❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut



Bashkimi Evropian (BE) në Kosovë përshëndeti zhvillimin pa probleme të ceremonisë së betimit për kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja të kuvendeve komunale në katër komunat e veriut të Kosovës.

Ky moment Ă«shtĂ« parĂ« si njĂ« “hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt angazhimit konstruktiv nĂ« tĂ« ardhmen”.

“Sot kuvendet komunale dhe kryetarĂ«t e komunave morĂ«n detyrĂ«n nĂ« 20 komuna tĂ« đŸ‡œđŸ‡° pas zgjedhjeve lokale gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se. BE-ja nĂ« KosovĂ« mirĂ«pret dorĂ«zimin pa probleme tĂ« qeverisjes komunale, duke pĂ«rfshirĂ« edhe 4 komunat veriore. Ky Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt angazhimit konstruktiv nĂ« tĂ« ardhmen”, thuhet nĂ« postim. /Telegrafi/



Dimal Basha mbyll seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodh më pas

✇Albeu
By: V K

Këtë të shtunë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka mbyllur seancën për konstituimin e Kuvendit të ri, pavarësisht faktit që nuk u zgjodh nënkryetari nga komuniteti serb.

Asnjë nga deputetët e komunitetit serb, nuk mori shumicën e nevojshme për të marrë postin e nënkryetarit.

Në rrethanat që u krijuan pas dështimit të zgjedhjes së njërit nga deputetët e komunitetit serb si nënkryetar i Kuvendit, Dimal Basha, theksoi se të gjitha opsionet për këtë proces ishin ezauruar.

Ai njoftoi se Kuvendi nuk ka mundësi tjetër, për të vazhduar me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të pestë, që vjen nga komuniteti serb.

“Ne si Kuvend nuk kemi mundĂ«si tjetĂ«r pĂ«r tĂ« vazhduar, sa i pĂ«rket nĂ«nkryetarit qĂ« vjen nga komuniteti jo shumicĂ« serb. Prandaj, me kĂ«tĂ« rast, konsideroj se kemi ezauruar edhe pikĂ«n e katĂ«rt tĂ« rendit tĂ« ditĂ«s tĂ« seancĂ«s konstituive. Dhe, meqenĂ«se nuk ka mundĂ«si tjetĂ«r pĂ«r tĂ« proceduar tutje, konsideroj se kjo seancĂ« konstituive pĂ«rmbyllet. NĂ« emĂ«r tĂ« funksionalizimit tĂ« Kuvendit dhe materializimit tĂ« rezultatit zgjedhor tĂ« 9 shkurtit, konsideroj se moszgjedhja e njĂ«rit nga 5 nĂ«nkryetarĂ«t apo njĂ«rit nga 6 anĂ«tarĂ«t e kryesisĂ« nuk mund tĂ« bĂ«het pengesĂ« qĂ« bllokon konstituimin e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s. Pas pĂ«rmbylljes sĂ« seancĂ«s konstituive, Kuvendi duhet tĂ« vazhdojĂ« punĂ«n, siç parashihet me KushtetutĂ«. Sa i pĂ«rket hapave tĂ« ardhshĂ«m pĂ«r punĂ«n tonĂ« si Kuvend, do t’i konsultoj anĂ«tarĂ«t tanĂ« tĂ« zgjedhur si nĂ«nkryetarĂ« tĂ« Kuvendit, mbledhje qĂ« do tĂ« mbahet tĂ« hĂ«nĂ«n nĂ« ora 13:00”, tha Basha.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nisi më 15 prill, pas zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme të mbajtura më 9 shkurt.

Nga ajo kohë deri sot, janë bërë 61 tentativa për konstituimin e plotë të Kuvendit të Kosovës.

Në tentimin e 59, u zgjodh kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tre nënkryetarë nga PDK, LDK dhe LVV, si dhe nënkryetarja nga pakicat tjera joserbe.

The post Dimal Basha mbyll seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodh më pas appeared first on Albeu.com.

Osmani: Konstituimi i Kuvendit të përmbyllet sa më shpejt, të votohet edhe qeveria e re

PRISHTINË, 26 gusht /ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s Vjosa Osmani mirĂ«priti procesin e konstituimit tĂ« Kuvendit, proces i cili ka filluar tĂ« zhbllokohet dhe shpreson qĂ« ky proces tĂ« pĂ«rmbyllet sa mĂ« parĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me kushtetutĂ«n.

Presidenca, nĂ« njĂ« postim sot nĂ« rrjetet sociale, informoi se Osmani i uroi punĂ« tĂ« mbarĂ« e nĂ« interes tĂ« vendit kryetarit tĂ« ri Dimal Basha dhe nĂ«nkryetarĂ«ve tĂ« zgjedhur tĂ« Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, Znj. Vlora Çitaku, z. Kujtim Shala dhe znj. Emilija RedĆŸepi.

