❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Korniza e bashkĂ«punimit me OKB 2027–2031, Balluku: PĂ«rqendrohemi nĂ« forcimin e kapitalit njerĂ«zor

TIRANË, 15 janar /ATSh/ NĂ« mbledhjen e Komitetit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t Ekzekutiv pĂ«r kuadrin e bashkĂ«punimit mes QeverisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe Kombeve tĂ« Bashkuara, u vlerĂ«sua pĂ«rmbushja e objektivave tĂ« kornizĂ«s 2022–2026 dhe rezultatet e arritura deri mĂ« tani.

ZĂ«vĂ«ndĂ«skryeministrja njĂ«herazi ministre e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjetikĂ«s, Belinda Balluku bĂ«ri tĂ« ditur se ndĂ«rsa 2026 Ă«shtĂ« viti pĂ«rmbyllĂ«s i programit aktual, po pĂ«rgatitet korniza e re 2027–2031, e cila synon tĂ« vazhdojĂ« forcimin e bashkĂ«punimit midis ShqipĂ«risĂ« dhe OKB-sĂ«.

“Ky bashkĂ«punim do tĂ« pĂ«rqendrohet nĂ« forcimin e kapitalit njerĂ«zor, nxitjen e rritjes sĂ« qĂ«ndrueshme dhe konsolidimin e institucioneve demokratike”, tha Balluku.

Qeveria dhe partnerët e OKB-së theksuan angazhimin për të vijuar punën e përbashkët për një Shqipëri më moderne, më të fortë dhe më afër Bashkimit Europian, duke shfrytëzuar përvojat dhe mësimet e nxjerra nga korniza aktuale të bashkëpunimit.

Ministrja Balluku nënvizoi se rezultatet e arritura deri tani tregojnë një avancim të dukshëm në kapacitetet institucionale, implementimin e politikave sociale dhe ekonomike, si dhe mbështetjen e projekteve të qëndrueshme që fuqizojnë komunitetet lokale dhe rrisin mirëqenien e qytetarëve.

e.xh/j.p/

The post Korniza e bashkĂ«punimit me OKB 2027–2031, Balluku: PĂ«rqendrohemi nĂ« forcimin e kapitalit njerĂ«zor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AZHBR përforcon digjitalizimin e bujqësisë me sistemin LPIS

TIRANË, 15 janar /ATSh/ Agjencia pĂ«r Zhvillim BujqĂ«sor dhe Rural (AZHBR) po pĂ«rshpejton digjitalizimin e sektorit bujqĂ«sor nĂ« ShqipĂ«ri, duke implementuar Sistemin e Identifikimit tĂ« Parcelave tĂ« TokĂ«s (LPIS).

Ky sistem siguron administrim më të saktë dhe transparent të fondeve të Bashkimit Evropian, përmirëson mbështetjen për fermerët dhe lehtëson menaxhimin e skemave bujqësore në përputhje me standardet evropiane.

Drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi tha se LPIS, bazohet në imazheri satelitore dhe standard të avancuara të BE-së.

E pranishme në takimin e organizuar sot në Tiranë, me ekspertë vendas dhe të huaj, ajo vuri theksin në përfshirjen më të gjerë të fermerëve për konfirmimin dhe pasurimin e të dhënave fillestare.

Gjatë takimit u prezantuan përvoja nga vendet e Bashkimit Evropian, ecuria e projektit pilot në Shqipëri dhe roli i LPIS në rritjen e efikasitetit të administrimit të skemave të mbështetjes bujqësore.

“Pas pĂ«rfundimit tĂ« fazĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« projektit pilot LPIS nĂ« Qarkun e Beratit. AZHBR pĂ«rgatitet pĂ«r fazĂ«n e dytĂ« tĂ« zbatimit, me fokus pĂ«rfshirjen e fermerĂ«ve pĂ«r konfirmimin dhe pasurimin e tĂ« dhĂ«nave fillestare, tĂ« pĂ«rftuara nga interpretimi i imazherisĂ« satelitore”, tha Kuçi.

Projekti EU4Property Rights financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNOPS, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe AZHBR, duke kontribuar në përmirësimin e menaxhimit të pronave dhe mbështetjen e fermerëve shqiptarë.

1 nga 4

e.xh/j.p/

The post AZHBR përforcon digjitalizimin e bujqësisë me sistemin LPIS appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kadastra nis regjistrimin fillestar të pronave në pesë fshatra të bashkisë Has

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Kadastra Shqiptare ka nisur afishimin publik pĂ«r regjistrimin fillestar tĂ« pronave nĂ« pesĂ« fshatra tĂ« BashkisĂ« Has, duke garantuar transparencĂ« dhe mundĂ«si pĂ«r verifikim tĂ« tĂ« dhĂ«nave nga banorĂ«t.

Sipas njoftimit të Kadastrës, gjatë kësaj faze, afishohen listat e pronave me sipërfaqet dhe emrat e pronarëve të identifikuar, si dhe hartat kadastrale të zonave të përfshira në proces.

Zonat kadastrale ku po zhvillohet procesi janë: ZK 2463, Liqeni i Kuq, Njësia Administrative Fajzë; ZK 3911, Zgjec, Njësia Administrative Golaj; ZK 2983, Plani i Pates, Njësia Administrative Golaj; ZK 2950, Perollaj, Njësia Administrative Golaj dhe ZK 1278, Brenogë, Njësia Administrative Fajzë.

