❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Rama rrezik pĂ«r EuropĂ«n”/ Berisha nga Strasburgu: TĂ« dhĂ«nat sekrete tĂ« NATO-s kanĂ« pĂ«rfunduar tek kartelet e drogĂ«s

✇Albeu
By: M C

Kreu i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha gjatĂ« diskutimeve nĂ« AsamblenĂ« e KĂ«shillit tĂ« EuropĂ«s pĂ«r monitorimin dhe zgjedhjet nĂ« ShqipĂ«ri, hodhi akuza tĂ« ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Nga Strasburgu, Lideri i opozitĂ«s e cilĂ«soi RamĂ«n si ‘narko-diktator’ dhe rrezik serioz jo vetĂ«m pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, por edhe pĂ«r vendet europiane. Kryedemokrati deklaroi ndĂ«r tĂ« tjera, se qeveria shqiptare Ă«shtĂ« e lidhur drejtpĂ«rdrejt me klane tĂ« drogĂ«s, tĂ« cilat sipas tij kontrollojnĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« konsiderueshme tĂ« tregut tĂ« kokainĂ«s dhe heroinĂ«s nĂ« disa vende tĂ« EuropĂ«s.

Fjala e Berishës:

Zoti kryetar, sot në këtë sallë u cituan emra nga galeria e shëmtuar e disa diktatorëve dhe unë mendoj se përmendja dhe turpërimi i tyre publik është ndihmë për kombet e shtypura. Ndaj dhe unë, dua të falënderoj kryetarët e grupeve parlamentare të Asamblesë së Këshillit të Europës, si dhe drejtuesit e kësaj asambleje, të cilët me një vendim mbështetës për shqiptarët, pas fjalimit të stilit të alla-Gedaff që mbajti në këtë sallë të nderuar, narko-diktatori i Tiranës, Edi Rama, i anuluan atij të gjitha takimet dhe drekën zyrtare.

Por unĂ« sot, meqĂ« diskutohet pĂ«r monitorimin dhe zgjedhjet nĂ« ShqipĂ«ri, jam i detyruar t’ju paralajmĂ«roj se Edi Rama, i cili rĂ«ndom tashmĂ« quhet Ramaduro apo Noriega i EuropĂ«s, paraqet aktualisht me qeverinĂ« e tij njĂ« rrezik real serioz, jo vetĂ«m pĂ«r shqiptarĂ«t, por edhe pĂ«r kombet tuaja. Kjo sepse, klanet shqiptare tĂ« drogĂ«s tĂ« lidhura direkt me tĂ« janĂ« sot, sipas UN-it, eksportuesit mĂ« kryesor tĂ« kanabisit dhe aksionerĂ«t mĂ« kryesorĂ« nĂ« tregun e kokainĂ«s dhe heroinĂ«s nĂ« EuropĂ«. Ata janĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r 65% tĂ« tregut tĂ« kokainĂ«s nĂ« BritaninĂ« e Madhe, 36% tĂ« tregut tĂ« kokainĂ«s nĂ« Gjermani. Ata kanĂ« sjellĂ« nĂ« Rotterdam dhe nĂ« Antuerp, ngarkesat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« kokainĂ«s nĂ« memorien e kĂ«tyre vendeve dhe tĂ« EuropĂ«s.

Shqipëria sot, është parajsa e parave të trafiqeve të tyre kriminale. Vetëm pas farsës elektorale të 11 majit, Edi Rama ka firmosur për këto klane 450 leje ndërtimi, për qindra kulla ndërtesa dhe resorte turistike si shpërblim për ndërhyrjen e tyre të fortë në zgjedhje. Narkodiktatori i Tiranës, është një rrezik i madh për vendet tuaja, pasi së fundmi, në saj të të dhënave të institucioneve ligjvënëse të një vendi partner, është zbuluar se Ergys Agasi, koordinatori kryesor i tij për klanet e drogës, kishte dhënë me lejen dhe dijeninë e tij në kontroll total Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë së Informacionit, në të cilin vet kreu i ekzekutivit nëpërmjet baxhanakut të tij ka garantuar qindra milionë euro, por ajo që përbën kërcënim madhor për vendet tuaja është se Ergys Agasi ka eksportuar drejt karteleve të drogës, por dhe armiqve të NATO-s, të gjitha të dhënat sekrete të depozituara në serverat e kësaj agjencie. Ndaj dhe unë sot, njerëzisht, kërkoj para jush ndihmën tuaj të informoni parlamentet e vendeve tuaja për këtë rrezik vërtet real të sigurisë suaj në disa aspekte. Faleminderit!

