❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pse ari u ngjit në qiell dhe më pas ra: Një analizë e tregut të metaleve të çmuara

Çmimet e arit kanĂ« arritur nivele rekord kohĂ«t e fundit, me investitorĂ«t qĂ« derdhĂ«n para nĂ« kĂ«tĂ« aset tĂ« sigurt mes pasigurisĂ« politike globale nĂ« rritje. Metali i çmuar kaloi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« shifrĂ«n 5,000 dollarĂ« pĂ«r ons dhe shkurtimisht arriti 5,500 dollarĂ«. MegjithatĂ«, çmimet ranĂ« ndjeshĂ«m pas shenjave tĂ« stabilitetit politik nĂ« SHBA, por mbeten shumĂ« mĂ« tĂ« larta se njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Source

TIA mbyll 2025-ën me 11,6 milionë pasagjerë

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Transporti ajror nĂ« ShqipĂ«ri po shĂ«non njĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme, si nĂ« numrin e fluturimeve, ashtu edhe nĂ« pasagjerĂ«, duke reflektuar zhvillimin ekonomik dhe rritjen e kĂ«rkesĂ«s pĂ«r lĂ«vizshmĂ«ri ndĂ«rkombĂ«tare.

Tirana International Airport (TIA) njoftoi se gjatë vitit 2025 u ka shërbyer 11,6 milionë pasagjerëve, duke regjistruar rritje, krahasuar me 10,7 milionë pasagjerë në vitin 2024.

Ky rekord përfaqëson një sukses të rëndësishëm për transportin ajror dhe është një tregues i qartë i rritjes së kapacitetit dhe efikasitetit të infrastrukturës ajrore në vend.

Rrjeti ajror i TIA-së përfshin 68 destinacione, operim me 17 linja ajrore dhe lidhje direkte me 22 shtete, duke ofruar mundësi të gjera për lëvizjen e pasagjerëve, veçanërisht gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Rritja e vazhdueshme e trafikut shoqërohet me zgjerim të destinacioneve, përmirësim të shërbimeve dhe investime në infrastrukturë, duke e kthyer TIA-n në një nyjë të rëndësishme lidhjeje për rajonin dhe më gjerë.

Administratori i aeroportit falënderon udhëtarët për besimin dhe mbështetjen e tyre gjatë vitit 2025, duke theksuar se investimet e vazhdueshme synojnë rritjen e cilësisë së shërbimeve, fluksin e fluturimeve dhe mbështetjen e turizmit dhe biznesit në Shqipëri.

/e.xh/r.e/a.f/

The post TIA mbyll 2025-ën me 11,6 milionë pasagjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga historiku i dëmeve te vjetërsia e makinës/ 7 faktorët që ndikojnë në primin e sigurimit

Prej dates 1 janar ka hyrë në fuqi sistemi i ri i sigurimit të makinave i njohur si bonus malus, që do të zbatohet nga shoqëritë e sigurimit që parashikon aplikimin e primit të diferencuar bazuar në risqet që mbart çdo i siguruar.

PĂ«rmes kĂ«tij sistemi tĂ« ‘penalizuar’ janĂ« drejtuesit problematikĂ« tĂ« mjeteve, tĂ« cilĂ«t kanĂ« historik negativ me aksidentet, qĂ« do tĂ« paguajnĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r sigurimin e makinĂ«s. Kurse shoferĂ«t e rregullt, do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« sigurim mĂ« tĂ« lirĂ«.

Në përllogaritjen e primit të sigurimit përveç historikut të aksidenteve do të merret në konsideratë edhe Fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit si dhe vjetërsia e makinës.

Për ta bërë edhe më të qartë funksionimin e këtij sistemi, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) ka publikuar në faqen e saj zyrtare në internet edhe një artikull ku jep detaje mbi faktorët që ndikojnë në primin (çmimin) e sigurimit.

1.ÇfarĂ« nĂ«nkupton dhe kujt i aplikohet faktori i riskut “Historiku i dĂ«meve”?

Faktori i riskut “Historiku i dĂ«meve”, i cili zbatohet nĂ« pĂ«rcaktimin e primit tĂ« sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m motorik, pĂ«rfaqĂ«son historikun e dĂ«meve tĂ« tĂ« siguruarit dhe merr nĂ« konsideratĂ« tĂ« gjitha dĂ«met e raportuara, pĂ«rfshirĂ« edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk Ă«shtĂ« i shĂ«nuar nĂ« policĂ«n e sigurimit.

Bazuar nĂ« rregulloren e miratuar nga Autoriteti, nr. 156, datĂ« 19.09.2024, “PĂ«r pĂ«rcaktimin e faktorĂ«ve tĂ« riskut qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit pĂ«r produktet e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit”, tĂ« gjithĂ« faktorĂ«t e riskut zbatohen nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit tĂ« sigurimit pĂ«r kategorinĂ« e autoveturave tĂ« produktit tĂ« sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m motorik, MTPL e brendshme.

2.Si funksionon faktori “Historiku i dĂ«meve”?

Faktori i riskut “Historiku i dĂ«meve”, i cili zbatohet pĂ«r tĂ« gjithĂ« drejtuesit qĂ« kanĂ« nĂ« pronĂ«si mjete tĂ« kategorisĂ« sĂ« autoveturave, duke u bazuar nĂ« numrin e dĂ«meve tĂ« raportuara, ndahet nĂ« tre klasa:

  • Klasa e parĂ« pĂ«rfshin tĂ« siguruarit tĂ« cilĂ«t nuk kanĂ« raportuar asnjĂ« dĂ«m gjatĂ« vitit, tĂ« cilĂ«t pĂ«rfitojnĂ« ulje tĂ« primit tĂ« sigurimit;
  • Klasa e dytĂ« pĂ«rfshin tĂ« siguruarit me njĂ« dĂ«m tĂ« raportuar, pĂ«r tĂ« cilĂ«t aplikohet rritje nĂ« primin e sigurimit, ndĂ«rsa
  • TĂ« siguruarit me dy ose mĂ« shumĂ« dĂ«me tĂ« raportuara gjatĂ« tre viteve tĂ« fundit, pĂ«rfshihen nĂ« klasĂ«n e tretĂ«, nĂ« tĂ« cilĂ«n aplikohet rritja e primit tĂ« sigurimit Ă«shtĂ« edhe mĂ« i lartĂ« se nĂ« klasĂ«n II.

3.Cilët janë faktorët e riskut dhe si ndikojnë në primin e sigurimit?

