❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Komandanti i KFOR-it takon kryetarin e Zveçanit, flasin për situatën e sigurisë

Komandanti i Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, kolonel Sam Sargeant, ëdhtë takuar me kryetarin e Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq, në ambientet e komunës.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook thuhet se takimi u mbajt si pjesë e angazhimit të rregullt të KFOR-it me udhëheqësit vendorë.

Diskutimet u përqendruan në situatën e sigurisë dhe çështjet që prekin komunën.

Kolonel Sargeant nënvizoi angazhimin e KFOR-it për të punuar ngushtë me institucionet vendore për të forcuar bashkëpunimin dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në një mënyrë të paanshme dhe transparente.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komandanti i KFOR-it takon kryetarin e Zveçanit, flasin për situatën e sigurisë appeared first on Sinjali.

Xhaka reagon pas kualifikimit të Zvicrës: Rrugëtimi vazhdon, ëndrra është ende gjallë

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka ndarë një reagim plot emocion pas kualifikimit të skuadrës së tij në çerekfinale të Kupës së Botës 2026.

Pas suksesit ndaj Kolumbisë në fazën e 1/8 së finales, ku zviceranët siguruan kalimin më tej vetëm pas penalltive me rezultat 4-3, mesfushori shqiptar reagoi përmes rrjeteve sociale.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Xhaka shprehu gëzimin për këtë arritje dhe theksoi se skuadra vazhdon të besojë në rrugëtimin e saj në Botëror.

“RrugĂ«timi vazhdon
 Ëndrra Ă«shtĂ« ende gjallĂ«. Jemi nĂ« çerekfinale. Le tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« besojmĂ«â€œ, shkroi ai nĂ« profilin e tij.

Falë këtij triumfi, Zvicra është renditur mes tetë përfaqësueseve më të mira të Kampionatit Botëror dhe tashmë synon të bëjë një tjetër hap të madh në garë.

Në çerekfinale, ekipi helvetik do të përballet me kampionen në fuqi të botës, Argjentinën, në një ndeshje që është planifikuar të zhvillohet në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Xhaka reagon pas kualifikimit të Zvicrës: Rrugëtimi vazhdon, ëndrra është ende gjallë appeared first on Sinjali.

Kallas: Sulmet e reja nga Irani dhe SHBA-tĂ« ndĂ«rlikojnĂ« bisedimet pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s

Shefja e politikĂ«s sĂ« jashtme tĂ« Bashkimit Evropian, Kaja Kallas pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« “X” ka reaguar lidhur me sulmet e reja nga Irani dhe SHBA-tĂ« nĂ« rajonin e Lindjes sĂ« Mesme. Kallas nĂ« reagimin e saj theksoi se sulmet po i ndĂ«rlikojnĂ« bisedimet pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s.

“ShkĂ«mbimi i zjarrit midis SHBA-sĂ« dhe Iranit po i ndĂ«rlikon mĂ« tej bisedimet tashmĂ« tĂ« tensionuara pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s. Sulmet e Iranit ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit janĂ« tĂ« papranueshme”, shkroi Kalas nĂ« njĂ« postim nĂ« platformĂ«n X.

Të hënën e ardhshme, ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen me homologët e tyre të Gjirit për të diskutuar se si mund të punojmë së bashku për të mbështetur zbatimin e marrëveshjes dhe për të ruajtur lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe Detin e Kuq.

Ushtria amerikane ka nisur një valë të re sulmesh kundër Iranit dhe ka revokuar një licencë që i lejonte Iranit të shesë naftë, pasi tre tankerë u sulmuan me raketa në Ngushticën e Hormuzit, shkruan Abcnews.al.

Ndërkohë, Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit (EASA) tha se linjat ajrore nuk duhet të operojnë në hapësirën ajrore të Iranit dhe Irakut, për shkak të tensioneve të vazhdueshme dhe veprimeve të mundshme të mëtejshme ushtarake.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kallas: Sulmet e reja nga Irani dhe SHBA-tĂ« ndĂ«rlikojnĂ« bisedimet pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s appeared first on Sinjali.

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA anulon vizitën e planifikuar në Izrael

Gazeta izraelite Haaretz ka raportuar se Pete Hegseth, sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, ka anuluar një udhëtim të planifikuar në Izrael , ndërsa dhuna përshkallëzohet në Lindjen e Mesme.

Sipas njoftimeve, Hegseth pritej të takohej me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes Israel Katz .

Ky do të kishte qenë udhëtimi i tij i parë në vend si sekretar i mbrojtjes i SHBA-së, shkruan Abcnews.al.

CNN ishte ai që raportoi i pari për vizitën, tha se ajo u anulua këtë mëngjes edhe pse përgatitjet kishin filluar tashmë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sekretari i Mbrojtjes së SHBA anulon vizitën e planifikuar në Izrael appeared first on Sinjali.

KQZ certifikoi rezultatet, ja se kush janë 120 deputetët e rinj të zgjedhur

Një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare, duke vulosur përbërjen e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve me 53 mandate, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18 mandate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me shtatë mandate. Pjesa tjetër e ulëseve u takojnë partive të komuniteteve joshumicë.

LĂ«vizja VetĂ«vendosje – 53 mandate

Albin Kurti
Glauk Konjufca
Albulena Haxhiu
Hekuran Murati
Donika Gërvalla-Schwarz
Xhelal Sveçla
Avni Dehari
Ejup Maqedonci
Hajrulla Çeku
Mimoza Kusari-Lila
Shqipe Mehmeti Selimi
Andin Hoti
Ilir Kërçeli
Arben Vitia
Saranda Bogujevci
Osman Musliu
Nezir Kraki
Alban Bajrami
Arton Konushevci
Edona Llalloshi
Mefail Bajqinovci
Ardian Gola
Armend Baloku
Armend Muja
Arbëreshë Kryeziu-Hyseni
Arbër Rexhaj
Rufki Suma
Blerim Gashi
Fitore Pacolli-Dalipi
Artane Rizvanolli-Berisha
Adriana Matoshi
Agim Bahtiri
Arjeta Fejza
Taulant Kelmendi
Arbërie Nagavci
Krenare Çerkini
Dimal Basha
Liza Gashi
Labinotë Demi-Murtezi
Artan Abrashi
Adnan Rrustemi
Adelina Grainca
Valon Ramadani
Salih Zyba
Enver Haliti
Fatmire Kollçaku
Valon Hoti
Valon Peci
Drita Pajaziti
Sylejman Meholli
Jeton Raka
Vigan Qorrolli
Fjolla Ujkani