The post “Rama rrezik pĂ«r EuropĂ«n”/ Berisha nga Strasburgu: TĂ« dhĂ«nat sekrete tĂ« NATO-s kanĂ« pĂ«rfunduar tek kartelet e drogĂ«s appeared first on Albeu.com.

Ditë të mira për Venezuelën, lirohen 80 të bugosur politikë gjatë ditës së sotme

✇Albeu
By: M C

Të paktën 80 persona të cilët konsideroheshin të burgosur politikë janë liruar këtë të dielë si pjesë e një procesi lirimi që është në vazhdim në Venezuelë.

Alfredo Romero, drejtori i grupit venezuelian tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut “Foro Penal” tha se ata u liruan nga burgjet nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin dhe ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« ketĂ« lirime tĂ« tjera. NdĂ«rkohĂ« presidentja e pĂ«rkohshme e VnezuelĂ«s, Delcy Rodriguez, tha tĂ« premten se 626 persona janĂ« liruar nga burgu, por ajo nuk specifikoi afatin kohor tĂ« lirimeve tĂ« raportuara. MegjithatĂ«, Foro Penal, para tĂ« dielĂ«s, kishte konfirmuar lirimin e vetĂ«m 156 tĂ« burgosurve politikĂ« nĂ« VenezuelĂ« qĂ« nga 8 janari.

Rodriguez shtpi se do tĂ« ketĂ« njĂ« telefonatĂ« me Komisionerin e LartĂ« tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut Volker Turk, pĂ«r t’i kĂ«rkuar OKB-sĂ« tĂ« verifikojĂ« listat e personave tĂ« liruar deri mĂ« tani.

The post Ditë të mira për Venezuelën, lirohen 80 të bugosur politikë gjatë ditës së sotme appeared first on Albeu.com.

Historike/ Luksemburgu, shteti i parë në botë që ofron transport publik falas në të gjithë vendin

✇Albeu
By: V K

Luksemburgu ka hyrë në histori, duke u bërë vendi i parë në botë që ofron transport publik falas në shkallë kombëtare.

Që nga rrugët urbane më të frekuentuara deri te zonat piktoreske rurale, banorët, udhëtarët ditorë dhe turistët mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusë, tramvaje dhe trena të klasit të dytë në të gjithë territorin e vendit.

Kjo nismë konsiderohet një hap revolucionar, që jo vetëm po transformon lëvizjen e përditshme, por po ndryshon rrënjësisht edhe përvojën turistike në Luksemburg.

Reforma historike hyri në fuqi më 1 mars 2020, kur qeveria hoqi tarifat për të gjitha shërbimet e transportit publik brenda vendit.

Politika përfshin autobusët, tramvajet dhe trenat e klasit standard, ndërsa përjashton vetëm shërbimet e klasit të parë dhe linjat ndërkombëtare.

Për lëvizjet brenda kufijve kombëtarë, udhëtimi është plotësisht falas, pa bileta dhe pa barriera.

Vendimi për transport falas nuk ishte thjesht një masë sociale, por pjesë e një vizioni më të gjerë për një të ardhme më të gjelbër dhe më të aksesueshme.

Luksemburgu synon të ulë ndjeshëm trafikun e dendur, një problem i kahershëm në vend, si dhe të reduktojë emetimet e karbonit në përputhje me objektivat ambicioze klimatike.

Duke hequr pengesat financiare, qeveria po inkurajon qytetarët dhe vizitorët të zgjedhin transportin publik në vend të automjeteve private.

Për turizmin, kjo politikë ka pasur ndikim të menjëhershëm. Vizitorët mund të eksplorojnë lirshëm atraksionet kulturore dhe natyrore të vendit, pa u shqetësuar për koston e lëvizjes.

Nga qendra historike e Luksemburgut, e përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, te fshatrat piktoreske dhe parqet natyrore në veri, transporti falas ka nxitur eksplorimin spontan dhe ka përmirësuar ndjeshëm përvojën turistike.

Një tjetër shtyllë kryesore e kësaj nisme është ndikimi mjedisor. Duke e bërë transportin publik zgjedhjen më të lehtë dhe më tërheqëse, Luksemburgu synon të ulë ndotjen e ajrit dhe emetimet nga automjetet private.

Kjo masë është pjesë e një strategjie më të gjerë për të arritur neutralitetin klimatik deri në vitin 2050, e cila përfshin edhe investime në autobusë elektrikë, infrastrukturë për biçikleta dhe zgjidhje të tjera të qëndrueshme të mobilitetit.

Autoritetet kanë theksuar se skema e transportit falas do të vazhdojë të përmirësohet. Planet për të ardhmen përfshijnë rritjen e frekuencës së shërbimeve, modernizimin e infrastrukturës dhe integrimin e mëtejshëm të mjeteve ekologjike të transportit, për të krijuar një sistem sa më efikas dhe funksional.

