Në prag të festave të fundvitit, Komuna e Gjakovës organizoi një aktivitet të veçantë për fëmijët nën përkujdesjen e familjeve strehuese, ku 8 fëmijë morën dhurata simbolike, duke përjetuar gëzim dhe vëmendje nga komuniteti.
Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, së bashku me zyrtarë të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, uroi fëmijët dhe familjet e tyre për festat e fundvitit. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për këto familje:
âFamiljet strehuese luajnĂ« njĂ« rol tĂ« veçantĂ« dhe ofrojnĂ« kontribut tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m nĂ« jetĂ«n dhe mirĂ«qenien e fĂ«mijĂ«ve. ĂshtĂ« detyrĂ« jonĂ« tĂ« jemi gjithmonĂ« pranĂ« tyre, veçanĂ«risht nĂ« ditĂ«t festiveâ, u shpreh Gjini.
Ky aktivitet synon të forcojë solidaritetin dhe të përkujdeset për fëmijët që jetojnë nën kujdesin e komunitetit, duke krijuar një atmosferë festive dhe të ngrohtë për ta. /Telegrafi/
Blloku B1 i Termocentralit Kosova B ka dalë jashtë funksionit që nga mëngjesi i së mërkurës, sipas të dhënave të publikuara nga Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemeve të Transmetimit për Energji Elektrike (ENTSO-e).
Të dhënat tregojnë se gjatë mëngjesit kanë qenë në operim blloqet A3, A4, A5 dhe B2, ndërsa B1 nuk ka prodhuar energji. Një ditë më parë, ky bllok kishte kapacitet prodhues mbi 200 megavat për orë, shkruan Telegrafi.
Foto: entsoe.eu/Prsc
Rënia e B1 ndodh në një kohë kur autoritetet kanë paralajmëruar kursime dhe reduktime të energjisë për shkak të mbingarkesës së sistemit.
Kandidati pĂ«r deputet nga LDK-ja, Janina Ymeri, ka reaguar nĂ« Facebook: âBjen Blloku B1 prapĂ«. DitĂ« me fat dhe festĂ« pĂ«r Vuk Hamovic, Martin Berishaj, biznese greke, etj pĂ«rveç neve, qĂ« paguajmĂ«â.
Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e KEK-ut, Skender Bucolli, por deri në momentin e publikimit të artikullit, nuk ka marrë përgjigje. /Telegrafi/
Kosova ka shënuar përparim në Indeksin e Pasaportave Henley, një renditje ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave, duke u renditur tani në vendin e 62-të globalisht.
Sipas këtij indeksi, qytetarët kosovarë mund të udhëtojnë pa vizë në 81 vende të botës, shkruan Telegrafi.
Ky është një përmirësim krahasuar me vitin 2024, kur pasaporta kosovare ishte në vendin e 68-të, derisa matjet e fundit janë kryer më 10 dhjetor.
Foto: henleyglobal.com
Rritja reflekton përpjekjet diplomatike të Kosovës dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare që lehtësojnë lëvizshmërinë e qytetarëve.
Në rajon, Kroacia vazhdon të mbetet lider, duke zënë vendin e shtatë me 184 vende të aksesueshme pa vizë, në të njëjtin nivel me vende si Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Singapori vazhdon të kryesojë listën me 193 vende, duke ruajtur pozitën e tij si pasaporta më e fuqishme në botë, falë lidhjeve të forta diplomatike dhe fuqisë ekonomike.
Ky përparim i pasaportës kosovare konsiderohet një lajm i mirë për qytetarët, duke i mundësuar udhëtime më të lehta dhe zhvillim të mundësive të reja për biznes, arsim dhe turizëm. /Telegrafi/
KRU âGjakovaâ njofton konsumatorĂ«t se pĂ«r shkak tĂ« ndĂ«rprerjeve tĂ« shpeshta tĂ« energjisĂ« elektrike, disa zona janĂ« pĂ«rballur me mungesa tĂ« furnizimit me ujĂ«.
Sistemi i ujësjellësit në këto zona funksionon me pompa elektrike, të cilat aktualisht nuk mund të operojnë për shkak të tensionit të ulët ose ndërprerjeve të përsëritura të energjisë.
âSapo energjia elektrike tĂ« stabilizohet, furnizimi me ujĂ« do tĂ« rikthehet menjĂ«herĂ«. KĂ«rkojmĂ« mirĂ«kuptimin e konsumatorĂ«ve tĂ« prekur pĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshmeâ, thuhet nĂ« njoftimin e KRU-sĂ«.
Aktualisht, janĂ« tĂ« prekur Zona 3 â Rahovec, si dhe fshatrat PolluzhĂ« dhe Pastasel. KRU âGjakovaâ po monitoron situatĂ«n dhe apelon pĂ«r kujdes nĂ« pĂ«rdorimin e ujit deri nĂ« normalizimin e furnizimit.
Ky paralajmĂ«rim vjen nĂ« njĂ« periudhĂ« kur ndĂ«rprerjet e energjisĂ« elektrike nĂ« Rahovec po ndodhin 3â4 herĂ« nĂ« ditĂ«, duke ndikuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« funksionimin e pompave dhe stabilitetin e sistemit tĂ« ujĂ«sjellĂ«sit. /Telegrafi/
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se roli dhe ndikimi i mërgatës së kësaj partie po nënvlerësohet nga kundërshtarët politikë, duke theksuar se diaspora ka qenë dhe mbetet mbështetëse e rëndësishme e LDK-së.
âMĂ«rgata Ă«shtĂ« e mirĂ«seardhur pĂ«r tĂ« votuar mĂ« 28 dhjetorâ, u shpreh ai.
Sipas tij, pretendimet për ndikim të vogël të votës së diasporës në favor të LDK-së nuk qëndrojnë.
âE kanĂ« nĂ«nvlerĂ«suar mĂ«rgatĂ«n e LDK-sĂ«â, tha Abdixhiku, duke rikujtuar se edhe nĂ« zgjedhjet e fundit lokale, votat e diasporĂ«s kanĂ« qenĂ« kryesisht pĂ«r kĂ«tĂ« parti.
Ai theksoi se mbështetja e mërgatës po reflektohet edhe në terren gjatë fushatës.
âPo i takojmĂ« nĂ« çdo tubim nĂ« KosovĂ«. Ata po ndikojnĂ« edhe te familjet e tyre nĂ« KosovĂ« pĂ«r tĂ« votuar LDK-nĂ«â, deklaroi Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së vlerësoi se angazhimi i diasporës është faktor i rëndësishëm në procesin zgjedhor dhe shprehu besimin se kjo mbështetje do të reflektohet edhe në zgjedhjet e ardhshme.
Alban Zogaj ka deklaruar se zhvillimi ekonomik për qytetarin e zakonshëm nënkupton më shumë se rritje statistikore.
