❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj

Gjyma e të punësuarve me pagë marrin deri në 52,000 lekë në muaj (63,456 lekë bruto), sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për pagën mediane në tremujorin e tretë.

Mediana e pagës është niveli i pagës që ndan punëmarrësit në dy grupe të barabarta, ku 50% e të punësuarve paguhen më pak se kjo vlerë dhe 50% më shumë. Ndryshe nga paga mesatare, e cila llogaritet duke mbledhur të gjitha pagat dhe duke i pjesëtuar me numrin e punonjësve, mediana nuk ndikohet nga pagat shumë të larta ose shumë të ulëta.

Paga mediane është më përfaqësuese për pagën tipike që merr shumica e punonjësve, veçanërisht në ekonomi si e jona ku ekzistojnë diferenca të mëdha mes pagave.

Sipas të dhënave të INSTAT ka një diferencë të fortë mes pagës mediane dhe pagës mesatare. Paga mesatare mujore ishte rreth 83,300 lekë në tremujorin e tretë ose 31% më e lartë se paga mediane.

Sipas tabelës, mediana e pagës mujore bruto ka ndjekur një rritje të qëndrueshme për shkak të rritjes së pagës minimale. Në fillim të vitit 2021 ajo arrinte në 40,605 lekë, duke reflektuar rritje graduale të të ardhurave, por edhe efektet e inflacionit dhe ndryshimeve strukturore në tregun e punës.

Nga viti 2021 në 2022, mediana vijon të rritet nga 40,810 lekë në mbi 46,233 lekë, me një stabilizim të përkohshëm gjatë tremujorëve të vitit 2022. Rritja u bë e dukshme në vitin 2023, ku mediana kalon nga 49,600 lekë në tremujorin e parë, në 52,880 lekë në tremujorin e tretë.

NĂ« vitin 2024, mediana rritet mĂ« tej, nga 55,200 lekĂ« nĂ« 58,000 lekĂ«, ndĂ«rsa nĂ« vitin 2025 arrin nĂ« mbi 63,000–63,456 lekĂ«, duke treguar njĂ« pĂ«rshpejtim tĂ« ritmit tĂ« rritjes sĂ« pagave nĂ« segmentin e mesĂ«m dhe sidomos nĂ« administratĂ«n publike.

Nëse paga mesatare rritet për shkak të rritjes së fortë të pagave të një grupi të vogël (p.sh. menaxherë, sektorë të paguar mirë) shumica e punonjësve nuk përfitojnë. Ndërsa rritja e medianës tregon se përfitimet po prekin realisht pjesën qendrore të punonjësve.

Teksa pagat po rriten fuqia blerëse sidomos në qytete është përkeqësuar nga shtrenjtimi i fortë i çmimeve të qirave dhe të ushqimeve. Për herë të parë në vitin 2024 Shqipëria kishte çmimet mesatare për ushqimet më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post 50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj appeared first on Revista Monitor.

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

Turizmi ka vijuar të ketë një ecuri pozitive edhe gjatë muajit nëntor edhe pse me ritëm më të ngadaltë si efekt i kohës.

Kosova mbetet vendi kryesor nga erdhën vizitorët gjatë këtij muaji. Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve treguan se 39 për qind e totalit të hyrjeve ishin shqiptarë të Kosovës.

Në muajin e 11 të vitit hynë në vend 245 mijë shtetas nga Kosova teksa një vit më parë 6.4 për qind më pak. Pas Kosovës, Italia mbajti peshën e dytë më të madhe me mbi 79 mijë vizitorë me një rritje me 7.7 për qind në raport me një vit më parë.

Hyrjet nga Greqia ishin mbi 52 mijë gjatë nëntorit me një rritje prej 5.7 për qind në raport me nëntorin 2024, ndërkohë që grekët zënë një peshë prej 8.3 për qind ndaj totalit. Këtë peshë mbajnë edhe hyrjet nga Maqedonia e Veriut që në nëntor ishin 52 mijë.

Grupe të tjera me rritje janë gjermanët me 9.5 për qind, spanjollët me 38 për qind, Izraeli me gati 5 herë më shumë se një vit më shumë së nëntori i një viti më parë.

Turoperatorët konfirmojë se ka një tendencë në rritje të të huajve për turet kulturore diçka që është nxitur nga linjat me kosto të ulët të fluturimeve por edhe fluturime direkte të dedikuara siç ishte rasti me Izraelin që ishte menduar si një linjë sezonale por u shty përtej verës.

Ecuria e 11 mujorit

Në fund të nëntorit numri i të huajve që hynë në Shqipëri shënoi shifrën 11.7 milionë me një rritje 6.6 për qind në raport me 11 mujorin 2024. Tuoperatorët kishin pritshmërinë për një rritje të moderuar këtë vit ashtu sikurse rezultoi duke nënvizuar se e njëjta tendencë pritet të jetë dhe vitin e ardhshëm.

Ndër grupet që kanë mbajtur peshën kryesore të vizitorëve dominon turizmi patriotik ku hyrjet nga Kosova shënuan 4.4 milionë me një rritje5.2 për qind në raport me 11 mujorin e një viti më parë. Kosova mbajti 37.4 për qind të peshës në totalin e vizitorëve dhe pas saj Italia me 10.1 për qind të këtij totali.

Italianët vijojnë të frekuentojnë Shqipërinë edhe pse më shumë të shpërndarë përgjatë gjithë vitit dhe më pak në sezonin veror ndryshe nga tendenca e dy viteve më parë. Rritja e çmimeve në bregdet i ka bërë që fqinjët të mos ta shohin më si ekonomik pushimin e verës në Shqipëri por të preferojnë kryeqytetin për jetën dinamike të natës dhe qytetet e tjerë për kulinarinë dhe koston e ulët të akomodimit.

Në rritje këtë vit kanë qenë edhe hyrjet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi por edhe ato nga Greqia.

Gjermanët shënuan një rritje me 21 për qind në raport me 11 mujorin 2024 ndërkohë që Franca një rritje me 35 për qind. Të dy këto grupe tashmë po vendosen me kontrata garancie ku të fundit ishin francezët në Golem për vitin e ardhshëm.

Polonia shënoi rënie këtë vit me 8.6 për qind në raport me 11 mujorin 2024 ku sipas turoperatorëve kjo lidhet me shumë me një ulje të vizitorëve që vijnë individualisht teksa kontratat me garanci janë respektuar dhe kanë qenë në nivele më të larta. Në rënie ishin edhe spanjollët me 2.7 për qind.

