Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përmbytjet në Lezhë/ Mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

✇Albeu
By: V K

Reshjet intensive dhe dalja e lumenjve nga shtrati, kanë sjellë pasoja të rënda në zonat bujqësore të qarkut të Lezhës.

Sipërfaqe të tëra toke kanë mbetur nën ujë, duke dëmtuar prodhimin bujqësor, veçanërisht kulturat e jonxhës dhe grurit.

Të dhënat paraprake të mbledhura nga strukturat vendore tregojnë se përmbytjet kanë prekur gjithashtu edhe kultura të tjera, ndërsa ndikimi në blegtori dhe banesa paraqitet më i kufizuar.

Në terren janë angazhuar dy grupe pune të Bashkisë Lezhë, të cilat kanë realizuar inspektime dhe verifikime të detajuara për evidentimin e dëmeve.

Drejtori i Bujqësisë, Paulin Gjergji, konfirmon se procesi i vlerësimit është drejt mbylljes, duke u bazuar si në dokumentacionin e dorëzuar nga fermerët, ashtu edhe në kontrollet në terren.

Dëmet janë evidentuar në rreth 1 700 hektarë. Pjesa më e madhe i përket jonxhës me rreth 60 për qind, e ndjekur nga gruri me 35 për qind, ndërsa sipërfaqet e mbetura përfshijnë ullinj, lakra dhe agrume. Në blegtori dhe banesa dëmet janë më të vogla.

Autoritetet vendore bëjnë të ditur se pas finalizimit të raportit përfundimtar, dosjet do t’u dërgohen institucioneve përgjegjëse për të vijuar me procedurat e mbështetjes dhe kompensimit të fermerëve të prekur

The post Përmbytjet në Lezhë/ Mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur appeared first on Albeu.com.

Si digjet, përmbytet dhe vidhet Shqipëria “pas krahëve” të Ramës

Java që lamë pas ishte një tjetër provë e trishtë se sa i brishtë është ky vend dhe sa pak e mban shtetin në këmbë qeverisja e Ramës. Përmbytjet përfshirën shtëpi, biznese dhe rrugë, duke e kthyer Durrësin në një mini-Venecia të padëshiruar, ku mbi 80% e pjesës urbane u zhyt nën ujë. Fatkeqësisht, përveç […]

The post Si digjet, përmbytet dhe vidhet Shqipëria “pas krahëve” të Ramës appeared first on BoldNews.al.

Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura

✇Albeu
By: V K

Që nga nëntori i vitit 2025 dhe deri më tani serrat e Myzeqesë janë përmbytur tre herë, por së fundmi dëmet janë kolosale si për ekonominë lokale të fermerëve dhe për atë kombëtare nga mungesa e prodhimit.

Ende pa u vlerësuar dëmet e nëntorit janë serat e rrafshuan për të tretën herë.

Mirlind Saraçi nga Fshati i Kosovë e Vogël në Lushnje, ka pësuar rreth 150 mijë euro dëme nga përmbytja e tre hektarëve serë dhe dëmtimi i prodhimit gati për treg këto ditë.

Si ai qindra dhe mijëra fermerë në të gjithë vendin kanë pësuar dëme të mëdha, të nxitura më shumë nga mungesa e menaxhimit se sa nga reshjet.

Fermeri tha se këtë herë sipërfaqja e përmbytur, është shumë e madhe dhe se shkak për rritjen e nivelit të ujit u bë hapja e portave të HEC-it të Banjës.

Hapja e portave gjeti kanalet të mbyllura thotë Mirlindi. Në zonën e tij ka 13 vite që nuk është vënë dorë në hapjen e kanaleve dhe kolektorëve kryesorë, teksa qindra milionë euro janë investuar në serra.

Për shkak të hapjes së portave, uji ka përmbytur një ditë më parë dhe vijon sipërfaqe të reja që nuk ishin prekur nga reshjet.

Ekspertët llogarisin se deri dje sipërfaqja e përmbytur, ka arritur në rreth 40 mijë hektarë dhe po zgjerohet.

Ai tha se ndërtimet pa leje mbi kanale dhe kolektorë të mëdhenj janë toleruar ndër vite, duke bllokuar rrjedhën natyrore të ujit dhe duke e bërë zonën veçanërisht të rrezikuar nga përmbytjet.

Sipas tyre, ky degradim i sistemit të kullimit e ka bërë territorin të ekspozuar ndaj reshjeve, ndërsa situata është përkeqësuar ndjeshëm nga menaxhimi i digave dhe hidrocentraleve.

Fermerët pretendojnë se rezervuarët janë mbushur dhe më pas portat janë hapur për shkarkim, pa i lajmëruar më parë.

Projektet e hidrocentraleve me basen po ndikojnë në sigurinë energjitike të vendit, por sakaq kanë rritur ekspozimin e pjesës tjetër të vendit ndaj përmbytjes.

