Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

I kërkuar nga Interpol Tirana, arrestohet në Kakavijë një shqiptar

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes, teksa tentonte të hynte në territorin shqiptar. Sipas autoriteteve, gjatë verifikimit të dokumenteve në sistem, rezultoi se shtetasi ishte i dënuar nga drejtësia shqiptare me 4 muaj burg për veprën penale të falsifikimit […]

The post I kërkuar nga Interpol Tirana, arrestohet në Kakavijë një shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në qytetin e Koplikut. Një 27-vjeçar i identifikuar si E.K, ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40, teksa i riu ka qënë duke punuar në një magazinë për vendosjen e paneleve diellore. “Rreth orës […]

The post Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik appeared first on BoldNews.al.

Hetimet për Ballukun/ SPAK urdhëron kontrolle për personat e lidhur me zv.kryeministren, mes tyre edhe biznesmenë

✇Albeu
By: V K

Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), vijon kontrollet në kuadër të hetimeve për numrin dy të qeverisë Belinda Balluku dhe personave të tjerë të bashkëpandehur me të.

Burime për News24, konfirmojnë se kontrollet janë bërë me vendim të GJKKO-së pas kërkesës së SPAK, dhe pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe biznesmen, emrat e të cilëve mbeten të rezervuar. Deri tani nuk konfirmohet për masa sigurie.

Balluku akuzohet për paracaktimin e garës për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, por edhe për dosjen e Unazës së Madhe.

Ajo është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion më 3 nëntor.

Balluku u mor e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, në lidhje me procedurën e prokurimit të Tunelit të Llogarasë, një projekt që i ka kushtuar qytetarëve 22 miliardë lekë, ose rreth 220 milionë euro.

Në fillim nuk pati masë sigurie ndaj Ballukut por në ditët në vijim, zëvendëskryeministrja u mor e pandehur jo vetëm për Tunelin e Llogarasë, por edhe për disa procedura te tjera prokurimi për projektin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Gjykata e Posaçme urdhëroi pezullimin e saj nga detyra, masë të cilën Rama e kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit vendosi shfuqizimin e përkohshëm të masës dhe njoftoi shqyrtimin e çështjes në themel në 22 janar.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar autorizim nga Kuvendit për heqjen e mandatit, për t’i hapur rrugë arrestimit të saj.

Por kjo procedurë po zvarritet nga mazhoranca, e cila thotë se nuk do ta shqyrtojnë derisa Gjykata Kushtetuese ta trajtojë çështjen në themel.

The post Hetimet për Ballukun/ SPAK urdhëron kontrolle për personat e lidhur me zv.kryeministren, mes tyre edhe biznesmenë appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Vlorë/ Vdes gjatë lojës së kalçetos 42-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Novoselë të Vlorës, ku një 42-vjeçar ka gjetur vdekjen teksa ishte duke luajtur një lojë futbolli. Sipas Policisë, bëhet fjalë për shtetasin B.R, i cili teksa ishte duke luajtur kalçeto, është goditur me top në pjesën e kraharorit dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Nga veprimet e […]

The post E rëndë në Vlorë/ Vdes gjatë lojës së kalçetos 42-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Makinat të bëra copash/ PAMJET nga aksidenti në Levan-Tepenelë, si humbi jetën shoferi 16-vjeçar (EMRI)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti me vdekje që u regjistrua mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Cakranit. Sipas Policisë, një automjet tip Mercedez me drejtues një 30-vjeçar është përplasur me një tjetër mjet tip Peugeot dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i […]

The post Makinat të bëra copash/ PAMJET nga aksidenti në Levan-Tepenelë, si humbi jetën shoferi 16-vjeçar (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Plagosen disa persona në Suedi, autori qëllohet nga policia

Policia suedeze po heton një incident të rëndë në qytetin verior suedez të Bodenit. Gazeta Aftonbladet raporton se disa persona të plagosur janë dërguar në spital.

Sipas gazetës Aftonbladet, ka informacione se është kryer një krim i dhunshëm dhe se autori i krimit është qëlluar nga policia.

Zëdhënësi i policisë lokale njoftoi se ky ishte një incident serioz, në të cilin një ose më shumë persona u dërguan në spitalin e Sunderby për trajtim.

Sipas një banori vendas, në orën 13:00 të së enjtes kishte disa makina policie dhe disa ambulanca në vendin e ngjarjes. Banori raportoi se pa një person që po merrej nga një ambulancë.