Çekia e cila gjithashtu vjen me kontrata garancie nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« saj shĂ«noi rritje 6 pĂ«r qind kĂ«tĂ« 11 mujor nĂ« raport me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« 2024./ N.Maho

The post Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët appeared first on Revista Monitor.

Marrëveshja me tatimet për Paqen Fiskale, nga janari 2026 kërkesa do dorëzohet në e-Tax

Nga janari 2026 do tĂ« nisĂ« zbatimi i ligjit “PĂ«r marrĂ«veshjen e paqes fiskale”.

Bizneset që do të kërkojnë të hyjnë vullnetarisht në marrëveshje me administratën tatimore për parapagimin e tatimit dhe korrigjimin e pasqyrave financiare fillimisht do të duhet të dorëzojnë kërkesë online përmes platformës e-Filing.

Ministri i Financave Petrit Malaj nĂ« takimin me sipĂ«rmarrjen pĂ«r paketĂ«n fiskale 2026 tha se kĂ«rkesa e biznesit pĂ«r marrĂ«veshjen e paqes fiskale me administratĂ«n tatimore pasi tĂ« shqyrtohet nga Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Tatimeve (DPT), do t’i delegohet drejtorive rajonale tatimore.

“KĂ«rkesa pĂ«r marrĂ«veshjen e paqes fiskale do tĂ« bĂ«het online pĂ«rmes sistemit e-Tax nga subjektet, tĂ« cilat mĂ« pas do t’i marrĂ« Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Tatimeve, do t’i shqyrtojĂ« dhe mĂ« pas do t’i delegojĂ« drejtorisĂ« rajonale tatimore. MegjithatĂ« edhe udhĂ«zimet pĂ«rkatĂ«se nĂ« funksion tĂ« zbatimit tĂ« ligjit do tĂ« dalin shumĂ« shpejt, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« detajojĂ« procedurĂ«n se si do tĂ« bĂ«het marrĂ«dhĂ«nia e paqes fiskale”, pohoi ministri Malaj.

Ligji përcakton se në marrëveshje për Paqen Fiskale do të hyjnë bizneset që kanë të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit qofshin persona fizik apo entitete, dhe të cilët nuk përfitojnë nga aplikimi i normave të reduktuara apo përjashtimet tatimore.

GjatĂ« kĂ«saj marrĂ«veshje me afat 1 vjeçar (me tĂ« drejta rinovimi deri 2 herĂ«), biznesit me tĂ« ardhura bruto mbi 14 mln lekĂ« nĂ« vit, t’i llogaritet parapagimi i tatimit mbi njĂ« bazĂ« tĂ« tatueshme tĂ« rritur. Pra biznesi nuk do tĂ« parapaguajĂ« njĂ« tatim tĂ« çfarĂ«doshĂ«m, por qĂ« do tĂ« llogaritet mbi bazĂ«n e tatueshme e pĂ«rbĂ«rĂ« nga fitimi i tatueshĂ«m i vitit tĂ« mĂ«parshĂ«m plus 18% rritje. NĂ«se fitimi i vĂ«rtetĂ« nĂ« fund tĂ« vitit tejkalon kufirin (duke llogaritur fitimin e vitit tĂ« mĂ«parshĂ«m plus njĂ« marzh shtesĂ« prej 18%), mbi kĂ«tĂ« shtesĂ« do tĂ« paguhet 5%.

Pra në thelb marrëveshja që propozohet nuk e ndryshon normën e tatim fitimit që është 23% për bizneset me të ardhura neto mbi 14 mln lekë , por rrit bazën e tatueshme, pasi tatimi do të llogaritet mbi fitimin e vitit të kaluar plus një marzhi shtesë prej 18% . Vetëm për fitimin që tejkalon këtë nivel të vlerësuar, paguhet një tatim shtesë 5%

Në këmbim të kësaj marrëveshje, bizneset do të përfitojnë moskryerje të kontrolleve tatimore për periudhën e zbatimit të marrëveshjes.

Përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të kenë mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.

Tatimi 5% do të aplikohet për ndryshime të tilla si: rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të pa treguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividentë.

Për të gjitha këto raste nuk do të ketë gjoba, interesa apo kamatëvonesa, me kusht që tatimpaguesi të deklarojë paraprakisht se do të përfitojë nga marrëveshja.

Përjashtim për hyrjen në marrëveshje me tatimet, në këmbim të moskryerjes së kontrollit, do të bëjnë bizneset ndaj të cilëve janë hapur çështje penale për mashtrim apo evazion./ D.Azo

 

Dhoma Amerikane kundër paqes fiskale: Nxit pastrimin e parave, legalizon kapitalin e dyshimtë

 

The post Marrëveshja me tatimet për Paqen Fiskale, nga janari 2026 kërkesa do dorëzohet në e-Tax appeared first on Revista Monitor.

Gonxhja: Projekti i Teatrit të ri Kombëtar, në fazën e realizimit ndërtimor

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Projekti pĂ«r Teatrin e Ri KombĂ«tar ka hyrĂ« tashmĂ« nĂ« etapĂ«n e realizmit ndĂ«rtimor ndĂ«rsa punimet vazhdojnĂ« me intensitet pas hedhjes sĂ« themeleve.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi se pas përfundimit të fazës komplekse të punimeve nëntokësore, projekti ka hyrë në etapën e realizimit ndërtimor, duke marrë formë një hapësirë ikonike për artin dhe kulturën.

Sipas tij, Teatri i Ri Kombëtar, vepër e një prej arkitektëve më të shquar bashkëkohorë, Bjarke Ingels dhe studios daneze BIG, po ngrihet si një nga teatrot më të bukur dhe më përfaqësues të ndërtuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Godina e re e Teatrit Kombëtar po merr formë në vendin ku ngrihej teatri i vjetër. Sipas projektit, ndërtesa është ndarë në dy pjesë: një për aktorët dhe administratën, dhe një tjetër për publikun.

Teatri i Ri KombĂ«tar do t’u shĂ«rbejĂ« me kushtet mĂ« optimale aktorĂ«ve e spektatorĂ«ve, por pritet tĂ« hyjĂ« nĂ« radhĂ«n e objekteve mĂ« tĂ« mira tĂ« tĂ« njĂ«jtit lloj nĂ« EvropĂ«.