Zona e Shkodrës, është përmbytur historikisht nga hapja e portave të kaskadave mbi lumin Drin, por ndërkohë investime me kaskada janë bërë edhe në HEC-et e tjera te vendit dhe kryesisht në Devoll.

Gjithashtu, dëme ka edhe në blegtori. Në Dimal të Beratit rreth zonave Banaj dhe Sheq, ka humbje te rezervave ushqimore ndërsa mijëra shpendë kanë ngordhur.

Të gjitha zonat e përmbytura janë në emergjencë për ushqime për bagëtitë.

Të dhënat zyrtare tregojnë të INSTAT, tregojnë se zonat e përmbytura kontribuojnë në 65 për qind të prodhimit të perimeve në vend dhe dominojnë pothuajse 80 për qind te eksporteve të prodhimeve të freskëta.

Përveç dëmit që është krijuar në ekonominë e fermerëve, dëmtimet e këtyre ditëve pritët të ndikojnë negativisht në çmimet e pakicës të prodhimeve bujqësore dhe gjithashtu të ndikojnë negativisht eksportet e këtij grupi.

Vitin e kaluar, eksportet e ushqimeve dhe pijeve ishin të vetmet që ruajtën ritmet e rritjes gjatë gjithë vitit, ndryshe nga grupet e tjera që janë në trend rënës dhe me luhatje prej gati dy vitesh./ Monitor

The post Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura appeared first on Albeu.com.

Qarku i Shkodrës drejt përmirësimit/ Përmbytjet, në Obot ka rënie të nivelit të ujit

Nga monitorimi i vazhdueshëm gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet më e përmirësuar krahasuar me ditën e djeshme, me ulje të niveleve të ujit në zonat e prekura.

Në zonën Obot, është konstatuar rënie e nivelit të ujit. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore paraqet prezencë uji rreth 90 cm, nga 100 cm që ishte një ditë më parë, duke shënuar ulje rreth 10 cm. Aksi vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Mjetet e Bashkisë Shkodër dhe strukturave mbështetëse qëndrojnë edhe sot në Obot, në gatishmëri të plotë për çdo nevojë dhe për garantimin e aksesit dhe ndihmës ndaj banorëve. Varkat janë prezente edhe sot në terren, për të garantuar transportin dhe ndërhyrjen në rast nevoje.

Në Obot ka banesa me prezencë uji në oborre, ndërsa deri në këto momente nuk ka raportime për prezencë uji në brendësi të banesave.

Në Njësinë Administrative Dajç, në zonën Urrelat – Shirq, është konstatuar ulje e nivelit të ujit rreth 10 cm krahasuar me ditën e djeshme. Vijon të ketë prezencë uji në kanalet kulluese të tokave bujqësore, por pa depërtim në banesa.

Sipërfaqja e tokës bujqësore me prezencë uji (ha):

Dajç: 80 ha

Velipojë: 100 ha

Ana e Malit: 530 ha

Bërdicë: 50 ha

Totali: 760 ha

Situata paraqitet e qëndrueshme dhe në përmirësim, ndërsa monitorimi në terren vijon pa ndërprerje nga strukturat përgjegjëse.

Hapet për qarkullim rruga Prishtinë–Ferizaj pas përmbytjeve



Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga nacionale Prishtinë–Ferizaj, në të dy drejtimet, përfshirë aksin rrugor në afërsi të “Prishtina Mall”, është hapur për qarkullim normal të automjeteve.

Sipas njoftimit, rruga kishte mbetur e bllokuar për disa ditë si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut.

Pas përfundimit të punimeve dhe largimit të pengesave të përkohshme, lëvizja e automjeteve tashmë zhvillohet pa kufizime dhe në kushte të rregullta trafiku.

Policia ka bërë të ditur se institucionet përgjegjëse mbeten të angazhuara në monitorimin e vazhdueshëm të situatës në terren, me qëllim garantimin e sigurisë dhe rrjedhshmërisë së komunikacionit.

Njëkohësisht, Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë vozitësit që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe rregullat e trafikut, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Balluku: Semani është kthyer në shtratin e tij, do të kryhet vlerësimi i plotë i dëmeve

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi sot situatën në zonat e përmbytura të qarkut të Fierit, ku deklaroi se gjendja po shkon drejt përmirësimit, pasi lumi Seman është kthyer në shtratin e tij dhe është kryer evakuimi i plotë i banorëve të prekur.

“Jemi në një stad përmirësimi të situatës, pasi lumi Seman është kthyer në shtratin e tij. Sigurisht, kjo zonë është shumë pranë hidrovorit dhe vijon të ketë prezencë uji, por e rëndësishme është që, ndonëse rreth 20 banesa janë prekur, asnjë nga qytetarët nuk është dëmtuar. Evakuimi i plotë i të gjithë banorëve është realizuar”, u shpreh Balluku.

