TIRANĂ, 23 dhjetor/ATSH/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko, zhvilloi njĂ« takim me publicistĂ«, analistĂ«, gazetarĂ« dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« shtypit tĂ« shkruar e medias elektronike nĂ« ShqipĂ«ri.
Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko theksoi rëndësinë e komunikimit të qartë, të saktë dhe profesional në një mjedis ekonomik dhe financiar gjithnjë e më kompleks, duke vënë në dukje se bashkëpunimi me median është thelbësor për transparencën dhe mirëkuptimin publik të politikave të bankës qendrore.
Guvernatori Sejko nënvizoi se media ka një rol të pazëvendësueshëm në shpjegimin e vendimmarrjes monetare dhe financiare.
Ai u ndal gjithashtu në ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2025, duke theksuar se ajo ka vijuar të shfaqë rritje të qëndrueshme, një treg pune të fortë dhe inflacion të ulët, në kushtet e një mjedisi të jashtëm të pasigurt.
Në këtë kontekst, politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka qenë e kujdesshme dhe e orientuar drejt ruajtjes së stabilitetit, duke synuar një ekuilibër të qëndrueshëm mes kontrollit të inflacionit dhe mbështetjes së rritjes ekonomike.
âVendimet tona kanĂ« ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« jetĂ«n e qytetarĂ«ve dhe tĂ« bizneseve, ndaj transparenca dhe shpjegimi i tyre mbeten njĂ« prioritet i vazhdueshĂ«m pĂ«r BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«.â, theksoi ai.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rolit të medias në luftën kundër dezinformimit financiar, ku Guvernatori e cilësoi median profesionale si një partnere të rëndësishme në rritjen e kulturës ekonomike dhe financiare në vend.
Ai nënvizoi se dialogu i hapur dhe kritik me gazetarët dhe analistët kontribuon në forcimin e llogaridhënies dhe të besueshmërisë institucionale, elemente thelbësore këto për stabilitetin ekonomik afatgjatë.
NjĂ« pjesĂ« e veçantĂ« e aktivitetit iu kushtua ndarjes sĂ« Ămimit tĂ« Guvernatorit pĂ«r DiplomĂ«n mĂ« tĂ« MirĂ« pĂ«r vitin 2025, si dĂ«shmi e angazhimit tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r nxitjen e kĂ«rkimit shkencor dhe ekselencĂ«s akademike.
Këtë vit, në këtë konkurs aplikuan 38 studentë me punime universitare dhe master, që trajtonin tema me rëndësi për politikëbërjen ekonomike dhe financiare në vend.
Studimi vlerĂ«son ndikimin e politikĂ«s monetare mbi tĂ« ardhurat nga puna gjatĂ« periudhĂ«s 2014â2024 dhe ndihmon nĂ« kuptimin e mekanizmit tĂ« transmetimit tĂ« politikĂ«s monetare nĂ« tregun e punĂ«s.
Ămimi i TretĂ« iu akordua studentes Eris Hoti, nga Kingâs College London, MSc Financial Policy and Regulation, pĂ«r temĂ«n âBank Size and Competition in Albania: Evidence from the Panzar and Rosse Modelâ.
Teza analizon konkurrencën në sektorin bankar shqiptar dhe evidenton dallimet në sjelljen konkurruese sipas madhësisë së bankave.
Në përmbyllje, Guvernatori Sejko përgëzoi fituesit dhe të gjithë pjesëmarrësit për nivelin e lartë të punimeve, duke i inkurajuar ata të ruajnë një lidhje të vazhdueshme me Bankën e Shqipërisë dhe të kontribuojnë në të ardhmen me dije dhe profesionalizëm në zhvillimin ekonomik dhe financiar të vendit.
/k.s/a.f/
Â
Â
Â
Â
Fituesit e Ămimit tĂ« Guvernatorit pĂ«r vitin 2025 janĂ«:
- Ămimi i ParĂ« iu akordua studentes Guina ShkĂ«mbi, nga Frankfurt School of Finance and Management, pĂ«r temĂ«n e masterit âThe Current Road to SEPA: Assessing Compliance Challenges and Economic Impact in Albaniaâ. Studimi analizon pĂ«rfitimet ekonomike tĂ« integrimit nĂ« SEPA, sfidat rregullatore dhe operative, si dhe nivelin e pĂ«rputhshmĂ«risĂ« sĂ« sistemeve tĂ« pagesave nĂ« ShqipĂ«ri me standardet evropiane, duke ofruar rekomandime konkrete pĂ«r pĂ«rshpejtimin e kĂ«tij procesi.
Ămimi i DytĂ« iu akordua studentes Eva Billa, nga Fakulteti Ekonomik, Universiteti i TiranĂ«s, pĂ«r temĂ«n âEfektet e PolitikĂ«s Monetare nĂ« tĂ« Ardhurat nga Puna nĂ« ShqipĂ«riâ.
The post Sejko takim me gazetarĂ«t, ndahet âĂmimi i Guvernatorit pĂ«r diplomĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r vitin 2025â appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.