejtimin e Arbeloas deri mĂ« tani, pĂ«rfshirĂ« edhe humbjen nĂ« KupĂ«n e Mbretit ndaj Albacetes. Edhe pse ende nuk ka arritur tĂ« gjejĂ« rrugĂ«n e rrjetĂ«s, trajneri po e inkurajon vazhdimisht skuadrĂ«n qĂ« ta pĂ«rfshijĂ« mĂ« shumĂ« nĂ« fazĂ«n sulmuese, me synimin pĂ«r t’i rikthyer vetĂ«besimin dhe pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«rgjegjĂ«si nĂ« lojĂ«.

I pyetur sĂ« fundmi nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp pĂ«r mundĂ«sinĂ« e zĂ«vendĂ«simit tĂ« hershĂ«m tĂ« Viniciusit, pĂ«r ta mbrojtur nga presioni dhe kritikat e tifozĂ«ve nĂ« “Santiago Bernabeu”, Arbeloa nuk e pĂ«rjashtoi kĂ«tĂ« skenar, por theksoi qartĂ« angazhimin e tij pĂ«r ta mbĂ«shtetur lojtarin nĂ« çdo moment. /Telegrafi/

Barcelona i frikësohet përballjes me Ter Stegen, i vendos një klauzolë Gironës



Marc-Andre ter Stegen i ka thënë lamtumirë Ciutat Esportiva, pasi ka arritur marrëveshje për një transferim në formë huazimi te Girona deri në fund të sezonit.

Sipas gazetĂ«s katalunase Sport, Barcelona ka pĂ«rfshirĂ« nĂ« kontratĂ« njĂ« tĂ« ashtuquajtur “klauzolĂ« frike”, e cila do ta penalizonte financiarisht GironĂ«n nĂ« rast se portieri gjerman aktivizohet kundĂ«r katalanasve.

Dy skuadrat janë të planifikuara të përballen në Montilivi në mesin e shkurtit, me Barcelonën që synon të mbrojë interesat e saj sportive përmes kësaj klauzole.

NdĂ«rkohĂ«, Ter Stegen ka mbĂ«rritur herĂ«t nĂ« qendrĂ«n stĂ«rvitore pĂ«r t’u pĂ«rshĂ«ndetur me shokĂ«t e skuadrĂ«s dhe stafin teknik, pĂ«rpara udhĂ«timit tĂ« BarcelonĂ«s drejt ndeshjes sĂ« LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve.

Portieri gjerman ka zgjedhur Gironën për të siguruar minuta të rregullta loje në prag të Kupës së Botës, duke mbetur njëkohësisht pranë familjes së tij në Barcelonë.

Marrëveshja pritet të finalizohet pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore, me këtë huazim që vlerësohet si një nga transferimet më të bujshme në historinë e Gironas. /Telegrafi/

Arbeloa thotë se nuk ka nevojë Reali për përforcime: Kam një skuadër të jashtëzakonshme



Trajneri i ri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, është i bindur se skuadra e tij ka potencialin e nevojshëm për të luftuar dhe fituar tituj, edhe pa kryer afrime të reja në merkato.

Arbeloa i bëri këto deklarata gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Monacos, që do të luhet të martën në mbrëmje.

“Ekipi po luan mirĂ«, Ă«shtĂ« shumĂ« i motivuar dhe pozitiv pas fitores sĂ« sĂ« shtunĂ«s”, u shpreh Arbeloa.

Trajneri spanjoll theksoi rëndësinë e përballjes së radhës në Ligën e Kampionëve.

“Jemi tĂ« pĂ«rqendruar te ndeshja e nesĂ«rme, duke e ditur se Ă«shtĂ« njĂ« garĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ne. Fitorja e nesĂ«rme do tĂ« na sillte shumĂ« mĂ« afĂ«r qĂ«llimit tonĂ«. Jemi tĂ« vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e saj dhe duam tĂ« luajmĂ« njĂ« ndeshje tĂ« shkĂ«lqyer dhe t’u japim tifozĂ«ve tanĂ« njĂ« fitore”, shtoi ai.