Ajo informoi se më herët kishte pasur vështirësi në kontaktimin e dy barinjve në zonë, por situata është zgjidhur. “Kishim para pak orësh një situatë me dy barinj, të cilët nuk arrinim t’i kontaktonim, megjithatë ata janë gjetur dhe janë të sigurt. Gjithçka është zhvilluar nën mbikëqyrjen e forcave të Emergjencave Civile, por edhe të gjithë grupeve të tjera të angazhuara”, tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja vlerësoi rolin e Forcave të Armatosura në përballimin e situatës emergjente. “Forcat e Armatosura kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në këto ditë të vështira dhe sfiduese, pothuajse në të gjithë vendin”, nënvizoi ajo.

Balluku bëri të ditur se në dy deri në tri ditët në vijim nuk parashikohen reshje, çka do të krijojë kushtet për ndërhyrje rikuperuese. “Kjo do të jetë koha për të rikuperuar dëmtimet që kanë ndodhur në argjinatura. Jemi duke diskutuar me inxhinierët e bordit të kullimit për hapat që do të ndërmerren. Gjithsecili është në krye të detyrës dhe po i përgjigjet kërkesave të qytetarëve”, deklaroi ajo.

Duke iu drejtuar banorëve të zonave të përmbytura, Balluku apeloi për bashkëpunim me pushtetin vendor. “Të gjithë banorët që kanë nevojë për mbështetje, veçanërisht për ushqimin e bagëtive, duhet të kontaktojnë menjëherë pushtetin vendor. Janë në dispozicion rezervat e shtetit, si për nevojat personale, ashtu edhe për ushqimin e bagëtive. Ne jemi në terren gjatë gjithë kohës dhe do të vazhdojmë deri në përmirësimin total të kushteve”, tha Balluku.

Sa i përket menaxhimit të prurjeve ujore, Balluku theksoi se shkarkimet nga kaskada e Devollit janë ulur në minimum.

“Duke qenë se ndikimi i kësaj kaskade vjen në lumin Seman, shkarkimet janë ulur në kuotën minimale dhe janë më të ulëta se prurjet aktuale. Kompania ‘Statkraft’ i është përgjigjur thirrjes sonë për të ulur sa më shumë shkarkimet, ashtu siç është bërë edhe me kaskadën e Drinit, e cila është menaxhuar në mënyrën më të mirë duke minimizuar përmbytjet në Fushën e Shkodrës”, u shpreh Balluku.

Në vijim, ajo bëri të ditur se do të kryhet vlerësimi i plotë i dëmeve.

“Do të na duhet të bëjmë të gjitha riparimet e nevojshme dhe vlerësimin e dëmeve. Më pas, në bashkëpunim me bashkitë dhe grupet e ngritura nga Emergjencat Civile, do të realizohet një shpërndarje e drejtë e kompensimit, sipas një skeme që po ndërtohet nga Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si për banesat e prekura, ashtu edhe për dëmet në serra dhe toka bujqësore”, deklaroi ajo.

E pyetur për dëmtimet në argjinaturën e lumit Seman, Balluku sqaroi se bëhet fjalë për dëmtime dhe jo çarje të plota.

“Kemi dëmtime të argjinaturës së Semanit. Do të ketë riparime të menjëhershme, sapo të bjerë niveli i ujit, dhe më pas ndërhyrje më të thella për të përforcuar të gjitha segmentet e prekura. Pikat problematike janë identifikuar dhe do të riparohen menjëherë”, përfundoi Balluku.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Balluku: Semani është kthyer në shtratin e tij, do të kryhet vlerësimi i plotë i dëmeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Durrësit, e cila ka nisur hetimet prej disa ditësh për të përcaktuar shkaqet e përmbytjeve në qark, ku u shkaktua një viktimë dhe dhjetëra milionë euro dëme materiale, sekuestroi dokumentet që lidhen me ndërtimin e hidrovorit të ri në Port Romano, me vlerë 19 milionë euro.

Sipas grupit të hetimit, është bërë sekuestrimi i dokumenti “Hartim i studimit të projektit për rehabilimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos-Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, në kuadër të procesit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë”.

Gjithashtu, është marrë pranë Bashkisë së Durrësit e gjithë procedura tenderuese për hidrovorin, e po ashtu dokumentet e zbatimit të projektit.

Sipas burimeve të Prokurorisë, ka dyshime se hidrovori nuk ka funksionuar e për pasojë janë shkaktuar edhe përmbytjet.

Tenderi për ndërtimin e hidrovorit të Porto Romanos u fitua nga kompanitë vëllezërit Hysa, 2T dhe Adriatik.

