Pas disa orësh pritjesh dhe kolonash të gjata, është rikthyer qarkullimi i rregullt në pikëkalimin kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë.
Hapja e kufirit ka mundësuar që mërgimtarët të vazhdojnë udhëtimin drejt Kosovës, ndërsa automjetet dhe autobusët po kalojnë pa pengesa të mëdha.
Gjatë ditës, fluksi i lartë i udhëtarëve kishte shkaktuar pritje të gjata dhe grumbullime në zonën kufitare, por situata tashmë është përmirësuar dhe kolonat kanë filluar të zvogëlohen.
Pritet që numri i udhëtarëve të mbetet i lartë edhe gjatë orëve në vijim, për shkak të sezonit veror dhe lëvizjeve të shumta të mërgimtarëve drejt vendlindjes.
Ethet afrikane të derrit kanë shkaktuar shqetësim në Serbi, pasi virusi është përhapur në disa rajone të vendit, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme në zonat e prekura.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë së Serbisë, sëmundja është evidentuar në shtatë qarqe dhe 52 vendbanime, ndërsa rastet e reja janë raportuar edhe pranë kufirit me Kroacinë.
Autoritetet kanë vendosur masa të rrepta kontrolli në disa komuna, përfshirë Rumën, Obrenovcin, pjesë të Sremska Mitrovicës dhe Shabacin, me qëllim frenimin e përhapjes së virusit.
Ministri i Bujqësisë, Dragan Glamoçiq, ka paralajmëruar se asgjësimi i papërshtatshëm i kafshëve të ngordhura përbën rrezik serioz për përhapjen e mëtejshme të sëmundjes dhe ka kërkuar respektim të rregullave të biosigurisë.
Që nga shpërthimi i epidemisë, rreth 28 mijë derra janë vrarë ose kanë ngordhur, ndërsa disa fermerëve u është ndaluar përkohësisht rritja e derrave.
Autoritetet serbe theksojnë se bartës kryesorë të virusit janë derrat e egër dhe aktiviteti njerëzor, ndërsa kushtet aktuale, përfshirë niveli i ulët i ujit në Danub, mund të lehtësojnë përhapjen e sëmundjes.
Ethet afrikane të derrit nuk paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve, por te derrat shkaktojnë një sëmundje shumë të rëndë me shkallë të lartë vdekshmërie. Serbia ka forcuar bashkëpunimin mes institucioneve veterinare, pushtetit lokal dhe shërbimeve të sigurisë për të kufizuar përhapjen e virusit.
Një sasi e konsiderueshme armësh dhe municioni luftarak është sekuestruar nga Policia e Durrësit gjatë një operacioni në Manzë, ku është arrestuar një 20-vjeçar i dyshuar për posedim dhe shpërndarje të arsenalit.
Gjatë kontrollit në banesën e të riut, autoritetet kanë gjetur disa armë zjarri, përfshirë katër pistoleta, një armë automatike model 56, një armë gjahu, si dhe sasi të konsiderueshme municioni të kalibrave të ndryshëm.
Përveç armëve, policia ka sekuestruar edhe krehëra, një targë automjeti me origjinë nga Italia dhe një telefon celular, të cilat do të shërbejnë si prova në hetim.
Sipas autoriteteve, dyshohet se armĂ«t mund tĂ« ishin destinuar pĂ«r furnizimin e grupeve kriminale. Ato do tâi nĂ«nshtrohen ekspertizĂ«s balistike pĂ«r tĂ« verifikuar nĂ«se janĂ« pĂ«rdorur nĂ« ngjarje tĂ« tjera kriminale.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rrjetin e mundshëm të përfshirë dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë lidhje me këtë veprimtari.
Autoritetet italiane po hetojnë vrasjen e gazetarit sportiv Luigi Esposito, trupi i pajetë i të cilit u zbulua në një zonë rurale pranë qytetit Eboli, në provincën e Salernos.