Presidentja Osmani bëri thirrje që Kuvendi të vijojë me hapat kushtetues të radhës dhe të votohet qeveria e re e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Presidentja shpreson qĂ« sa mĂ« parĂ«, e nĂ« pĂ«rputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi tĂ« votojĂ« edhe QeverinĂ« e re tĂ« dalĂ« nga vullneti i qytetarĂ«ve nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, thuhet nĂ« postim.

The post Osmani: Konstituimi i Kuvendit të përmbyllet sa më shpejt, të votohet edhe qeveria e re appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moskonstituimi i Kuvendit, ambasadori gjerman: Protagonistët nuk kanë vullnet

PRISHTINË, 26 gusht /ATSH/ Ambasadori i GjermanisĂ« nĂ« KosovĂ«, Jorn Rohde duke komentuar moskonstituimin e Kuvendit sot, pĂ«r shkak se shumica e deputetĂ«ve refuzuan ta votojnĂ« nĂ«nkryetarin nga Lista Serbe, tha se protagonistĂ«t nuk kanĂ« vullnet politik pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« zgjidhje dhe se kjo Ă«shtĂ« e keqe pĂ«r KosovĂ«n.

Ai u tha medieve se kishte shpresë që kriza mund të zgjidhej por në këto momente nuk duket e mundur.

“MĂ« duket se kĂ«tĂ« mĂ«ngjes kisha njĂ« shpresĂ« tĂ« shkurtĂ«r qĂ« kriza mund tĂ« zgjidhej, por nĂ« kĂ«tĂ« moment nuk duket e mundur. Ndoshta nuk ka mjaft vullnet politik ndĂ«r protagonistĂ«t pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« zgjidhje. Kjo Ă«shtĂ« e keqe pĂ«r KosovĂ«n, sepse shumĂ« fonde janĂ« nĂ« lojĂ« dhe na duhen institucione funksionale, si parlamenti dhe qeveria”, tha ai.

DeputetĂ«t e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s kanĂ« zgjedhur kryetar Dimal BashĂ«n dhe nĂ«nkryetarĂ« Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilja Rexhepi. Kjo e fundit me rotacion pas disa muajve.

Ndërkohë, deputetët nuk kanë votuar kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar. Kjo ka bërë që Kuvendit mos të konsiderohet i konstituuar. Seanca vazhdon të enjten e 28 gushtit, duke nisur në orën 11:00.

/KosovaPress/

The post Moskonstituimi i Kuvendit, ambasadori gjerman: Protagonistët nuk kanë vullnet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 26 gusht /ATSH/ ËshtĂ« ndĂ«rprerĂ« seanca konstituive e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, pĂ«r tĂ« vazhduar tĂ« enjten nĂ« orĂ«n 11:00.

Deputetët, në seancën e sotme përkundër zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve nga tri partitë e mëdha shqiptare, si dhe atë nga komunitetet jo serbe, dështuan ta zgjedhin nënkryetarin nga komuniteti serb.

Pas disa dështimeve të njëpasnjëshme për zgjedhjen e nënkryetarit nga deputetët e Listës Serbe, përmes shortit dështoi të zgjidhet nënkryetar edhe deputeti tjetër nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, i cili është kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, parti tjetër nga Lista Serbe.

Rashiq mori vetëm 55 vota pro, një deputet ishte kundër, kurse shtatëmbëdhjetë deputetë abstenuan. Ndërkaq, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim në momentin e votimit të nënkryetarit nga komuniteti serb.

Kështu, Kuvendi i Kosovës konsiderohet i pakonstituuar, pasi bazuar në Kushtetutë dhe në Rregullore të parlamentit, Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Sot, gjatë ditës, me 73 vota për është zgjedhur për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janĂ« zgjedhur nĂ«nkryetarĂ« me 101 vota pro, asnjĂ« kundĂ«r dhe nĂ«ntĂ« abstenime.

/KosovaPress/

The post Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova që nga 8 shkurti pa institucione, sot tentativa e 58-të për konstituimin e Kuvendit

✇Albeu
By: V K

Sot në ora 11:00 do të mblidhen sërish deputetët e Kuvendit të Kosovës, në tentativën e 58-të për konstituim të legjislativit.

Në tentativën e fundit për konstituim të Kuvendit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit ishin Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha.

Asnjëri nga ta nuk mori votat e nevojshme për kryetar të Kuvendit.

Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë ku përcaktohet që legjislativi i ri duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, afat ky që përfundon më 18 shtator.

Gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare vendi është pa institucione të reja, të dala nga zgjedhjet e 8 shkurtit.

Procesi i konstitutimit të Kuvendit të Kosovës ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

E lidhur me ngërçin politik që po zgjat tash e disa muaj ka shkruar Albert Krasniqi nga Demokracia Plus.