Kompania Adriatik, zotërohet nga babai i Spartak Kovaçit, i cili ka qenë drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës dhe ka dyshime se tenderin për hidrovorin mund të jetë paracaktuar.

Situata me përmbytjet në Durrës vijon të jetë shqetësuese. Punonjësi i ndërmarrjes së komunales Plaz Astrit Hysenaj humnbi jetën, ndërsa 1500 shtëpi e mijëra hektarë tokë mbeten nën pushtetin e ujit.

Prokuroria po heton për akuzat e shpërdorimit të detyrës, përmbytjes së pronës me përmbytje dhe përmbytjes së pronës nga pakujdesia.

Prokuroria e Durrësit nisi hetimet, mes tyre edhe biznesmeni Petrit Kovaçi!

Çfarë përmban dosja?

 

 

Prokuroria e Durrësit, ka nisur hetimet për përmbytjet që kanë prekur disa zona të qytetit dhe vdekjes së një personi, punonjës i Ndërmarrjes Komunale.

Organi i akuzës bën me dije se ka nisur hetimet për tre vepra penale, shpërdorim detyre, shkatërrimi i pronës me përmbytje dhe shkatërrimi i pronës nga pakujdesia.

“Me qëllim thellimin në shkaqet që kanë çuar në shkaktimin e këtyre pasojave dhe analizimin në mënyrë ezauruese nëse shkaqet kanë qenë tërësisht natyrore apo kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë apo mospërmbushjes së detyrës nga ana e organeve kompetente shtetërore apo të vetëqeverisjes vendore, merret iniciativa për regjistrimin e këtij procedimi penal. Ndërkohë, hetimi i mëtejshëm do të japë përfundime të drejta mbi ekzistencën ose jo të përgjegjësisë penale“, njoftoi Prokuroria.

Organi i akuzës ka dyshime se situata të jetë shkaktuar për shkak të mosfunksionimit të hidrovorit që ka kushtuar 19 milionë euro.

Tenderi për hidrovorin u fitua nga bashkimi i kompanive 2T, Adriatik dhe Vëllezërit Hysa. Kompania Adriatik zotërohet në masën 50% nga Petrit Kovaçi, babai i Spartak Kovaçit, ish-drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës.

“Ortaku themelues i shoqërisë është Ardjan Mustafaraj me 100% të kapitalit. Më datë 24.04.1998, u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhurimi i 50% të kuotave të kapitalit të zotëruara nga Ardjan Mustafaraj në favor të Z. Petrit Kovaçi”, thuhet në të dhënat zyrtare në Open Data.

Petrit Kovaçi, ka lidhje familjare me Ceno Klosin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe aktualisht deputet i PS në qarkun Fier.

Ndërkohë, Spartak Kovaçi, është pjesë e rrethit të personave të afërt me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Ndërsa kompania 2T zotërohet në masën 20% nga Artan Sako, vëllai i Gramoz Sakos, aktualisht kryetar socialist i Bashkisë së Tepelenës dhe më herët drejtues i Gardës së Republikës.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana, kallëzoi në SPAK Bashkinë e Durrësit, ministrinë e Bujqësisë dhe Drejtorinë e Kullimit për “shpërdorim detyre”, pas përmbytjeve.

Ajo u shpreh se kryebashkiakja Emirjana Sako, pas investimit rreth 19 mln euro për hidrovorin, deklaronte se Durrësi nuk do të ketë më probleme me përmbytjet.

The post Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro appeared first on Albeu.com.

Çarja e argjinaturës në Fier, banorët humbin kontaktet me familjarët: Uji erdhi me forcë

✇Albeu
By: V K

Pas çarjes së argjinaturës së lumit Seman, banorët në Fier janë shprehur të shqetësuar në lidhje me situatën e përmbytjeve.

Disa prej tyre thonë se kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre, për shkak të izolimit të zonës nga uji.

Banorët bëjnë apel për ndihmë urgjente, ndërsa vijon operacioni për evakuimin e tyre dhe të bagëtive të izoluara, ku shprehen se primare për ta janë shpëtimi i jetëve njerëzore.

“Kam 300 kokë bagëti, nuk i nxorëm dot sepse erdhi uji me forcë. Atje kam burrin dhe djalin, të ikin të lënë delet, dua të iki t’i shoh”, tha një prej banoreve.

“Prej dje janë shqyer argjinaturat. Kjo është hera e parë, jam 53-vjeç dhe nuk ka ndodhur një përmbytje e tillë më parë. Shkak janë mos mirëmbajtja e argjinaturave”, u shpreh një tjetër.

“Është çobani lart, kanë tre ditë pa bukë nuk e dimë as ku janë. Nuk kanë bateri në telefon dhe nuk dimë se çfarë bëhet. Duam t’i nxjerrim që atje, nuk po pyesim më për mallin, duam vetëm të shohim për njerëzit, jetët e njerëzve”, deklaron një tjetër banor.