Modeli i Luksemburgut ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe po shihet si burim frymëzimi për vende të tjera.

Ndërsa disa qytete evropiane kanë aplikuar transport falas në nivel lokal, Luksemburgu mbetet i pari që e ka zbatuar këtë politikë në shkallë kombëtare. Ky hap e pozicionon vendin si lider global në politikat e transportit të qëndrueshëm dhe turizmit të gjelbër.

The post Historike/ Luksemburgu, shteti i parë në botë që ofron transport publik falas në të gjithë vendin appeared first on Albeu.com.

Kurti në Davos u takua me kryeministrin e Luksemburgut - biseduan për synimin e Kosovës për anëtarësim në BE



Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.




Sipas një njoftimi për media thuhet se Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Luksemburgut për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj shtetit tonë në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

Në vijim, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, gjersa falënderoi Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese.

U bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes shteteve dhe popujve tanë. /Telegrafi/


EMRAT/ Arratisja nga spitali i Durrësit, kush janë dy personat që dyshohet se ndihmuan Ndocin

Janë publikuar detaje të reja në lidhje me arratisjen nga spitali i Durrësit i të burgosurit, Altin Ndoci. Raportohet se Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy emra që po verifikohen nga grupi hetimor pasi rezultojnë se gjatë muajve të fundit kanë zhvilluar disa takime me Altin Ndocin në paraburgimin e Durrësit. Ka dyshime se [
]

The post EMRAT/ Arratisja nga spitali i Durrësit, kush janë dy personat që dyshohet se ndihmuan Ndocin appeared first on BoldNews.al.

Arratiset nga spitali i Durrësit i burgosuri i rrezikshëm/ EMRI

Një i burgosur, i shtruar në Repartin Infektiv të spitalit të Durrësit, është arratisur nga ambientet në rrethana ende të paqarta. Altin Ndoci, mësohet se ishte dërguar për shtrim për probleme shëndetësore, por më pas dyshohet se është arratisur. Ndoci është arrestuar për llogari të SPAK për vepra të rënda penale dhe pas masave të [
]

The post Arratiset nga spitali i Durrësit i burgosuri i rrezikshëm/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Rruga dhe oborri i burgut tĂ« DurrĂ«sit edhe sot “pushtohen” nga uji (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Një ditë pas reshjeve të dendura të shiut, që përmbytën Durrësin dhe periferinë e tij, situata në burgun e  Durrësit vijon të jetë kritike.

Si pasojë e përmbytjeve, lëvizet me gomone siç duket edhe nga këto pamje.

Pamjet që shihni tregojnë shkallën e përmbytjeve në burgun e Durrësit.

Sic shihet edhe nga pamjet nga jashtë këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, situata paraqitet e rënduar edhe ditën e sotme.

KujtojmĂ« se nĂ« kĂ«tĂ« burg vuajnĂ« dĂ«nimin ish-ministri Ilir Beqaj apo dhe kryebashkiaku i TiranĂ«s, Erion Veliaj apo dhe ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja.

 

The post Rruga dhe oborri i burgut tĂ« DurrĂ«sit edhe sot “pushtohen” nga uji (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ky është burgu ku mbahet presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro

✇Albeu
By: V K

NicolĂĄs Maduro, presidenti i VenezuelĂ«s i arrestuar nga Shtetet e Bashkuara tĂ« shtunĂ«n mĂ« 3 janar, po mbahet nĂ« njĂ« kompleks famĂ«keq nĂ« Bruklin, i cili pĂ«r shkak tĂ« kushteve Ă«shtĂ« pĂ«rshkruar si “ferri mbi tokĂ«â€.

Qendra Metropolitane e Paraburgimit (Metropolitan Detention Center – MDC), Ă«shtĂ« njĂ« strukturĂ« masive nĂ« qendĂ«r tĂ« Bruklinit, e cila prej dekadash ka strehuar disa nga tĂ« pandehurit mĂ« famĂ«keqĂ« tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« pritje tĂ« gjyqit.

E njohur si MDC, ajo është një nga burgjet federale më të mëdha në vend, me rreth 1.600 të burgosur në çdo moment.

 

 

Ndërsa disa prej tyre përballen me akuza të rënda, si trafik ndërkombëtar droge apo terrorizëm, shumica dërrmuese akuzohen për vepra penale më të lehta.

Qendra funksionon kryesisht si një stacion i ndërmjetëm për të ndaluarit që presin gjykimin ose shpalljen e dënimit.

Nga ky burg kanĂ« kaluar emra tĂ« njohur, pĂ«rfshirĂ« Ghislaine Maxwell, bashkĂ«punĂ«torja e financierit Jeffrey Epstein tĂ« dĂ«nuar pĂ«r krime seksuale, Sean “Diddy” Combs, si dhe kĂ«ngĂ«tari R. Kelly, i dĂ«nuar pĂ«r trafikim njerĂ«zor.