Sipas tij, zhvillimi duhet të reflektohet në punësim më të madh, të ardhura më të larta dhe shërbime publike më cilësore.
Ai ka theksuar se infrastruktura rrugore, shëndetësia, sporti dhe kultura janë pjesë e domosdoshme e zhvillimit ekonomik, duke shtuar se Kosova duhet të afrohet më shumë me standardet evropiane të jetesës.
Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 20 në këto zgjedhje, Dr. Alban Zogaj.
Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar publikimin e një serie të veçantë videosh, përmes së cilës adreson tema të rëndësishme politike dhe ekonomike.
Përmes këtyre videove, PDK jo vetëm që shpalos arsyet pse Bedri Hamza duhet të votohet për Kryeministër të Republikës së Kosovës, por edhe kritikon Albin Kurtin dhe qeverinë e tij për dështimet gjatë mandatit.
Veçantia e kësaj serie qëndron në vazhdimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në komunikimin e fushatës, një qasje që PDK e ka shfrytëzuar edhe më herët, përfshirë edhe në krijimin e këngës së fushatës We Rise Together.
Videot janë shumë të shkurtra, me kohëzgjatje prej rreth 10 sekondash, me pothuajse vetëm një pamje dhe të shoqëruara me dy fjali të qarta, duke përcjellë mesazhe direkte dhe lehtësisht të kuptueshme për qytetarët.
Videoja e publikuar sot nga PDK, i referohet kritikës ndaj qasjes përçarëse dhe polarizuese të instaluar në shoqëri nga Kurti.
NĂ« video shihen dy individĂ« duke debatuar ashpĂ«r me njĂ«ri-tjetrin dhe mesazhi shoqĂ«rues thotĂ«: âPĂ«rçarja â projekti i vetĂ«m nacional i kĂ«tij pushteti. Keq, Albin!.â
Për shkak të kërkesës së mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special Bekim Kodraliu, është ndërprerë seanca fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku dy vëllezërit Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe Igor Dimoviq, akuzohen për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.
MbrojtĂ«si i tĂ« akuzuarit Jovan Viqentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq tha se nuk ka vĂ«rejtje nĂ« pĂ«rbĂ«rjen e trupit gjykues, por nĂ« prokurorin Bekim Kodraliu, pĂ«r tĂ« cilin kĂ«rkoi qĂ« tĂ« pĂ«rjashtohet nga lĂ«nda, raporton âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ.
Vllajiq kërkoi që Kodraliu mos ta marrë këtë personale.
Sipas tij, i mbrojturi i tij është arrestuar më 1 dhjetor 2024 dhe vetëm 6 ditë pas kësaj, ka parashtruar kërkesë për mbledhje të provave më 6 dhjetor. Thotë se këtë kërkesë ia parashtroi prokurorit të shtetit dhe gjykatës, dhe se provat ua dorëzoi të dyja palëve.
Avokati thotë se prokurori i atëhershëm ka qenë Halim Borovci, ndërkaq tani është Bekim Kodraliu. Vllajiq pretendon se asnjë veprim nga provat që i ka propozuar, nuk është ndërmarrë.
âKam propozuar qĂ« tĂ« merren video-incizimet nga dy objekte qĂ« tĂ« bisedohet mĂ« sĂ« paku me 4 persona, qĂ« tĂ« bĂ«het analiza bazike e stacioneve telefonike. TĂ« vĂ«rtetohet nga cilat antena telefonike nĂ« kohĂ«n kritike Jovani ka pranuar sinjale- kjo do tĂ« tregonte se ku ka qenĂ«. NĂ« asnjĂ« mĂ«nyrĂ« nuk Ă«shtĂ« vepruar sipas kĂ«saj. JanĂ« marrĂ« vetĂ«m disa incizime tĂ« njĂ« kamere dhe janĂ« shfaqur nĂ« mĂ«nyrĂ« shumĂ« selektive. Nuk Ă«shtĂ« treguar koha- qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishmeâ, u shpreh Vllajiq.
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Ai tha se prokurori e ka shkelur dispozitĂ«n e nenit 7 tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale, i cili thotĂ« se Ă«shtĂ« i obliguar qĂ« me kujdes tâi vĂ«rtetojĂ« faktet qĂ« shkojnĂ« nĂ« dobi apo dĂ«m tĂ« tĂ« pandehurit.
MĂ« tutje, avokati tha se disa prova janĂ« humbur pĂ«rgjithmonĂ«. Dhe se askush nuk Ă«shtĂ« i obliguar tâi ruajĂ« incizimet njĂ« vit nĂ«se dikush nuk e urdhĂ«ron kĂ«tĂ«. Andaj, sipas tij, janĂ« shkel dispozitat e nenit 3 dhe 5 tĂ« KPP-sĂ«, tĂ« cilat fkasin pĂ«r njĂ« proces tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« drejtĂ«n pĂ«r mbrojtje.
Sipas tij, me gjithë shkeljet e pretenduara, nxiten dyshime për paanshmëri të prokurorit të shtetit, ngase sic thotë ai, veprimi i deritashëm nuk ka qenë i paanshëm.
Vllajiq shtoi se gjyqtari posa ta pranojë kërkesën për përjashtim, është i obliguar që të ndërpresë punën në lidhje me lëndën.
Po ashtu, ai theksoi se kërkesën për përjashtim e prokurorit Kodraliu, e ka dërguar edhe tek kryeprokurorit, ndërsa sot tek prokrori në fjalë dhe gjykatës, duke konsideruar se është kërkesë e bazuar dhe se pas vendimit të gjyqtarit do të vazhdojnë me procedurën.
Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Dragisha Viqentijeviq, avokati Millosh Deleviq tha se i bashkëngjitet kërkesës së kolegut të tij. Tha se ka parashtruar kërkesë tek prokurori që të dëgjohen katër dëshmitarë, të mblidhen video-incizimet e kamerave nga dy objekte në Zubin Potok, të cilat pamje janë një orë para dhe një pas shpërthimit.
Por, sipas Deleviq, deri sot prokrurori nuk ka vepruar sipas kërkesës së tij, duke konsideruar kështu se është dëmtuar e drejta e tij për mbrojtje. Tha se krahas neneve të përmendura nga Vllajiq, prokrori ka shkel edhe nenin 47 të KPP-së.
Bazuar në të gjitha këto, tha se konsideron që kërkesa e avokatit Vllajiq është tërësisht e bazuar dhe i propozoi Gjykatës ta ndërpres këtë seancë derisa të sqarohet kërkesa.
Edhe mbrojtësja e të akuzuarit Igor Dimoviq, avokatja Jelena Krivokaqiq kërkoi që seanca të ndërpritet.
