Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shkodër/ Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari për trafik droge (Emri)

Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar automjete, mjete motorike dhe llogari bankare të shtetasit Brigeno Binoshaj dhe familjarëve të tij, pasi nuk justifikonin burimin e pasurive të deklaruara. Hetimet kanë zbuluar se Binoshaj është dënuar më parë nga autoritetet franceze për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”. Pas verifikimeve, u konstatuan dyshime se pasuritë e […]

The post Shkodër/ Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari për trafik droge (Emri) appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për falsifikim dhe pastrim parash

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë ka sekuestruar rreth 4 milionë euro pasuri të shtetasit P.C. dhe familjarëve të tij. Shtetasi me iniciale P.C. është nën hetim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Hetimet çuan në bllokimin e […]

The post Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për falsifikim dhe pastrim parash appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit N.B. dhe familjarëve të tij.

Në vendimin e Prokurorisë, thuhet se këto pasuri dyshohet se kanë ardhur si pasojë e kryerjes së veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Prokuroria e Fierit njofton se në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.270 të vitit 2019, të regjistruar mbi bazën e referimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku kishte dyshime se shtetasi N.B., nëpërmjet familjarëve të tij, ishte përfshirë në veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimatrisë kriminale, u konstatua se vlerat monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal, ishin investuar në blerje të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat përdoren si mjet për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.

Prokuroria, mbështetur në faktet dhe të dhënat e marra, vlerësoi të kryejë verifikime të thelluara mbi pasuritë dhe asetet në pronësi të subjektit të dyshuar dhe pas administrimit të provave të nevojshme, regjistroi kryesisht procedimin pasuror nr.2, datë 13.11.2025.

Prokuroria cilëson se nga hetimet u dokumentua fakti se shtetasi N.B, në datë 19.06.2017 është dënuar nga Gjykata e Kurorës së Shreësbury-t (MB) për prodhim të lëndeve narkotike. Po ashtu, edhe shtetasi E.B. (vëllezër) në datë 19.04.2024 është dënuar nga Gjykata e Kurorës e Leeds-it (MB) për të njëjtën vepër.
Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në pronësi të shtetasve N.B, E.B dhe familjarëve të tyre, janë pasuri të paluajtshme apo llogari bankare të cilat nuk justifikohen me të ardhurat dhe këta dy shtetas nuk dokumentojnë origjinën dhe mundësinë ekonomike për fitimin e këtyre pasurive.

Mbëshetur në këto të dhëna, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dhe me miratimin e Gjykatës Fier, u vendos sekuestro mbi pasuritë e mëposhtme:

  1.  Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 108.56m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;
    2.    Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 18.04 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;
    3.    Pasuri e llojit garazh, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit E.B;
    4.    Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 69.11 m2, Golem, Kavajë, në pronësi të shtetasit E.B;
    5.    Pasuri e llojit njësi, me sipërfaqe 136.1m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
    6.    Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 90.2 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
    7.    Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 25.33 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
    8.    Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 111.70 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;
    9.    Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 28.40 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;
    10.    Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 119.30 m2, Tiranë”, në pronësi të shtetasit K.B;
    11.    Pasuri e llojit apartamenti, me sipërfaqe 105,9 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;
    12.    Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 24.60m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;
    13.    Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit E.B, deri në vlerën 205’029.41 (dyqind e pesëmijë e njëzetë e nëntë pikë dyzetë e një) Euro;
    14.    Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit K.B, deri në vlerën 100’000 (njëqindmijë) Euro; dhe
    15.    Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetases J.B, deri në vlerën 63’000 (gjashtëdhjetë e tremijë) Euro.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

/e.i/

The post Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë/ Dy hotele, lokale dhe apartamente, nisin hetimet ndaj 2 personave (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Identifikohen dhe vihen në sekuestro pasuritë me vlerë 12 milionë euro, që i përkasin 2 shtetasve me precedentë penalë ndaj të cilëve kanë nisur hetimet.

Pasuritë e sekuestruara janë në emër të shtetasve; Kristi Qirici alias Jetmir Hoxha dhe Adriatik Kalemi.

 

 

Policia e Vlorës, njofton se specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për hetimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme, kanë evidentuar 2 raste, dhe pas regjistrimit të procedimeve penale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kanë nisur hetimet konkretisht:

Në ngarkim të shtetasit K. Q., alias J. H., 43-vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 07.09.2025, i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit, me datë 24.10.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m², në Sarandë.

