PRISHTINĂ, 8 janar /ATSH/ Nga ora 2 e mesnatĂ«s deri mĂ« tani janĂ« evakuuar gjithsej 15 familje nga lagjja â2 Korrikuâ nĂ« MitrovicĂ«, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur Komandanti i BrigadĂ«s sĂ« ZjarrfikĂ«sve nĂ« MitrovicĂ« tĂ« Jugut, Burim Ibishi.
Ibishi ka bërë të ditur për KososvaPress se, si pasojë e përmbytjeve situata në këtë pjesë të qytetit nuk është e mirë, pasi uji ka përfshirë pothuajse tërë zonën.
Sipas Ibishit, ekipet në terren po përballen edhe me vështirësi shtesë, pasi disa banorë po refuzojnë evakuimin.
âDisa banorĂ« po dalin, disa jo. Kjo po na krijon problem dhe po kĂ«rkon organizim tĂ« kujdestarisĂ«. Gjendja nuk Ă«shtĂ« e mirĂ«, por nuk mund tĂ« them se Ă«shtĂ« diçka jashtĂ«zakonisht alarmanteâ, tha Ibishi.
Ai ka shtuar se pĂ«r momentin ujĂ«rat janĂ« ende brenda shtretĂ«rve tĂ« tyre dhe nuk kanĂ« dalĂ« jashtĂ«, por lagjet â2 Korrikuâ dhe âLisicaâ mbeten mĂ« problematiket, ku zjarrfikĂ«sit po pĂ«rballen me mĂ« sĂ« shumti telashe dhe po qĂ«ndrojnĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« vazhdueshme.
Gjendje e rënduar si pasojë e vërshimeve nga reshjet e shiut po vazhdon edhe sot në qytetin e Mitrovicës.
Në lagjen 2 Korriku janë evakuuar 10 familje. Pas pak pritet të evakuohen edhe disa familje në fshatin Lisicë, si dhe një familje në fshatin Kçiq, e cila ka kërkuar ndihmën e zjarrfikësve.
Ndërkohë, reduktimet e ujit janë rikthyer, ndërsa spitali i qytetit po furnizohet me ujë nga Shërbimi i Zjarrfikësve.
Për RTK-në, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka deklaruar se shtabi emergjent është 24 orë në krye të detyrës dhe po identifikon nevojat e qytetarëve në të gjitha zonat.
Peci tha se të gjitha familjet që po evakuohen do të strehohen, ndërsa shprehu pritjen që gjatë ditës të ketë normalizim të situatës, duke iu referuar daljes nga shtrati të lumenjve Sitnica, Ibri dhe Lushta.
Kryeshefi i KRU âMitrovicaâ, Bashkim Kurti, i ka thĂ«nĂ« RTK-sĂ« se para njĂ« ore Ă«shtĂ« rikthyer furnizimi me ujĂ«, megjithatĂ« ky ujĂ« nuk rekomandohet pĂ«r pije, por vetĂ«m pĂ«r nevoja sanitare.
âNĂ« orĂ«n 9:00 ka rifilluar trajtimi i ujit me kapacitete tĂ« reduktuara, pĂ«r shkak tĂ« turbullirĂ«s ende tĂ« lartĂ«, me shpresĂ« qĂ« tĂ« kthehemi nĂ« normalitet pas uljes sĂ« sajâ, ka thĂ«nĂ« Kurti pĂ«r RTK-nĂ«. /Telegrafi/
Pas reshjeve të shiut që shkaktuan vërshime në disa zona të Kosovës, situata meteorologjike ka ndryshuar, ndërsa në shumë pjesë të vendit ka nisur të bie borë.
Faqja âMeteo Ballkanâ ka publikuar njĂ« video nga bora qĂ« po bie nĂ« PodujevĂ«, ku shihet se qyteti Ă«shtĂ« zbardhur brenda njĂ« kohe shumĂ« tĂ« shkurtĂ«r.
Ndërkohë, pamje të reshjeve të borës janë publikuar edhe nga Mitrovica, ku bora ka mbuluar rrugët dhe objektet, duke krijuar kushte tipike dimërore pas vërshimeve të ditëve të fundit.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në qarkullim, pasi temperaturat e ulëta dhe rrugët e lagura mund të shkaktojnë ngrica dhe vështirësi në trafik./Telegrafi.
