❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Brazili përmbys Japoninë dhe siguron biletën për në 1/8-at e Kupës së Botës

HJUSTON, 30 qershor, ATSH/ Brazili shmangu një eliminim të bujshëm dhe siguroi kualifikimin në 1/8-at e finales së Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Japoninë me rezultatin 2-1 në një ndeshje dramatike të luajtur në Hjuston.

Japonia kaloi në avantazh në minutën e 29-të me Kaishu Sano, duke befasuar pesë herë kampionët e botës dhe duke mbyllur pjesën e parë në epërsi. Ekipi aziatik u mbrojt me disiplinë dhe vuri në vështirësi brazilianët me kundërsulme të rrezikshme.

NĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti reagoi. Casemiro barazoi shifrat nĂ« minutĂ«n e 56-tĂ« me njĂ« goditje me kokĂ«, ndĂ«rsa kur gjithçka dukej se po shkonte drejt kohĂ«s shtesĂ«, Gabriel Martinelli realizoi golin e fitores nĂ« minutĂ«n e 95-tĂ«, duke vulosur pĂ«rmbysjen spektakolare tĂ« “Seleçaos”.

Me kĂ«tĂ« fitore, Brazili avancon nĂ« 1/8-at e finales, ku do tĂ« pĂ«rballet me fituesin e çiftit Norvegji–Bregu i FildishtĂ«. NdĂ«rkohĂ«, Japonia largohet nga turneu pas njĂ« paraqitjeje dinjitoze qĂ« pĂ«r pak i dhuroi njĂ« nga surprizat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« BotĂ«rorit. 

The post Brazili përmbys Japoninë dhe siguron biletën për në 1/8-at e Kupës së Botës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Blackie, bashkëudhëtarja e Gjon Milit

SHKODËR, 30 qershor /ATSH/ Jo tĂ« gjitha historitĂ« e njĂ« fotografi tĂ« madh lidhen me aparatin apo personazhet qĂ« ai ka fotografuar. Disa prej tyre kanĂ« si protagoniste edhe një mace.

VizitorĂ«t e ekspozitĂ«s “Gjon Mili: RetrospektivĂ«â€, tĂ« hapur nĂ« Muzeun KombĂ«tar tĂ« FotografisĂ« “Marubi”, kanĂ« mundĂ«si tĂ« njihen edhe me historinĂ« e Blackie-t, maces sĂ« zezĂ« qĂ« u bĂ« shoqĂ«ruesja mĂ« besnike e fotografit shqiptaro-amerikan Gjon Mili.

Historia e Blackie-t nisi pas një kërkese të pazakontë. Mili kishte nevojë për një mace të zezë për të ilustruar një manual ushtarak amerikan, ku modeli duhej të mishëronte cilësi si vigjilenca, qetësia, shpejtësia dhe instinkti i gjuetisë. Blackie i plotësonte të gjitha këto karakteristika.

Por roli i saj nuk u kufizua vetëm në atë projekt. Gjysmë angora dhe gjysmë mace rruge, Blackie u bë pjesë e pandashme e studios dhe jetës krijuese të Milit. E lirë dhe me temperament të fortë, ajo rrinte pranë fotografit sidomos gjatë punës në dhomën e errët, duke e shoqëruar në procesin e printimit të fotografive.

Fotografia “Blackie dhe Mili” (1944) konsiderohet njĂ« nga imazhet mĂ« personale tĂ« artistit. NĂ« tĂ«, Mili shfaqet larg skenave tĂ« njohura me figura si Pablo Picasso dhe Édith Piaf, nĂ« njĂ« moment intim me bashkĂ«udhĂ«taren e tij mĂ« besnike.

Historia e Blackie-t Ă«shtĂ« njĂ« prej shumĂ« rrĂ«fimeve njerĂ«zore qĂ« ekspozita “Gjon Mili: RetrospektivĂ«â€ sjell pĂ«r publikun, duke zbuluar jo vetĂ«m mjeshtĂ«rinĂ« fotografike tĂ« Milit, por edhe anĂ«n e tij personale.

The post Blackie, bashkëudhëtarja e Gjon Milit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci: Konfirmohet cilësia e shkëlqyer e ujit në plazhin e Velipojës

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ Monitorimet e kryera sipas standardeve evropiane kanĂ« konfirmuar cilĂ«sinĂ« e shkĂ«lqyer tĂ« ujit nĂ« plazhin e VelipojĂ«s.

Lajmin e bëri sot të ditur kryetari i bashklisë Shkodër, Benet Beci.

“Monitorimet e kryera sipas standardeve evropiane tĂ« Bathing Water Quality, tĂ« pĂ«rdorura nĂ« tĂ« gjitha vendet e EvropĂ«s pĂ«r vlerĂ«simin e cilĂ«sisĂ« sĂ« ujit tĂ« plazheve, konfirmojnĂ« se cilĂ«sia e ujit tĂ« plazhit nĂ« VelipojĂ« Ă«shtĂ« e shkĂ«lqyer”, u shpreh Beci.

Ky vlerësim, sipas tij, bazohet në analiza të rregullta mikrobiologjike dhe dëshmon se Velipoja vijon të jetë ndër destinacionet bregdetare me ujërat më të pastra në Shqipëri.

