TIRANĂ, 12 janar/ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja dhe njĂ«herĂ«sh ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, deklaroi sot se parku i energjisĂ« sĂ« rinovueshme me erĂ« nĂ« TropojĂ«, me kapacitet 600 MW, pĂ«rbĂ«n njĂ« zhvillim tejet domethĂ«nĂ«s nĂ« rrugĂ«n drejt sovranitetit energjetik tĂ« vendit dhe njĂ« investim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« kompanisĂ« amerikane CWP.
Në takimin për prezantimin e këtij projekti ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, si edhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn.
Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi se projekti mishëron vizionin e qeverisë shqiptare për zhvillimet energjetike dhe strategjinë afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm dhe përgjegjësi ndaj brezave që do të vijnë.
âParku eolik i TropojĂ«s nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« investim energjetik, Ă«shtĂ« njĂ« simbol i transformimit qĂ« po pĂ«rjeton ShqipĂ«ria, njĂ« transformim drejt njĂ« ekonomie tĂ« qĂ«ndrueshme, mĂ« tĂ« fortĂ« dhe mĂ« tĂ« hapur ndaj inovacionitâ, u shpreh Balluku.
Sipas saj, ky projekt dëshmon se sektori energjetik shqiptar po hyn në një fazë të re, ku investimet private dhe investimet e huaja direkte po shndërrohen në motorë të rritjes falë partneriteteve serioze dhe vizioneve afatgjata.
âShqipĂ«ria po kalon nga varĂ«sia pothuajse e plotĂ« nga hidrocentralet, nĂ« njĂ« model modern tĂ« balancuar energjetik, ku diversifikimi i burimeve nuk Ă«shtĂ« mĂ« njĂ« zgjedhje, por njĂ« domosdoshmĂ«ri strategjikeâ, tha Balluku.
Ajo nënvizoi se ky tranzicion nuk është thjesht një ide apo premtim, por një realitet që po merr formë çdo ditë, i matshëm me shifra konkrete dhe me megavat-orë që ndryshojnë hartën energjetike të vendit.
Balluku kujtoi se ky rrugëtim ka nisur në vitin 2018, kur për herë të parë qeveria shqiptare filloi të fliste për një strategji të bazuar në diversifikimin e burimeve dhe jo më vetëm në varësinë nga kushtet atmosferike apo nga hidrocentralet ekzistuese.
âInvestimet e huaja direkte janĂ« treguesi mĂ« i qartĂ« i besimit nĂ« stabilitetin tonĂ« ekonomik dhe institucional. VetĂ«m nĂ« vitet e fundit, mbi 1,5 miliardĂ« euro investime private janĂ« angazhuar ose janĂ« nĂ« proces nĂ« sektorin e energjisĂ«, kryesisht nĂ« burime tĂ« rinovueshme si energjia diellore dhe ajo e erĂ«s,â u shpreh Balluku.
Ajo bëri të ditur se në total, gjatë këtyre viteve, në sektorin energjetik shqiptar janë angazhuar mbi 2 miliardë euro investime private, të përqendruara në burime të rinovueshme.
Sot, sipas saj, vendi ka mbi 700 MW kapacitete të reja gjeneruese fotovoltaike në operim dhe rreth 400 MW kapacitete të shtuara vetëprodhues.
Balluku theksoi se ekziston gjithashtu një portofol projektesh që synon ta çojë kapacitetin e ri prodhues të energjisë së rinovueshme përtej 1500 MW, me teknologji fotovoltaike dhe eolike, si edhe mbi 1600 MW kapacitete të reja depozituese në fazë studimi dhe vlerësimi financiar.
âParku fotovoltaik i KaravastasĂ«, njĂ« nga parqet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« rajon, me 140 MW kapacitet tĂ« instaluar, Ă«shtĂ« sot njĂ« nga projektet qĂ« e bĂ«n ShqipĂ«rinĂ« krenare dhe e kthen nĂ« njĂ« model pĂ«r tâu ndjekur nĂ« tĂ« gjithĂ« rajoninâ, u shpreh ajo.
Në lidhje me energjinë e erës, Balluku deklaroi se Shqipëria po hyn në fazën e realizimit të projekteve konkrete përmes projektit të kompanisë amerikane CWP, me kapacitet të pritshëm prej 600 MW. Ajo theksoi se ky zhvillim nuk është rastësi dhe nuk është rezultat i politikave të pastudiuara, por i një strategjie të qartë.
Balluku vlerësoi angazhimin e kompanisë CWP dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke theksuar edhe sfidat që shoqërojnë projekte të tilla, pasi korridoret e erës në Shqipëri ndodhen kryesisht në zona kodrinore dhe malore mbi 1200 metra lartësi dhe kërkojnë kohë të gjatë studimi dhe implementimi.
âJanĂ« projekte qĂ« kĂ«rkojnĂ« njĂ« periudhĂ« tĂ« gjatĂ« pĂ«rgatitore dhe studimore, por kur ndĂ«rtohen siç duhet dhe me tĂ« gjitha studimet e nevojshme, ato kanĂ« njĂ« ndikim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« ekonominĂ« e venditâ, u shpreh Balluku, duke shtuar se diversifikimi energjetik e bĂ«n ShqipĂ«rinĂ« mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«rballĂ« ndryshimeve klimatike. /j.p/
The post Balluku: Parku eolik në Tropojë hap kyç drejt sovranitetit energjetik, investim strategjik amerikan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.