14-vjeçari Mariglen Dauti, i cili u shpall nĂ« kĂ«rkim nga Policia nĂ« Has, Ă«shtĂ« lokalizuar nĂ« zonĂ«n e MitrovicĂ«s. I mituri ishte larguar njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« nga banesa, me makinĂ«n e tĂ« atit tĂ« cilĂ«n e kishte marrĂ« pa leje dhe ishte larguar nĂ« drejtim tĂ« paditur, ndĂ«rkohĂ« burime pĂ«r mediat thonĂ« se Dauti [âŠ]
Policia e Kosovës ka konfiskuar armë zjarri dhe municion në rajonin e Mitrovicës së Jugut gjatë tri ditëve të para të vitit 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, konfiskimi i armëve është realizuar në lokacione të ndryshme në Mitrovicën e Jugut dhe në Skenderaj, si rezultat i aktiviteteve policore në terren.
Armët dhe municioni i konfiskuar përfshijnë dy pushkë gjuetie, një pistoletë, si dhe 159 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
NĂ« lidhje me kĂ«to raste janĂ« iniciuar procedura penale pĂ«r veprat penale âarmĂ«mbajtje pa lejeâ, âpĂ«rdorim i armĂ«sâ dhe âkanosjeâ. Me vendim tĂ« prokurorit kompetent, ndaj dy personave tĂ« dyshuar Ă«shtĂ« caktuar masa e ndalimit policor.
Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me këto raste janë duke vazhduar. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Emergjencë të Spitalit të Mitrovicës është dërguar pa shenja jete një foshnje.
Rasti ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n âAdem Vocaâ, nĂ« jug tĂ« MitrovicĂ«s mĂ« 02.01.2026 â 05:55.
âRaportohet se nĂ« Emergjence Ă«shtĂ« dĂ«rguar pa shenja jete viktima foshnja mashkull. Vdekjen e foshnjĂ«s e ka konstatuar ekipi mjekĂ«sorâ, thuhet nĂ« raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/
NjĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, ministri nĂ« detyrĂ« i KulturĂ«s, Hajrulla Ăeku ka paralajmĂ«ruar se po e shndĂ«rrojnĂ« nĂ« muze shtĂ«pinĂ« ku ndodhi masakra e 15 prillit 1999 nĂ« Lagjen e BoshnjakĂ«ve, nĂ« MitrovicĂ«n e Veriut, ku u torturuan dhe u vranĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« mizore 23 qytetarĂ« tĂ« kĂ«saj lagjeje.
E lidhur me këtë sot ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Kurti në një postim në Facebook shkruan se masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen e Boshnjakëve nuk do të harrohet asnjëherë.
âMasakra e 15 prillit 1999 nĂ« Lagjen e BoshnjakĂ«ve, nĂ« veriun e MitrovicĂ«s, do tĂ« kujtohet ndĂ«r breza dhe nuk do tĂ« harrohet asnjĂ«herĂ«â, shkruan Kurti. /Telegrafi/
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka deklaruar se Lista Serbe ka shkelur hapur Rregulloren Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit, duke vepruar në kundërshtim me rregullat e heshtjes zgjedhore.
Sipas Musliut, pas një fushate të ashpër kundër partive të tjera që përfaqësojnë komunitetin serb, e cila sipas tij është zhvilluar nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Serbisë dhe strukturave të lidhura me Milan Radojçiqin, sot në Mitrovicën e Veriut po vërehen shkelje serioze të ligjit zgjedhor.
Ai ka theksuar se Rregullorja Zgjedhore Nr. 07/2024, konkretisht Neni 8, përcakton qartë veprimet e ndaluara gjatë heshtjes zgjedhore.
Sipas këtij neni, nga momenti i hapjes së qendrave të votimit deri në mbylljen e tyre, subjekteve politike dhe përfaqësuesve të tyre u ndalohet mbajtja e takimeve me qëllim fushate apo grumbullimi i zyrtarëve dhe simpatizantëve në afërsi të qendrave të votimit.
âLista Serbe po fton simpatizantĂ«t qĂ« tĂ« grumbullohen para zyrave tĂ« saj nĂ« MitrovicĂ«n e Veriut dhe nĂ« komuna tĂ« tjera, pikĂ«risht nĂ« ditĂ«n kur kanĂ« filluar votimet dhe kur heshtja zgjedhore Ă«shtĂ« zyrtarisht nĂ« fuqiâ, ka deklaruar Musliu.
