Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

23 December 2025 at 19:51


Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Personi i kërkuar është Brendon (Hamdi) Ajazaj, i lindur më 19 tetor 2005 në Gjermani. Ai dyshohet për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.

Policia u bën thirrje qytetarëve nëse kanë çfarëdo informacioni lidhur me vendndodhjen e personit të dyshuar që paraqitet në fotografinë e publikuar, ta njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Për informacione, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrave dhe adresave në vijim:

192 dhe 0800 19 999 (pa pagesë)

039 432 327 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë

info@kosovopolice.com

Policia garanton konfidencialitet për të gjithë ata që ofrojnë informacione të dobishme./Telegrafi.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e vendndodhjes të personit të dyshuar

16 December 2025 at 11:19


Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e vendndodhjes së një personit Hajder Petref Mukaj.

Policia në njoftim bën të ditur se Mukaj dyshohet për “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Njësia Pejë, më datën 09 shtator 2025, në koordinim dhe me autorizim nga prokurori i Shtetit, në vazhdën e hetimeve lidhur me një rast, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ ka bërë kërkesë për bashkëpunim për identifikimin e personit/va të dyshuar.

Pas publikimit të fotografive të personit të dyshuar, duke iu falënderuar bashkëpunimit me qytetarë është identifikuar personi i dyshuar Hajder (Petref) MUKAJ dhe përmes këtij publikimi kërkohet bashkëpunim nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në identifikimin e lokacionit të personit të dyshuar i cili shihet në fotografi”, thuhet në njoftim.

Për çdo informatë, mund të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/

Operacioni “Metalurgjiku” në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim

14 December 2025 at 11:11

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/  Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Metalurgjiku”, i ndjekur prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e krimeve kundër mjedisit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë proceduar penalisht 2 subjekte juridike, “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Policia njofton se janë vënë në pranga 16 shtetas (9 prej tyre shtetas të huaj), me role drejtuese, teknike dhe punonjës, ndërsa u shpallën në kërkim 8 shtetas, aksionerë.

“Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale kundër mjedisit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale, finalizuan operacionin policor të koduar “Metalurgjiku””, thuhet në njoftim.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga 16 shtetasit, J. C., 64 vjeç, shtetas korean, E. F., 48 vjeç, banues në Elbasan, administratorë; B. A., 62 vjeç, E. B., 48 vjeç, të dy banues në Elbasan, drejtorë prodhimi; E. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, A. R., 31 vjeç, shtetas indian, inxhinierë/drejtues teknik; R. P., 24 vjeç, S. P., 27 vjeç, D. K., 32 vjeç, R. Y., 38 vjeç, M. S., 43 vjeç, R. P., 24 vjeç, gjithë shtetas indianë, P. K., 32 vjeç, shtetas nepalez, J. K., 63 vjeç, D. Xh., 45 vjeç, të dy banues në Elbasan, përgjegjës turni/operator furre/punëtor; I. D., 60 vjeç, shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas Policisë Elbasan, u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Z., 43 vjeç, D. K., 54 vjeç, F. M., 55 vjeç, Gj. B., 48 vjeç, A. Sh., 72 vjeç, S. O., 67 vjeç, I. L., 53 vjeç, A. K., 38 vjeç, aksionerë të subjekteve tregtare, për veprat penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Po punohet për kapjen e tyre.

Policia thekson në njoftim se nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar se dy subjekte tregtare, të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, Elbasan, kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive.

Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara lidhur me menaxhimin e integruar të mbetjeve, gjatë inspektimeve u vendosën masat administrative si 3.000.000 lekë për një nga subjektet dhe 10.000.000 lekë për subjektin tjetër, si dhe u pezulluan aktivitetet e të dy subjekteve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore. U sekuestruan celularë dhe DVR.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

/e.i/a.f/

The post Operacioni “Metalurgjiku” në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FNSH zbarkon në Vlorë, kontrolle në banesa dhe akse rrugore për persona në kërkim

By: Elva
11 December 2025 at 19:46

Mbrëmjen e sotme, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe sektorin e Krimeve të Rënda kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në disa zona të qytetit dhe në akset kryesore rrugore. Raportohet se kontrollet janë përqendruar në banesa ku dyshohet se mund të fshihen persona me rrezikshmëri të lartë, si […]

The post FNSH zbarkon në Vlorë, kontrolle në banesa dhe akse rrugore për persona në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një dyshuari për vjedhje

4 December 2025 at 11:16


Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari.

Në raportin policor bëhet e ditur se personi i kërkuar dyshohet për vjedhje.

“Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën ‘Vjedhje’. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar në Gjilan

2 December 2025 at 10:39


Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, me autorizimin e Prokurorisë Themelore, ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan po vazhdon të ndërmarrë veprimet operativo-hetimore për të garantuar zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të dyshuarve.