53-vjeçari u gjet nga ekipet e zjarrfikësve gjatë ndërhyrjes për shuarjen e një zjarri në shkurre. Për shkak të djegieve të rënda, identifikimi i viktimës nuk ishte i mundur menjëherë, por hetuesit më vonë konfirmuan identitetin e tij pasi pranë vendit të ngjarjes u gjet automjeti që i përkiste.
Sipas të dhënave paraprake të hetimit, ekzistojnë dyshime se Esposito është qëlluar fillimisht me armë zjarri dhe më pas autorët i kanë vënë flakën trupit në përpjekje për të fshehur provat e krimit.
Në zonën ku u gjet viktima, hetuesit sekuestruan disa gëzhoja, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes dhe të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Luigi Esposito ishte një gazetar i njohur sportiv në Itali. Ai kishte bashkëpunuar me disa media lokale, përfshirë gazetën La Città di Salerno dhe televizionin Ottochannel, ndërsa ishte edhe themelues i portalit sportiv Tuttosalernitana.com. Deri më tani nuk janë bërë të ditura motive të mundshme apo persona të dyshuar lidhur me këtë ngjarje.
Xhudisti kosovar Shpati Zekaj ka siguruar një vend në luftën për medaljen e bronztë në Kupën Botërore të xhudos, që po zhvillohet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Në ndeshjen e repasazhit, Zekaj regjistroi fitore ndaj garuesit nga Serbia, pasi kundërshtari u ndëshkua me tri penalizime, duke u diskualifikuar nga përballja.
Pas këtij suksesi, xhudisti kosovar do të kërkojë ngjitjen në podium, ku për medaljen e bronztë do të përballet me Pierre Ederer nga Gjermania.
Federata e Xhudos e Kosovës ka përgëzuar Zekajn për paraqitjen e deritanishme dhe i ka uruar sukses në ndeshjen vendimtare për medaljen e bronztë.
Spanja po përballet me një valë të fuqishme zjarresh pyjore, të cilat kanë përfshirë disa rajone të vendit dhe kanë shkatërruar rreth 50 mijë hektarë tokë, ndërsa autoritetet vazhdojnë betejën për vënien nën kontroll të flakëve.
Zjarri në zonën e La Mierla, rreth 100 kilometra në verilindje të Madridit, shpërtheu të enjten dhe deri tani ka djegur afro 9.900 hektarë. Operacionet e shuarjes po përqendrohen në pikat më kritike, ndërsa erërat e forta vazhdojnë të favorizojnë përhapjen e flakëve dhe të vështirësojnë punën e ekipeve në terren.
Për shkak të rrezikut, banorët e disa fshatrave janë evakuuar si masë parandaluese, ndërsa autoritetet po monitorojnë vazhdimisht situatën për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarreve.
Garda Civile ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e zjarrit, me dyshimet e para që lidhen me punime bujqësore gjatë sezonit veror.
Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 450 zjarrfikës dhe pjesëtarë të shërbimeve të emergjencës, të mbështetur nga mjete tokësore dhe ajrore, ndërsa përpjekjet vazhdojnë për mbrojtjen e zonave të banuara dhe izolimin e vatrave aktive.
Një tërmet me magnitudë 5.1 ka goditur mbrëmjen e së shtunës rajonin andin të Junin-it në Peru, duke shkaktuar vdekjen e një personi, plagosjen e rreth dhjetë të tjerëve dhe dëme në ndërtesa publike e objekte fetare.
Sipas autoriteteve peruane, lëkundja sizmike kishte epiqendrën pranë qytetit Chupaca, në një thellësi prej 24 kilometrash. Tërmeti u ndje në mënyrë të moderuar në zonat përreth, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëmtime në disa ndërtesa.
Rreth 17 minuta pas goditjes kryesore u regjistrua edhe një pasgoditje me magnitudë 3.7, e cila pati intensitet më të ulët dhe nuk raportoi dëme shtesë të konsiderueshme.
Raportet paraprake tregojnë se disa spitale dhe monumente fetare në rajonin e Junin-it kanë pësuar dëmtime, ndërsa ekipet e emergjencës dhe autoritetet lokale vijojnë inspektimet për të vlerësuar shkallën e plotë të dëmeve.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë për shkak të mundësisë së lëkundjeve të tjera pasuese, ndërsa operacionet e ndihmës dhe verifikimit të situatës vazhdojnë në zonat e prekura.
