Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vuçiç: Kosova, Shqipëria dhe Kroacinëa kanë themeluar aleancë ushtarake, sulmuese

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pretendon se Tirana, Prishtina dhe Zagrebi kanë themeluar “aleancë ushtarake, sulmuese”. “Kjo është një aleancë sulmuese. Ka njerëz që ëndërrojnë se kur ka konflikt midis pjesëve të Perëndimit dhe Rusisë, kjo është një mundësi për ish-aleatët rusë, si ne, që të shkatërrohen plotësisht”, tha Vuçiç për TV Informer të mërkurën. Lideri […]

The post Vuçiç: Kosova, Shqipëria dhe Kroacinëa kanë themeluar aleancë ushtarake, sulmuese appeared first on BoldNews.al.

“Magnet” i fondeve publike, si 4 A-M u bë kompania e preferuar e Ballukut

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon arrestimin e zv. Kryeministres njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për aferat korruptive të Tunelit të Llogarasë si dhe për aferat korruptive të Unazës së Madhe të Tiranës. Janë të paktën 7 episode për lotet e Tiranës, ku fituesit e tenderave janë përcaktuar […]

The post “Magnet” i fondeve publike, si 4 A-M u bë kompania e preferuar e Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Izraeli godet Gazën, dy palestinezë të vrarë

Dy palestinezë humbën jetën ditën e sotme pas një sulmi ajror të ushtrisë izraelite në qytetin e Gazës, sipas autoriteteve lokale. Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF) thanë se shënjestra e sulmit ishte një anëtar i Hamasit, të cilin ata e konsiderojnë përgjegjës për një sulm ndaj ushtarëve izraelitë më herët gjatë ditës. Burime mjekësore […]

The post Izraeli godet Gazën, dy palestinezë të vrarë appeared first on BoldNews.al.

Rrugët e reja shemben para se të thahet asfalti, Balluku krekoset me borëpastrueset e ARRSH-së

Teksa SPAK pret autorizimin e Kuvendit për ta arrestuar, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka zgjedhur të flasë jo para prokurorëve, por para publikut të Instagramit. Me një sërë fotosh të reja nga terreni, Balluku u përpoq të sigurojë qytetarët se ARRSH është në gatishmëri maksimale përballë situatës së krijuar nga moti. “Në […]

The post Rrugët e reja shemben para se të thahet asfalti, Balluku krekoset me borëpastrueset e ARRSH-së appeared first on BoldNews.al.

Pse Groenlanda, një ishull i mbuluar nga 80% akull, është dëshira e zjarrtë e Trumpit?

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka përsëritur pretendimin e Shteteve të Bashkuara për të kontrolluar Groenlandën. “Ne kemi nevojë për Groenlandën për arsye sigurie kombëtare, Danimarka nuk është në gjendje ta ofrojë këtë”, ka thënë ai. Një postim në rrjetet sociale nga Katie Miller tregoi një hartë të Groenlandës me ngjyrat e SHBA-së. Dhe bashkëshorti […]

The post Pse Groenlanda, një ishull i mbuluar nga 80% akull, është dëshira e zjarrtë e Trumpit? appeared first on BoldNews.al.

Lumi Vjosa del nga shtrati, evakuohen dhjetëra banorë

Reshjet e pandërprera të 48 orëve të fundit po rëndojnë situatën në jug të vendit, ku lumi Vjosë ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje dhe rrezik për komunitetet pranë brigjeve. Sipas raportimeve nga terreni, niveli i ujit në urën e Mifolit vijon të rritet me shpejtësi, duke detyruar ekipet e emergjencave të ndërhyjnë. Në […]

The post Lumi Vjosa del nga shtrati, evakuohen dhjetëra banorë appeared first on BoldNews.al.