 

 

Në të njëjtën qendër po mbahet edhe Luigi Mangione, në pritje të gjyqit për vrasjen e drejtorit ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson.

Burgu Ă«shtĂ« kritikuar ashpĂ«r ndĂ«r vite pĂ«r kushtet e kĂ«qija, tĂ« cilat janĂ« cilĂ«suar si “çnjerĂ«zore” dhe “ferr mbi tokĂ«â€.

“Me kalimin e viteve, MDC Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« sinonim i neglizhencĂ«s flagrante dhe keqtrajtimit tĂ« tĂ« burgosurve”, deklaroi Shoqata pĂ«r NdihmĂ« Juridike nĂ« njĂ« njoftim pĂ«r shtyp nĂ« qershor, duke kundĂ«rshtuar ndalimet e ICE nĂ« kĂ«tĂ« burg.

 

 

Maduro, i cili do të dalë përpara gjykatës të hënën pasdite (5 janar), ka qenë në shënjestër të Departamentit Amerikan të Drejtësisë prej vitesh.

NĂ« vitin 2020, prokurorĂ« federalĂ« nĂ« Manhattan e akuzuan atĂ« si udhĂ«heqĂ«s tĂ« kartelit “Cartel de Los Soles”, njĂ« organizatĂ« e dyshuar pĂ«r trafik droge qĂ«, sipas akuzave, drejtohet nga elita ushtarake dhe politike e VenezuelĂ«s.

NĂ« njĂ« aktakuzĂ« tĂ« zgjeruar, e bĂ«rĂ« publike mĂ« 3 janar, u shtuan edhe bashkĂ«shortja dhe djali i Maduros, NicolĂĄs Ernesto Maduro Guerra, i cili nĂ« dokumente pĂ«rmendet me nofkĂ«n “Princi”.

The post Ky është burgu ku mbahet presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro appeared first on Albeu.com.

Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-gardiani të Burgut të Prishtinës

PRISHTINË, 31 dhjetor/ATSH/ Prokuroria Speciale e KosovĂ«s ka ngritur aktakuzĂ« ndaj B.T. pĂ«r veprĂ«n penale “Krime lufte kundĂ«r popullsisĂ« civile”.

Sipas aktakuzës, B.T., në cilësinë e gardianit të Burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, në bashkëkryerje me gardianë të tjerë, gjatë periudhës 1998-1999, duke vepruar me dashje, ka shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur përkatësisht, kohës së luftës në Kosovë.

NĂ« njoftim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirĂ« se, nĂ« mĂ«nyrĂ« sistematike, ata i kishin maltretuar tĂ« burgosurit shqiptarĂ«, duke i torturuar nĂ« mĂ«nyrë  ç ‘njerĂ«zore me mjete tĂ« ndryshme, si shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte deri nĂ« alivanosje, duke u shkaktuar lĂ«ndime trupore dhe dhunĂ« psikike.

“I pandehuri, nĂ« bashkĂ«kryerje, i kishte lĂ«nĂ« tĂ« burgosurit pa ushqim pĂ«r ditĂ« tĂ« tĂ«ra, i kishte kanosur seriozisht pĂ«r jetĂ«n dhe, si pasojĂ« e rrahjeve tĂ« vazhdueshme dhe trajtimit ç’njerĂ«zor, ata kanĂ« pĂ«suar gjendje ankthi dhe frike tĂ« vazhdueshme”, thuhet nĂ« komunikatĂ«. MĂ« tej thuhet se kĂ«to veprime sanksionohen sipas ligjeve vendore, zakoneve tĂ« luftĂ«s, Konventave NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« GjenevĂ«s dhe Protokolleve ShtesĂ«. /Kosovapress/

The post Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-gardiani të Burgut të Prishtinës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Luksemburgu ndan mbi 1 milion euro për ide inovative në Kosovë



LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor, vazhdon mbështetjen për bizneset inovative në Kosovë, duke u ofruar kompanive fituese prej 100 mijë deri në 350 mijë euro bashkëfinancim për zgjidhje inovative digjitale dhe të gjelbra.

Pas suksesit të edicionit të parë, LuxDev, ka lansuar edicionin e dytë të LuxAid Demostration Fund (LDF) për mbështetje të zgjedhjeve inovative të bizneseve në Kosovë. Përmes thirrjes së re, LuxAid Demonstration Fund synon të bashkëfinancojë projekte biznesore inovative në dy fusha: inovacionin digjital dhe inovacionin e gjelbër.