Velipoja është një nga plazhet më të mëdha ranore të vendit. Plazhi shtrihet rreth 14 km gjatësi dhe karakterizohet nga hapësira të gjera me rërë, duke e bërë të përshtatshëm sidomos për familje me fëmijë, pasi hyrja në det është graduale.

/m.m/a.f/

The post Beci: Konfirmohet cilësia e shkëlqyer e ujit në plazhin e Velipojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Franca ndalon reklamat pĂ«r Shein, Temu dhe AliExpress

PARIS, 29 qershor /ATSH-DPA/ – Reklamimi pĂ«r platformat ultra tĂ« shpejta tĂ« modĂ«s si Shein, Temu dhe AliExpress do tĂ« ndalohet sĂ« shpejti nĂ« FrancĂ«, pas njĂ« votimi nĂ« Senat nĂ« favor tĂ« njĂ« projektligji qĂ« synon frenimin e praktikĂ«s dĂ«mtuese pĂ«r mjedisin.

Ligji parashikon një ndalim të reklamave në ndërrimin e vitit.

Gjithashtu, influencuesit nuk do të lejohen më të bëjnë reklama, përndryshe përballen me një penalitet.
NdĂ«rsa plani fillimisht ishte tĂ« synonte tĂ« gjithĂ« sektorin e modĂ«s sĂ« shpejtĂ«, masat tani synojnĂ« posaçërisht “platformat ultra-ekspres”, siç e thotĂ« projektligji.

Kjo i referohet kompanive që sjellin në treg një numër veçanërisht të madh produktesh që janë aq të lira sa konsumatorët kanë pak nxitje për të riparuar mallrat e konsumuara.

Me sa duket, markat franceze dhe evropiane nuk po synohen më, por më tepër gjigantë të tillë si markat kineze Shein, Temu dhe AliExpress.

Megjithatë, një përcaktim i saktë i kritereve është ende në pritje.

Franca gjithashtu dëshiron që platformat të paguajnë një kontribut financiar mjedisor në rritje për produkt bazuar në standardet mjedisore.

Faqet e internetit kanë për qëllim gjithashtu të nxisin klientët, nëpërmjet mesazheve, të riparojnë, ripërdorin dhe të praktikojnë përmbajtje gjatë blerjes.

Sipas tekstit të Senatit, sasia e veshjeve në ofertë është rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Produktet ultra të shpejta të modës shiten me çmime të ulëta dhe shpesh përbëhen nga materiale që nuk zgjasin shumë./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Franca ndalon reklamat pĂ«r Shein, Temu dhe AliExpress appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pr/ligji për Shoqëritë Europiane të Bashkëpunimit, mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Agjencia pĂ«r Media dhe Informim (MIA) bĂ«n tĂ« ditur se fermerĂ«t, artizanĂ«t, bizneset e vogla dhe ndĂ«rmarrjet shqiptare do tĂ« kenĂ« mĂ« shumĂ« mundĂ«si pĂ«r t’u lidhur me tregun europian, pĂ«rmes Projektligjit pĂ«r ShoqĂ«ritĂ« Europiane tĂ« BashkĂ«punimit.

“Projektligji pĂ«r ShoqĂ«ritĂ« Europiane tĂ« BashkĂ«punimit krijon njĂ« kuadĂ«r tĂ« ri ligjor qĂ« u mundĂ«son partnerĂ«ve shqiptarĂ« dhe atyre nga vendet e Bashkimit Europian tĂ« bashkojnĂ« kapitalin, ekspertizĂ«n dhe aktivitetin ekonomik”, thuhet nĂ« njoftimin e MIA-sĂ«.

Sipas të dhënave të publikuara, zbatimi i këtij projektligji pritet të krijojë potencial për deri në 100 shoqëri të reja bashkëpunimi, rreth 50 milionë euro aktivitet shtesë në ekonomi dhe afro 1 000 vende të reja pune.

MIA e cilësoi këtë nismë si një tjetër hap konkret në afrimin e ekonomisë shqiptare me standardet dhe tregun e Bashkimit Europian.

/e.xh/a.f/

The post Pr/ligji për Shoqëritë Europiane të Bashkëpunimit, mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HAPËSIRË – Zbulohen dy planetĂ« gjigantĂ« me strukturĂ« si shkumĂ«

NJU JORK, 29 qershor /ATSH/ – AstronomĂ«t kanĂ« zbuluar dy planetĂ« gjigantĂ« jashtĂ« Sistemit Diellor, tĂ« cilĂ«t janĂ« aq tĂ« lehtĂ« sa dendĂ«sia e tyre Ă«shtĂ« mĂ« e ulĂ«t se ajo e tĂ« ashtuquajturit ”pambuku i Ă«mbĂ«l”.

Ata kanë përmasa të ngjashme me Jupiterin,  por janë planetët më pak të dendur të kësaj madhësie të zbuluar deri më sot, sipas AP.

Dy planetët rrotullohen rreth yllit TOI-791, rreth 1 110 vite dritë larg Tokës, në yjësinë Volans.

Zbulimi u bë fillimisht nga teleskopi hapësinor TESS i NASA-s, ndërsa dendësia e tyre u përcaktua përmes vëzhgimeve me teleskopë në Tokë.

