Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vodhi gjatë natës para dhe sende në një lokal në Durrës, arrestohet 27-vjeçari

✇Albeu
By: V K

Policia ka arrestuar ditën e some një 27-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se ka vjedhur gjatë natës një shumë parash dhe disa sende në një lokal në Shijak.

Policia ka shoqëruar të riun drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një lokal në fshatin Shahinaj, organizuan punën për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u identifikia kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 27 vjeç, banues në Shijak, I dyshuar si autor i vjedhjes së një shume parash, pije alkoolike dhe cigare në lokalin e një shtetasi në fshatin Shahinaj.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi S. D.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post Vodhi gjatë natës para dhe sende në një lokal në Durrës, arrestohet 27-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Frikë për telashe në derbin e Katalonjës, Espanjoli merr masa për të ruajtur futbollistin e Barcelonës

✇Albeu
By: V K

Klubi i Espanjolit ka kaluar periudha të turbullta në vitet e fundit, por në këtë edicion duket se është kthyer përsëri në nivelet më të larta dhe po lufton për praninë në Europë.

Ndaj edhe derbi i Katalonjës përballë Barcelonës do të ketë një shije tjetër, në një përballje që gjithmonë ka dhuruar ndeshje të zjarrta e të tensionuara.

Barcelona do të jetë udhëtuese më 3 janar në stadiumin e Espanjol për këtë duel dhe klubi pritës e ka cilësuar këtë një ndeshje të rrezikshmërisë të lartë, duke pasur parasysh rivalitetin që ekziston mes dy skuadrave.

Ndaj janë marrë masa shtesë sigurie në tribuna për tifozerinë, duke pasur vëmendjen sidomos te një emër i veçantë në radhët e ekipit “blaugrana”.

Ai është Joan Garsia, portieri i cili mbronte ngjyrat e Espanjolit deri në sezonin e kaluar por vendosi të largohej nga kjo skuadër për t’iu bashkuar armiqve të përhershëm pasi pagoi klauzolën e largimit prej 25 milionë eurosh.

Espanjoli dëshiron të shmangë çdo incident të mundshëm me ish-portierin i cili tani shihet si një tradhtar nga tifozët ndaj ka parashikuar rritjen e numrit të stjuardëve në shkallaret e impiantit për të kontrolluar çdo situatë të pakëndshme që mund të krijohet.

The post Frikë për telashe në derbin e Katalonjës, Espanjoli merr masa për të ruajtur futbollistin e Barcelonës appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Kamëz/ Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte rreth orës 13:40, një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Valiasit, Kamëz, ku janë përfshirë dy automjete, një Audi dhe një Toyota.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur. Sakaq, shoferi i automjetit tip “Audi” është shoqëruar nga policia.

Të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet.

The post Aksident i rëndë në Kamëz/ Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona appeared first on Albeu.com.

Plagosja e biznesmenit në Kavajë/ Zbardhet ngjarja, arrestohet autori

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, një plagosje e lehtë me thikë ka ndodhur në qytetin e Kavajës, pas një sherri për motive banale mes dy personash.

I dëmtuar ka mbetur Artur Ligeja, 52-vjeç, i cili ka një biznes në zonë.

Sakaq, autori i dyshuar, 42-vjeçari me iniciale E. V., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor.

“Rreth orës 10:00, në qytetin e Kavajës, në vendin e quajtur “Agjensia”, në ambientet e një biznesi privat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. V., 42-vjeç, ka goditur me mjet prerës në dorë shtetasin A. L., 52-vjeç, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë.

Më pas, autori ka dëmtuar xhamat e biznesit në pronësi të shtetasit A. L., si dhe xhamat e një biznesi tjetër aty pranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor.

Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale”,– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

The post Plagosja e biznesmenit në Kavajë/ Zbardhet ngjarja, arrestohet autori appeared first on Albeu.com.

Aksident në Bulqizë, makinat përplasen kokë më kokë, dy persona të lënduar

✇Albeu
By: V K

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, në dalje të qytetit të Bulqizës në drejtim të Dibrës. Sipas informacioneve policore, dy automjete janë përplasur ballë për ballë, duke shkaktuar plagosjen e një personi.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin e Bulqizës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin që lidh qytetin e vjetër të Bulqizës me Rrugën e Arbrit, një segment i njohur për rrezikshmëri të lartë, ku më parë janë regjistruar edhe aksidente të tjera, disa prej tyre me pasoja fatale.