Rregullorja nr. 156, datĂ« 19.09.2024, “PĂ«r pĂ«rcaktimin e faktorĂ«ve tĂ« riskut qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit pĂ«r produktet e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit”, e miratuar nga Autoriteti, pĂ«rcakton faktorĂ«t e riskut qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit tĂ« sigurimit pĂ«r kategorinĂ« e autoveturave tĂ« produktit tĂ« sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m motorik, MTPL e brendshme, si dhe metodologjinĂ« e pĂ«rdorur nĂ« aplikimin e kĂ«tyre faktorĂ«ve.

Bazuar në këtë rregullore, shoqëria e sigurimit, në përllogaritjen e primit të sigurimit, zbaton këta faktorë kryesorë risku:

  • Historiku i dĂ«meve. Ky faktor merr nĂ« konsideratĂ« tĂ« gjitha dĂ«met e raportuara, pĂ«rfshirĂ« edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk Ă«shtĂ« i shĂ«nuar nĂ« policĂ«n e sigurimit. NjĂ« historik pa dĂ«me reflektohet me ulje tĂ« primit tĂ« sigurimit (pĂ«rfitim), ndĂ«rsa njĂ« historik me dĂ«me reflektohet me rritje tĂ« primit tĂ« sigurimit (penalizim).
  • Fuqia motorike. Ky faktor reflekton ndikimin e fuqisĂ« motorike nĂ« nivelin e primit, ku mjetet me fuqi mĂ« tĂ« vogĂ«l motorike pĂ«rfitojnĂ« njĂ« prim mĂ« tĂ« ulĂ«t sigurimi se mjetet me fuqi mĂ« tĂ« madhe motorike.
  • Mosha e tĂ« siguruarit. TĂ« siguruarit e grupmoshĂ«s 18 – 21 vjeç tarifohen mĂ« tepĂ«r se tĂ« siguruarit e grupmoshave tĂ« tjera.
  • Eksperienca nĂ« drejtimin e mjetit motorik. TĂ« siguruarit e ndryshĂ«m nga 18–21 vjeç dhe qĂ« kanĂ« eksperiencĂ« drejtimi deri nĂ« dy vite tarifohen mĂ« tepĂ«r se tĂ« siguruarit e tjerĂ«.
  • PĂ«rdorimi i mjetit. Mjetet nĂ« pronĂ«si tĂ« subjekteve tarifohen mĂ« tepĂ«r se mjetet nĂ« pronĂ«si tĂ« individĂ«ve.
  • Qarku i regjistrimit tĂ« mjetit. Mjetet e regjistruara nĂ« qarqet Berat, DibĂ«r dhe KukĂ«s tarifohen mĂ« pak se mjetet e regjistruara nĂ« qarqet e tjera.
  • VjetĂ«rsia e mjetit. Mjetet e reja, tĂ« prodhuara nĂ« vitet e fundit, tarifohen mĂ« pak se mjetet e vjetra.

 

4.Ku e gjej tabelën e koeficientëve dhe përllogaritësin?

Shoqëria e sigurimit publikon në faqen zyrtare të internetit koeficientët e faktorëve të riskut, të shoqëruar me shembuj zbatimi në praktikë.
Gjithashtu, në funksion të rritjes së transparencës dhe mbrojtjes së konsumatorit, të gjitha shoqëritë e sigurimit kanë krijuar e publikuar mjete online (tools) për përllogaritjen e primit të sigurimit.

Më poshtë gjenden lidhjet për çdo shoqëri sigurimi:

5.Si ta kontrolloj historikun e dëmeve?

Mund ta kontrollosh tek shoqëria e sigurimit, duke kërkuar pasqyrën e historikut të dëmeve dhe klasën Historiku Dëmeve që të është aplikuar.

6.Historiku lidhet me mjetin apo drejtuesin?

Referuar Rregullores nr. 156, datĂ« 19.09.2024, faktori i riskut “Historiku i dĂ«meve” do tĂ« zbatohet si pĂ«r tĂ« siguruarin nĂ« emĂ«r tĂ« tĂ« cilit Ă«shtĂ« i siguruar mjeti motorik , ashtu edhe pĂ«r shkaktarin e aksidentit edhe nĂ« rastet kur ai nuk Ă«shtĂ« i shĂ«nuar nĂ« policĂ«n e sigurimit.

7.Ku ankohen qytetarët?

Për çdo parregullsi qytetarët mund të ankohen pranë:
a) Pranë shoqërisë së sigurimit
b) Nëse nuk zgjidhet, tek AMF: amf@amf.gov.al

Shembujt e DIVA/ Nga 62 deri në 250 euro, sa varion kompensimi për arsimin e fëmijëve

Vijojnë të jenë të shumtë individët që po plotësojnë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave me qëllim përfitimin e kompensimit për arsimimin e fëmijëve.

Bazuar në disa shembuj konkretë të publikuar nga Monitor, shuma e kompensimit ndryshon në varësi të të ardhurave vjetore dhe shuma e zbritur e shpenzimeve që ndryshon sipas numrit të fëmijëve në ngarkim, përfshirë edhe shpenzimet fikse për arsim me vlerë maksimale 100 mijë lekë nëse të ardhurat janë nën 1.2 mln lekë në vit.

Për rastin me të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 mln lekë në vit me 1 fëmijë në ngarkim, kompensimi për arsimin 62 euro në vit.

Në rastin e individit më të ardhura mbi 2 mln lekë në vit me dy fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç, pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët me vlerë 96 mijë lekë, tatimi i mbipaguar apo kompensimi është në vlerën e rreth 12 mijë lekëve.

Për individët që paguhen mbi 200 mijë lekë në muaj dhe i kap tatimi prej 23%, kompensimi është 11,040 lekë për fëmijë.

Shuma maksimale e kompensimit e përfituar sipas shembujve rezulton për individët me të ardhura nën 1,2 mln lekë që përfitojnë edhe shpenzimet për fëmijët në ngarkim dhe për arsimin me vlerë 100,000 lekë.

Sipas shembullit kompensimi për një individ me të ardhura nën 1,2 mln lekë që ka 2 fëmijë në ngarkim arrin rreth 250 euro.

Për të gjithë individët që rezultojnë me tatim të mbipaguar pasi kanë plotësuar DIVA brenda 3 muajve pas përfundimit të afatit të deklarimeve do të dorëzojnë në tatime kërkesën me qëllim përfitimin e kompensimit. Procedura për dorëzimin e kërkesave pritet të sqarohet nga tatimet.

Shembull 1

Të ardhura mbi 1,2 mln lekë në vit 1 fëmijë në ngarkim

Konkretisht në DIVA-n e plotësuar dhe dorëzuar të individit A, rezulton se të ardhurat e tij vjetore për vitin 2025 ishin në vlerën e 1,470 mijë lekë. Tatimi i paguar gjatë vitit është 144,424 lekë.