Pritjet mĂ« tĂ« gjata pĂ«r hyrje nĂ« KosovĂ« po regjistrohen nĂ« pikĂ«n kufitare âDheu i BardhĂ«â, ku qytetarĂ«t po presin deri nĂ« 40 minuta.
Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« pĂ«rditĂ«suara nĂ« orĂ«n 15:41, kolona nĂ« hyrje te âDheu i BardhĂ«â arrin nga 60 deri nĂ« 70 metra, ndĂ«rsa nĂ« dalje pritjet janĂ« nga tre deri nĂ« pesĂ« minuta.
Në Muçibabë pritjet për hyrje arrijnë deri në 20 minuta, ndërsa kolona është rreth 300 metra. Në Han të Elezit pritjet janë po ashtu deri në 20 minuta, me kolonë rreth 100 metra.
Në Jarinjë pritjet për hyrje janë nga 15 deri në 20 minuta, ndërsa në Kullë, Merdarë dhe Vërmicë nga 10 deri në 15 minuta.
Në pikat e tjera kufitare pritjet janë kryesisht nga një deri në 10 minuta. Për kamionët, pritjet në hyrje dhe dalje janë nga tre deri në pesë minuta, pa kolona të raportuara.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka konfirmuar gatishmërinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për dislokimin e kontingjentit të radhës në Gazë.
Ai ka theksuar pĂ«r Ekonomia Online se ushtarakĂ«t janĂ« tĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r tâiu pĂ«rgjigjur menjĂ«herĂ« çdo kĂ«rkese nga komanda e ForcĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare Stabilizuese (ISF).
âPra, jemi nĂ« kohĂ«, i kemi pĂ«rgatitur, i kemi marrĂ« masat pĂ«rgatitore pĂ«r tĂ« gjithĂ« kontingjentin, pra nĂ«se na kĂ«rkohet sot qĂ« tĂ« dĂ«rgojmĂ«, ne nesĂ«r e kemi tĂ« mundshme qĂ« tĂ« dĂ«rgojmĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« kontingjentit nĂ« Gaza. JanĂ« marrĂ« masat pĂ«rgatitore, trajnimi, mbĂ«shtetja financiare edhe tĂ« gjitha elementet e nevojshme bazuar nĂ« planet tona pĂ«r tĂ« dĂ«rguar edhe pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« kontingjentitâ, ka deklaruar Maqedonci.
Ndryshe, procesi nisi me dërgimin e një ekipi vlerësues në Gazë. Para një muaji, dy pjesëtarë arritën në shtabin kryesor në Kerem Shalom si oficerë ndërlidhës, ndërsa gjatë ditëve të fundit, misioni është përforcuar me katër ushtarë shtesë të FSK-së.
E pavarësisht gatishmërisë, situata aktuale në Lindjen e Mesme ka pamundësuar nisjen e misionit të ISF-së. Lufta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, krahas vështirësive në negociatat midis Bordit të Paqes, Izraelit dhe Hamasit, kanë ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e misionit, që do të ketë për detyrë të ndihmojë në ruajtjen e rendit në Gazë.
Grimi gjatë verës kërkon produkte me teksturë të lehtë, që qëndrojnë gjatë dhe nuk e rëndojnë lëkurën. Për një pamje sa më të freskët, ekspertët rekomandojnë kremra të tonuar, pudra të lëngshme me SPF dhe bronzues kremozë.
Fokusi duhet të jetë te shkëlqimi natyral i fytyrës. Mollëzat mund të theksohen me highlighter të lëngshëm, ndërsa buzët me shkëlqyes në nuanca korali, rozë ose nude.
Pudrat shumĂ« matuese dhe konturimet e rĂ«nda duhet tĂ« shmangen, pasi mund tâia humbin lĂ«kurĂ«s freskinĂ« natyrale. PĂ«r bazĂ«n, rekomandohen tone tĂ« bardha pĂ«r shkĂ«lqim dhe rozĂ« pĂ«r freski, ndĂ«rsa nuancat blu dhe vjollcĂ« mund ta bĂ«jnĂ« lĂ«kurĂ«n tĂ« duket mĂ« e zbehtĂ«.