Ky teatër dita-ditës po ngrihet si vepër arkitektonike që do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian të artit dhe arkitekturës bashkëkohore.

/e.i/j.p/

The post Gonxhja: Projekti i Teatrit të ri Kombëtar, në fazën e realizimit ndërtimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ERE: Klientët e lidhur në 6 kv, në treg të lirë nga 1 janari i ardhshëm

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Bizneset e lidhura nĂ« nivel tensioni 6 kilovolt do tĂ« duhet tĂ« sigurojnĂ« vetĂ« furnizimin me energji elektrike nĂ« tregun e lirĂ«, duke kontraktuar njĂ« furnizues privat, duke nisur nga 1 janari 2026.

Enti Rregullator i EnergjisĂ« (ERE) u ka bĂ«rĂ« thirrje kĂ«tyre klientĂ«ve qĂ« tĂ« marrin masat e nevojshme pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me fazĂ«n e fundit tĂ« procesit tĂ« liberalizimit tĂ« tregut tĂ« energjisĂ«.

Sipas ERE-s, nga 1 janari 2026, klientët e lidhur në nivelin e tensionit 6 kV, të cilët plotësojnë kriteret ligjore dhe teknike për dalje në tregun e liberalizuar, kanë detyrimin të gjejnë dhe të kontraktojnë furnizuesin e tyre në tregun e lirë.

Në faqen zyrtare të ERE-s janë të publikuara listat e furnizuesve të licencuar, si dhe mënyrat e kontaktimit dhe kontraktimit të tyre.

Gjithashtu, konsumatorët mund të përdorin platformën e krahasimit të çmimeve PCT (Price Comparison Tool), të ndërtuar nga ERE, në adresën https://pct.ere.gov.al/, për të gjetur ofertat më të përshtatshme të furnizimit sipas kategorisë përkatëse.

Rregullatori thekson se konsumatorĂ«t qĂ« kanĂ« plotĂ«suar kriteret pĂ«r daljen nĂ« treg tĂ« lirĂ«, por qĂ« nuk kanĂ« arritur tĂ« kontraktojnĂ« njĂ« furnizues ose kanĂ« humbur furnizuesin aktual, mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« pĂ«rkohĂ«sisht nga shĂ«rbimi i “Furnizuesit tĂ« MundĂ«sisĂ« sĂ« Fundit”.

Ky furnizim ofrohet për një periudhë të kufizuar prej 60 ditësh, në kushte të rregulluara, në përputhje me legjislacionin e sektorit të energjisë elektrike.

Në çdo rast, ERE nënvizon se subjektet kanë të drejtë ligjore të ndryshojnë furnizuesin pa pagesë.

Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Shqipëri nisi në 2018-ën, fillimisht me bizneset e lidhura në tension 35 kV. Më pas, në faza të njëpasnjëshme, në tregun e lirë kanë kaluar edhe bizneset e lidhura në tension 20 kV dhe 10 kV. /j.p/

 

The post ERE: Klientët e lidhur në 6 kv, në treg të lirë nga 1 janari i ardhshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali, takim me Ahmetin dhe Taravarin: Mbështesim angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Ministrja pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali ndĂ«rsa po zhvillon vizitĂ« zyrtare nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut, u takua nĂ« TetovĂ« me kryetarin e Bashkimit Demokratik pĂ«r Integrim Ali Ahmeti, nĂ«nkryetarin Bujar Osmani, si dhe me kryetarin e AleancĂ«s pĂ«r ShqiptarĂ«t, Arben Taravari.

Takimi u fokusua në kontributin domethënës të opozitës shqiptare në artikulimin dhe avancimin e kauzave shqiptare dhe të proceseve integruese euroatlantike.

Shqipëria, tha Spiropali, do të vijojë të mbështesë angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare, në pozitë dhe në opozitë, veçanërisht në funksion të ruajtjes së stabilitetit, fqinjësisë së mirë dhe përshpejtimit të progresit të integrimit të dy vendeve tona.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut vizitoi komunën e Tetovës.

Gjatë vizitës zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut, kryediplomatja shqiptare u takua me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministrin Hristijan Mickosk dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit fqinj. /j.p/

1 nga 5

The post Spiropali, takim me Ahmetin dhe Taravarin: Mbështesim angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Atmosferë festive në Përmet

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Atmosfera festive e dhjetorit ka pĂ«rfshirĂ« edhe qytetin e PĂ«rmetit.

Bredhi gjigant nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit, dritat shumĂ«ngjyrĂ«she dhe dekori i veçantĂ« e kanĂ« “veshur” PĂ«rmetin me njĂ« atmosferĂ« festive pĂ«r kĂ«tĂ« muaj tĂ« fundvitit.

Kryeministri Edi Rama, ndau momente nga festa në qytet, ku u bashkuan shumë qytetarë, të cilët shijuan momentin e ndezjes së dritave të pemës dhe koncertin e grupit artistik të fëmijëve.

Atmosfera e krijuar nga zbukurimet dhe dritat e shumta do ta shoqërojë këtë muaj gjithë qytetin e Përmetit, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve, por edhe vizitorëve të ndryshëm.

/e.i/j.p/

The post Atmosferë festive në Përmet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 1,5 milionë kontrata sigurimi dhe rritje dyshifrore e primeve

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Tregu i sigurimeve nĂ« ShqipĂ«ri ka vijuar trendin pozitiv gjatĂ« periudhĂ«s janar-nĂ«ntor tĂ« kĂ«tij viti, duke reflektuar rritje tĂ« tĂ« ardhurave nga primet dhe zgjerim tĂ« numrit tĂ« kontratave tĂ« sigurimit, ndĂ«rsa niveli i dĂ«meve tĂ« paguara ka shĂ«nuar njĂ« rĂ«nie tĂ« lehtĂ« krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit arritën në 24,2 miliardë lekë, ose 10,17% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Paralelisht, numri i kontratave të sigurimit të lidhura u rrit me 4,69%, duke arritur në 1,506,529 kontrata, çka tregon një zgjerim të bazës së klientëve dhe rritje të kërkesës për produkte sigurimi.

Struktura e tregut mbetet e dominuar nga sigurimet e Jo-Jetës, të cilat përbëjnë 91,54% të totalit të primeve të shkruara bruto. Sigurimet e Jetës zënë 8,43% të tregut, ndërsa risigurimi mbetet në nivele minimale me 0,028%. Këto të dhëna konfirmojnë orientimin tradicional të tregut shqiptar drejt sigurimeve Jo-Jetë, veçanërisht atyre motorike.