Sipas tij, këto veprime përbëjnë shkelje të drejtpërdrejtë të rregullores zgjedhore dhe kërkojnë reagim institucional.
Ai ka bërë thirrje që institucionet relevante, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, të ndërmarrin masa ligjore ndaj këtyre shkeljeve.
Musliu ka rikujtuar gjithashtu se Lista Serbe edhe gjatë fushatës zgjedhore është ndëshkuar financiarisht, duke u dënuar me 30 mijë euro, pas një ankese të paraqitur nga një subjekt tjetër politik serb në veri të vendit për shkelje të ligjit. /Telegrafi/
Kryeministri Albin Kurti zhvilloi një takim me profesionistë të fushave të ndryshme në Mitrovicë, ku foli për zotimet e tij dhe vendimet e para që do të miratohen qysh në mbledhjen e parë të qeverisë.
Sipas Kurtit, këto vendime do të ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve dhe përfshijnë:
Buxhet rekord prej 4 miliardë euro për vitin 2026.
Ligji i ri për çmime tavan për produktet bazë.
Heqja e kufizimit tĂ« punĂ«simit pĂ«r veteranĂ«t e UĂK-sĂ« qĂ« pĂ«rfitojnĂ« beneficione.
Paga e 13-të për zyrtarët publikë në fillim të vitit 2026.
Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0 në vlerë 200 milionë euro, që mbështet pensionistët, studentët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe qytetarët që kursejnë energjinë elektrike.
Kurti e përshkroi këtë si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe një fillim të fuqishëm për punën e qeverisë së re.
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i dyshuar për lidhje me kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, më 1 nëntor 2025.
Sipas njoftimit të gjykatës, të pandehurit V.M. i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet nga data 20 dhjetor 2025 deri më 19 janar 2026.
I dyshuari është arrestuar më 20 dhjetor 2025 në Leshak, në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Lajmin e kishte konfirmuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se arrestimi lidhet me rrëmbimin e Vukashinoviqit brenda territorit të Kosovës nga strukturat e sigurisë së Serbisë.
Sveçla bëri të ditur se i arrestuari kishte qenë i integruar në Policinë e Kosovës sipas marrëveshjes së vitit 2013, por më pas kishte dhënë dorëheqje.
Sipas dyshimeve, ai ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur vazhdimisht strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe rastin e kidnapimit të Vukashinoviqit, i cili gjatë rrëmbimit u plagos rëndë dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Serbi.
Ministri në detyrë ka deklaruar se ekzistojnë dyshime se i dyshuari ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës dhe ushtrisë serbe, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime ushtarake dhe ka pasur njohuri për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.
Pas urdhëresës së gjykatës, Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku janë sekuestruar nëntë telefona mobilë, një laptop, tre dokumente, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë dhe një tytë arme.
Milan Vukashinoviq, shtetas i Kosovës me nacionalitet serb, dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer më 1 nëntor 2025 në afërsi të Leposaviqit nga xhandarmëria serbe.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Prokuroria e Mitrovicës ka intervistuar anëtarë të familjes së tij lidhur me rastin.
Sveçla ka theksuar se ky rast dëshmon veprimet destabilizuese të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës dhe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin dhe të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Beogradit, në mënyrë që të parandalohen raste të ngjashme dhe tensione të reja në rajon./Telegrafi.
Me Aktgjykimin C.nr.91/2023, gjykata ka konfirmuar në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të drejtën e pronësisë së Trepça, duke urdhëruar njëkohësisht lirimin e menjëhershëm dhe kthimin e pronës në posedim të ligjshëm të ndërmarrjes.
Sipas njoftimit, prona në fjalë kishte qenë e uzurpuar për më shumë se 20 vjet, periudhë gjatë së cilës ishin ndërmarrë edhe veprime për tjetërsimin e saj, në kundërshtim me ligjin dhe interesin publik.
Si rezultat i këtij vendimi gjyqësor, Trepça ka rikthyer në posedim pasuri publike me vlerë mbi 1.35 milion euro.
Nga ndërmarrja vlerësohet se ky aktgjykim përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e pronës publike dhe parandalimin e uzurpimeve të kundërligjshme.