I pyetur nëse Real Madridi ka nevojë për përforcime të reja, Arbeloa i hodhi poshtë këto ide.

“E kam thĂ«nĂ« qĂ« nga dita e parĂ« se kam njĂ« skuadĂ«r tĂ« jashtĂ«zakonshme dhe jam jashtĂ«zakonisht me fat, nuk kemi nevojĂ« tĂ« pĂ«rforcohemi”, deklaroi trajneri madrilen.

Ai shtoi se ditët e para në krye të ekipit vetëm sa e kanë përforcuar bindjen e tij.

“GjatĂ« kĂ«tyre gjashtĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit kam kuptuar se, nĂ« njĂ« nivel mĂ« praktik, lojtarĂ«t janĂ« edhe mĂ« tĂ« mirĂ« nga sa mendoja. Kam ardhur kĂ«tu pĂ«r tĂ« luftuar pĂ«r tĂ« gjithĂ« titujt, La LigĂ«n dhe LigĂ«n e KampionĂ«ve. Ky Ă«shtĂ« objektivi ynĂ« dhe do tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« duhet pĂ«r tĂ« luftuar pĂ«r to".

NĂ« fund, Arbeloa iu drejtua edhe tifozĂ«ve, duke nĂ«nvizuar rolin vendimtar tĂ« tyre, veçanĂ«risht nĂ« “Santiago Bernabeu”.

“Do tĂ« na pĂ«lqente shumĂ« t’i kishim tifozĂ«t nĂ« anĂ«n tonĂ«, sepse pa ta nuk kemi shumĂ« shanse. Kur Real Madridi ka fituar tituj, kjo ka ndodhur kryesisht sepse Bernabeu ka qenĂ« shumĂ« mbĂ«shtetĂ«s. NĂ«se pyet ndonjĂ« kundĂ«rshtar pĂ«r rikthimet magjike tĂ« Real Madridit, tĂ« gjithĂ« flasin pĂ«r atmosferĂ«n qĂ« Bernabeu Ă«shtĂ« i aftĂ« tĂ« krijojĂ«. ËshtĂ« detyra jonĂ« t’u sjellim atyre atĂ« gĂ«zim”, pĂ«rfundoi Arbeloa, duke iu referuar edhe fishkĂ«llimave qĂ« skuadra ka marrĂ« nĂ« disa ndeshje. /Telegrafi/

Hidhet shorti për Copa del Rey, Barcelona do të përballet me Albaceten që e eliminoi Realin



Copa del Rey hyn në fazën e saj vendimtare pas hedhjes së shortit për çerekfinalet, ku janë përcaktuar katër përballje mjaft interesante.

Ndeshjet Albacete – Barcelona, Alaves – Real Sociedad, Valencia – Athletic Bilbao dhe Real Betis – Atletico Madrid do tĂ« zhvillohen mĂ« 3, 4 dhe 5 shkurt, ndĂ«rsa Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) pritet tĂ« konfirmojĂ« sĂ« shpejti datat dhe oraret pĂ«rfundimtare.

Përballja mes Albacetes dhe Barcelonës do të jetë hera e parë që këto dy skuadra takohen ndonjëherë në Copa del Rey.

Albacete vjen në këtë fazë pas eliminimit befasues të Real Madridit, ndërsa Barcelona synon të vazhdojë rrugën drejt trofeut. /Telegrafi/

Përkundër se kishte marrëveshje, Man Utd i ndalon largimin yllit të skuadrës



Pas njĂ« periudhe tĂ« trazuar dhe ndryshimeve nĂ« stolin drejtues, Manchester United ka marrĂ« njĂ« vendim pĂ«rfundimtar pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund negociatave pĂ«r shitjen e sulmuesit Joshua Zirkzee.