Nga këndvështrimi i ndarjes sipas llojit të sigurimit, primet e sigurimit të detyrueshëm vijojnë të kenë peshën kryesore në treg, duke zënë 62,42% të totalit, ndërsa sigurimet vullnetare përbëjnë 37,58%.

Në anën tjetër, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve gjatë janar-nëntor 2025 arritën në rreth 7,4 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 3,61% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik, që përbëjnë pjesën më të madhe të dëmeve totale, kapën vlerën 5,7 miliardëë lekë, me një rritje të lehtë prej 0,31% në krahasim me një vit më parë. /j.p/

The post Mbi 1,5 milionë kontrata sigurimi dhe rritje dyshifrore e primeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Forcohet roli në mbrojtjen e territorit, shtohet pozicioni i Prefektit Detar

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Propozimet pĂ«r ndryshime nĂ« ligjin “PĂ«r prefektin e qarkut”, u diskutuan nĂ« njĂ« tryezĂ« konsultative tĂ« drejtuar nga ministrja e PunĂ«ve tĂ« Brendshme Albana Koçiu, sĂ« bashku me ministrin e Shtetit pĂ«r Pushtetin Vendor Ervin Demo, nĂ« tĂ« cilĂ«n ishin tĂ« pranishĂ«m tĂ« gjithĂ« prefektĂ«t e qarqeve nĂ« vend.

Sipas draftit të përgatitur, në ligjin e ri do të forcohet roli i prefektit në çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e territorit, po gjithashtu edhe për emergjencat civile e për aspekte të ndryshme të sigurisë publike.

NjĂ« risi e propozuar Ă«shtĂ« ajo e funksionit tĂ« “Prefektit Detar”, i cili ka nĂ« pĂ«rgjegjĂ«si mbrojtjen e vijĂ«s bregdetare.

Gjatë kësaj tryeze konsultative u vlerësuan propozimet e bëra dhe u bënë sugjerime interesante në lidhje me projektligjin e ri.

Duke qenë se po afrohemi drejt fundit të vitit, ministrja Koçiu u kërkoi prefektëve të qarqeve një angazhim edhe më të fortë për të koordinuar strukturat në garantimin e rendit e sigurisë publike gjatë festave që po afrojnë, por edhe në lidhje me masat që duhen pasur parasysh në raste emergjencash.

Projektligji “PĂ«r Prefektin e Qarkut” synon tĂ« riformĂ«sojĂ« rolin e prefektit si pĂ«rfaqĂ«sues i KĂ«shillit tĂ« Ministrave nĂ« territor dhe tĂ« forcojĂ« mekanizmat e koordinimit mes institucioneve qendrore dhe pushtetit vendor.

Projektligji parashikon një rol më aktiv të prefektit në ndërlidhjen e veprimtarisë së administratës shtetërore me pushtetin vendor, si dhe në raportimin e drejtpërdrejtë pranë Kryeministrit në rastet kur problematikat nuk gjejnë zgjidhje në nivel ministror.

Risi e paketĂ«s ligjore Ă«shtĂ« krijimi i institucionit tĂ« “Prefektit Detar”, njĂ« strukturĂ« e re qĂ« synon forcimin e sigurisĂ« nĂ« zonat bregdetare. Sipas projektligjit, do tĂ« emĂ«rohen dy prefektĂ« detarĂ«, me qendra nĂ« DurrĂ«s dhe VlorĂ«, me juridiksion mbi dhe nĂ«n lumin Seman. Prefekti Detar do tĂ« ketĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« gjera nĂ« koordinimin e sigurisĂ« detare, monitorimin e vijĂ«s bregdetare, menaxhimin e burimeve detare, sigurinĂ« e plazheve, luftĂ«n kundĂ«r aktiviteteve tĂ« paligjshme nĂ« det dhe drejtimin e strukturave pĂ«r emergjencat civile detare.

/e.i/j.p/

The post Koçiu: Forcohet roli në mbrojtjen e territorit, shtohet pozicioni i Prefektit Detar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Komuna e Tetovës, qendër dinamike arsimore dhe kulturore

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Ministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali nĂ« ditĂ«n e dytĂ« tĂ« vizitĂ«s zyrtare nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut vizitoi komunĂ«n e TetovĂ«s.

Spiropali u prit fillimisht nga kryetari i komunës Bilall Kasami.

Në fokus të takimit ishte zhvillimi lokal, sfidat e qytetit dhe rolin që Tetova luan sot si një qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon.

Më tej, Spiropali dhe zyrtarët lokalë ndoqën performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës.

“NjĂ« gjeneratĂ« e re ruan me pasion vlerat, traditat dhe trashĂ«giminĂ« qĂ« e bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ« qytet kaq tĂ« gjallĂ«, krenar dhe frymĂ«zues pĂ«r tĂ« mirĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t”, theksoi Spiropali nga shkolla e mesme mjekĂ«sore.

Kryediplomatja shprehu emocione nga performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës, aty ku, siç theksoi ajo, një gjeneratë e re ruan me pasion vlerat, traditat dhe trashëgiminë.

Ministrja Spiropali zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministrin Hristijan Mickosk dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit fqinj.

Nga vizita e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në Komunën e Tetovës
1 nga 12

/e.i/j.p/

The post Spiropali: Komuna e Tetovës, qendër dinamike arsimore dhe kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rita Petro fiton çmimin “Poeti Laureat 2025-2027”

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Qendra KombĂ«tare e Librit dhe Leximit vlerĂ«soi Rita Petron me çmimin “Poeti Laureat 2025-2027”.

Petros iu dorëzua çmimi nga poeti e shkrimtari Primo Shllaku. Vlerësimi shkon përtej suksesit personal dhe shënon një moment të rëndësishëm për letërsinë shqipe bashkëkohore.

“Mendoj qĂ« kjo lloj poezie tĂ« shkojĂ« sidomos tek tĂ« rinjtĂ«, sepse duke qenĂ« brenda programeve shkollore, unĂ« e di qĂ« aty janĂ« tĂ« kufizuara dhe nĂ« pĂ«rgjithĂ«si bĂ«het poezia e traditĂ«s. KĂ«shtu qĂ« kurset e hapura dhe punĂ«toritĂ« me studentĂ« dhe ata qĂ« duan tĂ« shkruajnĂ«, por edhe kurset e hapura e leximet e hapura dhe pĂ«r ata qĂ« duan tĂ« krijojnĂ« bashkĂ«bisedim, sepse nĂ« fund tĂ« fundit, poezia na zhvesh nga komplekset”, u shpreh poetja Rita Petro.