Në njoftim është theksuar gjithashtu se ky sukses pasqyron angazhimin profesional dhe të vazhdueshëm të Zyrës Ligjore të Trepça në mbrojtje të interesave të ndërmarrjes dhe pasurisë publike të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
ĂshtĂ« hapur pĂ«r qarkullimin e kĂ«mbĂ«sorĂ«ve ura e re mbi lumin IbĂ«r, qĂ« lidh MitrovicĂ«n e Jugut, tĂ« banuar me shumicĂ« shqiptare, dhe atĂ« tĂ« Veriut, tĂ« banuar me shumicĂ« serbe. Ura e re u pĂ«rurua nga kryeministri nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, ushtruesi i detyrĂ«s sĂ« ministrit tĂ« InfrastrukturĂ«s, Hysen Durmishi, dhe kreu i MitrovicĂ«s [âŠ]
Rreth orës 18:20, në Rrugën e Muhaxherëve, policia ka realizuar një bastisje në një lokal ku dyshohej se zhvillohej shitje e substancave narkotike.
Gjatë aksionit policor janë arrestuar tre persona të dyshuar, meshkuj kosovarë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 1 gram, dy cigare me peshë 1.5 gram, para të gatshme në vlerë prej 32.60 euro si dhe dy telefona mobilë.
Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente. /Telegrafi/
Ăerdhja âDritĂ« Dielliâ nĂ« Shipol tĂ« MitrovicĂ«s, e pĂ«ruruar mĂ« 1 tetor 2025, ka dy javĂ«sh qĂ« ka mbetur pa energji elektrike dhe pa asnjĂ« njoftim nga administrata, derisa prindĂ«rit mbeten duke pritur sqarime pĂ«r hapjen e çerdhes.
Një prind, që kërkoi të mbetet anonim, tregon për KosovaPress, se çerdhja ka qenë jofunksionale për më shumë se dy javë për shkak të një shtylle elektrike të prishur.
âDy javĂ« jemi nĂ« pritje dhe nuk kemi asnjĂ« lajmĂ«rim pĂ«r mosvazhdimin e punĂ«s. Na kanĂ« dĂ«rguar vetĂ«m njĂ« foto qĂ« tregon se KEDS-i e ka rregulluar shtyllĂ«n qĂ« ka qenĂ« problemi. NĂ«se mundeni tĂ« shihni, aty Ă«shtĂ« vendosur njĂ« shtyllĂ« betoni. Problemi, sipas tyre, ka pĂ«rfunduar, por nuk kemi asnjĂ« lajmĂ«rim tjetĂ«r, pa asnjĂ« pĂ«rgjegjĂ«si, vetĂ«m na thanĂ« qĂ« nuk punon dhe kaqâ-shprehet prindi.
Sipas tij, situata ka kaluar pa asnjë informacion edhe gjatë vikendit, duke e bërë problemin të vazhdueshëm dhe duke shtuar paqartësitë për hapjen e çerdhes dhe pagesat e muajit dhjetor.
Po ashtu, Olti Ahmeti, prind i njĂ« fĂ«mije nĂ« çerdhen âDritĂ« Dielliâ, ka treguar se djali i tij ka qĂ«ndruar njĂ« javĂ« nĂ« shtĂ«pi pĂ«r shkak tĂ« ndĂ«rprerjes sĂ« energjisĂ«.
âPo, jam nĂ« dijeni vetĂ«m nĂ« atĂ« pjesĂ« qĂ« djali im qe njĂ« javĂ« ka qĂ«ndruar nĂ« shtĂ«pi, sepse çerdhja ka pasur njĂ« problem teknikâ- ka thĂ«nĂ« Ahmeti.
Ai ka shtuar se aq sa ka mundur të marrë informata nga disa punonjës aty, kanë thënë që problemi është vetëm transferimi i orës nga brenda në shtyllën elektrike jashtë.
Punëtori teknik i kësaj çerdheje tha se objekti është funksional, por aktualisht nuk ka energji elektrike për shkak të defektit në shtyllën e rrymës.
âPo, funksionale Ă«shtĂ« kjo, por nuk ka rrymĂ«. Kjo shtyllĂ« Ă«shtĂ« me defekt, kanĂ« me vendos njĂ« orĂ« tĂ« rrymĂ«s aty. E kanĂ« sjellĂ« shtyllĂ«n e re, janĂ« duke ngjitur njĂ« orĂ« tĂ« re dhe kjo shtyllĂ« e vjetĂ«r ka me u largu. PĂ«r kĂ«tĂ« nuk punohet brendaâ- tha punĂ«tori teknik.
Nga KEDS-i kanë thënë se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në objekt ka ndodhur për shkak të një kyçjeje të parregullt në rrjet.