Individit i janë zbritur të ardhurat nga punësimi:

– Zbritje nga tĂ« ardhurat nga punĂ«simi sipas nenit 22, pika 1, germat a, b dhe c me vlerĂ« 360 mijĂ« lekĂ« nĂ« vit (apo 30 mijĂ« lekĂ« nĂ« muaj).

– ShumĂ« kompensimi pĂ«r çdo fĂ«mijĂ« nĂ« ngarkim tĂ« tij mĂ« pak se 18 vjeç nĂ« vlerĂ«n 48 mijĂ« lekĂ«.

Në DIVA pasqyrohet se baza e të ardhurave të tatueshme pas zbritjes arrin në vlerën e 1 mln lekëve. Llogaritja e tatimit vjetor të paguar është 138,184 lekë.

Tatimi i mbipaguar rezulton në vlerën e 6,240 lekëve.

E llogaritur nga Vlera e Tatimit Vjetor të paguara 144,424 lekë- 138,184 lekë= 6,240 lekë.

Shembulli 2

Të ardhura mbi 2,2 mln lekë në vit 2 fëmijë në ngarkim

Për të ardhurat vjetore bruto me vlerë 2,232,140 lekë, rezulton se për vitin 2025 është paguar tatimi me vlerë 255,796 lekë.

Në rastin në fjalë individi ka në ngarkim 2 fëmijë të moshës nën 18 vjeç dhe përfiton zbritje të shpenzimeve me vlerë 96,000 lekë.

Pas zbritjes së shpenzimeve tatimi i ri i llogaritur është 243,391 lekë.

Tatimi i mbipaguar apo kompensimi është në vlerën e 12,405 lekë.

Shembulli 3

Të ardhura nën 1,2 mln lekë në vit, 2 fëmijë në ngarkim

Sipas të dhënave të DIVA-s të plotësuar dhe dorëzuar të individit C të ardhurat bruto vjetore për vitin 2025 ishin 1,189,374 lekë.

Tatimi i paguar vjetor gjatë vitit 2025 është në vlerën e 107,820 lekëve.

Individi C ka dy fëmijë të moshës 5 dhe 9 vjeç, ku një prej tyre ndjek arsimin fillor në shkollë private.

Përveç zbritjes së shpenzimeve për fëmijët në ngarkim me vlerë 96,000 lekë individi përfiton edhe zbritje shpenzimi prej 100,000 për arsimin e fëmijëve duke qenë se të ardhurat nuk kalojnë kufirin e 1.2 mln lekëve në vit, pra janë nën 1.2 mln lekë në vit dhe disponon dokumentacionet justifikuese, në këtë rast faturat e shkollës private për shpenzimet e arsimit të fëmijës.

Pas vendosjes së këtyre të dhënave sistemi ka gjeneruar automatikisht tatimin e mbipaguar, apo kompensimin me vlerë 25,481 lekë.

Konkretisht nisur nga të dhënat në DIVA, individi ka përfituar:

-Zbritje nga te ardhurat nga punësimi sipas nenit 22, pika 1, germat a, b dhe c me vlerë 360,000 lekë

-Shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç me vlerë 96,000 lekë (kjo shumë u gjenerua automatikisht nga sistemi pas vendosjes së numrit të fëmijëve).

-Shpenzime për arsimin e fëmijëve me vlerë 100,000 (vlera u shtua nga deklaruesi gjatë plotësimit të DIVA, pasi disponon dokumentacionin justifikues të shpenzimeve në rast kontrolli nga tatimet dhe të ardhurat bruto vjetore janë nën 1.2 mln lekë)

Pas zbritjes së shpenzimeve totali i të ardhurave bruto arrin 633,374 lekë.

Tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve është në vlerë 82,339 lekë.

Tatimi i mbipaguar rezulton: 107,820 lekĂ« (tatimi i paguar pĂ«r 2025) – 82,339 lekĂ« (tatimi i rillogaritur pas zbritjes sĂ« shpenzimeve) = 25,481. /Monitor

“Jemi nĂ« hall”, zĂ«ri i fermerit nga Divjaka qĂ« sfidoi monologun e qeverisĂ«

NĂ« DivjakĂ«, njĂ« nga zonat mĂ« pjellore tĂ« ShqipĂ«risĂ«, qeveria kishte shkuar pĂ«r tĂ« dĂ«gjuar fermerĂ«t. TĂ« paktĂ«n kĂ«shtu u njoftua. DĂ«gjesa pĂ«r SkemĂ«n KombĂ«tare 2026 duhej tĂ« shĂ«rbente pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« panoramĂ« tĂ« nevojave nĂ« terren. Por ajo qĂ« ndodhi nĂ« sallĂ« ishte krejt tjetĂ«r. NjĂ« monolog i gjatĂ« pushteti pĂ«rballĂ« qindra fermerĂ«ve qĂ« [
]

The post “Jemi nĂ« hall”, zĂ«ri i fermerit nga Divjaka qĂ« sfidoi monologun e qeverisĂ« appeared first on BoldNews.al.

Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë arrijnë nivel historik

Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë kanë arritur në nivelet më të larta historike, duke kapur vlerën e 7.3 miliardë eurove në fund të dhjetorit 2025. Të dhënat zyrtare tregojnë se, krahasuar me fillimin e vitit 2024, kur totali i rezervës ishte 5.6 miliardë euro, rritja ka qenë me më shumë se 30 për qind.

Në përbërjen e rezervave vërehet një shtim i dukshëm i arit, i cili ka arritur në 430 milionë euro, nga vetëm 204 milionë në fillim të periudhës së raportimit.

Po ç’domethĂ«nie ka kjo?

Ari konsiderohet aset strehĂ« nĂ« periudha pasigurie financiare, inflacioni dhe tensione gjeopolitike, ndaj rritja e tij rrjedhimisht ulĂ« varĂ«sinĂ« nga valutat dhe tregjet financiare. Forcimi i rezervave valutore rrit aftĂ«sinĂ« e bankĂ«s qendrore pĂ«r tĂ« stabilizuar kursin e kĂ«mbimit, pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar goditje tĂ« jashtme dhe pĂ«r tĂ« garantuar mbulimin e importeve dhe detyrimeve tĂ« jashtme, duke vepruar si njĂ« “jastĂ«k financiar” pĂ«r ekonominĂ« shqiptare, shpjegon Lapsi.al. Rritja e çmimit tĂ« arit nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare reflektohet edhe nĂ« rezervĂ«n e BankĂ«s sonĂ« QĂ«ndrore.