Hotel 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², në Sarandë.

Në ngarkim të shtetasit A. K., 53-vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e vepërs penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 31.07.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².

Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².

Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².

Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.

Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.

Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre.

The post Sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë/ Dy hotele, lokale dhe apartamente, nisin hetimet ndaj 2 personave (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Bllokimi i monopatinave/ Policia: Sekuestrohen mbi 1300 skutera elektrikë

Policia Rrugore vijon aksionin per ndalimin e perkohshem te monopatinave elektrike. Sipas të dhënave zyrtare qe nga 13 tetori kur u dha urdhri nga ministria e brendshme dhe deri tani policia ka  bllokuar gjithsej 1462 mjete elektrike, prej të cilave 1336 janë monopatina dhe 126 janë motorë elektrikë.

Kjo masë është marrë pas shtimit të ndjeshëm të përdorimit të mjeteve elektrike në qytetet e mëdha, që shpesh kanë shkaktuar situata të rrezikshme në trafik dhe përplasje me këmbësorët apo automjetet e tjera.

Autoritetet janë duke përgatitur një rregullore të re, e cila do të përcaktojë qartë kushtet dhe kufizimet për përdorimin e monopatinave dhe mjeteve të tjera elektrike. Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, pritet që mosha minimale për drejtimin e monopatinës të jetë 16 vjeç, ndërsa shpejtësia maksimale e lejuar do të jetë 25 kilometra në orë, vetëm brenda qyteteve.

Përdorimi i kaskës mbrojtëse do të jetë i detyrueshëm për të gjithë drejtuesit, ndërsa qarkullimi i monopatinave do të ndalohet në rrugët interurbane, autostrada apo zona ku mungojnë korsitë e dedikuara për biçikleta dhe mjete elektrike. Në vijim, pritet që ministritë përkatëse, në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat e policisë rrugore, të përcaktojnë hapësira të posaçme për qarkullimin e mjeteve elektrike.

Kontrollet e policisë janë përqendruar në zonat urbane, në akset me qarkullim të dendur dhe pranë institucioneve arsimore, me qëllim që të rritet ndërgjegjësimi për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia kerkon nga qytetaret të respektojnë urdhrin për ndalimin e përkohshëm të monopatinave, deri në miratimin e rregullores së re. Sipas autoriteteve, qëllimi i këtij vendimi nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por rritja e sigurisë publike dhe parandalimi i aksidenteve, veçanërisht në zonat e frekuentuara nga fëmijë dhe të rinj./abcnews.al

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

Prokuroria e Lezhës ka sekuestruar mbi katër objekte ndërtimi, të ndërtuara pa leje dhe të legalizuara në kundërshtim me ligjin në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin, Lezhë si dhe lëshoi masa sigurimi ndaj nëntë personave për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Ndërtim i paligjshëm’. Deri në këtë fazë të hetimeve, Prokuroria ka paraqitur pranë Gjykatës […]

The post Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Tregtimi i pesticideve, bllokohen 3.9 tonë produkte për bimët në Durrës dhe Lezhë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në 7 subjekte që tregtojnë Produkte me Origjinë Blegtorale (PMB) në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Në Durrës, është bllokuar një sasi prej 3 tonësh produktesh për shkak të mospërputhjes së afateve të ruajtjes të deklaruara në etiketë. Në Lezhë, janë ndaluar 977 kilogramë produkte për të njëjtën […]

The post Tregtimi i pesticideve, bllokohen 3.9 tonë produkte për bimët në Durrës dhe Lezhë appeared first on BoldNews.al.

Detaje nga operacioni në Elbasan/ 14 persona në pranga, sekuestrohen armë, pajisje policore dhe para

Policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë 14 persona, të cilët u kapën në një lokal në Bradashesh. Gjatë kontrolleve në ambientet përreth u sekuestruan 3 armë zjarri (pistoleta), municion luftarak, një elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio policie, një jelek me mbishkrimin “Policia”, sende në formë pistolete dhe sinjalizues metalik, thikë, shkop metalik, një shumë parash, […]

The post Detaje nga operacioni në Elbasan/ 14 persona në pranga, sekuestrohen armë, pajisje policore dhe para appeared first on BoldNews.al.