âNdĂ«rprerja e furnizimit me energji elektrike nĂ« atĂ« objekt ka ndodhur si rezultat i njĂ« kyçjeje tĂ« parregullt nĂ« rrjetin elektrik. Duke qenĂ« se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« çerdhe fĂ«mijĂ«sh, kemi vepruar me kujdes tĂ« shtuar, por njĂ«kohĂ«sisht kemi detyrimin ligjor tĂ« zbatojmĂ« rregullat dhe procedurat e pĂ«rcaktuara pĂ«r sigurinĂ« e rrjetit dhe tĂ« konsumatorĂ«veâ- thuhet nĂ« pĂ«rgjigjet me shkrim.
Nga KEDS-i kanë shtuar se kanë kërkuar nga komuna të fillojë dhe të ndjekë procedurat zyrtare për lidhjen e re të energjisë, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregulloret përkatëse.
âVetĂ«m pas kompletimit tĂ« kĂ«tyre hapave, objekti mund tĂ« furnizohet me energji elektrike nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rregullt dhe tĂ« sigurt. Ne mbetemi tĂ« gatshĂ«m ta asistojmĂ« komunĂ«n nĂ« çdo hap teknik qĂ« kĂ«rkohet, me qĂ«llim qĂ« çerdhja tĂ« rifurnizohet sa mĂ« shpejt me energji elektrike, nĂ« pĂ«rputhje me standardet dhe praktikat e aplikueshmeâ- thuhet nga KEDS.
NdĂ«rsa, ushtrues detyre drejtoresha e çerdhes âDritĂ« Dielliâ, Naxhije Hamiti e pyetur nga KosovaPress, pĂ«r gjendjen nĂ« tĂ« cilĂ«n Ă«shtĂ« kjo çerdhe, ajo tha se duhet tâi drejtohemi drejtorisĂ« sĂ« arsimit.
âJu lutem, pĂ«r sqarime drejtoheni tek Drejtoria e Arsimit, nĂ« MitrovicĂ«â- tha Hamiti.
KosovaPress ka tentuar të marrë sqarime edhe nga Drejtoria e Arsimit në këtë komunë, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje mbi këtë çështje./KP/
Ka vdekur 53-vjeçarja si pasojĂ« e aksidentit tĂ« sotĂ«m nĂ« rrugĂ«n nacionale MitrovicĂ« â Zubin Potok nĂ« fshatin KoshtovĂ«.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Zahiti ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
âAksident trafiku me fatalitet MitrovicĂ« e Jugut, 04 dhjetor 2025 Sot, rreth orĂ«s 15:00, nĂ« rrugĂ«n nacionale MitrovicĂ«- Zubin Potok, nĂ« segmentin rrugor nĂ« fshatin Koshtove, ka ndodhur njĂ« aksident trafiku me pasojĂ« fataliteti. NĂ« aksident janĂ« pĂ«rfshirĂ« dy vetura, ku pĂ«rveç dĂ«meve materiale, lĂ«ndime tĂ« renda ka pĂ«suar drejtuesja e njĂ«rĂ«s prej veturave, e cila Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r trajtim mjekĂ«sor nĂ« Spitalin Rajonal tĂ« MitrovicĂ«s se Jugut".
"Rreth orĂ«s 16:20, autoritetet mjekĂ«sore tĂ« Spitalit Rajonal tĂ« MitrovicĂ«s kanĂ« njoftuar se e lĂ«nduara drejtuesja e veturĂ«s, rreth 53-vjeçare, ka vdekur si pasojĂ« e lĂ«ndimeve tĂ« marra nĂ« aksident. Me urdhĂ«r tĂ« prokurorit, trupi i pajetĂ« i viktimĂ«s Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« Institutin e MjekĂ«sisĂ« Ligjoreâ, ka deklaruar ai./Telegrafi/
Kompania Rajonale e Mbeturinave âUnitetiâ ka njoftuar se sot Ă«shtĂ« nĂ«nshkruar marrĂ«veshja e re pĂ«r shĂ«rbimet e fshirjes dhe larjes sĂ« rrugĂ«ve, si dhe largimin e deponive ilegale nĂ« territorin e KomunĂ«s sĂ« MitrovicĂ«s.