Drejtoresha e Tatimeve në Durrës, Ina Bello largohet nga detyra për performancë të dobët

Drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello është larguar nga detyra. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se shkarkimi i saj ka ardhur për shkak të performancës së dobët në drejtimin e institucionit. Në vend të Bellos, në krye të Drejtorisë së Tatimeve në Durrës është emëruar Agron Nuredinaj, i cili ka marrë detyrën. Ndërkohë, [
]

Substanca toksike, AKU tĂ«rheq nga tregu 648 njĂ«si tĂ« importuara “Aptamil 1 Pronutra”

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Autoriteti KombĂ«tar i Ushqimit (AKU) njofton se pas njĂ« sinjalizimi tĂ« marrĂ« nga autoritetet europiane, lidhur me gjetjen e njĂ« lĂ«nde toksike gjatĂ« kontrolleve tĂ« kryera nĂ« Gjermani, ka ndĂ«rmarrĂ« masa tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r tĂ«rheqjen nga tregu tĂ« produktit “Aptamil 1 Pronutra”, me paketim 800 gramĂ« dhe datĂ« skadence 10 nĂ«ntor 2026.

Sipas të dhënave paraprake, në total janë importuar 648 njësi të këtij produkti, nga të cilat 362 njësi janë shpërndarë në Kosovë, ndërsa 267 njësi janë hedhur në tregun shqiptar.  AKU bën me dije se sasia më e madhe e produktit është tërhequr tashmë nga tregu, ndërkohë që kontrollet po vijojnë në qarqet Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë dhe Shkodër, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

NĂ« bazĂ« tĂ« ligjit “PĂ«r Ushqimin”, i ndryshuar, ushqimi konsiderohet i pasigurt kur Ă«shtĂ« i dĂ«mshĂ«m pĂ«r shĂ«ndetin e njeriut dhe, si i tillĂ«, nuk lejohet tĂ« nxirret nĂ« treg apo tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r pĂ«rpunim. Po ashtu, ligji parashikon detyrimin e operatorit tĂ« biznesit ushqimor qĂ«, nĂ« rast konstatimi tĂ« njĂ« ushqimi ose lĂ«nde tĂ« parĂ« qĂ« nuk pĂ«rmbush kĂ«rkesat e sigurisĂ« ushqimore, tĂ« ndĂ«rmarrĂ« menjĂ«herĂ« masat pĂ«r refuzimin, bllokimin dhe njoftimin e autoritetit kompetent.

AKU vlerëson angazhimin e industrisë së përpunimit të qumështit për zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore, duke theksuar se, përveç kontrollit për aflatoksinën, industria është e detyruar me ligj të kryejë analiza të rregullta edhe për praninë e antibiotikëve dhe nivelin e qelizave somatike, indikatorë kyç të cilësisë dhe sigurisë së produkteve të qumështit.

/a.f/r.e/

The post Substanca toksike, AKU tĂ«rheq nga tregu 648 njĂ«si tĂ« importuara “Aptamil 1 Pronutra” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tiranë-Katania, linjë e re direkte ajrore nga muaji maj

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Nga Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i TiranĂ«s nis njĂ« linjĂ« e re ajrore direkte drejt Katanias, Itali, duke zgjeruar mĂ« tej lidhjet ajrore mes ShqipĂ«risĂ« dhe ItalisĂ« dhe duke ofruar mĂ« shumĂ« alternativa udhĂ«timi pĂ«r pasagjerĂ«t.

Linja TiranĂ«-Katania do tĂ« operojĂ« katĂ«r herĂ« nĂ« javĂ«, çdo tĂ« hĂ«nĂ«, tĂ« mĂ«rkurĂ«, tĂ« premte dhe tĂ« diel. Shitja e biletave nis mĂ« 30 janar, ndĂ«rsa fluturimi i parĂ« Ă«shtĂ« planifikuar pĂ«r mĂ« 4 maj. Çmimet e biletave nisin nga 19,99 euro.

Hapja e kësaj linje pritet të lehtësojë udhëtimet për pushime, vizita familjare dhe qëllime biznesi, si dhe të mbështesë flukset turistike dhe lidhjet ekonomike mes dy vendeve.

Katania, e vendosur në bregun lindor të Sicilisë, është një nga destinacionet më tërheqëse të Mesdheut, e njohur për trashëgiminë historike, arkitekturën baroke dhe afërsinë me malin Etna, vullkani më aktiv në Evropë.

/r.e/a.f/

The post Tiranë-Katania, linjë e re direkte ajrore nga muaji maj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Transporti ajror i pasagjerëve, rritje me 9,5% gjatë 3-mujorit të katërt 2025

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Transporti ajror nĂ« ShqipĂ«ri shĂ«noi rritje tĂ« ndjeshme gjatĂ« tremujorit tĂ« katĂ«rt 2025.

Gjatë kësaj periudhe sipas INSTAT-it, udhëtuan gjithsej 2.611.748 pasagjerë, nga 2.385.329 pasagjerë që udhëtuan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 9,5 %.

Në transportin ajror operuan 28 shoqëri ajrore, nga të cilat 27 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare fluturuan 89.257 avionë, ku 82,8 % e tyre përbëhen nga mbikalime.

Sa i përket transportit të mallrave, volumi i mallrave, përfshirë postën, të hyrë dhe të dalë përmes transportit ajror ka rezultuar 743 tonë, nga të cilat 72,4 % janë mallra të hyrë dhe 27,6 % mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2024, volumi i mallrave ka shënuar një rritje prej 18,9 %. /j.p/

1 nga 4

The post Transporti ajror i pasagjerëve, rritje me 9,5% gjatë 3-mujorit të katërt 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A është dollari i dobët rrezik për Europën?

Dollari amerikan po vazhdon të humbasë vlerën kundrejt monedhave të tjera të rëndësishme duke ndjekur kësisoj tendencën e vitit 2025. Vitin e kaluar monedha e SHBA-së shënoi humbjen më të fuqishme që prej gati një dekade.

Minusi kundrejt një grupi monedhash të tjera më 2025 përbënte rreth 10 përqind. Që nga fillimi i vitit 2026 rënia ka qenë edhe me minus 2,6 përqind të tjera.

Humbja e vlerës së dollarit ka pasoja ndaj euros dhe monedhave të tjera. Monedha e përbashkët europiane për herë të parë që nga viti 2021 ka arritur vlerën 1,20 dollarë të SHBA-së. Edhe paundi britanik dhe yeni japonez janë rritur kundrejt dollarit në nivelet më të larta.

Disa ekonomistë dhe analistë i shpjegojnë humbjet e vazhdueshme të vlerës së dollarit me mungesën e besimit të investitorëve tek monedha e SHBA-së, sepse paparashikueshmëria e politikës së presidentit Donald Trump vazhdon të japë shkas për shqetësime.

Ka edhe një tjetër këndvështrim, sipas të cilit vet Trump dhe shumë pjestarë të ekipit të tij për ekonominë e dëshirojnë një humbje vlere të dollarit,me shpresën, që eksportet nga SHBA të jenë me çmime më të favorshme dhe në këtë mënyrë të rritet aftësia e konkurrencës.