The post Aksident në Bulqizë, makinat përplasen kokë më kokë, dy persona të lënduar appeared first on Albeu.com.

Dosja e AKSHI-t/ Zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam, për Ilir Beqajn do…

✇Albeu
By: V K

Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, janë edhe bisedat në zyrën e Ergys Agasit të regjistruara nga vetë biznesmeni.

Nga bisedat me biznesmenin tjetër Ermal Beqiri, del qartë sesi Agasi i ‘kopsiste’ punët për të tenderat në AKSHI.

Në një bisedë të datës 25 gusht 2023 Ergys Agasi bisedon me Ermal Beqirin, ku flitet edhe për kokainë.

“Këtu u forca është ajo qe … ne sot, qe është e duhuri, nuk ka force tjetër këtu mo vlla, thrrit ça te dush ti. Ka pas dhe te tjerë ai. Merret me kokaine Gysi, ça po bo me kokaine”, ka thene Ergys Agasi gjatë bisedave.

Kujtojmë që për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, masa të cilat nuk janë ekzekutuar, për shkak se ata nuk ndodhen në Shqipëri.

Pjese nga bisedat ne zyrën e Ergys Agasit:

Ergys Agasi: Ku e kam vu me i q .. robt

Ermal Beqiri: Është problem o vlla. Kishe intonacion brenda?

Ergys Agasi: Po

Ergys Agasi: Ça thoshte ai?

Ermal Beqiri: Si?

Ergys Agasi: Ça thoshte ai?

Ermal Beqiri: U ulem i çik me atë, i thashë e di si është puna i thashe

Ermal Beqiri: … japësh leke, te bllokojmë i ktu

Ermal Beqiri: .. jane t’u q .. motren … kte du ta shoh, ta marrin t ‘vetën, tu them ça muhabeti te bëjmë.

Ermal Beqiri: …. te vijnë ata …. te firmosin nai …

Ergys Agasi: … I thashë unë jo. Jo re i thashë, po ik i thashë, se kam i here raportin e kazinosë o vlla. Po jo re kur ta thërras une ai do vi

Ergys Agasi: … Ktu forca është ajo qe … ne sot, qe është e duhuri, nuk ka force tjetër ktu mo vlla, thrrit ça te dush ti. Ka pas dhe te tjerë ai

Ergys Agasi: … merret me kokaine Gysi, ça po bo me kokaine

Ka qenë data 26 janar 2024 kur vetë Agasi ka nga zyra e tij ka regjistruar një bisedë me Ermal Beqirin. Po në këtë bisedë Agasi përmend edhe Ilir Beqajn.

“I sistemoj unë gjonat në…po kshu pam pam pam… Per Ilir Beqajn … për hesap të Spakut. Do me i fut k .. atij plako se nuk i ruhet k … shumë”, thotë Agasi.

Ergys Agosi: I sistemoj unë gjonat në…po kshu pam pam pam…

Ergys Agasi: Per Ilir Beqajn … për hesap të Spakut

Ergys Agasi: Do me i fut k .. atij plako se nuk i ruhet k … shumë.

Ermal Beqiri: U dukte ma kollaj ajo

Ergys Agasi: Po pra se gjasme

Ergys Agasi: Pranej them mos i merr përsipër se atë e ndjekin gjona te tjera kur … ti, edhe ai mos …

Ergys Agasi: Se unë ja kam mbulu i çeshtje … jo o vlla …. e kane përgju vet ata

The post Dosja e AKSHI-t/ Zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam, për Ilir Beqajn do… appeared first on Albeu.com.

Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është Live (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, të gjithë zyrtarët qendror dhe lokal kanë zgjedhur kishat e qytetit të tyre për të uruar besimtarët për Krishtlindjen.

Pas çdo vizite, ata kanë përcjellë edhe një mesazh për mediat për të gjithë qytetarët. Por për prefekten e Shkodrës, Holta Duda, deklarata për gazetarët nuk ka shkuar ashtu siç ajo e priste.

Mesa duket ajo nuk e ka ditur që vizita dhe fjala e saj është përcjellë live në media.