Edhe pse për javë të tëra ishte spekuluar për një transferim të mundshëm te Roma, klubi nga Old Trafford ka mbyllur në mënyrë të papritur derën për këtë operacion, raporton FourFourTwo.

Drejtori sportiv i RomĂ«s, Frederic Massara, ka konfirmuar se “DjajtĂ« e Kuq” e bĂ«nĂ« tĂ« qartĂ« qĂ« dy javĂ« mĂ« parĂ« se bisedimet nuk ishin mĂ« njĂ« opsion.

Sipas raportimeve, trajneri i përkohshëm Michael Carrick është i vendosur ta mbajë sulmuesin holandez në skuadër deri në fund të sezonit, pavarësisht konkurrencës së fortë në repartin ofensivë.

Zirkzee kishte shprehur gatishmĂ«rinĂ« pĂ«r t’u huazuar, me njĂ« detyrim blerjeje prej 40 milionĂ« eurosh, me synimin pĂ«r tĂ« siguruar mĂ« shumĂ« minuta loje nĂ« prag tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s qĂ« po afron. MegjithatĂ«, afrimet e lojtarĂ«ve si Bryan Mbeumo dhe Benjamin Sesko e kanĂ« ndĂ«rlikuar mĂ« tej situatĂ«n e tij, edhe pse klubi vazhdon ta konsiderojĂ« njĂ« aset tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« ardhmen.

Vendimi i Manchester United ka befasuar mediat italiane, të cilat e konsideronin transferimin drejt Romës pothuajse të përfunduar, sidomos pas largimit të Ruben Amorim.

Për momentin, Joshua Zirkzee mbetet në Manchester, ku do të kërkojë të imponohet dhe të justifikojë investimin e bërë nga klubi nën drejtimin e Michael Carrick. /Telegrafi/

Juventusi refuzon ofertat për Pierre Kalulu: Mbrojtësi nuk është në shitje



Juventusi ka deklaruar se Pierre Kalulu nuk është i disponueshëm për transferim, pavarësisht interesit të madh nga Manchester United, Aston Villa dhe Tottenham Hotspur.

Klubi italian thekson se mbrojtĂ«si francez “nuk ka çmim” dhe nuk Ă«shtĂ« nĂ« shitje.

24-vjeçari, i cili erdhi te Juventusi nga AC Milan një vit më parë, ka lënë mbresa që nga ardhja e tij, duke u bërë një opsion i besueshëm në mbrojtjen e skuadrës.

Shumë klube të Ligës Premier janë interesuar për shërbimet e tij gjatë këtij muaji janar, por Juventusi është i vendosur ta mbajë Kalulu gjatë gjithë sezonit.

Kalulu ka bërë 28 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke kontribuar në stabilitetin e mbrojtjes së Juventusit dhe duke treguar qetësi me topin dhe shkathtësi në mbrojtje. /Telegrafi/

Mane zbulon se si legjenda e Sengalit e bindi t'i kthente shokët në fushë



Futbollistët e ekipit kombëtar të Senegalit u bënë kampionë të Afrikës për herë të dytë në histori, pas një fitorjeje 1:0 ndaj Marokut në një nga finalet më dramatike të të gjitha kohërave.

Senegali festoi pas kohës shtesë, megjithatë në fund të rrjedhës së rregullt të lojës, ekipi ishte në prag të largimit nga fusha për shkak të vendimeve të gjyqtarit.

Fillimisht, senegalezëve iu anulua një gol i rregullt, dhe më pas u tërbuan nga vendimi i gjyqtarit për të akorduar një penallti të dyshimtë për Marokun në sekondat e fundit.

Shumë lojtarë më pas lanë fushën me udhëzimin e trajnerit Pape Thiaw dhe u mbyllën në dhomën e zhveshjes, ndërsa pushimi zgjati rreth pesëmbëdhjetë minuta.