Partia Demokratike e KosovĂ«s (PDK) – 22 mandate

Bedri Hamza
Përparim Gruda
Arian Tahiri
Uran Ismaili
Vlora Çitaku
Sala Jashari
Ganimete Musliu
Enver Hoxhaj
Arben Mustafa
Rrahman Rama
Mërgim Lushtaku
Elmi Reçica
Besa Kabashi-Ramaj
Jakup Nura
Eman Rrahmani
Altin Krasniqi
Artan Behrami
Fadil Demaku
Blerta Deliu-Kodra
Rrustem Mustafa
Eliza Hoxha
Ariana Musliu-Shoshi

Lidhja Demokratike e KosovĂ«s (LDK) – 18 mandate

Vjosa Osmani
Lumir Abdixhiku
Doarsa Kica-Xhelili
Hykmete Bajrami
Avdullah Hoti
Ukë Rugova
Kujtim Shala
Anton Quni
Lutfi Haziri
Armend Zemaj
Besian Mustafa
Janina Ymeri
Ermal Sadiku
Jehona Lushaku-Sadriu
Arben Gashi
Albena Reshitaj
Fadil Hadergjonaj
Paris Guri

Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s (AAK) – 7 mandate

Ardian Gjini ka hequr dorë nga mandati dhe zëvendësohet nga Bekë Berisha.
Daut Haradinaj ka hequr dorë nga mandati dhe zëvendësohet nga Burim Ramadani.

Ramush Haradinaj
Besnik Tahiri
Time Kadrijaj
Albana Bytyqi
Teuta Haxhiu
Bekë Berisha
Burim Ramadani

Lista Serbe – 9 mandate

Zlatan Elek
Igor Simiq
Sërgjan Popoviq
Slavko Simiq
Jovana Radosavljeviq
Liljana Stefanoviq
Milan Joksimoviq
Branislav Nikoliq
Tanja Vujoviq
Partitë e komuniteteve të tjera

Koalicioni Demokratik i Turqve të Kosovës (KDTP)
Fikrim Damka
Fatma Taçi

Za Slobodu, Pravdu i Opstanak (ZSPO)
Nenad Rashiq

Koalicija Vakat
Rasim Demiri

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK)
Elbert Krasniqi

Nova Demokratska Stranka (NDS)
Emilija Rexhepi

Socijaldemokratska Unija (SDU)
Duda Balje

Partia Ashkalinjve për Integrim (PSA)
Artan Asllani

Partia Liberale Egjiptiane (PLE)
Veton Berisha

Jedinstvena Goranska Partija (JGP)
Adem Hoxha

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK)
Albert Kinolli

Mbetet tĂ« shihet se kur do tĂ« thirret seanca konstituive e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« zgjedhur e popullit tĂ« japin betimin dhe tĂ« marrin zyrtarisht mandatin, pĂ«r t’i hapur rrugĂ« formimit tĂ« QeverisĂ« dhe zgjedhjes sĂ« Presidentit mĂ« pas.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ certifikoi rezultatet, ja se kush janë 120 deputetët e rinj të zgjedhur appeared first on Sinjali.

Në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK kryhen dy operacione të rralla

Klinika e Neurokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka realizuar për herë të parë me sukses operime neurokirurgjikale me teknikën e neuroendoskopisë, një metodë moderne dhe minimalisht invazive që përdoret në kirurgjinë e trurit.

Sipas njoftimit të QKUK-së, ndërhyrjet janë kryer më 6 dhe 7 korrik, në bashkëpunim me neurokirurgun nga Gjermania, dr. Gousias Konstantinos, i cili së bashku me ekipin e Klinikës së Neurokirurgjisë udhëhoqi realizimin e këtyre procedurave.

Gjatë kësaj vizite janë kryer me sukses dy ndërhyrje të avancuara kirurgjikale: heqja e një tumori të hipofizës përmes qasjes neuroendoskopike dhe heqja e një tumori të ventrikulit të tretë të trurit, po ashtu me teknikën e neuroendoskopisë.

Në të dy operacionet është përdorur edhe neuronavigatori, një pajisje moderne që mundëson orientim të saktë anatomik gjatë ndërhyrjes. Sipas QKUK-së, përdorimi i kësaj teknologjie rrit sigurinë e procedurës dhe mundëson realizimin e operacioneve me precizion të lartë, sipas standardeve bashkëkohore të neurokirurgjisë.

Sipas SHSKUK-së, të dy pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdojnë trajtimin dhe rikuperimin sipas planit të ekipit mjekësor.

Përveç aspektit klinik, vizita e specialistit nga Gjermania pati edhe rëndësi profesionale dhe edukative për stafin e Klinikës së Neurokirurgjisë. Gjatë procedurave, neurokirurgët, anesteziologët, infermierët instrumentarë dhe personeli i sallës operative morën pjesë në trajnim praktik, duke përfituar njohuri dhe përvojë të drejtpërdrejtë në zbatimin e teknikave moderne të neuroendoskopisë dhe përdorimin e neuronavigatorit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK kryhen dy operacione të rralla appeared first on Sinjali.

Danimarka paralajmĂ«ron mbrojtjen e “çdo centimetri” tĂ« territorit pas deklaratave tĂ« Trumpit pĂ«r GroenlandĂ«n

Kryeministrja e DanimarkĂ«s, Mette Frederiksen, ka deklaruar se vendi i saj Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« mbrojĂ« “çdo centimetĂ«r” tĂ« territorit tĂ« tij, pasi presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara, Donald Trump, riktheu pretendimet pĂ«r marrjen nĂ«n kontroll tĂ« GroenlandĂ«s.

Duke folur nga Samiti i NATO-s në Ankara, Frederiksen përsëriti se Groenlanda nuk është në shitje dhe theksoi se sovraniteti i Danimarkës nuk vihet në diskutim.

“Ne do tĂ« mbrojmĂ« MbretĂ«rinĂ« e DanimarkĂ«s. Jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« mbrojmĂ« çdo centimetĂ«r tĂ« NATO-s, pĂ«rfshirĂ« territorin tonĂ«â€, deklaroi ajo.

Më herët gjatë ditës, Trump tha se Groenlanda mbetet një çështje me rëndësi strategjike për Shtetet e Bashkuara.

“Groenlanda Ă«shtĂ« njĂ« problem i madh pĂ«r ne. Na duhet pĂ«r mbrojtjen e botĂ«s, jo vetĂ«m tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara. ËshtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme. Kjo nuk e ndihmon DanimarkĂ«n”, u shpreh presidenti amerikan.