“Sot të gjithë bashkë mblidhem të gëzojmë lindjen e Krishtit, ashtu siç ylli ndriti në zemrat e të gjithë popujve në tokën e shenjtë atë natë kur lindi Krishti bebe ashtu edhe unë sot në emër të gjithë.…ju lutem edhe njëherë më falni…”, tha zyrtarja lokale, e cila mes emocioneve e rinisi edhe njëherë urimin e saj për besimtarët.

Në krah të prefektes Holda Duda, ishte edhe deputetja socialiste e qarkut Shkodër, Marjana Koçeku.

 

The post Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është Live (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Plagosi një shtetas dhe u arratis nga vendngjarja, arrestohet i riu në Tiranë

✇Albeu
By: V K

Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet R.B. është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Mësohet se i riu, gjatë një konflikti ka plagosur me mjet prerës një shtetas.

Me ndihmën e një personi të tretë ai është larguar nga vendngjarja.

Sa i përket gjendjes të të plagosurit, mësohet se ai ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore por është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan shtetasin R. B., 33-vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin F. H., 29-vjeç, pasi rrugën “Ali Bora” shtetasi F. H, gjatë një konflikti ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasin K. K, i cili po merr ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas konfliktit shtetasi F. H, është larguar nga vendgjarja duke u ndihmuar nga shtetasi R. B, i cili e ka larguar me automjetin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Plagosi një shtetas dhe u arratis nga vendngjarja, arrestohet i riu në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Goli i shënuar e bëri protagonist, projektohet rol kryesor për Armando Brojën

✇Albeu
By: V K

Goli i shënuar nga Armando Broja në ndeshjen ndaj Bornmuthit, ka qenë i rëndësishëm për ekipin e Bërnlit që të ndalte serinë prej 7 humbjesh, e sidomos për vetë sulmuesin shqiptar.

Ai i dha fund një thatësie të gjatë para portës në Premier Ligë dhe tashmë mund të jetë më i qetë në kërkimin e kësaj vazhdimësie.

Ky realizim, përtej të tjerave, ka treguar se Broja njeh portën kundërshtare, ndaj në mediat britanike, parashikohet që ai të ketë në vijim rolin e titullarit në radhët e Bërnlit dhe jo ta nisë nga stoli si në ndeshjen e fundit.

Broja projektohet të jetë titullar në duelin kundër Evertonit këtë të shtunë, me Bërnlin që është në kërkim të tre pikëve në shtëpi për të ngjallur edhe një herë shanset e tij për mbijetesën.

Fakti që futbollisti shqiptar ka qenë në edicionin e kaluar pjesë e Evertonit në huazim, favorizon sulmuesin pasi njeh lojën e ekipit të Devid Mojes, teksa pritet që ai të shfrytëzojë më së miri njohuritë për pikat e dobëta që ka kundërshtari.

The post Goli i shënuar e bëri protagonist, projektohet rol kryesor për Armando Brojën appeared first on Albeu.com.

Përdorën karburantin e punës në shkelje, pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

✇Albeu
By: V K

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës, janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë karburant nga mjetet e punës në Pikën e Grumbullimit të Mbetjeve.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka nisur procedim disiplinor edhe ndaj një efektivi të Policisë Bashkiake.

Ngjarja u regjistrua më 19 dhjetor, kur punonjësi i Policisë Bashkiake, I.Dh., njoftoi Përgjegjësin e Sektorit, E.V., se shoferi i një kamioni të ushtrisë, i parkuar brenda territorit të Pikës së Grumbullimit të Mbetjeve dhe i angazhuar në pastrimin e rrjetit të kanalizimeve të qytetit, kishte konstatuar shenja të dyshimta që mund të tregonin marrjen e karburantit nga mjeti i punës.

Pas njoftimit, Përgjegjësi i Sektorit së bashku me efektivin P.M. shkuan në ambientet e Pikës së Grumbullimit të Mbetjeve.

Pas kontaktit me komandantin përgjegjës të mjeteve të ushtrisë, u siguruan dhe u verifikuan pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ishte parkuar kamioni.

Nga verifikimi i pamjeve filmike rezultoi se kamera monitoruese që mbulonte këtë zonë ishte spostuar qëllimisht.