Sipas studiueses George Dransfield nga Universiti i Oksfordit, dendĂ«sia e kĂ«tyre planetĂ«ve Ă«shtĂ« e krahasueshme me “njĂ« shtresĂ« tĂ« freskĂ«t shkume rroje”.

Ajo shton se ka të ngjarë që ata të kenë ngjyrë të bardhë ose blu, në varësi të reve në atmosferë, dhe jo rozë si pambuku i ëmbël.

Shkencëtarët besojnë se planetët përbëhen kryesisht nga hidrogjeni dhe heliumi.

PĂ«rbĂ«rja e tyre kimike do tĂ« studiohet mĂ« tej me teleskopin hapĂ«sinor “James Webb Space Telescope”.

Për krahasim, Jupiteri është deri në 35 herë më i dendur se këta dy planetë.

AstronomĂ«t mendojnĂ« se “super-puff”-Ă«t formohen nĂ« fazat e hershme tĂ« lindjes sĂ« njĂ« sistemi planetar, nĂ« rajone tĂ« pasura me gaz, dhe me kalimin e kohĂ«s humbasin njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« materialit tĂ« tyre, duke mbetur jashtĂ«zakonisht tĂ« lehtĂ«.

Studimi Ă«shtĂ« publikuar nĂ« revistĂ«n shkencore “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post HAPËSIRË – Zbulohen dy planetĂ« gjigantĂ« me strukturĂ« si shkumĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BOTËRORI 2026 – Kur pasioni dhe puna krijojnĂ« ”Trionda”-n

ISLAMABAD, 29 qershor /ATSH/ – NĂ« zemĂ«r tĂ« qytetit pakistanez, Sialkot, njĂ« vend i njohur pĂ«r mjeshtĂ«rinĂ« nĂ« prodhimin e topave tĂ« futbollit, lindi njĂ« histori frymĂ«zuese suksesi.

Kjo histori ka nĂ« qendĂ«r Khawaja Masood Akhtar, njĂ« inxhinier civil i cili nuk kishte asnjĂ« lidhje me futbollin kur filloi karrierĂ«n e tij, sipas “Gulf News”.

Ai punonte për hekurudhat pakistaneze dhe nuk e imagjinonte kurrë se një ditë do të bëhej një nga njerëzit më të rëndësishëm në industrinë botërore të futbollit.

NĂ« vitin 1991, me vetĂ«m njĂ« dhomĂ« tĂ« vogĂ«l dhe 20 punonjĂ«s, Akhtar themeloi kompaninĂ« “Forward Sports”.

Fillimet ishin të vështira dhe plot pasiguri.

Kompania prodhonte vetëm një numër të vogël topash në muaj dhe përballej me konkurrencë të fortë.

Megjithatë, ai nuk u dorëzua.

Me shumë punë, këmbëngulje dhe besim te ëndrra e tij, vazhdoi të ecë përpara edhe kur rruga dukej e pamundur.

NjĂ« pikĂ« kthese erdhi nĂ« vitin 1994, kur kompania filloi bashkĂ«punimin me ”Adidas”.

Ky bashkëpunim i hapi dyert e tregut ndërkombëtar dhe e ndihmoi kompaninë të rritej me ritme të shpejta.

Nga njĂ« biznes i vogĂ«l lokal, “Forward Sports” u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« nga prodhuesit mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« topave tĂ« futbollit nĂ« botĂ«.

Sot kompania prodhon miliona topa çdo vit dhe është krenaria e një qyteti të tërë.

Ajo që e bën këtë histori edhe më të veçantë është fakti se topat e përdorur në Kupat e Botës prodhohen pikërisht në Sialkot.

Që nga viti 1982, topat zyrtarë të këtij turneu prestigjioz janë krijuar në këtë qytet.

PĂ«r KupĂ«n e BotĂ«s 2026, çdo gol, çdo pritje e portierit dhe çdo moment historik  realizohet me topin “Trionda” i prodhuar nga kompania e Akhtarit.

Kjo është një arritje që pak njerëz mund ta imagjinojnë.

Një rol të rëndësishëm në këtë sukses kanë edhe gratë që punojnë në fabrikë.

Me duart e tyre ato qepin, kontrollojnë dhe përgatisin topat që më pas përdoren nga futbollistët më të mirë të planetit.

Kompania ka investuar në kushte më të mira pune, transport dhe mbështetje për to, duke u dhënë mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre dhe të kontribuojnë në një histori globale suksesi.

Historia e Khawaja Masood Akhtar është një dëshmi se ëndrrat mund të bëhen realitet pavarësisht vështirësive.

Nga një njeri që nuk kishte përvojë në futboll, ai u bë personi që vendosi emrin e Pakistanit në qendër të ngjarjes më të madhe sportive në botë./ /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post BOTËRORI 2026 – Kur pasioni dhe puna krijojnĂ« ”Trionda”-n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kompleksi sportiv në Lungomaren e Vlorës, pikë referimi për qytetarët

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ Kompleksi sportiv publik nĂ« Lungomaren e VlorĂ«s vijon tĂ« jetĂ« njĂ« nga hapĂ«sirat mĂ« tĂ« frekuentuara nga qytetarĂ«t dhe vizitorĂ«t, duke ofruar ambiente moderne pĂ«r aktivitete sportive dhe rekreative buzĂ« detit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot ne rrjetet sociale pamje nga ky kompleks, i cili përfshin fusha multifunksionale për futboll, basketboll dhe tenis, si dhe kënde fitnesi në natyrë.