DitĂ« mĂ« parĂ«, Krasniqi nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook shkruante se pasi askush nuk ka arritur tĂ« krijojĂ« njĂ« shumicĂ« parlamentare edhe gjashtĂ« muaj pas zgjedhjeve, mandatet duhet t’i kthehen popullit.

Por, sipas tij, para se vendi të shkojë në zgjedhje të reja, partitë politike duhet të bien dakord mbi disa çështje themelore që do të shmangin bllokadat e së ardhmes dhe do të garantojnë funksionalitetin institucional. /Telegrafi/

The post Kosova që nga 8 shkurti pa institucione, sot tentativa e 58-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Konstituimi i Kuvendit, sot vazhdon seanca

Sot, me fillim nga ora 11:00, është thirrur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka përcaktuar rregulla të reja për konstituimin e organit ligjvënës.

Në këtë seancë pritet të mblidhen 120 deputetët e legjislaturës së 9-të, për të vijuar procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, si dhe për konstituimin e organeve të tjera udhëheqëse.

Pas publikimit të aktgjykimit, afati 30-ditor për përfundimin e konstituimit ka nisur zyrtarisht, duke e vënë Kuvendin dhe subjektet politike përballë një presioni institucional dhe kushtetues për të siguruar funksionalitetin e plotë të institucionit.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se konstituimi i Kuvendit është një urgjencë shtetërore, duke theksuar rëndësinë e krijimit të institucioneve të reja në këtë periudhë sfidash globale dhe zhvillimesh të ndjeshme rajonale.

Sipas Presidencës, zvarritja e procesit deri më tani ka dëmtuar jo vetëm besueshmërinë e institucioneve dhe zhvillimin e brendshëm, por edhe pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Ndërkohë, analistët politikë dhe njohësit e çështjeve juridike kanë paralajmëruar se, pa një marrëveshje politike, konstituimi i Kuvendit mbetet i vështirë.

Juristi Mazllum Baraliu tha se është momenti të tejkalohet retorika e bllokadave dhe të vihet funksionaliteti institucional në fokus.

Po ashtu, analisti Dorajet Imeri deklaroi se momentumi i tanishëm, që ka mbajtur peng jetën institucionale të vendit, duhet të përmbyllet me një marrëveshje politike në shërbim të stabilitetit dhe demokracisë.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të zgjedhë kryetarin e tij përmes votimit të hapur, brenda 30 ditësh, me jo më shumë se tri raunde votimi për të njëjtin kandidat./rtk/ KultPlus.com

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ja kur do të mblidhen sërish deputetët! ǒndodh nëse nuk zbatohet vendimi i Kushtetueses

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen më 20 gusht, në orën 11:00, për të vazhduar seancën konstituive të legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Vazhdimi i seancës vjen pasi më 18 gusht ka nisur rrjedhja e afatit 30-ditor për konstituimin e organit ligjvënës. Kjo, pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë, përmes së cilit ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh


Source

Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit

PRISHTINË, 18 gusht /ATSH/ Gjykata Kushtetuese e KosovĂ«s ka publikuar sot vendimin e plotĂ« lidhur me çështjen e konstituimit tĂ« Kuvendit.

Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Me publikimin e aktgjykimit të plotë, nis edhe rrjedhja e afatit 30-ditor, që nënkupton se deputetët nga sot mund të mblidhen për të konstituuar Kuvendin.

Çështja e trajtuar lidhur me formĂ«n e votimit tĂ« kryeparlamentarit Ă«shtĂ« ngritur nga Partia Demokratike e KosovĂ«s dhe Lidhja Demokratike. Por, Gjykata tha se kĂ«rkesat e lĂ«ndĂ«ve ndĂ«rlidhen edhe me lĂ«ndĂ«n e dorĂ«zuar paraprakisht nga Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s.

“Gjykata konstatoi qĂ« kryesuesi i seancĂ«s konstituive duhet tĂ« vazhdojĂ« me pikĂ«n 3 tĂ« rendit tĂ« ditĂ«s sĂ« seancĂ«s konstituive, tĂ« ftojĂ« pĂ«rfaqĂ«suesin e grupit mĂ« tĂ« madh parlamentar pĂ«r tĂ« propozuar kandidatin/en pĂ«r kryetar/e tĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, i/e cili/cila zgjidhet pĂ«rmes votimit tĂ« hapur, votimi i cili mund tĂ« realizohet vetĂ«m deri nĂ« 3 herĂ« pĂ«r kandidatin/en e njĂ«jtĂ«â€, u tha nĂ« aktgjykim.

PDK, LDK dhe AAK kanë kundërshtuar vendimin e 1 majit të kryesuesit të seancës, Avni Dehari, i cili ndryshoi formën e votimit për kryeparlamentar nga i hapur, në të mbyllur.