Misioni i çmimit “Poeti Laureat” Ă«shtĂ« tĂ« nderojĂ« autorĂ« qĂ«, pĂ«rmes fjalĂ«s poetike tĂ« pasurojnĂ« gjuhĂ«n artistike dhe mbajnĂ« gjallĂ« dialogun mes letĂ«rsisĂ« dhe shoqĂ«risĂ«. Ky çmim i jep poezisĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« mĂ« tĂ« madhe nĂ« vĂ«mendjen publike dhe rikujton se fjala poetike mbetet njĂ« mjet i fuqishĂ«m reflektimi dhe ndĂ«rgjegjĂ«simi. /j.p/

The post Rita Petro fiton çmimin “Poeti Laureat 2025-2027” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për rritjen e çmimit të biletës të transportit urban në Kamzë

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Autoriteti i KonkurrencĂ«s ka nisur njĂ« hetim paraprak nĂ« tregun e transportit urban nĂ« zonĂ«n e KamzĂ«s, pas ankesave dhe shqetĂ«simeve tĂ« ngritura nga publiku lidhur me rritjen e çmimeve tĂ« biletave dhe aboneve.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimi është hapur ndaj shoqërisë SHPRESA-AL SHPK, e cila operon në linjat Kamzë-Tiranë-Kamzë dhe Paskuqan-Babrru-Tiranë.

Nga verifikimet paraprake rezulton se SHPRESA-AL SHPK është operatori i vetëm i licencuar në këto linja, duke zotëruar një pozitë dominuese në tregun përkatës.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se, nga vlerësimi fillestar, mungojnë analizat ekonomike dhe financiare që do të justifikonin rritjen e tarifave të aplikuara për shërbimin e transportit urban.

Hetimi paraprak do tĂ« pĂ«rfshijĂ« periudhĂ«n 1 janar 2025-12 dhjetor 2025, gjatĂ« sĂ« cilĂ«s Autoriteti do tĂ« analizojĂ« nĂ«se ka shkelje tĂ« ligjit “PĂ«r mbrojtjen e konkurrencĂ«s”. /j.p/

The post Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për rritjen e çmimit të biletës të transportit urban në Kamzë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

50-vjetori i animacionit shqiptar

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Animacioni shqiptar i ka fillesat e tij 50 vjet mĂ« parĂ«.

Në një aktivitet përkujtimor në nderim të animacionit dhe atyre që kontribuan në realizimin e këtij arti, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ndihmoi me dokumente arkivore dhe pamje filmike.

Kreu i AQSHF, Eljan Tanini, e konsideroi këtë jubile të artit tonë pamor, jo vetëm si një përvjetor festiv, por një rikthim në rrënjët e krijimtarisë sonë filmike aty ku lindi vizioni, ironia, karakteri dhe poezia që solli animacionin shqiptar ndër dekada.

Në fondin e AQSHF-së, ruhet një pasuri me vlera e cila bën të mundur që kjo histori të kujtohet me autenticitet duke i dhënë frymë figurave që e ndërtuan me pasion dhe vizion këtë traditë.

Në aktivitet u vlerësuan dhe u shpreh mirënjohja për të gjithë krijuesit, animatorët, studiuesit dhe dashamirësit që vijojnë ta mbajnë të gjallë trashëgiminë e animacionit shqiptar.

/a.f/

The post 50-vjetori i animacionit shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko takim me gazetarĂ«t, ndahet ӂmimi i Guvernatorit pĂ«r diplomĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r vitin 2025”

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko, zhvilloi njĂ« takim me publicistĂ«, analistĂ«, gazetarĂ« dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« shtypit tĂ« shkruar e medias elektronike nĂ« ShqipĂ«ri.

Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko theksoi rëndësinë e komunikimit të qartë, të saktë dhe profesional në një mjedis ekonomik dhe financiar gjithnjë e më kompleks, duke vënë në dukje se bashkëpunimi me median është thelbësor për transparencën dhe mirëkuptimin publik të politikave të bankës qendrore.

Guvernatori Sejko nënvizoi se media ka një rol të pazëvendësueshëm në shpjegimin e vendimmarrjes monetare dhe financiare.

Ai u ndal gjithashtu në ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2025, duke theksuar se ajo ka vijuar të shfaqë rritje të qëndrueshme, një treg pune të fortë dhe inflacion të ulët, në kushtet e një mjedisi të jashtëm të pasigurt.

Në këtë kontekst, politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka qenë e kujdesshme dhe e orientuar drejt ruajtjes së stabilitetit, duke synuar një ekuilibër të qëndrueshëm mes kontrollit të inflacionit dhe mbështetjes së rritjes ekonomike.

“Vendimet tona kanĂ« ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« jetĂ«n e qytetarĂ«ve dhe tĂ« bizneseve, ndaj transparenca dhe shpjegimi i tyre mbeten njĂ« prioritet i vazhdueshĂ«m pĂ«r BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«.”, theksoi ai.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rolit të medias në luftën kundër dezinformimit financiar, ku Guvernatori e cilësoi median profesionale si një partnere të rëndësishme në rritjen e kulturës ekonomike dhe financiare në vend.

Ai nënvizoi se dialogu i hapur dhe kritik me gazetarët dhe analistët kontribuon në forcimin e llogaridhënies dhe të besueshmërisë institucionale, elemente thelbësore këto për stabilitetin ekonomik afatgjatë.

NjĂ« pjesĂ« e veçantĂ« e aktivitetit iu kushtua ndarjes sĂ« Çmimit tĂ« Guvernatorit pĂ«r DiplomĂ«n mĂ« tĂ« MirĂ« pĂ«r vitin 2025, si dĂ«shmi e angazhimit tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r nxitjen e kĂ«rkimit shkencor dhe ekselencĂ«s akademike.

Këtë vit, në këtë konkurs aplikuan 38 studentë me punime universitare dhe master, që trajtonin tema me rëndësi për politikëbërjen ekonomike dhe financiare në vend.