Kompleksi është pjesë e projektit të transformimit të Lungomares, i cili synoi krijimin e hapësirave publike për sport, shëtitje dhe argëtim përgjatë vijës bregdetare të Vlorës.

Krahas fushave sportive, zona ofron edhe shëtitore, ambiente pushimi dhe ndriçim modern, duke e bërë atë funksionale edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Hapësira sportive është kthyer në një pikë të rëndësishme për promovimin e aktiviteteve fizike në qytet dhe një nga destinacionet më të frekuentuara të Lungomares, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

/m.m/a.f/

The post Kompleksi sportiv në Lungomaren e Vlorës, pikë referimi për qytetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VENEZUELË – Numri i tĂ« vdekurve nga tĂ«rmetet rritet nĂ« mbi 1 700

KARAKAS, 29 qershor /ATSH-DPA/ – Numri i tĂ« vdekurve nga tĂ«rmetet nĂ« VenezuelĂ« Ă«shtĂ« rritur nĂ« 1 719, tha sot presidenti i AsamblesĂ« KombĂ«tare, Jorge RodrĂ­guez.

Ky numër është më shumë se 250 mbi 1 450 të raportuar më parë.

Rodríguez tha se më shumë se 5 000 persona janë plagosur.

Ka pasur shumë paslëkundje, por tërmetet fillestare regjistruan një magnitudë prej 7,2 dhe 7,5 ballë.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar, por me çdo ditë që kalon, ekspertët thonë se ka një shans më të vogël që viktimat të nxirren të gjallë nga rrënojat.

“NĂ«se ka ende tĂ« mbijetuar nĂ«n rrĂ«noja, çdo sekondĂ« ka rĂ«ndĂ«si pĂ«r ta tani”, tha sot  Simone Walter, koordinatore e ndihmĂ«s emergjente nĂ« organizatĂ«n e ndihmĂ«s ”Help”.

“Nga pĂ«rvoja jonĂ« me tĂ«rmetet e mĂ«parshme, ne e dimĂ« se vetĂ«m rreth 10% e tĂ« gjithĂ« personave tĂ« zhdukur mund tĂ« shpĂ«tohen ende gjallĂ« – koha po mbaron”, theksoi ajo.

Operacionet e kërkimit janë penguar nga paslëkundje të shumta.

Sot në mëngjes, një tërmet me magnitudë 4,6 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e Venezuelës, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS)./  a.jor.

The post VENEZUELË – Numri i tĂ« vdekurve nga tĂ«rmetet rritet nĂ« mbi 1 700 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

10% kompensim, Tatimet publikojnë udhëzuesin për fermerët

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Administrata Tatimore publikoi njĂ« udhĂ«zues praktik pĂ«r fermerĂ«t mbi mĂ«nyrĂ«n e aplikimit pĂ«r pĂ«rfitimin e kompensimit nĂ« masĂ«n 10% tĂ« shitjeve tĂ« produkteve bujqĂ«sore, ndĂ«rsa aplikimet pĂ«r kĂ«tĂ« skemĂ« nisin mĂ« 1 korrik 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, udhëzuesi i orienton fermerët hap pas hapi për procedurën e aplikimit përmes platformës eFiling, duke synuar lehtësimin e aksesit dhe thjeshtimin e procesit të përfitimit.

Dokumenti shpjegon në mënyrë të qartë kushtet që duhet të plotësohen për të përfituar kompensimin, si dhe hapat që ndiqen gjatë aplikimit online.

Administrata Tatimore thekson se ky mekanizëm mbështetës synon formalizimin e mëtejshëm të sektorit bujqësor dhe rritjen e të ardhurave për fermerët në të gjithë vendin.

Më shumë informacion është i disponueshëm në faqen zyrtare :   https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1975/administrata-tatimore-publikon-udhezuesin-sqarues-per-kompensimin-e-fermereve
/e.xh/a.f/

 

The post 10% kompensim, Tatimet publikojnë udhëzuesin për fermerët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LONDËR – Starmer rikonfirmon angazhimin e BM-sĂ« ndaj NATO-s

LONDËR, 29 qershor /ATSH–DPA/ – Kryeministri britanik, Keir Starmer rikonfirmoi  angazhimin e BritanisĂ« sĂ« Madhe ndaj aleatĂ«ve evropianĂ« nĂ« NATO, nĂ« mes tĂ« debatit pĂ«r nivelin e shpenzimeve tĂ« vendit pĂ«r mbrojtjen.

Kryeministri Starmer u takua sot nĂ« Downing Street me sekretarin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« NATO-s, Mark Rutte, ku theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e rolit tĂ« BritanisĂ« sĂ« Madhe nĂ« aleancĂ«, tĂ« cilĂ«n e cilĂ«soi si “aleanca ushtarake mĂ« e suksesshme qĂ« ka njohur ndonjĂ«herĂ« bota”.

Takimi zhvillohet përpara samitit të liderëve të NATO-s, që do të mbahet në Ankara më 7 korrik.