Pudra dhe korrektori duhet të kenë tone neutrale ose të ftohta, ndërsa produktet shumë rozë, portokalli apo të verdha mund ta bëjnë tenin të duket jo natyral.
Për sytë sugjerohen hije pastel, gri, argjendi, rozë, lila dhe blu e tymosur. Ndërkaq, nuancat neon, bakri dhe jeshilja shumë e errët duhet të përdoren me kujdes.
Vetullat duken më natyrale me tone të ftohta kafe ose bezhë-hiri, ndërsa për buzët përshtaten nuancat rozë, bordo, vjollcë dhe të kuqe vere.
Dy protestues iranianë janë ekzekutuar me varje mëngjesin e së dielës, pasi ishin dënuar për vrasjen e dy zyrtarëve policorë gjatë protestave antiqeveritare që përfshinë Iranin në muajt dhjetor dhe janar.
Sipas agjencisĂ« gjysmĂ«zyrtare tĂ« lajmeve âTasnimâ, tĂ« ekzekutuarit janĂ« Erfan Esfandiari dhe Gol Mohammad Mohammadi.
Autoritetet iraniane i akuzonin ata se kishin lidhur dy policë në një tabelë rrugore në qytetin e Isfahanit, i kishin goditur me gurë, i kishin spërkatur me benzinë dhe më pas u kishin vënë flakën.
Ekzekutimet vijnë në një periudhë kur arrestimet dhe dënimet me vdekje në Iran janë shtuar ndjeshëm, veçanërisht pas konfliktit të armatosur me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.
Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë kritikuar vazhdimisht përdorimin e dënimit me vdekje nga autoritetet iraniane.
Sipas Amnesty International, Irani renditet ndër vendet me numrin më të lartë të ekzekutimeve në botë. Ndërkaq, organizatat Iran Human Rights dhe ECPM raportojnë se gjatë vitit 2025 në Iran janë ekzekutuar mbi 1 mijë e 639 persona.
Zinedine Zidane pritet të emërohet trajner i ri i Kombëtares së Francës, duke e zëvendësuar Didier Deschampsin pas largimit të tij nga posti.
Sipas gazetĂ«s franceze âLâĂquipeâ, fituesi i KupĂ«s sĂ« BotĂ«s mĂ« 1998 do ta marrĂ« zyrtarisht drejtimin e ekipit mĂ« 1 shtator.
Deschamps u largua pas eliminimit të Francës në gjysmëfinale të Kupës së Botës ndaj Spanjës. Francezët më pas u mposhtën 6-4 nga Anglia edhe në ndeshjen për vendin e tretë.
Federata Franceze e Futbollit ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht emërimin, por presidenti i saj, Philippe Diallo, ka paralajmëruar se një njoftim do të publikohet para përfundimit të muajit.
NdĂ«rkohĂ«, âLe Parisienâ raporton se Zidane ka nisur tashmĂ« formimin e stafit tĂ« tij, ku pritet tĂ« pĂ«rfshihet edhe bashkĂ«punĂ«tori i tij i hershĂ«m, David Bettoni.
Ndeshja e parĂ« e Zidane nĂ« krye tĂ« FrancĂ«s pritet tĂ« jetĂ« ndaj TurqisĂ« nĂ« LigĂ«n e Kombeve, ndĂ«rsa mĂ« 2 tetor francezĂ«t pritet ta presin ItalinĂ« nĂ« âStade de Franceâ.
Deschamps largohet pas 14 vjetësh në drejtimin e Kombëtares, periudhë gjatë së cilës e udhëhoqi Francën drejt titullit të Botërorit 2018, trofeut të Ligës së Kombeve dhe dy finaleve të tjera të mëdha.
Zidane, ndërkaq, ka shënuar suksese të mëdha si trajner i Real Madridit, duke fituar tri herë radhazi Ligën e Kampionëve nga viti 2016 deri më 2018. Turneu i tij i parë i madh me Francën pritet të jetë Kampionati Evropian 2028.