Një situatë e ngjashme u konstatuan edhe në një tjetër interval kohor, gjatë të cilit me shërbim ishte efektivi i Policisë Bashkiake M.J.

Sipas deklarimit të tij, kamerat u lëvizën pasi dy punonjës të ndërmarrjes së pastrimit, me iniciale A.B. dhe B.H., kishin kërkuar zhvendosjen e pamjes për të furnizuar automjetin e tyre me një bidon naftë.

Policia Bashkiake, ka nisur procedim disiplinor ndaj efektivit M.J. për shkelje gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa hetimet administrative vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Megjithatë, pavarësisht masave të marra, punonjësit e përfshirë kanë kërkuar të paraqiten sërish në punë.

The post Përdorën karburantin e punës në shkelje, pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë appeared first on Albeu.com.

Zbardhet dëshmia e vartëses së Ballukut: Firmosa nën trysni, SPAK: Zv.kryeministrja e frikësoi

✇Albeu
By: V K

Vartësja e Belinda Ballukut, rrëfeu para prokurorëve të posacëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH Evis Berberi, që të firmosë për tenderin për ndërtim e tunelit të Llogarasë.

Pas kësaj dëshmie, SPAK thotë se Belinda Balluku ka ushtruar presion mbi vartësen e saj. E kjo sipas prokurorisë provohet nga përgjimet.

Këto fakte janë pasqyruar ne kërkesën që SPAK ka dorëzuar në kuvend, për leje për të arrestuar zv.kryeministen.

Dëshmia

Datë 10 nëntor 2025

E pandehura Mirzeta Kashnica ka deklaruar se i kujtohet se tek procedura e parë e prokurimit për ndertimin e tunelit të Llogarasë, e cila është anuluar, në vlerësimin e saj si anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”sh.p.k, i përmbushte kriteret dhe duhej të ishte shpallur fitues.

Ajo deklaron se kètë qëndrim ia ka derguar me email anëtarëve të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe për dijeni ia ka dërguar edhe Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë.

Ajo deklaron se menjëherë sapo e ka dërguar këtë email, në orën 17:05, pa u mbyllur akoma vlerësimi i komisionit në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, ajo është telefonuar nga shtetasi Evis Berberi, i cili i ka thënë se nuk duhej të shprehej me email.

Pasi ai kishte folur dhe kjo procedurë ishte mbyllur, do të anulohej, pasi nuk ishte asnjëri nga operatorët ekonomik në rregull.

E pandehura Mirzeta Kashnica deklaron se në lidhje me procesverbalin e datës 18.03.2021, për vlerësimin e ofertave, ku janë anuluar të gjitha ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë, ajo ka nënshkruar, pasi është trysnuar nga shtetasi Evis Berberi, që të vazhdonte me procedurèn.

Ajo deklaron se shtetasi Evis Berberi ishte anëtar i komisionit, si dhe personi që diktonte vendimmarrjen e komisionit. Në lidhje me procedurën e prokurimit të rishpallur me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” ajo deklaron se sa herë mblidhej komisioni, anëtarët e tjerë të komisionit i kishin marrë vendimet me njëri-tjetrin dhe e intimidonin atë në lidhje me qëndrimet e saj.

SPAK thekson se Balluku po frikëson dëshmitarët e kjo ësjtë një nga arsyet që kërkon dhe leje për arrest.

SPAK

Në vijim të hetimit, nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se, nga ana e të pandehurës Belinda Balluku, gjatë kohës që ajo është njohur me akuzën nga organi procedues dhe ushtronte detyrën si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ushtruar presion në forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K.(vartëse e saj).

Keshilli i mandateve dhe imuniteteve zhvilloi një mbledhje por socialistët thonë se do të votojnë pasi të shprehet gjykata Kushtetuese. Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente dhe dorëzimin e. Ballukut të drejtesia.

The post Zbardhet dëshmia e vartëses së Ballukut: Firmosa nën trysni, SPAK: Zv.kryeministrja e frikësoi appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Tiranë/ Ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte, 27-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, një 27 vjeçar në Tiranë, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi:

“Në rrugën “Thoma Koxhaj”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi M. B, 27-vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, sqaron policia.