The post Çarja e argjinaturës në Fier, banorët humbin kontaktet me familjarët: Uji erdhi me forcë appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në Korçë/ Disa zona ende pa energji, si paraqitet situata

✇Albeu
By: V K

Prefektura e Korçës, ka ndarë detaje lidhur me situatën aktuale nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në këtë qark. Në njoftimin e mëposhtëm, thuhet se temperaturat kanë qenë nën zero dhe është kryer kriposje në zonat problematike.

Ndërkohë, në segmentet Ersekë–Leskovik dhe Maliq–Kufi Gramsh, qarkullimi vijon normalisht.

Bëhet me dije se ka një numër të kufizuar abonentësh pa energji elektrike.

Konkretisht në zonën e Maliqit janë 14 abonentë ruralë, në zonën e Pogradecit janë 4 abonentë private, ndërsa zonën e Gjançit janë 2 abonentë.

Gjithashtu, njoftohet se vijon puna për mbylljen e çarjes së argjinaturës së lumit Devoll, me angazhimin e mjeteve të Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit.

The post Përmbytjet në Korçë/ Disa zona ende pa energji, si paraqitet situata appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në qarkun e Shkodrës, situata drejt përmirësimit/ 900 hektarë tokë bujqësore nën ujë

Prefektura e Qarkut Shkodër ka publikuar informacionin e përditësuar mbi situatën hidrometeorologjike dhe emergjencat civile në territorin e qarkut, duke bërë me dije se gjendja paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme dhe në përmirësim gradual. Sipas të dhënave zyrtare, në bashkitë e prekura nga përmbytjet po vërehet rënie e niveleve të ujit, ndërsa strukturat e mbrojtjes civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet vendore vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren për garantimin e sigurisë së banorëve dhe menaxhimin efektiv të situatës.

Njoftimi:

Përmbytjet/ Rama: 1.5 miliardë lekë për projektet për parandalimin e rreziqeve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e përmbytjeve, duke ndarë në Facebook edhe shifrat që do jenë për marrjen  e masave për parandalimin e situatave të tilla.

“Fondet e parashikuara për mbrojtjen civile synojnë rritjen e sigurisë përballë fatkeqësive natyrore, garantimin e kompensimit për qytetarët e prekur, si dhe forcimin e masave parandaluese për reduktimin e rreziqeve në të ardhmen”, shkruan Rama.

Luan Baçi publikon pamjet nga përmbytjet në Fier: Rreth 50 krerë rrezikojnë të mbyten, mungesë ndërhyrjeje

✇Albeu
By: V K

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka postuar në rrjete pamje nga situata në Daullas të bashkisë Fier, e cila është alarmante pas daljes nga shtrati të lumit Seman.

Dhjetëra hektarë tokë bujqësore dhe disa stalla janë përmbytur, duke rrezikuar jetën e fermerëve dhe bagëtive.

Sipas deputetit të PD-së, Luan Baçi, rreth 50 krerë lopë ndodhen të bllokuara nga uji dhe rrezikojnë të mbyten, ndërsa niveli i ujit vazhdon të rritet dhe mungon ndërhyrja.

Banorët kërkojnë ndihmë urgjente nga institucionet për të shmangur dëme të rënda dhe humbje të pakthyeshme.

 

The post Luan Baçi publikon pamjet nga përmbytjet në Fier: Rreth 50 krerë rrezikojnë të mbyten, mungesë ndërhyrjeje appeared first on Albeu.com.

Nga Shkodra te Durrësi, Berati dhee Gjirokastra/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Situatë e rënduar nga moti i keq në disa qarqe të vendit

✇Albeu
By: V K

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ka dalë me një njoftim zyrtar mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe dëborës gjatë orëve të fundit, të cilat kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të territorit dhe kanë shkaktuar problematika hidrologjike dhe infrastrukturore në disa qarqe.

Sipas njoftimit, situata paraqitet më problematike në qarqet Shkodër, Durrës, Dibër, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër.

Në qarqet e tjera të vendit, problematikat kanë qenë më të kufizuara dhe të menaxhueshme. Strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ndodhen në terren dhe po punojnë për përballimin e pasojave dhe stabilizimin e situatës.

Në Qarkun Shkodër, rritja e nivelit të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë ka sjellë shtim të prezencës së ujit në zonat e Obotit dhe Dajçit, si dhe përmbytje të tokave bujqësore në zonën Urrelat–Shirq.

Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore është i pakalueshëm për mjetet e ulëta. Nuk raportohen përmbytje banesash, ndërsa argjinaturat, kanalet kulluese dhe diga e rezervuarit të Shkodrës vijojnë të jenë funksionale. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat vendore.

