Pak orë para finales, plas sherri mes tifozëve të Galatasarayt dhe Fenerbahçes

Dy gjigantët turk, Fenerbahçe dhe Galatasaray, do të takohen sot (e shtunë) me fillim nga ora 16:45 në kuadër të finales së Superkupës së Turqisë.
Kjo ndeshje ishte paraparë fillimisht të luhej me fillim nga ora 20:30, por deri tek ky ndryshim i orarit erdhi për shkak të erës së fortë në Stamboll dhe reshjeve të pritshme në mbrëmje.
Teksa kanë mbetur më pak se 2 orë deri në fillimin e këtij takimi, tashmë ka shpërthyer një përleshje e madhe mes tifozëve.
Dy tifozeritë u përballën me njëra-tjetrën afër stadiumit dhe u desh intervenimi i forcave të rendit për të parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes.
Galatasaray ve Fenerbahçe taraftarları arasında kavga çıktı. pic.twitter.com/eqyl1LZqjg
— Le Marca Sports (@lemarcaspors_) January 10, 2026
Vlen të theksohet se kjo finale do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik ‘Ataturk’ dhe gjyqtar kryesor do të jetë Halil Umut Meler.
Hera e fundit kur këto dy skuadra janë përballur këtë sezon ka qenë në kuadër të javës së 14-të të Superligës së Turqisë.
Ai takim kishte përfunduar pa fitues, me të dy skuadrat që luajtën baras 1-1 ku për Galatasaray kishte realizuar Leroy Sane ndërsa për Fenerbahçen, Leroy Sane./Telegrafi/










Rion dhe Riola Xhemaili




























