Rama uron Vitin e Ri 2026: Pa ndalim drejt Shqipërisë në BE në 2030-ën
TIRANĂ, 31 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama iu drejtua sot qytetarĂ«ve me mesazhin e fundvitit, duke reflektuar mbi arritjet e ShqipĂ«risĂ« gjatĂ« vitit qĂ« po mbyllet dhe pĂ«rgjatĂ« dekadĂ«s sĂ« fundit.
Në fjalën e tij drejtuar bashkëqytetarëve kudo ku ndodhen, Rama theksoi transformimin e vendit në shumë sektorë kyç, nga integrimi europian dhe infrastruktura, te digjitalizimi, energjia dhe turizmi, ndërsa nënvizoi se e ardhmja e Shqipërisë është më e sigurt dhe më premtuese se kurrë më parë.
Mesazhi i Kryeministrit Edi Rama pĂ«r Vitin e Ri 2026Â
Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, kudo ku jeni,
Ja edhe një vit tjetër mbërriti tek dera për të dalë, duke e lënë Shqipërinë më lart, se në ditën kur hyri.
Gjatë rrugëtimit të këtij viti, shumica prej jush, në Shqipëri, Europë, gjetkë nëpër botë, e bekoi përpjekjen e përbashkët të dekadës së fundit, duke i dhënë qeverisë sonë, fuqinë e jashtëzakonshme të 83 mandateve.
Faleminderit edhe njëherë nga unë sot, për atë fuqi me të cilën falë jush, unë dhe të zgjedhurit tuaj do të bëjmë për Shqipërinë, në katër vitet e ardhshme, gjithçka duhet që ta ngremë flamurin tonë kombëtar, në oborrin e Shtëpisë së Bashkimit Europian.
Në një dekadë kemi bërë çfarë nuk imagjinohej kur nisi numërimi i viteve tona në qeverisje.
Kemi bërë realitet një Shqipëri tjetër, ku këtë vit u mblodhën krejt udhëheqësit e Europës Demokratike, nga Parisi në Ankara, dhe nga Kievi në Londër për të diskutuar të nesërmen e kontinentit tonë.
NjĂ« ShqipĂ«ri tjetĂ«r, ku pĂ«r 18 muaj do tĂ« mblidhen tĂ« gjithĂ« udhĂ«heqĂ«sit e NATO-s, pĂ«r Samitin vjetor tĂ« AleancĂ«s, qĂ« plot vende tĂ« tjera, tĂ« cilat kanĂ« hyrĂ« nĂ« NATO, kohĂ« pĂ«rpara nesh, ende sâe kanĂ« patur privilegjin ta mikpresin.
Një Shqipëri tjetër, e cila ndryshe nga jo shumë vite më parë, nuk ia ul më kokën asnjë shqiptari kur del jashtë kufijve të saj, prej ku tanimë vërshojnë drejt këtij vendi miliona e miliona turistë.
NjĂ« Shqiperi tjetĂ«r, mĂ« e prekshme se kurrĂ« nĂ« çdo skaj tĂ« saj, me DibrĂ«n e kthyer nĂ« zgjatim tĂ« TiranĂ«s, falĂ« rrugĂ«s sĂ« Arbrit; me Vermoshin, Thethin e ValbonĂ«n, tĂ« kthyera nĂ« destinacione turistike, falĂ« kthimit tĂ« shtigjeve tĂ« vjetra tĂ« dhive nĂ« akse me standarte europiane; me ShkodrĂ«n e rilindur, falĂ« kthimit tĂ« shpresĂ«s dhe rikthimit tĂ« turizmit si burim ekonomie i tharĂ« qysh prej viteve â30; me LezhĂ«n, Beratin, Korçën, Pogradecin, GjirokastrĂ«n, PĂ«rmetin, TepelenĂ«n, KolonjĂ«n, e me radhĂ«, tĂ« kthyera nĂ« qytete tĂ« rilindura e fshatra rrotull tyre, ku vejevijnĂ« njerĂ«z nga ShqipĂ«ria e mbarĂ« bota dhe hapen pĂ«r tâi mikpritur, dyer pas dyersh, e ku numrat e turistĂ«ve, kanĂ« arritur nĂ« shifra qĂ« nuk imagjinoheshin kur nisi kjo dekadĂ«; me luginĂ«n e Lumit tĂ« VlorĂ«s, tĂ« kthyer nĂ« njĂ« aks panoramik i ShqipĂ«risĂ« tjetĂ«r, ku tĂ« tjera e tĂ« tjera akse tĂ« reja, autostradash, rrugĂ«sh, tunelesh tĂ« hapur nĂ« veri e nĂ« jug, me standarde europiane e ritĂ«m tĂ« pandalur gjatĂ« kĂ«tyre viteve, i kanĂ« dhĂ«nĂ« kĂ«saj ShqipĂ«rie, jo thjesht infrastrukturĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«, po energjinĂ« ripĂ«rtĂ«ritĂ«se tĂ« njĂ« vendi nĂ« ngjitje.