Në Qarkun Durrës, situata po shkon drejt përmirësimit në zonat e përmbytura të Sukthit dhe Katundit të Ri.

Megjithatë, vijon prezenca e ujit në rreth 1 800 hektarë tokë bujqësore dhe në disa banesa në zona të veçanta të Kënetës dhe Shkozetit.

Janë kryer ndërhyrje për lirimin e akseve rrugore dhe funksionalizimin e shkarkuesve për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

Në Qarkun Dibër, reshjet e dëborës kanë shkaktuar bllokime rrugësh në disa njësi administrative, si dhe ndërprerje të energjisë elektrike në zona të caktuara.

Qarkullimi në akset kryesore po mbahet i kontrolluar, ndërsa në rrugët rurale po punohet për hapjen dhe garantimin e aksesit. Ndërkohë, vijon operacioni i kërkimit për një shtetas të humbur, me angazhimin e forcave të specializuara.

Në Qarkun Berat, rritja e prurjeve të lumenjve Osum dhe Devoll ka sjellë përmbytje të tokave bujqësore, prezencë uji në disa banesa dhe objekte publike, si dhe evakuimin e disa familjeve për arsye sigurie. Situata po menaxhohet nga strukturat vendore me mbështetjen e forcave të emergjencës.

Në Qarkun Fier, lumenjtë Seman dhe Shkumbin kanë dalë nga shtrati në disa zona, duke përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore dhe duke prekur disa banesa.

Strukturat e bashkive ndodhen në gatishmëri të plotë dhe po vlerësojnë nevojën për masa shtesë.

Ndërsa në qarqet Korçë dhe Gjirokastër, problematikat lidhen kryesisht me rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore, bllokime rrugësh dhe evakuime të kufizuara të disa familjeve në zona me rrezik. Puna në terren vijon për hapjen e akseve rrugore dhe eliminimin e rrezikut për banorët.

Forcat e Armatosura janë angazhuar në disa qarqe të vendit me efektivë dhe mjete të specializuara për ndërhyrje emergjente, lirimin e rrugëve të bllokuara, evakuimin e banorëve dhe mbështetjen e autoriteteve vendore.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje banorëve të zonave të prekura të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin zonat me rrezik përmbytjeje apo rrëshqitjeje dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përgjegjëse.

The post Nga Shkodra te Durrësi, Berati dhee Gjirokastra/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Situatë e rënduar nga moti i keq në disa qarqe të vendit appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në vendin tonë/ Debat nga verifikimi i dëmeve në Ferras, Kryeplaku: Procesi nuk po zhvillohet i drejtë!

✇Albeu
By: V K

Paraditen e sotme, katër grupe komisionesh verifikimi kanë dalë në terren në fshatin Ferras, për të konstatuar dhe verifikuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Procesi i verifikimit ka nisur me debati pasi Kryeplaku i fshatit Zani Hyka, pretendon se verifikimi nuk po bëhet i drejtë.

Procesi i verifikimit po zhvillohet si brenda ashtu edhe jashtë argjinaturës, në kuadër të fazës së parë të evidentimit të prezencës së ujit dhe pasojave të tij në banesa.

Sipas të dhënave paraprake nga komisionet në terren, deri më tani janë evidentuar rreth 120 banesa të prekura, ku dëmet nuk kufizohen vetëm brenda ambienteve të brendshme të shtëpive, por shtrihen edhe në oborre, magazina, pajisje bujqësore dhe infrastrukturë ndihmëse.

Në shumë raste, uji ka depërtuar në banesa duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fillimisht, puna e komisioneve ka nisur në zonën brenda.

The post Përmbytjet në vendin tonë/ Debat nga verifikimi i dëmeve në Ferras, Kryeplaku: Procesi nuk po zhvillohet i drejtë! appeared first on Albeu.com.

Pasojat e përmbytjeve/ Katër grupe nga bashkia e Fierit nisin verifikimin e dëmeve në fshatin Ferras, 120 banesa të prekura

Prej ditësh Shqipëria është përballur me kushte atmosferike të paqëndrueshme çka kanë sjellë përmbytje masive nga veriu në jug. Ndërkohë nuk kanë munguar as reshjet e dëborës në zona malore.

Ndërkohë që përmbytjet kanë shkaktuar dëme të shumta në banesat e shumë familjeve dhe në qindra hektarë tokë bujqësore. Qeveria ka premtuar dëmshpërblim për të gjitha familjet e prekura nga përmbytjet, gjë të cilën e ritheksoi edhe vetë kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” këtë mëngjes.

Ndërkohë siç bën raporton gazetarja e ABC News, katër grupe nga bashkia e Fierit kanë nisur verifikimin e dëmeve në fshatin Ferras, një nga fshatrat më të prekur nga përmbytjet, edhe për shkak të prurjeve të lumit Vjosa. Nga verifikimet e deritanishme rezultojnë 120 banesa të prekura.