Vendet anëtare pritet të paraqesin planet për rritjen e shpenzimeve bazë për mbrojtjen në 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035.

Ndërkohë, ish-sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, i cili dha dorëheqjen në fillim të këtij muaji, deklaroi në letrën e dorëheqjes se Britania e Madhe është në rrugë për të shpenzuar vetëm 2,68% të PBB-së për mbrojtjen bazë deri në vitin 2030, duke ngritur dyshime mbi aftësinë e vendit për të përmbushur objektivin e NATO-s.

Sipas Healey, plani i shumëpritur i investimeve në mbrojtje, që pritet të publikohet këtë javë, parashikon vetëm 13,5 miliardë paund shtesë (17,9 miliardë dollarë), shumë më pak se 28 miliardë paundët për katër vjet që kishin kërkuar zyrtarët.

Pas shtrĂ«ngimit tĂ« duarve me Rutte pĂ«rpara hyrjes sĂ« famshme tĂ« Downing Street 10 dhe mĂ« pas nĂ« sallĂ«n “White Room”, Starmer i tha kreut tĂ« NATO-s se “ju arritĂ«t njĂ« sukses tĂ« vĂ«rtetĂ« vitin e kaluar. Ishte njĂ« samit i suksesshĂ«m, me njĂ« NATO mĂ« tĂ« madhe dhe mĂ« tĂ« fortĂ«, dhe besoj se samiti i kĂ«tij viti do tĂ« jetĂ« edhe mĂ« i suksesshĂ«m”. /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post LONDËR – Starmer rikonfirmon angazhimin e BM-sĂ« ndaj NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti: Roli i SHBA-së dhe KFOR-it mbetet i pazëvendësueshëm për paqen

PRISHTINË, 29 Qershor/ATSH/Kryeministri nĂ« detyrĂ« i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Albin Kurti, mori pjesĂ« nĂ« ceremoninĂ« e pranimit tĂ« KomandĂ«s sĂ« Grupit pĂ«r MbĂ«shtetje Rajonale nĂ« Ballkan tĂ« UshtrisĂ« Amerikane nga koloneli Kurt A. Rorvik, e cila u mbajt nĂ« Kampin Bondsteel nĂ« Ferizaj.

Grupi pĂ«r MbĂ«shtetje Rajonale nĂ« Ballkan vepron nĂ« kuadĂ«r tĂ« UshtrisĂ« Amerikane pĂ«r EvropĂ«n, duke ofruar mbikĂ«qyrje teknike, ekspertizĂ« dhe mbĂ«shtetje pĂ«r KomandĂ«n Rajonale – Lindje tĂ« misionit tĂ« KFOR-it nĂ« Kampin Bondsteel.

Me këtë rast, u theksua se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i misionit të KFOR-it ka qenë dhe vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

/KosovaPress/

The post Kurti: Roli i SHBA-së dhe KFOR-it mbetet i pazëvendësueshëm për paqen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Drejt përfundimit rruga për në Manastirin e Athalit, rritet aksesi turistik në jug

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u shpreh se, zhvillimi i turizmit pĂ«rmes pĂ«rmirĂ«simit tĂ« infrastrukturĂ«s dhe rritjes sĂ« aksesit nĂ« destinacionet me vlera kulturore e shpirtĂ«rore mbetet njĂ« nga prioritetet e QeverisĂ« Shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja publikoi pamje nga kantieri i punimeve për rrugën e re që lidh zonën me Manastirin e Athalit në Himarë, ku aktualisht po punohet me intensitet.

“NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, rruga 10 km drejt Manastirit tĂ« Athalit nĂ« HimarĂ« Ă«shtĂ« nĂ« fazĂ«n pĂ«rfundimtare tĂ« punimeve dhe sĂ« shpejti do tĂ« mundĂ«sojĂ« aksesin me automjete drejt njĂ« prej pikave mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« turizmit religjioz nĂ« jug tĂ« vendit”, u shpreh Gonxhja.

Ai theksoi se ky investim do të lehtësojë vizitat e pelegrinëve dhe turistëve, duke pasuruar ofertën turistike të zonës dhe duke promovuar trashëgiminë historike, kulturore dhe fetare.

“Ky investim i BashkisĂ« HimarĂ« do tĂ« lehtĂ«sojĂ« vizitat e pelegrinĂ«ve dhe turistĂ«ve, duke pasuruar ofertĂ«n turistike tĂ« zonĂ«s dhe duke promovuar trashĂ«giminĂ« tonĂ« historike, kulturore dhe fetare”, shtoi ministri.

Sipas tij, përfundimi i këtij aksi rrugor pritet të rrisë ndjeshëm aksesin drejt një prej pikave me potencial të lartë për turizmin kulturor dhe religjioz në jug të vendit.

/e.xh/a.f/

The post Gonxhja: Drejt përfundimit rruga për në Manastirin e Athalit, rritet aksesi turistik në jug appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Inspektorati KombĂ«tar i Mbrojtjes sĂ« Territorit verifikoi nĂ« terren denoncimet mbi kryerjen e aktivitetit tĂ« paligjshĂ«m nĂ« shtratin e lumit tĂ« ValbonĂ«s.