The post E rëndë në Tiranë/ Ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte, 27-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

I vranë shokun e skuadrës pak ditë më parë, ish-sulmuesi i Sitit dhe Interit mbyll karrierën: Nuk dua të dëgjoj më për futbollin

✇Albeu
By: V K

Ngjarja e rëndë në Ekuador, ku u vra në një atentat në mes të rrugës futbollisti Mario Pineida, ka tronditur opinionin sportiv në këtë vend dhe jo vetëm.

Të gjithë futbollistët e Barcelona Guajakuil, klubit ku bënte pjesë lojtari 33-vjeçar, janë duke menduar largimin pas kësaj ngjarje në të cilën mbeti e vrarë edhe gruaja e tij.

Një prej tyre është edhe një emër i njohur në futbollin europian, sulmuesi Felipe Kaisedo.

Lojtari 37-vjeçar, i lindur dhe rritur pikërisht në Guajakuil, mendonte se do të kalonte edhe disa vite në klubin e qytetit të tij, por kjo ngjarje ka bërë që ish-futbollisti i klubeve me emër si Mançester Siti, Sporting, Lacio e Inter, të vendosë mbylljen e karrierës.

“Gjëja më e mundshme është që të tërhiqem. Nuk mendoj të vazhdoj më. Vdekja e Mario Pineida më ka ndikuar thellësisht dhe nuk dua të di më asgjë për futbollin. Nuk do qëndroj më në këtë klub.

Kur vendosa të vija, mendova me zemër dhe jo me kokë. Nëse do të mendoja me kokë, padyshim që nuk do vija”, tha futbollisti duke zbuluar vendimin e tij.

The post I vranë shokun e skuadrës pak ditë më parë, ish-sulmuesi i Sitit dhe Interit mbyll karrierën: Nuk dua të dëgjoj më për futbollin appeared first on Albeu.com.

Emigrantët kthehen për festa/ Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke punon me pak sportele

✇Albeu
By: V K

Festat e fundvitit kanë shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje, kryesisht në anën greke të doganës.

Gjatë ditës së djeshme, deri në orët e vona të mbrëmjes, në secilën korsi janë krijuar kolona automjetesh që shkonin deri në dy kilometra, ndërsa vonesat në sportelet e doganës greke ishin të theksuara për çdo mjet.

Edhe mëngjesi i sotëm ka nisur me fluks të shtuar lëvizjesh. Pala greke vijon të punojë me numër të reduktuar sportelesh, çka po krijon vonesa të mëtejshme dhe automjete në pritje në radhë të gjata. Pala shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.

Sipas të dhënave nga Pika Kufitare Kakavijë, në doganën shqiptare, vetëm gjatë datës 24 dhjetor 2025 janë përpunuar 10 508 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 8 189 në hyrje dhe 2 319 në dalje, si dhe 3 219 mjete, prej të cilave 2 472 në hyrje dhe 747 në dalje.

The post Emigrantët kthehen për festa/ Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke punon me pak sportele appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj uron nga burgu Krishtlindjen: Drita gjithmonë fiton mbi errësirën, shpresa lind edhe në momentet më të vështira

✇Albeu
By: V K

Me anë të një postimi në “Instagram”, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nga burgu të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjes.

Veliaj thotë se, ‘kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira’.

Gjithashtu, kryebashkiaku thotë se ‘le ta a mbajmë ndezur shpresën, sepse kur jemi bashkë, çdo sfidë mund të kthehet në mundësi’.

“Kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira. Le të jetë Krishtlindja një ftesë për më shumë dashuri, më shumë mirëkuptim dhe më shumë besim te njëri-tjetri.

Uroj që çdo familje të ndjejë ngrohtësinë e bashkimit, që çdo zemër të mbushet me paqe dhe që Viti i Ri të na gjejë më të fortë, më solidarë dhe më të vendosur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Le ta mbajmë ndezur shpresën, sepse kur jemi bashkë, çdo sfidë mund të kthehet në mundësi. Gëzuar Krishtlindjen dhe një vit 2026 plot dritë e optimizëm”, shkruan Veliaj.

 

The post Erion Veliaj uron nga burgu Krishtlindjen: Drita gjithmonë fiton mbi errësirën, shpresa lind edhe në momentet më të vështira appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë.

Mësohet se shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa biznese të tjera, është plagosur me thikë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes por pritet të zbardhen në vijim.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve, ndërkohë po merret në pyetje edhe personi i lënduar./BW

The post E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

✇Albeu
By: V K

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje dhe disa vepra të tjera penale.