Frederiksen iu pĂ«rgjigj deklaratave tĂ« Trumpit duke theksuar se “ne jemi njĂ« shtet sovran dhe presim qĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« respektojnĂ« integritetin tonĂ« territorial dhe sovranitetin tonĂ«â€.

Ajo shtoi se Neni 5 i Traktatit të NATO-s, që garanton mbrojtjen kolektive të vendeve anëtare, mbetet garancia më e madhe e sigurisë për Danimarkën.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Danimarka paralajmĂ«ron mbrojtjen e “çdo centimetri” tĂ« territorit pas deklaratave tĂ« Trumpit pĂ«r GroenlandĂ«n appeared first on Sinjali.

Tifozët argjentinas valëvisin flamurin izraelit para trajnerit të Egjiptit, Hossam Hassan pështyn drejt tyre

Një video e krijuar pas ndeshjes së fazës së 1/8-tës së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Egjiptit është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta në mbarë botën.

Në pamje shfaqet një grup tifozësh argjentinas duke valëvitur flamurin izraelit, ndërsa trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ndodhet afër tyre dhe shihet duke pështyrë në drejtim të tyre.

Në rrjetet sociale janë shfaqur pretendime se ky veprim ishte një provokim i qëllimshëm ndaj trajnerit egjiptian, për shkak të deklaratave të tij të mëparshme publike, në të cilat ai ka shprehur mbështetje për palestinezët dhe ka bërë thirrje që të mos harrohen viktimat civile të luftës në Gaza.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar apo prova që dëshmojnë se tifozët kishin për qëllim ta provokonin Hassanin me flamujt e tyre. Motivi i veprimeve të tyre mbetet objekt interpretimesh të ndryshme në rrjetet sociale.

Hossam Hassan ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare ditët e fundit me deklaratat e tij lidhur me situatën në Gaza. Pas kualifikimit të Egjiptit në fazat eliminatore të Kupës së Botës, ai deklaroi se sukseset sportive nuk duhet të largojnë vëmendjen nga vuajtjet njerëzore dhe shprehu solidaritet me viktimat civile të konfliktit.

Gjatë një prej paraqitjeve të tij të mëparshme publike, ai mbante flamurin palestinez, veprim që shkaktoi reagime të shumta në publikun ndërkombëtar.

Pas humbjes 3-2 të Egjiptit ndaj Argjentinës dhe eliminimit nga Kupa e Botës, vëmendja e një pjese të publikut nuk u përqendrua vetëm te ngjarjet në fushë, por edhe te skenat në tribuna, pamjet e të cilave vazhdojnë të shpërndahen gjerësisht në internet.

Argjentina fitoi 3-2 dhe siguroi kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës, ndërsa pamjet nga tribunat dhe interpretimet rreth tyre pritet të vazhdojnë të diskutohet edhe më tej.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tifozët argjentinas valëvisin flamurin izraelit para trajnerit të Egjiptit, Hossam Hassan pështyn drejt tyre appeared first on Sinjali.

Uji në liqenet e Batllavës dhe Badocit ende me nivel të ulët të mbushjes

Liqeneve tĂ« Badocit dhe BatllavĂ«s u mungojnĂ« rreth dy metra ujĂ« pĂ«r tĂ« arritur nivelin maksimal tĂ« mbushjes, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Prishtina”.

Sipas njoftimit tĂ« KRU “PrishtinĂ«s”, gjendja aktuale e kĂ«tyre dy liqeneve Ă«shtĂ« nĂ« nivel tĂ« ulĂ«t tĂ« mbushjes, ndĂ«rsa rezervat ujore vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ«n nivelin optimal.

“Gjendja aktuale e liqeneve: Liqenit tĂ« BatllavĂ«s i mungojnĂ« edhe 1.23 m pĂ«r tĂ« arritur nivelin maksimal tĂ« mbushjes. Liqenit tĂ« Badocit i mungojnĂ« edhe 1.90 m pĂ«r tĂ« arritur nivelin maksimal tĂ« mbushjes”, thuhet nĂ« njoftim.

KRU “Prishtina” mĂ« tej ka bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r ruajtjen dhe mbrojtjen e burimeve tĂ« ujit, duke kĂ«rkuar nga qytetarĂ«t qĂ« tĂ« pĂ«rdorin ujin nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rgjegjshme.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Uji në liqenet e Batllavës dhe Badocit ende me nivel të ulët të mbushjes appeared first on Sinjali.

Brazili merr vendim për të ardhmen e Ancelottit

Pavarësisht zhgënjimit në Kupën e Botës 2026 dhe spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij, Carlo Ancelotti do të vazhdojë të jetë trajner i Kombëtares së Brazilit.

Federata Braziliane e Futbollit ka vendosur t’i qĂ«ndrojĂ« besnike projektit me teknikun italian, duke konfirmuar besimin nĂ« punĂ«n e tij dhe duke respektuar kontratĂ«n e tij.

Brazili ishte njĂ« nga favoritĂ«t pĂ«r tĂ« shkuar larg nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s 2026, por rrugĂ«timi i “Seleçaos” pĂ«rfundoi mĂ« herĂ«t se sa ishte pritur.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti u eliminua në fazën e 1/8 së finales, pasi u mposht me rezultat 2:1 nga Norvegjia.

Pas këtij eliminimi nisën menjëherë spekulimet se trajneri italian mund të largohej nga posti i selektorit, për shkak të pritshmërive të larta që shoqëronin Brazilin në këtë turne.

MegjithatĂ«, sipas raportimit tĂ« gazetarit Fabrizio Romano, Federata Braziliane ka vendosur tĂ« vazhdojĂ« bashkĂ«punimin me Ancelottin dhe t’i japĂ« atij kohĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« skuadĂ«r tĂ« re konkurruese.

Trajneri italian do tĂ« mbetet nĂ« krye tĂ« “Seleçaos”, me synimin pĂ«r tĂ« pĂ«rgatitur ekipin pĂ«r sfidat e ardhshme, pĂ«rfshirĂ« Copa AmĂ©rica-n dhe mĂ« pas KupĂ«n e BotĂ«s 2030.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Brazili merr vendim për të ardhmen e Ancelottit appeared first on Sinjali.