La prise de responsabilité de Sadio pic.twitter.com/z7Wl9XWRs5
— Momar Assane (@Noo_IDcard) January 18, 2026

Në fund, senegalezët dolën nga dhoma e zhveshjes, Brahim Diaz humbi penalltinë për Marokun dhe në kohën shtesë, Pape Gueye shënoi golin vendimtar, duke i dhënë Senegalit titullin e kampionit të Afrikës.

Legjenda që vendosi rikthimin në fushë

Vendimi për rikthimin e skuadrës në fushë i atribuohet një legjende të futbollit afrikan, El-Hadji Diouf, i cili aktualisht shërben si këshilltar në Federatën Senegaleze të Futbollit. Ai ishte në rreshtin e parë pas stolave të zëvendësuesve gjatë finales.

Gjatë pushimit, Sadio Mane iu afrua Diouf-it, i cili i pëshpëriti disa fjalë në vesh. Fjalët e tij duket se ishin vendimtare, sepse Mane vrapoi menjëherë në dhomën e zhveshjes dhe i udhëhoqi shokët e ekipit përsëri në fushë.

Home is everything. Akon & El Hadji Diouf. đŸ‡žđŸ‡łâ€ïž#TotalEnergiesAFCON2025 pic.twitter.com/oJwS1RiOYV
— TotalEnergies AFCON 2025 (@CAF_Online) January 19, 2026


"El Hadji Diouf më thirri nga tribunat dhe na tha të vazhdonim të luanim. Pas kësaj, shkova në dhomën e zhveshjes dhe e thirra ekipin përsëri. Claude la Roy dhe Mamadou Niang më këshilluan gjithashtu të njëjtën gjë", tha Mane pas ndeshjes. /Telegrafi/

Nga lufta e Kosovës te dështimi në Serie A dhe rilindja në La Liga: Në Itali i thurin elozhe Muriqit



Vedat Muriqi është futbollisti i momentit te Mallorca dhe jo vetëm, pasi ai sigurisht që është lojtari që ka bërë më së miri këtë fundjavë në La Liga.

Ylli kosovar ka shkëlqyer në fundjavën që lamë pas me tre gola ndaj Athletic Bilbaos duke i siguruar një fitore Mallorcas 3-2.

Një nga gazetarët më të mirë italianë, Gianluca Di Marzio ka bërë një shkrim të jashtëzakonshëm për prizrenasin: Nga lufta e Kosovës te shkëlqimi në Turqi, dështimi në Serie A dhe rilindja në La Liga me fanellën e Mallorcas.

Më poshtë keni shkrimin e plotë të përkthyer nga Di Marzio për Vedat Muriqin:

Rilindja e Vedat Muriqit te Mallorca: golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit me 46 gola

Hapni renditjen e golashĂ«nuesve tĂ« La LigĂ«s dhe pĂ«rkrah emrave si Mbappe, Ferran Torres e Lewandowski, do tĂ« gjeni edhe Vedat Muriqin. “Piratin” kosovar, i cili nĂ« SpanjĂ« ka pĂ«rjetuar njĂ« rilindje tĂ« vĂ«rtetĂ« falĂ« MallorcĂ«s.

Me 14 gola nĂ« kampionat, ai po vazhdon tĂ« thyejĂ« rekord pas rekordi, pĂ«rfshirĂ« edhe atĂ« tĂ« arritur nĂ« fitoren e fundit 3-2 ndaj Athletic Bilbaos, ku realizoi njĂ« het-trik dhe u bĂ« kĂ«shtu golashĂ«nuesi i dytĂ« mĂ« i mirĂ« nĂ« historinĂ« e klubit nga Ishujt BalearikĂ« me 46 gola, duke kaluar Juan Arangon dhe duke iu afruar Samuel Eto’os, i cili mban rekordin me 54 gola.