Më pas, prokurori Kodraliu tha se ndoshta mbrojtjes nuk iu pëlqen hetimi që ka zhvilluar, por theksoi se ai sulm ka qenë i përgatitur profesionalisht dhe i koordinuar në mënyrë të përsosur.
Sipas tij, provat që i ka propozuar mbrojtja i ka analizuar dhe dëgjuat edhe sot. Tha se komunikimet telefonike të të akuzuarit Jovan kanë qenë përmes sistemit telefonik të Serbisë dhe se ju kanë drejtuar autoriteteve serbe dy herë me kërkesë për bashkëpunim ndërkombëtar.
Por, prokurori thotë se përkundër kësaj, nuk kanë pranuar përgjigje nga ata.
âKa qenĂ« sulm qĂ« ka cenu direkt sigurinĂ« kombĂ«tare dhe nĂ« atĂ« fazĂ« sâkemi mund tĂ« vlerĂ«sojmĂ« se kush Ă«shtĂ« dĂ«shmitar, kush vshtĂ« i dyshuar nĂ« kĂ«tĂ« rast penal. Hetimet i kemi zhvillu me partnerĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«â, tha Kodraliu.
Më tej, ai theksoi se kanë konsideruar se në këtë fazë, dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja nuk paraqesin relevancë që do të ndihmonin në zbardhjen e këtij rasti.
âKolegu Vllajiq ka qenĂ« edhe ish-prokuror nĂ« sistemin jugosllav dhe Ă«shtĂ« njoftuar cilat janĂ« bazat ligjore pĂ«r pĂ«rjashtimin e prokurorit. MĂ« konkretisht neni 43 i KPP-sĂ«, i parasheh 5 arsye tĂ« cilat mund dhe Ă«shtĂ« e obligueshme tĂ« pĂ«rjashtohet prokuroriâ, tha ai, duke sqaruar kĂ«to rrethana.
Në fund, tha se i mbetet në kompetencë gjyqtarit nëse vendos për ndërprerjen e seancës.
Më pas, gjykatësi Vesel Ismaili mori vendim që të ndërpritet seanca, pasi tha se janë të obliguar të ndërpesin cdo veprim procedural derisa kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të japë përgjigje. Andaj, për caktimin e seancës së radhës, presin deri në vendim të kryeprokurorit lidhur me kërkesën.
Prishtinë- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca fillestare ndaj dy vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe Igor Dimoviq, lidhur me akuzën për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.
Fillimisht, mbrojtĂ«si i tĂ« akuzuarit Jovan Viqentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq kĂ«rkoi pĂ«rjashtimin e prokurorit Bekim Kodraliu nga kjo lĂ«ndĂ«, raporton âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 9 dhjetor 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe ndaj Igor Dimoviq, të cilët ngarkohen për sulmin e 29 nëntorit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.
Sipas aktakuzĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« qĂ« ka siguruar âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ, vĂ«llezĂ«rit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq mĂ« 29 nĂ«ntor 2024, rreth orĂ«s 18:50, ne fshatin VaragĂ«, Komuna e Zubin Potokut, kanĂ« vendosur eksploziv nĂ« pjesĂ«n e kanalit tĂ« âIbĂ«r Lepencâ, infrastrukturĂ« publike e cila shĂ«rben pĂ«r furnizimin me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m dhe nevoja tĂ« KorporatĂ«s Energjetike tĂ« KosovĂ«s (KEK) pĂ«r prodhim tĂ« energjisĂ« elektrike.
NĂ« aktakuzĂ«n tĂ« cilĂ«n e ka ngritur prokurori special Bekim Kodraliu, thuhet se tĂ« akuzuarit, sĂ« bashku me disa persona tĂ« tjerĂ« ende tĂ« panjohur, pas njĂ« marrĂ«veshje paraprake, me qĂ«llim tĂ« frikĂ«simit serioz tĂ« popullsisĂ« sĂ« vendit dhe rrezikimit tĂ« rendit kushtetues dhe sigurisĂ« sĂ« RepublikĂ«s se KosovĂ«s, e kanĂ« vendosur njĂ« sasi tĂ« konsiderueshme tĂ« eksplozivit qĂ« shĂ«rben pĂ«r pĂ«rdorim ushtarak, (rreth 20 kilogram te llojit Trinitrotoluene âTNIâ) nĂ« brendĂ«si tĂ« kanalit.
KĂ«tĂ«, sipas PSRK-sĂ« e kanĂ« bĂ«rĂ« pĂ«rmes njĂ« çante tĂ« cilĂ«n e kishin lidhur me litar nĂ« njĂ« shtyllĂ« betoni, duke e pozicionuar nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« shkaktojĂ« dĂ«mtim serioz tĂ« infrastrukturĂ«s kritike tĂ« furnizimit me ujĂ« dhe me energji elektrike, ku me atĂ« rast tĂ« pandehurit pĂ«rmes ndezjes sĂ« njĂ« fitili zjarr-pĂ«rcjellĂ«s me ndezje tĂ« ngadalshme e kanĂ« aktivizuar lĂ«ndĂ«n shpĂ«rthyese duke shkaktuar njĂ« shpĂ«rthim tĂ« fuqishĂ«m qĂ« si pasojĂ« Ă«shtĂ« dĂ«mtuar rĂ«ndĂ« struktura e betonit e kanalit tĂ« âIbĂ«r Lepencâ.
E kjo, në aktakuzë thuhet se kishte shkaktuar ndërprerje furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët e disa komunave veriore dhe qendrore te Kosovës, është penguar furnizimi me ujë për KEK-un, si dhe kanë rrezikuar edhe prodhimin e energjisë elektrike në nivel vendi.
Me këto veprime, sipas Prokurorisë, të akuzuarit kanë shkaktuar një rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e popullsisë dhe dëmtimin e infrastrukturës kritike të shtetit, ku në këtë rast të dëmtuarës- Ibër Lepencit i janë shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 376 mijë e 774 euro e 70 centë.
KĂ«shtu, ata akuzohen se nĂ« bashkĂ«kryerje e kanĂ« kryer veprĂ«n penale âRrezikimi i rendit kushtetues me shkatĂ«rrimin apo dĂ«mtimin e instalimeve dhe pajisjeve publikeâ nga neni 122 lidhur me veprĂ«n penale âKryerja e veprĂ«s terroristeâ nga neni 129. par.1 dhe neni 128, par.1, nĂ«npar.1.8 lidhur me nenin 31 tĂ« Kodit Penal.
Kurse, në pikën 2 të aktakuzës, vëllezërit Viqentijeviq akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje. Sipas aktakuzës, nga data e pacaktuar e deri me arrestimin e tyre, në shtëpitë e tyre, njëra në Zubin Potok, dhe tjetra në fshatin Prevllak, të po kësaj komune, gjatë kontrolleve të bëra nga ana e Policisë së Kosovës, u janë gjetur në posedim një sasi e konsiderueshme e armatimit luftarak.