Gjithashtu, në pranga ra S.C., 25-vjeç, ndërsa shtetasi B. B., 39-vjeç, është në kërkim.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Më datë 29.04.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Livadhet e Kirasit, në lagjen “Guerile”, në një ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe automjeti tip “Toyota Hilux”, pa targa, i cili u gjet i fshehur dhe i mbuluar në një distancë rreth 100 m larg, ku pas verifikimit rezultoi se ishte i vjedhur në qytetin e Durrësit”, tha policia.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale të këtyre dy shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

The post Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër appeared first on Albeu.com.

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

✇Albeu
By: V K

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla dhe lagështia e shtuar në trase.

Kushtet atmosferike kanë qenë pothuajse të pandryshuara gjatë kësaj periudhe, duke krijuar vështirësi në shikueshmëri dhe duke kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Megjithatë, pavarësisht pranisë së mjegullës së vazhdueshme, deri më tani nuk janë raportuar problematika apo ngjarje që lidhen me qarkullimin rrugor në këtë zonë.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të përdorin dritat e mjegullës për të udhëtuar me siguri.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen, pasi parashikimet sinoptike sugjerojnë se mjegulla mund të mbetet prezente edhe në ditët në vijim ndersa priten edhe reshje bore.

The post Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla appeared first on Albeu.com.

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

✇Albeu
By: V K

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për Krishtlindje, por nuk munguan kritikat ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Përveç qytetarëve amerikanë, Trump uroi edhe radikalët e majtë, të cilët i cilësoi fundërrina.

“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinat e së majtës radikale që po bëjnë gjithçka që është e mundur për të shkatërruar vendin tonë, por po dështon keq. Nuk kemi më kufij të hapur, burra në sportet e grave, transgjinorë për të gjithë, apo zbatim të dobët të ligjit”, ka shkruar ai.

Trump shpesh i referohet “majtës radikale”, duke përfshirë jo vetëm figurat progresiste, por edhe demokratët e moderuar dhe kundërshtarët e tjerë politikë.

Postimi i plotë:

Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinën e së majtës radikale që po bën gjithçka që është e mundur për të shkatërruar vendin tonë, por po dështon keq. Nuk kemi më kufij të hapur, burra në sportet e grave, transgjinorë për të gjithë, apo zbatim të dobët të ligjit.

Ajo që kemi është një treg aksionesh rekord dhe 401K, shifrat më të ulëta të krimit në dekada, asnjë inflacion, dhe dje, një PBB prej 4.3, dy pikë më mirë se sa pritej. Tarifat na kanë dhënë triliona dollarë në rritje dhe prosperitet, dhe sigurinë kombëtare më të fortë që kemi pasur ndonjëherë. Ne jemi të respektuar përsëri, ndoshta si kurrë më parë. Zoti e bekoftë Amerikën!!!

Presidenti DJT

 

 

The post Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga disa vajza, të cilat dyshohet se kanë vepruar për hakmarrje.

Ngjarja lidhet me ofendime dhe fyerje të publikuara më herët në rrjetet sociale nga Muça ndaj Xhemal Uka, i njohur me nofkën “Fire”.

Dhuna për shkak të TikTok-ut, është një rast i përsëritur. Së fundmi, dy episode të tjera të rënda dhune, deri në plagosje, janë regjistruar në Tiranë, të cilat dyshohet se e kanë zanafillën nga konfliktet në rrjetin social TikTok.

Një nga rastet lidhet me plagosjen e Fabion Kuçi, i njohur në rrjetet sociale si “Gucci”. Kuçi është përfshirë fillimisht në përplasje verbale në TikTok, më pas u plagos me armë zjarri. Gjatë dëshmisë në polici, ai ka deklaruar se konflikti nisi pas sharjeve në rrjetet sociale, ndërsa autori i plagosjes është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Rasti tjetër i rëndë është ai i plagosjes së një 26-vjeçari në zonën e Freskut, i cili u dhunua me sende të forta. Për këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim Xhemal Ukën që dyshohet edhe si porositësi i dhunës ndaj Muçës.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mega News Albania (@meganews.al)

The post VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça appeared first on Albeu.com.

❌