Mijëra njerëz nisen në Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Disa mijĂ«ra pjesĂ«marrĂ«s u nisĂ«n nĂ« kĂ«mbĂ« nga Nezuku, pranĂ« TuzllĂ«s, pĂ«r “Marshin e Paqes” prej rreth 100 kilometrash drejt SrebrenicĂ«s, pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« homazhe pĂ«r viktimat e gjenocidit tĂ« kryer nĂ« vitin 1995 nĂ« zonĂ«n e mbrojtur tĂ« Organizata e Kombeve tĂ« Bashkuara.

Ata do të ecin për tri ditë përgjatë të njëjtave shtigje nëpër të cilat banorët e Srebrenicës, në korrik të vitit 1995, u përpoqën të shkonin drejt territorit të lirë në Tuzllë ose Klladanj.

ËshtĂ« planifikuar qĂ« ata tĂ« mbĂ«rrijnĂ« nĂ« Potoçari nĂ« mbrĂ«mjen e 10 korrikut, ndĂ«rsa mĂ« 11 korrik tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« shĂ«nimin e pĂ«rvjetorit dhe nĂ« ceremoninĂ« e varrimit kolektiv nĂ« varrezat e QendrĂ«s Memoriale tĂ« SrebrenicĂ«s nĂ« Potoçari.

“Marshi i Paqes” organizohet qĂ« nga viti 2005 dhe numri i pjesĂ«marrĂ«sve rritet çdo vit.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje është ndërtimi, forcimi dhe ruajtja e kulturës së kujtesës për gjenocidin e kryer ndaj boshnjakëve në Srebrenicë.

Këtë vit, në Qendrën Memoriale të Srebrenicës në Potoçari do të varrosen 10 viktima të gjenocidit të Srebrenicës.

Viktima më e re është Senad Jusiq, i lindur në vitin 1975. Ai u zhduk në korrik të vitit 1995 në zonën e Bratuncit, ndërsa mbetjet e tij mortore u zhvarrosën në vitin 2022.

Viktima më e moshuar është Ramo Dautoviq, i lindur në vitin 1939, i cili u zhduk në zonën e Zvornikut.

Deri më tani, në Qendrën Memoriale të Srebrenicës në Potoçari janë varrosur 6.772 viktima të gjenocidit të Srebrenicës, ndërsa rreth 250 të vrarë janë varrosur në vende të tjera, sipas kërkesës së familjeve të tyre. Mbi 1.000 persona nga Srebrenica dhe komunat përreth vazhdojnë të figurojnë të zhdukur, raporton rel.

Në Srebrenicë dhe zonat përreth, në korrik të vitit 1995, forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska vranë më shumë se 8.300 boshnjakë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2007 nxori një aktgjykim, në të cilin konstatoi se në korrik të vitit 1995, në Srebrenicë, e cila atëherë ishte zonë e mbrojtur e OKB-së, Ushtria e Republikës Sërpska kreu gjenocid.

E njëjta gjykatë e shpalli Serbinë përgjegjëse për mosparandalimin e gjenocidit dhe konstatoi se ajo kishte shkelur detyrimin për të ndëshkuar autorët e gjenocidit.

Para gjykatave të ndryshme, deri më tani më shumë se 50 persona janë dënuar me rreth 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë.

Me burgim të përjetshëm janë dënuar, ndër të tjerë, ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i ushtrisë së këtij entiteti, Ratko Mlladiq.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mijëra njerëz nisen në Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë appeared first on Sinjali.

Çmimet e naftĂ«s rriten pĂ«rsĂ«ri pasi Trump shpalli armĂ«pushimin ‘tĂ« pĂ«rfunduar’

Tregjet e naftĂ«s kanĂ« reaguar menjĂ«herĂ« pas deklaratĂ«s sĂ« presidentit amerikan, Donald Trump, se armĂ«pushimi “ka marrĂ« fund”, pas pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« tensioneve mes Shteteve tĂ« Bashkuara dhe Iranit.

Pak para deklaratës së Trumpit, një fuçi nafte tregtohej me pak më pak se 76 dollarë, ndërsa në orën 09:45 sipas kohës britanike (BST), çmimi kaloi mbi 78 dollarë dhe vijoi me tendencë rritjeje.

Rritja e çmimeve të naftës vjen pas shkëmbimit të sulmeve gjatë natës mes Iranit dhe SHBA-së.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çmimet e naftĂ«s rriten pĂ«rsĂ«ri pasi Trump shpalli armĂ«pushimin ‘tĂ« pĂ«rfunduar’ appeared first on Sinjali.

Xhaka shpërthen në lot pas historisë së Zvicrës: Tani vjen qëllimi numër pesë

Granit Xhaka nuk i ka mbajtur lotĂ«t pas kualifikimit historik tĂ« ZvicrĂ«s nĂ« çerekfinale tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s. Pas penalltisĂ« vendimtare tĂ« Ruben Vargas ndaj KolumbisĂ«, qĂ« i siguroi “helvetikĂ«ve” kalimin tutje, kapiteni zviceran u rrĂ«zua nĂ« tokĂ« duke qarĂ«, duke pĂ«rjetuar njĂ« nga momentet mĂ« tĂ« veçanta tĂ« karrierĂ«s sĂ« tij.

Teksa tifozët zviceranë festonin kualifikimin, Xhaka nuk iu bashkua menjëherë shokëve të skuadrës, por ndaloi për një moment për ta përjetuar i vetëm emocionin e madh.

“PĂ«r mua ishte njĂ« lehtĂ«sim i pastĂ«r. NjerĂ«zit qĂ« mĂ« njohin e dinĂ« se gjithmonĂ« i bĂ«j shumĂ« presion vetes”, ka shpjeguar Xhaka pas ndeshjes.

“VetĂ«m doja tĂ« shijoja pak momentin. Nuk e kuptoni menjĂ«herĂ« se çka ndodhi. Ishte thjesht e pabesueshme dhe diçka pĂ«r tĂ« cilĂ«n ne si lojtarĂ«, staf, anĂ«tarĂ« tĂ« familjeve dhe i gjithĂ« vendi mund tĂ« jemi krenarĂ«â€, ka shtuar kapiteni i ZvicrĂ«s.

Megjithatë, për Xhakën ky sukses nuk është fundi i rrugëtimit. Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane ka bërë të qartë se synimet e ekipit janë rritur pas arritjes historike.

“QĂ«llimi ynĂ« numĂ«r njĂ« ishte tĂ« paraqitemi nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s. QĂ«llimi numĂ«r dy ishte tĂ« kalonim fazĂ«n e grupeve dhe qĂ«llimi i tretĂ« tĂ« avanconim nĂ« raundin tjetĂ«r. Ne arritĂ«m qĂ«llimin e katĂ«rt tani dhe bĂ«mĂ« histori nĂ« kĂ«tĂ« proces. Tani vjen qĂ«llimi numĂ«r pesĂ«â€, ka theksuar Xhaka.