“Gjykata rithekson qĂ« nĂ« rrethanat e rastit konkret, ushtrimi i funksionit tĂ« deputetĂ«ve tĂ« zgjedhur nĂ« pajtim me kĂ«tĂ« KushtetutĂ«n, ligjet dhe rregullat e procedurĂ«s sĂ« Kuvendit qĂ« rezulton nĂ« zgjedhjen e kryetarit/es dhe nĂ«nkryetarĂ«ve tĂ« Kuvendit Ă«shtĂ« nĂ« interesin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, dhe i shĂ«rben ruajtjes sĂ« rendit kushtetues dhe garantimit tĂ« funksionimit tĂ« institucioneve. Si rrjedhojĂ«, Gjykata sĂ«rish nĂ«nvizon se nuk ka interes mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, se sa organi mĂ« i lart pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« jetĂ« i konstituuar dhe tĂ« fillojĂ« sa mĂ« parĂ« me funksionimin e tij dhe ushtrimin e kompetencave dhe detyrimeve tĂ« tij kushtetuese”, tha Gjykata Kushtetuese e KosovĂ«s.

“Gjykata sĂ«rish vĂ« theksin nĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e deputetĂ«ve tĂ« zgjedhur tĂ« Kuvendit qĂ« veprimet e tyre duhet tĂ« jenĂ« nĂ« pajtim me KushtetutĂ«n dhe frymĂ«n e saj dhe tĂ« njĂ«jtit tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« mbarĂ«vajtjen dhe bashkĂ«rendimin e punĂ«ve me interes publik pĂ«r shtetin”, u shtua nĂ« aktgjykim.

Në aktgjykim u tha se seanca e nisur më 15 prill nuk është përmbyllur, pasi nuk janë kaluar edhe dy pika: zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, të cilat tani duhet të përmbyllen brenda 30 ditësh.

Njoftimi pĂ«r kĂ«tĂ« aktgjykim – i publikuar mĂ« 8 gusht – ishte mirĂ«pritur nga partitĂ« qĂ« mĂ« herĂ«t ishin nĂ« opozitĂ«, por ishte kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, LĂ«vizja VetĂ«vendosje, e cila e kishte cilĂ«suar si vendim arbitrar.

Disa orë para publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses, kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqësi i LVV-së, Albin Kurti, tha se gjithmonë i ka respektuar vendimet e Kushtetueses.

Në aktgjykim nuk përmenden pasojat e mundshme juridike, nëse deputetët nuk e respektojnë aktgjykimin, siç kishin bërë me aktgjykimin paraprak të publikuar më 26 qershor.

“Gjykata, fillimisht vĂ« nĂ« dukje qĂ« bazuar nĂ« paragrafin 1 tĂ« nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] tĂ« KushtetutĂ«s, vendimet e saj janĂ« tĂ« detyrueshme pĂ«r gjyqĂ«sorin dhe tĂ« gjithĂ« personat dhe institucionet e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, u tha nĂ« aktgjykim. /REL/

The post Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngërçi me konstituimin në Kosovë/ Kushtetuesja: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

✇Albeu
By: V K

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur.

Konstituimi i Kuvendit, duhet tĂ« permbyllet brenda 30-ditĂ«sh. NĂ« aktgjykimin e shpallur mĂ« 8 gusht, Kushtetuesja tha se kryesuesi i seancĂ«s, Avni Dehari, nuk ka vepruar nĂ« bazĂ« tĂ« aktgjykimit tĂ« mĂ«hershĂ«m tĂ« kĂ«saj gjykate tĂ« 26 qershorit, duke shtuar se tĂ« gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri mĂ« 26 korrik “tĂ« shpallen tĂ« pavlefshme”.

Gjykata Kushtetuese e KosovĂ«s, ka urdhĂ«ruar kryesuesin e seancĂ«s konstituive tĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s tĂ« vazhdojĂ« me pikĂ«n 3 tĂ« rendit tĂ« ditĂ«s sĂ« seancĂ«s lonstituive, tĂ« miratuar mĂ« 8 prill 2025, dhe tĂ« “ftojĂ« pĂ«rfaqĂ«suesin e grupit mĂ« tĂ« madh parlamentar pĂ«r tĂ« propozuar kandidatin/en pĂ«r kryetar/e tĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, i/e cili/cila zgjedhet pĂ«rmes votimit tĂ« hapur, votimi i cili mund tĂ« realizohet vetĂ«m deri nĂ« tre herĂ« pĂ«r kandidatin/en e njĂ«jtĂ«â€.

Gjithashtu, ka urdhëruar që gjatë procedurës së zgjedhjes së kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të jenë të gjithë deputetët e zgjedhur të pranishëm dhe të votojnë.

Pas shpalljes sĂ« aktgjykimit, deputetja e LDK-sĂ«, Hymete Bajrami, tha se aktgjykimin e sotĂ«m, Kushtetuesja vĂ«rtetoi se udhĂ«heqĂ«si i LVV-sĂ«, njĂ«herĂ«sh kryeministri nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, e ka “detyruar Deharin tĂ« shkelĂ« KushtetutĂ«n”.