VIDEO/ Bie niveli i lumit Shkumbin, si paraqitet situata në qarkun e Fierit

Situata në Thanasaj raportohet e qëndrueshme, pasi prurjet e lumit Shkumbin janë në rënie. Bashkia e Lushnjes, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile dhe ndërmarrjet e shërbimeve, po mbështet banorët e shtëpive të rrethuara nga uji, duke ndihmuar në largimin e baltës dhe mbetjeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Bashkia apelon për kujdes dhe bashkëpunim të vazhdueshëm nga banorët për të menaxhuar situatën dhe për të parandaluar rreziqe të mundshme.

Rama: Prurjet marramendëse të plastikës në lumenj janë kriminale, do dalim me masa të reja

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, në hapje të sezonit të 6-të të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama, ka folur për përmbytjet si pasojë e reshjeve të shiut.

Rama ngriti shqetësimin e hedhjes së plastikës, duke shkaktuar grumbullime në sasi të këtyre materialeve.

Gjithashtu, kryeministri u shpreh se si qeveri do të marrin masa të reja, nga sensibilizimi deri tek gjobat për ata qe hedhin mbetje vend e pa vend.

“Përtej vorbullës atmosferike, ndryshimit klimatik, sasisë së reshjeve që në katër ditë ishte sa mesatarja e muajit janar, pra 30 ditëve reshje, në pesë vitet e fundit, faktori njerëzor ka peshën e vet. Ka peshën e vet për mirë ose për keq, njësoj siç edhe infrastruktura ka peshën e vet për mirë ose për keq. Jo për t’i ndalur, por për t’i bërë më të kontrollueshme, këto masa të jashtëzakonshme reshjesh dëbore dhe prurjesh. Ndërkohë që, ne si qeveri, jemi të qartë për nevojën e vazhdimit te investimeve në sistemin mbrojtës të vendit, unë nuk e di fare sinqerisht se si i bëhet harbutërisë ekstreme ndaj natyrës që manifestojmë orë e çast ne si popull! Po troç, ne si popull!

Prurjet marramendëse të plastikës nga lumenjtë në këto raste, janë të frikshme, janë të neveritshme, janë kriminale në kuptimin e plotë të fjalës. Hedhja rrugëve e shisheve dhe qeseve plastike, si të ishte ky vend, jo atdheu ynë i përbashkët, po një kosh plehrash në një territor që s’na përket me të cilin s’kemi lidhje, ku, kudo ku na teket, lëshojmë si lopa bajgat, mbetjet e konsumit tonë, është diçka, që e mbulon tamam me bajga flamurin e pavarësisë tonë si shtet, librin e historisë së përpjekjeve tona shekullore si komb për të jetuar në shtetin tonë, fytyrën e secilit prej nesh si njerëz të këtij populli e si qytetarë të Europës, që mbajmë emrin shqiptar, të cilin e mbajmë me të drejtë me krenari në shumë raste, të cilin e ndiejmë me të drejtë si vërtetë fjalën kyçe që na bën të ndihemi krenarë kur je në stadium, por të cilin e përdhosim, emrin shqiptar, duke përdhosur Shqipërinë, duke përdhosur natyrën e Shqipërisë, duke përdhosur fytyrën e Shqipërisë.

Ne si qeveri e si shumicë popullore, sidoqoftë nuk do të dorëzohemi, e do të dalim më tej me masa të reja kundër kësaj fuqie të errësirës në trurin tonë si milet, duke rritur përpjekjet për sensibilizim, informim, por edhe ndëshkim po ashtu. Por në të gjitha rastet është e domosdoshme që gjithësecili të ftillohet sepse kjo që ndodh dhe ajo që i bëjmë ne Shqipërisë, duke hedhur një shishe plastike apo duke hedhur një qese plastike në rrugë ka vetëm një fjalë që e përkufizon, KRIM”, tha Rama.

The post Rama: Prurjet marramendëse të plastikës në lumenj janë kriminale, do dalim me masa të reja appeared first on Albeu.com.

Moti i keq/ Rama: Krenar, që për çdo emergjencë jemi në gatishmëri. Të qartë, që investimet duhen shtuar

Moti i keq që ka përfshirë vendin gjatë kësaj jave ka sjellë reshje të dendura shiu dhe bore, duke krijuar një gjendje atmosferike të rënduar jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Në një intervistë për podkastin “Flasim”, Kryeministri Edi Rama njoftoi se një masë ajri e ftohtë nga veriu është përplasur me një masë të ngrohtë, duke shkaktuar reshjet e fundit.