Banorët e këtyre zonave mund të verifikojnë me kujdes të dhënat e publikuara gjatë fazës së afishimit publik. Për çdo paqartësi, pretendim ose nevojë për saktësim, qytetarët mund të paraqesin kërkesë me shkrim pranë zyrës ku është bërë afishimi publik ose pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së Kukës.

Vendndodhjet e afishimit publik janë: godinat e Njësisve Administrative Golaj dhe godina e Njësisë Administrative Fajzë, në Has.

Pas përfundimit të fazës së konsultimit publik dhe mbylljes së procesit të regjistrimit fillestar, banorët do të kenë mundësi të aplikojnë për regjistrimin dhe certifikimin e pronës përmes portalit zyrtar e-Albania.

Ky proces synon të përmirësojë shërbimet e regjistrimit të pronave, të rrisë sigurinë juridike për qytetarët dhe të mundësojë akses më të lehtë dhe më të shpejtë në certifikatat e pronës.

e.xh/j.p/

The post Kadastra nis regjistrimin fillestar të pronave në pesë fshatra të bashkisë Has appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vlera më e lartë e investimeve sllovene, 48 milionë euro në shtator 2025

TIRANË, 15 janar /ATSh/ Investimet sllovene nĂ« ShqipĂ«ri kanĂ« shĂ«nuar njĂ« trend tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m rritjeje gjatĂ« viteve tĂ« fundit.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, referuar statistikave zyrtare, bëri të ditur se gjatë vitit 2024, stoku i investimeve sllovene arriti vlerën më të lartë prej 44 milionë eurosh, duke shënuar një rritje prej 7,3% krahasuar me vitin 2023.

Sipas tĂ« dhĂ«nave mĂ« tĂ« fundit, shtatori 2025 shĂ«noi njĂ« stok prej 48 milionĂ« eurosh, ndĂ«rsa fluksi i investimeve pĂ«r periudhĂ«n janar–shtator 2025 ishte 4 milionĂ« euro. “Ky trend rritĂ«s tregon besimin e investitorĂ«ve sllovenĂ« dhe potencialin pĂ«r zhvillimin e partneriteteve tĂ« reja biznesi me ShqipĂ«rinĂ«â€, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja tha se, nĂ« kuadĂ«r tĂ« forcimit tĂ« bashkĂ«punimit ekonomik dhe krijimit tĂ« mundĂ«sive tĂ« reja, Agjencia pĂ«r Investime dhe Zhvillim (AIDA) organizon Forumin e Biznesit ShqipĂ«ri–Slloveni, i cili do tĂ« zhvillohet mĂ« 5 shkurt 2026 nĂ« Tirana Innovation Hub.

Forumi synon të lidhë kompani dhe institucione nga të dy vendet në sektorë të ndryshëm: Ndërtim; Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK); Agro-ushqim; Inovacione në bujqësi dhe Turizëm.

Sipas saj, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zgjerojnë rrjetin e kontakteve, të identifikojnë partnerë strategjikë dhe të krijojnë bashkëpunime ndërkombëtare.

“Ky forum pĂ«rfaqĂ«son njĂ« mundĂ«si tĂ« shkĂ«lqyer pĂ«r tĂ« nxitur bashkĂ«punimin ekonomik dhe pĂ«r tĂ« fuqizuar lidhjet mes biznesit dhe institucioneve tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe SllovenisĂ«â€, u shpreh Ibrahimaj. e.xh/j.p/

The post Vlera më e lartë e investimeve sllovene, 48 milionë euro në shtator 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Euroja nuk ndryshon, dollari forcohet me 0,13 lekë

TIRANË, 15 janar /ATSh/ NĂ« tregun e kĂ«mbimit valutor vendas, tĂ« enjten euroja nuk ka ndryshuar vlerĂ« nĂ« raport me lekun, duke u kĂ«mbyer nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kuotĂ« sa njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, me 96,53 lekĂ«.

Ndërkohë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,13 lekë dhe këmbehet me 82,94 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, paundi britanik humbi terren me 0,11 lekë dhe këmbehet me 111,31 lekë.
Franga zvicerane këmbehet me 103,65 lekë ose 0,22 lekë më shumë se një ditë më parë.
Banka e Shqipërisë e vlerëson këmbimin valutor të qëndrueshëm brenda pritshmërive të saj. Sipas BSH-së, luhatjet reflektojnë ecurinë e kërkesë ofertës, por edhe trendin në bursat ndërkombëtare. /j.p/
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 82.94 +0.13
Euro EUR 96.53 0.00
Poundi Britanik GBP 111.31 -0.11
Franga Zvicerane CHF 103.65 +0.22
Jeni Japonez (100) JPY 52.35 +0.15
Dollari Australian AUD 55.56 +0.18
Dollari Kanadez CAD 59.67 +0.03
Korona Suedeze SEK 9.03 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.24 +0.01
Korona Daneze DKK 12.92 0.00
SDR SDR 113.20 +0.11
Ari(OZ 1) XAU 383091.57 -843.75
Argjend(OZ 1) XAG 7558.50 +60.31
Juani Kinez (onshore) CNY 11.90 +0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 11.91 +0.03
Lira Turke TRY 1.92 0.00

The post Euroja nuk ndryshon, dollari forcohet me 0,13 lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prodhimi ditor në kaskadën e Drinit arrin 26.000 MWh

TIRANË, 15 janar /ATSh/ Reshjet gjatĂ« tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit kanĂ« rritur nivelet e liqeneve, duke pĂ«rmirĂ«suar kapacitetin prodhues tĂ« HEC-eve.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) njoftoi sot në mesditë se prodhimi ditor i energjisë elektrike nga të tre hidrocentralet në kaskadën e Drinit: Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës, ka arritur 26.000 MWh.