PĂ«r ta shkruar historinĂ« edhe mĂ« tej dhe pĂ«r tĂ« siguruar paraqitjen e parĂ« tĂ« ZvicrĂ«s nĂ« gjysmĂ«finale tĂ« njĂ« turneu tĂ« madh, skuadra e Murat Yakin duhet tĂ« pĂ«rballet me njĂ« kundĂ«rshtar gjigant – ArgjentinĂ«n, kampionen nĂ« fuqi tĂ« botĂ«s, me Lionel Messin nĂ« pĂ«rbĂ«rje.

Duke folur për përballjen me yllin argjentinas, Xhaka ka vlerësuar epokën e madhe të futbollit që ka sjellë Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“ËshtĂ« privilegj i madh tĂ« jesh nĂ« gjendje tĂ« luash nĂ« epokĂ«n e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ata janĂ« dy nga lojtarĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dhenj nĂ« histori”, ka thĂ«nĂ« ai, duke shmangur pĂ«rfshirjen nĂ« debatin se cili prej tyre Ă«shtĂ« mĂ« i miri.

PĂ«rballja ndaj ArgjentinĂ«s ka edhe njĂ« histori tĂ« veçantĂ« pĂ«r XhakĂ«n. Ai dhe Ricardo Rodriguez janĂ« dy lojtarĂ«t e vetĂ«m tĂ« ZvicrĂ«s qĂ« ishin nĂ« fushĂ« nĂ« humbjen e fundit ndaj “Albicelesteve” nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s, nĂ« vitin 2014.

Atëherë, Zvicra u eliminua në 1/8 e finales pas golit të Angel Di Marias në minutën e 118-të të vazhdimeve.

“Viti 2014 na lĂ«ndoi, pothuajse i mundĂ«m argjentinasit”, kujton Xhaka.

Tashmë, pas 12 vitesh, Zvicra ka mundësinë për revansh ndaj Argjentinës dhe për një tjetër kapitull historik në Kupën e Botës.

Përzgjedhësi Murat Yakin ka vlerësuar lart rolin e Xhakës në këtë rrugëtim, duke e cilësuar atë një lider të padiskutueshëm.

“Ai gjithnjĂ« ka motivuar ekipin me fjalĂ«t e tij. Ai Ă«shtĂ« njĂ« kapiten absolut, qĂ« ka arritur kĂ«tĂ« me ne. Ai ka vuajtur dhe ka luftuar. PĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si Ă«shtĂ«, nuk e dimĂ« nĂ«se ky Ă«shtĂ« BotĂ«rori i tij i fundit”, ka deklaruar Yakin.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Xhaka shpërthen në lot pas historisë së Zvicrës: Tani vjen qëllimi numër pesë appeared first on Sinjali.

Trumpi kritikon sërish NATO-n: Spanja është partnere e tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar sërish aleancën e NATO-s, duke thënë se nuk është i kënaqur me mënyrën se si është trajtuar SHBA-ja në çështjen e Grenlandës dhe me refuzimin e disa vendeve për ta ndihmuar lidhur me Iranin.

Trump ka folur për këtë temë gjatë ditës së dytë të Samitit të NATO-s në Ankara, ku ka veçuar edhe shtetet që, sipas tij, nuk kanë ofruar mbështetje të mjaftueshme.

Në veçanti, ai ka kritikuar Spanjën, duke e quajtur një partnere të dobët brenda NATO-s dhe duke bërë thirrje për ndërprerje të raporteve tregtare me të.

“Spanja Ă«shtĂ« partnere e tmerrshme nĂ« NATO. Ata nuk marrin pjesĂ«, ata nuk paguajnĂ«. Nuk dua asgjĂ« qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me SpanjĂ«n. ShkĂ«putni tĂ« gjithĂ« tregtinĂ« me SpanjĂ«n, pĂ«rfshirĂ« vizitat. Nuk duam asgjĂ«. Le t’i shohim tek vrapojnĂ« pĂ«r t’u kthyer”, ka thĂ«nĂ« Trump.

Duke folur për çështjen e Grenlandës, presidenti amerikan ka deklaruar se NATO-ja nuk e ka trajtuar siç duhet Shtetet e Bashkuara.

Trump ka thĂ«nĂ« se “Grenlanda Ă«shtĂ« problem i madh”, duke shtuar se SHBA-ja po shpenzon shumĂ« pĂ«r mbrojtjen e shteteve nga Rusia, ndĂ«rsa, sipas tij, nuk po merr mbĂ«shtetje tĂ« mjaftueshme nĂ« kĂ«mbim.

Ai gjithashtu ka pĂ«rsĂ«ritur se “nuk Ă«shtĂ« i lumtur me NATO-n, pĂ«r atĂ« qĂ« ka bĂ«rĂ« me GrenlandĂ«n” dhe pĂ«r qĂ«ndrimin e disa vendeve lidhur me Iranin.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trumpi kritikon sërish NATO-n: Spanja është partnere e tmerrshme appeared first on Sinjali.

Dy deputetë të AAK-së heqin dorë nga mandati

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, dhe kandidati tjetër i kësaj partie, Daut Haradinaj, kanë hequr dorë nga mandatet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, në mbledhjen e sotme të këtij institucioni.

Sipas Radoniqit, KQZ-ja ka pranuar dy email-e nga kandidatët e AAK-së, përmes të cilave ata kanë njoftuar tërheqjen nga pranimi i mandateve të deputetëve.

“Dje kam pranuar dy email-a nga kandidatĂ«t nga radhĂ«t e AAK-sĂ«. Kandidati Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj, tĂ« cilĂ«t kanĂ« deklaruar se tĂ«rhiqen nga pranimi i mandatit tĂ« deputetit”, ka deklaruar Radoniqi.

NĂ« vend tĂ« tyre, mandatet e deputetĂ«ve nga radhĂ«t e AAK-sĂ« do t’i marrin BekĂ« Berisha dhe Burim Ramadani.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy deputetë të AAK-së heqin dorë nga mandati appeared first on Sinjali.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke i hapur rrugë procesit të formimit të institucioneve të reja.

Vendimi për certifikimin e rezultateve është marrë unanimisht nga anëtarët e KQZ-së. Pas këtij hapi, Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet brenda 30 ditësh për seancën konstituive, ku pritet të zgjidhen kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese duke siguruar 53 ulëse në Kuvend, me 47.13 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës është renditur e dyta me 22 ulëse dhe 19.44 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 18 ulëse me 16.69 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar shtatë ulëse në Kuvend, me 6.74 për qind të votave.