Studimi vlerĂ«son ndikimin e politikĂ«s monetare mbi tĂ« ardhurat nga puna gjatĂ« periudhĂ«s 2014–2024 dhe ndihmon nĂ« kuptimin e mekanizmit tĂ« transmetimit tĂ« politikĂ«s monetare nĂ« tregun e punĂ«s.

Çmimi i TretĂ« iu akordua studentes Eris Hoti, nga King’s College London, MSc Financial Policy and Regulation, pĂ«r temĂ«n “Bank Size and Competition in Albania: Evidence from the Panzar and Rosse Model”.

Teza analizon konkurrencën në sektorin bankar shqiptar dhe evidenton dallimet në sjelljen konkurruese sipas madhësisë së bankave.

Në përmbyllje, Guvernatori Sejko përgëzoi fituesit dhe të gjithë pjesëmarrësit për nivelin e lartë të punimeve, duke i inkurajuar ata të ruajnë një lidhje të vazhdueshme me Bankën e Shqipërisë dhe të kontribuojnë në të ardhmen me dije dhe profesionalizëm në zhvillimin ekonomik dhe financiar të vendit.

/k.s/a.f/

 

 

 

 

Fituesit e Çmimit tĂ« Guvernatorit pĂ«r vitin 2025 janĂ«:

  • Çmimi i ParĂ« iu akordua studentes Guina ShkĂ«mbi, nga Frankfurt School of Finance and Management, pĂ«r temĂ«n e masterit “The Current Road to SEPA: Assessing Compliance Challenges and Economic Impact in Albania”. Studimi analizon pĂ«rfitimet ekonomike tĂ« integrimit nĂ« SEPA, sfidat rregullatore dhe operative, si dhe nivelin e pĂ«rputhshmĂ«risĂ« sĂ« sistemeve tĂ« pagesave nĂ« ShqipĂ«ri me standardet evropiane, duke ofruar rekomandime konkrete pĂ«r pĂ«rshpejtimin e kĂ«tij procesi.

Çmimi i DytĂ« iu akordua studentes Eva Billa, nga Fakulteti Ekonomik, Universiteti i TiranĂ«s, pĂ«r temĂ«n “Efektet e PolitikĂ«s Monetare nĂ« tĂ« Ardhurat nga Puna nĂ« ShqipĂ«ri”.

The post Sejko takim me gazetarĂ«t, ndahet ӂmimi i Guvernatorit pĂ«r diplomĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r vitin 2025” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko në takimin me mediat: Komunikimi, element kyç për besimin e bankës qendrore

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me publicistë, analistë, gazetarë të njohur dhe përfaqësues të shtypit të shkruar e medias elektronike në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko theksoi rëndësinë e komunikimit të qartë, të saktë dhe profesional në një mjedis ekonomik dhe financiar gjithnjë e më kompleks, duke vënë në dukje se bashkëpunimi me median është thelbësor për transparencën dhe mirëkuptimin publik të politikave të bankës qendrore.

“Komunikimi i besueshĂ«m dhe profesional Ă«shtĂ« njĂ« element kyç pĂ«r ndĂ«rtimin e besimit dhe pĂ«r funksionimin e njĂ« banke qendrore moderne,” u shpreh Guvernatori Sejko, duke nĂ«nvizuar se media ka njĂ« rol tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m nĂ« shpjegimin e vendimmarrjes monetare dhe financiare.

Guvernatori u ndal gjithashtu në ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2025, duke theksuar se ajo ka vijuar të shfaqë rritje të qëndrueshme, një treg pune të fortë dhe inflacion të ulët, në kushtet e një mjedisi të jashtëm të pasigurt. Në këtë kontekst, politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka qenë e kujdesshme dhe e orientuar drejt ruajtjes së stabilitetit, duke synuar një ekuilibër të qëndrueshëm mes kontrollit të inflacionit dhe mbështetjes së rritjes ekonomike.

“Vendimet tona kanĂ« ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« jetĂ«n e qytetarĂ«ve dhe tĂ« bizneseve, ndaj transparenca dhe shpjegimi i tyre mbeten njĂ« prioritet i vazhdueshĂ«m pĂ«r BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«.”, theksoi ai.

Në këtë kuadër, Guvernatori Sejko iu referua edhe 100-vjetorit të krijimit të Bankës së Shqipërisë, duke e cilësuar këtë përvjetor si një moment historik për institucionin dhe një mundësi reflektimi mbi rolin e bankës qendrore në ndërtimin e shtetit, ruajtjen e stabilitetit financiar, si dhe forcimin e besimit publik. Ai theksoi se ky përvjetor ka shërbyer si një platformë komunikimi dhe transparence me publikun, duke lidhur trashëgiminë institucionale me sfidat dhe prioritetet e së ardhmes.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rolit të medias në luftën kundër dezinformimit financiar, ku Guvernatori e cilësoi median profesionale si një partnere të rëndësishme në rritjen e kulturës ekonomike dhe financiare në vend. Ai nënvizoi se dialogu i hapur dhe kritik me gazetarët dhe analistët kontribuon në forcimin e llogaridhënies dhe të besueshmërisë institucionale, elemente thelbësore këto për stabilitetin ekonomik afatgjatë.

NjĂ« pjesĂ« e veçantĂ« e aktivitetit iu kushtua ndarjes sĂ« Çmimit tĂ« Guvernatorit pĂ«r DiplomĂ«n mĂ« tĂ« MirĂ« pĂ«r vitin 2025, si dĂ«shmi e angazhimit tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r nxitjen e kĂ«rkimit shkencor dhe ekselencĂ«s akademike. KĂ«tĂ« vit, nĂ« kĂ«tĂ« konkurs aplikuan 38 studentĂ« me punime universitare dhe master, qĂ« trajtonin tema me rĂ«ndĂ«si pĂ«r politikĂ«bĂ«rjen ekonomike dhe financiare nĂ« vend.

Çmimi i ParĂ« iu akordua studentes Guina ShkĂ«mbi, nga Frankfurt School of Finance and Management, pĂ«r temĂ«n e masterit “The Current Road to SEPA: Assessing Compliance Challenges and Economic Impact in Albania”. Studimi analizon pĂ«rfitimet ekonomike tĂ« integrimit nĂ« SEPA, sfidat rregullatore dhe operative, si dhe nivelin e pĂ«rputhshmĂ«risĂ« sĂ« sistemeve tĂ« pagesave nĂ« ShqipĂ«ri me standardet evropiane, duke ofruar rekomandime konkrete pĂ«r pĂ«rshpejtimin e kĂ«tij procesi.