Trump nuk Ă«shtĂ« pĂ«rpjekur ta hedhĂ« poshtĂ« kĂ«tĂ« hamendĂ«sim. PĂ«rkundrazi, kur e pyetĂ«n kĂ«tĂ« javĂ«, nĂ«se shqetĂ«sohet pĂ«r dollarin e dobĂ«t, ai u pĂ«rgjigj: “Jo, kĂ«shtu Ă«shtĂ« shumĂ« mirĂ«.”

Stephen Miran, ish-kryetar i shtabit tĂ« kĂ«shilltarĂ«ve ekonomik tĂ« Trumpit dhe tani anĂ«tar i kĂ«shillit administrativ tĂ« BankĂ«s sĂ« Rezervave tĂ« SHBA-sĂ«, Fed, nĂ« nĂ«ntor 2024 publikoi njĂ« “UdhĂ«zues pĂ«r ristrukturimin e sistemit global tĂ« tregtisĂ«â€. Doganat dhe zhvleftĂ«simi i dollarit u paraqitĂ«n si instrumenta tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, pĂ«r ta ulur deficitin tregtar tĂ« SHBA-sĂ«.

Përse e prek kjo Europën?
DobĂ«simi i dollarit ka efekt jo vetĂ«m ndaj ekonomisĂ« sĂ« SHBA-sĂ«, por ka edhe pasoja pĂ«r ekonominĂ« e eurozonĂ«s dhe pĂ«r euron. Monedha e pĂ«rbashkĂ«t nĂ« 2025 ka fituar 13 pĂ«rqind vlerĂ« kundrejt dollarit – rritja mĂ« e fuqishme qĂ« nga viti 2017.

Forcimi i euros luan “njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r rendimentin ekonomik, tregun e punĂ«s dhe gjendjen financiare tĂ« buxheteve” nĂ« BE, thotĂ« Jack Allen-Reynolds, zĂ«vendĂ«s-kryeekonomist pĂ«r eurozonĂ«n nĂ« Capital Economics.

“NjĂ« euro mĂ« e fuqishme ul aftĂ«sinĂ« konkurruese tĂ« eksporteve, gjĂ« qĂ« dĂ«mton prodhuesit nĂ« rajon”, thotĂ« pĂ«r DW Allen-Reynolds. “Nga ana tjetĂ«r importet janĂ« mĂ« tĂ« lira, gjĂ« çon nĂ« uljen e çmimeve pĂ«r konsumatorĂ«t.”

Ricardo Amaro, kryeekonomist për eurozonën në Oxford Economic tërheq vëmendjen, se një rritje e mëtejshme e euros kundrejt dollarit mund të prekë gjithnjë e më shumë aftësinë e konkurrencës të sipërmarrjeve europiane, të cilat eksportojnë në SHBA.

Kjo vërtetë kompensohet nga çmimi i favorshëm i produkteve të SHBA-së në Europë, sipas Amaros. Por në përgjithësi kursi aktual i këmbimit, nëse mbetet kështu, do të kishte efekt negativ ndaj rritjes ekonomike në Europë.

“Sipas llogarive tona produkti bruto nĂ« vend i eurozonĂ«s sivjet do tĂ« ishte rreth 0,2 pĂ«rqind mĂ« i ulĂ«t, nĂ«se kursi i kĂ«mbimit euro-dollar mbetet nĂ« nivelin aktual (1,20 USD), nĂ« vend tĂ« normĂ«s 1,16 dollar, qĂ« ka shĂ«rbyer si pikĂ« reference nĂ« marrĂ«veshjen e tregtisĂ« BE-SHBA nĂ« fund tĂ« korrikut”, thotĂ« Amaro pĂ«r DW.

A duhet të ndërhyjë BQE?

Rritja e euros kundrejt dollarit ka nxitur spekulimet, nëse është e nevojshme ndërhyrja e Bankës Qendrore Europiane.

Martin Kocher, guvernator i BankĂ«s Qendrore tĂ« AustrisĂ« e konsideron rritjen aktuale tĂ« euros si tĂ« “moderuar”. NĂ«se vlera e euros do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« rritet, duhet tĂ« ndĂ«rhyjĂ« BQE-ja.

Qysh tani BQE pĂ«rpiqet tĂ« influencojĂ« pritshmĂ«ritĂ« e tregut, kur pĂ«rfaqĂ«suesit e nivelit tĂ« lartĂ« tĂ« BQE-sĂ« deklarojnĂ«, se “po e vĂ«zhgojnĂ« situatĂ«n, dhe shprehin rezerva lidhur me zhvillimet e fundit”, thotĂ« Ricardo Amaro. “Kjo shtron temĂ«n e uljes sĂ« interesave pĂ«r tĂ« frenuar rritjen e euros.”

Edhe Jack Allen-Reynolds mendon, se nuk është e nevojshme ndërhyrja me nivelin aktual të ndryshimeve në kurset e këmbimit. Por ai beson, se ndryshime të mëtejshme mund ta venë në lëvizje BQE-në që gjatë vitit të ulë interesat.

NdĂ«rsa Zsolt Darvas argumenton, se pasojat aktuale lidhur me inflacionin janĂ« gati zero dhe asnjĂ« sektor nuk Ă«shtĂ« veçanĂ«risht i ndjeshĂ«m. “Kurset e kĂ«mbimit dekadat e fundit kanĂ« pasur luhatje tĂ« fuqishme. SipĂ«rmarrjet janĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar luhatje edhe mĂ« tĂ« forta se kĂ«to qĂ« shohim aktualisht”, vlerĂ«son Darvas./DW

Tregu i sigurimeve u rrit me ritme më të larta në 2025

Tregu i sigurimeve e përmirësoi rritjen gjatë vitit 2025.

Sipas statistikave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto arritën vlerën e 27.1 miliardë lekëve, në rritje me 10.6% krahasuar me një vit më parë. Për vitin 2024, rritja e tregut kishte qenë më e ulët, në nivelin 7%.

Sipas vlerësimeve të AMF-së, tregu është rritur edhe në terma realë.

Primet e shkruara bruto vlerësohen sa 1.03% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 0.97% që kishte qenë një vit më parë.

Edhe primi i sigurimit për frymë u rrit për të pestin vit radhazi. Ky tregues, i shprehur ndryshe edhe si densiteti i sigurimeve në vend, arriti në 11463 lekë (rreth 119 euro), në rritje me 11.8% krahasuar me një vit më parë.

Tregu i sigurimeve vazhdon të dominohet nga produktet e tregut të Jo-Jetës dhe kryesisht sigurimet e detyrueshme motorike.