Përmes LuxAid Demonstration Fund, mbi 1 milion euro do të vihen në dispozicion dhe bizneset e përzgjedhura do të përfitojnë bashkëfinancim deri në 350,000 euro për projektet e tyre, me qëllim zgjerimin e aktivitetit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe krijimin e ndikimit të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror në Kosovë.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 6 shkurt 2026.

Thirrja do të mbështesë kompanitë, projektet ekzistuese të të cilave fokusohen në fusha si: inteligjenca artificiale, analiza e të dhënave, automatizimi, fintech, e-commerce, siguria kibernetike, ofrimi i shërbimeve ICT të gatshme për eksport, zgjidhje inovative që ndërlidhin tranzicionin digjital dhe tranzicionin e gjelbër me punësimin si dhe zgjidhje HealthTech dhe e-shëndetësisë, me fokus të veçantë në kujdesin kardiovaskular.

Po ashtu, do të mbështeten zgjidhje inovative që tashmë funksionojnë dhe kanë treg, të cilat synojnë kursimin e energjisë dhe kalimin drejt energjisë së pastër, zbatimin e modeleve të ekonomisë qarkore dhe shfrytëzimin e mbetjeve, si dhe ofrimin e zgjidhjeve për përballjen me ndryshimet klimatike, veçanërisht në reduktimin e emetimeve të CO2 dhe në menaxhimin efikas të burimeve të tjera natyrore.

Nga kjo mbështetje mund të përfitojnë kompanitë që janë të regjistruara në Kosovë para 1 nëntorit 2022, punësojnë të paktën pesë persona, kanë qarkullim nën 50 milionë euro dhe ofrojnë një produkt ose shërbim inovativ të testuar në treg, me të ardhura të dëshmuara për së paku një vit nga zgjidhja inovative.

Projektet duhet të kenë kohëzgjatje një deri në dy vite dhe aplikantët duhet të jenë në gjendje të bashkëfinancojnë të paktën 50% të shpenzimeve totale.

Nga të gjitha aplikimet, dhjetë kandidatë që do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të përfitojnë mentorim për realizimin e propozimit dhe përgatitjen e prezantimit përpara komisionit përzgjedhës. Prezantimet para komisionit përzgjedhës pritet të mbahen në qershor të vitit 2026, ndërsa vendimi final do të shpallet në korrik 2026, me përzgjedhjen e tre deri në katër projekteve fituese.

Një webinar informues do të mbahet më 14 janar 2026, në ora 10:00, ndërsa dy sesione informuese me prani fizike do të organizohen më 21 dhe 28 janar 2026. /Telegrafi/

Guvernatori i një burgu në Angli është shkarkuar nga puna pasi u filmua duke dalë nga një bordello



Guvernatori i burgut HMP Lindholme në Angli, Rob Kellett, është shkarkuar pas publikimit të një videoje ku ai shihet duke dalë nga një bordel në Sheffield.

Kellett, veteran i Shërbimit të Burgjeve, kishte drejtuar Lindholme që nga viti 2011, duke mbikëqyrur mbi 900 të burgosur dhe stafin.

Ministria e Drejtësisë konfirmoi se kishte nisur një hetim të brendshëm pas qarkullimit të videos, i cili ka përfunduar me shkarkimin e tij për shkelje të standardeve profesionale.

Stafi i burgjeve nuk lejohen të përdorin shërbime seksuale ose të vizitojnë bordelet për arsye integriteti dhe sigurie.

Shkeljet e tilla mund të shfrytëzohen nga të burgosurit për presion dhe shantazh, sipas ish-guvernatorit Ian Acheson.

Lindholme ka pasur një varg skandalesh, përfshirë marrëdhënie të paligjshme mes oficerëve dhe të burgosurve.

Kellett ka punuar më parë si guvernator i burgjeve të tjera dhe ka pasur eksperiencë në sektorin privat të shëndetësisë.

Shërbimi i Burgjeve theksoi se nuk heziton të marrë masa të rrepta kur standardet e larta nuk respektohen. /Telegrafi/

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

✇Albeu
By: V K

Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur më 21 Prill të 2021 në qytetin e Elbasanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare, është liruar nga burgu.

Mësohet se gjykata e Durrësit, ka liruar Arbër Paplekajn me kusht.

KujtojmĂ« se ngjarja ndodhi mĂ« 21 prill tĂ« 2021 nĂ« lagjen “5 Maji”, nĂ« Elbasan.

Në kërkesën e tij, ish-efektivi i RENEA-s kishte argumentuar se ka kryer pjesën më të madhe të dënimit.

Arbër Paplekaj, u dënua nga Gjykata e Elbasanit me 22 vite burg për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese, por kishte pretenduar se krimin e kreu për vetëmbrojtje.