“I njĂ«jti kandidat nuk mund tĂ« votohet mĂ« shumĂ« se tri herĂ« – Albin Kurti mĂ« nuk mund ta bllokojĂ« KosovĂ«n pĂ«r emrin e Albulena Haxhiut sepse shteti i Ă«shtĂ« mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m se gjithçka tjetĂ«r”, shkroi ajo nĂ« Facebook.

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit kishin shpërfillur një vendim të Kushtetueses, e cila u dha afat deri më 26 qershor të konstituonin organin ligjvënës.

Pas kësaj, Gjykata vendosi masë të përkohshme, deri në shqyrtimin e lëndëve të dërguara nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, lëndë për të cilat shpalli aktvendimin të premten, më 8 gusht.

Nga 15 prilli deri më 26 korrik, deputetët mbajtën 54 vazhdime të seancës, por dështuan që ta konstituonin organin ligjvënës.

Nga 1 maji, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndryshoi rendin e ditës, duke shmangur votimin e hapur dhe duke kërkuar formimin e një komisioni që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentar.

Kjo formë e votimit u kundërshtua nga PDK-ja, LDK-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe, që refuzuan të propozonin anëtar për këtë komision.

GjatĂ« seancave para 1 majit – kur votimi ishte i hapur – e propozuara e LVV-sĂ« pĂ«r kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nĂ« disa votime nuk kishte arritur qĂ« tĂ« merrte 61 votat e nevojshme.

Haxhiu Ă«shtĂ« cilĂ«suar nga PDK-ja dhe AAK-ja si “figurĂ« pĂ«rçarĂ«se”, ndĂ«rkaq LDK-ja ka deklaruar se nuk voton pĂ«r asnjĂ« kandidat tĂ« LVV-sĂ« pĂ«r postin e kryetarit tĂ« Kuvendit./ REL

The post Ngërçi me konstituimin në Kosovë/ Kushtetuesja: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur appeared first on Albeu.com.

Kurti: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses

PRISHTINË, 6 gusht /ATSH/ Kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Albin Kurti, ka thĂ«nĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«n se partia e tij, LĂ«vizja VetĂ«vendosje, do ta pranojĂ« vendimin e ardhshĂ«m tĂ« gjykatĂ«s mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« vendit nĂ« lidhje me konstituimin e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të vendosë më së largu deri më 8 gusht lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Mendoj qĂ« duhet tĂ« presim edhe fare pak ditĂ«, do tĂ« na njoftojnĂ« se çfarĂ« kanĂ« menduar se do tĂ« ndodh pas 30 ditĂ«ve. S’e di cila do tĂ« jetĂ« zgjidhja, natyrisht, por ne kemi thĂ«nĂ« se e respektojmĂ« aktgjykimin e GjykatĂ«s Kushtetuese. ËshtĂ« dĂ«m I madh qĂ« Kosova nuk ka Kuvend”, tha Kurti pĂ«r gazetarĂ« gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« njĂ« klinikĂ« tĂ« QKUK-sĂ«.

Në fund të muajit të kaluar, Kushtetuesja i urdhëroi deputetët të mos marrin asnjë vendim dhe veprim deri më 8 gusht, në lidhje me bërjen e Kuvendit, derisa po shqyrton dy lëndë.

Kosova është zhytur në një krizë politike si pasojë e mosthemelit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

DeputetĂ«t kanĂ« dĂ«shtuar nĂ« 54 pĂ«rpjekje qĂ« nga 15 prilli pĂ«r ta bĂ«rĂ« Kuvendin e ri – hap i domosdoshĂ«m pĂ«r formimin e QeverisĂ« sĂ« re – pasi asnjĂ«ra parti nuk e fitoi shumicĂ«n pĂ«r tĂ« qeverisur e vetme.

Vetëvendosje e Kurtit i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e partisë fituese për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

NĂ« prag tĂ« vendimit tĂ« Kushtetueses, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tĂ« martĂ«n e tĂ«rhoqi kĂ«rkesĂ«n drejtuar nĂ« korrik Kushtetueses pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar sqarim se çfarĂ« do tĂ« ndodhte nĂ«se Kuvendi i KosovĂ«s nuk do tĂ« konstituohej deri mĂ« 26 korrik – afati i pĂ«rcaktuar nga gjykata mĂ« herĂ«t pĂ«rmes njĂ« aktgjykimi.

Ajo tha se arsyeja e tërheqjes së kërkesës së saj është gjyqtari serb në Gjykatën Kushtetuese, Radomir Llaban. /REL/

The post Kurti: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani tërheq kërkesën e saj drejtuar Kushtetueses

PRISHTINË, 5 gusht /ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur sot se ka tĂ«rhequr kĂ«rkesĂ«n e saj drejtuar GjykatĂ«s Kushtetuese mĂ« 22 korrik 2025, nĂ« lidhje me pasojat juridike pĂ«r moskonstituimin e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s.