telegrafi.com

Në Itali shpesh etiketohej si i ngadaltë apo i rëndë në lëvizje, por në La Liga Muriqi është një tjetër lojtar: i pamëshirshëm në zonë dhe gjithnjë e më vendimtar. Bashkëpunimi me Lazion nuk arriti kurrë të lulëzonte plotësisht: skuadra kishte nevojë për një sulmues përkrah Ciro Immobiles dhe merkatoja i solli Simone Inzaghit sulmuesin kosovar për 21 milionë euro, blerja e dytë më e shtrenjtë e epokës Lotito. Rezultatet? Vetëm disa paraqitje nga viti 2020 deri në 2022 dhe vetëm dy gola të shënuar, të dy ndaj Atalantës, një në Serie A dhe një në Kupën e Italisë.

2020/09/119577257_10160275901769937_3232227411196689799_o.jpg telegrafi.com

Megjithatë, aventura me Lazion përfundoi herët, pasi në janar të vitit 2022 Mallorca vendosi ta blejë për 13 milionë euro. Një rini e dytë për sulmuesin, i cili në Spanjë gjeti vazhdimësi, gola dhe entuziazmin e atij fëmije që u rrit me topin në këmbë, pavarësisht frikës nga lufta në Kosovë.

Muriqi, protagonist në La Liga me Mallorcën

Pikërisht lufta ka qenë për Muriqin përvoja më e vështirë e jetës. Vetëm gjashtë vjeç, ai u detyrua të largohej nga Prizreni.

“Na morĂ«n sendet me vlerĂ« dhe paratĂ«. Na thanĂ« se do ta bombardonin shtĂ«pinĂ« nĂ«se nuk largoheshim brenda dy orĂ«sh. Na mbrojti Zoti. Ishim 50 persona, flinim nĂ« bodrum dhe kishim vetĂ«m dy litra qumĂ«sht pĂ«r t’u ushqyer. Hanim bukĂ« dhe qepĂ« pĂ«r mĂ«ngjes, drekĂ« e darkĂ«â€, tregonte Muriqi nĂ« njĂ« intervistĂ« tĂ« vjetĂ«r pĂ«r Gazzetta dello Sport.

telegrafi.com

Konfliktet mes Serbisë dhe Kosovës do ta shënonin adoleshencën e tij, por synimi mbeti gjithmonë i njëjtë: të bëhej futbollist. Këtë e arriti në vitin 2005 me KF Liria, në vendlindje, përpara se të vazhdonte karrierën në Shqipëri te Teuta e Durrësit e Besa e Kavajës, derisa bëri hapin e madh në Turqi duke luajtur për Giresunspor, Genclerbirligi, Rizespor e Fenerbahce.

Ëndrra BotĂ«ror me KosovĂ«n

Që nga viti 2008, asnjë lojtar i Mallorcës nuk kishte realizuar një het-trik; i fundit ishte Dani Guiza kundër Real Murcias.

Ishte pikĂ«risht Vedat Muriqi ai qĂ« e theu kĂ«tĂ« tabu ndaj Athletic Bilbaos, me njĂ« dedikim prekĂ«s pĂ«r babain e tij: “Sikur tĂ« ishte gjallĂ«, sot do ta festonte ditĂ«lindjen. Djali im mban emrin e tij. Ai u nda nga jeta kur unĂ« isha 7 vjeç”, tha Muriqi pas ndeshjes i emocionuar.

Mes objektivave të Muriqit, përveç mbijetesës me Mallorcën, është edhe ëndrra e Botërorit me Kosovën.

Kombëtarja, e drejtuar nga Franco Foda, në mars do të përballet me Sllovakinë për të luajtur më pas finalen e mundshme ndaj njërës mes Turqisë dhe Rumanisë.

telegrafi.com

Muriqi është pa dyshim njeriu simbol i Kosovës, si dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 32 gola.