âSi armĂ« tĂ« llojit kallashnikov A-47, njĂ« numĂ«r tĂ« granatave tĂ« dorĂ«s BRM 75 dhe zolla, 500 fishekĂ« 7.9 mm dhe 363 fishekĂ« tĂ« kalibrave tĂ« ndryshĂ«m, karikator tĂ« shumtĂ« tĂ« armĂ«s AK 47 dhe pjesĂ« te tyre, thika pĂ«r armĂ« tĂ« gjata, karikator pushke, mekanizĂ«m pĂ«r mbushjen e fishekĂ«ve tĂ« pushkĂ«s sĂ« gjuetisĂ« MK-16, pushkĂ« gjuetie, thike me kĂ«llĂ«f, radiolidhje tĂ« shumta pĂ«r pĂ«rdorim ushtarak, maska, uniforma te shumta ushtarake tĂ« vendeve tĂ« ndryshme si ato tĂ« SerbisĂ«, RusisĂ« dhe te shteteve tjera, helmeta dhe gjĂ«sende tjera te kundĂ«rligjshmeâ, pĂ«rshkruhet nĂ« aktakuzĂ«.
Të gjitha këto, thuhet se janë sekuestruar nga Polica në vendin e ngjarjes.
Me kĂ«tĂ«, ata ngarkohen se nĂ« bashkĂ«kryerje kanĂ« kryer veprĂ«n penlae âMbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«veâ nga neni 366, par.2 lidhur me par.1 dhe nenin 31 tĂ« Kodit Penal.
NĂ« pikĂ«n 3 tĂ« aktakuzĂ«s, thuhet se i akuzuari Jovan Viqentijeviq nga data e pacaktuar e nĂ« vazhdimĂ«si, e deri nĂ« momentin e arrestimit tĂ« tij, mĂ« 1 dhjetor 2024, i pandehuri nĂ« cilĂ«sinĂ« e tĂ« rekrutuarit nĂ« ShĂ«rbimin Ushtarak tĂ« SerbisĂ«, me gradĂ«n kolonel, ka vepruar dhe e ka ndihmuar kĂ«tĂ« shĂ«rbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente tĂ« klasifikuara me qĂ«llim qĂ« tâi pĂ«rdorĂ« gjatĂ« aktivitetit tĂ« tij tĂ« kundĂ«rligjshĂ«m nĂ« territorin e KosovĂ«s.
KĂ«to informata, sipas aktakuzĂ«s, ka pasur pĂ«r qĂ«llim tâua komunikojĂ« ShĂ«rbimit informativ Ushtarak tĂ« SerbisĂ«, pĂ«rmes vizitave dhe takimeve qĂ« i ka realizuar nĂ« Serbi me zyrtarĂ«t e saj. KĂ«to informacione dhe dokumente, thuhet se i ka siguruar nga aktiviteti i tij i spiunimit.
âNĂ« kuadĂ«r te dokumentacioneve, qĂ« i pandehuri i ka siguruar gjatĂ« veprimtarisĂ« sĂ« tij inkriminuese, janĂ« edhe njĂ« dokument i klasifikuar si konfidencial prej 66 faqesh i pĂ«rpiluar nga KFOR-i, pĂ«r nevojat e operacioneve tĂ« tyre nĂ« terren, pastaj ka bĂ«rĂ« vĂ«zhgimin e lĂ«vizjeve tĂ« ushtarĂ«ve amerikanĂ« tĂ« KFOR-it, ka fotografuar bazĂ«n e NjĂ«sive Speciale Policore tĂ« KosovĂ«s nĂ« Jasenovik qĂ« gjendet nĂ« KomunĂ«n e Zubin Potokutâ, pĂ«rshkruhet tutje nĂ« aktakuzĂ«.
Gjithashtu, sipas aktakuzĂ«s, i pandehuri me qĂ«llim tĂ« krijimit tĂ« njĂ« narrative tĂ« dĂ«mshme pĂ«r shtetin e KosovĂ«s nĂ« raport me bashkĂ«sinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, Viqentijeviq pĂ«rmes njĂ« dokumenti tĂ« modifikuar, ka tentuar ta paraqes ekzistimin e njĂ« organizate fiktive kinse pĂ«r çlirimin e trojeve shqiptare e quajtur si âKomiteti KombĂ«tar pĂ«r Lirimin dhe Mbrojtjen e Trojeve Shqiptareâ, duke e shoqĂ«ruar me disa fotografi tĂ« eprorĂ«ve tĂ« lartĂ« tĂ« UshtrisĂ« Ălirimtare tĂ« KosovĂ«s.
Me këto veprime, Prokuroria në aktakuzë vlerëson se tani i akuzuari seriozisht e ka dëmtuar rendin juridik dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, si dhe ka rrezikuar jetën e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj, si dhe ushtarëve te KFOR-it.
KĂ«shtu, ai akuzohet se nĂ« vazhdimĂ«si ka kryer veprĂ«n penale âSpiunazhiâ nga neni 124, par. 5 lidhur me par. 4 dhe nenin 77 tĂ« Kodit Penal.
Ndërsa, Igor Dimoviq, në pikën 4 të aktakuzës, akuzohet se nga data e pacaktuar deri më 30 nëntor 2024, rreth orës 6:30 në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me konkretisht në shtëpinë e tij, me rastin e kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës, i janë gjetur në posedim tre karikatorë, një fishek, një thikë dhe disa unifiroma ushtarake, të cilat janë sekuestruar nga Policia në vendin e ngjarjes.
Me kĂ«to veprime, Dimoviq akuzohet se ka kryer veprĂ«n penale âMbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«veâ nga neni 366, par.1 tĂ« Kodit Penal.
Kryetari i Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Lumir Abdixhiku, ka thĂ«nĂ« se qeveria nĂ« detyrĂ« ka dĂ«shtuar tâi sigurojĂ« siguri energjetike vendit.
Sipas tij, vetëm për gjatë këtij mandati, Kosova ka blerë rrymë jashtë vendit mbi 800 milionë euro.
âVetĂ«m pĂ«r kohĂ«n e qeverisjes sĂ« Albin Kurti, Kosova i ka ble 800 milionĂ« euro rrymĂ«. VetĂ«m kĂ«tĂ« vit 250 milionĂ«. As sâkemi kapacitete tĂ« reja, as nuk janĂ« duke u ndĂ«rtuar kapacitete tĂ« reja. Derisa sâka kapacitete tĂ« reja do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« blejmĂ« rrymĂ«â, ka thĂ«nĂ« Abdixhiku.
Me këto miliona sipas Abdixhiku, do të përfundonin shumë projekte të mëdha e të nevojshme në Kosovë.