Sipas KESH, nivelet aktuale të kaskadës në lumin Drin janë: HEC Fierzë 292,4 metra mbi nivelin e detit (mmnd), HEC Koman 170,7 mmnd dhe HEC Vau i Dejës 73,4 mmnd.

Ndërsa prurjet natyrore në kaskadë janë: HEC Fierzë 400m3/s; HEC Koman 230m3/s dhe  HEC Vau i Dejës 30m3/s. e.xh/j.p/

 

The post Prodhimi ditor në kaskadën e Drinit arrin 26.000 MWh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis regjistrimi fillestar i pronave në tre fshatra të bashkive Elbasan, Gjirokastër e Këlcyrë 

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Agjencia ShtetĂ«rore e KadastrĂ«s (AShK) njofton se ka nisur faza e afishimit publik pĂ«r regjistrimin fillestar tĂ« pronave nĂ« tre fshatra tĂ« vendit, nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« formalizimit dhe regjistrimit tĂ« pronĂ«sisĂ«.

Sipas njoftimit, procesi po zhvillohet në këto zona kadastrale: ZK 2707, fshati Mlizë (bashkia Elbasan); ZK 3622, fshati Tranoshisht (bashkia Gjirokastër) dhe ZK 3007, fshati Podgoran Mal (bashkia Këlcyrë).

Gjatë kësaj faze, e cila do të zgjasë 45 ditë, janë të afishuara për qytetarët listat e pronave, me sipërfaqet dhe emrat e pronarëve të identifikuar, si dhe hartat kadastrale përkatëse.

Sipas njoftimit të AShK-së, banorët e këtyre zonave njoftohen se mund të konsultojnë në çdo kohë materialet e afishuara dhe, për çdo pretendim apo nevojë për saktësim, mund të paraqesin kërkesa me shkrim pranë drejtorive vendore përkatëse të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës .

Vendndodhjet ku janë afishuar materialet janë: Njësia administrative Shushicë (bashkia Elbasan); njësia administrative Antigone (bashkia Gjirokastër) dhe njësia administrative Sukë (bashkia Këlcyrë).

Pas pĂ«rfundimit tĂ« fazĂ«s sĂ« afishimit publik, banorĂ«t do tĂ« kenĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r regjistrimin dhe certifikimin e pronĂ«s pĂ«rmes portalit “e-Albania”, sipas procedurave nĂ« fuqi.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Nis regjistrimi fillestar i pronave në tre fshatra të bashkive Elbasan, Gjirokastër e Këlcyrë  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berat, shiten 8,3 tonë plastikë dhe 80 tonë karton e letër në ankandin e parë të riciklimit

TIRANË, 14 janar /ATSh/  Bashkia Berat vijon tĂ« promovojĂ« menaxhimin e qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« mbetjeve pĂ«rmes projektit tĂ« riciklimit, i cili ka njĂ« ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« ekonominĂ« lokale dhe ndĂ«rgjegjĂ«simin qytetar.

Projekti synon të rrisë ndarjen e mbetjeve në burim, të mbështesë ekonominë qarkulluese dhe të ulet sasia e mbetjeve të depozituara në landfill, duke përfshirë qytetarët dhe bizneset në procesin e riciklimit dhe duke krijuar mundësi të reja për tregun lokal të materialeve të ricikluara.

Në kuadër të këtij projekti, u zhvillua me sukses ankandi i parë i shitjes së plastikës, ku u shiten 8,3 tonë mbetje plastike të ndara nga qytetarët dhe bizneset. Po ashtu, gjatë ankandit u shiten rreth 80 tonë karton dhe letër, duke dëshmuar funksionimin e procesit të ndarjes së mbetjeve dhe aktivitetin e ekonomisë qarkulluese.

Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Ceca, u shpreh se, rezultatet e këtij ankandi tregojnë se ndarja e mbetjeve në burim po funksionon; uljen e sasisë së mbetjeve në landfill dhe mbështetjen e ekonomisë qarkulluese dhe ndërgjegjësimin për riciklimin.

Sipas tij, bashkia synon që procesi të vazhdojë dhe të zgjerohet për të përfshirë më shumë qytetarë dhe biznese, duke forcuar mbrojtjen e mjedisit dhe promovuar praktika të qëndrueshme në menaxhimin e mbetjeve. /j.p/

The post Berat, shiten 8,3 tonë plastikë dhe 80 tonë karton e letër në ankandin e parë të riciklimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BB: Ekonomia e Shqipërisë, rritje 3,5% në 2026

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Banka BotĂ«rore vlerĂ«son se ekonomia shqiptare do tĂ« vijojĂ« trendin pozitiv edhe nĂ« vitin 2026, me njĂ« rritje prej 3,5%, duke konfirmuar projeksionin e saj tĂ« mĂ«parshĂ«m dhe duke e pozicionuar ShqipĂ«rinĂ« mbi mesataren e vendeve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor.

NĂ« raportin “Global Economic Prospects”, Banka BotĂ«rore parashikon se i njĂ«jti nivel rritjeje, 3,5%, do tĂ« ruhet edhe gjatĂ« vitit 2027, duke reflektuar qĂ«ndrueshmĂ«ri makroekonomike dhe ecuri pozitive tĂ« sektorĂ«ve kryesorĂ« tĂ« ekonomisĂ«.

