Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat KQZ ka marrë vendim për rinumërim.
Sipas njoftimit, nga fillimi i këtij procesi, më 13 janar 2026 në ora 18:00, e deri më 28 janar 2026 në ora 10:00, janë rinumëruar mbi 80 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 2,061 nga gjithsej 2,557 vendvotime.
KQZ bën të ditur se deri më tani, 30 komuna e kanë përmbyllur tërësisht procesin e rinumërimit.
Rezultatet e rinumërimit publikohen në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultate, në seksionin QNR > Rinumërim, dhe përditësohen pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi. /Telegrafi/
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim.
Sipas KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar rreth 74 për qind e vendvotimeve, apo 1,887 nga gjithsej 2,557 vendvotime të përfshira në këtë proces.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se rinumërimi ka nisur të martën, më 13 janar 2026, në ora 18:00, dhe po vazhdon pa ndërprerje.
âNga fillimi i kĂ«tij procesi dhe deri mĂ« tani, mĂ« 27 janar 2026, ora 10:00, janĂ« rinumĂ«ruar rreth 74 pĂ«r qind apo 1,887 nga 2,557 vendvotimeâ, ka njoftuar Elezi.
Ai ka shtuar se procesi i rinumërimit tashmë është përmbyllur në 27 komuna, ndërsa në komunat e tjera po vazhdon sipas planifikimit të KQZ-së.
KQZ ka bërë të ditur se rezultatet e rinumërimit publikohen pas përfundimit për secilin vendvotim dhe janë të qasshme për qytetarët në platformën zyrtare të rezultateve, në seksionin QNR > Rinumërim.
Procesi i rinumërimit po zhvillohet nën mbikëqyrjen e institucioneve përkatëse, me qëllim të garantimit të transparencës dhe integritetit të procesit zgjedhor./Telegrafi/
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim.
Nga fillimi i këtij procesi, më 13 janar 2026, ora 18:00, deri më 26 janar, ora 10:00, janë rinumëruar rreth 67% ose 1,729 nga 2,557 vendvotime.
Procesi i rinumërimit është mbyllur në 24 komuna.
KQZ ka bërë të ditur se rinumërimi do të vazhdojë deri në përfundimin e listës së vendvotimeve për të cilat është marrë vendimi, duke siguruar transparencë dhe korrektësi në procesin zgjedhor. /Telegrafi/
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas vendvotimeve që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të riprocesohen.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, që nga fillimi i procesit të rinumërimit, të martën më 13 janar 2026 në orën 18:00, dhe deri të dielën, më 25 janar 2026 në orën 10:00, janë rinumëruar 1,591 vendvotime nga gjithsej 2,557 vendvotime, duke përfaqësuar mbi 62% të totalit.
Procesi i rinumërimit do të përfundojë plotësisht në 23 komuna.
Rezultatet e rinumërimit do të publikohen në platformën online të KQZ-së në hapësirën QNR > Rinumërim: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, ku do të paraqiten pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi./Telegrafi/
Po vazhdon rinumërimi i votave për kandidatët për deputetë që garuan në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, pas evidentimit të manipulimeve të mëdha gjatë procesit zgjedhor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri tani janë rinumëruar 1,591 nga gjithsej 2,557 vendvotime, apo 62.22 për qind e totalit. Të dhënat e fundit janë publikuar më 25 janar 2026, në ora 08:11.
Sipas KQZ-së, procesi i rinumërimit ka nisur më 13 janar 2026, në ora 18:00, ndërsa deri më tani është përmbyllur rinumërimi në 22 komuna.
Rinumërimi po vazhdon sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
ZĂ«dhĂ«nĂ«si i KQZ-sĂ«, Valmir Elezi, ka deklaruar se institucioni âĂ«shtĂ« duke u pĂ«rpjekur maksimalisht qĂ« tĂ« pĂ«rmbyllĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« rinumĂ«rimin e tĂ« gjitha vendvotimeve tĂ« mbetura, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« procedohet me shpalljen e rezultatit pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«sâ.
Ai ka shtuar se KQZ planifikon që procesi i rinumërimit të përfundojë gjatë javës në vazhdim.
Ndërkohë, për shkak të manipulimeve të dyshuara, Prokuroria në Prizren ka arrestuar 109 komisionerë.
Për 21 prej tyre është kërkuar paraburgim për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit, ndërsa një komisionere dyshohet për dy vepra penale, falsifikim të rezultatit të votimit dhe marrje ryshfeti.
