Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se urdhër arresti është dhënë nga prokurori Bledar Valikaj.

Mësohet se Eno Agasi, ka hequr verën miliona euro e zbuluar në kantinën e Ergys Agasit.

Lala bën me dije se pasi ishte bërë inventari, vera ishte lënë në kantinë pasi s’mund të transportohej natën nga doganat. Por më pas, kur kanë shkuar të nesërmen për ta marrë, vera ishte hequr.

Ndërkohë, vetë biznesmeni Ergys Agasi është në kërkim, pasi akuzohet nga SPAK se krijoji bashkë me Ermal Beqirajn, një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të AKSHI-it, duke përdorur dhunë dhe pengmarrje.

Dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, akuzohen nga SPAK për 6 vepra penale: pastrim parash, shkelje e barazisë në tendera e kryer në formën e bashkëpunimit të grupit kriminal, heqje e paligjshme e lirisë, konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

“Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit në hetim E.A., e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

The post Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit appeared first on Albeu.com.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e vendndodhjes të personit të dyshuar



Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e vendndodhjes së një personit Hajder Petref Mukaj.

Policia në njoftim bën të ditur se Mukaj dyshohet për “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Njësia Pejë, më datën 09 shtator 2025, në koordinim dhe me autorizim nga prokurori i Shtetit, në vazhdën e hetimeve lidhur me një rast, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ ka bërë kërkesë për bashkëpunim për identifikimin e personit/va të dyshuar.

Pas publikimit të fotografive të personit të dyshuar, duke iu falënderuar bashkëpunimit me qytetarë është identifikuar personi i dyshuar Hajder (Petref) MUKAJ dhe përmes këtij publikimi kërkohet bashkëpunim nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në identifikimin e lokacionit të personit të dyshuar i cili shihet në fotografi”, thuhet në njoftim.

Për çdo informatë, mund të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/

Operacioni “Metalurgjiku” në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/  Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Metalurgjiku”, i ndjekur prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e krimeve kundër mjedisit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë proceduar penalisht 2 subjekte juridike, “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Policia njofton se janë vënë në pranga 16 shtetas (9 prej tyre shtetas të huaj), me role drejtuese, teknike dhe punonjës, ndërsa u shpallën në kërkim 8 shtetas, aksionerë.

“Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale kundër mjedisit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale, finalizuan operacionin policor të koduar “Metalurgjiku””, thuhet në njoftim.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga 16 shtetasit, J. C., 64 vjeç, shtetas korean, E. F., 48 vjeç, banues në Elbasan, administratorë; B. A., 62 vjeç, E. B., 48 vjeç, të dy banues në Elbasan, drejtorë prodhimi; E. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, A. R., 31 vjeç, shtetas indian, inxhinierë/drejtues teknik; R. P., 24 vjeç, S. P., 27 vjeç, D. K., 32 vjeç, R. Y., 38 vjeç, M. S., 43 vjeç, R. P., 24 vjeç, gjithë shtetas indianë, P. K., 32 vjeç, shtetas nepalez, J. K., 63 vjeç, D. Xh., 45 vjeç, të dy banues në Elbasan, përgjegjës turni/operator furre/punëtor; I. D., 60 vjeç, shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas Policisë Elbasan, u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Z., 43 vjeç, D. K., 54 vjeç, F. M., 55 vjeç, Gj. B., 48 vjeç, A. Sh., 72 vjeç, S. O., 67 vjeç, I. L., 53 vjeç, A. K., 38 vjeç, aksionerë të subjekteve tregtare, për veprat penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Po punohet për kapjen e tyre.

Policia thekson në njoftim se nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar se dy subjekte tregtare, të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, Elbasan, kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive.

Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara lidhur me menaxhimin e integruar të mbetjeve, gjatë inspektimeve u vendosën masat administrative si 3.000.000 lekë për një nga subjektet dhe 10.000.000 lekë për subjektin tjetër, si dhe u pezulluan aktivitetet e të dy subjekteve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore. U sekuestruan celularë dhe DVR.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

/e.i/a.f/

The post Operacioni “Metalurgjiku” në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FNSH zbarkon në Vlorë, kontrolle në banesa dhe akse rrugore për persona në kërkim

Mbrëmjen e sotme, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe sektorin e Krimeve të Rënda kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në disa zona të qytetit dhe në akset kryesore rrugore. Raportohet se kontrollet janë përqendruar në banesa ku dyshohet se mund të fshihen persona me rrezikshmëri të lartë, si […]

The post FNSH zbarkon në Vlorë, kontrolle në banesa dhe akse rrugore për persona në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një dyshuari për vjedhje



Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari.