Ish-banorja e BBVA thumbon vajzat e showbizit: I kanë të dashurit në kërkim nga Interpoli

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Dea Vieri, ka rikthyer vëmendjen te bota e showbiz-it, duke dhënë një deklaratë që po komentohet gjerësisht në rrjet. E ftuar në emisionin “Wake Up”, Dea foli për mënyrën se si personazhet publikë e menaxhojnë imazhin e tyre në rrjete sociale, sidomos kur vjen puna te lidhjet sentimentale. Ajo […]

The post Ish-banorja e BBVA thumbon vajzat e showbizit: I kanë të dashurit në kërkim nga Interpoli appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Shpërthejnë ujërat e zeza te ‘vilat gjermane’ në Tiranë

Përmbytjet në Tiranë po marrin përmasa edhe më shqetësuese. Në zonën e njohur si ‘Vilat Gjermane’, përgjatë Rrugës së Elbasanit, ditën e sotme kanë shpërthyer tubacionet e ujërave të zeza, duke hyrë në banesat dhe oborret e banorëve. Pamjet e publikuara nga Syri.net tregojnë situatën e rëndë në terren, ku rrugët janë kthyer në kanale […]

The post VIDEO/ Shpërthejnë ujërat e zeza te ‘vilat gjermane’ në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Aksidentoi për vdekje 21-vjeçaren greke në Selanik, shtyhet gjyqi ndaj shoferit shqiptar

Gjykimi ndaj një 23-vjeçari shqiptar, i përfshirë në një aksident trafiku tragjik në Selanik që përfundoi me vdekjen e studentës greke Emma Karyotaki, është shtyrë deri në shtator të këtij viti. Ngjarja e rëndë ndodhi në nëntor 2022, në zonën e famshme të Kamaras, në qendër të Selanikut, kur një makinë me shpejtësi rreth 140 […]

The post Aksidentoi për vdekje 21-vjeçaren greke në Selanik, shtyhet gjyqi ndaj shoferit shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Rubio zbulon strategjinë e SHBA-së për Venezuelën: kontrolli i naftës, “rimëkëmbja” dhe tranzicioni

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka prezantuar publikisht një strategji të rinovuar të Shteteve të Bashkuara për Venezuelën, pas operacioneve të fundit që përfunduan me ndalimin e presidentit Nicolás Maduro dhe ngritjen e një plani amerikan për të ardhmen e vendit. Rubio tha se qasja e SHBA-së ndaj Venezuelës do të zbatohet në tre […]

The post Rubio zbulon strategjinë e SHBA-së për Venezuelën: kontrolli i naftës, “rimëkëmbja” dhe tranzicioni appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria nga jugu në veri nën ujë, politikanët show me çizme në rrjetet sociale

Prej ditës së djeshme, Shqipëria është zhytur nën reshje të dendura shiu dhe një valë përmbytjesh që ka prekur pothuajse çdo qark të vendit. Shtëpi nën ujë, toka të dëmtuara, qindra njerëz të evakuuar dhe rrugë të pakalueshme janë realiteti i përditshëm i mijëra qytetarëve. Ndërsa situata në terren është e zymtë dhe dramatike, rrjetet […]

The post Shqipëria nga jugu në veri nën ujë, politikanët show me çizme në rrjetet sociale appeared first on BoldNews.al.

Trump: Pa mua, Rusia do ta kishte marrë gjithë Ukrainën

Presidenti amerikan Donald Trump ka vijuar tonin triumfalist në rrjetet sociale, duke ndarë një tjetër deklaratë për NATO-n, Ukrainën dhe rolin e tij personal në çështjet globale. Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Trump tha se para se të merrte detyrën, vendet aleate të NATO-s kontribuonin vetëm 2% të PBB-së në buxhetin e mbrojtjes […]

The post Trump: Pa mua, Rusia do ta kishte marrë gjithë Ukrainën appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet dëmtojnë rrjetin, ndërpritet furnizimi me ujë në Fier

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin prej ditës së djeshme kanë shkaktuar probleme serioze në infrastrukturë, ndërsa zonat pranë lumenjve po përballen me përmbytje. Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier njofton se për shkak të prurjeve të shtuar të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore, disa nga puset që furnizojnë me ujë Fierin […]

The post Përmbytjet dëmtojnë rrjetin, ndërpritet furnizimi me ujë në Fier appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet në Tiranë “BMW M8” i vjedhur në Gjermani, në kërkim 42-vjeçari që e trafikoi