Shifra lideri dhe gola vendimtarë, veçanërisht ai i shënuar në sekondat e fundit ndaj Greqisë, që i siguroi Kosovës një hap drejt kualifikimit në play-off.

Qoftë me Mallorcën apo me Kosovën, Vedat nuk ka ndërmend të ndalojë së ëndërruari. /Telegrafi/

Shkëlqyen në fundjavë, Hajrizi dhe Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër



Ka përfunduar xhiroe 20-të në elitën e futbollit zviceran, ku sërish futbollistë nga Kosova kanë lënë gjurmë.

Padyshim që vëmendja kryesore ka qenë në derbin Basel - Sion, ku sfida u mbyll baraz 1-1 dhe shumë futbollistë kosovarë ishin në fushë.

Por dyshja që shkëlqeu më shumë ishte Xherdan Shaqiri te Baseli me një asistim dhe Kreshnik Hajrizi i Sionit me një super paraqitje në mbrojtje.

Të dy futbollistët kanë zënë vend edhe në formacionin e javës në elitën e futbollit zviceran nga SofaScore.

Në formacionin e javës është edhe reprezentuesi zviceran Uran Bislimi që realizoi het-trik në fitoren e Luganos. /Telegrafi/

Fenerbahce ofron zyrtarisht miliona për Muriqin, e ardhmja e kosovarit vendoset këtë javë



Vedat Muriqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes gjatë janarit, jo vetëm për golat e shënuar.

Sulmuesi kosovar është duke pasur oferta të vazhdueshme, përkundër që ka shprehur dëshirën për të mbetur te Mallorca.

Ish-klubi i Muriqit, Fenerbahce po insiston për ta rikthyer në Stamboll sulmuesin dardan.

Mediumi turk, FotoMac ka raportuar se gjiganti nga Stambolli ka bërë një ofertë të parë në drejtim të Mallorcas prej 12 milionë eurove dhe dy klubet janë duke negociuar.

Mallorca synon të përfitojë 16 milionë euro nga shitja e Muriqit i cili këtë edicion ka shënuar 14 gola në La Liga, por dëshira e tij është të mbetet në klubin aktual.

telegrafi.com

"Jam i lumtur këtu dhe kam një kontratë. Kur një sulmues shënon shumë gola, vijnë oferta. Klubi do të vendos për të ardhmen time, pastaj unë do të marr vendimin tim", tha Muriqi të shtunën pasi shënoi het-trik ndaj Athletic Bilbaos.

Gjithnjë sipas mediave turke, e ardhmja e Muriqit pritet të vendoset deri në fund të kësaj jave nëse do të largohet nga Mallorca apo do të qëndrojë për ta thyer rekordin e Samuel Eto'o-s si golashënuesi më i mirë në histori të klubit.

Aktualisht Muriqi ka shënuar 48 gola dhe ndodhet vetëm gjashtë gola larg rekordit të kamerunasit i cili është golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas me 54 gola. /Telegrafi/

Kur një peshqir vendosi fatin e finales: Gjesti i ulët i Achraf Hakimit dhe heroizmi i portierit rezervë të Senegalit



Finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës midis Marokut dhe Senegalit mund të mos ketë ofruar lëvizje të bukura futbolli, por ofroi shumë emocione, dhe një prej tyre ishte drama e vërtetë që u zhvillua pas portës së portierit senegalez Edouard Mendy.

Marokenët u vlerësuan nga të gjithë pjesëmarrësit në Turneun Afrikan të Kombeve për organizimin e shkëlqyer të turneut, por që në gjysmëfinale, vendasit treguan mungesën e mikpritjes dhe vrazhdësinë e tyre që shihet rrallë.

Konkretisht, portieri nigerian Stanley Nwabali i fshiu dorezat me një peshqir në një moment të ndeshjes dhe e la atë pranë vijës së portës, dhe një nga rojet e sigurisë ia vodhi atë.