Gjatë inspektimit të kryer u konstatua se subjekti Sh.Mulosmani po kryente shfrytëzim të materialeve inerte nga shtrati i lumit në kundërshtim me përcaktimet ligjore.

Për shkak të shkeljeve të konstatuara, IKMT mori masë administrative me gjobë në vlerën 2,000,000 lekë dhe pezullim të aktivitetit deri në paisjen me lejen përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.

Subjekti u ngarkua me detyrimin për të korrigjuar shkeljet e konstatuara dhe eleminimin e pasojave të tyre.

1 nga 3

/e.xh/a.f/

The post Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Financimi i Startup Albania po sjell rritje të bizneseve inovative

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bĂ«ri tĂ« ditur sot se mbĂ«shtetja pĂ«r startup-et pĂ«rmes programit “Startup Albania” po jep rezultate konkrete nĂ« zhvillimin e sipĂ«rmarrjeve tĂ« reja dhe inovative.

NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, Ibrahimaj solli shembullin e startup-it “SunEasy”, i cili, sipas saj, ka shĂ«nuar rritje tĂ« dukshme pas pĂ«rfitimit nga Skema e Granteve 2024.

“MbĂ«shtetja e duhur mund tĂ« kthejĂ« njĂ« ide nĂ« njĂ« biznes nĂ« zhvillim. SunEasy Ă«shtĂ« njĂ« shembull konkret i ndikimit qĂ« mund tĂ« ketĂ« financimi i Startup Albania nĂ« rrugĂ«timin e njĂ« startup-i”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja bëri të ditur se, pas financimit nga skema e granteve, SunEasy ka rritur numrin e punonjësve nga 1 në 4, klientët nga 13 në 21, ndërsa të ardhurat janë rritur nga 37% në 63%.

“KĂ«to rezultate tregojnĂ« se investimi nĂ« startup-e nxit rritjen, inovacionin dhe krijimin e bizneseve tĂ« qĂ«ndrueshme”, theksoi Ibrahimaj.

Sipas ministres, rezultatet e arritura nga SunEasy dëshmojnë ndikimin pozitiv të mbështetjes financiare në fuqizimin e ekosistemit të startup-eve, duke nxitur rritjen e kompanive të reja, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e ideve inovative në Shqipëri.

/e.xh/a.f/

The post Financimi i Startup Albania po sjell rritje të bizneseve inovative appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga 1 korriku, Bulevardi “Epidamn” nĂ« DurrĂ«s vetĂ«m pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Bulevardi “Epidamn” nĂ« qytetin e DurrĂ«sit do tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« zonĂ« tĂ« dedikuar vetĂ«m pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t gjatĂ« mbrĂ«mjeve tĂ« sezonit veror, nĂ« kuadĂ«r tĂ« masave tĂ« ndĂ«rmarra nga Bashkia e DurrĂ«sit pĂ«r rritjen e sigurisĂ« dhe pĂ«rmirĂ«simin e pĂ«rvojĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve dhe turistĂ«ve.

Bashkia DurrĂ«s bĂ«n tĂ« ditur se masa do tĂ« jetĂ« nĂ« fuqi nga 1 korriku deri mĂ« 31 gusht 2026, çdo mbrĂ«mje, nĂ« intervalin 19:00–23:00, periudhĂ« gjatĂ« sĂ« cilĂ«s bulevardi do tĂ« jetĂ« i lirĂ« nga qarkullimi i automjeteve.

PĂ«r tĂ« garantuar mbarĂ«vajtjen e qarkullimit, do tĂ« zbatohen ndryshime tĂ« pĂ«rkohshme nĂ« lĂ«vizjen e mjeteve. RrugĂ«t “Karl Topia” dhe “Gjergji Komnino” do tĂ« funksionojnĂ« me njĂ« sens lĂ«vizjeje nĂ« drejtim tĂ« VilĂ«s sĂ« Zogut, ndĂ«rsa rrugĂ«t “Telha Çela” dhe “11 DĂ«shmorĂ«t e Stanit” do tĂ« kenĂ« njĂ« sens lĂ«vizjeje zbritĂ«s nĂ« drejtim tĂ« Mauzoleumit tĂ« DĂ«shmorĂ«ve.

Po ashtu, gjatĂ« orarit 19:00–23:00 do tĂ« ndalohet parkimi i automjeteve nĂ« rrugĂ«n “Anastas Durrsaku”, nĂ« segmentin nga Kisha Ortodokse deri te Shkolla “Gjergj Kastrioti”, si dhe nĂ« rrugĂ«t “Karl Topia”, “Gjergji Komnino” dhe “Hysen Matlija”.

Sipas Bashkisë së Durrësit, këto masa synojnë të krijojnë një mjedis më të sigurt dhe më të këndshëm për shëtitjet dhe aktivitetet në qendër të qytetit gjatë mbrëmjeve verore, duke u ofruar qytetarëve dhe vizitorëve më shumë hapësirë për të shijuar atmosferën e sezonit turistik.