I ndërtuar me para droge/ “Rich Hotel” nën sekuestro, por aktiviteti vijon normalisht

Me gjithë dyshimet për pasuri të pajustifikuara dhe hetimet për trafikun e drogës, pronarët dhe stafi vazhdojnë të operojnë hotelin pa ndërprerje, duke ftuar klientët të shijojnë luksin dhe komoditetin e ofruar. Në qendër të Pogradecit, hoteli luksoz “Rich Hotel”, në pronësi të familjes Buliçka, është vendosur nën sekuestro preventive nga Prokuroria e Korçës më […]

The post I ndërtuar me para droge/ “Rich Hotel” nën sekuestro, por aktiviteti vijon normalisht appeared first on BoldNews.al.

Alarmi për armët pa leje/ Policia: Burimi kryesor i përgjakjeve në vend

Armëmbajtja pa leje vijon të jetë një plagë serioze për shoqërinë shqiptare. Shifrat e policisë tregojnë se vetëm gjatë vitit 2024 janë evidentuar 1.315 vepra penale në këtë fushë, me 1.520 autorë.

Nga këta, 701 persona u arrestuan, 741 u proceduan në gjendje të lirë, ndërsa 78 të tjerë janë ende në kërkim. Bilanci i sekuestrimeve është po aq shqetësues 644 armë zjarri dhe mijëra municione luftarake janë hequr nga qarkullimi.

E njëjta situatë alarmante shihet edhe në 8-mujorin e parë të këtij viti. Janë regjistruar 1.084 vepra penale me 1.253 autorë. Policia ka vënë në pranga 565 persona, 623 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 65 mbeten në kërkim.

Në këtë periudhë janë sekuestruar gjithsej 444 armë zjarri, bashkë me sasi të mëdha municionesh.

Autoritetet thonë se fenomeni mbetet një rrezik i madh për sigurinë publike, ndërsa lufta kundër armëmbajtjes pa leje do të vijojë me intensitet./abcnews.al

Të dënuar për vjedhje në Belgjikë, sekuestrohen pasuritë e një grupi kriminal, ndër to edhe “Guard Security”

SPAK ka sekuestruar 25 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme ndaj një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë, konkretisht ndaj D.D dhe familjarët e tij, D.S., B. A., A. H, L.V., dhe D. H., në kuadër të një procedimi pasuror që po zhvillohet në Shqipëri. D.D dhe familjarët e tij, D.S., B. A., A. H, […]

The post Të dënuar për vjedhje në Belgjikë, sekuestrohen pasuritë e një grupi kriminal, ndër to edhe “Guard Security” appeared first on BoldNews.al.

SPAK sekuestron aksionet dhe 10 prona të lidhura me kompaninë “Albania Tabak Fabrika e re e Cigareve”

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, ka ndërmarrë një aksion për sekuestrimin e disa aseteve të personave nën hetim.

Raportohet se janë sekuestruar aksionet e kompanisë që ka në menaxhim fabrikën e cigareve në Librazhd.

Behet fjalë për Kuotat e shoqërisë “Albania Tabak”, Fabrika e Re e Cigareve.

GJKKO, ka vendosur sekuestron preventive mbi pajisjet dhe pasuritë e paluajtshme dhe luajtshme të kësaj kompanie.

Gjithashtu, pjesë e listës së pronave të sekuestruara është edhe një apartament në Tiranë.

Kuotat e shoqërisë “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve”:

– Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126

– Pasuria me nr. 1/542 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 125

– Pasuria me nr. 1/541 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 124

– Pasuria me nr. 1/540 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 123

– Pasuria me nr. 1/536 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 118

– Pasuria me nr. 1/434 ndodhur në ZK 2446, Vol 16 Fq 77

– Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126

– Pasuria me nr. 1/538 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 120

– Pasuria me nr. 1/38 ndodhur në ZK 2446, Vol 06, Fq 202

Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.02.L me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 Tiranë.

The post SPAK sekuestron aksionet dhe 10 prona të lidhura me kompaninë “Albania Tabak Fabrika e re e Cigareve” appeared first on Albeu.com.

Ergys Agasi në SPAK, sekuestrohen aksionet dhe 10 prona të lidhura me kompaninë “Albania Tabak”

Kompania “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” e kontrolluar nga kompania mëmë “EA TOBACCO” në pronësi të biznesmenit Ergys Agasi, është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme. Vendimi vjen një javë pas paraqitjes së Agasit në SPAK. Më herët, gjatë këtyre javëve atij i është kontrolluar shtëpia dhe zyra, pas një operacioni të madh […]

The post Ergys Agasi në SPAK, sekuestrohen aksionet dhe 10 prona të lidhura me kompaninë “Albania Tabak” appeared first on BoldNews.al.