Pas certifikimit të rezultateve, sipas Kushtetutës së Kosovës, seanca konstituive duhet të mbahet brenda 30 ditësh. Në këtë seancë duhet të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet kryesia e tij dhe më pas të vazhdojnë procedurat për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

Ndërkohë, interpretimet politike dhe juridike kanë qenë të ndryshme sa i përket rendit të hapave institucionalë, konkretisht nëse duhet të procedohet fillimisht me zgjedhjen e presidentit apo me formimin e Qeverisë.

NĂ« listĂ«n e deputetĂ«ve tĂ« certifikuar ka pasur edhe ndryshime. Dy pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« AleancĂ«s pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s, Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj, kanĂ« hequr dorĂ« nga mandatet e deputetĂ«ve. NĂ« vend tĂ« tyre, ulĂ«set do t’i marrin BekĂ« Berisha dhe Burim Ramadani.

LĂ«vizja VetĂ«vendosje – 53 ulĂ«se

Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika GĂ«rvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Ejup Maqedonci, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari Lila, Shqipe Mehmeti Selimi, Andin Hoti, Ilir KĂ«rçeli, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Osman Musliu, Nezir Kraki, Alban Bajrami, Arton Konushevci, Edona Llalloshi, Mefail Bajqinovci, Ardian Gola, Armend Baloku, Armend Muja, ArbĂ«reshĂ« Kryeziu Hyseni, ArbĂ«r Rexhaj, Rufki Suma, Blerim Gashi, Fitore Pacolli Dalipi, Artane Rizvanolli Berisha, Adriana Matoshi, Agim Bahtiri, Arjeta Fejza, Taulant Kelmendi, ArbĂ«rie Nagavci, Krenare Çerkini, Dimal Basha, Liza Gashi, LabinotĂ« Demi Murtezi, Artan Abrashi, Adnan Rrustemi, Adelina Grainca, Valon Ramadani, Salih Zyba, Enver Haliti, Fatmire Kollçaku, Valon Hoti, Valon Peci, Drita Pajaziti, Sylejman Meholli, Jeton Raka, Vigan Qorrolli dhe Fjolla Ujkani.

Partia Demokratike e KosovĂ«s – 22 ulĂ«se

Bedri Hamza, PĂ«rparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Ganimete Musliu, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Rrahman Rama, MĂ«rgim Lushtaku, Elmi Reçica, Besa Kabashi Ramaj, Jakup Nura, Eman Rrahmani, Altin Krasniqi, Artan Behrami, Fadil Demaku, Blerta Deliu Kodra, Rrustem Mustafa, Eliza Hoxha dhe Ariana Musliu Shoshi.

Lidhja Demokratike e KosovĂ«s – 18 ulĂ«se

Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Lutfi Haziri, Armend Zemaj, Besian Mustafa, Janina Ymeri, Ermal Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Arben Gashi, Albena Reshitaj, Fadil Hadergjonaj dhe Paris Guri.

Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s – 7 ulĂ«se

Bekë Berisha, Ramush Haradinaj, Burim Ramadani, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Albana Bytyqi dhe Teuta Haxhiu.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit appeared first on Sinjali.

Pezullimi i dy inspektorĂ«ve nĂ« AKRK, Gresa Latifi ngre akuza pĂ«r “hakmarrje institucionale”

Brenda pak muajsh, dy inspektorë hetues të konkurrencës në Autoritetin e Konkurrencës së Republikës së Kosovës (AKRK) janë pezulluar nga puna pa pagesë për një periudhë prej gjashtë muajsh.

Më 27 prill 2026, Komisioni Disiplinor i AKRK-së kishte shqiptuar masën e pezullimit ndaj inspektores hetuese të konkurrencës, Gresa Latifi, ndërsa më 2 korrik 2026 e njëjta masë është marrë edhe ndaj inspektorit hetues të konkurrencës, Shemsi Elezi.

Raste për të cilat ka raportuar ekskluzivisht:

Sipas vendimeve të Komisionit Disiplinor, ndaj Latifit dhe Elezit ishin zhvilluar procedura disiplinore, ku institucioni kishte konstatuar shkelje të rënda të detyrës zyrtare.

Në rastin e Latifit, Komisioni kishte përmendur deklarime të pabazuara, komunikim joprofesional, mosrespektim të hierarkisë institucionale dhe paraqitje të pretendimeve ndaj drejtuesve të institucionit, të cilat, sipas vendimit, nuk ishin të mbështetura me prova.

Ndërkaq, për Elezin, Komisioni kishte konstatuar se ai kishte refuzuar të merrte pjesë në një inspektim të përbashkët me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Administratën Tatimore të Kosovës, nuk kishte dorëzuar raportet mujore brenda afateve të përcaktuara dhe kishte komunikuar jashtë zinxhirit hierarkik.

Pas këtyre vendimeve, Gresa Latifi ka reaguar publikisht, duke kundërshtuar arsyetimin e masave disiplinore dhe duke pretenduar se pezullimi i saj dhe i kolegut të saj lidhet me denoncimet për parregullsi brenda institucionit.

“Po e them me bindje tĂ« plotĂ« se, nga i gjithĂ« stafi i Sekretariatit tĂ« Autoritetit tĂ« KonkurrencĂ«s, vetĂ«m unĂ« dhe z. Elezi nuk kemi heshtur asnjĂ«herĂ« pĂ«rballĂ« paligjshmĂ«rive qĂ«, sipas bindjes sonĂ« dhe fakteve qĂ« kemi denoncuar, po ndodhin tash e mĂ« shumĂ« se tre vite nĂ« kĂ«tĂ« institucion.”, thuhet nĂ« reagim.

Ajo ka thĂ«nĂ« se masat disiplinore ndaj tyre janĂ« ndĂ«rmarrĂ« pĂ«r t’i penguar qĂ« tĂ« vazhdojnĂ« ngritjen e shqetĂ«simeve pĂ«r funksionimin e institucionit.

“PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, masat disiplinore po ndĂ«rmerren vetĂ«m ndaj nesh, nĂ« njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« na frikĂ«suar dhe pĂ«r tĂ« na penguar tĂ« vazhdojmĂ« ngritjen e zĂ«rit, si brenda institucionit, ashtu edhe para opinionit publik”, ka thĂ«nĂ« ajo.