Ajo në konferencë për media të martën tha se këtë e ka bërë për shkak se gjyqtari raportues për lëndën e saj është caktuar Radomir Laban.

E para e vendit tha se i njëjti paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.

/KosovaPress/

The post Osmani tërheq kërkesën e saj drejtuar Kushtetueses appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot, afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

✇Albeu
By: V K

DitĂ«n e sotme, deputetĂ«t e zgjedhur tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, do t’u drejtohen sĂ«rish ulĂ«seve tĂ« tyre nĂ« pĂ«rpjekjen e radhĂ«s, e pesĂ«dhjetĂ« e treta, pĂ«r tĂ« konstituuar LegjislaturĂ«n e nĂ«ntĂ«, tĂ« dalĂ« nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Vazhdimi i radhës mbahet nga ora katërmbëdhjetë, për herë të parë në më pak se 48 orë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela e 27 korrikut, deri më 8 gusht.

Kuvendi sipas kĂ«saj mase tĂ« pĂ«rkohshme do t’i konsumojĂ« ditĂ«t e mbetura tĂ« afatit 30 -ditor, por nuk do tĂ« mund tĂ« marrin asnjĂ« vendim tjetĂ«r deri mĂ« 8 gusht.

Kjo masë ndërlidhet me kërkesat e parashtruara nga PDK dhe LDK.

Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e shumicës së votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i takon pozita e kryeparlamentarit, mirëpo partitë tjera politike, ose nuk pajtohen për emrin e propozuar për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, ose për mënyrën e ndryshimit të votimit për të, nga të hapur në të fshehtë.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa në seancat e deritanishme kanë dështuar të sigurojnë votat për kryetar të Kuvendit.

Pas dështimit të tentativës së 52-të të premten, diplomatët perëndimorë, të pranishëm në seancë, shprehën shqetësim për krizën institucionale.

The post Sot, afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ DeputetĂ«t e zgjedhur tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s do t’iu drejtohen sĂ«rish sot ulĂ«seve tĂ« tyre nĂ« pĂ«rpjekjen e radhĂ«s, e pesĂ«dhjetĂ« e treta, pĂ«r tĂ« konstituuar LegjislaturĂ«n e nĂ«ntĂ«, tĂ« dalĂ« nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Vazhdimi i radhës mbahet nga ora katërmbëdhjetë, për herë të parë në më pak se 48 orë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela e 27 korrikut, deri më 8 gusht.

Kuvendi sipas kĂ«saj mase tĂ« pĂ«rkohshme do t’i konsumojĂ« ditĂ«t e mbetura tĂ« afatit 30 -ditor, por nuk do tĂ« mund tĂ« marrin asnjĂ« vendim tjetĂ«r deri mĂ« 8 gusht. Kjo masĂ« ndĂ«rlidhet me kĂ«rkesat e parashtruara nga PDK dhe LDK.

Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e shumicës së votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i takon pozita e kryeparlamentarit, mirëpo partitë tjera politike, ose nuk pajtohen për emrin e propozuar për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, ose për mënyrën e ndryshimit të votimit për të, nga të hapur në të fshehtë.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa në seancat e deritanishme kanë dështuar të sigurojnë votat për kryetar të Kuvendit.

Pas dështimit të tentativës së 52-të të premten, diplomatët perëndimorë, të pranishëm në seancë, shprehën shqetësim për krizën institucionale.

/KosovaPress/

The post Sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani kërkon sqarime nga Kushtetuesja se çfarë ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit

PRISHTINË, 22 korrik /ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, njoftoi sot nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media, se i Ă«shtĂ« drejtuar GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar sqarim se çfarĂ« ndodh nĂ«se Kuvendi i KosovĂ«s nuk konstituohet deri mĂ« 26 korrik – afati i pĂ«rcaktuar nga gjykata mĂ« herĂ«t pĂ«rmes njĂ« aktgjykimi. Ajo po ashtu ka kĂ«rkuar njĂ« masĂ« tĂ« pĂ«rkohshme sa i pĂ«rket afatit.

“KĂ«rkesa jonĂ« sot, nĂ« esencĂ«, Ă«shtĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r sqarim tĂ« pasojave juridike tĂ« moskonstituimit tĂ« Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditĂ«sh”, tha Osmani nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media.

Osmani kujtoi se në atkgjykimin paraprak të Kushtetueses lidhur me moskonstituimin e organit ligjvënës pas zgjedhjeve të shkurtit nuk janë sqaruar pasojat juridike.

Sipas saj, qëllimi është që të sqarohet situata e moskonstituimit brenda afati, por edhe se si ushtrohen kompetencat e secilit institucion kushtetues, në mungesë të konstituimit të një prej shtyllave kryesore të parimit të ndarjes së pushteteve, që është Kuvendi.