Në raportin policor bëhet e ditur se personi i kërkuar dyshohet për vjedhje.

“Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën ‘Vjedhje’. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar në Gjilan



Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, me autorizimin e Prokurorisë Themelore, ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan po vazhdon të ndërmarrë veprimet operativo-hetimore për të garantuar zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të dyshuarve.

Policia kërkon që çdo qytetar që disponon informacione për identitetin ose vendndodhjen e personave të fotografuar të kontaktojë stacionin më të afërt policor, të përdorë aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”, të dërgojë email në info@kosovopolice.com, ose të telefonojë numrat kujdestarë: 192 dhe 038 508 07001.

Policia e Kosovës garanton që të gjitha të dhënat e ofruara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

I kërkuar në Itali për vrasje, 54-vjeçari shqiptar arrestohet në doganën e Kakavijës

Një shqiptar i kërkuar ndërkombëtarësht u arrestua nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në një operacion të oficerëve të policisë të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në bashkëpunim me Nëndrejtorinë e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Janinës. Gjatë kontrollit policor, u zbulua se 54-vjeçari shqiptar kishte një urdhër arresti evropian […]

The post I kërkuar në Itali për vrasje, 54-vjeçari shqiptar arrestohet në doganën e Kakavijës appeared first on BoldNews.al.

Dy të dyshuarit e shpallur në kërkim dorëzohen, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit të tretë



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të dyshuarit e shpallur në kërkim janë dorëzuar, ndërkaq i dyshuari i tretë vazhdon të jetë në kërkim.

Aktualisht, në kërkim nga Policia e Kosovës është Valtrim (Shefqet) Kelmendi, i lindur më 28.02.2005 në Pejë.

I dyshuari kërkohet për këto vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “kanosje”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e personit të lartpërmendur të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat kontaktuese: 192 dhe 0800 19999 (pa pagesë); 039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë dhe email: info@kosovopolice.com.

Ndërkaq, Ismet (Rexhep) Kelmendi, i lindur më 09.09.2005 në Pejë dhe Premton (Megjid) Berisha, i lindur më 11.09.2005 në Pejë janë dorëzuar në polici dhe nuk figurojnë më si persona në kërkim. /Telegrafi/


Aksident me vdekje në kantierin e ndërtimit, shpallet në kërkim administratori i kompanisë

Një punëtor 63-vjeçar u aksidentua në një banesë në lagjen nr. 8 në Durrës, pasi ra nga lartësia gjatë punimeve të ndërtimit. Muratori humbi jetën në vendngjarje, ndërsa autoritetet njoftuan se po hetojnë rrethanat e sigurisë në kantier. Në një njoftim të policisë së Durrësit thuhet se viktima me inicialet F. M., 63 vjeç, ishte […]

The post Aksident me vdekje në kantierin e ndërtimit, shpallet në kërkim administratori i kompanisë appeared first on Reporter.al.

Kërkohet për vjedhje të rëndë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit



Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë.

Në njoftim the se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, qytetarët mund të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor të Podujevës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/





Vjedhje e rëndë në Prizren, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit



Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vjedhjes së rëndë në Prizren, gjersa ka publikuar fotografinë e të dyshuarit.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.

“Më datë 22.02.2025, rreth orës 19:50, Stacioni Policor në Prizren ka pranuar një informatë se në rrugën “Kamber Bruti” në Prizren, rreth orës 19:00, një person i panjohur është hasur duke dalë nga shtëpia e të dëmtuarit. Sipas deklaratës së të dëmtuarit, personi në fjalë – i dyshuari – ka marrë para të gatshme si dhe stoli ari nga shtëpia, me vlerë rreth 3,000 euro”, thuhet në njoftim.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë është siguruar fotografia e të dyshuarit, mirëpo deri më tani nuk është arritur identifikimi i tij.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit, Prokuroria Themelore në Prizren ka lëshuar autorizim, në pajtim me nenin 76, paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK), për publikimin e fotografisë së të dyshuarit në mediume televizive dhe rrjete sociale. Kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e tij.

Ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informatë apo njohuri për vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografi, të kontaktojnë Policinë në Prizren përmes numrit 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të Policisë së Kosovës, apo në cilindo stacion policor në vend”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Sulmuan me thikë 36-vjeçarin në Peqin, shpallen në kërkim dy persona

✇Albeu
By: M C

Policia e Peqinit ka shpallur në kërkim dy person, pasi dyshohet se kanë goditur e thikë një 36-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas njoftimit të policisë, në kërkim janë shpallur shtetasit F. B., 43 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin A. T., 36 vjeç. Gjatë konfliktit shtetasi K. B. e ka dëmtuar 36-vjeçarin, me mjet prerës.

Aktualisht i dëmtuari po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit F. B., 43 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin A. T., 36 vjeç, dhe gjatë konfliktit, shtetasi K. B. e ka dëmtuar 36-vjeçarin, me mjet prerës (thikë). I dëmtuari po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e shtetasve F. B. dhe K. B.”, njofton policia.

The post Sulmuan me thikë 36-vjeçarin në Peqin, shpallen në kërkim dy persona appeared first on Albeu.com.

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve për vjedhje




Policia Rajonale e Ferizajt, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave të dyshuar.

Policia thekson se dyshohet që më datën 04.07.2025, rreth orës 19:30, në rrugën "Tahir Sinani" në Shtime, në një qendër tregtare, personat e dyshuar kanë kryer veprën penale “Vjedhje”.

“Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre të njoftojë në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet një person nga Italia në Shqipëri



Një person me iniciale E. L., është ekstraduar nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të Policisë së Shtetit thuhet se si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit E. L.”, njofton policia.

"Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë 'Arrest në burg', për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal", thuhet në postim. /Telegrafi/



Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Graçanicë



Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “vjedhje”.

Sipas njoftimit zyrtar, njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graçanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, po punon për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personit që shihet në fotografinë e publikuar nga policia, përcjell Telegrafi.



Policia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e të dyshuarit, të kontaktojnë menjëherë përmes numrit të telefonit 192.

Në fund të njoftimit, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në luftën kundër veprave penale. /Telegrafi/

Arrestohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim nga Zvicra dhe Greqia

Policia greke ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë të kërkuar në Greqi e Zvicër. Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në dy raste të ndryshme, nga oficerë policie të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Kakavijës në bashkëpunim me Departamentin e Policisë së Pogonit, janë arrestuar dy shtetas shqiptarë, kundër të cilëve pritej […]

The post Arrestohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim nga Zvicra dhe Greqia appeared first on BoldNews.al.

Bislimi takon Sorensen, çështja e të pagjeturve duhet trajtuar me urgjencë

PRISHTINË, 22 tetor /ATSH/ Zëvendëskryeministri i parë në detyrë Besnik Bislimi priti sot në një takim pune emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, me të cilin ka diskutuar rreth rrugës përpara drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit.

Bislimi theksoi gjithashtu se duhet të trajtohet me urgjencë dhe vëmendjen e merituar çështja e rreth 1600 personave të zhdukur me dhunë, në mënyrë që të fillohet edhe me punën e Komisionit të Përbashkët, pasi për këtë ekziston një marrëveshje e dakorduar nga dhjetori 2024.

Ai gjithashtu tha me urgjencë duhet të trajtohet problemi i bllokimit të shpërndarjes së mjeteve për fermerët në Luginën e Preshevës, që është bllokuar nga Serbia dhe e cila refuzoi edhe në takimin e fundit në Bruksel të muajit të kaluar, që ta trajtojë këtë çështje.

Bislimi foli edhe rreth dëmeve që Serbia po ia shkakton Kosovës vit pas viti me bllokimin e linjave të interkoneksionit, i cili po e rrit koston e transmisionit për energjinë jo vetëm në Kosovë, por edhe për rajonin. Bislimi shprehu edhe rëndësinë dhe domosdoshmërinë që sa të hiqen plotësisht masat e BE-së ndaj Kosovës.

Kujtojmë, zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi ka fajësuar palën serbe për dështimin e formimit të komisionit për të pagjeturit në raundin e radhës të bisedimeve të zhvilluara muajin e kaluar në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut.