Sipas institucionit financiar ndërkombëtar, mesatarja e rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor në vitin 2026 parashikohet në 3,1%, pas një performance më të moderuar në vitin 2025. Në këtë kontekst, Shqipëria renditet ndër ekonomitë me rritje më të lartë në rajon.

Raporti evidenton se edhe Kosova pritet të regjistrojë normën më të lartë të rritjes, me 3,8% në vitin 2026 dhe 3,9% në vitin 2027. Ndërkohë, ekonomia e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës parashikohet të rritet me rreth 3%, ajo e Malit të Zi me 3,2%, ndërsa Kroacia me 2,9%.

Vlerësimet e Bankës Botërore pasqyrojnë pritshmëri pozitive për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, në një mjedis rajonal dhe global të karakterizuar nga pasiguri dhe ritme të moderuara rritjeje. /j.p/

 

The post BB: Ekonomia e Shqipërisë, rritje 3,5% në 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis evidentimi i pasojave të përmbytjeve në Maliq, dëme në të mbjellat e drithërave

TIRANË, 14 janar /ATSh/ NĂ« BashkinĂ« Maliq ka nisur puna e komisionit pĂ«r evidentimin e dĂ«meve tĂ« shkaktuara nĂ« sektorin e bujqĂ«sisĂ« nga reshjet intensive tĂ« shiut qĂ« pĂ«rfshinĂ« vendin tonĂ« gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale për Bujqësinë në qarkun Korçë, Vullnet Gjolla, informoi për ATSH se procesi i vlerësimit po zhvillohet në terren dhe po ndiqet nga afër nga strukturat përkatëse.

Sipas Gjollës, zonat më të prekura në qarkun Korçë janë fusha e Maliqit, e cila paraqet problematika të përsëritura për shkak të strukturës së tokës torfike, e cila mban ujë në sipërfaqe gjatë reshjeve intensive.

Ai sqaroi se dëmet janë evidentuar në disa njësi administrative, përfshirë Pojanin, Pirgun, Vreshtasin dhe bashkinë Maliq.

“DĂ«met janĂ« konstatuar kryesisht nĂ« tĂ« mbjellat bujqĂ«sore, veçanĂ«risht nĂ« drithĂ«rat e mbjella gjatĂ« muajit nĂ«ntor, tĂ« cilat janĂ« dĂ«mtuar si pasojĂ« e reshjeve tĂ« rĂ«na gjatĂ« kĂ«tij muaji” bĂ«ri tĂ« ditur Gjolla.

Sa i përket sektorit të blegtorisë, drejtori i Drejtorisë Rajonale për qarkun Korçë theksoi se nuk janë konstatuar dëme.

Procesi i evidentimit të dëmeve vijon dhe të dhënat përfundimtare do të përpilohen pas përfundimit të verifikimeve në terren, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe ato të emergjencave civile. e.xh/j.p/

The post Nis evidentimi i pasojave të përmbytjeve në Maliq, dëme në të mbjellat e drithërave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcohet dollari, bie lehtë euroja

TIRANË, 14 janar /ATSh/ NĂ« tregun e kĂ«mbimit valutor vendas, tĂ« mĂ«rkurĂ«n dollari amerikan forcoi pozitat nĂ« raport me lekun, krahasuar me njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, ndĂ«rsa euroja shĂ«noi rĂ«nie.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 82,81 lekë ose 0,06 lekë më shumë ndërsa euroja zbriti me 0,02 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 96,53 lekëve.

Paundi britanik këmbehet me 111,42 lekë, ose 0,04 lekë më pak se ditën e martë dhe franga zvicerane zbrit me 0,24 lekë duke u këmbyer sot me 103,43 lekë. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 82.81 +0.06
Euro EUR 96.53 -0.02
Poundi Britanik GBP 111.42 -0.04
Franga Zvicerane CHF 103.43 -0.24
Jeni Japonez (100) JPY 52.20 +0.12
Dollari Australian AUD 55.38 -0.05
Dollari Kanadez CAD 59.64 +0.02
Korona Suedeze SEK 9.01 0.00
Korona Norvegjeze NOK 8.23 +0.02
Korona Daneze DKK 12.92 0.00
SDR SDR 113.09 +0.01
Ari(OZ 1) XAU 383935.32 +4,452.92
Argjend(OZ 1) XAG 7498.19 +412.20
Juani Kinez (onshore) CNY 11.88 +0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 11.88 +0.01
Lira Turke TRY 1.92 0.00

The post Forcohet dollari, bie lehtë euroja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryepeshkopi Joan zhvillon takime në Bruksel me zyrtarë të lartë të BE

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Kryepeshkopi i ShqipĂ«risĂ«, imzot Joani zhvilloi sot nĂ« Bruksel njĂ« seri takimesh me zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« Bashkimit Europian, nĂ« kuadĂ«r tĂ« vizitĂ«s sĂ« tij zyrtare nĂ« institucionet europiane.

Gjatë kësaj vizite, kryepeshkopi Joan u takua me komisionerin europian për Transportet e Qëndrueshme dhe Turizmin, Apostolos Tzitzikostas. Biseda u përqendrua në rëndësinë historike të veprës së kryepeshkopit të lumur Anastas dhe në vizionin e Fortlumturisë së Tij për të ardhmen e Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Kryepeshkopi theksoi angazhimin e tij që Kisha të mbetet një zë i fuqishëm, i pavarur dhe aktiv në shoqërinë shqiptare, e cila përballet me sfida të rëndësishme si emigracioni i të rinjve dhe ndryshimet demografike.