âMe kĂ«to para do tĂ« mund tĂ« rregullohej Unaza e Jashtme e PrishtinĂ«s, do tĂ« ndĂ«rtohej spitali i ri, do tĂ« ndĂ«rtohej centrali me gaz, do tĂ« realizohej mĂ«simi tĂ«rĂ«ditor nĂ« tĂ« gjithĂ« KosovĂ«nâ, ka thĂ«nĂ« Abdixhiku nĂ« emisionin Pressing nĂ« T7.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar videon e radhës në kuadër të zotimeve të tij kryesore, ku fokusi është ulja e kostos së energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset.
Në mesazhin e tij, Hamza thekson se çmimet e energjisë janë shndërruar në një barrë serioze për familjet dhe sektorin privat, duke theksuar se rritja e faturave nuk po shoqërohet me rritje të pagave, çka sipas tij përbën padrejtësi sociale.
âĂmimet e energjisĂ« janĂ« bĂ«rĂ« njĂ« prej barrĂ«ve mĂ« tĂ« rĂ«nda pĂ«r familjet dhe bizneset. Faturat po rriten, ndĂ«rsa paga nuk po mjafton. Kjo Ă«shtĂ« padrejtĂ«si socialeâ, deklaron Hamza.
Ai paralajmëron se një nga vendimet e tij të para si Kryeministër do të jetë heqja e TVSH-së për energjinë elektrike, një masë që, sipas tij, do të reflektohet drejtpërdrejt në uljen e faturave mujore dhe në lehtësimin e jetës së qytetarëve.
âKjo do tĂ« thotĂ« faturĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«t çdo muaj, mĂ« shumĂ« qetĂ«si pĂ«r familjet dhe mĂ« shumĂ« lehtĂ«si pĂ«r secilin prej jush. Energjia nuk Ă«shtĂ« luks. ĂshtĂ« nevojĂ« bazike, dhe unĂ« do ta trajtoj si tĂ« tillĂ«", thekson kandidati i PDK-sĂ«.
NĂ« fund tĂ« videos, Hamza riafirmon angazhimin e tij politik dhe misionin pĂ«r ndryshim: âUnĂ« jam Bedri Hamza, dhe ky Ă«shtĂ« misioni im. BashkĂ«. PĂ«rparaâ.
Zotimi për heqjen e TVSH-së nga energjia elektrike është pjesë e platformës ekonomike të PDK-së, e cila synon uljen e kostos së jetesës, mbështetjen e familjeve dhe krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin ekonomik të vendit.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Fushë Kosovë është pajisur me një autoambulancë të re, e cila është siguruar nga Ministria e Shëndetësisë, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe rritjes së kapaciteteve për intervenim të shpejtë emergjent.
Nga Komuna e Fushë Kosovës bëhet e ditur se kjo autoambulancë paraqet një ndihmë të rëndësishme, duke pasur parasysh numrin e madh të banorëve dhe nevojat e shtuara për shërbime shëndetësore në komunë. Sipas njoftimit, pajisja e re do të ndikojë drejtpërdrejt në ofrimin më efikas dhe më cilësor të shërbimeve mjekësore për qytetarët.
âDuke marrĂ« parasysh ngarkesĂ«n dhe kĂ«rkesat e vazhdueshme pĂ«r shĂ«rbime emergjente, kjo autoambulancĂ« Ă«shtĂ« njĂ« ndihmĂ« e mirĂ«seardhur dhe e domosdoshme pĂ«r QKMF-nĂ« dhe pĂ«r qytetarĂ«t e FushĂ« KosovĂ«sâ, thuhet nĂ« njoftimin e komunĂ«s.
Komuna e Fushë Kosovës ka shprehur falënderim ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se investime të tilla janë në funksion të drejtpërdrejtë të përmirësimit të shëndetit publik dhe shërbimeve për qytetarët. /Telegrafi/
Shqipëria ka përforcuar kapacitetet e saj mbrojtëse me marrjen e sistemeve raketahedhës Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të një ndihmese për Forcat e Armatosura Shqiptare në prag të Vitit të Ri.
Lajmi u bë i ditur nga ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili theksoi se kjo mbështetje rrit nivelin e parandalimit, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Vengu konfirmoi se tashmë ka përfunduar dorëzimi i një sasie të parë të sistemeve Javelin, duke nënvizuar se ndihmesa përfshin edhe Kosovën, në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Shtetet e Bashkuara.
âSapo Ă«shtĂ« kryer dorĂ«zimi i njĂ« sasie tĂ« parĂ« tĂ« sistemeve Javelin dhe ShqipĂ«ria dhe Kosova janĂ« pjesĂ« e kĂ«saj ndihmese dhe bashkĂ«punimi me SHBA-nĂ«, pĂ«rfshirĂ« edhe raketat e para antitank qĂ« lĂ«shohen nga kĂ«to sistemeâ, u shpreh ministri.
Sipas Vengut, rëndësia e këtij zhvillimi qëndron në tri aspekte kryesore. Ai tha se, së pari, bëhet fjalë për një kërkesë të kahershme të Forcave të Armatosura, e cila më në fund po konkretizohet.
Së dyti, ky bashkëpunim konfirmon rolin kyç të Shteteve të Bashkuara në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë. Ndërsa, si aspekt të tretë, ministri veçoi rëndësinë e aftësimit të personelit ushtarak për përdorimin e sistemeve dhe teknologjive moderne.
âJanĂ« sisteme antitank qĂ« mund tĂ« pĂ«rdoren edhe pĂ«r neutralizimin e kĂ«rcĂ«nimeve nĂ« distanca tĂ« shkurtra, ndĂ«rkohĂ« qĂ« kanĂ« njĂ« domethĂ«nie tĂ« trefishtĂ« pĂ«r sigurinĂ« dhe profesionalizmin e forcave tonaâ, theksoi Vengu.
Ministri i Mbrojtjes nuk dha detaje për numrin e raketahedhësve të pranuar, por bëri të ditur se gjatë vitit 2026 pritet edhe një dërgesë tjetër e këtyre sistemeve. /Telegrafi/
Një person është raportuar i zhdukur mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, kanë bërë të ditur burime policore.
Sipas njoftimit, ankuesi, burrë kosovar, ka informuar policinë se viktima, po ashtu burrë kosovar, është larguar nga banesa rreth orës 19:00 dhe nuk është kthyer më.
Rasti është duke u trajtuar nga ekipet relevante të Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e zhdukjes dhe për të lokalizuar personin e raportuar.