Even the Nigerian goalkeeper's personal towel, which he wanted to use to dry his gloves, was stolen by a Moroccan official during the semi-final of the AFCON. 🇳🇬đŸ‡ČđŸ‡ŠđŸ€ŁđŸ˜­ pic.twitter.com/H1O8E8WQo8
— Football Tweet ⚜ (@Footballtweet) January 16, 2026

Të gjithë mendonin se një gjë kaq e çuditshme nuk mund të ndodhte në finale, por marokenët e çuan paturpësinë e tyre në një nivel tjetër.

Konkretisht, në mes të ndeshjes, kapiteni i Marokut, Achraf Hakimi, mori peshqirin e Mendyt dhe e hodhi pas reklamave.

đŸ€źđŸ€źđŸ€ź pic.twitter.com/43jeeyTmW1
— Mouha 5,18🇾🇳 🇹🇼 đŸ‡”đŸ‡žđŸ«€ (@drame_mouhamed1) January 18, 2026

Mbrojtësi i Senegalit, El Hadji, Malick Diouf, reagoi menjëherë, duke kërcyer mbi reklamat dhe duke ia kthyer peshqirin Mendyt, por ajo copë e vlefshme pëlhure u zhduk përsëri.

NĂ« atĂ« moment, portieri rezervĂ« i Marokut, Yehvan Diouf, hyri nĂ« skenĂ« dhe solli peshqirin e tij pas portĂ«s sĂ« Mendyt dhe ia dha shokut tĂ« tij tĂ« skuadrĂ«s qĂ« t’i fshinte dorezat, duke pasur parasysh se po binte shi gjatĂ« ndeshjes.

This is pure MADNESS, An unbelievable scene as the Moroccan player Ismael Saibari tries to steal the Senegalese goalkeeper Mendy's towel, fortunately, there was a Senegalese player there to keep hold of it!

They tried everything and they failed but Senegal came prepared!!! pic.twitter.com/hpRjGMYR1i
— SportsDokitor (Odogwu👆) (@sportsdokitor) January 19, 2026

Por trajneri i Marokut mĂ« pas e zĂ«vendĂ«soi mesfushorin e tij, Ismael Saibari, dhe e dĂ«rgoi atĂ« pas portĂ«s sĂ« Senegalit pĂ«r tĂ« penguar Dioufin t’ia kalonte peshqirin Mendyt.

Portieri rezervĂ« i Senegalit arriti tĂ« anashkalonte Saibarin dhe t’ia kalonte peshqirin Mendyt, por mĂ« pas marokenĂ«t vendosĂ«n tĂ« punĂ«sonin fĂ«mijĂ«t qĂ« presin topat.

Big Shout out to Senegal’s reserve goal keeper Yehvan Diouf who was active all through out the game handing Edouard Mendy his towel and fighting off ball boys and Moroccan players. A Real Soldier.đŸ’Ș🇾🇳 pic.twitter.com/yKt5VY4LO8
— Yimzy (@oyimzy) January 19, 2026

NĂ« njĂ« moment, gjatĂ« aksionit maroken nĂ« gjysmĂ«n e fushĂ«s sĂ« Senegalit, katĂ«r djem sulmuan Dioufin dhe u pĂ«rpoqĂ«n t’i vidhnin peshqirin disa herĂ«.

Diouf luftoi fjalë për fjalë me fëmijët për të shpëtuar peshqirin, dhe në një moment ai madje ra në fushë ndërsa marokenët ishin përpara zonës së penalltisë së Senegalit.

NjĂ« roje sigurie ndĂ«rhyri nĂ« gjithçka, por as ai nuk arriti t’i vidhte peshqirin Dioufit.

Ju kujtojmë se Senegali fitoi në kohën shtesë me rezultatin 1:0 dhe u bë kampion i Afrikës, dhe pa asnjë dyshim portieri rezervë Diouf meriton të gjitha lëvdatat dhe një pjesë të meritës për trofeun. /Telegrafi/

❌