Ai gjithashtu raportoi se dëgjoi një shpërthim.

Qyteti i Bodenit ndodhet rreth 80 kilometra në jug të Rrethit Arktik dhe është selia e Regjimentit të 19-të të Këmbësorisë së Suedisë.

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.

The post Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Shiste drogë në lokal, arrestohet zjarrfikësi në Pogradec (EMRI)

Një 54-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi dyshohet se përdorte lokalin që administronte për shpërndarjen e lëndëve narkotike. I arrestuari është punonjës zjarrfikës në bashkinë e Pogradecit. Sipas informacioneve zyrtare, në pranga është vënë Luan Sulstarova, 54 vjeç, banues në Pogradec. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të tij, në lagjen nr. 1, u gjet […]

The post Shiste drogë në lokal, arrestohet zjarrfikësi në Pogradec (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “Aktiviteti”/ U arrestua pasi u kap me drogë, pezullohet nga detyra zjarrfikësi 54-vjeçar

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të shërbimit zjarrfikës Arben Cara, pezullohet menjëherë nga puna zjarrfikësi 54 vjeçar Luan Sulstarova. Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e djeshme në kuadër të operacionit “Aktiviteti”.

Të arrestuarit ju gjet një sasi lënde narkotike kanabiss sattiva, gjatë aksionit në një prej lokaleve të Pogradecit në zonën e ish vilave.

Mësohet se deri në përfundim të hetimeve dhe zbardhjes së plotë të rrethanave, zjarrfikësi do të jetë i pezulluar nga detyra.

 

AMP arreston efektivin e policisë në Tiranë

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) arrestoi sot në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas AMP-së, arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të motomjetit në bulevardin “Bajram Curri” ka aksidentuar shtetasin P. F., 65 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë dhe si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë rreth orës 21:00. I dëmtuar ka mbetur gjithashtu edhe punonjësi i policisë.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

/m.q/j.p/

The post AMP arreston efektivin e policisë në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

✇Albeu
By: M C

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) njoftoi se në pranga ka rënë inspektori M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në bulevardin “Bajram Curri”, ku gjatë drejtimit të motomjetit, punonjësi i policisë ka përplasur kalimtarin P. F., 65 vjeç. I moshuari u dërgua me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë rreth orës 21:00 si pasojë e plagëve të marra.

Si pasojë e aksidentit, i dëmtuar ka mbetur edhe vetë punonjësi i policisë.

Njoftimi i AMP-së:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 299/3 të Kodit Penal.
Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të motomjetit në bulevardin “Bajram Curri” ka aksidentuar shtetasin P. F., 65 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë dhe si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë rreth orës 21:00. I dëmtuar ka mbetur gjithashtu edhe punonjësi i policisë.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.
Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.

The post Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh në Pogradec/ Policia aksion, sekuestrohet lëndë narkotike, shoqërohet një person

✇Albeu
By: M C

Policia e Pogradecit po zhvillon një aksion në zonën e lokaleve në afërsi të ish-vilave. Bëhet me dije se gjatë operacionit është konstatuar një person i cili ka pasur një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Sipas informacioneve paraprake, personi është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë dhe është shoqëruar në komisariat ku do të kryhen veprimet dhe pritet të arrestohet. Megjithatë ende nuk dihet sasia e sekuestruar dhe identiteti i të ndaluarit.

Ndërkohë që janë kontrolluar edhe persona të tjerë të pranishëm në ambientet e lokalit. Sakaq, Policia po vijon ende aksionin në afërsi të ish-vilave.

The post Çfarë po ndodh në Pogradec/ Policia aksion, sekuestrohet lëndë narkotike, shoqërohet një person appeared first on Albeu.com.

Goditet grupi i drogës në Tiranë/ 22 të arrestuar, 6 në kërkim! Zonat ku shitej lënda narkotike (EMRAT)

Policia e Tiranës ka goditur një grup që shiste lëndë narkotike në kryeqytet, ku janë identifikuar 33 anëtarë, 22 prej të cilëve janë vënë në pranga Bëhet fjalë për shtetasit: Renaldo Dalipi Engelbert Pjetri Armandi Hajdini Olsi Mici Fatjon Cela (Çela) Xhon Boci Laert Murataj Artan Pullazi Erald Sina Blerim Mali Gentjan Vercani Valerjos BushI […]