Një makinë luksoze e tipit BMW M8, e raportuar e vjedhur në Gjermani, është zbuluar nga Policia në Tiranë. Sipas të dhënave zyrtare, automjeti me vlerë rreth 140 mijë euro ishte sjellë në Shqipëri nga një shtetas i Kosovës, me qëllim shitjen. Gjatë kontrollit dhe verifikimeve të dokumentacionit, mjeti rezultoi të ishte në kërkim ndërkombëtar. […]

The post Zbulohet në Tiranë “BMW M8” i vjedhur në Gjermani, në kërkim 42-vjeçari që e trafikoi appeared first on BoldNews.al.

Tentoi t’i vërë flakën bashkëshortes, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë gruan e tij duke i vënë zjarrin. Ngjarja është regjistruar në një banesë familjare, pas një konflikti të ashpër mes çiftit që prej rreth 20 vitesh janë të martuar. Sipas mediave italiane, burri fillimisht ka kërcënuar bashkëshorten me vdekje, më […]

The post Tentoi t’i vërë flakën bashkëshortes, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Janar 2026

DASHI Kjo është koha e duhur për të marrë përsipër një projekt që e keni lënë në pritje ose për të sqaruar një pozicion për të cilin ndiheni të pasigurt për njëfarë kohe. Në dashuri, kini kujdes të mos i thoni të gjitha menjëherë. Beqarët do të dëshirojnë emocione të forta, por duhet të jenë […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

23-vjeçarin e merr rrjedha e ujit në Gjirokastër

Përmbytjet që kanë goditur Gjirokastrën këtë pasdite kanë sjellë momente paniku dhe rrezik për jetën e qytetarëve, ndërsa reshjet e dendura kanë mbushur rrugët me ujë të rrëmbyeshëm. Një 23-vjeçar u mor nga rrjedha e fuqishme e ujit në zonën e Bllokut të Furrave, lagjja Punëtori, duke rrezikuar të mbytej. Fatmirësisht, punonjësit e zjarrfikëses ndërhynë […]

The post 23-vjeçarin e merr rrjedha e ujit në Gjirokastër appeared first on BoldNews.al.

800 banesa të përmbytura në Durrës, evakuohen 180 banorë

Situata e përmbytjeve në Durrës vijon të jetë e vështirë, pasi reshjet e dendura kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të qytetit. Pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile, u konfirmua se rreth 800 banesa janë përmbytur dhe 180 banorë janë evakuuar. Zonat më të prekura raportohen të jenë: ish-Këneta Shkozet ish-Nishtulla Banorët […]

The post 800 banesa të përmbytura në Durrës, evakuohen 180 banorë appeared first on BoldNews.al.

Protestat në Iran/ Vritet një oficer policie, përshkallëzohen tensionet

Një oficer policie ka humbur jetën në Iranin perëndimor gjatë ditës së dhjetë të protestave anti-qeveritare në vend, njofton agjencia e lajmeve Fars. Ngjarja është shënuar në një zonë të banuar kryesisht nga komuniteti kurd, ku raportohen përleshje të vazhdueshme mes qytetarëve dhe forcave të sigurisë. Sipas Fars-it, oficeri Ehsan Agajani u plagos nga të […]

The post Protestat në Iran/ Vritet një oficer policie, përshkallëzohen tensionet appeared first on BoldNews.al.

Salianji jashtë Kryesisë? Tabaku: S’kam dijeni, e vlerësoj mendimin ndryshe

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi se PD duhet të qëndrojë e bashkuar në betejën kundër qeverisë, duke refuzuar çdo ide për përjashtime të zërave kritikë brenda partisë. Në një intervistë në Studio 24 në News24, Tabaku reagoi për lëvizjet e Ervin Salianji, duke theksuar se mendimi ndryshe është i vlefshëm dhe nuk duhet […]

The post Salianji jashtë Kryesisë? Tabaku: S’kam dijeni, e vlerësoj mendimin ndryshe appeared first on BoldNews.al.

❌