Autoritetet u bĂ«jnĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ«, nĂ«se kanĂ« informacione qĂ« mund tĂ« ndihmojnĂ« nĂ« gjetjen e personit tĂ« zhdukur, tâi raportojnĂ« ato tek organet kompetente. /Telegrafi/
Komuna e Kaçanikut ka pĂ«rfunduar FazĂ«n II tĂ« projektit âNdĂ«rtimi i trotuarit nĂ« rrugĂ«n regjionale Ahmet Kaçikuâ, nĂ« segmentin Restorant Natyra â Fusha e Pajtimit, investim ky i realizuar nga buxheti komunal.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, me këtë fazë është kompletuar ndërtimi i trotuarit dhe shtegut të çiklizmit, së bashku me të gjithë infrastrukturën përcjellëse, përfshirë kanalizimin atmosferik për largimin e ujërave dhe ndriçimin publik.
Drejtori i kësaj drejtorie, Arian Teneqja, ka bërë të ditur se projekti shtrihet nga Fusha e Pajtimit deri në fshatin Duraj, në një gjatësi prej rreth 3 mijë metrash, duke përfshirë një nga segmentet më të frekuentuara të kësaj rruge regjionale.
Sipas komunës, ky investim ka qenë tejet i nevojshëm dhe pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë në komunikacion, si dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët, nxënësit dhe studentët që e shfrytëzojnë këtë rrugë çdo ditë.
Nga Komuna e Kaçanikut theksohet se investimet në infrastrukturë rrugore dhe siguri publike do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim përmirësimin e kushteve për qytetarët. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka mbajtur sot takimin e dytë publik me qytetarë, ku ka prezantuar raportin për punët, projektet dhe investimet e realizuara gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2025.
Gjatë adresimit të tij, kryetari Aliu ka paraqitur projektet e përfunduara dhe ato në zhvillim në sektorë të rëndësishëm si infrastruktura, arsimi, shëndetësia, mirëqenia sociale dhe shërbimet publike. Ai theksoi se buxheti i Komunës së Shtimes për vitin 2025 ka qenë mbi 11 milionë euro, duke mundësuar realizimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
âKjo ishte njĂ« periudhĂ« e mbushur me angazhim tĂ« vazhdueshĂ«m dhe rezultate konkrete qĂ« kanĂ« zgjidhur probleme dhe kanĂ« lehtĂ«suar jetĂ«n e qytetarĂ«ve tanĂ«. Ky ishte gjashtĂ«mujori i fundit i kapitullit tĂ« punĂ«s nĂ« mandatin e parĂ«, ndĂ«rsa mandati i ri na gjen me pĂ«rgjegjĂ«si edhe mĂ« tĂ« madhe dhe me shumĂ« punĂ« pĂ«rparaâ, ka deklaruar kryetari Aliu.
Në fushën e arsimit, ai njoftoi për rritjen e subvencioneve, funksionalizimin e katër çerdheve ku aktualisht përfitojnë rreth 250 fëmijë, si dhe investime pothuajse në të gjitha shkollat e komunës. Po ashtu, gjatë këtij viti janë ndarë 120 bursa për studentët nga Komuna e Shtimes.
Sa i përket infrastrukturës, kryetari Aliu veçoi projektet e kanalizimeve atmosferike, ndriçimit publik, realizimin e projektit të unazës së brendshme, si dhe ndërtimin dhe rivitalizimin e shumë rrugëve lokale, përfshirë rrugët e reja të Malësisë në fshatrat Topillë, Rancë dhe Devetak.
Një nga projektet më të rëndësishme, sipas tij, është rrënimi i objektit përpara ndërtesës së komunës, që do të hapë rrugë për realizimin e projektit të sheshit të qytetit dhe ndërtimin e parkingut nëntokësor.
Kryetari Aliu foli gjithashtu për investimet në shëndetësi dhe mirëqenie sociale, duke përmendur vazhdimin e punimeve për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ndërtimin e entit special, objektit të administratës komunale dhe rregullimin e shtratit të lumit, projekte këto me vlera milionëshe.
NĂ« fushĂ«n e kulturĂ«s, rinisĂ« dhe sportit, ai theksoi investimet nĂ« sallat sportive, subvencionimin e botuesve tĂ« rinj, organizimin e festivalit tradicional âFolkFestâ, mbajtjen pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« tĂ« festivalit pĂ«r fĂ«mijĂ« nĂ« Shtime, si dhe themelimin e Korit tĂ« Qytetit, krahas aktiviteteve tĂ« tjera kulturore.
Po ashtu, kryetari njoftoi për fillimin e punimeve për ndërtimin e Varrezave të Dëshmorëve në Shtime, projekt ky me vlerë rreth gjysmë milioni euro.
Në përmbyllje, kryetari Qemajl Aliu ka ritheksuar përkushtimin e tij dhe të qeverisjes komunale për vazhdimin e punës në shërbim të qytetarëve dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës në Komunën e Shtimes. /Telegrafi/
Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar lidhur me kolonat në pikat kufitare në Kosovë.
Sipas të dhënave të fundit, pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë të shkurta.
Raportohen pritje deri në 10 minuta në hyrje në Merdardë.
Ndërsa, deri 5 minuta raportohen pritje në, Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Stançiq, Mutivodë dhe Vërmicë, Han të Elezit, Jarinje dhe Kullë. /Telegrafi/
Spitali i PĂ«rgjithshĂ«m âIsa Grezdaâ nĂ« GjakovĂ« ka njoftuar se reparti i hemodializĂ«s Ă«shtĂ« furnizuar me karrige moderne pĂ«r pacientĂ«t, investim ky qĂ« synon pĂ«rmirĂ«simin e kushteve tĂ« qĂ«ndrimit dhe rritjen e komoditetit gjatĂ« trajtimit mjekĂ«sor.
Sipas njoftimit, pajisjet e reja do tâu ofrojnĂ« pacientĂ«ve kushte mĂ« tĂ« rehatshme gjatĂ« marrjes sĂ« shĂ«rbimeve tĂ« hemodializĂ«s, duke ndikuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« cilĂ«sinĂ« e trajtimit dhe mirĂ«qenien e tyre.
Po ashtu, nga Spitali i PĂ«rgjithshĂ«m âIsa Grezdaâ Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e ditur se nĂ« fillim tĂ« vitit 2026 pritet tĂ« nisĂ« renovimi i plotĂ« i repartit tĂ« hemodializĂ«s.
Ky projekt ka për qëllim krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore dhe funksionale, si për pacientët ashtu edhe për personelin shëndetësor.
Drejtuesit e spitalit theksojnë se këto investime janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e standardeve të trajtimit për pacientët që kanë nevojë për shërbime të rregullta të hemodializës. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur se sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit të ri energjetik 220/35/10(20) kV në Malishevë, projekt ky që synon rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për qytetarët dhe bizneset lokale.
Sipas Kastratit, ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt stabilizimit energjetik në komunë, e cila për vite me radhë është përballur me ndërprerje të shpeshta të rrymës.
