Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti para gjyqit nën akuzën për mosraportim të pasurisë

Shpend Ahmeti, ish-kryetar i Prishtinë, ka dalë sot më 21.01.2026 para Gjykatës në seancën e shqyrtimit fillestar për t`u ballafaquar me aktakuzën e prokurorisë lidhur me mosraportim të pasurisë.
Sipas aktakuzës i pandehuri Shpend Ahmeti nuk ka deklaruar mjetet financiare në shumë prej 54,400.00 euro të pranuara nga llogaritë personale të nënës së tij dhe 118 mijë euro të tij. Sipas Prokurorisë shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Dren Paca, i akuzuari Shpend Ahmeti u deklarua rreth fajësisë.
Ahmeti tha se nuk ndihet fajtor për veprën e cila i vihet në barrë.
Tutje, pas deklarimit të tij, gjyqtari Leon Përlaska njoftoi të akuzuarin dhe mbrojtjen e tij se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimin e provave dhe të paraqesin kërkesë për hedhje të aktakuzës.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 23.12.2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit.
Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të siguruar nga KALLXO.com thuhet se i pandehuri Shpend Ahmeti në periudhën kohore nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në Prishtinë, në cilësinë e Kryetarit të Komunes së Prishtines edhe pse i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë vjetore në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë duke mos deklaruar te ardhurat reale.
âSi person zyrtar, ka qenĂ« i obliguar tĂ« bĂ«jĂ« deklarimin e saktĂ«, tĂ« plotĂ« dhe nĂ« kohĂ« tĂ« pasurisĂ«, tĂ« ardhurave, dhuratave, dobive pasurore dhe detyrimeve financiare, me rastin e paraqitjes se deklaratave vjetore pranĂ« AgjencisĂ« pĂ«r Parandalimin e Korrupsionit, me dashje ka paraqitur deklarata tĂ« pasakta tĂ« pasurisĂ«, duke mos deklaruar tĂ« ardhurat reale, respektivisht duke mos deklaruar deponimet nĂ« para tĂ« gatshme (cash) tĂ« realizuara personalisht gjatĂ« viteve pĂ«rkatĂ«se, si drejtĂ«pĂ«rdrejt ashtu edhe pĂ«rmes bankomatĂ«ve (ATM), nĂ« llogaritĂ« e tij personale pranĂ« BankĂ«s Ekonomike dhe BankĂ«s KombĂ«tare Tregtare (BKT), nĂ« vlerĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme prej 118,200.00 euro.â- thuhet nĂ« aktakuzĂ«.
Sipas PSRK-sĂ« i pandehuri Ahmeti nĂ« vazhdimĂ«si ka kryer veprĂ«n penale âMosraportimi ose raspotimi i rremĂ« i pasurisĂ«, tĂ« ardhurave, i dhuratave, i dobisĂ« tjetĂ«r materiale ose i detyrimeve financiare.
Ahmeti ishte për dy mandate kryetar i Prishtinës, i njëjti kishte fituar si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje mandatin e parë në vitin 2013-të dhe përfundoi mandatin e dytë në vitin 2021.





