Çmimi i DytĂ« iu akordua studentes Eva Billa, nga Fakulteti Ekonomik, Universiteti i TiranĂ«s, pĂ«r temĂ«n “Efektet e PolitikĂ«s Monetare nĂ« tĂ« Ardhurat nga Puna nĂ« ShqipĂ«ri”. Studimi vlerĂ«son ndikimin e politikĂ«s monetare mbi tĂ« ardhurat nga puna gjatĂ« periudhĂ«s 2014–2024 dhe ndihmon nĂ« kuptimin e mekanizmit tĂ« transmetimit tĂ« politikĂ«s monetare nĂ« tregun e punĂ«s.

Çmimi i TretĂ« iu akordua studentes Eris Hoti, nga King’s College London, MSc Financial Policy and Regulation, pĂ«r temĂ«n “Bank Size and Competition in Albania: Evidence from the Panzar and Rosse Model”. Teza analizon konkurrencĂ«n nĂ« sektorin bankar shqiptar dhe evidenton dallimet nĂ« sjelljen konkurruese sipas madhĂ«sisĂ« sĂ« bankave.

 

 

 

 

The post Sejko në takimin me mediat: Komunikimi, element kyç për besimin e bankës qendrore appeared first on Revista Monitor.

Trajneri i Polonisë vlerëson Shqipërinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Trajneri i KombĂ«tares sĂ« PolonisĂ«, Jan Urban, ka vlerĂ«suar lart skuadrĂ«n shqiptare, qĂ« do tĂ« jetĂ« kundĂ«rshtari i tij nĂ« gjysmĂ«finalen e “Play Off”-it pĂ«r kualifikimin nĂ« BotĂ«ror.

Në një prononcim për mediat, Urban theksoi se Shqipëria ka treguar kualitet dhe organizim, duke arritur deri në këtë fazë të eliminatoreve.

“ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« skuadĂ«r qĂ« ka arritur tĂ« kalojĂ« grupin e saj dhe kĂ«tĂ« e tregon fakti se ndodhet nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« eliminatoreve. Ata dinĂ« tĂ« luajnĂ« mirĂ« futboll, ashtu si pjesa mĂ« e madhe e ekipeve qĂ« kanĂ« siguruar kualifikimin pĂ«r nĂ« BotĂ«ror. ËshtĂ« njĂ« ndeshje dhe mund tĂ« ndodhĂ« gjithçka. Duhet tĂ« monitoroj jo vetĂ«m lojtarĂ«t e mi, por edhe tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, deklaroi trajneri polak.

Megjithatë, Urban e konsideron shortin relativisht të favorshëm për Poloninë dhe nënvizon rëndësinë e ndeshjes së parë në shtëpi.

“Shorti Ă«shtĂ« i mirĂ«, edhe pse do tĂ« mĂ« pĂ«lqente tĂ« luanim tĂ« dyja ndeshjet nĂ« shtĂ«pinĂ« tonĂ«. Por fokusi im i plotĂ« Ă«shtĂ« tek ndeshja me ShqipĂ«rinĂ«. PĂ«r tĂ« shkuar nĂ« BotĂ«ror, gjithçka fillon nga kjo pĂ«rballje”, shtoi ai.

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë është programuar të zhvillohet më 26 mars në Varshavë.

Fituesi i kësaj gjysmëfinale do të përballet në finale me triumfuesin e çiftit Ukrainë-Suedi, duke përcaktuar kështu skuadrën që do të sigurojë një vend në Kampionatin Botëror.

/gj.m/a.f/

The post Trajneri i Polonisë vlerëson Shqipërinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Medalje Ari për 190 nxënës ekselentë

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ NĂ« TiranĂ« u zhvillua sot ceremonia e nderimit me Medalje Ari tĂ« 190 nxĂ«nĂ«sve tĂ« shkollave tĂ« tĂ« gjithĂ« vendit, qĂ« kanĂ« pĂ«rfunduar me rezultate tĂ« shkĂ«lqyera ciklin e arsimit tĂ« mesĂ«m tĂ« lartĂ«.

Në ceremoninë e organizuar në Kryeministri, gjatë së cilës u dhanë medaljet nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.

NĂ« fjalĂ«n e saj ministrja Kumbaro tha se “jeni 190 nxĂ«nĂ«s ekselentĂ« nga i gjithĂ« vendi, qĂ« keni shkĂ«lqyer me rezultatet tuaja tĂ« gjimnazit e tĂ« MaturĂ«s ShtetĂ«rore. Jeni kĂ«tu sepse nuk jeni dorĂ«zuar! Dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, sot nuk kam ndĂ«rmend t’ju mĂ«soj asgjĂ«. As nuk do tĂ« guxoja, sepse mĂ« tĂ« mirĂ«ve nuk mund t’u japim leksione, por vetĂ«m besim”.

“Medalja e ArtĂ« qĂ« merrni sot Ă«shtĂ« njĂ« simbol i karakterit, sepse Ă«shtĂ« dĂ«shmia mĂ« e mirĂ« dhe prova e qartĂ« se suksesi nuk tĂ« vjen nga rastĂ«sia, por nga zgjedhjet e pĂ«rditshme dhe ju mĂ« mirĂ« se kushdo e dini, por nĂ«se ma lejoni, unĂ« do t’ju kĂ«rkoja qĂ« kĂ«tĂ« t’ua tregonit sa mĂ« shumĂ« prej bashkĂ«moshatarĂ«ve tuaj apo vĂ«llezĂ«rve e motrave mĂ« tĂ« vegjĂ«l”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro tha se “suksesi juaj i vĂ«rtetĂ« do tĂ« matet me ndikimin qĂ« do tĂ« keni tek tĂ« tjerĂ«t, se si do ta pĂ«rdorni gjeniun brenda jush pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar, pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar jetĂ«n e tĂ« tjerĂ«ve, pĂ«r t’i bĂ«rĂ« gjĂ«rat edhe mĂ« mirĂ«. Kjo medalje qĂ« ju do tĂ« merrni sot Ă«shtĂ« njĂ« kujtesĂ« e fortĂ« se sukseset nuk kanĂ« ardhur tek ju, por keni shkuar ju pas çdo suksesi tĂ« arritur deri mĂ« sot”.

Kumbaro ndau gjithashtu me nxënësit një lexim nga autorja Maya Angelou.