âSot shĂ«nojmĂ« njĂ« moment tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r komunĂ«n tonĂ«, vĂ«nien e gurthemelit pĂ«r ndĂ«rtimin e NĂ«nstacionit tĂ« ri 220/35/10(20) kV nĂ« MalishevĂ«, njĂ« projekt i shumĂ«pritur qĂ« ka rĂ«ndĂ«si tĂ« madhe pĂ«r sigurinĂ« dhe cilĂ«sinĂ« e furnizimit me energji elektrike nĂ« komunĂ«n tonĂ« dhe mĂ« gjerĂ«â, ka shkruar Kastrati nĂ« Facebook.
Ai theksoi se përfitues të drejtpërdrejtë të këtij investimi do të jenë familjet, mërgata dhe sektori privat, të cilët janë prekur rëndë nga problemet energjetike në vitet e fundit.
âKy Ă«shtĂ« njĂ« lajm i mirĂ« pĂ«r çdo familje tĂ« MalishevĂ«s, pĂ«r mĂ«rgatĂ«n tonĂ« qĂ« na viziton gjatĂ« festave, si dhe pĂ«r bizneset tona lokale, tĂ« cilat pĂ«r vite me radhĂ« janĂ« pĂ«rballur me ndĂ«rprerje tĂ« shpeshta tĂ« energjisĂ« elektrikeâ, bĂ«ri tĂ« ditur ai.
Megjithatë, kryetari i Malishevës ngriti edhe kritika ndaj institucioneve qendrore për, siç tha ai, trajtim të pabarabartë të komunës ndër vite, përcjell Telegrafi.
âPĂ«r shumĂ« vite me radhĂ«, Malisheva Ă«shtĂ« diskriminuar nga institucionet e nivelit qendror. KatĂ«r dimra radhazi, qytetarĂ«t tanĂ« kanĂ« mbetur pa energji elektrike, me ndĂ«rprerje tĂ« vazhdueshme qĂ« ua kanĂ« prishur festat familjare, kanĂ« dĂ«mtuar bizneset dhe kanĂ« krijuar pasiguri tĂ« vazhdueshme nĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshmeâ, shtoi Kastrati.
Ai theksoi se komuna nuk ka kërkuar privilegje, por vetëm trajtim të barabartë dhe respekt institucional.
âMalisheva nuk ka kĂ«rkuar asgjĂ« mĂ« shumĂ« se trajtim tĂ« barabartĂ« dhe respekt institucional. Kjo situatĂ« nuk ka qenĂ« e drejtĂ« dhe nuk duhet tĂ« pĂ«rsĂ«ritet mĂ«â, thuhet nĂ« postimin e tij.
Në fund, Kastrati kërkoi që projekti të përfundojë brenda afatit të paralajmëruar prej 13 muajsh, duke paralajmëruar se do të kërkojë llogaridhënie për realizimin e tij të plotë.
âPres dhe uroj qĂ« ky projekt tĂ« pĂ«rfundojĂ« brenda afatit prej 13 muajsh dhe tĂ« mos mbetet njĂ« tjetĂ«r projekt i nisur e i lĂ«nĂ« pĂ«rgjysmĂ«. Si kryetar i komunĂ«s, do tĂ« jem zĂ« i fuqishĂ«m i qytetarĂ«ve dhe do tĂ« kĂ«rkoj llogaridhĂ«nie qĂ« ky projekt tĂ« realizohet plotĂ«sisht dhe nĂ« kohĂ«â, pĂ«rfundoi Kastrati.
Në vënien e gurthemelit ishte edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ku në fjalën e saj theksoi se, sot po fillojnë punimet në nënstacionin e ri në Malishevë në vlerë prej 6.8 milionë euro, investim ky që lidhë për herë të parë Malishevën në rrjetin 220 kV, që është ndryshim i kategorisë, jo vetëm për kapacitet më të larta, por edhe për punime të qëndrueshme dhe më të besueshme krahas rrjetit i cili gjithashtu është 35 kV.
"Unë e di që Malisheva ka pasur nevojë për këtë investim qysh moti. Problemet i keni që nga viti 2007, pra, kjo që po bëjmë sot, që po nisim sot, është përmirësim i një padrejtësie të gjatë për Malishevën.
"Qysh në vitin 2021, kur e kemi marrë mandatin, e kemi ditur që Malisheva e ka këtë problem jashtëzakonisht të madh, dhe e kemi ngritur këtë çështje menjëherë, ku në vitin 2022 KOSTT-i e ka vendosur në plan pesëvjeçar të investimeve. Më pas në vitin 2023, KOSTT-i e ka tenderuar dhe kontraktuar dizajnin e projektit. Pastaj në 2024-tën, e gjatë këtij viti është marrë leja ndërtimore e procedurat e tjera të nevojshme, dhe jam e lumtur që më në fund, kontrata është nënshkruar, para disa javësh, e sot po fillojnë punimet", ka thënë Rizvanolli. /Telegrafi/
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është kërkuar harmonizim me institucionet ditën e zgjedhjeve, në rast se mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani ka thënë se nevojitet planifikim i detajuar të dielën me 28 dhjetor, në rast se mund të paraqiten sfida të tilla.
âDuke parĂ« qĂ« gjatĂ« kĂ«saj periudhe tĂ« fushatĂ«s zgjedhore ka ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ« anĂ« e kĂ«nd vendit, konsideroj qĂ« prej KQZ-sĂ« nevojitet njĂ« komunikim i drejtĂ« me ministrinĂ« por edhe me institucionet dhe organet tjera, nĂ« kĂ«tĂ« rast me KEDS-in edhe me KESCO-n dhe KOSST dhe kushdo qĂ« Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m pĂ«r tĂ« harmonizuar edhe pĂ«r tĂ« parĂ« se ku mund tĂ« kemi sfida pĂ«r ditĂ«n e zgjedhjeve. Pra po flasim pĂ«r procesin e numĂ«rimit qĂ« bĂ«het pas orĂ«s 19:00 por edhe qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« edhe me funksionalitetin edhe tĂ« kamerave nĂ« çdo vendvotim por edhe me kapacitetet ekzistuese tĂ« qendrave tĂ« votimit, shkollave nĂ« kĂ«tĂ« rast me gjeneratorĂ«t nĂ« qoftĂ« se janĂ« tĂ« pajisur, konsideroj qĂ« nevojitet njĂ« planifikim i detajuar i sekretariatit nĂ« raport me secilĂ«n qendĂ«r tĂ« votimit por edhe nĂ« anĂ«n tjetĂ«r tĂ« shpalosim edhe sfidat tona qĂ« mund tâi kemi me qendrat komunale tĂ« numĂ«rimit, sepse i gjithĂ« procesi i numĂ«rimit tashmĂ« Ă«shtĂ« i varur prej teknologjisĂ«, nuk janĂ« gjĂ«ra qĂ« bĂ«hen manualishtâ, theksoi ai.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se kjo çështje është diskutuar nga sekretariati por që do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme.