Rolex, makina luksoze, armë dhe para/ PAMJE nga operacioni kundër grupit të trafikantëve të drogës

Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga operacioni “OROLOGI” që çoi në arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike dhe aktivitete të tjera kriminale. Uniformat blu bëjnë me dije se kane ekzekutuar 6 masa […]

The post Rolex, makina luksoze, armë dhe para/ PAMJE nga operacioni kundër grupit të trafikantëve të drogës appeared first on BoldNews.al.

Llogari bankare dhe mijëra hektarë pyje, sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar

Prokuroria e Tiranës ka sekuetruar pasuritë e pajustifikuara dhe të padeklaruara të ish-ambasadorit të Shqipërisë në Doha, Edmond Çaça, si dhe bashkëshortes së tij, Bianka Çaça. Hetimet nisën pas referimit të materialit kallëzues nga ILDKPI për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur […]

The post Llogari bankare dhe mijëra hektarë pyje, sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqien e parave të sekuestruara nga Tatimet

Skandali i kompanisë Bankers Petroleum, e cila ka eksportuar naftë bruto me vlera miliarda euro dhe nuk ka paguar detyrimet në shtet, është kthyer në qendrën e vëmendjes në vendin tonë. Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se pjesë e aferës dhe evazionit fiskal me pasoja të rënda që Bankers i ka shkaktuar shtetit […]

The post Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqien e parave të sekuestruara nga Tatimet appeared first on BoldNews.al.

Pas bllokimit të 2 mln € pasuri, fierakut i sekuestrohet “Lamborghini Urus Mansory”/ EMRI

Një vit pasi iu sekuestruan pasuri me vlerë 2 milionë Euro, 37-vjeçarit në Fier, Arbër Muça, i është bllokuar sot edhe një automjet luksoz, konkretisht një Lamborghini Urus Mansory. Ky automjet rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është dërguar nga Dubai në Shqipëri përmes personave të tretë. Prokuroria e Fierit dyshon se blerja […]

The post Pas bllokimit të 2 mln € pasuri, fierakut i sekuestrohet “Lamborghini Urus Mansory”/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

“Të fortit” i sekuestrohen pesë pasuri me vlerë 875 mijë euro

Pasuri me vlerë 875 000 euro i janë sekuestruar 32-vjeçarit Paris Prenga në Tiranë, i dënuar me burg për vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia e Tiranës njofton se pasuritë e sekuestruara janë 2 garazhe, 1 apartament, 1 sipërfaqe truall dhe 1 subjekt tregtar, që ishin të regjistruara në emër të 32-vjeçarit ose të familjarëve të tij.

Kujtojmë se Paris Prenga është dënuar me 19 vite burgim për atentatin ne tentativë ndaj Artion Bylykut, kunati i Domart Konjarit. Ky i fundit njihet si kundërshtari i Devi Kasmit. Kasmi u vra në janar të 2018.

The post “Të fortit” i sekuestrohen pesë pasuri me vlerë 875 mijë euro appeared first on Lapsi.al.

Pjesë e grupit të të fortit të ‘Myslym Shyrit’, sekuestrohen pasuritë e Paris Prengës

Ditën e sotme Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka sekuestrar pasuritë e Paris Prengës dhe familjarëve të tij, i cili është dënuar për disa vepra penale, si vrasje dhe për pjesëmarrje në grupe kriminale. Nga hetimet ka rezultuar se Paris Prenga ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e tij të paluajtshme […]

The post Pjesë e grupit të të fortit të ‘Myslym Shyrit’, sekuestrohen pasuritë e Paris Prengës appeared first on BoldNews.al.

Mediat italiane: Familja kriminale shqiptare riinvestoi paratë e drᴏgës në mes të Veronës

Një ditë pasi Prokuroria Publike e Veronës së bashku me SPAK, sekuestrun pasuri me vlerë miliona euro të dy vëllezërve Mario dhe Suel Çela, media iraliane “La Cronaca di Verona” i ka kushtuar një artikull të plotë sesi organizatat kriminale shqiptare po pastrojnë paratë në Itali. “La Cronaca di Verona” shkruan se Prokuroria Publike e […]

The post Mediat italiane: Familja kriminale shqiptare riinvestoi paratë e drᴏgës në mes të Veronës appeared first on BoldNews.al.

❌