Policia kërkon që çdo qytetar që disponon informacione për identitetin ose vendndodhjen e personave të fotografuar të kontaktojë stacionin më të afërt policor, të përdorë aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”, të dërgojë email në info@kosovopolice.com, ose të telefonojë numrat kujdestarë: 192 dhe 038 508 07001.

Policia e Kosovës garanton që të gjitha të dhënat e ofruara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

I kërkuar në Itali për vrasje, 54-vjeçari shqiptar arrestohet në doganën e Kakavijës

By: armand
27 November 2025 at 11:06

Një shqiptar i kërkuar ndërkombëtarësht u arrestua nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në një operacion të oficerëve të policisë të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në bashkëpunim me Nëndrejtorinë e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Janinës. Gjatë kontrollit policor, u zbulua se 54-vjeçari shqiptar kishte një urdhër arresti evropian […]

The post I kërkuar në Itali për vrasje, 54-vjeçari shqiptar arrestohet në doganën e Kakavijës appeared first on BoldNews.al.

Dy të dyshuarit e shpallur në kërkim dorëzohen, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit të tretë

18 November 2025 at 12:13


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të dyshuarit e shpallur në kërkim janë dorëzuar, ndërkaq i dyshuari i tretë vazhdon të jetë në kërkim.

Aktualisht, në kërkim nga Policia e Kosovës është Valtrim (Shefqet) Kelmendi, i lindur më 28.02.2005 në Pejë.

I dyshuari kërkohet për këto vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “kanosje”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e personit të lartpërmendur të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat kontaktuese: 192 dhe 0800 19999 (pa pagesë); 039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë dhe email: info@kosovopolice.com.

Ndërkaq, Ismet (Rexhep) Kelmendi, i lindur më 09.09.2005 në Pejë dhe Premton (Megjid) Berisha, i lindur më 11.09.2005 në Pejë janë dorëzuar në polici dhe nuk figurojnë më si persona në kërkim. /Telegrafi/


Aksident me vdekje në kantierin e ndërtimit, shpallet në kërkim administratori i kompanisë

17 November 2025 at 16:08

Një punëtor 63-vjeçar u aksidentua në një banesë në lagjen nr. 8 në Durrës, pasi ra nga lartësia gjatë punimeve të ndërtimit. Muratori humbi jetën në vendngjarje, ndërsa autoritetet njoftuan se po hetojnë rrethanat e sigurisë në kantier. Në një njoftim të policisë së Durrësit thuhet se viktima me inicialet F. M., 63 vjeç, ishte […]

The post Aksident me vdekje në kantierin e ndërtimit, shpallet në kërkim administratori i kompanisë appeared first on Reporter.al.

Kërkohet për vjedhje të rëndë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit

14 November 2025 at 10:41


Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë.

Në njoftim the se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, qytetarët mund të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor të Podujevës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/





Vjedhje e rëndë në Prizren, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit

11 November 2025 at 11:55


Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vjedhjes së rëndë në Prizren, gjersa ka publikuar fotografinë e të dyshuarit.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.

“Më datë 22.02.2025, rreth orës 19:50, Stacioni Policor në Prizren ka pranuar një informatë se në rrugën “Kamber Bruti” në Prizren, rreth orës 19:00, një person i panjohur është hasur duke dalë nga shtëpia e të dëmtuarit. Sipas deklaratës së të dëmtuarit, personi në fjalë – i dyshuari – ka marrë para të gatshme si dhe stoli ari nga shtëpia, me vlerë rreth 3,000 euro”, thuhet në njoftim.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë është siguruar fotografia e të dyshuarit, mirëpo deri më tani nuk është arritur identifikimi i tij.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit, Prokuroria Themelore në Prizren ka lëshuar autorizim, në pajtim me nenin 76, paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK), për publikimin e fotografisë së të dyshuarit në mediume televizive dhe rrjete sociale. Kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e tij.

Ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informatë apo njohuri për vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografi, të kontaktojnë Policinë në Prizren përmes numrit 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të Policisë së Kosovës, apo në cilindo stacion policor në vend”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve për vjedhje

1 November 2025 at 13:19



Policia Rajonale e Ferizajt, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave të dyshuar.

Policia thekson se dyshohet që më datën 04.07.2025, rreth orës 19:30, në rrugën "Tahir Sinani" në Shtime, në një qendër tregtare, personat e dyshuar kanë kryer veprën penale “Vjedhje”.

“Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre të njoftojë në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet një person nga Italia në Shqipëri

30 October 2025 at 10:06


Një person me iniciale E. L., është ekstraduar nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të Policisë së Shtetit thuhet se si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit E. L.”, njofton policia.

"Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë 'Arrest në burg', për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal", thuhet në postim. /Telegrafi/



Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Graçanicë

27 October 2025 at 13:39


Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “vjedhje”.

Sipas njoftimit zyrtar, njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graçanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, po punon për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personit që shihet në fotografinë e publikuar nga policia, përcjell Telegrafi.



Policia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e të dyshuarit, të kontaktojnë menjëherë përmes numrit të telefonit 192.

Në fund të njoftimit, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në luftën kundër veprave penale. /Telegrafi/

Arrestohet Aldo Avdylaj, i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut

14 October 2025 at 09:05


Forcat operacionale kanë arrestuar mëngjesin e kësaj të marte, Aldo Avdylajn i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut

Vrasja e Edmir Bregut është planifikuar prej muajsh nga Aldo Avdylaj alias Elidon Avdylaj në bashkëpunim me Arben Mërkurin, Ermir Dedjan dhe një disa persona të tjerë, të cilët kanë role specifike, konkretisht si çuni i Bariut, i cili është vëzhgues i lëvizjeve të shënjestrës.

Në një bisedë të marrë nga dosja e SPAK zbulohen planet për tu takuar Aldo Avdylaj dhe çunin e Bariut nëpërmjet Arben Mërkurit. Gjithashtu Aldo Avdylaj kërkon që vrasja të kryhet sa më parë, por Mërkuri e këshillon të presë sa të qetësohet situata sepse ka shumë civilë vërdallë. /Euronews/

Person në kërkim, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave

9 October 2025 at 16:02


Policia e Kosovës me autorizim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook në faqen e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personi i dyshuar e që është identifikuar është Behar Çelaj i cili kërkohet për përfshirje në veprën “Lëndim i rëndë trupor”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendndodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për drogë në Prizren

7 October 2025 at 15:53


Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit kërkon ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e një personi që dyshohet për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të substancave narkotike.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se i dyshuari është Fazli (Shaip) Nrecaj, i lindur më 08.04.1979, banues në fshatin Maqitev – Suharekë.

“I njëjti kërkohet për përfshirje në veprat penale si më poshtë: Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit – sipas nenit 272 të Kodit Penal të Kosovës (KPK). Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge – sipas nenit 267 të KPK-së. Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve – sipas nenit 366 të KPK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren thuhet se: “Kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë që do të na ndihmonte në arrestimin e të dyshuarit”.

“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”. /Telegrafi/


Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar

7 October 2025 at 08:20


Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se e dyshuara kërkohet për përfshirje në veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

I dyshuari për gjashtë vjedhje në Prizren ndalohet në Aeroportin 'Adem Jashari' gjatë tentativës për arratisje

29 September 2025 at 15:14


Një person Sh.F i moshës 25 vjeçare është ndaluar sot nga policia në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi dyshohet se kishte kryeer disa raste të vjedhjeve në Prizren.

Sipas një njoftimi të Policisë bëhet e ditur se i dyshuari ishte në kërkim policor dhe po tentonte të largohej jashtë vendit.

“Pas ndalimit, ekipi i hetimeve i Stacionit Policor të Prizrenit, e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin për intervistim. Gjatë procedurës, pas prezantimit të dëshmive të pakontestueshme, i dyshuari ka pranuar se ka kryer së paku gjashtë (6) raste të vjedhjeve gjatë vitit 2025, në markete të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Tutje siç bëhet e ditur në njoftim të gjitha veprimet hetimore janë kryer në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Përgjithshme, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

“Për të gjitha rastet e dyshuara, do të procedohet me kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prizren”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/


Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e disa grave, të dyshuara për “shpërdorim të pasurisë së huaj”

19 September 2025 at 12:05


Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e disa grave të dyshuara për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Prizren.

“Më datë 08.09.2025 rreth orës 12:40 e dëmtuara femër, derisa ishte duke bërë fotografim në hapësirën e jashtme të qendrës tregtare ‘ABI Çarshia’ në rr. ‘Ekrem Rexha’ në Prizren e njëjta kishte harruar kuletën e saj në tokë, ndërsa kur është kthyer te lokacioni i njëjtë ka vërejtur se kuleta e saj nuk gjendet më aty.

E njëjta përmes sigurimit të qendrës ka shikuar kamerat e sigurisë, ku ka vërejtur se një grup të personave të gjinisë femërore ndalen afër kuletës saj dhe njëra nga ato e merr kuletën, e së bashku largohen nga qendra. Në bazë të veprimeve hetimore kemi siguruar disa fotografi të personave të dyshuar nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i tyre”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren kanë marr autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit.

“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë Policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilindo stacion të Policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/



❌
❌