Pranoi ryshfet nga një serb, polici i arrestuar në Vërmicë lirohet nga paraburgimi pas vendimit të Supremes

Zyrtari policor Arton Krasniqi, i arrestuar nën dyshimet për marrje ryshfeti në pikën kufitare në Vermicë, është liruar nga masa e paraburgimit pas një vendimi të Kolegjit të Gjykatës Supreme.
Kolegji penal i GjykatĂ«s Supreme ka aprovuar kĂ«rkesĂ«n pĂ«r mbrojtje tĂ« ligjshmĂ«risĂ« tĂ« Krasniqit dhe ka ndryshuar aktvendimet e mĂ«parshme tĂ« GjykatĂ«s Themelore nĂ« Prizren dhe GjykatĂ«s sĂ« Apelit tĂ« KosovĂ«s â Departamenti pĂ«r Krime tĂ« RĂ«nda, tĂ« cilat kishin caktuar paraburgimin ndaj tij.
Sipas arsyetimit të Gjykatës Supreme, vendimet e instancave të mëparshme nuk kanë dhënë arsye të qarta dhe të pranueshme ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi ato mbështeteshin vetëm në parafrazimin e dispozitave ligjore pa vërtetuar bazat konkrete ligjore të kërkuara sipas Kodit të Procedurës Penale.
Si pasojĂ«, masa e paraburgimit ndaj Krasniqit Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« mĂ« 6 janar 2026 dhe ai Ă«shtĂ« liruar nga burgu pĂ«r tâu mbrojtur nĂ« liri deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« procesit gjyqĂ«sor.
Krasniqi ishte arrestuar më 22 dhejtor 2025 ku polici, duke shfrytëzuar uniformën dhe pozitën e tij zyrtare, kishte pranuar ryshfet nga shtetasi i Serbisë, Boshko Qermioviq që i njëjti të mund të kalonte kufirin. /Telegrafi/






