Gjithashtu, Fortlumturia e Tij u takua me kryetarin e Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, eurodeputetin Marco Tarquinio, takim që mbart rëndësi të veçantë për shkak të rolit kyç që ky delegacion luan në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

NĂ« vijim, kryepeshkopi Joan zhvilloi njĂ« takim me bashkĂ«kryetaren e grupit tĂ« punĂ«s pĂ«r Dialogun NdĂ«rfetar nĂ« Parlamentin Europian, eurodeputeten Ćœeljana Zovko, gjatĂ« tĂ« cilit u diskutuan çështje qĂ« lidhen me lirinĂ« fetare nĂ« EuropĂ«. GjatĂ« bisedĂ«s u theksua modeli i bashkĂ«jetesĂ«s harmonike ndĂ«rfetare nĂ« ShqipĂ«ri, si dhe sfidat me tĂ« cilat pĂ«rballen komunitetet fetare, veçanĂ«risht nĂ« lidhje me çështjet pronĂ«sore.

Në të gjitha takimet, Fortlumturia e Tij nënvizoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i dobishëm jo vetëm për komunitetet fetare dhe Kishën Orthodhokse të Shqipërisë, por edhe për popullin shqiptar dhe për vetë Europën.

KĂ«to takime u zhvilluan nĂ« kuadĂ«r tĂ« vizitĂ«s sĂ« kryepeshkopit Joan nĂ« Bruksel, nga 12 deri mĂ« 15 janar 2026, me rastin e konferencĂ«s qĂ« do tĂ« mbahet mĂ« 14 janar nĂ« Parlamentin Europian, me temĂ« “Jeta, Vepra dhe TrashĂ«gimia e Kryepiskopit tĂ« lumur Anastas”, e organizuar nga Parlamenti Europian nĂ« nderim tĂ« kryepeshkopit Anastas, nĂ« pĂ«rvjetorin e parĂ« tĂ« ndarjes sĂ« tij nga jeta.

Prania e kreut të Kishës Ortodokse të Shqipërisë në qendrën e institucioneve europiane vlerësohet si e rëndësishme në këtë moment të rëndësishëm për procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kisha Ortodokse e Shqipërisë, përmes veprimtarisë së saj të gjerë sociale, arsimore dhe shpirtërore, vazhdon të mbetet një urë lidhëse e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Europës.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Kryepeshkopi Joan zhvillon takime në Bruksel me zyrtarë të lartë të BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ethemaj: TIA rrit kapacitetet, fluturime me Kanadanë dhe negociata me ShBA, Katar e Norvegji

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Kreu i Aviacionit Civil Shqiptar, Maksim Ethemaj, deklaroi se Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i Rinasit operon me nivel tĂ« lartĂ« sigurie, falĂ« sistemeve tĂ« kamerave, kontrollit tĂ« aksesit dhe protokolleve tĂ« avancuara tĂ« sigurisĂ«.

Në një intervistë televizive ai njoftoi se vitin e ardhshëm Aeroporti do të ketë gjashtë porta të reja dhe 17 kabina check-in, të cilat do të lehtësojnë ndjeshëm lëvizjen e udhëtarëve.

Sa i përket linjave të reja të fluturimeve, Ethemaj bëri të ditur se Shqipëria do të ketë fluturime direkte me Kanadanë, me fluturimin e parë jashtë Europës që pritet në qershor. Po ashtu, nga Kopenhaga do të ketë fluturime të përditshme, ndërsa do të shtohen linjat drejt disa qyteteve të Suedisë.

Ethemaj njoftoi se po zhvillohen negociata me Marokun, Norvegjinë, Katarin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjerimin e rrjetit të fluturimeve.

Kreu i Aviacionit Civil theksoi se në rastet e motit të keq, fluturimet nuk kryhen, pasi prioritet është siguria e udhëtarëve. Ai shtoi se anulimet për shkak të kushteve atmosferike nuk konsiderohen të shkaktuara nga linjat ajrore dhe udhëtarët nuk kompensohen, duke u bazuar në parimin e force majeure.

Gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Aviacionit Civil, 12 milionë turistë vizituan Shqipërinë, duke rritur numrin e udhëtarëve në Aeroportin e Rinasit dhe duke konfirmuar rëndësinë e zgjerimit të linjave ajrore.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Ethemaj: TIA rrit kapacitetet, fluturime me Kanadanë dhe negociata me ShBA, Katar e Norvegji appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“24 orĂ« nga jeta e njĂ« votuesi”, premierĂ« nĂ« Teatrin KombĂ«tar ArTurbina

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Teatri KombĂ«tar ArTurbina solli sot pĂ«r artdashĂ«sit premierĂ«n e  komedisĂ« satirike “24 orĂ« nga jeta e njĂ« votuesi”, njĂ« vepĂ«r qĂ« pĂ«rmes humorit tĂ« mprehtĂ« dhe satirĂ«s godet realitetin e pĂ«rditshĂ«m tĂ« qytetarĂ«ve.

Spektatorët që kishin mbushur sallën, patën mundësinë të përjetojnë një kombinim unik të humorit dhe kritikës shoqërore, në një mbrëmje të mbushur me emocione dhe të qeshura.

Në skenë luajtën aktorët Arben Derhemi, Zamira Kita, Xhuliano Brisku dhe Ermir Haxhaj, të shoqëruar nga tre muzikantë.

Vepra u realizua nga dhe nĂ«n regjinĂ« e Driada Dervishi, bazuar nĂ« motive tĂ« Naun Shundit, me tekstin “E tĂ« tjera, e tĂ« tjera” nga Teodor Keko, dhe muzikĂ« tĂ« kompozuar nga Aulon Naçi.