Primet e shkruara bruto në sigurimin e jo-jetës arritën në pothuajse 24.7 miliardë lekë, në rritje me 9.9% krahasuar me një vit më parë. Ky segment vazhdon të jetë dominues, me 91% të primeve totale të tregut, por megjithatë pesha e tij pësoi një rënie të lehtë për të shtatin vit radhazi. Kjo i detyrohet një rritjeje në vazhdimësi më të lartë në tregun e sigurimit të Jetës.

Tregu i sigurimit të Jo-Jetës edhe për vitin 2025 u dominua nga sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta. Primet e shkruara bruto në këtë segment arritën në 16.9 miliardë lekë ose sa 68.6% e totalit të tregut.

Sigurimi i brendshëm motorik TPL ngelet produkti më i madh i tregut, me 58% të primeve të shkruara bruto në sigurimin e Jo-Jetës. Vitin e kaluar hyri në fuqi sistemi i ri i llogaritjes së primeve mbi bazë rreziku, që ka ndikuar pjesërisht në rritjen e primeve të shkruara bruto nga ky produkt. Primet e sigurimit të brendshëm TPL u rritën me 13.3% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, produktet e sigurimit vullnetar në përgjithësi shfaqën një rritje më të ngadaltë edhe vitin e kaluar. Megjithatë, gjatë muajit dhjetor, produkti kryesor i sigurimit vullnetar, sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, shënoi një rritje të fortë, duke e përmirësuar ndjeshëm rritjen krahasuar me 11 muajt e parë të vitit. Primet e shkruara bruto për të gjithë 2025 u rritën me 10.25%, por pesha e këtij produkti në treg ngeli e ngjashme me vitin 2024.

Ndërkohë, tregu i sigurimit të Jetës edhe për 2025 shfaqi ritme rritjeje më të larta.

Primet e shkruara bruto arritën në 2.44 miliardë lekë, në rritje me 17.6% krahasuar me një vit më parë.

Tregu i sigurimit të Jetës ngelet i dominuar nga produkti i sigurimit të jetës së debitorit, i lidhur kryesisht me sigurimin e jetës për huatë e marra në institucionet financiare. Ky produkt u rrit me 15.4% vitin e kaluar dhe përbënte 77.5% të primeve të shkruara bruto të tregut.

LEXO EDHE: “SEE NEWS”: SIGAL nĂ« ShqipĂ«ri, KosovĂ« dhe Maqedoni tĂ« Veriut nĂ« “Top 100” e EvropĂ«s Juglindore

Mbi 13 mijë të trajnuar nga programet e formimit profesional, rritet pjesëmarrja e të rinjve dhe grave

TIRANË, 30 janar/ATSH/ GjatĂ« vitit tĂ« shkuar mbi 13 mijĂ« individĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin kanĂ« pĂ«rfituar nga programet e formimit profesional, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 11% krahasuar me vitin 2024.

Referuar të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA), një pjesë e konsiderueshme e përfituesve janë të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, ose 7642 kursantë, duke shënuar një rritje prej 22,7%, krahasuar me një vit më parë.

Njëkohësisht, 7296 gra dhe vajza kanë ndjekur programe formimi profesional, me një rritje prej 18,9%.

Të dhënat tregojnë se nga këta 1156 përfitues të grupeve në nevojë janë përfshirë në programet e aftësimit, si pjesë e skemës së ndihmës ekonomike. Gjithashtu, 356 persona nga komunitetet rome dhe egjiptiane dhe 233 persona me aftësi të kufizuara kanë marrë pjesë në këto trajnime, sipas politikave për përfshirje sociale dhe barazi në tregun e punës.

AKPA thekson se qĂ«llimi kryesor i kĂ«tyre programeve mbetet aftĂ«simi profesional cilĂ«sor dhe krijimi i mundĂ«sive tĂ« barabarta pĂ«r tĂ« gjithĂ«, me fokus te tĂ« rinjtĂ«, gratĂ« dhe grupet vulnerabĂ«l, pĂ«r t’u integruar qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« tregun e punĂ«s.

Programet përfshijnë trajnime profesionale, mbështetje për vetëpunësim dhe masa për fuqizim ekonomik, në bashkëpunim me institucionet publike dhe partnerët e tjerë. /j.p/

The post Mbi 13 mijë të trajnuar nga programet e formimit profesional, rritet pjesëmarrja e të rinjve dhe grave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritje e transportit të mallrave dhe pasagjerëve në porte

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Porti i DurrĂ«sit vijon tĂ« mbetet qendra kryesore e transportit detar, duke pĂ«rfaqĂ«suar 93,8 % tĂ« volumit tĂ« mallrave tĂ« transportuara gjatĂ« tremujorit tĂ« katĂ«rt tĂ« vitit 2025, ose 1.9 milionĂ« tonĂ«, njĂ« rritje prej 5,5 % krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar.

Volumi i mallrave të transportuara përmes detit gjatë periudhës tetor-dhjetor llogaritet 2.1 milionë tonë.

Grupet kryesore të mallrave të transportuara nëpërmjet rrugëve detare përfshijnë koksin dhe produktet e rafinuara të naftës, që përbëjnë 15,2 % të volumit të përgjithshëm të mallrave, metale bazë dhe produkte metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve, me 12,5 %, si dhe produkte të tjera minerale jo metalike, me 12,2 %.

Një pjesë tjetër e konsiderueshme e transportit përbëhet nga qymyri dhe linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror, që zënë 11,3 % të volumit të mallrave të dërguara përmes porteve.

Në katër porte detare, të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë), gjatë këtij tremujori kanë hyrë dhe dalë 268 anije, kryesisht të huaja, ndërsa numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar përmes portave është 221.628, ku Durrësi udhëhiqet me 61,9 % të totalit, ndjekur nga Saranda me 30,8 % dhe Vlora me 7,3 %.

Importet dominuan tregun me 64,5 % të totalit të mallrave të transportuara, ndërsa eksportet përbënin 35,3 %. /j.p/

1 nga 4

The post Rritje e transportit të mallrave dhe pasagjerëve në porte appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Kualifikim profesional dhe marrëveshje për punonjës të huaj për plotësimin e mungesave në treg

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot gjatĂ« mbledhjes sĂ« KĂ«shillit KombĂ«tar tĂ« PunĂ«s se mungesa e fuqisĂ« punĂ«tore dhe nevoja pĂ«r kualifikim janĂ« ndĂ«r prioritetet kryesore pĂ«r tregun e punĂ«s nĂ« vitin 2026.

Ministrja Ibrahimaj vuri në dukje se adresimi i mungesës së fuqisë punëtore kërkon masa të koordinuara, përfshirë kualifikimin profesional dhe marrëveshjet me vendet e treta për plotësimin e nevojave të tregut të punës.