The post Goditet grupi i drogës në Tiranë/ 22 të arrestuar, 6 në kërkim! Zonat ku shitej lënda narkotike (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Maqellarë-Peshkopi/ Përplasen katër makina, ka të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Maqellarë-Peshkopi, në afërsi të fshatit Dovellan. Katër automjete janë përplasur me njëra tjetrën në rrethana ende të paqarta, ndërsa raportohet se ka edhe persona të plagosur. Nuk dihet ende si paraqitet gjendja e të plagosurve, ndërkohë paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë […]

The post Aksident në Maqellarë-Peshkopi/ Përplasen katër makina, ka të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Kapen 51 kg drogë në Gjirokastër/ Arrestohet 30-vjeçari, në kërkim i vëllai dhe 2 të tjerë (EMRAT)

Një sasi prej 51 kg kanabis sativa, e ndarë në 48 pako, është kapur nga Policia në Gjirokastër, e cila dyshohet se do të trafikohej drejt Greqisë. Si rezultat është arrestuar shtetasi Nelson Pashka 30-vjeç banues në fshatin Rusan, Delvinë, i cili është kapur duke transportuar lëndën narkotike të fshehur në një hapësirë të improvizuar […]

The post Kapen 51 kg drogë në Gjirokastër/ Arrestohet 30-vjeçari, në kërkim i vëllai dhe 2 të tjerë (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Kontrolle kundër shitjes së lëndëve piroteknike në Shkodër, sekuestrohen 44 kuti

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Policia e Shkodrës vijon kontrollet intensive në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në kuadër të masave të shtuara për sigurinë në prag të festave të fundvitit.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër konstatuan një rast të shitjes së lëndëve piroteknike nga një subjekt i paautorizuar, në një dyqan të ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë”.

Gjatë kontrollit në ambientet e dyqanit, në pronësi të shtetases S. P., u gjetën dhe u sekuestruan 44 kuti me lëndë piroteknike (kapsolla), të ndaluara për tregtim, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases S. P.

Policia bën me dije se kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë festave të fundvitit.

/gj.m/a.f/

The post Kontrolle kundër shitjes së lëndëve piroteknike në Shkodër, sekuestrohen 44 kuti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër/ Arrestohet 22-vjeçari, në pranga dhe punonjësi i OSHEE (EMRAT)

Një shtëpi bari është zbuluar nga Policia në Shkodër, ndërsa është vënë në pranga një 22-vjeçar dhe 1 punonjës i OSHEE-së. Sipas policisë, shtëpia e barit është zbuluar në një ambjent në Velipojë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 308 bimë të dyshuara kanabis, 85 gramë të kësaj lënde të tharë, 122 pajisje elektrike që shërbenin […]

The post Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër/ Arrestohet 22-vjeçari, në pranga dhe punonjësi i OSHEE (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Dhunuan një 65-vjeçar, shpallen në kërkim babë e bir në Vlorë

Dy persona, babë e bir janë shpallur në kërkim nga Policia në Vlorë, pasi akuzohen se kanë dhunuar një 65-vjeçar. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Treblov, ku shtetasit, R. Ll., 67 vjeç dhe A. Ll., 29 vjeç ( babë e bir) kanë shkuar në banesën e shtetasit K. Ll., 65 vjeç dhe kanë […]

The post Dhunuan një 65-vjeçar, shpallen në kërkim babë e bir në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Përshtati banesën për kultivimin e lëndëve narkotike, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër, në pranga edhe 1 punonjës i OSHEE

Finalizohet faza e katërt e operacionit policor të koduar “Neonët 4”. Shkon në 7 numri i ambienteve të zbuluara dhe të goditura në kuadër të këtij operacioni.

Gjatë këtij operacioni është arrestuar Gjovalin Binaku 22 vjeç, dhe u ndalua shtetasi Robert Vata.

22-vjeçari kishte marrë me qira një banesë në Velipojë dhe e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Në pranga ka rënë edhe 1 punonjës i OSHEE-së, ndërsa 2 punonjës të tjerë u proceduan penalisht për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim.

U sekuestruan 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, një sasi kanabisi, 125 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 4 celularë dhe një përforcues grushti.

Nga kontrollet në një ambient (banesë), në Velipojë, të përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 308 bimë të dyshuara kanabis, 85 gramë të kësaj lënde të tharë, 122 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe 4 celularë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Robert Vata, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 llamba dhe një përforcues grushti.

Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

❌