Latifi ka kërkuar nga institucionet kompetente që të hetojnë pretendimet e ngritura prej saj.

“Prandaj, i bĂ«j thirrje publike dhe urgjente PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, ProkurorisĂ« sĂ« Shtetit dhe gjykatave kompetente qĂ« tĂ« veprojnĂ« pa vonesĂ«, tĂ« zhvillojnĂ« hetime tĂ« plota, tĂ« pavarura dhe profesionale mbi tĂ« gjitha pretendimet e ngritura dhe tĂ« rikthejnĂ« besimin e qytetarĂ«ve se askush nuk Ă«shtĂ« mbi ligjin”, ka deklaruar Latifi.

Ajo ka përmendur edhe një vendim të organit mbikëqyrës, për të cilin thotë se ka aprovuar një ankesë të saj ndaj një pezullimi të mëparshëm, duke pretenduar se procedura ishte bazuar në supozime dhe jo në fakte të vërtetuara.

Reagimi i plotë:

REAGIM PUBLIK

Heshtja Institucionale po e mban peng Autoritetin e Konkurrencës. Dy vite denoncime zero veprime.

Para një kohe u bë publik pezullimi im nga puna. Tani është bërë publik edhe pezullimi i kolegut tim, z. Shemsi Elezi. Shemsi Elezi

Po e them me bindje të plotë se, nga i gjithë stafi i Sekretariatit të Autoritetit të Konkurrencës, vetëm unë dhe z. Elezi nuk kemi heshtur asnjëherë përballë paligjshmërive që, sipas bindjes sonë dhe fakteve që kemi denoncuar, po ndodhin tash e më shumë se tre vite në këtë institucion.

Pikërisht për këtë arsye, masat disiplinore po ndërmerren vetëm ndaj nesh, në një përpjekje për të na frikësuar dhe për të na penguar të vazhdojmë ngritjen e zërit, si brenda institucionit, ashtu edhe para opinionit publik.

Për më shumë se dy vite, një nga institucionet më të rëndësishme ekonomike të Republikës së Kosovës, Autoriteti i Konkurrencës, është bllokuar në funksionimin e tij. Sipas bindjes sime, zyrtarët përgjegjës kanë pamundësuar ushtrimin normal të kompetencave të anëtarëve të Bordit, duke bllokuar trajtimin e rasteve dhe funksionimin e rregullt të institucionit.

Po ashtu, Ligji pĂ«r ZyrtarĂ«t PublikĂ« parasheh pezullimin e Drejtorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, z. Selajdin Beqa, ndĂ«rsa ndaj tij janĂ« ngritur dy aktakuza qĂ« lidhen me ushtrimin e detyrĂ«s zyrtare. MegjithatĂ«, zbatimi i kĂ«tij detyrimi Ă«shtĂ« penguar fillimisht nga zyrtarĂ«t pĂ«rgjegjĂ«s e mĂ« pas edhe nga titullarja e Institucionit, dhe arsyeja e mos kĂ«tij pezullimit dhe bllokimit i rasteve nĂ«n hetime dhe bllokimi i institucionit Ă«shtĂ« e qartë .!

Në të njëjtën kohë, titullarja ka iniciuar në mënyrë të përsëritur procedura disiplinore ndaj meje, ndonëse ato janë të pabazuara në fakte dhe prova por ne krijimin e insituatave, shpifjeve e deri në bashkëpunime me palë nën hetime. Këto veprime janë ndërmarrë në bashkërendim në grupacion nga disa zyrtarë, me qëllim largimin tim nga vendi i punës sepse qëllimi është largimi im nga trajtimi i rasteve shumë të rëndësishme për tregun e Kosovës që i kisha në procedurë.

Për më tepër, organi mbikëqyrës, duke vendosur për një ankesë timen, i ka kufizuar kompetencën titullares duke ja humbur besimin për të iniciuar procedura disiplinore ndaj meje, duke konstatuar shkelje të dispozitave të Ligjit për Zyrtarët Publikë. Pavarësisht këtij vendimi, procedurat janë iniciuar sërish, ndërsa Drejtori i Administratës, në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Disiplinor, ka vazhduar procedimin e tyre dhe ka marrë masa disiplinore ndaj meje.

Të gjitha këto rrethana, të marra së bashku, ngrenë dyshime serioze për veprim të koordinuar brenda institucionit, me qëllim të pengimit të zbatimit të ligjit, ndëshkimit të zyrtarëve që denoncojnë parregullsitë dhe mbrojtjes së interesave të caktuara në dëm të ligjshmërisë dhe funksionimit normal të institucionit. Pikërisht për këtë arsye kërkoj një hetim të plotë, të pavarur dhe profesional nga organet kompetente.

Pezullimi im dhe ai i z. Shemsi Elezi nuk lidhen me ndonjë shkelje të detyrës zyrtare. Arsyeja e vetme është se kemi refuzuar të heshtim dhe kemi kundërshtuar veprimet që i kemi konsideruar të kundërligjshme dhe të dëmshme për institucionin. Kjo është forma më e pastër e hakmarrjes institucionale ndaj atyre që denoncojnë parregullsitë.

Kujtoj opinionin publik se ndaj z. Selajdin Beqa është ngritur aktakuzë lidhur me rastin e sulmit fizik ndaj z. Shemsi Elezi në ambientet e institucionit. Megjithatë, ai vazhdon të ushtrojë detyrën dhe, për më tepër, merr pjesë në proceset disiplinore që kanë rezultuar me pezullimin tonë. Kjo ngre dyshime serioze për konflikt interesi dhe cenim të paanshmërisë së procedurave disiplinore.

Po aq shqetësues është fakti se zyrtarë që, sipas pretendimeve tona, kanë refuzuar të zbatojnë detyrimet ligjore në këtë rast, janë përfshirë në komisionet disiplinore që kanë vendosur për pezullimin tonë. Kjo e minon besimin në ligjshmërinë dhe objektivitetin e këtyre vendimeve.

Edhe më shqetësues mbetet fakti se, pavarësisht kallëzimeve penale, padive dhe provave që kemi dorëzuar tash e dy vite, deri më sot nuk kemi parë një reagim efektiv nga organet kompetente. Heshtja institucionale përballë dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tejkalim të kompetencave dhe shkelje të tjera të mundshme ligjore vetëm sa e thellon mosbesimin e qytetarëve në sundimin e ligjit.

Vlen të thekësohet se për të gjitha ankesat nga ana ime kundër masave disiplinore ndaj meje, janë marrë vendime pozitive në favorin tim nga organet kompetente, dëshmi e qartë që asnjë shkelje për tri vite nuk ka qenë nga ana ime.