“Siç jeni nĂ« dijeni qeveria shqiptare ka njĂ« politikĂ« pĂ«r migracionin, ka njĂ« strategji kombĂ«tare pĂ«r migracionin e cila ka tĂ« parashikuar njĂ« sĂ«rĂ« masash. Adresimi i mungesĂ«s sĂ« fuqisĂ« punĂ«tore, por edhe i fuqisĂ« punĂ«tore tĂ« kualifikuar do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e diskutimeve tĂ« ditĂ«s sĂ« sotme, ku nĂ« fakt qeveria shqiptare ka ndĂ«rmarrĂ« masa tĂ« rĂ«ndĂ«sishme me qĂ«llim kualifikimin e fuqisĂ« punĂ«tore, por edhe me qĂ«llim plotĂ«simin e nevojave pĂ«r fuqi punĂ«tore edhe nĂ«pĂ«rmjet marrĂ«veshjeve qĂ« na jemi duke nĂ«nshkruar me vendet tĂ« treat”, tha ajo.

Në kuadër të diskutimeve u theksua rëndësia e rishikimit të Kodit të Punës dhe përafrimit të legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian, si dhe roli i pagës minimale në përmirësimin e mirëqenies së punonjësve, ku qeveria synon rritjen graduale të saj gjatë katërvjeçarit të ardhshëm, duke e afruar atë me standardin europian, minimalisht 60% e pagës mesatare.

Një tjetër çështje është statusi i minatorit, për të cilën ministrja tha se synohet zgjidhje e qëndrueshme në bashkëpunim me palët sociale.

â€œĂ‡Ă«shtja e statusit tĂ« minatorĂ«ve dhe problematikat e lidhura me pĂ«rfitimin 1% apo 0,6% pĂ«r 1136 minatorĂ«t, Ă«shtĂ« njĂ« element qĂ« sigurisht ka marrĂ« vĂ«mendje dhe diskutime dhe nĂ« mbledhjet e mĂ«parshme tĂ« KĂ«shillit KombĂ«tar tĂ« PunĂ«s dhe besoj qĂ« sot do tĂ« kemi njĂ« diskutim shterrues pĂ«r kĂ«tĂ« çështje”, tha ajo.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« reformave, u prezantua gjithashtu Krijimi i Komitetit NdĂ«rministror pĂ«r Çështjet e SigurisĂ« dhe ShĂ«ndetit nĂ« PunĂ« dhe ndryshimet nĂ« ligjin pĂ«r nxitjen e punĂ«simit, tĂ« cilat synojnĂ« modernizimin e shĂ«rbimeve, digjitalizimin e proceseve, forcimin e GarancisĂ« Rinore dhe krijimin e Observatorit tĂ« Tregut tĂ« PunĂ«s.

Ministrja Ibrahimaj vlerësoi rëndësinë e dialogut social si një komponent kyç të mirëqeverisjes dhe nënvizoi se konstituimi i ri i Këshillit Kombëtar të Punës dhe mbledhja e parë që në muajin janar janë hapa konkretë për forcimin e tij. /j.p/

The post Ibrahimaj: Kualifikim profesional dhe marrëveshje për punonjës të huaj për plotësimin e mungesave në treg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 1 milion mjete rrugore, dominojnë Volkswagen dhe Mercedes

TIRANË, 30 janar/ATSH/ NĂ« tremujorin e katĂ«rt tĂ« vitit 2025, numri i mjeteve rrugore nĂ« qarkullim nĂ« ShqipĂ«ri arriti nĂ« 1.048.092, me autoveturat qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« 80,8 % tĂ« totalit, ndĂ«rsa motorĂ«t pĂ«rbĂ«jnĂ« 6,1 % dhe automjetet pĂ«r transport tĂ« pĂ«rzier 5,8 %.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), Tirana zë peshën më të madhe të mjeteve, me 34,7 % të totalit, e ndjekur nga Durrësi me 13,6 %. Numrin më të ulët e kanë Gjirokastra dhe Kukësi, përkatësisht 2,1 % dhe 2,4 %.

Gjatë këtij tremujori janë regjistruar për herë të parë 24.854 mjete, nga të cilat 81,2 % ishin autovetura. Qarku i Tiranës kryeson regjistrimet e reja, me 40,3 % të totalit.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, numri total i mjeteve është rritur me 9,3 %, ndërsa regjistrimet e reja kanë shënuar rritje prej 8,5 %.

Në mesin e automjeteve të regjistruara për herë të parë, Volkswagen kryeson me 18,6 %, ndjekur nga Mercedes-Benz me 17,5 %. /j.p/

The post Mbi 1 milion mjete rrugore, dominojnë Volkswagen dhe Mercedes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Sugjerime dhe kërkesa nga fermerët për Skemën Kombëtare të mbështetjes

TIRANË, 30 janar/ATSH/ NĂ« takimin me fermerĂ«t nĂ« DivjakĂ« pĂ«r SkemĂ«n KombĂ«tare 2026, ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi se po rishikohet plani i mbĂ«shtetjes duke marrĂ« nĂ« konsideratĂ« kĂ«rkesat dhe sugjerimet e fermerĂ«ve.

Gjatë fjalës së tij, Salla theksoi se deri më tani janë zhvilluar 18 takime me fermerët në qarqe të ndryshme të vendit, nga 23 të planifikuara gjithsej, duke nënvizuar se dëgjesat do të vijojnë në çdo qark.

“Komentet dhe sugjerimet e fermerĂ«ve janĂ« tĂ« domosdoshme dhe shumĂ« tĂ« dobishme pĂ«r hartimin e SkemĂ«s KombĂ«tare 2026, sipas kĂ«rkesave reale tĂ« terrenit,” u shpreh ai.

Ministri Salla u ndal edhe te çështjet konkrete të adresuara gjatë dëgjesave.

“JanĂ« shumĂ« tĂ« domosdoshme dhe tĂ« dobishme qĂ« ne ta rishikojmĂ« pjesĂ«n e mbĂ«shtetjes dhe mĂ«nyrĂ«n si do tĂ« jemi ndaj aplikantĂ«ve, pĂ«r tĂ« ulur numrin e krerĂ«ve pĂ«r bagĂ«ti nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« pĂ«rfitojnĂ« sa mĂ« shumĂ« fermerĂ«. Kemi marrĂ« sugjerime pĂ«r bletarinĂ« dhe kĂ«rkesa qĂ« lidhen me certifikatat e pronĂ«sisĂ« dhe kontratat e tokave me qira”, deklaroi Salla.

Ai bëri të ditur se këto sugjerime po analizohen në mënyrë të strukturuar.