Ndërkohë Gjykata e Apelit me një vendim të datës 1 korrik 2024, e ka dënuar me 7 vite burg ish-efektivin e RENEA-s.

Togat e zeza ndryshuan akuzĂ«n ndaj tij nga “Vrasje nĂ« rrethana cilĂ«suese” nĂ« “Vrasje nĂ« kushtet e tronditjes psikike”.

Po kĂ«shtu, Apeli nĂ« atĂ« kohĂ« dha pafajĂ«si pĂ«r 6 efektivĂ«t e “Shqiponjave” Dedion Duraku, PĂ«llumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

Për ta, Gjykata e Elbasanit kishte dhënë dënimin me 16 muaj shërbim prove. Të pafajshëm u shpallën edhe dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla për të cilët Gjykata e Elbasanit kishte dhënë nga 1 vit shërbim prove për secilin.

NGJARJA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, përkrahës i PS, ndodhi më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Ngjarja ndodhi pas përplasjes mes shtabeve elektorale, ku struktura informale e ngritur PD-ja për të mbrojtur votat ndaluan makinën e Mehmet Greçës, pasi ai kishte në mjet jo vetëm para për të shpërndarë për blerje votash, por madje edhe listat e zgjedhësve.

Ky i fundi u tha se thirri në ndihmë Pjerin Xhuvanin, i cili mbërriti aty dhe fatkeqësisht humbi jetën në atë shkëmbim zjarri. Policia dhe prokuroria e Elbasan thanë se gjithçka ndodhi pas një sherri verbal mes palëve ku u vra Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë, Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota.

The post Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Lezhë, 31-vjeçari tenton të arratiset nga burgu

Adriano Berisha 31 vjeç ka tentuar të arratiset nga burgu i Shënkollit. Arratia e tij nuk zgjati shume, pasi pas rreth 500 meter nga rrethimi i burgut është arritur të kapet serish duke e kthyer brenda në qeli.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, kujtojmë se në Shkurt të këtij viti Daut Laze i cili vuante dënimin e tij në burgun e Shënkollit duke kapërcyer murin rrethues.

Burgu i Shënkollit sqaron rastin:

“Ngjarja ka ndodhur rreth orĂ«s 09:30, gjatĂ« njĂ« aktiviteti ndihmĂ«s pĂ«r sistemimin e mbeturinave nĂ« regjimin e jashtĂ«m tĂ« institucionit, nĂ«n mbikĂ«qyrjen e punonjĂ«sve tĂ« sigurisĂ«. GjatĂ« kĂ«tij procesi, personi nĂ« fjalĂ« ka kaluar telin e perimetrit tĂ« jashtĂ«m, duke tentuar largimin nga territori i institucionit.

Menjëherë pas konstatimit, rreth orës 09:33, ai është kapur dhe neutralizuar në afërsi të institucionit nga punonjësit përgjegjës, pa pasur rezistencë apo kundërshtim nga ana e tij dhe pa asnjë incident apo rrezik për punonjësit apo komunitetin.

TheksojmĂ« se IEVP LezhĂ« Ă«shtĂ« institucion mjekĂ«sor i posaçëm, ku zbatohen masa sigurie tĂ« pĂ«rshtatura pĂ«r pacientĂ« dhe jo pĂ«r tĂ« dĂ«nuar apo tĂ« paraburgosur. Kjo kategori personash trajtohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« diferencuar, nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi dhe standardet mjekĂ«sore e tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut”

Lirimi nga burgu i ish-ministrit, GJKKO argumenton arsyen e vendimit për Lefter Kokën (DOKUMENTI)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është liruar nga burgu me vendim të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).

GJKKO argumenton se Ă«shtĂ« konstatuar humbja e fuqisĂ« sĂ« paraburgimit, tĂ« masĂ«s sĂ« sigurimit “Arrest nĂ« burg”, ndaj ish-ministrit Koka.

Në vendimin e gjyqtarit, theksohet se kohëzgjatja tërësore e paraburgimit për Lefter Kokën ka kaluar mbi tre vjet.

“UrdhĂ«rohet lirimi i menjĂ«hershĂ«m i kĂ«rkuesit Lefter H. Koka, nga ambjentet e paraburgimit, pĂ«rveçse nĂ«se ndaj kĂ«tij shtetasi ka ndonjĂ« masĂ« tjetĂ«r sigurimi personal me karakter shtrĂ«ngues parashikuar nga nenet 238 K.Pr.Penale, urdhĂ«r ndalimi, apo dĂ«nim tjetĂ«r penal me burgim tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ«, tĂ« pavuajtuar”, thuhet nĂ« vendim.