Po ashtu, “duhet tĂ« sqarohet se çfarĂ« ndodh nĂ«se Kuvendi konstituohet pas 26 korrikut”, tha ajo, duke shtuar se me kĂ«tĂ« kĂ«rkesĂ« po synohet tĂ« parandalohen dĂ«met qĂ« do tĂ« mund tĂ« shkaktoheshin.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 26 qershor ka detyruar deputetët që ta konstituojnë organin ligjvënës deri më 26 korrik.

Osmani tha se në kërkesën e dërguar në Kushtetuese, që ka të bëjë me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave, ka paraqitur edhe kërkesën për masë të përkohshme për pezullimin e afatit 30-ditor të Kushtetutës.

“KĂ«rkesa pĂ«r masĂ« tĂ« pĂ«rkohshme Ă«shtĂ« mundĂ«si qĂ« tĂ« shmanget futja e institucioneve nĂ« njĂ« bllokadĂ« pa fund, dhe hyrja nĂ« njĂ« situatĂ« ku institucionet do tĂ« mund tĂ« konstituoheshin nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« jokzushtetuese dhe do tĂ« ishin tĂ« pasafatshme”, tha e para e shtetit.

Ajo shtoi se një pezullim i afatit do të parandalonte shkeljen e Kushtetutës nga deputetët, konstituimin e Kuvendit pas afatit, që do të ishte jokushtetues dhe mundësinë e zgjedhjes së një qeverie, e cila po ashtu do të ishte në kundërshtim me aktin më të lartë ligjor.

Presidenca do ta tërheqë kërkesën nëse deputetët deri para kalimit të afatit të 26 korrikut arrijnë ndonjë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit, sqaroi Osmani.

Më 21 korrik, deputetët për herë të 50-të dështuan të konstituonin Kuvendin e Kosovës, pasi partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë po kundërshtojnë ndryshimin e mënyrës së votimit për kryeparlamentar nga i hapur në të mbyllur.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë cilësuar si figurë përçarëse të propozuarën e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të votojë asnjë të propozuar nga LVV-ja për kryeparlamentar.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, parti së cilës tha se i ka bërë ofertë konkrete.

Kreu i LVV-së, partisë fituese të zgjedhjeve të shkurtit, tha se shpreson që bisedimet me partinë e Limajt të finalizohen gjatë kësaj jave.

“KĂ«tĂ« fundjavĂ« do ta kemi lajmin pĂ«r marrĂ«veshjen e arritur ose mungesĂ«n e saj”, tha ai. /REL/

The post Osmani kërkon sqarime nga Kushtetuesja se çfarë ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot tentativa e 46-të për konstituimin e kuvendit të Kosovës

✇Albeu
By: V K

Këtë të diel, do të mbahet seanca konstituive e kuvendit të Kosovës.

Kjo është tentativa e 46-të për konstituimin e Kuvendit. Nga ora 11:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish, për të konstituar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjdhjet e 9 shkurtit.

Aktualisht, konstituimi ka mbetur i bllokuar te pika e zgjedhjes së kryetarit të kuvendit.

Vetëvendosja si parti e parë ka propozuar Albulena Haxhiun, e cila nuk ka gjetur mbështetjen tek opozita .

The post Sot tentativa e 46-të për konstituimin e kuvendit të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet sërish, afron afati i Kushtetueses

Përpjekja e radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, duke shënuar kështu seancën e 44-të plenare pa rezultat. Deputetët u mblodhën këtë 9 korrik, në një tjetër tentativë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por mbeten të ndarë dhe pa marrëveshje.

Procesi ka ngecur te zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit. LĂ«vizja VetĂ«vendosje, sĂ« bashku me koalicionet “Guxo” dhe “Alternativa”, nuk ka arritur ende tĂ« sigurojĂ« 61 votat e nevojshme. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, kĂ«rkesa e tyre pĂ«r votim tĂ« fshehtĂ« po kundĂ«rshtohet nga partitĂ« e tjera parlamentare, duke e thelluar edhe mĂ« tej ngĂ«rçin institucional.

Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, ka zhvilluar disa takime me liderĂ«t politikĂ«, si tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta ashtu edhe individuale, nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« zgjidhje. MegjithatĂ«, deri tani nuk Ă«shtĂ« arritur ndonjĂ« kompromis qĂ« do t’i hapte rrugĂ« formimit tĂ« institucioneve tĂ« reja.

Ky bllokim vjen pavarësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila u ka kërkuar deputetëve të përmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda afatit përfundimtar më 26 korrik.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet sërish, afron afati i Kushtetueses appeared first on Euronews Albania.