Përmes kësaj marrëveshjeje janë përcaktuar qartë obligimet e palëve për kryerjen e të gjitha shërbimeve të pastrimit publik, duke përfshirë mirëmbajtjen e hapësirave publike, pastrimin mekanik dhe manual të rrugëve, si dhe eliminimin e deponive ilegale në të gjitha zonat e qytetit.
Sipas njoftimit tĂ« KRM âUnitetiâ, menjĂ«herĂ« pas finalizimit tĂ« marrĂ«veshjes, ekipet operative kanĂ« dalĂ« nĂ« terren dhe kanĂ« filluar zbatimin e detyrave tĂ« planifikuara.
Kompania ka falĂ«nderuar qytetarĂ«t pĂ«r mirĂ«kuptimin dhe bashkĂ«punimin, duke theksuar se situata e krijuar ditĂ«ve tĂ« fundit âka ndodhur pa fajin tonĂ«â.
âKRM âUnitetiâ mbetet e pĂ«rkushtuar nĂ« ofrimin e shĂ«rbimeve cilĂ«sore dhe nĂ« garantimin e njĂ« mjedisi tĂ« pastĂ«r dhe tĂ« shĂ«ndetshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e MitrovicĂ«sâ, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/
PRISHTINĂ, 29 nĂ«ntor /ATSH/ NĂ« MitrovicĂ« mbi 100 fĂ«mijĂ« dhe tĂ« rritur me Syndrome Down marrin shĂ«rbime zhvillimore, edukative dhe profesionale nĂ« ShoqatĂ«n Down Syndrome, ku pĂ«rfshirja dhe mbĂ«shtetja e vazhdueshme po ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« pavarĂ«sinĂ« e tyre.
Qendra âDown Syndrome Kosovaâ nĂ« MitrovicĂ« Ă«shtĂ« funksionale qĂ« nga viti 2009 pĂ«rmes programeve tĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« hershme, logopedisĂ«, autonomisĂ« personale dhe aftĂ«simit profesional, ndĂ«rsa bashkĂ«punimi i ngushtĂ« me prindĂ«rit dhe institucionet arsimore po u mundĂ«son shumĂ« prej tyre tĂ« pĂ«rfshihen nĂ« shkolla dhe madje edhe nĂ« tregun e punĂ«s.
Përmes terapive ditore, trajnimeve dhe aktiviteteve sociale, qendra mbetet një prej pikave kryesore të mbështetjes për këtë komunitet në Mitrovicë.
Në mënyrë që trajtimi i këtyre personave të jetë i barabartë, në një kafene e cila funksionon në kuadër të kësaj qendre, punon Gentrit Ahmeti nga Skënderaj. Ai nuk kujdeset vetëm për përgatitjen e kafesë dhe çajit, por gjithmonë sjell energji pozitive dhe buzëqeshje për klientët dhe kolegët.
Ai tregon se çdo ditë udhëtimin drejt kafenesë ku punon e nis nga fshati Rezallë i Skenderajt, ku thotë se ky rrugëtim nuk e lodh aspak, përkundrazi e bën me dëshirë.
Në vendin e punës ku i kalon shtatë orë çdo ditë, ai tregon se përgatit ëmbëlsira, kafe e çaj.
Erza Zasella Gjosha, përgjegjëse për shoqatën Down Syndrome Kosova, tregon se kjo qendër u themelua në Prishtinë, në vitin 2007. Ndërsa, Qendra në Mitrovicë është hapur në 2009, dhe ofron programe për fëmijë dhe të rritur për zhvillim dhe përfshirje në shoqëri. Ajo thotë se në kuadër të shoqatës ofrohen shërbime terapeutike dhe psiko-sociale.
Ajo tregon se shoqata përdor metoda praktike për të nxitur bashkëpunimin me prindërit, duke kërkuar që ata të dërgojnë foto ose video të aktiviteteve të realizuara në shtëpi.
Erza Zasella Gjosha thotë se aktualisht 21 persona me Sindromën Down ndjekin shkolla të rregullta, ndërsa tre të tjerë marrin mësim në Qendrën Burimore.
Këtë vit, dy nxënës me Sindromën Down janë regjistruar për herë të parë në shkolla të mesme të larta dhe po ndjekin mësimin normalisht.
Erza Zasella Gjosha nga Shoqata Down Syndrome Kosova ka bërë të ditur se aktualisht po realizohet një projekt i mbështetur nga Ambasada e Zvicrës, i cili përfshin një shfaqje teatrale në bashkëpunim me komunitetet serbe dhe boshnjake të Mitrovicës Veriore.