Vendimi i GJKKO-së:

“1. KĂ«rkuesi Lefter Koka ka paraqitur pranĂ« gjykatĂ«s kĂ«rkesĂ«n me objekt: “Konstatimin e humbjes sĂ« fuqisĂ« sĂ« paraburgimit dhĂ«nĂ« shtetasit Lefter Koka, me vendimin nr.22, datĂ« 23.06.2022, tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e zbatuar nga policia gjyqĂ«sorĂ« nĂ« datĂ« 29.03.2022, ora 09:15, dhe e lĂ«nĂ« nĂ« fuqi me vendimin nr.23, datĂ« 31.03.2022, tĂ« po kĂ«saj gjykate”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, me vendimin nr. 798, datë 11.12.2025, vendosi:

Pranimin e kërkesës.

Konstatimin e humbjes sĂ« fuqisĂ« sĂ« paraburgimit, konkretisht tĂ« masĂ«s sĂ« sigurimit “Arrest nĂ« burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.22 datĂ« 26.03.2022, tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, masĂ« e ekzekutuar mĂ« datĂ« 29.03.2022, ora 09:15, dhe masĂ« e vijuar me vendimin Nr.23, datĂ« 31.03.2022, tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Lefter H. Koka, nĂ« zbatim tĂ« nenit 263/6/c tĂ« K.Pr.Penale, pĂ«rshkak se kohĂ«zgjatja tĂ«rĂ«sore e paraburgimit ka kaluar mbi tre vjet.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i kërkuesit Lefter H. Koka, nga ambjentet e paraburgimit, përveçse nëse ndaj këtij shtetasi ka ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues parashikuar nga nenet 238 K.Pr.Penale, urdhër ndalimi, apo dënim tjetër penal me burgim të formës së prerë, të pavajtuar.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

The post Lirimi nga burgu i ish-ministrit, GJKKO argumenton arsyen e vendimit për Lefter Kokën (DOKUMENTI) appeared first on Albeu.com.

Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

✇Albeu
By: V K

Ish-ministri i Mjedisit, Lefer Koka,  është liruar nga burgu pas 4 vitesh i arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Raportohet se Gjykata e Posaçme, ka shuar masĂ«n e sigurisĂ« “arrest me burg” pĂ«r inceneratorin e Fierit.

Sa i takon dënimit për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit, ndërsa për dënimin për inceneratorin e Tiranës e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit.

Për inceneratorin e Fierit çështja është kthyer për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë.

The post Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka appeared first on Albeu.com.

Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, të njëjtit kapen nga policia



Tre persona të privuar nga liria janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan.

Sipas raportimeve zyrtare, njĂ«sitĂ« policore kanĂ« ndĂ«rhyrĂ« menjĂ«herĂ« dhe kanĂ« arritur t’i kapin tĂ« arratisurit.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:25.

Ata janë rikthyer në qendrën e përkatëse, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/

Theu pĂ«r herĂ« tĂ« katĂ«rt sigurinĂ« e lartĂ« tĂ« burgjeve: Kush Ă«shtĂ« Taulant Toma, “magjistari i arratisjeve” nĂ« Itali



Arratisja, që sipas policisë është e planifikuar deri në detajin më të vogël, ka ndodhur gjatë ndryshimit të turneve të rojave.

Ende nuk dihet se si ka arritur të kalojë muret rrethues dhe nëse ka pasur ndihmë nga jashtë.

“Nuk Ă«shtĂ« ende e qartĂ« se si ka arritur tĂ« kalojĂ« muret e jashtme dhe nĂ«se ka pĂ«rfituar ndihmĂ« nga jashtĂ«,” deklaroi Gennarino De Fazio, sekretarit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Uilpa Polizia Penitenziaria.

Kush është i arratisuri

Taulant Toma është dënuar deri në vitin 2048 për një sërë grabitjesh dhe vjedhjesh.

Toma njihet si “magi i arratisjeve” dhe ka njĂ« histori tĂ« gjatĂ« arratisjesh:

Në shkurt 2013, u arratis nga burgu me siguri maksimale i Parmës, dhe pas shtatë muajsh u kap dhe u arrestua në Belgjikë.

Pas arrestimit në Belgjikë, ai arratiset nga burgu i Lantin, pranë LiÚge.

Në 2009, ishte arratisur nga superburgu i Ternit dhe u kap në fund të dhjetorit në një shtëpi në provincën e Pavia-s, falë agjentëve të NIC të Penitenziarisë dhe komisariatit Garibaldi-Venezia.

Kjo është katërta arratisje në karrierën e tij kriminale, dhe deri tani është kapur çdo herë.