Dështon edhe përpjekja e 44-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të 44-të që të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Më 9 korrik, ligjbërësit refuzuan sërish që ta formonin një komision të propozuar për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish, në vazhdimin e seancës konstituive, të mërkurën, që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Ato pretendojnĂ« se Ă«shtĂ« jokushtetuese kĂ«rkesa e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje – e cila fitoi shumicĂ«n e votave nĂ« zgjedhje – qĂ« kryeparlamentari tĂ« votohet pĂ«rmes formĂ«s sĂ« fshehtĂ«, ndĂ«rsa LVV-ja ngulmon se votimi i fshehtĂ« Ă«shtĂ« legjitim dhe kĂ«rkon tĂ« ecet pĂ«rpara.

Seanca konstituive do të vazhdojë të premten e 11 korrikut. Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Por, procesi ka ngecur te pika e tretĂ«: zgjedhja e kryeparlamentarit. Kandidatja e LVV-sĂ« pĂ«r kryetare tĂ« Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti nĂ« disa votime tĂ« hapura t’i merrte 61 votat e nevojshme pĂ«r t’u konfirmuar nĂ« post.

Haxhiu e LVV-së konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja. Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re./REL

The post Dështon edhe përpjekja e 44-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Lapsi.al.

Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, zhvillohet sot seanca e 44-të

Sot, bĂ«het pĂ«rpjekja e 44‑tĂ« pĂ«r konstituimin e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, por sipas zhvillimeve tĂ« deritanishme, nuk pritet ndonjĂ« ndryshim thelbĂ«sor nĂ« raport me seancat e mĂ«parshme. AsnjĂ« nga seancat e mĂ«parshme nuk ka pĂ«rfunduar me sukses pĂ«r shkak tĂ« pamundĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« zgjedhur kryetarin dhe nĂ«nkryetarĂ«t e Kuvendit.

Në seancën e fundit, e cila u mbajt me vonesë pas një alarmi të rremë për bombë, dështoi sërish miratimi i komisionit për votim të fshehtë. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, duke insistuar që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë.

Këtë kërkesë po e kundërshtojnë partitë opozitare PDK, LDK, AAK dhe Nisma, të cilat refuzojnë të propozojnë anëtarët për komisionin dhe e akuzojnë Vetëvendosjen për mungesë bashkëpunimi. Ngërçi politik ka nxitur shqetësime si në skenën vendore, ashtu edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Presidentja Vjosa Osmani ka kĂ«rkuar pĂ«rgjegjĂ«si nga deputetĂ«t dhe ka paralajmĂ«ruar se do t’i drejtohet GjykatĂ«s Kushtetuese nĂ«se Kuvendi nuk formohet sĂ« shpejti. Gjykata Kushtetuese ka vendosur qĂ« Kuvendi duhet tĂ« konstituohet brenda 30 ditĂ«ve nga aktgjykimi i 26 qershorit, pa specifikuar pasojat e mosrespektimit tĂ« kĂ«tij afati.

Kjo situatë po shkakton vakum institucional, duke ndikuar jo vetëm në punën e Kuvendit, por edhe në funksionimin e përgjithshëm të institucioneve të vendit.

The post Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, zhvillohet sot seanca e 44-të appeared first on Lapsi.al.

Kosovë/ Mandati i deputetëve në rrezik? Konstituimi i Kuvendit dështon prapë

Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Sikurse edhe nĂ« herĂ«t e kaluara, partitĂ« opozitare – pĂ«rfshirĂ« PDK-nĂ«, LDK-nĂ«, AAK-nĂ«, NismĂ«n dhe ListĂ«n Serbe – refuzuan tĂ« propozojnĂ« anĂ«tarĂ« pĂ«r komisionin qĂ« do tĂ« organizonte votimin e fshehtĂ« pĂ«r kryeparlamentarin, duke e konsideruar kĂ«tĂ« proces si tĂ« papajtueshĂ«m me KushtetutĂ«n.

Në votim të hapur, ata e kundërshtuan disa herë radhazi emërimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë pozitë.

Vetëvendosje, e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, këmbëngul se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara.

NĂ« seancĂ«n e 7 korrikut qĂ« zgjati vetĂ«m pak minuta, deputetĂ«t e PDK-sĂ«, LDK-sĂ« dhe AAK-sĂ« dolĂ«n nĂ« foltore pĂ«r t’i bĂ«rĂ« thirrje VetĂ«vendosjes qĂ« t’i japĂ« fund, siç e quajtĂ«n ata, “cirkut politik” – gjĂ« qĂ« shtyu kryesuesin e seancĂ«s, Avni Dehari, tĂ« kĂ«rkojĂ« ndĂ«rprerjen e fjalĂ«s sĂ« tyre.

Skenar i ngjashëm u zhvillua edhe në seancën e parafundit më 5 korrik, porse ajo u mbajt me disa orë vonesë, për shkak të, siç u tha, një kërcënimi me bombë në Kuvend, që doli të ishte i rremë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosovë/ Mandati i deputetëve në rrezik? Konstituimi i Kuvendit dështon prapë appeared first on Euronews Albania.

❌