Bashkia i bën thirrje drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe ndryshimet në qarkullim, duke falënderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.                                                 /e.xh/a.f/

The post Nga 1 korriku, Bulevardi “Epidamn” nĂ« DurrĂ«s vetĂ«m pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi mori pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n e Mbrojtjes sĂ« AthinĂ«s (Athens Defence Conference), organizuar nga Forumi Ekonomik i Delfit dhe Fondacioni Helen pĂ«r EvropĂ«n dhe PolitikĂ«n e Jashtme – ELIAMEP.

Ministri Nufi theksoi se në një Evropë që përballet me një mjedis sigurie gjithnjë e më sfidues, koordinimi strategjik mbetet një domosdoshmëri.

Për sa i përket Shqipërisë, ai nënvizoi se vendi ynë jep kontribut të pandërprerë me përgjegjësi dhe vendosmëri për Aleancën e NATO, si një aleate e përkushtuar dhe e besueshme.

“Ne po rrisim investimet tona dhe po modernizojmĂ« Forcat tona tĂ« Armatosura. Kontributi ynĂ« shtrihet nĂ« operacionet e NATO-s, misionet e BE-sĂ« dhe nismat ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r sigurinĂ«. Ne mbĂ«shtesim njĂ« EvropĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« brenda njĂ« NATO-je mĂ« tĂ« fuqishme”, u shpreh Nufi nĂ« fjalĂ«n e tij.

Ndër të tjera, ai theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet pjesë e prioriteteve strategjike të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“PĂ«rballĂ« sfidave tĂ« reja dhe kĂ«rcĂ«nimeve nĂ« zhvillim ndaj sigurisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, Ballkani PerĂ«ndimor bĂ«het mĂ« i cenueshĂ«m ndaj ndikimeve keqdashĂ«se, dezinformimit, luftĂ«s hibride dhe agjendave destabilizuese”, u shpreh Nufi.

“Konferenca e Mbrojtjes sĂ« AthinĂ«s” bĂ«ri bashkĂ« disa nga zĂ«rat mĂ« me peshĂ« nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ«, ku po formĂ«sohet debati strategjik pĂ«r çështjet kryesore ndĂ«rkombĂ«tare.

Në të morën pjesë ministra të Mbrojtjes, drejtues të lartë ushtarakë të Aleancës, diplomatë, ekspertë të sigurisë si dhe përfaqësues të industrisë së mbrojtjes nga Evropa dhe NATO.

1 nga 3

/m.m/a.f/

The post Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e 30-të radhazi për Zvërnecin në Tiranë, vendoset banderolë tek Politeknikumi

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ Protesta kundĂ«r investimit turistik tĂ« planifikuar nĂ« ZvĂ«rnec vijoi edhe sot nĂ« TiranĂ«, ku qytetarĂ«t u mblodhĂ«n pĂ«r tĂ« 30-Ă«n ditĂ« radhazi, duke pĂ«rsĂ«ritur kĂ«rkesat e tyre dhe duke marshuar nĂ« rrugĂ«t kryesore tĂ« kryeqytetit.

Fillimisht protestuesit u mblodhĂ«n nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej”, pĂ«r tĂ« marshuar mĂ« pas drejt bulevardit “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”.

Me pankarta në duar ata kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, largimin e kastës së vjetër politike dhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Pas grumbullimit fillestar, pjesëmarrësit marshuan drejt bulevardit kryesor për të vijuar qëndresën dhe revoltën e tyre përpara godinës së Kryeministrisë.

Para godinës së Kryeministrisë po mbajnë fjalime organizatorë dhe qytetarë të pranishëm.

Aktivisti Edison Lika deklaroi se kjo protestĂ« ka goditur nĂ« zemĂ«r sistemin e vjetĂ«r politik. “Protesta goditi nĂ« zemĂ«r sistemin e vjetĂ«r. I ka dhĂ«nĂ« goditje establishmentit politik mediave tĂ« kapura dhe oligarkĂ«ve qĂ« e kanĂ« mbajtur nĂ« pushtet”, deklaroi ai.

Ndërkohë një pjesë e protestuesve që ishin në sheshin para Kryeministrisë u zhvendosën drejt Universitetit Politeknik të Tiranës, duke u ngjitur në katet e mësipërme ku ishin edhe studendë të tjerë.

Ata shpalosĂ«n njĂ« banderolĂ« gjigante nĂ« ballkonin e Universitetit Politeknik tĂ« TiranĂ«s ku shkruhej: “Ju erdhi fundi”!, “ShqipĂ«ria nuk Ă«shtĂ« nĂ« shitje”. NĂ« shenjĂ« revolte u ndezĂ«n edhe flakadanĂ«.

Pas këtij momenti pati edhe tensione, pasi protestuesit pretendojnë se ka ndërhyrë policia, që sipas tyre u ka rrëzua banderolën.

NdĂ«rkohĂ« gjashtĂ« eurodeputetĂ« i janĂ« bashkuar protestĂ«s qĂ« po zhvillohet sot nĂ« TiranĂ«. NĂ« sheshin para kryeministrisĂ« fjalĂ«n e mori edhe eurodeputetja gjermane Martina Hermina Antonia “Tineke” Strik, cila shprehu solidaritetin e saj tĂ« plotĂ« me protestuesit.