Për gjashtë mbrëmje, nga 13 deri më 18 janar, shikuesit do të kenë mundësinë të ndjekin këtë komedi çdo ditë, në orën 20:00.

Ky produksion ofron një eksperiencë teatrale të mbushur me humor, satirë dhe reflektim mbi jetën e përditshme të votuesit shqiptar.

1 nga 10
"24 orë nga jeta e një votuesi" në ArTurbina, foto: Andrin Hoxha

/e.xh/r.e/a.f/

The post “24 orĂ« nga jeta e njĂ« votuesi”, premierĂ« nĂ« Teatrin KombĂ«tar ArTurbina appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FA vazhdon evakuimet e banorëve në Fier

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Forcat TokĂ«sore (FT) vijojnĂ« me angazhimin nĂ« terren pĂ«r evakuimin e banorĂ«ve dhe tĂ« gjĂ«sĂ« sĂ« gjallĂ« nga zonat e pĂ«rmbytura nĂ« bashkinĂ« Fier, ku reshjet intensive kanĂ« krijuar situata emergjente.

Efektivët e Batalionit të Këmbësorisë së Jugut janë angazhuar që në orët e para të mëngjesit në evakuimin e popullsisë dhe sigurimin e zonave të rrezikuara, duke punuar në kushte të vështira dhe duke garantuar mbështetje të menjëhershme për komunitetet e prekura.

Në kuadër të operacionit, Forcat Tokësore kanë organizuar: Transportin e banorëve drejt zonave të sigurta; evakuimin e gjësë së gjallë; dhënien e ndihmave emergjente, përfshirë ushqime, ujë dhe strehim të përkohshëm.

Operacionet zhvillohen në koordinim të ngushtë me autoritetet vendore dhe strukturat e emergjencave civile, për të siguruar që ndërhyrjet të jenë të shpejta dhe efektive.

Forcat Tokësore vijojnë patrullimet dhe monitorimin e zonave të rrezikuara, duke u siguruar që çdo qytetar i prekur nga përmbytjet të marrë ndihmën e nevojshme dhe duke minimizuar pasojat e situatës.

/e.xh/r.e/a.f/

The post FA vazhdon evakuimet e banorëve në Fier appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko: Shqipëria në të njëjtin nivel me tregun evropian të pagesave

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko, mori pjesĂ« nĂ« punimet e Forumit tĂ« vendeve tĂ« EvropĂ«s Qendrore dhe Lindore (EQL), i cili po zhvillohet nĂ« VjenĂ«, Austri.

Në kuadër të këtij forumi, Guvernatori prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend. Ai theksoi rëndësinë e investimeve të huaja direkte si një faktor kyç në mbështetje të rritjes ekonomike dhe forcimit të qëndrueshmërisë makroekonomike.

Gjatë fjalës së tij, Sejko u ndal edhe në zhvillimet në sektorin bankar shqiptar, duke nënvizuar se treguesit financiarë konfirmojnë një sistem bankar të shëndetshëm, të qëndrueshëm dhe rezistent ndaj goditjeve të jashtme, i cili është i aftë të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Guvernatori nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të Bankës së Shqipërisë në drejtim të modernizimit të infrastrukturës financiare, përfshirë përmirësimin e sistemeve të pagesave dhe forcimin e mbikëqyrjes bankare, si dhe avancimin e agjendës së integrimit evropian.

Në këtë kontekst, Sejko vuri në dukje se aderimi i Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) përbën një hap të rëndësishëm strategjik, duke e pozicionuar vendin në të njëjtin nivel funksional me tregun evropian të pagesave dhe duke lehtësuar transaksionet financiare për qytetarët dhe bizneset.

Forumi i vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore mbledh përfaqësues të lartë institucionalë, ekspertë ekonomikë dhe drejtues të institucioneve financiare, duke shërbyer si një platformë diskutimi mbi sfidat dhe perspektivat e zhvillimit ekonomik në rajon dhe më gjerë.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Sejko: Shqipëria në të njëjtin nivel me tregun evropian të pagesave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çelet qendra pĂ«r trajtimin dhe akomodimin e qenve endacakĂ« nĂ« Korçë

TIRANË, 13 janar /ATSh/ NĂ« BashkinĂ« e Korçës Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« funksion qendra e re pĂ«r trajtimin dhe akomodimin e qenve endacak, njĂ« investim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« synon pĂ«rmirĂ«simin e mirĂ«qenies sĂ« katĂ«rputroshve dhe rritjen e sigurisĂ« pĂ«r komunitetin.

Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ndau në rrjete sociale pamje nga ambientet ku janë akomoduar katërputroshët teksa u shpreh se qendra ka një kapacitet të konsiderueshëm dhe ofron kushte të përshtatshme për trajtimin e qenve endacakë, të cilët kapen dhe menaxhohen sipas standardeve të përcaktuara.

“QentĂ« vaksinohen, ushqehen rregullisht dhe mbahen nĂ« kushte tĂ« pĂ«rshtatshme nga njĂ« staf i specializuar, veçanĂ«risht nĂ« kĂ«to ditĂ« tĂ« ftohta, kur kujdesi Ă«shtĂ« edhe mĂ« i domosdoshĂ«m”, tha Filo.

Ai theksoi se funksionimi i kësaj qendre kontribuon jo vetëm në përmirësimin e kushteve të jetesës për kafshët, por edhe në garantimin e një mjedisi më të sigurt për qytetarët.

NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, Bashkia Korçë u bĂ«n thirrje banorĂ«ve, organizatave tĂ« mbrojtjes sĂ« kafshĂ«ve dhe tĂ« gjithĂ« dashamirĂ«sve tĂ« kafshĂ«ve qĂ«, nĂ«se dĂ«shirojnĂ«, mund tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« kujdesin pĂ«r qentĂ« endacakĂ« ose t’i adoptojnĂ« ata, duke u ofruar njĂ« familje dhe njĂ« ambient tĂ« ngrohtĂ«.

“Kujdesi pĂ«r kafshĂ«t Ă«shtĂ« njĂ« tregues qytetarie dhe humanizmi. SĂ« bashku mund tĂ« bĂ«jmĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar standardet e jetesĂ«s dhe bashkĂ«jetesĂ«n nĂ« komunitetin tonĂ«â€, u shpreh kryebashkiaku Filo.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Çelet qendra pĂ«r trajtimin dhe akomodimin e qenve endacakĂ« nĂ« Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nënstacioni i ri 110/20 kV në Kamzë siguron energji të qëndrueshme për gjashtë zona

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Punimet pĂ«r ndĂ«rtimin e nĂ«nstacionit tĂ« ri 110/20 kV nĂ« KamzĂ« po vijojnĂ« me ritme tĂ« shpejta. Ky investim strategjik, synon tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« furnizimin me energji elektrike, tĂ« rrisĂ« sigurinĂ« e rrjetit dhe tĂ« garantojĂ« shĂ«rbim mĂ« cilĂ«sor pĂ«r qytetarĂ«t e zonĂ«s.

Kryetari i bashkisĂ« sĂ« KamzĂ«s, Rakip Suli ndau nĂ« rrjete sociale pamje nga ky investim, teksa u shpreh se, “projekti i ri do tĂ« sigurojĂ« energji tĂ« qĂ«ndrueshme dhe do tĂ« rrisĂ« cilĂ«sinĂ« e shĂ«rbimit pĂ«r qytetarĂ«t dhe bizneset”.

Investimi përfshin: 2 transformatorë, 41 kabina dhe 30 kilometra rrjet 20 kilovolt.

Ky projekt realizohet me mbështetjen e qeverisë dhe financimin e Qeverisë Gjermane përmes KfW, duke u konsideruar një investim strategjik për forcimin e rrjetit energjetik dhe rritjen e sigurisë së furnizimit.

Nënstacioni i ri do të shërbejë për zonat: Fushë-Kamzë; Valiasin e Ri; Valiasin e Vjetër; Laknasin; Lagjen Lura dhe Lagjen 6, Bathore.

“Ky investim Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt modernizimit tĂ« rrjetit energjetik dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« shĂ«rbimit pĂ«r qytetarĂ«t. Ai do tĂ« sigurojĂ« furnizim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe do tĂ« minimizojĂ« ndĂ«rprerjet e energjisĂ« elektrike nĂ« zonĂ«â€, tha kryetari Suli.

Projekti pritet të përfundojë në periudhën e ardhshme dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e komunitetit në bashkinë e Kamzës.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Nënstacioni i ri 110/20 kV në Kamzë siguron energji të qëndrueshme për gjashtë zona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UBT prezanton 13 programe Bachelor të unifikuara me Universitetin BOKU

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Universiteti BujqĂ«sor i TiranĂ«s (UBT) prezantoi sot 13 programe Bachelor tĂ« zhvilluara dhe tĂ« unifikuara nĂ« bashkĂ«punim me Universitetin BOKU tĂ« VjenĂ«s, njĂ« nga institucionet mĂ« prestigjioze nĂ« Austri dhe EvropĂ«.

Këto programe bazohen në standarde akademike të larta dhe synojnë të ofrojnë një arsim universitar konkurrues dhe modern në fushën e bujqësisë dhe shkencave të jetës.

Në pritje të misionit të Universitetit BOKU në fund të muajit janar, UBT organizoi sot në ambientet e universitetit, një takim informues me maturantët e Tiranës, ku nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me ofertën studimore, mundësitë akademike dhe perspektivat profesionale që ofrojnë këto programe.

Përfaqësuesit e UBT theksuan rëndësinë e zgjedhjes së një programi studimi që përputhet me zhvillimet bashkëkohore në sektorin e bujqësisë dhe kontribuon në formimin e specialistëve me kompetenca europiane.

/e.xh/r.e/a.f/

The post UBT prezanton 13 programe Bachelor të unifikuara me Universitetin BOKU appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Semani është kthyer në shtratin e tij, do të kryhet vlerësimi i plotë i dëmeve

TIRANË, 13 janar /ATSh/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja, njĂ«herĂ«sh ministre e EnergjisĂ« dhe InfrastrukturĂ«s, Belinda Balluku inspektoi sot situatĂ«n nĂ« zonat e pĂ«rmbytura tĂ« qarkut tĂ« Fierit, ku deklaroi se gjendja po shkon drejt pĂ«rmirĂ«simit, pasi lumi Seman Ă«shtĂ« kthyer nĂ« shtratin e tij dhe Ă«shtĂ« kryer evakuimi i plotĂ« i banorĂ«ve tĂ« prekur.

“Jemi nĂ« njĂ« stad pĂ«rmirĂ«simi tĂ« situatĂ«s, pasi lumi Seman Ă«shtĂ« kthyer nĂ« shtratin e tij. Sigurisht, kjo zonĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« pranĂ« hidrovorit dhe vijon tĂ« ketĂ« prezencĂ« uji, por e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« qĂ«, ndonĂ«se rreth 20 banesa janĂ« prekur, asnjĂ« nga qytetarĂ«t nuk Ă«shtĂ« dĂ«mtuar. Evakuimi i plotĂ« i tĂ« gjithĂ« banorĂ«ve Ă«shtĂ« realizuar”, u shpreh Balluku.