KĂ«tĂ« muaj, kam pranuar Vendimin e organit mbikqyrĂ«s ku nĂ« shkallĂ«n e parĂ« kan aprovuar ankesĂ«n time pĂ«r pezullimin e parĂ« nga vendi i punĂ«s, po e ndaj me ju njĂ« pjesĂ« nga Vendimi, citim: “ Kolegji I KĂ«shillit referuar kuadrit ligjor si mĂ« sipĂ«r, ka analizat aktin e kundĂ«rshtuar nĂ« ndĂ«rlidhjen me provat materiale tĂ« parashtuara nga palĂ«t nĂ« procedurĂ« dhe si rrjedhojĂ« konstatoi se akti i kundĂ«rshtuar me ankesĂ« Ă«shtĂ« nxjerrĂ« mĂ« vĂ«rtetim jo tĂ« drejtĂ« tĂ« fakteve relevante dhe si pasojĂ« Ă«shtĂ« nxjerrĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin material, sepse kĂ«rkesa pĂ«r inicimin e procedurĂ«s disiplinore ndaj ankuesĂ«s Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mbi bazĂ«n e supozimeve”.

Pra, komisioni disiplinor, I krijuar nga zyrtar që vetë duhen të jenë në pezullim, dhe me konflikt të pastër interesi, më pezullojn nga vendi i punës në bazë të pretendimeve, pa asnjë shkelje reale nga ana ime te konstatuar me prova. Këtu është një pyetje që duhet ta parashtrojn organet e rendit, Pse ky komision po bënë shkelje të rënda duke pezulluar zyrtarë nga vendi i punës pa asnjë faktë dhe provë për shkelje, sepse përgjigja do të ishte interesante, (kam qenë e pandëgjuar kur kanë tentuar të më ndërhyjnë në rastet nën hetime, e po ashtu duke mi marrë rastet jashtëligjshëm dhe dhunshëm, për ti bllokuar më pastaj).

Prandaj, i bëj thirrje publike dhe urgjente Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe gjykatave kompetente që të veprojnë pa vonesë, të zhvillojnë hetime të plota, të pavarura dhe profesionale mbi të gjitha pretendimet e ngritura dhe të rikthejnë besimin e qytetarëve se askush nuk është mbi ligjin.

Nuk do të hesht. Nuk do të tërhiqem. Lufta ime është për të mbrojtur ligjshmërinë dhe mbrojtjen e interesit publik, dhe nuk mbyll sytë para keqpërdorursve të pozitave zyrtare për interese të tyre personale.

Me respekt!

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pezullimi i dy inspektorĂ«ve nĂ« AKRK, Gresa Latifi ngre akuza pĂ«r “hakmarrje institucionale” appeared first on Sinjali.

Nipi ther me thikë xhaxhanë e tij në Kamëz, arrestohet 16 vjeçari

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosje në Kamëz, ku një 16-vjeçar ka goditur me thikë xhaxhanë e tij.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy tyre, ndërsa i mituri është arrestuar nga policia pas ndërhyrjes së uniformave blu.

Shkak i ngjarjes dyshohet tĂ« jetĂ« bĂ«rĂ« ‘spiunimi’ i xhaxhait te babai i tĂ« miturit, pasi konsumonte lĂ«ndĂ« narkotike, shkruan Tch.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nipi ther me thikë xhaxhanë e tij në Kamëz, arrestohet 16 vjeçari appeared first on Sinjali.

Edi Rama në Ankara për samitin e NATO-s, takohet me Mark Rutte

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në samitin e radhës të NATO-s.

Gjatë këtij takimi të liderëve të Aleancës veri-atlantike, Rama pritet të zhvillojë bisedime me përfaqësues të shteteve të ndryshme, ndërsa në fokus të diskutimeve do të jenë siguria ndërkombëtare dhe sfidat aktuale me të cilat përballet NATO.

Pas arritjes në kryeqytetin turk, kryeministri shqiptar ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Takimi është mbajtur në kuadër të aktiviteteve të samitit, ku krerët e vendeve anëtare po shqyrtojnë mënyrat për të rritur bashkëpunimin dhe koordinimin mes aleatëve.

GjatĂ« vizitĂ«s nĂ« Ankara, Rama pritet tĂ« takohet edhe me Presidentin e TurqisĂ«, Recep Tayyip Erdoğan, nĂ« njĂ« takim dypalĂ«sh.

Pjesëmarrja e kreut të qeverisë shqiptare në këtë samit lidhet me rolin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe angazhimin e saj për forcimin e sigurisë euroatlantike.

Samiti në Ankara pritet të trajtojë zhvillimet e fundit në fushën e mbrojtjes, rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe bashkërendimin e vendeve aleate përballë sfidave të reja globale.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edi Rama në Ankara për samitin e NATO-s, takohet me Mark Rutte appeared first on Sinjali.

Trumpi thotĂ« se memorandumi i mirĂ«kuptimit me Iranin “ka marrĂ« fund”

Presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se memorandumi i mirĂ«kuptimit me Iranin “ka marrĂ« fund”, pas pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« tensioneve dhe sulmeve tĂ« kryera nga tĂ« dyja palĂ«t gjatĂ« orĂ«ve tĂ« fundit.

Duke folur nga Samiti i NATO-s në Turqi, Trump ka thënë se nuk dëshiron të merret më me zyrtarët iranianë, duke i kritikuar ashpër ata.

“Me aq sa jam nĂ« dijeni, Ă«shtĂ« thjesht humbje kohe tĂ« merremi me ta. JanĂ« gĂ«njeshtarë  Ka diçka qĂ« nuk shkon me ta. JanĂ« tĂ« çuditshĂ«m. Me sa kam informata unĂ«, ka marrĂ« fund”, ka deklaruar Trump.

Ai gjithashtu i ka pĂ«rshkruar iranianĂ«t si “tĂ« sĂ«murĂ« e tĂ« dhunshĂ«m”.

Deklarata e presidentit amerikan vjen pas shkëmbimit të zjarrit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në orët e fundit, përfshirë përplasjet rreth Ngushticës së Hormuzit dhe bazave amerikane në Lindjen e Mesme.

Pavarësisht një armëpushimi të arritur javë më herët, i cili synonte hapjen e rrugës drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje, tensionet mes dy vendeve janë rikthyer.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trumpi thotĂ« se memorandumi i mirĂ«kuptimit me Iranin “ka marrĂ« fund” appeared first on Sinjali.

❌