“Je shumatorja e gjithçkaje qĂ« ke parĂ«, dĂ«gjuar, ngrĂ«nĂ«, nuhatur, tĂ« Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« apo ke harruar – tĂ« gjitha janĂ« aty. Çdo gjĂ« ndikon te secili prej nesh, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye pĂ«rpiqem tĂ« sigurohem qĂ« pĂ«rvojat e mia tĂ« jenĂ« sa mĂ« tĂ« mira”, citoi Kumbaro autoren Maya Angelou.

/k.s/a.f/

 

The post Medalje Ari për 190 nxënës ekselentë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Instituti i Policisë Shkencore bëhet zyrtarisht pjesë e ENFSI

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Instituti i PolicisĂ« Shkencore Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« zyrtarisht pjesĂ« e ENFSI (European Network of Forensic Science Institutes), rrjetit evropian qĂ« bashkon laboratorĂ« dhe institucione forenzike nga vendet e EvropĂ«s.

Procesi i anëtarësimit nisi me aplikimin e Institutit të Policisë Shkencore, në vitin 2025, vijoi me një auditim të detajuar në nëntor 2025 nga bordi drejtues, dhe aprovimi zyrtar u bë më datë 18 dhjetor 2025.

Policia e Shtetit njoftoi se ky anëtarësim është një hap i rëndësishëm për forcimin e cilësisë, besueshmërisë dhe profesionalizmit të punës së Institutit të Policisë Shkencore në Policinë e Shtetit.

Gjithashtu, sipas policisĂ« “siguron harmonizimin e metodave dhe standardeve me laboratorĂ«t homologĂ« nĂ« EvropĂ«, rrit pranueshmĂ«rinĂ« ligjore tĂ« rezultateve nĂ« gjykata dhe mundĂ«son bashkĂ«punim ndĂ«rkombĂ«tar nĂ« raste hetimore komplekse”.

Policia bĂ«ri tĂ« ditur se instituti po punon vazhdimisht pĂ«r akreditimin e laboratorĂ«ve tĂ« tij sipas standardit ndĂ«rkombĂ«tar “ISO 17025”, duke garantuar standarde tĂ« larta teknike dhe cilĂ«si nĂ« tĂ« gjitha analizat forenzike.

Anëtarësimi në ENFSI gjithashtu ofron mundësi për trajnime dhe zhvillim profesional të ekspertëve, duke rritur kapacitetet teknologjike dhe ekspertizën shkencore të Institutit.

/m.q/a.f/

The post Instituti i Policisë Shkencore bëhet zyrtarisht pjesë e ENFSI appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Të lirohen të arrestuarit nga protesta, dy prej tyre ishin turistë nga Kosova

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, kĂ«rkoi sot lirimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« protestuesve tĂ« arrestuar nga policia mbrĂ«mjen e djeshme pas protestĂ«s sĂ« PD-sĂ« nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, para KryeministrisĂ«.

Sipas Berishës, nga policia janë ndaluar edhe dy qytetarë nga Kosova, të cilët kishin ardhur si turistë.

“Jam kĂ«tu pĂ«r tĂ« denoncuar me forcĂ«n mĂ« tĂ« madhe provokacionet dhe terrorin policor ndaj disa tĂ« rinjve, tĂ« cilat nuk kanĂ« kryer absolutisht as edhe aktin mĂ« tĂ« vogĂ«l tĂ« dhunĂ«s. JanĂ« ndaluar 10, nga tĂ« cilĂ«t 4 janĂ« arrestuar. Erlis Sina, Artan Hysenaj, Albi Kryezoi, Xhejson Prendi. Dy prej tyre janĂ« kosovarĂ«, turistĂ« tĂ« ardhur dhe janĂ« arrestuar nga policia sapo kanĂ« marrĂ« vesh se janĂ« kosovarĂ« pĂ«r tĂ« mundur me akuzuar edhe qytetarĂ«t e KosovĂ«s pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« protesta.

“E vĂ«rteta Ă«shtĂ« qĂ« kĂ«ta tĂ« dy kanĂ« ardhur si turistĂ«. KanĂ« qenĂ« kĂ«tu pas protestĂ«s. KanĂ« bĂ«rĂ« foto. NjĂ«ri mĂ« tha, qĂ« jam djali i njĂ« luftĂ«tari tĂ« UÇK, dhe unĂ« e pĂ«rqafova, bĂ«ra njĂ« foto me tĂ«. Tani kĂ«tĂ« e kanĂ« arrestuar”, tha Berisha.

Berisha shtoi se protestuesit po luftojnë kundër hajdutëve të kombit.

“KĂ«rkoj lirimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« tyre dhe paralajmĂ«roj policinĂ« tĂ« mos prekĂ« me dorĂ« protestuesit se ata po luftojnĂ« kundĂ«r hajdutĂ«ve tĂ« kombit, kriminelĂ«ve nĂ« detyrĂ«. TĂ« mendohen mirĂ«, tĂ« qĂ«ndrojmĂ« mĂ« mirĂ« me ligjin se me kriminelin, tĂ« lirojnĂ« menjĂ«herĂ« personat e arrestuar”, tha Berisha.

/m.q/a.f/

The post Berisha: Të lirohen të arrestuarit nga protesta, dy prej tyre ishin turistë nga Kosova appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjyqtari Dhimitër Lara zgjidhet zëvendëskryetar i Apelit të Posaçëm

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Mbledhja e GjyqtarĂ«ve tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« Apelit pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e mbajtur nĂ«n drejtimin e zĂ«vendĂ«skryetarit tĂ« GjykatĂ«s, Saida Dollani, zgjodhi sot zĂ«vendĂ«skryetarin e GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« Apelit pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, DhimitĂ«r Lara.

Gjyqtari Dhimitër Lara, merr detyrën në përfundim të mandatit të Zëvendëskryetarit Saida Dollani, e cila ushtroi detyrën e Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kompetencat e Kryetarit nga data 23.12.2022 deri më datë 23.12.2025.

Magjistrati Dhimitër Lara ushtron funksionin e gjyqtarit të gjykatës së apelit që nga data 05.04.2004, fillimisht si gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda (05.04.2004-19.12.2019) dhe nga data 19.12.2019 e në vazhdim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

/m.q/a.f/

The post Gjyqtari Dhimitër Lara zgjidhet zëvendëskryetar i Apelit të Posaçëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