FOKUS â 12 vende paralajmĂ«rojnĂ« aksident bĂ«rthamor nga sulmet nĂ« UkrainĂ«
VJENĂ, 30 janar /ATSH-DPA/ â DymbĂ«dhjetĂ« vende kanĂ« paralajmĂ«ruar pĂ«r rritjen e rrezikut tĂ« njĂ« aksidenti bĂ«rthamor nĂ« UkrainĂ«, gjatĂ« njĂ« seance tĂ« posaçme tĂ« AgjencisĂ« NdĂ«rkombĂ«tare pĂ«r EnergjinĂ« Atomike (IAEA), tĂ« mbajtur sot nĂ« VjenĂ«.
âSulmet e pĂ«rditshme ruse ndaj infrastrukturĂ«s energjetike tĂ« vendit jo vetĂ«m qĂ« kanĂ« ekspozuar miliona ukrainas ndaj tĂ« ftohtit tĂ« dimrit, por po ndikojnĂ« negativisht edhe nĂ« sigurinĂ« bĂ«rthamore nĂ« UkrainĂ«, duke e afruar rrezikun e njĂ« aksidenti bĂ«rthamor shumĂ« pranĂ« realitetitâ, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« kĂ«tyre vendeve.
Sipas deklaratës, sulmet ndaj nënstacioneve dhe dëmtimi gjithnjë e më i madh i rrjetit elektrik rrezikojnë sigurinë bërthamore.
Dymbëdhjetë vendet theksuan se një furnizim i qëndrueshëm me energji elektrike është thelbësor për funksionimin e sigurt të centraleve bërthamore.
Edhe drejtori i përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, paralajmëroi në fjalën e tij se dëmtimi i nënstacioneve minon sigurinë bërthamore.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Rusisë në IAEA, Mikhail Ulyanov, e kundërshtoi këtë vlerësim.
âKy Ă«shtĂ« njĂ« pretendim i rremĂ«â, u tha ai gazetarĂ«ve, duke shtuar se centralet bĂ«rthamore ukrainase mund tâi pĂ«rballojnĂ« pa vĂ«shtirĂ«si sulmet ruse ndaj nĂ«nstacioneve.
Edhe pse centralet bërthamore prodhojnë vetë energji, energjia elektrike e jashtme përdoret për ftohjen e materialeve radioaktive në impiante.
Në raste emergjente përdoren gjeneratorë rezervë.
Nëse sistemet e ftohjes dështojnë, në skenarin më të keq ekziston rreziku i shkrirjes së bërthamës./ /Ad.Ab./ a.jor.
Â
The post FOKUS â 12 vende paralajmĂ«rojnĂ« aksident bĂ«rthamor nga sulmet nĂ« UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.