Të gjithë këtë transformim, që vazhdon e do të vazhdojë pa ndalim, me kantiere të hapura e projekte të reja, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian, nuk e solli koha siç thonë disa, nuk e sollën as alienët apo bandat siç bërtasin disa të fantaksur të tjerë, po e solli forca jonë qeverisëse, besimi juaj tek ne dhe besimi ynë i përbashkët tek Shqiperia, e solli puna pa orar e mijëra e mijëra njerëzve, e ministrisë, agjencive shtetërore dhe kompanive private, përpjekja e madhe në shumë frontet e betejës për Shqipërinë Europiane, ku të metat, dobësitë, gabimet apo edhe rrëshqitjet ose mëkatet e disave brenda nesh, nuk e zvogëlojnë dot kurrsesi përmasën historike të një transformimi të tillë.
Kjo është një Shqipëri tjetër, edhe falë kthimit të infrastrukturës digjitale nga një dorë kioskash me internet, në një shtyllë qeverisëse me maturitet të lartë, siç e vlerësojnë organizmat më prestigjozë ndërkombëtarë të fushës.
Një Shqipëri që tre vitet e fundit ka ngjitur plot 54 vende, duke u renditur e 14-ta ndër 197 vende të botës për qeverisjen digjitale dhe duke vendosur në dispozicion të qytetarëve, një platformë shërbimesh publike në kohë reale, falas nga çdo cep i globit.
E-Albania u ka kursyer shqiptarëve 620 milione euro dhe 7500 vjet radha nëpër sportele, ose e thënë ndryshe, një radhë të gjatë sa 25 mijë rrotullime rreth tokës.
Kjo është një Shqipëri tjetër, e cila pas sulmit terrorist kibernetik mbi pikërisht këtë infrastrukturë moderne digjitale, ngriti një nga muret më të fortë të mbrojtjes kibernetike në Europë, ku deri më sot kanë dështuar të gjitha sulmet e vazhdueshme që kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë më pas e askush nuk flet për to.
NjĂ« ShqipĂ«ri tjetĂ«r, e shĂ«rbyer nĂ« kĂ«to vite transformimi me dijen dhe pĂ«rkushtimin e skuadrave tĂ« AKSHI-t e tĂ« AKCESK-ut, ku vajza e djem tĂ« talentuar, e kanĂ« rritur vit pas viti aftĂ«sinĂ« e kĂ«tij shteti pĂ«r tâu shĂ«rbyer njerĂ«zve dhe vendit, duke e bĂ«rĂ« ShqipĂ«rinĂ« njĂ« histori suksesi edhe ndĂ«rkombĂ«tarisht.
Kjo është një Shqipëri tjetër, e dalë nga errësirat kronike të ikjes së dritave, falë vizionit, projekteve e punës këmbëngulëse të mbështetur nga investime të vazhdueshme, që kanë transformuar krejt panoramën e sektorit, duke rritur kapacitetet prodhuese, diversifikuar burimet e energjisë së rinovueshme, ulur çmimin për konsumatorët familjarë, e duke u ngjitur vit pas viti drejt majës së sovranitetit energjetik, të cilën do ta mbërrijmë brenda këtij mandati për të mos harxhuar më asnjë qindarkë për të importuar energji nga jashtë.
Kjo Shqipëri tjetër, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë e pikënisjes së kësaj dekade, kur ishim të shpërfillurit e damkosur të Europës.
Ky vit mbyllet për Shqipërinë, jo vetëm me negociatat e anëtarësimit të hapura në çdo kapitull, po edhe me ngjitjen e Shqipërisë në pozicionin e të ashtuquajturit front-runner, pararendës, i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
As këtë rezultat shembullor, fantastik për emrin e vendit tonë dhe për dinjitetin e kombit tonë, nuk e solli koha, por përkushtimi i ekipit kombëtar të negociatave dhe dija, puna, këmbëngulja e më shumë se 1000 patriotëve publikë në ministritë e në institucionet e pavarura të shtetit shqiptar.
Dekada e fundit ka qenë për Shqipërinë dhe shqiptarët, një kohë me një shpejtësi të re shqiptare, një përpjekje e madhe për të fituar kohën e humbur të një tranzicioni të çartur përplasjesh me muret e prapambetjes, një projekt kombëtar reformash transformuese për të hapur rrugën e të vërtetës sonë si popull europian, që meriton të ulet në sofrën e përbashkët europiane.
Nuk Ă«shtĂ« sot gjĂ«kundi koha pĂ«r njĂ« nga ato fjalimet e mia tĂ« gjata. Ky Ă«shtĂ« momenti pĂ«r mua qe tâju siguroj se kohĂ«n e re tĂ« ShqipĂ«risĂ« nuk e kthen dot mĂ« mbrapsht askush dhe se mĂ« e mira Ă«shtĂ« e gjitha pĂ«rpara pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« dhe shqiptarĂ«t; qĂ« tâju garantoj se viti i ardhshĂ«m e ata pas tij, do tĂ« sjellin edhe me shumĂ« frute se sa ka sjellĂ« deri mĂ« sot puna transformuese e kĂ«saj dekade dhe qĂ« tâju uroj gĂ«zuar, kudo ku jeni, me kĂ«do qĂ« keni pranĂ«, e me shĂ«ndet dhe mbarĂ«si nĂ« vitin qĂ« po hyn nĂ« derĂ«.
Gëzuar!
/gj.m/a.f/r.e/
The post Rama uron Vitin e Ri 2026: Pa ndalim drejt Shqipërisë në BE në 2030-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.