“Jemi duke i rishikuar, kemi bĂ«rĂ« njĂ« plan me AZHBR dhe MinistrinĂ« e BujqĂ«sisĂ« dhe do tĂ« shikojmĂ« atĂ« qĂ« na sugjeroni, pĂ«r t’i pĂ«rafruar edhe me skemĂ«n e naftĂ«s, ku kemi pasur problematika tĂ« shtuara sipas propozimeve tĂ« fermerĂ«ve”, tha Salla.

Ministri Salla theksoi gjithashtu nevojën për sinkronizim të të gjitha instrumenteve mbështetëse.

“Duhet tĂ« jemi sinkron, tĂ« mbĂ«shtesim edhe pĂ«rmes IPARD-it, ku sĂ« shpejti do tĂ« ketĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r tĂ« gjithĂ« sektorin bujqĂ«sor. Do tĂ« ndĂ«rtohen edhe dhoma frigoriferike, do tĂ« ketĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r fermerĂ«t e tĂ« gjitha fushave, si bimĂ«t medicinale, dhe mbi tĂ« gjitha duhet tĂ« jemi nĂ« terren bashkĂ« me fermerĂ«t. Ju do tĂ« jeni zĂ«ri dhe mbĂ«shtetja pĂ«r çdo punĂ« qĂ« do tĂ« krijojmĂ« sĂ« bashku”, pĂ«rfundoi Salla.

Dëgjesat për Skemën Kombëtare 2026 do të vijojnë në të gjitha qarqet e vendit, me synimin që politikat mbështetëse të ndërtohen në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me fermerët dhe të reflektojnë nevojat reale të sektorit bujqësor.

/k.s/j.p/

The post Salla: Sugjerime dhe kërkesa nga fermerët për Skemën Kombëtare të mbështetjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: Bujqësia sektor prioritar, subvencione direkte fermerëve dhe rimbursim të TVSH-së

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se në muajin shtator do të nisë projekti IPARD 3 ku janë edhe 118 milionë euro të tjera për sektorin e bujqësisë.

Në fjalën e tij në takimin me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Malaj tha se bujqësia konsiderohet nga Qeveria si sektor prioritar.

“Shifrat tregojnĂ« realitetin dhe seriozitetin qĂ« ka kjo qeveri nĂ« lidhje me sektorin e bujqĂ«sisĂ«. NĂ« vitin 2013 kur morĂ«m drejtimin e kĂ«tij vendi kemi marrĂ« njĂ« bujqĂ«si me buxhet 34 milionĂ« euro, e kemi mbyllur 2025 me njĂ« buxhet 162 milionĂ« euro, pesĂ«fishi i asaj qĂ« morĂ«m. Kemi marrĂ« njĂ« bujqĂ«si, e cila i kishte eksportet rreth 120 milionĂ« euro, e cila sot nĂ« terma eksporti Ă«shtĂ« mbi 500 milionĂ« euro”, theksoi Malaj.

Malaj vuri nĂ« dukje se “kemi marrĂ« njĂ« bujqĂ«si qĂ« kishte nĂ« sipĂ«rfaqe serrash 700 ha ndĂ«rsa sot janĂ« trefishuar sipĂ«rfaqet e serrave mbi 2200 ha. Kemi marrĂ« njĂ« bujqĂ«si ku toka e ujitur ishte 120 mijĂ« ha dhe kĂ«tĂ« vit do shkojmĂ« nĂ« 300 mijĂ« ha nga 360 mijĂ« ha qĂ« Ă«shtĂ« sipĂ«rfaqja e tokĂ«s sĂ« ujit nĂ« territor”.

Në këtë mandat, vijoi Malaj, qeveria është e angazhuar që të ndërtojë një model, i cili synon të mbështesë drejtpërdrejt fermerët.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« model qĂ« Ă«shtĂ« i ngritur nĂ« 4 komponentĂ« kryesorĂ«.

Ai renditi skemën e granteve ku për 2026 janë parashikuar 20 milionë euro, skemën e subvencioneve direkte për fermerët që është 31 milionë euro e buxhetuar për 2026 si dhe garancinë sovrane dhe rimbursimin e TVSH-së.

“Kemi tĂ« hapur garancinĂ« sovrane qĂ« iu mundĂ«son tĂ« gjithĂ« fermerĂ«ve kredi tĂ« buta me normĂ« interesi 2% dhe me garanci nga shteti pĂ«r rreth 70% tĂ« vlerĂ«s sĂ« kredisĂ«. JanĂ« 30 milionĂ« euro pĂ«r vitin 2026. Ajo qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« kompensimi i TVSH pĂ«r tĂ« gjithĂ« fermerĂ«t, pĂ«r çdo produkt qĂ« keni filluar tĂ« shisni nga data 1 janar 2026 e nĂ« vazhdim. Duhet tĂ« mblidhni faturat pĂ«r produktet qĂ« çoni tek grumbulluesit dy herĂ« nĂ« vit mĂ« 30 qershor dhe nĂ« 1 janar do tĂ« çoni faturat pranĂ« autoriteteve tatimore dhe do tĂ« kompensoheni me 10% tĂ«  vlerĂ«s sĂ« faturave”, theksoi Malaj.

“Nga ana tjetĂ«r jemi besimplotĂ« dhe shpresĂ«plotĂ« qĂ« nĂ« shtator do tĂ« hapet edhe IPARD3 dhe janĂ« 118 milionĂ« euro tĂ« tjera pĂ«r sektorin e bujqĂ«sisĂ«â€, tha Malaj.

Ministri Malaj u shpreh se “bujqĂ«sia ka nevojĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« dhe jemi nĂ« rrugĂ«n e duhur pĂ«r ta çuar atĂ« nĂ« nivel tjetĂ«r dhe pĂ«r ta pasur konkurruese nĂ« tregjet europiane”.

Mungesa e punonjësve të kualifikuar/ Ibrahimaj: Marrëveshje me vendet e treta për krah pune

Në një kohë që rreth 40% e shqiptarëve kanë emigruar përgjatë tre dekadave të fundit

qeveria ka ndërmarrë një sërë nismash për të zëvendësuar krahun e punës  e cila  është e nevojshme për ekonominë.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimj në takim me këshillin Kombëtar të Punës  tha se po nënshkruhet marrëveshje me vendet e treta për gjetjen e punonjësve.

Zakonisht punonjësit merren nga vende si Filipinet apo Nepali.

Një tjetër pikë e rëndësishme sipas ministres Ibrahimaj është edhe rritja e tavanit të pagave një detyrim në rrugën drejt BE.

Për të  lehtësuar e tërheqjen e punonjësve në vend janë gjithashtu disa ndryshime ligjore për të procedurat për të marrë staf nga jashtë, sidomos nga vende të treta .

❌