Noti konsiderohet një nga aktivitetet më të plota fizike, pasi aktivizon pothuajse të gjithë muskujt e trupit, nxit metabolizmin dhe ndihmon në djegien e kalorive.
Një orë not me ritëm të lehtë mund të djegë rreth 500 kalori, ndërsa stilet më intensive mund ta çojnë këtë shifër deri në rreth 700 kalori.
Efektiviteti i notit lidhet me rezistencën e ujit, e cila i detyron muskujt të punojnë më shumë, ndërsa njëkohësisht e zvogëlon ngarkesën mbi nyja dhe muskuj.
EkspertĂ«t kĂ«shillojnĂ« qĂ« fillimi tĂ« jetĂ« gradual, pasi shumica e njerĂ«zve lodhen shpejt nĂ« minutat e para. MushkĂ«ritĂ«, sistemi kardiovaskular dhe muskujt kanĂ« nevojĂ« pĂ«r kohĂ« pĂ«r tâu pĂ«rshtatur me aktivitetin nĂ« ujĂ«.
Para notit rekomandohet ngrohja e muskujve, ndërsa koha e aktivitetit duhet të rritet gradualisht deri në të paktën 30 minuta. Pushimet dhe ndërrimi i stileve ndihmojnë në përshtatjen e intensitetit me gjendjen fizike.
Noti mund të ndihmojë edhe në zvogëlimin e yndyrës në zonën e barkut, por humbja e yndyrës nuk ndodh vetëm në një pjesë të caktuar të trupit.
Për rezultate më të mira, aktiviteti duhet të shoqërohet me ushqyerje të ekuilibruar, kontroll të kalorive dhe vazhdimësi në stërvitje.
Sinjali ka raportuar për një konflikt të përgjakshëm që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë, ku një 30-vjeçar u plagos me thikë, ndërsa i dyshuari u arrestua vetëm pak minuta pas ngjarjes.
Sipas burimeve të Sinjalit, i arrestuari është Besart Rama, rreth 24-vjeçar, ndërsa viktima është Blerim Mustafa, rreth 30-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orĂ«s 01:20 nĂ« rrugĂ«n âArtim Jashariâ nĂ« MitrovicĂ«. Policia fillimisht ishte njoftuar se nĂ« Spitalin Rajonal ishte dĂ«rguar njĂ« person i plagosur.
NdĂ«rkohĂ«, Prokuroria Themelore nĂ« MitrovicĂ« ka paraqitur kĂ«rkesĂ« pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit ndaj tĂ« dyshuarit B.R., nĂ«n dyshimin pĂ«r veprat penale âVrasja nĂ« tentativĂ«â dhe âMbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«veâ.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 18 korrik, kur i dyshuari, me dashje, dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.M.
Ai dyshohet se e ka goditur viktimën me thikë në kokë, në pjesën e majtë të brinjëve dhe prapa kraharorit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Zyrtarët policorë kontaktuan me viktimën në spital, ku konstatuan se ai kishte plagë në kokë dhe nën kraharorin e majtë, të cilat dyshohet se ishin shkaktuar me thikë.
Pas sigurimit tĂ« informatave, Policia e lokalizoi dhe e arrestoi tĂ« dyshuarin pranĂ« PoliklinikĂ«s âFatiâ, nĂ« afĂ«rsi tĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« tij.
Në vendin e ngjarjes, hetuesit dhe krimteknikët sekuestruan një thikë, një telefon celular dhe një motoçikletë, e cila dyshohet se drejtohej nga viktima në momentin e sulmit.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se motivi i incidentit ende nuk është zbuluar. Gjatë testimit, i dyshuari rezultoi me 1.48 promil alkool në gjak.
Hetuesit po vazhdojnë punën për sigurimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Prodhuesi kinez BYD po synon të zgjerojë praninë e tij përtej makinave elektrike familjare, duke hyrë edhe në segmentin e supermakinave me performancë të lartë.
Përmes markës së saj premium Denza, kompania ka prezantuar modelin sportiv Z, i cili konsiderohet projekti më ambicioz i saj deri më tani.