âPara 10 dite kemi pasur njĂ« takim me KEDS-in nĂ« kĂ«tĂ« sallĂ«. Ajo çka i ka interesuar KEDS ka qenĂ« çështja e gjeneratorĂ«ve qĂ« janĂ« nĂ« dispozicion nĂ« qendra tĂ« votimit. NĂ« kĂ«to tĂ« dhĂ«na i kemi marr prej krejt Komisioneve komunale zgjedhore edhe ka prej qendrave tĂ« votimit qĂ« nuk ka fare gjenerator, ka edhe qendra tĂ« votimit qĂ« kanĂ« gjenerator ose gjeneratori Ă«shtĂ« i lidhur vetĂ«m pĂ«r ngrohje por jo ndriçim. Bazuar nĂ« zgjedhjet e kaluara KEDS nĂ« zona me problematike i ka ofruar vetĂ« llampat nĂ« vend votime. KĂ«saj radhe kanĂ« dashur qĂ« tĂ« shohin gjendjen e gjeneratorĂ«ve nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« pĂ«rmes ekipeve tĂ« tyre nĂ« terren tâi aktivizojnĂ«. ĂshtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« zona mĂ« e rrezikuar Ă«shtĂ« Malisheva, Ă«shtĂ« pĂ«r shkak tĂ« transmisionitâ, tha ai.
Në mbledhjen e sotme është diskutuar edhe çështja e orarit për numërimin e votave, ku anëtari Muharrem Nitaj ka ngritur çështjen që të ketë pushim me datën 1 janar.
âNe nĂ« mbledhjen e KĂ«shillit tĂ« Operacioneve kemi vendosur qĂ« dita e punĂ«s nĂ« raport me procesin zgjedhor tĂ« vazhdojĂ« edhe me datĂ«n 1 janar pas orĂ«s 16:00, ndĂ«rkaq me datĂ«n 31 dhjetor tĂ« vazhdojĂ« deri nĂ« orĂ«n 12:00, nuk e di nĂ«se Ă«shtĂ« vendimi mĂ« i mirĂ« i mundshĂ«m, nĂ«se ja vlen tĂ« angazhojmĂ« ekipet e ndryshme me datĂ«n 1 janar nĂ« kohĂ«n kur 31 dhjetori Ă«shtĂ« festĂ« edhe eventualisht njerĂ«zit mund tĂ« kenĂ« telashe qĂ« tĂ« jenĂ« plotĂ«sisht tĂ« angazhuar nĂ« ditĂ«n e nesĂ«rme. Po e hapi si dilemĂ« nĂ«se Ă«shtĂ« mirĂ« qĂ« me datĂ«n 1 janar tĂ« mos punohet, ndĂ«rkaq tĂ« vazhdojĂ« numĂ«rimi me datĂ«n 2 janar prej orĂ«s 10:00â, ka thĂ«nĂ« Nitaj.
Ndërkaq, Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se për shkak të integritetit të procesit nuk duhet të ndalet aktiviteti i punës.
âDuhet ta kuptojmĂ« qĂ« jemi nĂ« proces zgjedhor dhe pjesĂ« e pĂ«rgjegjĂ«sive tona Ă«shtĂ« qĂ« puna jonĂ« tĂ« mos ndalet nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ne njĂ« kohĂ« sa mĂ« tĂ« shkurtĂ«r tâi bĂ«jmĂ« publike rezultatet e procesit zgjedhor edhe pĂ«r kandidatĂ«t gjithashtu por pastaj edhe faza tjera tĂ« ankimimimit e deri te certifikimi i rezultatit tĂ« zgjedhjeve kĂ«rkon nga gjitha subjektet, nga gjithĂ« akterĂ«t tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« proces zgjedhor qĂ« ta kryejnĂ« punĂ«n e tyre me pĂ«rkushtim.. Ne nuk guxojmĂ« qĂ« tĂ« ndalim aktivitetin tonĂ« qĂ« tĂ« ju nĂ«nshtrohemi festave, sepse Ă«shtĂ« njĂ« proces i cili nuk guxon me pas ndĂ«rprerje pĂ«r shkak edhe tĂ« aspektit sensitiv por edhe integritetit tĂ« vet procesitâ, shtoi ai.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se komunat janë njoftuar për oraret e punës.
âĂĂ«shtja e orarit Ă«shtĂ« diskutuar edhe nĂ« KĂ«shillin pĂ«r Operacione Zgjedhore dhe Ă«shtĂ« nĂ« pajtim qĂ« orari me 31 dhjetor tĂ« jetĂ« deri nĂ« orĂ«n 12 edhe me 1 janar 2026 tĂ« vazhdojĂ« prej orĂ«s 16:00. Lidhur me kĂ«tĂ« dakordim, kĂ«tĂ« pajtim tĂ« KĂ«shillit tĂ« Operacioneve Zgjedhore, Sekretariati i KQZ-sĂ« i ka njoftuar tĂ« gjitha komisionet komunale zgjedhore, i kemi njoftuar pĂ«rmes email-it, i kemi njoftuar edhe pĂ«rmes platformĂ«s Ă«hatssup me datat 31 dhjetor dhe 1 janar. Njoftimin vetĂ«m e kanĂ« pranuarâ, ka njoftuar ai. /KP/
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar sot një takim me katër kryetarët e sapoinauguruar të komunave veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile serbe në veri të Kosovës.
Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së, gjatë takimit u theksuan pritshmëritë amerikane për qeverisje transparente dhe efektive, si dhe për ofrimin e shërbimeve të barabarta për të gjitha komunitetet.
âAnu Prattipati nĂ«nvizoi pritshmĂ«ritĂ« e Shteteve tĂ« Bashkuara pĂ«r qeverisje transparente dhe efektive, si dhe pĂ«r ofrimin e shĂ«rbimeve tĂ« drejta dhe tĂ« barabarta pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«tâ, thuhet nĂ« postimin e AmbasadĂ«s amerikane.
Po ashtu, nĂ« takim u theksua rĂ«ndĂ«sia e bashkĂ«punimit tĂ« autoriteteve lokale me institucionet e sigurisĂ« publike, tĂ« cilat janĂ« tĂ« pĂ«rkushtuara pĂ«r tâu shĂ«rbyer tĂ« gjitha komuniteteve pa dallim.
âAjo theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e angazhimit me institucionet e sigurisĂ« publike, tĂ« pĂ«rkushtuara pĂ«r tâu shĂ«rbyer tĂ« gjitha komuniteteveâ, thuhet mĂ« tej nĂ« njoftim.
Ambasada e SHBA-së ka ritheksuar se mbetet e përkushtuar në mbështetjen e qeverisjes demokratike, sundimit të ligjit dhe përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, veçanërisht në komunat me ndjeshmëri politike dhe institucionale. /Telegrafi/