Shoqata Down Syndrome Kosova mbështet përfshirjen e personave me Syndrome Down në tregun e punës. Aktualisht qendra në Mitrovicës ka 9 të punësuar në institucione private, realisht në Kosovë vetëm një është në institucion publik. Në qendrën e Down Syndrome në Mitrovicë janë tetë persona pjesë e stafit, menaxheri, përgjegjësja, dy logopedë, një psikologe dhe dy punëtorë socialë. /KosovaPress/
Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili kishte refuzuar kërkesën për përsëritjen e votimit në Mitrovicë.
Zëdhënësja e Gjykatës Supreme të Kosovës, Antigona Uka-Latifi, tha për Telegrafin se ankesa është pranuar sot dhe se brenda një afati prej pesë ditësh pritet të merret vendimi për këtë çështje.
"Lidhur me kĂ«rkesĂ«n tuaj, ju njoftojmĂ« se ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e KosovĂ«s â PDK, e ushtruar kundĂ«r vendimit tĂ« Panelit Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa - PZAP, Ă«shtĂ« pranuar sot (18.11.2025) nĂ« GjykatĂ« Supreme, pĂ«rmes postĂ«s. PĂ«r kĂ«tĂ« çështje do tĂ« vendoset brenda afatit ligjor, prej pesĂ« ditĂ«sh", ka thĂ«nĂ« ajo.
Ndryshe, PDK vlerĂ«son se vendimi i PZAP Ă«shtĂ« i gabuar dhe nuk pasqyron realitetin e parregullsive tĂ« evidentuara nĂ« qendrat e votimit nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ«â, thuhet nĂ« njoftim.
Sipas partisë, provat e paraqitura gjatë procesit të ankesës kanë treguar se procesi zgjedhor në Mitrovicë është cenuar dhe vullneti i qytetarëve është manipuluar.
PDK ka kërkuar nga Gjykata Supreme një shqyrtim të plotë të çështjes dhe një vendim që do të garantonte integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës.
Në njoftimin e PDK-së, theksohet se partia do të vazhdojë të ndjekë rrugën ligjore deri në përfundimin e çështjes, për të siguruar korrigjimin e parregullsive dhe për të mbrojtur proceset demokratike në vend.
âPartia Demokratike e KosovĂ«s thekson se do tĂ« vazhdojĂ« me vendosmĂ«ri rrugĂ«n ligjore deri nĂ« sqarimin dhe korrigjimin e çdo parregullsie, duke mbrojtur votĂ«n e lirĂ« dhe proceset demokratike nĂ« vend NĂ« MitrovicĂ«, vetĂ«m rivotimi u bĂ«n drejtĂ«si qytetarĂ«ve. NĂ« kĂ«tĂ« drejtim, PDK nuk do tĂ« ndalet!â, thuhet nĂ« njoftim.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve, Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje fitoi shumicën e votave./Telegrafi/
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar paraburgim për të dyshuarn D. B., i cili nga e njëjta prokurori dyshohet se dy muaj më parë tentoi ta vrasë djalin e tij.
Me këtë rast, Prokuroria po e akuzon atë për veprën penale- vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
D. B., ishte në arrati që nga 28 korriku 2025, ndërsa është arrestuar nga organet e rendit nën dyshimin për dy vepra penale, vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës më 14.11.2025, njoftoi për arrestimin e babait për tentim vrasjen e të birit.
âProkuroria Themelore nĂ« MitrovicĂ« njofton opinionin publik se pas njĂ« pune operative Ă«shtĂ« arrestuar njĂ« person me iniciale D.B., i cili prej muajsh ka qenĂ« nĂ« kĂ«rkim, me dyshimin pĂ«r kryerjen e veprave penale âVrasja e rĂ«ndĂ« nĂ« tentativĂ«â dhe âMbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«veââ- thuhet nĂ« njoftimin e prokurorisĂ«.
Në anën tjetër në raportin ditor të Policisë jepen detaje edhe për kohës e arratisë së të dyshuarit nga organet e rendit.
Në bazë të njoftimit të Policisë, rasti ishte regjistruar më 28.07.2025 në fshatin Stanovc i Ulët në Vushtrri ndërsa deri më 14.11.2025 i dyshuari ishte në arrati.
Pasi ishte njoftuar edhe prokuroria për arrestimin, i dyshuari është intervsituar e më pas me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje për 48 orë.