Versioni i prodhimit pritet të pajiset me tre motorë elektrikë, të cilët së bashku prodhojnë 1,604 kuaj-fuqi. Sipas të dhënave të publikuara, makina arrin shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për vetëm 1.96 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale tejkalon 350 kilometra në orë.
BYD ka bërë të ditur se platforma e re mund të përballojë edhe më shumë fuqi, ndërsa në të ardhmen mund të prezantohen variante me afro 2,000 kuaj-fuqi.
Në festivalin e Goodwood-it u shfaqën dy versione të modelit. Varianti Coupe është konceptuar si supermakinë rrugore me ulëse 2+2, ndërsa versioni Racing ka aerodinamikë më agresive, elemente prej karboni dhe është përshtatur për përdorim në pistë.
Denza Z përdor arkitekturë elektrike prej 1,000 voltësh dhe mbështet karikim me fuqi deri në 1,500 kilovatë, megjithëse infrastruktura e nevojshme për një kapacitet të tillë ende nuk është e përhapur gjerësisht.
Dizajni i modelit është realizuar nga Wolfgang Egger, ish-dizajner i Audi-t dhe Alfa Romeos. Me pamje të ulët, të gjerë dhe sportive, Denza Z synon të konkurrojë drejtpërdrejt me supermakinat evropiane të nivelit të lartë.
Kylian Mbappe mund ta përfundojë Kupën e Botës 2026 pa medalje ekipore, pasi Franca u mposht 6-4 nga Anglia në ndeshjen për vendin e tretë.
Megjithatë, sulmuesi francez mbetet favoriti kryesor për ta fituar Këpucën e Artë, çmimin që i jepet golashënuesit më të mirë të turneut.
Mbappe kryeson renditjen me 10 gola, ndërsa Lionel Messi ka tetë dhe do ta zhvillojë finalen ndaj Spanjës me Argjentinën.
Në rast se Messi shënon dy gola në finale, ai do të barazohej me Mbappen me nga 10 realizime. Të dy kanë gjithashtu nga katër asistime, ndaj kriter vendimtar do të bëheshin minutat e luajtura.
Mbappe e ka mbyllur turneun me 699 minuta në fushë, ndërsa Messi aktualisht ka 620. Nëse kapiteni argjentinas luan 90 minuta në finale, ai do të arrinte në 710 minuta.
KĂ«shtu, edhe nĂ«se Messi barazon Mbappen nĂ« gola dhe asistime, KĂ«puca e ArtĂ« do tâi takonte francezit, pasi ai do ta kishte arritur tĂ« njĂ«jtin kontribut ofensiv nĂ« mĂ« pak minuta.
Rusia ka ndërmarrë një valë të gjerë sulmesh me raketa balistike ndaj Kievit, duke lënë të vdekur një person dhe duke plagosur të paktën 14 të tjerë.
Gjatë natës janë goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas dhe rajonit përreth. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar sulmin si një nga më masivët me raketa balistike ndaj Kievit që nga fillimi i pushtimit rus.
Ushtria ukrainase ka bërë të ditur se mbrojtja ajrore rrëzoi 18 nga gjithsej 41 raketa të lëshuara. Po ashtu, janë kapur dhe shkatërruar 108 dronë.
Në të njëjtën kohë, Ukraina ka vazhduar sulmet ndaj objektivave ruse. Sipas ushtrisë ukrainase, dronët goditën dy cisterna ruse të naftës në Detin e Zi.
Situata mes dy vendeve vazhdon të mbetet e tensionuar, ndërsa sulmet ajrore dhe goditjet ndaj infrastrukturës po intensifikohen.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të rikthehet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.
Sipas njoftimit, kufizimi do të zbatohet nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.
Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.
Ministria ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se do tĂ« vazhdojĂ« monitorimin e pĂ«rditshĂ«m tĂ« temperaturave dhe do tâi njoftojĂ« me kohĂ« qytetarĂ«t dhe operatorĂ«t ekonomikĂ« pĂ«r çdo ndryshim lidhur me zbatimin e kĂ«tij vendimi.