“Me gjasë Serbia është tërhequr nga marrëveshja për termat e referencës të cilën e kemi përfunduar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, duke thënë se ata duan që edhe njëherë të ndërhyjnë në dokument, gjë që nuk është pranuar as nga Brukseli as nga pala jonë. Këtu kemi parë pak a shumë edhe njëfarë mos harmonie në ekipin serb, ku si duket dikush ka dashur që ne sot ta themelojmë (komisionin) por pjesa tjetër ka bllokuar”, ka thënë Bislimi.

Bislimi tha se gjatë takimit u diskutua edhe për bllokimin e shpërndarjes së mjeteve për fermerët në Luginën e Preshevës, të cilën e ka ndërprerë pala serbe.

/Kosovapress/

The post Bislimi takon Sorensen, çështja e të pagjeturve duhet trajtuar me urgjencë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet Aldo Avdylaj, i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut



Forcat operacionale kanë arrestuar mëngjesin e kësaj të marte, Aldo Avdylajn i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut

Vrasja e Edmir Bregut është planifikuar prej muajsh nga Aldo Avdylaj alias Elidon Avdylaj në bashkëpunim me Arben Mërkurin, Ermir Dedjan dhe një disa persona të tjerë, të cilët kanë role specifike, konkretisht si çuni i Bariut, i cili është vëzhgues i lëvizjeve të shënjestrës.

Në një bisedë të marrë nga dosja e SPAK zbulohen planet për tu takuar Aldo Avdylaj dhe çunin e Bariut nëpërmjet Arben Mërkurit. Gjithashtu Aldo Avdylaj kërkon që vrasja të kryhet sa më parë, por Mërkuri e këshillon të presë sa të qetësohet situata sepse ka shumë civilë vërdallë. /Euronews/

Person në kërkim, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave



Policia e Kosovës me autorizim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook në faqen e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personi i dyshuar e që është identifikuar është Behar Çelaj i cili kërkohet për përfshirje në veprën “Lëndim i rëndë trupor”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendndodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


TEKNOLOGJI  – Google zgjeron kërkimin me IA-në në më shumë vende evropiane

BERLIN,  8 tetor  /ATSH-DPA/ – Google po zgjeron funksionin e kërkimit me inteligjencë artificiale (IA) në mbi 40 vende dhe territore, përfshirë disa vende evropiane si Gjermaninë, Austrinë, Zvicrën, Spanjën, Italinë, Suedinë dhe Poloninë, si edhe Tajlandën e Vietnamin.

Funksioni, i cili u lejon përdoruesve “të bisedojnë me rezultatet e kërkimit”, u lançua fillimisht në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Indi në korrik.

Sipas kompanisë, “AI Mode” ky funskion tani do të jetë i disponueshëm në më shumë se 200 vende dhe territore në mbarë botën.

Ky opsion mund të aksesohet përmes “Google.com” ose faqeve lokale të vendeve dhe shfaqet si një skedë shtesë pranë opsioneve standarde si “All”, “Images”, “Videos” dhe “News”.

Google paralajmëroi se mund të duhen disa ditë derisa funksioni të shfaqet për të gjithë përdoruesit, pasi  serverët përditësohen gradualisht.

Ky funksion mbështetet në sistemin” Gemini Pro 2.5” të  Google, i krijuar për të dhënë përgjigje të sakta dhe të shpejta. Përdoruesit tani mund të bëjnë pyetje të gjata dhe komplekse  që më parë kërkonin disa kërkime të ndara, tha Hema Budaraju, nënkryetare e Google, duke përmendur si shembull planifikimin e detajuar të një fundjave në Edinburg  bazuar në interesat personale.

Megjithatë, botuesit dhe kompanitë  që varen nga trafiku i kërkimeve në Google shprehin shqetësime për mundësinë e një rënieje të klikimeve.

Përfaqësues të Google thanë se përvoja e hershme në SHBA dhe BM tregon se citimet e burimeve që drejtojnë drejt faqeve me cilësi të lartë vazhdojnë të gjenerojnë trafik të konsiderueshëm. /Ad.Ab./

 

The post TEKNOLOGJI  – Google zgjeron kërkimin me IA-në në më shumë vende evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