Ajo informoi se mĂ« herĂ«t kishte pasur vĂ«shtirĂ«si nĂ« kontaktimin e dy barinjve nĂ« zonĂ«, por situata Ă«shtĂ« zgjidhur. “Kishim para pak orĂ«sh njĂ« situatĂ« me dy barinj, tĂ« cilĂ«t nuk arrinim t’i kontaktonim, megjithatĂ« ata janĂ« gjetur dhe janĂ« tĂ« sigurt. Gjithçka Ă«shtĂ« zhvilluar nĂ«n mbikĂ«qyrjen e forcave tĂ« Emergjencave Civile, por edhe tĂ« gjithĂ« grupeve tĂ« tjera tĂ« angazhuara”, tha Balluku.

ZĂ«vendĂ«skryeministrja vlerĂ«soi rolin e Forcave tĂ« Armatosura nĂ« pĂ«rballimin e situatĂ«s emergjente. “Forcat e Armatosura kanĂ« pasur njĂ« rol tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« kĂ«to ditĂ« tĂ« vĂ«shtira dhe sfiduese, pothuajse nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin”, nĂ«nvizoi ajo.

Balluku bĂ«ri tĂ« ditur se nĂ« dy deri nĂ« tri ditĂ«t nĂ« vijim nuk parashikohen reshje, çka do tĂ« krijojĂ« kushtet pĂ«r ndĂ«rhyrje rikuperuese. “Kjo do tĂ« jetĂ« koha pĂ«r tĂ« rikuperuar dĂ«mtimet qĂ« kanĂ« ndodhur nĂ« argjinatura. Jemi duke diskutuar me inxhinierĂ«t e bordit tĂ« kullimit pĂ«r hapat qĂ« do tĂ« ndĂ«rmerren. Gjithsecili Ă«shtĂ« nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s dhe po i pĂ«rgjigjet kĂ«rkesave tĂ« qytetarĂ«ve”, deklaroi ajo.

Duke iu drejtuar banorĂ«ve tĂ« zonave tĂ« pĂ«rmbytura, Balluku apeloi pĂ«r bashkĂ«punim me pushtetin vendor. “TĂ« gjithĂ« banorĂ«t qĂ« kanĂ« nevojĂ« pĂ«r mbĂ«shtetje, veçanĂ«risht pĂ«r ushqimin e bagĂ«tive, duhet tĂ« kontaktojnĂ« menjĂ«herĂ« pushtetin vendor. JanĂ« nĂ« dispozicion rezervat e shtetit, si pĂ«r nevojat personale, ashtu edhe pĂ«r ushqimin e bagĂ«tive. Ne jemi nĂ« terren gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s dhe do tĂ« vazhdojmĂ« deri nĂ« pĂ«rmirĂ«simin total tĂ« kushteve”, tha Balluku.

Sa i përket menaxhimit të prurjeve ujore, Balluku theksoi se shkarkimet nga kaskada e Devollit janë ulur në minimum.

“Duke qenĂ« se ndikimi i kĂ«saj kaskade vjen nĂ« lumin Seman, shkarkimet janĂ« ulur nĂ« kuotĂ«n minimale dhe janĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta se prurjet aktuale. Kompania ‘Statkraft’ i Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur thirrjes sonĂ« pĂ«r tĂ« ulur sa mĂ« shumĂ« shkarkimet, ashtu siç Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« edhe me kaskadĂ«n e Drinit, e cila Ă«shtĂ« menaxhuar nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« duke minimizuar pĂ«rmbytjet nĂ« FushĂ«n e ShkodrĂ«s”, u shpreh Balluku.

Në vijim, ajo bëri të ditur se do të kryhet vlerësimi i plotë i dëmeve.

“Do tĂ« na duhet tĂ« bĂ«jmĂ« tĂ« gjitha riparimet e nevojshme dhe vlerĂ«simin e dĂ«meve. MĂ« pas, nĂ« bashkĂ«punim me bashkitĂ« dhe grupet e ngritura nga Emergjencat Civile, do tĂ« realizohet njĂ« shpĂ«rndarje e drejtĂ« e kompensimit, sipas njĂ« skeme qĂ« po ndĂ«rtohet nga Ministria e Financave dhe Ministria e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, si pĂ«r banesat e prekura, ashtu edhe pĂ«r dĂ«met nĂ« serra dhe toka bujqĂ«sore”, deklaroi ajo.

E pyetur për dëmtimet në argjinaturën e lumit Seman, Balluku sqaroi se bëhet fjalë për dëmtime dhe jo çarje të plota.

“Kemi dĂ«mtime tĂ« argjinaturĂ«s sĂ« Semanit. Do tĂ« ketĂ« riparime tĂ« menjĂ«hershme, sapo tĂ« bjerĂ« niveli i ujit, dhe mĂ« pas ndĂ«rhyrje mĂ« tĂ« thella pĂ«r tĂ« pĂ«rforcuar tĂ« gjitha segmentet e prekura. Pikat problematike janĂ« identifikuar dhe do tĂ« riparohen menjĂ«herĂ«â€, pĂ«rfundoi Balluku.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Balluku: Semani është kthyer në shtratin e tij, do të kryhet vlerësimi i plotë i dëmeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