Po ashtu, një vëzhgues dyshohet për veprat penale kanosje dhe dhënie ryshfeti./Telegrafi/
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 834 nga 2,557 vendvotime.
Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 7 komuna.
Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po planifikon që shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të bëhet në fillim të muajit shkurt të këtij viti, raporton KosovaPress.
Por, sipas KQZ-së, shpallja e këtyre rezultateve mund të vijë pas përfundimit të procesit të rinumërimit të më shumë se 1 mijë e 800 vendvotimeve të mbetura, i cili po planifikohet të përmbyllet deri në fund të muajit janar.
Kjo është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar për dinamikën e punës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
âAktualisht, numri i ekipeve tĂ« angazhuara nĂ« procesin e rinumĂ«rimit gjatĂ« njĂ« dite pune Ă«shtĂ« 76. Bazuar nĂ« kĂ«tĂ« kapacitet dhe numri i vendvotimeve tĂ« mbetura pĂ«r tâu rinumĂ«ruar, planifikojmĂ« dhe po bĂ«jmĂ« pĂ«rpjekje qĂ« i gjithĂ« procesi tĂ« pĂ«rmbyllet deri nĂ« fund tĂ« muajit janarâ, ka thĂ«nĂ« Elezi.
Elezi ka thënë se KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar pas përfundimit të rinumërimit, që sipas tij, mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, pasi rinumërimi mund të heq të gjitha dilemat sa i përket rezultateve.
âPas pĂ«rfundimit tĂ« procesit tĂ« rinumĂ«rimit, KQZ do tĂ« shpallĂ« rezultatin pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve. Ashtu siç parashihet nĂ« Ligjin pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme, subjektet politike dhe kandidatĂ«t do tĂ« mund tĂ« parashtrojnĂ« ankesat e tyre lidhur me kĂ«tĂ« rezultat nĂ« PZAP dhe, eventualisht, procesi mund tĂ« vazhdojĂ« deri nĂ« GjykatĂ«n Supreme.
Natyrisht, procesi i rinumĂ«rimit i heq tĂ« gjitha dilemat sa i pĂ«rket rezultateve dhe kjo mund tĂ« zvogĂ«lojĂ« edhe nevojĂ«n pĂ«r ankesa, por KQZ duhet tĂ« presĂ« afatin pĂ«r paraqitjen e kĂ«tyre ankesave dhe shqyrtimin e tyre para se tĂ« procedojĂ« me certifikimin e rezultatit pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve dhe njĂ«kohĂ«sisht me pĂ«rmbylljen e procesit zgjedhorâ, ka shtuar Elezi.
Sipas të dhënave, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve, i cili po realizohet në bazë të dy vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në total, procesi i rinumërimit do të përfshijë të gjitha 2,557 vendvotimet ku është zhvilluar procesi i rregullt zgjedhor më 28 dhjetor 2025.
Sipas vendimit të parë të KQZ-së, të datës 13 janar 2026, ishte paraparë rinumërimi i 914 vendvotimeve, ndërsa me vendimin e dytë, të datës 19 janar 2026, është vendosur që të përfshihen edhe 1,643 vendvotime të tjera, duke e zgjeruar procesin në tërësi./kp/
Dyshimet për manipulim të votave kanë shkaktuar reagime të shumta nga partitë politike, zyrtarët institucionalë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët po kërkojnë transparencë të plotë, rinumërim të plotë të të gjitha votave dhe hetime nga organet e drejtësisë.
Partia Demokratike e KosovĂ«s (PDK) ka deklaruar se âvota e qytetarĂ«ve Ă«shtĂ« e shenjtĂ« dhe çdo cenim i saj Ă«shtĂ« i papranueshĂ«mâ, duke kĂ«rkuar qĂ« çdo parregullsi tĂ« trajtohet seriozisht.
Kryetari i LDK-sĂ«, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se âvota nuk tjetĂ«rsohetâ, duke kĂ«rkuar rinumĂ«rim tĂ« plotĂ« pĂ«r tĂ« garantuar vullnetin e qytetarĂ«ve.