Rasti i fundit i madh daton nĂ« 2013, kur kishte ikur nga superburgu i ParmĂ«s bashkĂ« me njĂ« tĂ« burgosur tjetĂ«r, shqiptarin Vamentin Frokaj, pĂ«r t’u rikapur mĂ« pas nĂ« BelgjikĂ« dhe arratisur sĂ«rish deri nĂ« vitin 2015, raporton Panorama.

Shqiptari “magjistar” arratiset pĂ«r herĂ« tĂ« katĂ«rt nga burgu i sigurisĂ« sĂ« lartĂ« nĂ« Itali (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Një arratisje spektakolare ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Opera, Milano, ku i dënuari shqiptar Taulant Toma, 41-vjeç, është shpallur në kërkim pas zhdukjes nga qelia e tij të dielën në mëngjes.

Sipas mediave italiane, alarmi u dha rreth orës 08:00, kur oficerët e policisë së burgut nuk e gjetën Tomën gjatë kontrolleve të mëngjesit.

Hetimet paraprake tregojnë se ai mund të ketë prerë hekurat e dritares, është ngjitur në oborr dhe më pas ka kaluar murin rrethues, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.

Forcat e sigurisë po kontrollojnë zonën përreth burgut dhe territoret përreth Milanos, ndërsa po analizohen me imtësi edhe pamjet e kamerave për të rindërtuar çdo hap të arratisjes.

Kjo është herë e katërt që Toma i shpëton burgimit. Ai ka precedentë për grabitje, vjedhje dhe trafik droge, ndërsa dënimi i tij aktual skadon në vitin 2048.

Aktualisht, nĂ« zonĂ«n e Operas dhe mĂ« gjerĂ« janĂ« angazhuar njĂ«si tĂ« shumta policore, patrulla nĂ« tokĂ«, njĂ«si speciale dhe kontrolle rrugore, ndĂ«rsa Toma konsiderohet shumĂ« i rrezikshĂ«m pĂ«r shkak tĂ« aftĂ«sive tĂ« tij pĂ«r t’u arratisur.

Hetuesit po punojnë për të zbuluar nëse Toma, ka pasur ndihmë nga jashtë apo e ka organizuar arratisjen në mënyrë të pavarur.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në Itali, duke ngritur pyetje mbi sigurinë në burgjet e sigurisë së lartë dhe masat e marra ndaj të dënuarve me rrezik të lartë arratisjeje.

The post Shqiptari “magjistar” arratiset pĂ«r herĂ« tĂ« katĂ«rt nga burgu i sigurisĂ« sĂ« lartĂ« nĂ« Itali (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

Burgjet nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« tĂ« mbushura me tĂ« dĂ«nuar tĂ« sĂ«murĂ«, nga tĂ« cilĂ«t 494 prej tyre nuk duhet tĂ« trajtohen si tĂ« burgosur mbasi janĂ« me masĂ« mjekĂ«sore detyruese dhe vuajnĂ« nga probleme tĂ« shĂ«ndetit mendor. 906 tĂ« tjerĂ« vuajnĂ« nga sĂ«mundje kronike kurse 124 tĂ« tjerĂ« trajtohen çdo muaj me metadon mbasi janĂ« [
]

The post Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara appeared first on BoldNews.al.

Nesër në Prishtinë mbahet Green Finance Day 2025: Diplomacia dhe financat e gjelbra në fokus



Nesër, më 5 dhjetor, në Insta Innovation Center do të zhvillohet Green Finance Day 2025, një ngjarje që sjell në një vend përfaqësues diplomatikë, institucione financiare dhe ekspertë të inovacionit për të diskutuar vizionin e Evropës për tranzicionin drejt një ekonomie të qëndrueshme me karbon të ulët.

Eventi do të hapet me fjalime nga përfaqësues të Ambasadës së Luksemburgut dhe Ambasadës së Gjermanisë, të cilët do të ndajnë perspektivat e tyre për rolin që financimi i gjelbër luan në zhvillimin ekonomik dhe në adresimin e sfidave klimatike.

Programi vazhdon me panelin tematik “Financing the Green Transition: From Policy to Practice”, ku do tĂ« diskutohen politikat, rregulloret dhe instrumentet financiare qĂ« nxisin investimet nĂ« energji tĂ« pastĂ«r, projekte tĂ« qĂ«ndrueshme dhe infrastrukturĂ« moderne.

Në vijim, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin një Insight Session me Bersant Disha dhe Mentor Pllana, një bisedë e drejtpërdrejtë mbi vizionin, sfidat dhe rrugën përpara për financat e gjelbërta dhe inovacionin në rajon.

Green Finance Day 2025 synon të krijojë një platformë bashkëpunimi midis sektorit publik, institucioneve financiare dhe industrisë, duke e pozicionuar Kosovën gjithnjë e më shumë në hartën e diskutimeve për zhvillimin e qëndrueshëm në Evropë.


❌