“Solidaritet me popullin shqiptar qĂ« po proteston. Vijoni me mobilizimin nĂ« protestĂ«, zĂ«ri juaj do shprehet edhe nĂ« Bruksel. Populli shqiptar nuk e pranon mohimin e tĂ« drejtĂ«s sĂ« fjalĂ«s dhe qeveria duhet tĂ« dĂ«gjojĂ« qytetarĂ«t dhe jo njerĂ«zit e pasur”, u shpreh ajo.

Eurodeputetja gjermane theksoi se moratoriumi në zonat e mbrojtura, kërkon ndalimin e ndërtimeve në këto zona. Ajo deklaroi më tej se me këtë protestë Shqipëria po tregon se i përket Bashkimit Europian.

Një prej organizatorëve të protestës, Arben Kola, ka paralajmëruar se ditën e nesërme protestuesit do të mblidhen në Rrjoll, pasi aty është rivendosur gardhi që u hoq disa ditë më parë nga protestuesit.

Po ashtu Kola ka paralajmëruar se protestuesit nesër paradite në orën 10:00 do të ndalen edhe te Kuvendi, për të protestuar.

Pas fjalimeve në sheshin para Kryeministrisë, protestuesit vijuan me marshimin në rrugët e kryeqytetit.

1 nga 10
Fotot: Flori Abazaj

/m.m//a.f/

The post Protesta e 30-të radhazi për Zvërnecin në Tiranë, vendoset banderolë tek Politeknikumi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

POLONI – 11 tĂ« arrestuar me dyshimin pĂ«r bashkĂ«punim me RusinĂ«

VARSHAVË, 29 qershor /ATSH-DPA/ – Autoritetet polake kanĂ« ndaluar 11 persona tĂ« dyshuar se kanĂ« ndihmuar shĂ«rbimet ruse tĂ« zbulimit tĂ« rekrutojnĂ« refugjatĂ« ukrainas pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« protesta me motive politike, njoftuan sot zyrtarĂ«t.

Sipas Agjencisë së Sigurisë së Brendshme të Polonisë (ABW), të arrestuarit, nëntë shtetas ukrainas dhe dy bjellorusë, dyshohet se kanë rekrutuar dhe paguar refugjatë ukrainas që jetojnë në Poloni për të marrë pjesë në demonstrata.

Autoritetet pretendojnë se operacioni është drejtuar dhe financuar nga Rusia.

Koordinatori i shërbimeve të inteligjencës, Tomasz Siemoniak, deklaroi se të gjithë të dyshuarit kishin lidhje me Rusinë ose aleaten e saj, Bjellorusinë, dhe se do të deportohen nga Polonia.

Sipas hetuesve, protestat janë nxitur duke shfrytëzuar çështje emocionale, përfshirë raportimet për skandale korrupsioni dhe zhvillimet e fundit në politikën e brendshme të Ukrainës.

Agjencia e Sigurisë së Brendshme tha se qëllimi ishte nxitja e tensioneve dhe përdorimi i refugjatëve ukrainas si mjet i ndikimit rus.

Polonia, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, është një nga mbështetëset kryesore politike dhe ushtarake të Ukrainës dhe ka pranuar afro një milion refugjatë ukrainas që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në vitin 2022.

Autoritetet polake kanë akuzuar vazhdimisht shërbimet sekrete ruse dhe bjelloruse për kryerje operacionesh spiunazhi dhe sabotimi në territorin polak përmes rekrutimit të bashkëpunëtorëve lokalë.

Arrestimet vijnë pak ditë pas vrasjes së një artisti rus në mërgim në Poloni, i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj Kremlinit.

Kryeministri Donald Tusk e ka cilësuar ngjarjen si një vrasje me motive politike, ndërsa policia ka ndaluar një të dyshuar./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post POLONI – 11 tĂ« arrestuar me dyshimin pĂ«r bashkĂ«punim me RusinĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITALI – Dy viktima nga moti i nxehtĂ«

GJENOVË, 29 qershor /ATSH-ANSA/ – Dy persona, njĂ« burrĂ« 86-vjeçar dhe njĂ« grua 74-vjeçare, tĂ« shtruar nĂ« poliklinikĂ«n “San Martino” nĂ« GjenovĂ«, kanĂ« vdekur pĂ«r shkak tĂ« valĂ«s sĂ« nxehtĂ«sisĂ« qĂ« aktualisht po prek qytetin, njoftoi autoriteti lokal shĂ«ndetĂ«sor, ASL.

Burri u shtrua në spital dy ditë më parë me një temperaturë shumë të lartë dhe dehidratim të rëndë.

Ai u shtrua në spital në gjendje kritike dhe vdiq sot.

Gruaja u shtrua sot në mëngjes pas një arresti kardiak, me një temperaturë prej 41,5 gradësh dhe hipertermi të rëndë.

Ajo vdiq pa u shëruar.

Në këto ditë në fund të qershorit, një valë e jashtëzakonshme nxehtësie ka përfshirë Evropën, duke i çuar temperaturat në nivele rekord për periudhën.

NjĂ« ndryshim pritet nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim me ardhjen e stuhive tĂ« shpeshta me stuhi, tĂ« cilat do t’i sjellin temperaturat pĂ«rsĂ«ri nĂ« nivele sezonale.

Për shkak të energjisë së madhe termike të akumuluar, mund të ketë edhe breshër intensiv./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post ITALI – Dy viktima nga moti i nxehtĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