âPĂ«rgjegjĂ«si sipas ligjit, burg, pĂ«r kĂ«do qĂ« ka cenuar votĂ«n e lirĂ«. KomisionerĂ«t manipulues kanĂ« emra. Dihen tĂ« gjithĂ«. Jepuni atyre dhe porositĂ«sve pĂ«rgjigjen pa hezitim. Dhe pĂ«r tĂ« hequr çdo dyshim, KQZ duhet tĂ« sigurojĂ« rinumĂ«rim tĂ« plotĂ« tĂ« çdo kutie nĂ« çdo qytet. â, ka shkruar ai.
Edhe Ramush Haradinaj ka kĂ«rkuar rinumĂ«rim tĂ« tĂ« gjitha votave, duke deklaruar se âdemokracia nuk mund tĂ« jetĂ« viktimĂ« e njĂ« grushti hajdutĂ«shâ.
âProcesi i kĂ«tyre zgjedhjeve qysh sot Ă«shtĂ« lĂ«nduar dhe pas kĂ«tyre gjetjeve, vota duhet tĂ« rinumĂ«rohet njĂ« pĂ«r njĂ«. Pa rinumĂ«rim tĂ« tĂ«rĂ«sishĂ«m, nuk sigurohet integriteti i kĂ«tyre zgjedhjeve,â shkruan ai.
Deputetja e zgjedhur e LDK-sĂ« Hykmete Bajrami ka kĂ«rkuar rinumĂ«rim nĂ« gjithĂ« KosovĂ«n dhe reagim tĂ« menjĂ«hershĂ«m institucional, duke theksuar se âdrejtĂ«sia duhet tĂ« veprojĂ« pa vonesĂ«â.
Nga ana tjetĂ«r, Eugen Cakolli nga KDI ka ngritur alarmin pĂ«r, siç e ka quajtur, âmanipulim industrial tĂ« votave nĂ« disa komunaâ, duke kĂ«rkuar qĂ« Prokuroria tĂ« nisĂ« hetime urgjente.
NdĂ«rkohĂ«, edhe deputeti i zgjedhur Anton Quni i LDK-sĂ«, Ă«shtĂ« distancuar nga çdo manipulim, duke deklaruar se ârritja e votave nĂ« emrin tim Ă«shtĂ« kriminaleâ.
Reagim ka pasur edhe nga Driton Selmanaj, i cili pas humbjes sĂ« mbi 800 votave ka deklaruar se ârinumĂ«rimi i tĂ« gjitha kutive Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«mâ.
Në ndërkohë, Kryeprokurori i Prizrenit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetimet për dyshimet për manipulim të votave.
âĂdo person qĂ« ka vendosur nĂ«nshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore dhe duke ndryshuar vullnetin e qytetarit, nuk duhet tĂ« qĂ«ndrojĂ« i qetĂ«, do tĂ« mbajĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ« penale,â tha Petrit Kryeziu, kryeprokurori i ProkurorisĂ« Themelore nĂ« Prizren.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nuk përjashtohet mundësia e rinumërimit në gjithë Kosovën, në varësi të gjetjeve gjatë procesit.
Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 07:15 të ditës së sotme, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 556 vendvotime nga gjithsej 914, ndërsa procesi pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës.
Autoritetet kanë theksuar se çdo parregullsi do të trajtohet në përputhje me ligjin, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor./Telegrafi/
Procesi i rinumërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon edhe në ditën e gjashtë, në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas të dhënave zyrtare, nga nisja e procesit të martën, më 13 janar 2026, në ora 18:00, e deri të dielën, më 18 janar 2026, në ora 16:00, janë rinumëruar rreth 56 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 509 nga gjithsej 914.
Rinumërimi ka përfunduar plotësisht në komunat: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë dhe Prishtinë.
Ndërkohë, në komunën e Prizrenit janë rinumëruar 232 nga 235 vendvotime, ndërsa në Skënderaj vetëm 4 nga 72 vendvotime.
Sipas KQZ-së, deri më tani rinumërimi është përmbyllur në 19 komuna, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë edhe në komunën e Prizrenit.
Më pas, procesi do të vazhdojë në komunat e tjera sipas rendit të përcaktuar.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 18 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 445 nga 914 vendvotime.
Sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërkohë edhe gjatë ditës së sotme është duke vijuar rinumërimi i vendvotimeve që i takojnë komunës së Prizrenit dhe më pas, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë proces.
Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. /Telegrafi/
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Ky proces ka filluar një ditë më herët, të martën në orën 18:00.
Nga nisja e këtij procesi dhe deri më tani (e mërkurë, 14 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 23 vendvotime nga 914 për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).
Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve nga numërimi i votave me kusht në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025.
Sipas të dhënave të përditësuara deri më tani nga 31 vendvotime të numëruara nga 57 gjithsej (54.39%), Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.06% të votave, që përkthehet në 2,086 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.29% ose 820 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 11.08% (471 vota).
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 7.62% (324 vota)
KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe se rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha vendvotimeve dhe verifikimeve përkatëse. /Telegrafi/
Numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta ka nisur të hënën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Kjo fazë është pjesë e përpunimit të fundit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Sipas të dhënave të publikuara në platformën zyrtare të KQZ-së, deri në momentin e përditësimit janë numëruar 18 nga 57 vendvotime, apo 31.58% e totalit të votave me kusht.
Deri tani Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson bindshëm me 49.81% (1,313 vota). Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.45% (539 vota).
E treta Ă«shtĂ« Lidhja Demokratike e KosovĂ«s (LDK) me 11.65% (307 vota) dhe Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s (AAK) â 8.95% (236 vota).
Sipas KQZ-së, në total janë rreth 9,900 votues të regjistruar për votim me kusht nga 57 vendvotime në 38 komuna, si dhe 2,860 votues të regjistruar për votim për persona me nevoja të veçanta, të cilat janë sjellë për verifikim dhe do të numërohen gjatë këtij procesi. /Telegrafi/
Procesi i numërimit të votave me postë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës 2025 vazhdon në Qendrën e Numërimit të Votave. Deri tani janë numëruar 40.22% e votave të dërguara me postë.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të udhëheqë me një përqindje të lartë prej 71.15%, duke marrë gjithsej 7,361 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e dyta me 10.43% (1,079 vota), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ndodhet në vendin e tretë me 8.81% (911 vota).
Po ashtu, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 6.53% të votave (676 vota), dhe partitë më të vogla janë: Partia Liberale Egjiptiane (PLE) me 1.26% (130 vota) dhe PSA me 0.50% (52 vota).
Edhe pse numërimi është ende në proces, LVV po ruan një epërsi të dukshme.
Të dhënat mund të ndryshojnë ndërsa numërimi i votave vazhdon. /Telegrafi/
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon procesi i numërimit të votave me postë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) bëri të ditur për Telegrafin se nga pasdita e së shtunës deri në mesnatë janë numëruar 19 kuti votimi që përmbajnë pakot me fletëvotime të dërguara deri tani në Kosovë.
Fletëvotimet e numëruara deri më tani përfaqësojnë komunat: Deçan (4 kuti), Gjakovë (6 kuti), Gllogoc (2 kuti), Gjilan (7 kuti) dhe Mitrovicë e Jugut (2 kuti nga 5 gjithsej).
Procesi i numërimit vazhdon sipas komunave në QNR, ndërsa autoritetet e zgjedhjeve presin që numërimi i votave me postë të përfundojë shumë shpejt. /Telegrafi/
Procesi i numërimit të votave me postë nga zgjedhjet parlamentare të datës 28 dhjetor 2025 në Kosovë ka arritur të përpunojë deri tani rreth 30.43% të totalit të tyre, përkatësisht 28 nga 92 vota me postë që janë pranuar dhe verifikuar deri më tani.
Në fazën e tanishme të numërimit, Lëvizja Vetëvendosje mbetet fuqimisht në krye me 70.69% të votave të numëruara, duke ruajtur një avantazh të konsiderueshëm ndaj subjekteve të tjera politike.
Pas Vetëvendosjes renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.59% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë marrë përkatësisht 8.83% dhe 8.27% të votave me postë të numëruara deri më tani.
Partitë e tjera, përfshirë Partinë Liberale Egjiptiane dhe Iniciativën e Re Demokratike të Kosovës, kanë përqindje më të vogla të votave në këtë kategori.
Autoritetet zgjedhore kanë njoftuar se numërimi do të vazhdojë dhe pritet të përfundojë së shpejti duke ofruar një pamje më të plotë të rezultatit përfundimtar.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë sjellë një garë të ngushtë mes subjekteve kryesore politike, ndërsa numërimi përfundimtar do të përcaktojë përbërjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës për legjislaturën e ardhshme. /Telegrafi/
Një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës, procesi i numërimit të votave me postë po vazhdon ende në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 23 nga 92 kuti, apo rreth 25 për qind e votave me postë. Procesi po zhvillohet gradualisht dhe rezultatet mbesin ende preliminare.