Ai theksoi se fenomenet ekstreme klimatike, si thatësirat, zjarret apo përmbytjet, janë më të shpeshta se më parë, por falë investimeve prej rreth çerek miliard euro, qeveria është e gatshme për çdo emergjencë dhe për të mbrojtur infrastrukturën dhe qytetarët.

“Kjo javë ka qenë tejet e ngarkuar me reshje dhe dëborë, një gjendje atmosferike tejet e rënduar e cila nuk ka prekur vetëm Shqipërinë. Një masë ajri e ftohtë nga veriu është përplasur me një masë të ngrohtë ku ka krijuar këtë masë atmosferike me reshje shiu dhe bore në të gjithë vendin. Më shumë thatësira dhe zjarre, vorbulla përmbytjesh, nuk është më klima që jemi mësuar.

Jam krenar për faktin që për çdo emergjencë jemi në gatishmëri, falë çdo investimi që kemi bërë, rreth çerek miliard euro. Kjo vorbullë 10-12 vite me radhë do të kishte përmbytur shumë më shumë. Ndërkohë që ne si qeveri jemi të qartë për investimet e shtuara për mbrojtjen”, tha Rama.

Përmbytjet do të shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike

✇Albeu
By: V K

Përmbytjet janë një nga rreziqet më të mëdha natyrore që mund të prekë një vend, dhe pasojat e tyre për ekonominë mund të jenë shkatërruese, nëse nuk merren masa të menjëhershme për parandalimin e tyre.

Edhe pse fenomenet e tilla janë shpesh të natyrës natyrore, ndikimi i ndryshimeve klimatike ka shtuar intensitetin dhe frekuencën e këtyre ngjarjeve, duke i bërë ato më të vështira për t’u menaxhuar dhe parashikuar.

Nëse nuk ndërhyhet me një plan të mirëfilltë të menaxhimit të ujërave dhe mbrojtjes nga përmbytjet, dëmet për ekonominë do të jenë të mëdha.

Kjo përfshin humbjen e pasurive materiale, shkatërrimin e infrastrukturës dhe dëme në sektorë kyçë si bujqësia dhe turizmi, si dhe rënien e besueshmërisë për investitorët e huaj.

Për të shmangur këto pasoja, është thelbësore që shtetet të investojnë në masat parandaluese, si ndërtimi i digave, sistemeve të menaxhimit të ujërave dhe mbrojtjes nga përmbytjet.

Për më tepër, duhet të merren masa për forcimin e kapaciteteve të adapotimit ndaj klimës dhe për të siguruar që qytetet dhe zonat rurale të jenë të përgatitura për situata të tilla.

Përveç ndërhyrjeve lokale, ndihma ndërkombëtare dhe bashkëpunimi global janë gjithashtu të nevojshme për të përballuar kërcënimet që vijnë nga përmbytjet.

Investimet në infrastrukturën e qëndrueshme dhe politikat e integruara ndërkombëtare mund të jenë çelësi për një mbrojtje më efikase ndaj këtyre katastrofave natyrore.

Mënyrat e menaxhimit të përmbytjeve dhe rëndësia e ndërhyrjeve në kohë janë më të rëndësishme se kurrë për të garantuar një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme për ekonominë e vendeve të prekura.

The post Përmbytjet do të shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike appeared first on Albeu.com.

Vjosa, bekim dhe mallkim/ Beteja shekullore mes njerëzve dhe lumit të egër të Europës

Lumi i vetëm i egër i Europës, demonstroi forcën edhe njëherë tjetër. Dhjetëra banorë në Ferras, Çerven, Kashisht dhe Mallakastër u evakuuan për t’i paraprirë incidenteve apo fatkeqësive.

Në pritje të lajmeve për motin, banorët e zonave të prekura rrëfejnë se si përballen me furinë e lumit ndër dekada.

Vjosa me ujërat e saj të kristalta, pasuron tokat e zonave ku kalon dhe në Fier, nuk është rastësi, që zonat me bujqësi të zhvilluar, janë Levani dhe Frakulla. Siat Bana, 84 vjeç banor i fshatit Ferras, ka përjetuar gjatë gjithë jetës së tij, përmbytjet nga Vjosa.

Ai, kujton përmbytjen e 31 dhjetorit te vitit 1970 por edhe rrëfimin e gjyshit të tij për vërshimet e viteve 1930, kur banorët qëndronin edhe majë pemëve deri në tërheqjen e ujërave

Pas përmbytjeve të një dekade më parë, në vitet 2013-2017,  në Fier u përforcuan argjinaturat dhe sistemi kullues. Megjithatë, me një lumë të egër si Vjosa, masat mbrojtëse, mbeten gjithmonë të pamjaftueshme.

Vjosa buron nga malet e Pindit në Greqi. Është lumi i vetëm i egër në Europë dhe është shpallur Park Kombëtar si pasuri botërore natyrore.

❌