Nga votat me postĂ« tĂ« numĂ«ruara deri tani, LĂ«vizja VETĂVENDOSJE! kryeson bindshĂ«m me 69.52 pĂ«r qind, apo 4,327 vota. NĂ« vendin e dytĂ« renditet Lidhja Demokratike e KosovĂ«s (LDK) me 11.28 pĂ«r qind ose 702 vota.
Pas saj vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 9.43 për qind apo 587 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 8.13 për qind, përkatësisht 506 vota nga votimi me postë i numëruar deri më tani.
Subjektet e tjera politike kanë marrë një përqindje më të vogël të votave, përfshirë Partinë Liberale Egjiptiane me 0.61 për qind (38 vota) dhe Iniciativën e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) me 0.55 për qind (34 vota).
Pesë kandidatët më të votuar sipas subjekteve politike (vota me postë):
Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s â AAK: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Agim Ăeku, Time Kadrijaj.
Partia Demokratike e KosovĂ«s â PDK: Bedri Hamza, PĂ«rparim Gruda, Arian Tahiri, Sala Jasha, Ganimete Musliu.
KQZ ka theksuar se këto rezultate janë jo përfundimtare dhe se renditja përfundimtare e subjekteve politike dhe kandidatëve mund të ndryshojë pas përfundimit të plotë të numërimit të votave me postë dhe trajtimit të ankesave eventuale. /Telegrafi/
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rinumërimin e të cilave mori vendim KQZ në mbledhjen e ditës së mërkurë.
Nga pasdita e ditës së mërkurë dhe deri në orën 15:30 të ditës së enjte, janë rinumëruar 16 kuti të votimit.
Rezultatet nga ky rinumĂ«rim pasqyrohen platformĂ«n pĂ«r rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, nĂ« rubrikĂ«n âRezultatet QNR â RinuĂ«mruaraâ.
Zgjedhjet lokale nĂ« KosovĂ« u mbajtĂ«n mĂ« 12 tetor, por nĂ« shumicĂ«n e komunave do tĂ« ketĂ« njĂ« rund tĂ« dytĂ« mĂ« 9 nĂ«ntor, pasi ato nuk arritĂ«n tâi zgjidhnin kryetarĂ«t e tyre nĂ« rundin e parĂ«.
Në ditën e zgjedhjeve votuan 39.58 për qind e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit.
Sipas KQZ-së, në 21 komuna është zgjedhur kryetari në rundin e parë, ndërsa në 17 komuna të tjera, përfshirë Prishtinën, do të mbahet edhe rundi i dytë.
Praktikat e mëparshme kanë treguar se fitorja në rundin e parë nuk garanton fitoren përfundimtare edhe në raundin e dytë në rastet kur ka balotazh.
Nga komunat me shumicë serbe, vetëm në Kllokot do të ketë rund të dytë, ndërsa në nëntë të tjerat ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ende është duke vazhduar procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
KQZ në mbledhjen e së mërkurës mori vendim për rinumërimin e 16 kutive të votimit.
Nga pasdita e së mërkurë dhe deri në orën 10:00 të ditës së enjte, janë rinumëruar 10 kuti të votimit nga 16.
Rinumërimi i 16 kutive të votimit, që i takojnë 12 vendvotimeve të komunave të ndryshme, planifikohet të përfundojë në mesditën e sotme.
Nga ky numër i përgjithshëm, 5 kuti votimi i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.
Rezultatet nga ky rinumĂ«rim pasqyrohen platformĂ«n pĂ«r rezultate nĂ« rubrikĂ«n âRezultatet QNR â RinuĂ«mruaraâ.
Ndryshe dje në QNR ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje duke e trajtuar. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se gjatë ditës së sotme (e mërkurë, 22 tetor 2025, në ora 20:30) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi i i personave me nevoja të veçanta, i realizuar në ditën e zgjedhjeve jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile.
Rezultatet nga ky numĂ«rim janĂ« pasqyryar nĂ« platformĂ«n pĂ«r rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, nĂ« rubrikĂ«n âRezultatet QNR â Nevoja tĂ« veçanta (VPNV)â.
Aktualisht në QNR, në proces është rinumërimi i 16 kutive të votimit që i takojnë 12 vendvotimeve të ndryshme nga komunat Deçan, Gllogoc, Gjilan, Lipjan, Prishtinë, Prizren, Shtime dhe Suharekë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje duke e trajtuar.